PETRIT
RUKA YNË
Nga
Timo Mërkuri
Sot ka ditlindjen
Petrit Ruka, miku im dhe i të gjithë atyre që shkruajnë e lexojnë letërsi
dhe poezi në veçanti. Njeriu Petrit Ruka
nuk pati dhe nuk ka asnjë armik, poeti
Petrit Ruka nuk pati dhe nuk ka asnjë rival: një fenomen i rrallë ky në kohën
tonë, në vendin tonë.
Persosnalisht jam njohur von me Petrit
Rukën në një nga “Manifestimet tona të
Triremës Joniane” në Sarandë në vitin
2015, kohë në të cilën nisi një miqësi e bashkëpunim intensiv, por me poezinë e tij jam njhur qysh në vitet
studenteske dhe sa herë që gjeja krijime
të tij në organet letrare ( apo portale
më von), më dukej se në “lumin” ujëkthjelltë
të poezisë shihja tek shkëlqente një copë floriri dhe
“hidhesha” ta rrëmbeja. Çuditërisht këto
“copa floriri” nuk qenë të ngurta dhe ca më tepër, porsa i “mirrja” në dorë
ndjeja nëpër vargje një si përpëlitje,
një si rahje zemre të një zogu të vogël kur e mer në dorë. Aty kuptova se këto
nuk qenë “copa metali floriri” por qenë copa shpirti të florinjtë që Petrit
Ruka e shkëpuste nga vetja dhe jua jipte vargjeve që ti shpirtëronte. Prandaj
ishin gjithmon të gjalla vargjet në poezitë e tij. Duke qënë se këto “vjersha të
florinjta” u bënë të shpeshta gjatë shëtitjeve të mia në rrjedhën e lumit të
krijimtarisë poetike, më ngjitën dhe mua
“ethet e arit” dhe mu krijua bindja se
lumi poetik i Petrit Rukës buronte në ndonjë rezervat floriri nën tokë. Besoj se të gjithë jemi dakort që poezia e
Petrit Rukës të lbyrte sytë, të trazonte mëndjen dhe ndjenjat, të zgjeronte
shikimin për të parë thesare kudo rreth teje, ta bënte të dashur vendin dhe
njerzit, ta “shndronte Vlorën në Mekë”. Të gjitha këto vlera i shtyjnë shumë
krijues dhe dashamirës të tij, madje dhe lexues të zakonshëm që, nisur nga vlerësimi
i poezisë ta quajnë Petrit Rukën “një poet i madh” dhe që deomos duhet ti ngrihet
busti diku.
Mua, të më falni ju lutem, nuk e di pse kjo frazë mbi “poetin e madh” që i duhet ngritur busti patjetër më tingëllon si krisja e një dege të tharrë lisi kur thyhet nga era. Sepse edhe lisave në rritje u thahen disa degë për tu rrutur të tjerat. Le të mendojmë pakëz mbi krijimtarinë e Petrit Rukës. Askush nuk gabohet po ti quajë poezitë e tij “të arta” në të gjithë kuptimet e kësaj fjale, madje jam i pari që i çmoj të tilla. Veçse në letërsinë shqipe ka shumë poetë që kanë krijuar vlera të tilla letrare dhe Petrit Ruka është mes tyre si njeri nga ata.
Megjithatë Petrit Ruka dallohet në një aspekt
tjetër nga të gjithë poetët bashkëkohës
apo të mëparshëm. Talenti i tij e kishte honestrën (rezervuarin, burimin) në
brendësinë e “florinjtë” të shpirtit të kombit, te arti oral shqiptar, aty ku
ishin strukur baladat dhe identiteti ynë. Ai, si një “poet magjistar” ringjalli dhe
ripruri baladat shqiptare të stërmoçme në kohën tonë, duke shkundur prej tyre
pluhurin e epokave, duke flakur përtokë
mbetjet e veshjeve fetare të dymijë vjetëve të fundit dhe duke na i paraqitur ato me
“veshjen” origjinale të epokës së tyre. Ishte njësojë si të nxjerrësh nga rrënojat e antikitetit
statujat e tyre, ti pastrosh nga balta, tu riparosh thyerjet dhe ti rivëshë në
piedestal duke i thënë botës dhe kohës: Ja si ka qënë kjo statujë! Shikojeni
dhe studiojeni!
Dikush do më thotë që një punë të tillë
ka bërë dhe Jeronim De Rada kur mblodhi këngët e “Një rapsodi arbëreshë” apo
Mitrush Kuteli kur shkroi “Tregime të moçme shqiptare”. Këtu ka një të vërtetë dhe Petrit Ruka duhet të krahasohet me
ata të dy së pari. Megjithatë dhe kjo duhet plotësuar dhe më lejoni ta sqaroj:
De Rada i mblodhi këngët popullore dhe i botoi në gjëndjen që ato ishin, plot
tym dyfeqesh e pluhur lufte mbi pelerinë dhe Mitrush Kuteli i paraqiti në prozë,
me një shqipe të pastër, duke i bërë të lexueshme, të kuptueshme dhe të dashura
për të gjitha moshat, të gjitha shtresat në të gjitha krahinat shqiptare.
Petrit Ruka bëri shumë më shumë
se kaqë. Ai i mori baladat siç kishin ardhur në kohën tonë plot pluhur shekujsh
e roba fetare, u shkundi pluhurin dhe u hoqi veshjen zhele, siç u hiqet statujave balta e ngjitur apo
myshku i mbirë mbi to. Edhe kaq do ishte një ndërmarje madhore sepse do ti
tregonte botës moderne njeriun pagan shqiptar, njeriun autokton, por ai nuk u
mjaftua me kaqë. Ai ndërmori një nismë që i kalonte kufijtë e një “poeti të
madh”. Ai i rikrijoi ato edhe një herë artistikisht duke u dhënë një paraqitje
bashkëkohore, ndërkohë që u ruajti shpirtin e origjinal. Ato tani duken thjeshtë
si baladat origjinale të periudhës së krijimit (fundi i matriarkatit - vijimi i
patriarkatit) që gjallojnë në letërsinë moderne..
Njësoj si statujat e antikitetit të pastruara nga arkeologët dhe të ekspozuara
nëpër muzeume, por që “ndonjë” Petrit Rukë u ka dhënë edhe shpirt. Shpirtin e
jep vetëm Zoti dhe …poeti.
Petrit Ruka i “shpirtëroi” baladat mjeshtërisht, duke na treguar se këto janë thjeshtë balada shqiptare (kot kërkojnë ti paisin me pasaportat e tyre vendet fqinjë) dhe se populli ynë nuk ishte ndonjë popull “i egër” shpellash por ishte një popull që krijoi artin oral shqiptar i pari ndër gjithë kombet. Kaq mjafton që ne sot të krenohemi se jemi bijtë e Ajkunave dhe vëllezërit e Kostandinit.
Ndaj miqtë e mi, mos nxitoni t’i
ngrini bustin Petritit, se ky “i tepelentë” do ngrihet e do e shkrijë vetë, si
Selam Musai i Agim Shehut. Unë do t’ju ftoja tja ngremë “bustin” ashtu siç do i
pëlqente Petritit, të marim kopjet e
librit të tij të fundit “Andej baltë, këndej erë”, të shkojmë para Parlamentit dhe t’jua japim (falas) nga një kopje çdo deputeti. Ka rezik që
deputetët të mos e lexojnë fare, prandaj duhet biseduar me njerin prej tyre
(sigurisht që duhet të jetë një deputet i “tepelentë”) që në vend të fjalimit,
në foltoren e Parlamentit të nisë të
lexojë një baladë të Petritit, psh baladën Kostandini dhe Doruntina. Jam i
bindur që deputetët e sallës në fillim do qeshin, pastaj do e dëgjojnë me vëmëndje
baladën që lexon kolegu në foltore dhe shumë shpejt nuk do e dëgjojnë fare, se do
nisin ta lexojnë vetë librin. Sigurisht
që do bllokohen punimet e një séance parlamentare, por do fitojmë e do
shqiptarizohen plot njëqintedyzetë deputetë, Me siguri që këta deputetë në një seancë “do marin” (dhe duhet ta marin)
një vendim që ky libër të ribotohet dhe leximi i tij të jetë pjesë e detyrës së
punonjësve dhe titullarëve të ministrive, gjykatave, policive, madje e gjithë
punonjësve të supërstrukturës shtetërore si dhe të jetë lëndë mësimore në
shkolla dhe universitete…
Shumë shpejt do shikojmë se rinia
sdo kërkojë të largohet nga vendi, nëpunësit do jenë të sjellshëm me popullin,
qeveritarët s’do zgjatin duart drejt tenderave, qeveria do qeverisë dhe vendi
do ecë. Kjo nuk është ëndër. Ky libër ka brenda vetes ilaçin e shërimit të
“sëmundjes” të pushtetit, sëmundje “ngjitëse” që dobëson Shqipërinë dhe
shqiptarinë. Me shërimin e kësaj “sëmundjeje” fillon epoka e profetizuar nga
Naimi : Për Shqipërinë/ Ditët e mira/ Pas kësaj vijnë.
Ky është monumenti që
do t’i ngrihet dhe duhet ti ngrihet Petrit Rukës, se ai nuk punoi për vete (ai
vetë qe i papunë 15 vjet) por punoi për vendin e tij dhe krijoi një vepër që vërtet
mund të edukojë një popull.
Petrit Ruka nuk qe
thjeshtë “një poet i madh”, ai qe shumë më i madh se kaqë.
Sarandë, më 21 Gusht
2021
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }