ARISTOKRACIA
“ÇENKO” E KËNGËS
Përsiatje
mbi një grup isopolifonik
Nga
Timo Mërkuri
Kur
flasim për identitetit tonë kombëtar, dy
tipare kryesore janë ato që e bëjnë të
dallueshëm kombin tonë nga popujt e tjerë ku njera1
prej tyre është “iso-polifonia”, lindur në hershmërinë e formimit të etnitetit
tonë. Isopolifonia ka origjinën nga ligjërimet mortore, por të kënduarit
e kësaj gjinie arti me nivel të lartë artistik të kohës së sotme ka të nevojëshme
interpretimin e saj prej artistësh popullorë të pregatitur, kryesisht në mënyrën
tradicionale. Është i pranueshëm fakti që
pemët frutore mbijnë nga bërthama e frutave, por mqse kjo mbirje është e gjatë
si kohë dhe krijon vetëm një varietet peme, sot praktikohet mbjellja e fidanëve
të krijuar nëpër fidanishte me metoda shkencore.
I-Fidanishtja e këngëtarëve ka qënë
tradicionalisht shtëpia e tyre, ku fëmijët dëgjonin, mësonin dhe trashëgonin
nga prindërit këngëtarë artin e të kënduarit, ashtu siç trashëgonin bijtë nga
prindërit titujt e fisnikërisë.
Titulli i “këngëtarit” (rapsodit) në
shoqërinë shqiptare ka qënë një titull specifik, që përmbante në vetvete sa
respektin aq edhe ndrojën. Respekti për këngëtarin buronte nga fakti se ai
“bisedonte” me zotin, me yjet dhe me të
vdekurit në këngët e tij, por pikërisht te ky fakt buronte dhe “frika” e droja se mos vallë ai
zemërohej në ndonjë moment dhe i “fliste” keq zotit për ndonjë person apo
“ringjallte” ndonjë të vdekur të padëshiruar. Ishte ky respekt dhe droje ndaj tij që i siguronte këngëtarit
paprekshmërinë fizike në çdo rast. Këngëtari nuk binte në gjak për këngën në një
kohë që çdo burrë për një fjalë të pavend të shprehur e mirte përgjigjen me
plumb. Ishte i vetmi njeri që kishte të
garantuar me kanun paprekshëmrinë e tij fizike si kur i këndonte
publikisht dashurisë së fshehtë të një vajze ashtu edhe kur i këndonte trimërisë
së dikujt dhe kritikonte mungesën e saj te një tjetër. Kushti i vetëm që kishte
këngëtari për këtë papreksh-mëri, ishte që
të kishte vërtetësi në këngën e tij dhe të mos adresoheshin fjalë fyese.
Në shoqërinë shqiptare arti i të kënduarit,
në shumë familje qytetare trashëgohej
nga njeri brez te tjetri ashtu siç trashëgoheshin zejet dhe profesionet e
ndryshme. Sigurisht që këtu bëhet fjalë për qytete të vjetra, me komunitet të
konsoliduar. Familjet që “trashëgonin”
artin e të kënduarit në këto qytete, në fakt ishin shkollat e vërteta të muzikës
së kohës, për arsye se ato i kushtonin një rëndësi të madhe rritjes cilësore të këngës, qoftë si tekst i
arirë dhe i ngritur artistikisht qoftë si vijë melodike e këndëshme dhe fine. Kjo ka bërë që këngët e
tyre të rrezëllinin në botën
isopolifonike si gjerdaanët në gushën e nuseve. Të dëgjosh këngë të
tilla si: Doli vajza doli/ doli more shokë/ ujit manxuranë/potis borzilokë2...të kënduar nga Roland Çenko të vjen të thuash me zë
të lartë: Të puthça këngët moj Gjirokastër, sa të bukura i ke! Sepse këngët e
trashëguara e të përpunuara në breza të
tërë mjeshtrassh të vargut dhe melodisë vijnë sot te ne si diamanti i punuar
mjeshtërisht, të bukura, rezistente në
kohë dhe të kërkuara nga të gjithë.
Rëndësi ka dhe fakti se: në procesin e krijimt dhe përpunimit
të këngëve në “shkollën” familjare ishin të pranishëm fëmijët, që si “nxënës” mësonin
krijimin dhe ecurinë e këngës të prindërve të tyre. Ky “mësim” vlente si pikënisje
për çuarjen përpara të artit të kënduarit prej tyrre, më tejë se aritja e prindërve.
Kështu krijoheshin breza këngëtarësh të një familjeje, që përsosnin dhe trashëgonin
një traditë kënge. Këto familje kishin
edhe një “mision” tjetër, ato ruanin me fanatizëm vijën melodike të këngëve,
madje edhe tematikën e tyre e cila duhet
të pranojmë se ishte “një parcelë e vogël”
këngësh. Në qoftë se familjet e tjera ruanin nëpër sepete e sënduqe paja nusesh,
tapi pronash apo gjithfarë xhevahire nusesh, “familjet e këngës” ruanin në “sepetin a sëndukun” e kujtesës,
kyçur me “shtatë palë qyçe” këngët e
tyre që mos ti dëmtonte ndonjë “çengi”
apo mejhanexhi. Për të gjitha arsyet që lidheshin me artin gojor, këto familje
përbënin “aristokracinë” e këngës, këto i njihnin dhe i “zotëronin3” këngët e vërteta
të qytetit, melodinë e tyre dhe historinë që lidhej me ‘to..
II-“Aristokracia Çenko” e këngës
gjirokastritshe i ka fillesat qysh nga gjyshi Mersin Çenko me një aktivitet artistik
në Gjirokastër gjer në vitin 1920. Koha e largët, mungesa e inçizimeve dhe e
fotografimeve e ka lënë në hije dhe haresë këngën dhe stilin e tij të të kënduarit,
por nuk i la në heshtje trashëgiminë që kishte emrin e të birit, Demo Çenko dhe
që zotëronte një kujtesë fenomenale për këngën bashkë me një zë, si të dhuruar
nga Zoti, posaçërisht për këngë..
Demo Çenko ka hyrë në këngën
isopolifonike gjirokastrite si një meteor që hyn në atmosferë, rrotullohet
bashkë me tokën duke shpërndarë mbi ‘të dritën e tij të zjarrtë, gjersa u shua
më në fund në…këngë. Ai ka nisur këngën me bilbilat e parë të këngës gjirokastrite
si: Nustret Çarçani dhe Hasan Çajupi dhe më pas u bashkua me ta edhe Xhevat Avdalli. Grupi vazhdoi me Xhevat
Avdallin, Demo Çenkon, Lavo Erindin, Skënder Tushe etj, të cilët kënduan së
bashku deri në vitin 1990, i njohur si “Grupi i pleqve”. Ishte grup i
konsoliduar dhe i arirë artistikisht që i foli gjirokastritshe botës së këngës
isopolifonike me stilin e tij “:të shtruar” të të kënduarit, me tekste këngësh
popullore të Gjirokastrës dhe krahinave përreth. Si korife i grupit njihej
Xhevat Avdalli ndërkohë që në këtë grup Demo
Çenko i bënte të gjitha rolet e këngës si të “marrësit” dhe të “hedhësit”.
Një nga këngët që kishte më të pëlqyer dhe që e këndonte shpesh dhe në
shtëpi ishte kënga “Erdhi një haber i
ri4” si dhe këngën tjetër...“Dërgoi Gjoleka
njerine5”.
“Grupi i pleqve” i përbërë nga : Xhevati
Avdalli, Demo Çenko, Lavo Erindi, Skender Tushe, Beaudin Dobi etj. ishte nderi
dhe krenaria e Gjirokastrës dhe ky nderim ishte sa institucional aq dhe
popullor. Mjafton të shikojmë një fotografi të datës 18 Mars 1934 që paraqet Kryetarin
e Bashkisë Gjirokastrës z Sami Kokalarin që pozon ulur në karike dhe pas tij,
në këmbë, një grup burrash veshur me kostume popullore të qytetit. Janë grupi i
këngëtarëve popullorë të qytetit të Gjirokastrës që hoqën “vallen e rrëndë” të burrave, valle e
kënduar me këngën “Te rrapi në Mashkullorë6” atë
ditë të inagurimit të bustit të Çerçiz Topullit. Vallja e rrëndë e burrave
hiqet me dy rreshta valltarësh dhe ka momente që rreshtat e valltarëve lëvizin
në drejtime të kundërta me njeri tjetrin. Pikërisht në këtë moment tonaliteti i
këngës ngrihet në oktavë të lartë, opinga përplaset me forcë në tokë dhe ty të
krijohet përshtypja se pas shpinës së valltarëve këngëtarë lëvizin në formë
gjysëm rrethore malet, ndërsa valltarët
rrinë si statuja. Fakti që kjo këngë e Çerçiz Topullit është kënduar me valle
burrash është një pikënisje për kërkime të mëtejëshme të këngës dhe valles gjirokastrite.
Por le të kthehemi te kjo fotografi historike: po ta shohësh me vëmëndje duket se kryetari i Bashkisë krenohet që pozon
me këngëtarët e qytetit, të cilët, të
veshur me kostumet popullore të qëndisura me fije ari, (finesa e të cilave bën me turp veshjet aristokratike te Europës), shikojnë diku tejë
aparatit, ndërkohë që qëndrimi i kryetarit të Bashkisë duket sikur prezanton
plot krenari:-Këta janë artistët e qytetit që unë drejtoj. Unë mburem me 'ta.
III-
Familja Çenko në Gjirokastër njihej
si “familja e këngës” dhe më tejë u startua nga
kreu
i saj Demo Çenko në grupimin e “aristokracisë së këngës” gjirokastrite.. Si
familje e madhe që ishte, në odanë e shtëpisë së tij Demo Çenko “hapi” “shkollën
e muzikës” me nxënës dhjetë fëmijët e
tij. Realisht të dhjetë fëmijët e Demo
Çenkos mësuan nga i jati që të këndonin,
por mes tyre u dalluan dy djemtë Roland dhe Kastriot Çenko, të cilët nuk
u mjaftuan me të mësuarin e këngës por shkuan më tejë, realizuan daljen e pare
në skenë në vitin 1976. Ishin
themeluesit e
grupit
të të “Rrinjëve” të Gjirokastës ku zërat karakteristikë të tyre dallonin mes
shumë zërave të
tjerë.
Kujton Rolandi :
-Unë dëshirën për këngën, e nisa nga
babai që e dëgjoja kur këndonte në shtëpi dhe e shoqëroja
me
zë të ulët. Kur shkova ushtar në Sazan
vazhdoja të këndoja me shokët për të kaluar kohën. Pasi u ktheva në
Gjirokastër, një ditë të vitit 1976 ne, një grup të rinjsh këndonim për qejfin
tonë pas Pallatit të Kulturës, kur rastësisht na dëgjoi ish drejtori i këtij
Pallati, i ndjeri Petro Kosta. Ai na ftoi në zyrën e tij dhe atje hapi një magnetofon të ri i markës “Uer”.
Ai ishte me shirita dhe kënga parë që figuron e regjistruar si këngë e “Grupit të të Rinjve” ishte kënga që u
regjistrua te ajo zyrë : -“Ç’të them për Barjam Memën/ Gushti me njëzet e
një/ Hodhën defteret në shesh/ Për të lar hesapet-ë" me “marrës” -Roland Çenko që ishte dhe
themeluesi i grupit të të Rinjve.
Një nga kujtimet më të bukura për Rolandin ka
qenë kurr e ftoi vetë Xhevat Avdalli t’ja
“hidhte” këngës që do këndonte në
Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983. Ishte emocionuese pasi
ishte i vetmi nga “Grupi i të Rinjve”
që do këndonte me “marrës” Xhevat Avdallin, i cili në atë kohë ishte një
“legjendë” e gjallë e këngës isopolifonike7 dhe vlerësohej edhe në sferat më të larta të
shtetit. Suksesi ishte absolut dhe kjo ja shtoi besimin te vetja, aq sa në “Festovali
De Confolens” në Francë më 1990, për interpretimin mjeshtëror aid he grupi i
tij u quajtën nga shtypi : “djajt e skenës”.
Nga
viti 1976 gjer në vitin 1995 Roland Çenko këndoi me “ Grupin e të Rinjve“ ku
dallohen për vlerat e tyre artistike Mehmet Visha dhe Kastriot Çenko. Kënget
e grupit të të Rinjve ishin të suksesshme dhe të dashura për gjirokastritët,
por koha pruri shpërbërjen e grupit, ngjarje që ngjasoi me shëmbjen e një “shtëpie”
historike dhe u prit me dhimbje e trishtim nga artdashësit. Roland Çenko nuk jetonte dot pa këngën prandaj
themelon grupin “Argjiro“, grup që u bë
shumë shpejt i dashur për publikun e
gjerë me aktivitet brënda dhe jashtë
vendit, si Francë, Poloni, Zvicër, Gjermani,
Danimarkë, Itali, Spanjë, Greqi, Kosovë etj. Grupi “Argjiro” si mbartës i
vlerave të spikatura të isopolifonisë
gjirokastrite ka marrë pjesë në disa Festivale Folklorike Kombëtare duke u
paraqitur me motive të mbetur në memorien e banorëve të qytetit, duke u dhënë
“frymë” dhe jetë këtyre motiveve të
mbyllura në kujtesën qytetare dhe për këto
vlera, është mbajtës i Dekoratës “Mjeshtër i Madh” si grupi “Argjiro” ashtu dhe Roland Çenko,
krahas Çertifikatave nderuese dhe vlerësuese të marrë në çdo festival apo
konkurim. Specifika unike e këtij grupi mbetet mënyra e të kënduarit me dy
hedhje, shembull tipik i mësimit dhe mbartjes së këngës isopolifonike nga
gjiri i familjes gjirokastrite.
Strukturën e grupit “Argjiro” i ngjan
një kostelacioni yjesh, njëri më i ndritshëm se tjetri : “marrës”-Roland
Çenko, “kthyes”-Shkëlqim Sehiti, “hedhës”-Kastriot Çenko, “hedhës”-Kastriot Çenkon me një “hedhje”
tipike, gati personale, “kthyesi” Shkëlqim Sehiti, “iso” perfekte e Llabro Ballos si dhe një nga zbulimet më
të spikatura të këngës gjirokastrite, talenti i ri- Alvaro Çenko, përfaqssues
i brezit të katërt i familjes Çenko në isopolifoninë gjirokastrite, për të
cilin historia e artit gojor shqiptar të këngës po shkruan në faqet e saj qysh
tani.
Në lidhje me vijën melodike duhet të themi se:
grupi “Argjiro” i Gjirokastrës çmohet si
një diamant orgjinal i isopolifonisë që ruan vlerat autoktone dhe i
pasuron ato nëpërmjet përpunimit natyral të varianteve isopolifonike. Është
grup me pesë veta dhe ka pesë zëra. Shternimi i zërave ne këtë grup nuk bëhet
si tek grupet e tjeta me linja tipike, por me përkohshmëri për çdo zë. “Marrësi”
këtu jo vetëm që jep linjën melodike por
edhe alternohet me “kthyesin”dhe “prerësin” dhe kur kalon në shtrirje, bën
tipizim melodik nëpërmjet vokalicave të ëmbëlsuar, që krijojnë një befasi të këndëshme harmonizuese. “Kthyesi” është tipik dhe atipik sepse futet në rol me një ëmbëlsi
gati instrumentale,por gjatë zhvillimit të këngës bën edhe baritonin, por edhe
tenorin dhe moderatorin. “Prerësi” është tipik gjirokastrit duke u alternuar me
“marrësin” por në momente të veçanta kalon edhe në “iso” dhe në
modifikues, duke mos ruajtur një linjë
nga fillimi në fund. “Iso-ja” është me dy këngëtarë bazë, por që herë pas
here bëhet edhe me katër zëra dhe herë
shkrihet në interpretim. Alternimi i zërave në grupin “Argjiro” është më i
veçanti në tërë iso polifoninë shqiptare. Këngët e kënduar nga ky grup janë ato
tradicionale dhe do ta ilustrojmë në vijim, por duhet të themi se grupi nuk është pjestar aktiv i tematikave bashkohore,
difekt që mendojmë se duhet të regullohet. Motivet janë të veçantë, të
civilizuara, me muzikalitet të lartë dhe kanë të gërshetuara të gjitha format.
Jam i ndërgjegjshëm se sa shkruajta më sipër
tingëllon si tepër teorike dhe jo të gjithë lexuesit e kuptojnë se çfarë them,
por unë ju ftoj që leximin e këtyre rreshtave “teorikë” t’i shoqëroni duke dëgjuar këngët e këtij grupi si
psh këngën: “Na morën djemtë nizam8”, “Mjegull e
bardhë mbi shkëmb”9, “Zog e Gjirokastrëso10” “Nuse e pa nusëruar11”
e shumë e shumë këngë të tjera të këtij grupi simpatik.
IV-Logatjet dhe këngët monofonike janë
një tjetër realitet i çmuar i këtij grupi dhe sidomos
kontribut personal i Rolandit, i trashëguar
nga tradita familjare. Le të sqarojmë se “logatja” dhe “monofonia” nuk janë e
njëjta gjë, ato janë dy faza të ndrryshme kohore të ecurisë së këngës iso-polifonike
nga vajtimi në këngë. Në qoftë se kalimin nga vajtimi në këngë do ta parafytyrojmë si një kalim në urën që lidh
bregun e vajtimit me atë të këngës, “logatja” është “tereni pranë urës dhe ecja
mbi ‘të” në pjesën e parë të saj, ku mbizotëron vajtimi që mbulon edhe tekstin.
Ndërkohë “monofonia” është “ecja mbi urë”
në pjesën e dytë të saj dhe dalja në
bregun tjetër. Te tereni “monofonik” fillon kënga, dallohet melodia ndonëse e
dhimbëshme dhe sidomos teksti është i “lexueshëm” për dëgjuesin. Në këtë stad
mund të ketë në sfond një jehonë melodie apo një jehonë zëri të këngës, “kthyer
nga malet”. Kjo për arsye se si në “logatje” ashtu dhe në “monofoni” këngëtari
“interpreton” dhe zërat e tjerë të këngës, kryesisht në formë dënese apo rrënkimi.
Në regjistrin e zërit të Rolandit këto” logatje” janë mjaftë cilësore dhe pse
ka në repertor motive tradicionale. Duhet të pranojmë se Roland Çenko është
mjeshtër i “monofonisë” dhe “logatjes” dhe ajo që ka më shumë rëndësi është
fakti se nuk qëndron vetëm në tekste tradicionale por krijon tekste të reja
bashkëkohore, gjë që e ka të kufizuar te kënga isopolifonike e grupit “Argjiro”
dhe që përbën një mangësi të ndjeshme të tij dhe të grupit. Realisht grupi
“Argjiro” ka nevojë urgjente të paiset me tekste këngësh aktuale bashkëkohore,
sepse do ti ndihmonte shumë për të mos mbetur vetëm një grup bartës
vlerash por edhe krijues e zhvillues i
tyre..
Vlerat e Roland Çenkos në “logatje” dhe
”monofoni”, teknikat e tij të avancuara të inter-
pretimit
dhe vijën melodike specifike për secilën këngë mund ta shohim te rreth 15
“logatje” dhe “monofoni” të interpretuara prej tij, qofshin ato me temë nga e kaluara si: “Çerçizi
e kish bërë fjalë12, “Qan një grua me ligje13”
etj qofshin ato me temë të ditëve tona si: “Këngën se hedhin tërmetet14”. Ngjitja në skenë e “logatjes” dhe “monofonisë”,
variante të hershmërisë së këngës isopolifonike dhe interpretimi dinjitoz nga
Roland Çenko është një dëshmi e dyfishtë vlerash: së pari dëshmon aftësinë e këngëtarit
në aktualizimin e mënyrave të vjetra të
të kënduarit dhe së dyti: suksesi i
aritur me “logatje”dhe ”monofoni” dëshmon talentin e tij si këngëtar. Është shumë
e vështirë të këndosh suksesshëm “logatje” dhe “monofoni”. Për të kënduar këto,
duhet të dish të vajtosh, të bësh “vajin e burrave”, kaq pranë njera tjetrës
janë “logatja” dhe vajtimi. Roland Çenko është “me fat” në këtë drejtim sepse
ai është gjirokastrit dhe unë ju kujtoj që Gjirokastra është quajtur “qyteti i vajtimeve”.
Sigurisht që në traditën familjare të Çenkove,
si në shumë familje tradicionale gjirokastrite vajtimi ka qënë pjesë jete që u
shndrua në aset kulturor. Prandaj e ka zërin me “shtatë drita” Rolandi,
Kastrioti dhe Alvaro Çenko. E kanë ushqim
në “rrënjë” melodinë, qoftë atë me lotë (vajtimin), qoftë atë me gaz (këngën).
V-I shpreha një mikut tim idenë e këtij
shkrimi për Roland Çenkon dhe grupin “Argjiro” dhe ai me dashamirësi e quajti
atë pinjoll i “Dinastisë Çenko të këngës” madje më sugjeroi që kështu ta
titulloja shkrimin. Fillimisht më pëlqeu ky titull plot shkëlqim e madhështi
mbretërore, por pastaj nisa të mendoj: dinastitë janë autokraci, ato synojnë
zgjerimin e zotërimeve dhe forcimin e pushtetit të tyre. Asnjë lidhje apo përafëri
nuk ka Roland Çenko me këtë titull.
-Roland Çenko “zotëron” trashëgiminë e
artit gojor të Çenkove, trashëgimi e krijuar nëpër breza artistësh. Këngët që
ai zotëron janë “florinjtë e gushës dhe florinjtë e ballit” të iso-polifonisë
gjirokastrite. Ai nuk kërkon zgjerimin e “zotërimeve” të tij të këngës, përku-ndrazi,
koloritin dhe finesën e këngës së tij gjirokastrite jua dhuron edhe këngëve të
tjera “jashtë” gjirokastrite si psh
këngët : “Ago, Ago, Ymer Ago”, “Një ditë nga gjithë dita”, “Vasha nga
Përmeti”, “Qani, qani e Zhulate”,”Ç’jan dy zogj që fluturojnë” etj.
-Roland Çenko dhe grupi “Argjiro”
megjithë se kanë pasuri të shumta këngësh,ata punojnë çdo ditë për ti përsosur
finesën dhe bukurinë e këngëve, zgjerojnë repertorin e këngëve me mënyra të herëshme
të kënduari si “monofonia” dhe “logatja” duke shtuar pasurinë e artit gojor shqiptar dhe kënaqur bashkëqytetarët
e tyre. Bijtë e dinastive nuk e kanë qejf punën dhe ca më tepër që frutet e kësaj
pune ti gëzojnë komuniteti apo populli.
-Roland
Çenko nuk i quan “zotërime dhe pasuri private” këngët që ka trashëguar dhe
krijuar vetë.Ai ka mbledhur fëmijë të
shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në
shkallë qarku, me të cilët ka ngritur grupin “Obelisku” dhe u mëson mënyrën e të kënduarit dhe stilet e këngës
iso-polifonike, madje sipas një programi të miratuar, duke e shndruar këtë grup
në një fidanishte të artit gojor. Këtë aktivitet “mësim kënge” e ka nisur qysh
nga viti 1990 dhe e vazhdon edhe sot me sukses, duke i pregatitur fëmijët për
botën e këngës isopolifonike. Le të kujtojmë se nipi i tij Alvaro Çenko te ky
grup i shkrepi shkëndijat e para të talentit të tij. Këngët: “Uromë baba, uromë”15, “Ku janë emrat me famë16”
apo këngën plot krenari të moshës”Se
jemi gjirokastritë/ Kemi çelës të florinjtë” etj Roland Çenkua ua “dhuroi” fëmijëve
të grupit “Obelisku”, të cilët i kënduan, i këndojnë dhe krenohen me këngët e
“tyre”. E pra, dinastitë nuk i ndajnë aritjet me bijtë e vegjëlisë.
-Le të përmëndim edhe faktin se: ndërsa
veshja tradicionale gjirokastrite e prezantuar gjer më sot si trashëgimi është veshja
me fustanellë, Rolandi rikthen në skenë kostumin e burrave me poturre pas 30 e
ca vitesh dhe këtë kostum e përdor kryesisht kur interpreton “logatje” ose
“monofoni”. Dinastitë nuk e pëlqejnë veshjen tradicionale popullore, ato kanë stilin
mbretëror të veshjes. Ndaj themi se Roland Çenko nuk ka asnje përafëri me
dinastitë.
-Gjirokastra ka dy “Argjiro”, njera është
kështjella e gurtë ngritur mbi qytet dhe tjetra është
“kështjella
e këngës” ngritur në zemrat e gjirokastritëve, dhe jo vetëm të tyre. E par aka
ndëruar
zotër
nëpër kohëra, e dyta ka zot një “aristokrat të këngës” dhe shokët e tij.”.
Turistët
e shumtë që vizitojnë Gjirokastrën nuk
habiten dhe aq me kështjellën e gurtë dhe topat e saj, sepse në vendet e tyre
kanë kështjella dhe më të mirëmbajtura17, jo
vetëm me bedena por edhe me hendeqe rreth e rrotull. Veçse ata nuk kanë Roland Çenko e “kështjellë kënge” “Argjiro”,
ndaj sa herë vijnë, kërkojnë Rolandin
dhe “Argjironë” e tij.
Është
rastësi fakti që “dy kështjellat”kanë të njëjtin emër, por të takosh dhe
dëgjosh Rolandin
ke
takuar Gjirokastrën të tërrë, të djeshmen dhe të sotmen, atë të bukurën, eleganten, finen, atë ”aristokraten”
e pashoqe në Ballkan. E dëgjojnë, e filmojnë dhe jua nisin me urgjencë miqve të
tyre në vendlindje a vendbanim që t’a admirojnë dhe ata: këtë zë e këtë këngë,
këtë kostume fine që nuk i gjen dot në asnjë vend të botës. Dhe flasin e shkruajnë për “aristokratin e këngës” ngjitur në rangun
e nderit falë talentit, trashëgimisë dhe punës së madhe,
prej nga shpërndan pasuritë isopolifonike fisnikërisht, shqiptarisht.
Sarandë,
më Qershor 2021
1-Tipari tjetër është “besa”.
2-Doli vasha doli doli more shokeë/Doli në pexhere e
seç doli në portë /Me bukurin tënde çudite një botë/ Seç të pret me sy e seç të
mbyt me flokë /Refreni: Doli vasha doli ,doli more shokë,/ ujit manxuranë potis borzilokë.
Marres
- Roland Çenko, kthyes - Shkelqim Sehiti, hedhes - Kastriot Çenko. Iso -
Llambro Ballo dhe Alvaro Çenko.
3-Në kuptimin që I këndonin pjestarët e familjes.
4-Erdhi një haber i ri/të dielën në bashki,/fshat më
fshat një celebri,/kërkojn' ushtarë të ri,/i shkreti që s'kam njeri,/i shkreti
që nuk kam nënë,/të më qaj' hallin e rrëndë. Popullore.
5-Dërgon Gjoleka njerinë,/lumi i Vlorës të vijë.
/kaptuan shën Vasinë./dhe Nivicë bubarinë./ranë pellgut në Delvinë.
mbi Sulo Kallapodhinë./o Sulo Kallapodhati../mbah se të vjen
imdati.(ndihma)/Brahim Zino Manalati../Damo Lenko Dunavati../Cane Boci
Lazarati.. Popullore.
6-Këtë këngë Gjirokastra e këndon edhe me vallen e
rrëndë të burrave, sin ë këtë rast.
7-Kënga e mëposhtëme e kënduar me “marrës” Xhevat
Avdallin dhe Roalnd Çenkon ku dy vargjet e para i këndonte Xhevati dhe dy të
dytat i këndonte Rolandi: Ritu djal e bënu burr/për Shqipëri e për flamur,/Për
Shqipëri e për flamur/mos t’u trembtë syri kurr..
8- “Dal në breg e shikoj fshanë,/derë më derë po
qajnë,/na morën djemtë nizamë/po ku do ti çojnë vallë?/kurr do ti kthehen
shtëpisë/në moshën e pleqërisë. Marrës Roland Çenko, kthyes - Shkelqim Sehiti,
hedhes - Kastriot Çenko. Iso Genci Beqo dhe Ferdi Sino
9-Mos ke rën në dashuri/me hënën ballë flori,/s’ri dot
hëna pa londruar,/është me qef e dashuruar, marrës
Vjola Bego, kthyes Alvaro Çenko, hedhës Julia Zholi etj.
10-Zoge e Gjirokastrëso/del thëllëza zallito,/me nishan
mes ballito,/si hëna buzë mailto etj. [1] Marres -
Roland Çenko : Kthyes - Alvaro Çenko : Hedhes - Kastriot Çenko : Iso - Llambro
Ballo dhe Endrit Kalemi
11-Nuse
e pa nuseruar (Ne kuader te 100-vjetorit te lindjes
se Musine Kokalari) Teksti: Petrit Beqiri
Dil moj Musine në portë, /prit një nuse aty
lart,/ të sjell behare të ngrohtë,/ lyeja buzët me mjaltë… /Nuse e
pa-nusëruar/,o endërr e mjegulluar../. Hidhi orizin mbi flokë, /me urata në cdo
hap,/ këngën, që s’këndove dot/, ta vëmë si lule në prag.../ O kënga e
pakënduar,/nuse e panusëruar/ Nuse,dhëndërr në skami, /jepu rrobat nga
sënduku,/ pastaj ndizu dy qirinj,/ mbi ëndrra të ngrihet juku.../ O ëndërr e
ëndërruar,/nuse e panusëruar/ O këngëmira për dasma,/ eja me neve në këngë,/ e
ndeze zjarrin me ashkla/ vello nusesh e pavënë…/ O kënga e pakënduar,/nuse e
panusëruar…
12-Çerçizi e kish bërë fjalë,/o djem të vrisni
bimbashnë,/ky Valiu qan me lot/kam Çerçizin e se zë dot,/kam Çerçizin e më bën
gjëmë,/se më ngre vendin më këmbë.. Popullore
13-Gjirokastra mal e brigje/qan një grua qan me
ligje,/se të njoha korba unë/Lulja jote s’mer më burrë. Popullore
14-Teksti Petrit
Beqiri: ) Dal në der e dëgjoj gjëmë/ Ku do më mbahesh moj këngë/ Mbi një
dhimbje shum të rëndë Kollona shpirti sa detet/Këngën s’e hedhin tërmetet…
15-Uromë baba uromë,/sot që zumë brumëto/me mjalt e me
qumështo...etj.
16…Ja, ja, ja ku janë,/Argjiro i ke në ballë,/në zemër
si qelibarë/Çerçizi me të vëllanë.. etj.
17-(se s’kanë pritur aq shumë gjyle mbi muret e tyre
apo se janë meremetuar e mirembajtur.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512