NEÇO
MUKO DHE LIBRI “L Y R A”
Në
vend të një falnderimi për Niko Kotheren
Nga Timo Mërkuri
I- Emrin e Neço Mukos e kanë dëgjuar shumë
veta sidomos admiruesit e këngës isopolifonike himariote, madje dihet fakti që:
ai bashkë me një grup shokësh ndërmori dy udhëtime drejt Parisit, ku në shtëpinë
diskografike PATHE inçizoi këngën e re himariote. Në këtë kontekst përmëndet me
entusiazëm edhe emri i Tefta Tashkos si pjesmarëse në këto inçzime duke i
atribuar shpesh herë rol më të
madhe se sa ka patur realisht. Ndërkohë
lihen në haresë emra që koha e djeshme
donte “ti haronte” medoemos. U tentua të
mbulohej me haresë edhe emri i vetë korifeut Neço Muko, por haresën mbi të e
davariti vetë kënga himariote si dielli që davarit mjegullën. Pak veta,
kryesisht njerëz të fushës së muzikës dhe artit gojor shqiptar dinin diçka mbi
novacionin e Neço Mukos në këngën isopolifonike shqiptare ndërkohë që linin në
heshtje kontributin e tij në lëvrimin këngën e lehtë, shqiptare, futjen në
Shqipëri të këngëve të muzikës së lehtë të vendeve europiane, lëvrimin e
serenatave në Shqipëri si dhe lëvrimin e parodive dhe skeçeve, aq të zakonëshyme
për grupin. Nuk dinin shumë gjëra banorët e Sarandës ku grupi ushtroi
aktivitetin e tij disa vjet radhazi e jo më të dinin nëpër qytetet e tjera të
vendit.
II- Shumë
gjëra mbetën enigmë mbi këtë grup djelmoshash të rinj me aktivitet në qytetin e
Sarandës, por edhe sot në këtë qytet asgjë nuk të sjell në kujtesë grupin dhe
aktivitetin e tij.. Asnjë rrugë nuk mba emrin e tyre, asnjë pllakë përkujtimore
nuk kujton veprimtarinë e tyre artistike, madje shumë banorë nuk dinë ku ishte
skena ku ata jipnin çfaqjet e tyre të përjavëshme. Të rinjtë këndojnë serenatat
korçare dhe nuk e dinë se një pjesë e tyre kishin autor teksti Neço Mukon dhe
ishin kënduar së pari në Sarandë. Nuk e dinë përbërjen e grupit, kush ju
bashkua grupit në Paris, cilat këngë kënduan ata dhe si u rodhi jeta më pas. Ndërsa
për ezistencën e librit “LYRA” të Neço Mukos numëroheshin në disa dhjetra ata që dinin diçka, se ata që e dispononin këtë
libër numëroheshin me gishtat e dorës në krahinën e Vlorës, Himarës, Tepelenës,
Sarandës dhe Gjirokastrës. Kjo edhe për
vetë “fatin” e trishtë të librit të parë dhe të vetëm të Neço Mukos.
III-
Libri “LYRA” u botua në Tiranë në vitin 1930 me një tirazh të kufizuar dhe përmbante 53
krijime të Neço Mukos të cilat ai i detajon në:-“Këngë moderne, popullore,
patriotike, komik, sentimentale, satirike, monologë, komedira etj”, por ajo që
duhet theksuar për këtë përmbajtje është fakti se: të gjitha krijimet janë
inçizzuar në disqet e firmës PATHE në Paris dhe se të gjitha janë krijime të Neço Mukos
IV- Realisht në pllaka janë inçizuar
edhe këngë të muzikës së lehtë të këngëtarëve shqiptarë dhe të huaj që ju bashkëngjitën
grupit në Paris si Tefta Tashko Koço –soprano- studente në Konservatorin i
Monpellierit, nga Korça, Llambi Turtulli –tenor, student i artit të këngës në Milano
nga Korça, Dhimitër (Mitro) Rumbo bariton amator, lindur në Stegopull, Tula
(Aristula) Paleologu, Artiste e valles
klasike lindur në Stamboll, Klea Georga
Artiste e Teatrit Kombëtar “Odeon” në Paris, rumune si dhe orkestra e
drejtuar nga Maestro Godfry Andolff-
pianist.
V- Siç thamë libri “LYRA” u botua në vitin 1930 në Tiranë pas kthimit të grupit nga Parisi ku kishte realizuar inçizimet e udhëtimit të dytë. Në qoftë se përmëndim faktin që këto inçizime ishin të suksesëshme, duhet të shtojmë faktin se fati i disqeve dhe aparateve të gramafonit ishte shumë i trishtueshëm për arsye se: me të mbritur në portin e Sarandës, ato u bllokuan nga zyra e Përmbarimit. Arsyeja ishte se për këtë udhëtim dhe realizimin e inçizimeve Neço Muko kishte marë para borxh te një tregëtar, duke vënë si garanci pasurore pikërisht disqet dhe gramafonët. Gjyqi i dha të drejtë tregëtarit me argumentimin se ishte vonuar afati i shlyerjes së huas dhe antarët e grupit humbën burimin e vetëm financiar që shpresonin. Në këto kushte Neço Muko boton me numër të kufizuar librin e tij “LYRA” (Vol.I.) të cilin e kishte projektuar ta botonte në dy e më shumë vëllime. Shitja e librit eci shumë ngadalë sepse njerëzit e interesuar kishin blerë gramafonë dhe disqe me të cilat i dëgjonin këngët të inçizzuara pa qënë nevoja ti lexonin tekstet e tyre në libër, kështu që Neço Muko u detyrua ti çonte librat e mbetur te shtëpia e tij në Himarë ku edhe mbetën pas vdekjes së tij në vitin 1934. Në vitin 1940 në kohënn e luftës italo-greke shtëpia e tij u bastis dhe librat u flakën në rrugë e pellgje. Po ashtu librat (dhe fotografitë) që kishin antarët e tjerë të grupit nëpër shtëpitë e tyre u bënë objekt bastisjesh dhe sekuestrimesh të italo-gjermanëve dhe më pas të regjimit komunist. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se këto kopje të sekuestruara nuk u administruan zyrtarisht, që të mund të gjëndeshin. Fakti që asnjë kopje libri nuk gjëndet as në Biblotekën Kombëtare (sipas Niko Kotherja) e mbështet këtë konkluzion.
VI- Një kopje të këtij libri e dispononte Niko Kotherja, aktualisht drejtor në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, i cili mbi këtë bazë reale, me një pro-gram të detajuar dhe grup pune ndërmori nismën e rrallë të botimit anastatik të librit, shoqëruar me dy studime që plotësojnë mangësitë e dokumentimeve biografike të antarëve të grupit.
Kështu, duke kërkuar me këmbngulje arin të gjejë dhe dokumentojë jetën e Dhimitër Rumbos, aktivitetin e tij luftarak gjatë luftës Nac. Çl. dhe fatin e tij tragjik në 9 dhjetor 1959, peripecitë e dënimit të Pano Kokaveshit në vitin maj të vitit 1946 si dhe jetën artistike të Tula Paleologut. Mbi bazën e librit original bëhet bën një botim anastatik i librit “LYRA”. Botim anastatik do të thotë një tip fotokopjimi të librit original, pa bërë asnjë ndërhyrje në tekst dhe në forma-timin e faqeve. Kështu ky botim ka dalur me gërmat dhe formatin e botimit të vitit 1930, duke ruajtur vlerat e tij origjinale, aq më tepër që libri nuk ka mungesa apo dëmtime faqesh apo pjesë tekstesh. Referuar mbi këtë botim shohim tekstin original të këngëve, pa ndërhyrjet e mëpasme (si psh te kënga “Vajz’ e valeve” në të cilën ndërhyri Petro Marko për ti dhënë tingë-llimën bashkëkohore vargjeve të këngës) si dhe numërin e vargjeve të kënduara dhe inçizuara nga vetë Neço Muko në firmën PATHE. Sqarojmë se tekstet e këngëve janë shumë të gjata ndërkohë që va5rgjet e inçizuara janë shumë të pakta.
VII- Sikur dhe me kaq të ishte mjaftuar
Niko Kotherja dhe shokët e tij në
Ministrinë e Kulturës, do t’u ishim mirënjohës për prurjen e librit, por ata e
ka shtrirë më tejë punën e tyre kërkimore. Me një këmbngulje dhe pasion kërkuan
dhe gjetën disa disqe të viteve 1929-1930, i trajtuan ato shkencërisht dhe “morën”
prej tyre këngët në mënyrën më të mirë të mundëshme, duke i hedhur në një sidi
që bashkëshoqërton librin. Janë dymbëdhjetë këngë të mbartura në gjëndje relativisht
të mirë që përcjellin zërin original të këngëtarëve pikërisht në inçizimin e
tyre në PATHE në vitet 1929-1930. Tejë vlerës sentimentale këto këngë mbartin e
na tregojnë stilin e parë të këngës himariote të krijuar nga Neço Muko, sepse më von kënga himariote mori tingëllimën që i
dha Dhimitër Varfi dhe ëmbëlsinë që i hodhi nëpër vijën melodike Katina Beleri.
Kjo është një fushë e hapur për studime muzikore të këngës himariote, për
ecurinë cilësore të vijës së saj melodike që i jep aq jetë, gjallëri e bukuri
kësaj kënge. Na tregojnë zërin brilant të
Tefta Tashkos, Dhimitër Rumbos e Llambi Turtullit në fillimet e tyre, zëra
që nuk janë më poshtë në nivel se ai i artistët e tjerë si Tula Paleologu dhe
Klea Georga.
Është një nga librat me një pasuri të
pallogaritëshme, të gjithanëshme, që të mëson e tregon vizione të panjohura
deri më sot.
Sarandë, më korrik 2021
Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
ReplyDeleteEmail: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp+17168691327