DUKE
NDJEKUR VIJËN E HOLLË TË KUFIRIT MES VARIANTEVE
(Mbi
veprën “Balada shqiptare e murimit dhe marrëdhëniet me variantet e vendeve fqinje”
tw Timo Mërkuri)
Nga NATASHA XHELILI
-
Sa
shumë pikëpyetje ngrenë krye në baladën shqiptare të murimit. Sa herë e lexojmë,
ndiejmë ankthin e flijimit, ndiejmë drithërimën që përshkon trupin e nuses së
re që duhet të vdesë, t’i thotë lamtumirë jetës, pa mundur të kundërshtojë. Nuk
është një vdekje e zakontë. Një thikë e ngulur, një plumb që mbaron punë menjëherë.
Ajo duhet të vdes ngadalë, duke mbajtur peshën e murit, duke iu prishur
bukuria, duke ndier fundin e tmerrshëm. Edhe Antigona u varros e gjallë, por
ajo ishte në një shpellë. Asnjë gur nuk e preku trupin e saj, vetëm heshtja dhe
errësira e shtynë në vetëvrasje. Po nusja e vogël e baladës është e guximshme,
ajo kërkon t’i lënë gjirin jashtë, për të ushqyer djalin, sepse aty sheh të
ardhmen. Djali është vazhdimësia e saj, është ëndrra e saj jetësore që do të përmbushet
në një trup tjetër që ka gjakun e saj.
Baladat kanë qenë gjithmonë në vëmendjen e
studiuesve të folklorit e letërsisë, duke gjeneruar këndvështrime të reja. Duke
u peshuar në kohë të ndryshme ato kanë zbuluar të dhëna që lidhen me ekzistencën
e një kombi dhe jetën shoqërore e mënyrën e organizimit të saj. Këto të dhëna
“janë fshehur” mes rreshtave të baladave duke gjetur aty vendstrehimin më të
mirë e më të sigurt. Sipërmarrja e një studiuesi për t’i çkodifikuar nuk është
e lehtë. Arena e njohjes duhet të jetë shumë e gjerë. Të ndërtosh një libër për
një baladë të vetme, t’u japësh jetë mesvargjeve, të krahasosh variantet e
ndryshme të saj, pa rënë në përsëritje të lodhshme, është një ndërmarrje edhe më
e vështirë.
Balada e murimit me gjithë specifikat e saj, e
shtrirë jo vetëm në kufijtë e Shqipërisë, por në gjithë Ballkanin, është bërë
objekt studimi në librin e Timo Mërkurit “Balada shqiptare e murimit dhe marrëdhëniet
me variantet e vendeve fqinje” . Siç shihet edhe nga titulli, synimi i kësaj
sprove është vënia përballë e shumë varianteve të baladës, me qëllim
krahasimin, evidentimin e të përbashkëtave dhe veçorive të secilës.
Që në hyrje Mërkuri na njeh me drejtimin e studimit
të tij: “… ka një unitet në tërësinë
strukturore, duke u mbështetur tërësisht në element tipikë shqiptarë( siç mbështetet
çatia mbi trarë) dhe konkretisht mbështetet te “besa”, “tre vëllezërit ndërtues”,
“te vëllai i vogël”, “pozicioni i gruas ndaj burrit” etj, ndërkohë që versionet
e disa popujve fqinjë, e bazojnë zhvillimin e subjektit te “ndërhyrja e zotit”,
“porosia e zanës(vila )” apo fjalët e një “zogu (dërguar nga Zoti) etj. ”
Këto do të jenë shtyllat(trarët) ku do të mbështetet
studimi i Mërkurit. Ai sfidon që në hyrje dhe paraqet disa teza që duhen
mbrojtur me kujdes, me fakte, me të dhëna nga baladat, që janë strukur në përbërjen
e tyre, por mjafton të gjesh çelësin për të hapur portën e të fshehtave. Mërkuri
di të hapë porta, mbledh material
baladash në motërzime të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Greqi,
Bullgari etj. Në shumësinë e varianteve ai përzgjedh ato variante që paraqesin
të dhëna që do ta ndihmojnë të mbrojë tezën e tij. Fakti që në vendet fqinje
baladat janë mbledhur më shpejt, nuk i bën ato më të vjetra. Ai sjell fakte dhe
argumente që të vërtetojë se varianti shqiptar është më i vjetër. Për këtë i
referohet jo vetëm “dendësisë më të madhe
të versioneve të baladës, ndonëse ka hapësirë më të vogël gjeografike”, por
edhe unitetit të tërësisë strukturore. Siurisht nuk mjaftohet vetëm me pohimet
e gjetjet e tij, ai gërmon në studimet e autorëve të tjerë shqiptarë dhe të
huaj, duke i marrë si pika referimi që koha i
ka vërtetuar. Me gjithë përpjekjet e zbulimet që bën, Mërkuri pohon
thjesht: “Me gjithë këto elemente, ne nuk
synojmë që të vërtetojmë autorësinë primare për këtë baladë.”
Ai merr një nga një elementet bazë të baladës,
lindjen, funksionin dhe kombësinë, për të parashtruar idetë e tij. Edhe këtu ai
nuk del i vetëm. Referimi ndaj autorëve të tjerë si Hahn, Megas etj, i jep fuqi
e mbështetje mendimit të tij, duke treguar se ka mjaft fakte që e pohojnë, duke
veshur qyrkun e një studiuesi e njohësi të mirë të folklorit shqiptar.
Autori nuk mjaftohet me vënien përballë të
varianteve të ndryshme të baladës së murimit. Ai shkon edhe më tej, në
antikitet, të kërkojë shembuj të flijimit. Ndalet te Eskili me Ifigjeninë, duke
sjellë një paralele që do ta ndihmojë për të përcaktuar kohën e baladës.
Megjithëse i mëshon faktit që Ifigjenia pranoi të vetëflijohet, konstaton se
koha e këtij flijimi, edhe pse të kërkuar nga perëndia, është më e vonë, sepse,
në fakt, ajo nuk u flijua. Në momentin e fundit u zëvendësua me një drenushë.
Koha e kësaj historie, është më e vonë, kur flijimet e grave, u zëvendësuan me
flijimet e kafshëve. Autori përmend fjalët : “pagane” dhe “matriarkat” për të përcaktuar
kohën e baladës.
Studimi i varianteve të ndryshme bëhet duke filluar
me Kështjellën e Rozafës. Mërkuri thekson:
“Në folkloristikën shqiptare “ balada e murimit në Kështjellën e Rozafës” ndrin
si ylli polar në yllësinë e baladave.” Ky variant gjendet edhe në serbisht
me titull “Zidanje Skodra” “ Ndërtimi i Shkodrës”. Për të vërtetuar mendimin e
tij, autori i kthehet historisë së ndërtimit të qytetit, duke hulumtuar në analet
e historisë duke sjellë fakte se sllavët nuk e kanë ndërtuar qytetin e Shkodrës,
pasi ata kanë ardhur në Ballkan shumë më vonë se ndërtimi i saj.
Ka një pikë të fortë në këtë punë të madhe të ndërmarrë
nga Timo Mërkuri dhe ajo është forca e argumentit. Ai kërkon që burimi i të dhënave
të jetë i saktë dhe i besueshëm, ndaj u referohet autorëve të ndryshëm. Vendosja e datave të sakta e
emrave të sjellë nga bota letrare e kohës kur u njoh kjo baladë në Europë, si
një baladë serbe, bëhet për të vërtetuar se Vuk Karaxhiq i ka bërë shtesa
artificiale baladës, e ka incizuar dhe ia ka paraqitur botës letrare të
fillimshekullit të XIX.
Komentet e autorit për çështje të ndryshme që lidhen
me këtë baladë, janë të një cilësie shumë të lartë. Ai paraqitet si një njohës
i mirë i folklorit dhe u shkon deri në fund argumentave që lidhen me ndërtimin
e baladës, qoftë në elementet letrarë, qoftë në ata joletrarë. Ai ndalet në
variantet që kanë dallime të mëdha, që kanë elemente që përmbushin tezën e tij.
Në libër sillen edhe variantet e baladave të zonave
të ndryshme, që vetë lexuesi të shoh nga afër konstatimet e autorit dhe të
“bindet” për vërtetësinë e tyre. Autori trajton me detaje të shumta, argumentet
e veta. Krijon pamje madhështore në interpretimet e vargjeve të baladës si në
rastin e Rozafatit : “Heshtja që të
imponojnë këto vargje (vargjet 1-9 të baladës) i ngjan qetësisë para furtunës,
por drama nuk mund të luhet në një skenë të vogël sa gjerësia e lumit Buna,
prandaj… fryni një freski e hollë,/ e naltoi o mjegullën/ e naltoi o deri në
Valdanuz…, duke e zgjeruar në këtë mënyrë “skenën e teatrit”. Drama gjëmëmadhe
që po afrohet, jo vetëm që ka nevojë për një “skenë” shumë të madhe, ku do të
interpretohet, por edhe për faktin se kjo “skenë” do shërbejë edhe si një bazë
nisjeje në distancë dhe në kohë për baladën.(f. 61)
Duke u marrë me “skenën”, vendin ku do të luhet kjo
tragjedi pagane, Mërkuri tregon detajet që e shqiptarizojnë baladën, por që në
fakt nuk janë ato që duken. Ai i mëshon faktit që ka parashtruar që në fillim
se besa, tre vëllezërit, vëllai i vogël, riti i murimit etj, janë shqiptare.
Balada është sjellë në disa variante shqiptare dhe të
huaja, duke u bërë një arenë në të cilën gladiatorët shpalosin aftësitë e veta.
Jo më kot janë sjellë në libër për t’u përballur e për të shpalosur armët dhe
vlerat e tyre. Ato flasin për histori e tragjedi njerëzore duke u dhënë rëndësi
elementeve të ndryshme. Në këndvështrimin e Mërkurit ato “flasin” me një gjuhë që nuk ishte njohur
deri më sot. Ato tregojnë atë që kanë dashur ta shpalosin gjithmonë, ato mbartin
të dhëna që duhen studiuar për të nxjerrë
përfundime prej tyre.
Referimet ndaj studiuesve të ndryshëm, tregojnë se për
autorin janë të rëndësishme edhe mendimet e të tjerëve në lidhje me këtë temë.
Herë pas here në studiues të ndryshëm ai ka gjetur fakte që kundërshtojnë njëra-tjetrën
dhe ka mbajtur anën e njërit prej tyre duke e argumentuar mendimin e tij. Këto
qëndrime në fakt janë një hap më tej për vërtetimin e tezës së tij.
Libri ngre çështje të ndryshme për një baladë, mund
të thuhet se balada është trajtuar në këndvështrime të ndryshme, në mënyrë të
shterueshme. Po kështu ka sjellë edhe këndvështrimet e të tjerëve , duke i pranëvënë.
Kështu autori i jep mundësi vetes të diskutojë rreth çështjeve më të rëndësishme
që lidhen me baladën e murimit, duke u bërë pjesë e diskutimit të madh për këtë
baladë shqiptare , duke u renditur si një ndër studiuesit më të zellshëm të saj.
Ky libër është edhe një arkiv që ka mbledhur variante të ndryshme të baladës,
të sjella jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e vendeve fqinje.
Bashkekzistenca e tyre në të njëjtin libër do të thotë shumë. Autori, duke i
pranëvënë, u ka dhënë mundësinë që ato të flasin vetë dhe të tregojnë gjithë
historinë e tyre. Gjithashtu në libër ka edhe foto të vendeve ku mendohet se
janë bërë flijimet dhe kanë lindur baladat. Që nga thellësia e shekujve,
themelet e tyre të forta tregojnë për madhështinë e flijimit dhe arsyen e
qëndresës së tyre.
Bashkë me baladat kanë lindur dhe legjendat për këto
vende. Legjendat tregojnë atë që ka ndodhur pasi janë bërë flijimet. Ato na
tregojnë se si nga gjiri i lënë jashtë i gruas, vazhdon të pikojë qumësht për
të ushqyer djalin e lënë jetim, se ura dridhet herë pas here, sepse e ka
mallkuar gruaja që është murosur aty, herë flet era që mbart ende ulërimat e
rënkimet e grave të flijuara. Duket sikur këto legjenda kanë lindur për të
vërtetuar ato që thuhen në balada, duke u bërë bashkudhëtare të plagëve të
shoqërive të kohërave të ndryshme.
Mërkuri parashtron edhe diskutimet që janë ngritur
rreth baladave, shpjegon nga ana historike elementet që janë futur në to, duke
na bërë dëshmitarë të gjetjeve e argumenteve të tij. Ai i shkon deri në fund çdo
diskutimi. Kështu pasi parashtron risitë e variantit të Elbasanit, ku kemi një
mallkim të nuses, që e quajnë “nusja
frikacake” e baladës shqiptare, ai argumenton arsyet e forta të kësaj
tronditjeje dhe arrin në përfundimin se “Mosha
e re dhe fëmija që lihet jetim, janë dy argumente më se të fortë, që përligjin
paraqitjen e tronditur të kësaj nuseje në çastet e një vdekjeje mizore.”
Gjatë gjithë ndërtimit të tekstit të këtij libri Mërkuri
i mëshon faktit se në Shqipëri ekzistojnë variante të murimit në kështjellë
(Rozafa), në urë (ura e Fshajt psh) si dhe në kishë (fshati Lin i Pogradecit).
Autori tregon se të gjitha këto murime(flijime), lidhen nga elemente të qenësisë
shqiptare dhe paraprihen nga motivi i besës, që ka një rëndësi të veçantë për
ta. Në lidhje me murimin në kishë, Mërkuri dëshmon edhe njëherë se për të është
e rëndësishme të njohë gjithçka që nga rrënjët. Kështu ai bën një parashtrim të
gjatë për përhapjen e krishtërimit në Ballkan dhe krahas faktit që në asnjë
vend ballkanik nuk ka murime në kishë, flet dhe për martirët e shenjtorët
shqiptarë.
Mërkuri e di mirë se ku dhe si ka lindur balada. Ai
di çdo detaj që nga më i vogli e deri te më i madhi, di të interpretoj çdo fjalë
në të, e shikon të lidhur me jetën shqiptare, i njeh mirë evoluimet e shoqërisë,
mënyrën e funksionimit të saj, mentalitetin shqiptar. Ai di t’i vendosë baladat
në kohën që janë krijuar, duke analizuar me hollësi të dhënat. Po kështu,
variantet në periudha të ndryshme e në vende të ndryshme, brenda territorit
shqiptar, kanë dallime mes tyre. Ato lëkunden nga varianti në variant, brenda
një trungu të përbashkët duke veshur tipare të kohës e vendit. Analizat e gjata
të elementeve historike, vetëm për të vërtetuar një të dhënë të baladës, janë
treguese të punës së madhe e këmbëngulëse të autorit për realizimin e këtij
libri.
Libri “Balada shqiptare e murimit…” ka rëndësi në
fushën e strudimit të baladave shqiptare, sepse ai gjakon jo vetëm në
folkloristikën tonë, por edhe në atë të popujve fqinjë duke sjellë veçori e të
përbashkëta midis tyre. Ai bëhet një arenë ku shpalosen cilësi të baladës së
murimit dhe njëkohësisht është një mbrojtës i fortë i autoktonisë së variantit
shqiptar, megjithëse nuk duket në pamje të parë se ky është qëllimi i autorit për
këtë sprovë. Duke ndjekur vijën e hollë të kufirit mes varianteve të ndryshme,
Mërkuri evidenton perden e kohës në çdo variant dhe guxon ta heqë atë për të
lexuar në brendësi të ndërtesës. Ky lexim është i kujdesshëm, i argumentuar
qartë, i vendosur në rrafshin kohor që mund ta përligj ekzistencën e çdo
varianti të baladës, duke u bërë një çkodues që mbush zbrazëtitë që enden të
pafata në baladat tona.
Mërkuri tregon se ka ende për të dhënë në fushën e
studimit të folklorit. Ky autor, që endet pas çdo vargu popullor që gjallon në
zonën e tij të origjinës, pas çdo krijuesi e interpretuesi që ka lënë gjurmë,
pas çdo risie që nxit kureshtje, po bëhet një udhërrëfyes i mirë për folklorin
tonë. Ai e njeh mentalitetin e popullit të vet, ndaj arrin ta analizojë
krijimtarinë folkloristike të tij. Me këtë libër ai do të vendosë edhe një mbështetje
tjetër për baladën shqiptare të murimit.
Delvinë, 14. 09.2021
Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
ReplyDeleteEmail: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp+17168691327
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }