TIMO MËRKURI
ME NJË SPROVË BINDËSE
Nga
Fatmir Terziu
Riti i sakrificës njerëzore duket se nuk është
thjesht një „thirrje“ brenda ndjesisë dhe njohurive të studiuesit të apasionuar
shqiptar, Timo Mërkuri, por dhe një qasje me një kënd të ri vëzhgimi. Ky
kënd i ri i shtrimit të aspekteve kulturologjike e ka bërë murimin të
vij tek lexuesi jo thjesht si një baladë, por si një hapësirë
kulturologjike, ku këndi i vëzhgimit i ngjan atyre këndeve të diamantit, me
të cilat gjithnjë drita dhe detajet e saj pasqyrohen ndryshe nën sy e në vëzhgim
të syrit. Pikërisht këtu merr këndvështrimin e vet „Balada shqiptare e
murimit dhe marrëdhëniet me variantet e vendeve fqinje“ si një sprovë.
Duke
ditur se Kënga e Murimit është një nga këngët më të njohura të poezisë
popullore legjendare, që këndohet pothuajse në të gjithë vendin, hapësira që
shtron dhe gjeografie e trajtesës së mërkurit tek sprova e tij studimore është
me një fytyrë të plotë ballkanike, ku skedari i fqinjësisë bëhet më i
plotë në transkulturalizimin e tij, por aq dhe në formatin e vjetër e të
ri të domosdoshmërisë së njësimit traditë-kulturë.
Mërkuri
që në hyrje sqaron: „Në rrafshin shqiptar kjo baladë jo vetëm që ekziston në të
gjithë hapësirën gjeografik të banuar me shqipfolës, brenda dhe jashtë kufijve
të shtetit shqiptar, por ka një unitet në tërësinë strukturore…“ Prandaj kjo
ekzistencë e lashtë dhe e gjerë, me kohë ka marë simbole të ndryshme, duke u zëvendësuar
me elemëntë që simbolizojnë njeriun, apo me spërkatjen e themeleve me gjakun e
një kafshe të therur. Ndaj dhe studiuesi e sheh si gjetje që dhe pse një
gjeografi e vogël shqiptare, versionet e qasjes së murimit janë të ndryshme.
Objekti
ku lokalizohet riti i murimit në hapësirën shqiptare ndryshon sipas krahinave.
Në krahun veriperëndimor Shkodër, Dukagjin, Pukë, Mirditë dhe pjesërisht
Krujë, Durrës, Elbasan balada është e fokusuar në murimin në kala, ku
faktet folkloristike japin detaje për kalanë e Shkodrës, të Drishtit, të
Elbasanit dhe Durrësit. Në krahun verilindor, në Malësi të Gjakovës,
Kosovës, Lumës, Dibrës dhe në krejt Jugun objekti përqëndrohet për
murimin në urë, si përshembull në Urën e Fshajt midis Gjakovës dhe Prizrenit,
të Spiljes në Dibër të Madhe, të Artës në Jug, në ndonjë fshat të Pogradecit
dhe të Korçës objekti shkon tek murimi në Manastir.
Me
syrin dhe këndin e vëzhgimit të Mërkurit risia e sakrificës së murimit shkon përtej
në hapësirën e Ballkanit dhe rrëmon të pasqyrojë elementët e një diskursi të
gjerë. Objektet e murimit gjenden për murimin në urë, si tek Ura e Artës në
Greqi, të Strumës në Bullgari, apo dhe për murimin në
manastir tek Manastiri i Arxheshit në Rumani. Në studimin e Timo Mërkurit
referencat dhe gjetjet janë më të gjera, ku ai është bazuar dhe në kërkime të
tjera, të reja dhe në ato që vijnë nga forma të ndryshme të shkrimiit dhe të kërkimit
shkencor.
Në këtë aspekt diskursi rreket të trajtojë më
thellë legjendën rreth themelimit të Kalasë së Rozafatit, për të cilën Barleti
flet që në vitin 1504 tek „Rrethimi i Shkodrës“. Kjo
legjendë, sado që nuk ka ndonjë gjë të përbashkët me atë të subjektit të këngës
për këtë rit sakrifice, është një dëshmi me interes për ekzistencën e një
tradite të tillë. Duhet theksuar se një këngë e tillë nuk gjendet te Arbëreshët
e Italisë, sikurse gjenden baladat e tjera të vëllait të vdekur, të
rinjohjes etj. Humbja tek Arbëreshët e Italisë mund të shpjegohet me
kushtet e reja ku ata u vendosën, me mungesën e objekteve kala dhe ura rreth të
cilave ato patën jetuar dikur në vendin e tyre të origjinës.
Në
Ballkan më shumë për këtë risi flitet për Kalanë e Shkodrës dhe Urën
e Artës. Timo Mërkuri në studimin. Etij tipologjik „sprovë“ merr dhe formën
e një zgjerimi të njohurive të prura më parë nga mjaft autorë, ku Shuteriqi,
Sako dhe mjaft të tjerë shihen edhe si një bazë e formatimit të ri të
domosdoshmërisë njohëse dhe zgjeruese. Gjithashtu nga „Visaret e Kombit“
ajo që është shtjelluar tregon për gjerësinë e materialit në hapësirë, kohë dhe
vend.
Duke
përfunduar mund të themi se ashtu sikurse ndjejmë një atmosferë të mallë-ngjyeshme
me personazhet kryesore të baladave, me ritin e sakrificës dhe me murimin në
tërësi, ashu ndjejmë edhe me leximin e kësaj sprove të këndshme e të ndjeshme
të Mërkurit. Me këtë sprovë autori ka bërë një ngritje të ndjeshme të
„cros-culturalizmit“ ose të atyre gjërave kulturore që kanë të bëjnë me kultura
të ndryshme ose sikurse njihet si krahasimi midis tyre. Thuajse tashmë Mërkuri
me këtë studim që vjen nga fusha e komunikimit ndërkulturor, e njohur edhe si
komunikim ndërkulturor, na jep qartë se edhe në këtë pikë është zhvilluar
thellimi i njohjes së risisë së sakrificës së murimit si një zbatim i shquar i
paradigmës ndërkulturore, në përgjigje të presioneve të globalizimit që
prodhuan një kërkesë për trajnim ndër-kulturor të ndërgjegjësimit në komerciale
të ndryshme sektorësh.
Londër, më 10.07.2021
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512