TIMO MËRKURI DI
SI T’I VENDOSË GURËT NË MOZAIKUN
SHUMËNGJYRËSH
TË BALADAVE TONA
Nga
Dr. Bardhyl Maliqi
Është
fakt që në mozaikun e baladave tona ka gurë që mungojnë, mbase prej reshjeve të
historisë, prej lakmisë së të tjerëve apo xhelozisë së njeri-tjetrit. Mirëpo
tani që sapo kam përfunduar leximin e librit, ose më saktë sprovës studimore “Balada e Murimit
dhe marrëdhëniet me baladat e vendeve fqinje”, them me bindje se Timo Mërkuri
di si t’i vendosë të munguarit gurë me
ngjyra në mozaikun e baladave tona. Dhe këtë e pohoj jo vetëm për këtë baladë,
por edhe për baladën “Kostandini e Doruntina”, që e gjejmë gjithashtu në shumë
variante dhe me shumë emra.
Timo
Mërkuri ka një qasje të natyrshme ndaj miteve, baladave dhe legjendave, por
edhe ndaj këngës iso polifonike në përgjithësi. Kjo është arseja pse ai është
nga lëvruesit më aktivë në ditët e sotme të këtij zhanri letrar, por edhe
muzikor e bukurtingëllues. Timoja bën atë punë që duhet ta kishin bërë me kohë
institucionet e larta akademike, institutet e shkencave dhe fakultetet e gjuhës
e letërsisë së universiteteve tona. Doktorantët edhe kur kanë marrë tituj dhe
grada në këtë fushë, kanë qenë sipërfaqësorë. Dhe ne e dimë mirë se një fushë e
lëruar cekët nuk arrin ta mbajë farën e beriqetit, atë e merr rrëpira e parë e
reshjeve pas mbjelljes. Për mua puna studimore e Timo Mërkurit në Himarë dhe Sarandë, Petrit Rukës në
Tepelenë e Tiranë, Olimbi Velajt në Vlorë e Durrës,, Hekuran Halilit Konispol e
Sarandë apo Odise Kotes në Gjirokastërme folklorin e jugut të Shqipërisë duhet
vlerësuar së paku me gradën shkencore Doktor i Shkencave, me të cilën është
vlerësuar vetëm Olimbia. Ç’rëndësi ka fakulteti i kryer, nota mesatare, gjuha e
huaj, provimet etj. kur ti zoti graduat je ushtarak pa ushtri, apo gjeneral i
ushtrisë së vdekur?!
Një vështrim enumerativ mbi problemet që
shtrohen për zgjidhje në këtë sprovë studimore të Timos, të bind se ai ka
gjetur jo vetëm këndvështrimin e duhur mbi këtë temë, por dhe çelësat e hyrjes
në botën e ballafaqimit të baladave tona të murimit në kala, ura apo kisha me
baladat e tjera ballkanike, veçanërisht atyre veriorë dhe jugorë, që kanë mbirë
brigjeve të lumenjve, në pragjet e pushtimeve apo nevojës së pagëzimeve? Timua me të drejtë pohon se dendësia
e ekzistencës së saj në Ballkan në disa versione dhe sidomos ekzistenca e
elementëve paganë në ‘to, u jep popujve të gadishullit ilirik të drejtë në
pretendimin e autorësisë së kësaj balade. Ndër popujt ballkanas,
populli ynë ka dendësinë më të madhe të versioneve të baladës, ndonëse ka
hapësirën më të vogël gjeografike, por të gjitha ato realisht gjallojnë brenda
territoreve etnike të shqiptarëve.
Balada e murimit si dhe
baladat e tjera e tjera tonat si tërësi kanë një unitet strukturor solid dhe të
lakmueshëm, duke u mbështetur krejtësisht në elementë autentike të shqiptarë dhe
konkretisht mbështetet, si besa, vëllezërit ndërtues, te vëllai dhe nusja e
vogël, te pozicioni i gruas ndaj burrit,
pa ndërhyrjen e zotave, zanave apo zogjve si tek vendet fqinje. Motërzimet tona
kanë një qasje të madhe me ritet mortore, zakonet shumëshekullore dhe drejtën
kanunore të popullit shqiptar. Dhe më e rëndësishmja, të gjitha variantet vendosen
në një kohë më të hershme se variantet e popujve të tjera ballkanas, duke përcaktuar
ditëlindjen e baladës një epokë më të hershme të zhvillimit shoqëror si
paganizmi dhe fundi i periudhës së matriarkatit dhe fillimit të patriakatit.
Fakti që varianti sllav
i baladës i njohur me titullin “Zidanje
Skadra” është prezantimi i parë në Evropë më 1815 i kësaj balade nuk do të
thotë se balada u përket grabitqarëve, ashtu si dhe fakti që Georgios Megas në
studimin e tij të 335 varianteve greke të Murimit në Urën e Artës konkludon se
“miti ka origjinë epirote” do të thotë se Vuk Karaxhiçin nuk jemi ne që e
kundërshtojmë, por vetë e vërteta. Këto e kanë nxitur Timon të analizojë faktet
që sanksionojnë pozicionin tipologjik dhe kohën e ngjizjes të variantit shqiptar të kësaj balade.
Timua pohon se ne jemi
të vetëdijshëm që kjo baladë e ngarkuar me simbole e rite pagane është bijë e
një kohe të hershme dhe nuk ka lindur si një vepër e artistike, por shumë më
tepër se kaq. Ajo mbartëte dhe përcillte një mesazh të popullit që e krijoi dhe
kohës që e lindi për kohërat dhe popujt
që e pritën dhe e “morën, duke e bërë të
tyren”. Cili ishte ky mesazh i madh? Besa e mbajtur dhe burrëria e vëllait të
vogël, heroizmi dhe qëndresa e nuses së vogël, lartësimi dhe rezistenca e
kalasë mbi rrënjët e lidhura në themele gjaku.
Është e saktë se tre
vëllezërit shqiptarë që ndërtojnë kalanë, urën, apo kishën janë një element
thelbësor në të gjitha variantet shqiptare, ndërkohë që në variantin serb me
ndërtimin e Shkodrës merren mbreti dhe dy princat, vëllezër të tij dhe një
ushtri ndërtuesish. Po kështu, te varianti grek ndërtimi i urës së Artës kryhet
nga kryemjeshtri dhe një grup i madh muratorësh e punëtorësh, duke
dëshmuar kështu një organizim shoqëror më të lartë se te variantet shqiptare,
gjë që pohon se ndërtimi i tre vëllezërve shqiptarë është një ndërtim më i
hershëm në kohë. Pohohet se çfarë është Besa dhe pse kjo fjalë është vetëm në gjuhën shqipe dhe gjallon
edhe tek baladat e tjera shqiptare si arkitra p.sh. te “Kostandini e Doruntina” për arsye se “besa” është dukuri e
përveçme, vetëm shqiptare, me premisat e një kushtetute më vete të sanksionuara
më pas nëpër kanunet tona si ai i Skënderbeut, i Lekë Dukagjinit, i Himarës apo
i Zhulatit.
Murimi ishte flijim i gruas së re, pasi vetëm ajo e
kishte transferimin e aftësisë jetëdhënëse të saj te një send apo trup i
ngurtë, mendim i krijuar nga fakti i dhënies jetë foshnjave në bark të nënës. Ideja
sllave e murosjes së dy binjakëve është thjesht një letrarizëm pa shprehësi
komunikatave. Stoja dhe Stojani nuk i shtojnë vlerat baladës, por i heqin
thelbin asaj dhe bashkë me të autorësinë dhe identitetin. Në folkloristikën shqiptare “balada e murimit në
Kështjellën e Rozafës” ndrin si ylli polar në yllësinë e baladave. Ajo që
tërheq vëmëndjen është fakti se këtë baladë, gati me të njëjtin subjekt, por me
emrin “Zidanje Skadra” (Ndërtimi i
Shkodrës) e kanë edhe serbët të marrë nga lahutarët dygjuhësh dhe të trajtuar, shëtitur
dhe shitur nëpër botë nga Vuk Karaxhiçi si baladë serbe.
Nga studimi del se ngjarjet e përshkruara në baladë nuk datojnë në
fillim të shekullit XIV dhe s’kanë lidhje me mbretin Vukashin Mrnjavčević.
Realisht kjo është e pamundur, pasi në këtë shekull, në Ballkan dhe në gjithë
Evropën ishte ndërprerë riti i murimeve. Në shekullin e XIV në Shqipëri dhe në
Serbi ishte instaluar institucioni i krishterimit i cili kontrollonte gjithë
jetën shoqërore dhe shtetërore. Në parim krishterimi si fe praktikon ritualin e
shenjtërimit (spërkatjes) me ujë të bekuar të themeleve. Është “devijim” nga
normat e krishtera edhe fakti që në variantin serb, subjektin e vë në lëvizje
zana e malit, “vila”, hyjni e besimit politeist, sepse gjallimi i kësaj hyjnie
të epokës pagane në shek. XIV është një blasfemi për krishterimin dhe ai s’mund
ta linte pa ndëshkuar. Vendosja e emrit të mbretit Vukashin Mrnjavčević, që
pronat i ka pasur në Maqedoninë e Veriut është një synim i drejtpërdrejtë, që
të fshihet hershmëria dhe shqiptarësia e baladës.
Timua ka përdorur një bibliografi të lakmueshme dhe 174
referenca në mbështje të esesë së tij studimore të mirëargumentuar përmes
dokumentacionit dhe pasurisë së autorëve referues pro apo kundër, shqiptarë apo
të huaj, si: Georgios Megas, Johann Georg Von Hahn, Historiani i Bizantit Prokopi, H. Ewlter, Prosper Merime, La
Martin, Profesori çek, Dvornik, Vuk Stefanoviç Karaxhiçi, Jovan Tomic etj. P. Çakalli, Odise Kote, Fatmir Minguli,
Shaban Sinani, Anton Nikë Berisha, Tajar Zavalani, Kasëm Taipi. Marin
Barlwti, Ismail Kadare, Qemal Haxhihasani, Olimbi Velaj, Ismaol Kadare, Thimi
Mitko, Fatos Mero Rrapaj, Denush Shala, Petrit Ruka etj. Referimet nga përmbledhje këngësh popullore
të trvave të jugut apo veriut në shqip dhe gjuhë të huaja, botimr të Akademisë
së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Instituteve të saj, të Institutit
Alabologjik të Prishtinës etj.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }