ËNGJËJT E ISO-POLIFONISË
Pjesa I.
I- Është
i çuditshëm fati i iso-polifonisë shqiptare, i pangjashëm me asnjë rast në
botë, dhe kjo “çudi” u çfaq qysh të nesërmen e “pagëzimit” të saj nga UNESCO[1] me emrin “isopolifoni” dhe vlerësuar me cilësimin
“Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”. Çertifikimi si kryevepër e trashëgimisë
gojore të njerëzimit dhe marrja në mbrojtje nga UNESCO, në vend që të na bënte
gjithë shqiptarëve krenarë për këtë kryevepër dhe të na lumturonte për këtë
vlerësim, nxiti grupe dhe individë të ndryshëm të nisnin sulmin[2]
kinse “teorik” kundër saj me argumentin se emërtimi i mëparshëm me fjalën (e huaj) “polifoni”
e shprehte më mirëi idenë dhe kuptimin
si vepër tipike shqiptare se sa fjala e re “isopolifoni”ku është shtuar fjala
shqipe “iso” përpara fjalës (jo shqipe) “polifoni”. Paradoksi i argumentimit të më sipërm u shoqërua
me paradokse të tjera interpretimi dhe llogjikimi,madjeu arit deri aty sa të
propozohej që ti kërkohej UNESCO të anullonte çertifikimin e saj sa të mireshim
vesh me njeri tjetrin ne shqiptarët. Duhet të themi se më shumë se akademikët dhe studiuesit e ndryshëm
isopolifonisë i dhanë krahë fluturimi lart e më lart e larg “goditjeve” ëngjëjt e isopolifonisë. Këngëtarë dhe rapsodët
e rinj pikërisht në këtë periudhë “debatesh” krijuan perla isopolifonike që
nderuan grupet folklorike, folkloristikën shqiptare dhe vendin tonë në
Festivalet Ndërkombëtare, ndërsa sulmi kinse teorik “anti iso” ishte një “shi
vere” që vetëm sa lagu tokën, duke fresktuar (si një bimë që po thahej) teorinë
e etnokulturës shqiptare, e cila pas kësaj
mori një rritje të beftë.
II-Sigurisht që shumëkush pas leximit të mësipërm do pyesë se ç’është isopolifonia sot dhecilët janë ëngjëjt e saj. Në thelb, larg teorizimeve akademike isopolifonia shqiptare është shpirtii popullit i shndruar në këngë dhe ëngjëjt e saj janë këngëtarët e rapsodët, ata që e shndrojnë këtë shpirt në tekst kënge e vijë melodike duke e bërë kështu sa të kudo gjendëshme aq edhe të padukëshme dhe të paprekëshme. Kur këngës i kanoset ndonjë rrezik ëngjëjt e saj e ngrenë atë në nivele artistike në kufijtë e pamundësisë për tu “aritur”, e bëjnë ta “padukshëm” për sy që s’dinë të shohin duke mbetur ndërkohë fine, e ëmbël, e bukur siç është realisht shpirti i popullit. Me kalimin e viteve ëngjëjt këngëtarë e rapsodë “ikin” e shndrohen në yje për ta zënë vendin e tyre ëngjëj të rinj. Janë të shumtë ëngjëjt e shndruar në yje prandaj ka kaq shumë yllësim qielli i isopolifonisë dhe ne nuk mund ti dimë emrat e të gjithë yjeve. Ne mund të dimë emrat e disa yjeve ose disa kostelacioneve yjore, por jo emrat e gjithë yjeve, aq më tepër që shumë yje ka kohë që janë shuar, ndonëse drita e tyre vazhdon të na vijë nëpërmjet kujtimit të këngëve apo inçizimeve të para në studiot e Europës apo Amerikës.
III- Kundër isopolifonisë shqiptare
gjithmon janë bërë sulme nga pushtues dhe regjime dhe gjithmon atë e kanë shpëtuar
ëngjëjt e saj.. Tipari karakteristik i këtyre ëngjëjve është se ata janë bashkë
kur fillon kënga, madje mund të themi se ata së bashku shndrohen në këngën isopolifonike,
në shpirtin e kombit.
a-Thamë më sipër se gjithmon kur ka
qënë në rrezik, isopolifoninë e kanë shpëtuar ëngjëjt e saj dhe rastet e
rrezikut nuk kanë qënë të pakta, por ajo që duhet të theksojmë është fakti se
rreziqet kanë qënë si nga të huajt ashtu dhe nga shqiptarët vetë. P.sh. pushtimi
osman jo vetëm që vrau në luftë e nëpër kryengritje një numër të madh artistësh
luftëtarë dhe detyroi një pjesë jo të vogël të emigrojë në vende të ndryshme,
jo vetëm që ndaloi të kënduarin shqip isopolifonik por hodhi kundër saj këngët
e dylberëve plot me “aman amanetë” osmane. Në këto kushte për këdo isopolifonia
dukej pa shpresë, por shpresa e saj ishin ëngjëjt.
Në Italinë jugore dhe në shumë
vende të Greqisë e Rumanisë ku kishte emigracion masiv shqiptarësh këndohej
isopolifoni nëpër ambiente publike, festa fetare e familjare etj.
Në vendet ku kishte emigrantë
shqiptarë të pakët, aplikohej tradita e të kënduarit isopolifonik brenda
familjes, traditë e trashëguar nga toskëria. Këtu vlen të themi se edhe të
trashëguarit e këngës isopolifonike niste si proces i të kënduarit brenda
familjes, ku babai mësonte birin dhe nëna vajzën etj.
Se çfarë malli u shuante emigrantëve
të kënduarit isopolifonik, se çfarë solidariteti mbante mes tyre, se ç’histori
krenarie vendbanimesh e shesh betejash të atdheut u kujtonte, kjo është një temë
me vete. Veçse isopolifonia që këndohej aty dërgonte fjalë e melodi në atdhe,
aty ku në çdo kryengritje ngrihej një këngë e re për një betejë a për një hero,
për një kapedan a për një vashë, lindtte një stil i ri i të kënduarit apo i të
vallzuarit.
b-Shteti monist[3]
krahas mbështetjes materiale,
profesionale dhe financiare që i bëri artit gojor shqiptar në tërësi dhe
isopolifonisë[4]
në veçanti, madje gjer në organizimin e festivaleve folklorike kombëtare, pati
synimin për ta vënë në shërbim të tij. Ndërkohë ai shpërbëri shumë komunite të
konsoliduara në disa qytete si Elbasani, Berati etj me prurjet masive të puntorëve
në industrinë e përqëndruar në ‘to, prurje që vinin kryesisht prej fshatrave nga gjithë vendi. Nëpër këto qytete isopolifonia qëndroi “nëpër
shtëpitë” me tradita folklorike, duke patur “mundësi liridaljeje” gjer në
kufijtë e lagjeve, ndërsa në qytetet e tjera si Himara, Tepelena, Gjirokastra,
Përmeti u bë përfaqsuesja e kulturës qytetare, duke aritur nivele të epërme si
në vijën melodike , interpretimin mjeshtëror ashtu dhe në tekstet e arira
poetikisht.
Në fshatrat e zonës isopolifonike
kemi një panoramë tjetër, çdo fshat kishte grupin e tij isopolifonik, çdo grup
kishte tiparet e tij të veçanta, stilin e tij të të kënduarit, istrumentat e
tij shoqërues (disa grupe tipike si Piluri) madje edhe kostumet ishin të
specifikuara gjer në imtësi. Vetëm se tekstet e këngëve ishin të “komanduara”
politikisht dhe kjo mbartëte rrezikun e ndikimit në vijën melodike duke krijuar një monotonie me melodi entusiazte që tu përshtatej teksteve që
propogandonin triumfin e vijës politike të parties dhe të udhëheqjes së saj.
Si gjithmon, rrezikun e ndjenë të
parët ëngjëjt e isopolifonisë ndaj e mbushën stinën me këngë dashurie. Brengat
dhe hallet që shkaktonte në familjet shqiptare varfëria ekonomike, shpesh herë “shfrynin”
nëpër këngët që kinse u kushtoheshin vajzave, këngë të tipit “më gënjëu me gënjështra/thoshte
prit sa të vijë vjeshta”, ndonëse gjatë të kënduarit “harohej” qoftë dhe për
pak kohë trysnia politike e monizmit.
Me gjithë atë, këto sulme ndaj
isopolifonisë patën efektin e “krasitjes së pemëve” që më pas jepte gjithmon një
“boom” krijimtarie si në tematikë, në përsosjen
e vijës melodike apo në zhvillimin e
stileve të ndryshme të të kënduarit.
IV- Realisht isopolifoninë e dobësojnë si erozioni token, ato fenomene që dobësojnë dhe shkatërojnë bazën e saj. Duke qënë se baza e isopolifonisë është familja, kryesisht familja në fshat dhe pjesërisht në disa qytete me komunitet të konsoliduar, ku ruhet tradita e të kënduarit të saj brenda familjes, çdo dobësim dhe shkatërim i kësaj baze është sulm kundër arteve oraleshqiptare në përgjithësi dhe isopolifonisë në veçanti.
Dobësim
të bazës së isopolifonisë krijon moderniteti i jetës, industrializimi i ekonomisë,
lëvizjet demografike të popullsisë me
synim braktisjen e fshatit drejt qytetit apo me emigrim në vendet e tjera, afër
dhe larg Shqipërisë. Këto lëvizje nuk dëmtojnë në veçanti imazhin, tekstin apo vijën melodike
të isopolifonisë, ato shkatërojnë bazën
e egzistencës së saj.
-Prishja
e familjes tradicionale si pasojë e emigrimit të pjestarëve të aftë për punë, që
janë të rinj në moshë dhe të aftë për të kënduar e vallzuar, ndërpret procesin
e trasmetimit të këngës nga një brez te tjetri. Është si të nisesh në një urë që
është hedhur në një breg, por ka mbetur
së ndërtuari gjer në mes të lumit, pa aritur në bregun tjetër. Kështu që
komunikimi mes dy brigjeve është ndërprerë dhe ajo nuk mund të quhet urë.
-Ky process ka bërë që në fshatra të
këndojnë pleqtë ndërsa në emigracion të këndojnë të rinjtë. Sado të talentuar të
jenë të rinjtë emigrantë dhe sado dashuri dhe dëshirë të kenë për këngën isopolifonike, ambienti i huaj i jetës dhe
ambienti i ri i punës do depërtojnë në këngë duke prishur natyrshmërinë e
isopolifonisë, vijën melodike dhe marrëdhëniet midis zërrave. Ca më tepër që
brezi i ri që rritet jashtë atdheut, çdo ditë e më shumë koha e distancon nga kënga
jonë dhe interesat e tij kulturore anojnë nga moderniteti dhe kozmopolitizni.
-Zhvendosja e banorëve të fshatrave në mënyrë
masive në qytetet e afërta, të cilët gjithashtu kanë patur një traditë isopolifonike
të përafërt, ka bërë që popullata e ardhur të “qytetërohet” por ndërkohë ka
“qytetëruar” edhe këngënnë. U ulën tonalitetet e saj, vija melodike u “zbut”
duke humbur nuancat melodike, tonaliteti i isos u ul duke ju përshtatur “qytetërimit”
-Përzierja e popullsisë fshatare
të ardhur me popullatën vendase shkëmbejnë
dhe kryqëzojnë përvojat isopolifonike, shpesh duke krijuar stile të ndërmjetme
dhe rrallë duke ruajtur origjinalitetin.
-Në rastet kur popullata e
ardhur ka origjinë nga krahina të ndryshme, aty janë krijuar disa grupe
folklorike, që të shkëputur nga rrënja që e ushqente këngën, shpesh paraqiten
me një kinse vijë melodike të tyren, pa patur asnjë lloj origjinaliteti
krahinor. Kemi raste që ndonjeri nga këto grupe ka zërat më të bukur të të kënduarit
isopolifoni, por që ka rastisur që këta artistë të jenë nga fshatra të
ndryshme. Ata janë mjeshtra në interpretimin e zërave të tyre në stilin e
fshatit të tyre të të kënduarit, ku të gjithë këngëtarët janë në unison melodik,
por në grupin ku janë grumbulluar ata nuk bien në një unison melodic, madje
edhe tonaliteti. Kështu ndodh që disa mjeshtra të të kënduarit isopolifonik në
grupet e tyre të mos jenë në gjëndje të këndojnë dot së bashku në një stil apo
tip melodie, madje të duken si një “trung” peme në të cilin janë shartuar kalema
nga disa lloj pemësh dhe për pasojë s’dimë si ta quajmë këtë pemë. E thënë
ndryshe, këto tipe grupimesh janë “vrasje” tinzare e origjinalitetit të
isopolifonisë
-Ndërkohë zhvendosja e banorëve të fshatrave në qytetet e largëta apo me traditë kulturoretë ndryshme ka sjellë te këta banorë rikthimin e të kënduarit në familje, por ky tip është tipi i të kënduarit “të vetmuar” që shumë shpejt rikthehet në logatje.
-Kjo do ishte e shumë, po të ishte vetëm kaq,
por ja që ka edhe më shumë. Shpesh herë fëmijët dhe të rinjtë e ardhur nga
fshatrat kanë “turp” të këndojnë këngë isopolifonike para shokëve të tyre nëpër
qytete nga droja se mos shokët e rinj nga qyteti i ironizojnë me termin “katundarë” etj. Gjithashtu edhe fëmijët dhe të rinjtë nga qyteti i shmangen të
kënduarit isopolifoni si një dukuri konservatore, e prapambetur për kohën e re
etj.
-Shtojmë se grupet folklorike janë
ngritur mbi baza vullnetare dhe shpesh përballen me grupet muzikore, të cilat
zhvillojnë bisnesin dhe jo artin, ndonëse
repertorët e tyre janë mbushur me
këngë “kinse të përpunuara” që në thelb janë deformim total i isopolifonisë.
Megjithatë në ambientet publike preferohen dhe shpërblehen pikërisht këto
grupe, duke i dhënë kështu një goditje të fortë jo vetëm artistëve por edhe vetë
isopolifonisë.
V- Është hera e parë që
isopolifonia “kërkon” ndihmë. Sigurisht që ndihmën e parë e pret nga
institucionet shtetërore të cilat kanë hartuar udhëzimet[5] e
projektet përkatëse, por ajo e di që ndihma kryesore do ti vijë nga “ëngjëjt” e
saj. Veçse këtë herë “ëngjëjt” janë të rinj, janë shumë të rinj për të mbajtur
mbi supet e tyre të njoma peshën e madhe të shpëtimit të kësaj kryevepre të
trashëgimisë gojore të njerëzimit. Realisht ata janë ende fëmijë, që banojnë nëpër
fshatra dhe qytete ku vazhdojnë shkollat, ndërkohë që mësojnë stilin e të
kënduarit të fshatit, krahinës apo qytetit, që e këndojnë këngën me atë zërin e
tyre të hollë, por plot me dashuri. Janë të pastër në shpirt këta fëmijë, e kanë
zemrën plot me dashuri për këngën dhe e kanë të folurin
plot
melodi. Dëgjojini në pjesën e dytë.
Pjesa II: Ëngjëjt e Pilurit
I-Efektet e tranzicionit të stërgjatur
shqiptar dhe të lëvizjeve demografike të popullsisë nga fshati drejt qytetit
apo drejt vendeve fqinjë, duken më së miri në fshatin Pilur dhe te grupi i tanishëm “Bejkë e bardhë” i tij. Në një panoramë të përgjithëshme të
Pilurit dallojmë lehtazi efektet demografike të emigracionit. Piluri ishte një
fshat me 680 banorë dhe 120 shtëpi në
vitin 1990, sot ka vetëm 130 banorë, kryesisht të moshës së tretë Në virin 1990
kishte një shkollë me 165 nxënës, sot ka vetëm 8 nxënës dhe godina e
shkollës është drejt shkatërimit fizik.
Në të njëqint e tridhjetë shtëpitë e
Pilurit kënga isopolifonike ishte pjesë e jetës familjare ku roli i saj nuk
është vetëm objekt kënaqsie.. Kënga ngrohte dhe zbukuronte ambientin familjar,
krijonte komoditet në pritjen e mikut dhe i afronte ngrohtësinë e shtëpisë për
mos tu ndjerë i huaj, forconte lidhjet familjare, vëllazërinë, krijonte
mjedisin e trasmetimit të këngës nga një brez te tjetri, mësonte dhe
ambientonte fëmijët qysh në moshë të njomë me klimën isopolifonike si dhe
procesin e krijimit të bejteve apo të teksteve
të këngëve etj. Pra është shkolla
e parë, madje një shkollë e përsosur tradite ku familjarët përsosin, nxënë dhe
trasmetojnë elementë të artit gojor, stile e vijë melodike të këngës isopolifonike nga një brez te tjetri.
Në qoftë se grupin e Pilurit rëndom e quanin Asambli Folklorik i Pilurit, vetë
Piluri është tempulli i isopolifonisë shqiptare ku zjarri i këngës mbahej
“detyrimisht” ndezur.
Braktisja e fshatit në tranzicion e fashiti këtë zjarr dhe erdhi një kohë që zjarri ishte vetëm te “prushi”nën hi. Isopolifonia u tkur nëpër logatje plakash të vetmuara, iso u trasformua në mërmërimë pleqsh, kujtimi i zërit të hedhësve u prishte gjumin natën. Madje dhe të qarët e një foshnje ishte shndruar në një ëndër që kërkohej si një thesar i fshehur.
Ky
ishte fshati ku… dikur kishte selinë “mbretëresha” isopolifoni…
II-Në qoftë se do nxitojmë të nxjerrim
konkluzione bazuar në raportin e shifrave që cituam më lart, atëherë duhet të
mendojmë se në Pilurin e pas viteve ’90 nuk do dëgjohej më këngë isopolifonike
e jo më të pretendojmë për nivel artistik të saj. Kushdo që do mirte nismën për
të ringritur grupin folklorik pas këtij “erozioni” do ti duhej të “kalonte nëpër shkretëtirë me këmbë”. Nuk kishte mundësi përzgjedhjeje të
elementëve apo seleksionimi të njerëzve, ata
që do t’i afroheshin do ishin me përvojë familjare në emigracion, pra më
pak se një përvojë edukimi familjar në Pilur, nuk do kishte kohë të mjaftueshme
për të bërë provat, nuk do kishte burime financiare për antarët, për kostumet e
fëmijëve dhe shumë“nuk“të tjera. Do ishte nje stërmundim sizifi pa ja dalur në
krye.
Konkluzioni duket llogjik, por ja që
Kristo Çipa kishte ëndër të rindezte
zjarrin zeusian[6]
në tempullin e këngës pilurjote. Duhet t'a duash këngën më shumë se një pasion,
duhet t'a duash si një ëndër jete. Të jetosh me një ëndër, ëndërra të bëhet
forcë. Dhe me forcën e ëndrës së këngës isopolifonike Kristo Çipa “i hyri detit
me këmbë” dhe “doli matanë[7]”
Në kushtet e një mungese totale të elementëve pilurjotë, në vitin 2003 Kristo Çipa organizon grupin e Bregdetit të Himarës, ku mblodhi këngëtarët himariotë dhe piluriotë, madje mori pjesë në dy festivale folklorike në Gjirokastër ndërsa në mars 2006 organizon në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë një koncert recital, me pjesmarjen e këngëtares Irini Qirjako dhe valltarit Rexhep Çeliku. Në vitin 2009 u paraqit në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës me këngën “Rinë e bregut behar moti” me marrëse Leni Mërkuri, ku realisht paraqitja e grupit nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Arsyeja është se kënga piluriote ka distancë “natyre”, stili e melodie nga kënga himariote dhe është e pamundur bashkimi i dy varianteve të të kënduarit. Për të ekzistuar grupi në atë formë duhej të qëndronin te disa tipe këngësh gati “stereotipe” që s’kishin asgjë të re, të veçantë dhe të dëshiruar. Horizonti ishte i “vrënjtur”, por tejë “reve” Kristua shihte dritë.
Synoi të ringrinte këngën pilurjote,
ndaj në vitin 2014 ai u bën thirrje këngëtarëve që mund të vinin nga emigrimi,
të bashkoheshin me ‘të dhe të rikrijon
grupin e Pilurit. Thirrjes së tij ju përgjegjën këngëtarë të “vjetër” Leni Mërkuri dhe Ermioni Mërkuri si
dhe këngëtarët e rinj: Zaharrulla Koka, Valentina Gërdhuqi, Polikseni Mërkuri,
kthyesi Dhimitraq Bala. Në respekt të
këngës së parë triumfuese pilurjote, grupin e emëruan “Bejka e Bardhë”.
Të punoje me grupin “Bejka e bardhë” ishte
shumë e vështirë në këto kushte, dhe
mqse për këto vështirësi kam folur në një shkrim tjetër, këtu po i përmënd sa për rikujtesë:
a-Numëri i pakët i banorëve (në 130 banorë nga 680 para vitit 1990) dhe sidomos numëri i pakët i nxënësve ( në tetë nxënës nga 165) kufizon mundësinë e seleksionimit dhe shtimit të radhëve me element të rinj.
b-Numëri i pjestarëve të grupit të ri
përbëhet nga 8-9 veta nga 24 artistë që ishte Asambli pilurjot i djeshëm. Kjo bëri që iso të humbte atë forcën karakteristike
të këngës pilurjote. Për pasojë edhe tonaliteti i marrësit nuk është më ai i
pari sepse i mungon "pista" e fluturimit. Zëri i hedhësit duket si
një rrufe që endet nëpër qiell krahasuar me
një zë që ngrihej si rrufe nga grupi nga grupi i mëparshëm drejt Zotit,
për t'i çuar këngën si lajm. Ndonëse kënga nuk e ka më atë madhështinë e pare,
ajo ka rritur finesën dhe ëmbëlsinë mbi një tekst të arrirë artistikisht.
c)- grupi “Bejk e bardhë” nuk ka asnjë
burim financimi dhe çdo gjë bëhet me burime të vetë antarëve ose ndihma të
ndryshme, që gjithsesi janë të kufizuara.
ç)-Antarët e grupit nuk janë të
qëndrueshëm në Pilur. Në raste
festivalesh Ermioni dhe Piro Mërkuri vijnë që nga Selaniku ku janë
emigrantë, Leni Mërkuri vjen që nga Risilia ku banon, Zaharulla Koka vjen nga
Greqia etj. Kjo i ka detyruar të gjithë pjestarët e grupit të perfeksio-nohen
në disa role njëherësh, si marrës, hedhës apo iso.
d-Grupi ka më pak istrumenta muzikorë në
shoqërim të këngës për vetë lëvizjen e njerëzve për faktorë ekonomikë.
e-Grupi e ka tepër të kufizuar kohën e
provave sepse kjo kohë varet nga të siguruarit leje nga punëdhënësit ku ata
punojnë jashtë vendit. Koha maksimale e tyre për prova është pak ditë, ndërkohë
që grupi i vjetër për një këngë bënte prova edhe gjashtë muaj. Kjo kohë e
kufizuar kërkon një intensitet provash, vëmëndje dhe mendim ide për këngën në
të gjitha anët etj. Kjo kërkon së pari që Kristo Çipa të ketë gati tekstin e
këngës, vijën melodike të saj, lojën e istrumentave. Me një fjalë çdo gjë që i
nevojitet grupit për të realizuar këngën.
III- Grupi i këngës dhe valles
isopolifonike që u ngrit në vitin 2014 pati një prurje të re, që do rezultonte
jo vetëm brilante por edhe shpëtimtare për fatet e grupit.
Viti 2014 ishte viti kur një grup
familjesh pilurjoteu kthyen nga Greqia dhe bashkë me ta edhe fëmijët e tyre,
shumica të lindur në emigracion. Këta fëmijë 10-11 vjeçarë pasionin për
isopolifoninë dhe vallen tipike pilurjote e kishin shumë të madh, por përvojën
e kishin në nivelet e përvojës familjare në kushtet e emigracionit. Në kushtet
e emigracionit, në mënyrën e të kënduarit dhe të vallzuarit në familje,
natyrshëm që diçka ishte shmangur në vijën melodike të këngës, diçka
kishte ndryshuar në hedhjen e hapit në
vallen pilurjote. Te këta të rinj duhej riparuar së pari kjo “shmangie” e
vogël, por dihet që të riparosh është më vështirë se të ndërtosh nga e
para.
Kristo Çipa fillimisht hezitoi ti
përfshinte në aktivitetet e grupit për faktin se mund të humbiste shumë kohë
dhe pa rezultat me këta fëmijë, por pas disa provave, duke parë shkëlqimin në
sytë e tyre, u bind se “frika” e tij ishte e kotë. Ata fëmijë 10-11 vjeçarë për
më pak se dhjetë ditë mësuan të kërcejnë vallen e papërsëritëshme pilurjote me
këngën që e shoqëronte.
Grupi i valles ishte një grup
fëmijësh-ëngjëj, veshur me fustanella dhe këmisha të bardha dhe me një brez të
gjërë të kuq dhe quheshin: Mërkur
Mërkuri, Petro Koka, Marko Goro, Niko Koka, Llambro Gjiçali, Valentino Bala,
Demirel Skëndaj, Petro Prifti dhe M.Kolagji. Ndërsa këngëtare vajza ishin Eleni
Prifti, Roza Koka dhe V. Gjiçali..
Ishte një mrekulli realizimi i valles së kënduar “Vallja jonë në
ballkon mali” me këtë grup fëmijësh që
vallzonin duke kënduar:
Nis
moj valle ndizu flakë
Vetëtim
në mal të lartë
Sup
më sup e të gjithë bashkë
Mbledhur
si ëngjëjt në pashkë
O
moj vallja pilurjote
Moj
e bukura në shoqe
Si
zogjrë e borës na mblodhe
Si
gjethet na rrotullove
O
vallja me fustanellë
Valë
deti e paprerë
Mbi
gjunjët tanë je derdhë
Si
retë e bardha në erë
Vallja
jonë në ballkon mali
E
fortë si duf tufani
Rrënjë
e degë nga tabani
Amanet
fëmijë ta mbani!
Unë ju ftoj ta shikoni këtë valle, ku
fëmijët vallzojnë si ëngjëj me këngë në gojë, hedhin hapin “serbes” në stilin e saj. Fustanellat
mbi gjunjë dhe mëngoret e bardha që hapeshin kur ata rrotulloheshin i bënin të
dukeshin si pëllumbat e bardhë të Zeusit, që shpinin lajme në qiell e sillnin
mesazhe të zotit në tokë. Pleqve dhe plakave të Pilurit u qeshi nuri dhe i
përcillnin me urata fëmijët gjatë valles. U rikthye kënga dhe vallja në sheshin
e Pilurit dhe këtë herë e prunë të bardhë
fëmijët veshur si ëngjëj me të bardha. Suksesi qe befasues dhe ky sukses
çoi vallen në Al Pazar dhe në studjon e Top Chanell në emisionin e mëngjezit.
Ky sukses u dha krahë fëmijëve dhe u
shtoi besimin se ata, jo vetëm që ishin bij këngëtarësh e valltarësh por edhe
vetë u bënë këngëtarë dhe valltarë që do ta mbanë këngën isopolifonike dhe
vallen pilurjote, pavarësisht nga kohët që vijnë e shkojnë.
Ndërkohë Kristo Çipa kishte pregatitur
dhe një grup vajzash të përbërë nga Zoi
Mërkuri, Eleni Prfiti, Roza Koka, Valentina Gjiçali që dolën në skenë me vallen
e stilizuar pilurjote të vajzave, shoqëruar me këngën “Në ballkon kur ulet reja” me tekstin:
Në
ballkon ku ulet reja
Mbyllur
der e penxhereja
Ri
e mërzitur foleja
I
thot dallandyshes eja
I
thot eja dallandyshes
Leri
zogjt këtu të rriten
Me
cicërima të ngjiren
Të
thajnë lotët e gjyshes
Lotët
e gjyshes t’i thajnë
Qiellin
e gjer ta çajnë
Folet
me zëra t’i mbajnë
Teksti i kësaj kënge të valles së vajzave
në atë ditë të vitit 2014 mbushi me lotë
mallëgjimi jo vetëm sytë e gjysheve të përmallura për të parë nipërit e mbesat,
por të gjithë të pranishmëve të përmallur për këngët e bukura dhe të ndjeshme
të Pilurit. Këngëtarja Eleni Prifti e lindur në emigracion (Kretë) në vitin
2001, aktualisht vazhdon studimet në Tiranë është një
marrëse e nivelit të lartë me një interpretim plot freski rinore.
Ajo e kaloi stadin e provës dhe hyri me dinjitet në grupin “Bejka e bardhë” ku kënga e parë që këndoi me grupin e të rriturve të përbërë nga: Kristo Çipa, Dhimitraq Bala, Petraq Gerdhuqi, Valentina Gerdhuqi, Polikseni Merkuri ishte kënga “Nazevalia Tatianë” të cilës i “dha” zë dhe ritmin e duhur. Të kësaj këngë janë vargjet:
Kush
e ndez shpirtin moj Tanë
nazevalia
Tatianë
me këmb shkon detin me valë
nazevalia
Tatianë
që
kur u puthëm su ndamë
…këngë, që kur këndohen nga grupi në shesh të
Pilurit, shoqërohet me valle nga dëgjuesit.
E kishim fjalën te paraqitja e fëmijëve 10-11 vjeçarë në skenën
pilurjote të vitit 2014, ku veç valles së djemve dhe asaj të vajzave të
shoqëruara me këngë, pjestarët e dy grupimeve u bashkuan në grupin miks dhe
kënduan këngën për Petro Markon apo “Këngën e amanetit”.
Shkuan vitet dhe fëmijët 11 vjeçarë e
2014 sot ndjekin shkolla të larta, por ata kanë marë me vete një pasuri të
madhe, pasurinë e isopolifonisë, krenarinë e të qënit këngëtar dhe valltar dhe
qysh në moshë të njomë u bënë të vlefshëm për atdheun.
Ndërkohë Kristo Çipa kishte mësuar
që për këngën isopolifonike fëmijët nuk duhen parë si “fëmijë”, por duhen parë
dhe vlerësuar si “ëngjëj” shpëtimtarë.
Si një ëngjëll erdhi në Himarë nga
fshatrat e Lumit të Vlorës familja e
Shejla Rrapaj, një vajzë që sot është vetëm 12 vjeçe, por që ka një vokal
fantastik dhe premton për të ardhmen. I pëlqen isopolifonia, madje dhe kënga e
kultivuar. Nuk ka përvojë isopolifonike në jetën e saj, por ka një dashuri,
ekspresivitet dhe passion në të mësuarit dhe kënduarit këngë pilurjote, aq sa
nuk dallohet nga shoqet e saj pilurjote të grupit Ranja Kongjini, Dhana Prifti, Jorgjia Kreku,
Poli Koka, Artemisi Mërkuri dhe Najla Llakaj, por prin në këngë si marrëse. Ky grup në
festivalin e vitit 2021 realizuan ritin “Martesa e zjarrit” duke e zbukuruar
skenën dhe mbrëmjen me fantazinë dhe ëndrat fëminore me tekstin:
Martesa e zjarrit
Zunë
e vijnë yjet e natës
Mblidhuni
ëngjejt e darkës
Tek
rrapi në mes të qafës
Të
martojmë zjarrin e vatrës
Zjarr
e prush i vatrës sonë
Ngrohna
ti shpirtin e njomë
Nga
Bunai në Vanovë
Lëmënjtë
me grurë buromë
O
zjarri që ndezur ri
Herë
me flakë e herë nën hi
Nga
Kalbaqi në Vërri
Mbush
vëndin me dhën e dhi
Një
dorë në derë trokiti
Me
dhurata po vjen viti
Vatrën
tonë që na riti
Me
degë ulliri stolisni
Ky
konaku ynë si zgjua
Plot
me zëra u gëzua
Zjarr
i vatrës u martua
Syri
i natës u verbua
Gëzuar!
Tepër fëminore bota e kësaj kënge por
pruri në skenë harenë fëminore të saj, dhe entusizmoi fëmijët që të realizonin
në nivel të lartë edhe këngën e re “Këngën
time shqip këndofsha” me marrëse
Shejla Rrapaj, këngë që në fakt ishte edhe
kënga e estivalit të dytë “Bejka e bardhë”
Kur
po luaja me ëndra
Nga
gjumi më zgjoi kënga
E
këndonin disa zëra
Dielli
yjet dhe hëna
Këngës
ja kish marrë rrapi
Këtu
qeshte festivali
Nëna
ime zemër forta
Ma
pëshpëriti te koka
Oh
sa shumë e deshi toka
Sikur
me këngë u zu bota
Në
gëzime dhe ngado që shkofsha
Këngën
time shqip unë e këndofsha
Kështu u rritën në skenë fëmijët pilurjotë dhe u bënë artistë. Kristo Çipa shprehet se: në grupin që këndoi aktualisjt në festivalin e isopolifonisë në Pilur, të gjitha vajzat janë të talentuara dhe shpresoj që një pjesë të mirë të tyre të jenë marrëse të grupit te ardhshëm të Pilurit.
Në Pilur, fëmijëve u erdhi radha para
kohe të bëhen ëngjej të isopolifonisë. Ata shumë shpejt e mësuan atë dhe sot e
kanë një pasuri të paçmuar në jetën e tyre. Ata kanë nevojë të rriten bashkë me
këngën, si për tu pasuruar shpirtërisht me botën isopolifonike ashtu edhe për
tu bërë artistë të arteve gojore kur të rriten. Ideja e artikuluar nga Kristo
Çipa për futjen në shkollat 9 vjeçare të mësimit të këngës besoj se do
rezultojë si zgjidhja më e drejtë dhe e përherëshme për vazhdimësinëë e
isopolifonisë.
Mos i shikoni fëmijët si “fëmijë” ata
janë ëngjëj jo vetëm për prindërit, por edhe për artin gojor shqiptar, sot edhe
nesër.
I- Gjirokastra përmëndet për herë të
parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336
si qëndër feudi e Zenevishëve, ndonëse historianë të ndryshëm mendojnë
se kështjella është ringritur mbi themelet e një kështjelle më të herëshme .
Duke qënë qytet me 200 shtëpi brenda kështjellës,
kuptohet që kemin të bëjmë me një komunitet të hershëm, të konsoliduar, që
zhvillonte një jetë sipas dokeve e traditave të herëshme epirote. Ky komunitet
së bashku me forcat ushtarake të Gjin Zenevishës e përballoi sulmin e parë
osman në verën e vitit 1418, por kur turqit u rikthyen përsëri në vjeshtë pasi morën vesh se kishte vdekur prijësi Gjin
Zenevisha, kështjella ra dhe qyteti iu
nënshtrua sundimit osman .
Filloi jeta e banorëve nën një pushtues të ardhur nga larg, të njohur për herë të parë në sulmin e egër mbi kështjellë. Banorët gjirokastritë dhe ushtarë apo oficerë turq, kur kryqëzozheshin në rrugët e qytetit shiheshin vëngër sa që Çelebiu shkruan:“banorët e Gjirokastrës kanë përgjithësi- sht një fizionomi të zymtë e të vrenjtur” .
Banorët vijuan të zgjeronin
qytetin me ndërtime të stilit bizantin,
me mure rrethuese të larta që të kujtonin muret e kështjellës, ndërkohë që
turqit ndërtuan me stilin otoman nja dy tri xhami e objekte publike që
frekuentoheshin kryesisht nga garnizoni ushtarak i kështjellës. Shumë shpejt
numëri i shtëpive ariti në me 483 shtëpi në vitin 1583.
Pas vitit 1650 në Gjirokastër filloi
procesi i konvertimit të banorëve në fenë islame . Duhet të themi që
Gjirokastra nuk pësoi fatin e Elbasanit, ku pushtuesi turk vrau e zhduku gjithë
popullsinë e krishterë të qytetit , përkundrazi disa lagje të qytetit të
Gjirokastrës dhe krahinat përballë
mbajtën fenë e krishterë dhe vazhduan
mardhëniet vllazërore me gjirokastritët që u konvertuan në islam. Këtë
fakt e ka konstatuar edhe M. Çelebiu në vitin 1672, kur shkruan në veprën e tij: “Në ditë festash fetare,
muhamedane apo të krishtera, gjirokastritët kanë zakon që “të veshur krejt me
ar, pasi pinë mirë e mirë dhe e mbushin kokën me verë të kuqe, ..heqin e
kërcejnë valle. Ky është një ves i keq i mohuesve të zotit, por… nuk e kanë për
turp”, ( f.35)… . “këtu nuk ekziston kurvëria e pederastia, sepse Gjirokastra
është një vend burrërie. Vetëm një herë në vit gratë vizitojnë prindërit e tyre
dhe nuk shëtisin fare gjetkë. Ato janë shumë të ndershme”.(f.36).
II-Në qoftë se Gjirokastra nuk pësoi
fatin e Elbasanit, ajo pagoi pjesën e saj të riskut të dhunës së pushtuesit.
Dhe dhuna ka disa mënyra çfaqjeje e përdorimi, që nga dhuna fizike te dhuna
ushtarake, dhunë psikologjike dhe dhunë ekonomike apo dhunë indirekte si
mosmarje të fëmijëve nizamë etj. Një
ngjarje e pas viteve 1680 na dëshmon për
dhunën e ushtruar nga pushtuesi në institucionalizimin e fesë islame dhe
ritet e saj në jetën e qytetarëve të
Gjirokastrës. Kjo ngjarje ka ardhur te ne në formën e një kënge dhe flet
për fatin e një dashurie mes një vajze myslimane nga lagje Cfakë me një djalë
të krishterë nga Pazari i vjetër dhe ndërhyrjen mizore të pushtuesit mes të
rinjve.Si gjithë të dashuruarit vajza po shkonte në takim me djaloshin në një
natë me hënë dhe kur ariti te ura e Zerzebilit, ndoshta nga që pa së largu
djaloshin, e hoqi apo e ngriti perçen e syrit. Një roje turk që patrullonte me
shokë, kishte ndjekur me sy vajzën, të cilën fillimisht e kishte pandehur për
ndonjë grua plakë që lëviz nëpër natë nga pagjumësia, por kur pa që ngriti
perçen e syrit dhe njohu që ishte vajzë
e re, madje edhe kuptoi që po shkonte në takim me një djalë të krishterë, i
zemëruar pse vajza kishte shkelur rregullat fetare e qëlloi dhe e vret.
Tek ne ka ardhur kënga e saj, që me
siguri është teksti i vajtimit të
vajzës: “Mu tek ura e Zerzebilit/ Hanushe bil e Bakirit/Të vrau plumb i
qafirit/ Pse hoqe perçen e sirit”. Teksti edhe si këngë kullon dhimbje, por dhe
mes dhimbjes, si mes reve ne mund të shohim se:
-Fakti që vajza kishte veshur perçe, si dhe fakti që dihej se djali ishte i
krishterë dhe vajza muhamedane tregon se ishte koha që porsa kishte përfunduar
konvertimi në fenë islame i banorëve dhe nga pushtuesi po
institucionalizoheshin rregullat fetare në jetën e qytetarëve.
-Fakti që ky tekst vajtimi na vjen si këngë dëshmon funksionimin e
laboratorit krijues të popullit në procesin e shndrimit të vajtimit në këngë.
-Fakti që një vajzë myslimane
dashurohet me një djalë të krishterë pak kohë pas e konvertimit të banorëve të
qytetit në islam dhe sidomos fakti që kjo vajzë shkon natën në takim me
djaloshin , dëshmon një civilizim të spikatur femrës gjirokastrite mbi nivelin
kulturor të kohës si dhe faktin që mardhëniet qytetare midis dy komuniteteve
fetare ishin normale. Pikërisht këtij normalizimi të mardhënieve të dy
komuniteteve u friksoheshin turqit.
-Fakti që kjo këngë mbriti në kohën
tonë shpjegohet se kjo këngë fillimisht ka jetuar si vajtim, pastaj u shndrua
në logatje dhe shumë kohë më pas u shndrua në një këngë prekëse, që vajzat e
trasmetojnë përmes lotëve brez pas brezi. Vrasja e një vajze të dashuruar dhe
sidomos vrasja e vajzës në momentin që po shkon në takim, nuk është një ngjarje
që harrohet kollaj. Kjo vrasje ka rënë si një meteor në kujtesën e qytetit dhe
mbeti aty për tu parë (dëgjuar) nga brezat e më pasmë.
Ajo
që duam të theksojmë është fakti që ushtari turk qëllon dhe vret një vajzë
muhamedane që po shkonte në takim me një djalë ortodoks pse ngriti perçen e
syrit, akt që tregon se turqit e
aplikuan me dhunë instalimin e fesë islame dhe konvertimin e popullsisë
qytetare gjirokastrite në këtë fe. Me gjithë këtë dhunë shtetërore dhe
ushtarake, banorët e gjirokastrës zgjodhën fenë bektashiane tolerante përballë
sekteve të rrepta, ofruar nga pushtuesi.
Ngjarja e urës së Zerzebilit na tregon
se në kohën kur ndodhi, vajzat dhe gratë kishin filluar të visheshin me stilin muhamedan, por lehtësia me të cilën
vajza “e ngriti perçen e sirit” në momentin që pa djaloshin ortodoks, tregon se
ajo, veshjen muhamedane (perçen) e përdorte vetëm si “një mbulesë fetare” për
momentet e pakta kur dilte nga shtëpia dhe nuk e kishte veshje të detyrueshme
në familje.
Realisht ushtari turk, duke qëlluar mbi
dashurinë e dy të rinjve qëlloi mbi botën shpirtërore gjirokastrite.
III-“Ushtari turk qëlloi mbi botën
shpirtërore gjirokastrite” shkruam më sipër dhe ky fakt na shpie larg. Pjesë e
botës shpirtërore është dhe arti gojor, mes të cilit më e rëndësishme është
kënga isopolifonike. Kënga isopolifonike me atë kolektivitet këngëtarësh dhe
dëgjuesish që kishte si në formë ashtu
dhe në procesin e këngës dhe sidomos me ato “hedhjet” si thirrje lufte dhe
“ison” si brohorimë luftëtarësh në sulm, ishin tepër shqetësuese për
pushtuesit. Ata vërtet që i mbushën mjediset private të ushtarakëve dhe
zyrtarëve turq si dhe mjediset publike që frekuentoheshin prej tyre me këngë dylberësh dhe valle
çengish, por qytetarët i shpërfillën me neveri ato mjedise
Nëpër festa fetare qytetarëve u
“lejoheshin” valle të kënduara, nënkuptimi i të cilave ishte i pazbërthyeshëm
për pushtuesit. Ama të këndoje një këngë për komitët (si Shemo hajduti), jo
vetëm që nuk lejohej, por ishte shumë e rrezikëshme. Të këndoje këngë për
bukurinë e një vajze qytetare dhe këtë këngë ta dëgjonin ushtarët turq, ishte
si t’i tundje demit para syve cohën e kuqe. Islamizimi do të thoshte të harroje
çdo gjë shqiptare dhe sidomos të kënduarit isopolifonik, ku në çdo tre këngë
njera ishte domosdo për heronjtë e luftrave antiturke, e dyta ishte për të
ligat që pruri pushtuesi turk dhe e treta ishte për dashurinë e një vajze
shqiptare. Njësoj si shkrimi shqip edhe kënga isopolifonike, sidomos në
ambientet publike ishte e padëshiruar.
Në kushtet e trysnisë turke, banorët brenda qytetit ishin si të rrethuar dhe në pamundësi tëkëndonin këngët e tyre. Ishte e njëjta situatë me të krishterët në Romën e lashtë, ata s’mundnin të ushtronin publikisht ritet e besimit të tyre të ri. Megjithatë, forca e besimit dhe dashuria për të u dha zgjidhjen, ata i zbatuan ritet e tyre nëpër katakombet, shpellat dhe guvat e Romës duke e mbrojtur krishtërimin dhe të krishterët nga dhuna e pushtetit. Gjirokastritët ishin më fatlumë në këtë drejtim, ata kishin shtëpitë e tyre dhe i shndruan ato në kështjella të privatësisë dhe të mënyrës shqiptare të jetesës. Muret e larta që rrethonin oboret pengonin shikimin e kalimtarit të rrugës të depërtonte nëpër ambientet e brendëshme. Realisht shtëpitë gjirokastrite janë të tipit bizantin, ndonëse mobilimi i odave ka marrë pjesërisht nga kultura osmane.
IV-Nëpër oboret dhe në odat e shtëpive vajzat dhe
gratë vallzonin dhe këndonin vallet dhe këngët e tyre. Fillimisht vajzat
mblidheshin për të qëndisur dhe.pas bisedave mbi ëndrrat e tyre, ja nisën
këngës vajzërore. Sigurisht, me zë të ulët, me drojë mos i dëgjonte babai në
katin e poshtëm apo kalimtarët në rrugë. Kënga zëulët u shijoi , tamam si një
ëndër e riparë në prag të zgjimit. Ato nuk e ndjenë, por dhe prindërit e
dëgjuan këngën dhe kundër ashpërsisë që u prezantonte
fytyra, kjo këngë u pëlqeu dhe u çeli
një buzëqeshje në fytyrë.
Burrat nisën të këndonin nëpër oda
këngët isopolifonike, por tonaliteti i lartë i këngës që kishin kënduar para
instalimit të fesë islame krijonte jehonë brenda mureve të shtëpisë, jehonë e
cila përplasej në vijën melodike të këngës dhe e tjetërsonte atë. Po ashtu edhe droja ndaj dhunës së mundëshme
të pushtuesit, që mund të dëgjonte këngët shqipe, u imponoi banorëve disa
modifikime stili dhe tonaliteti.
Së pari u bënë më fine tekstet e
këngëve duke kënduar për manxuranën e
borzilokun, për lulen që “do shkojë krua më krua, të kërkoj gjurmët e tua” apo
për një grua që vajton këngën “Laj fustanen e tim zot/Herë më ujë e herë me
lot”. etj tekste që nuk kishin asgjë të rrezikëshme për dëgjuesin turk.
Po kështu ja përshtatën vijën melodike tekstit dhe situatës. “Marrësi” e uli tonalitetin e këngës, se domosdo që për lulen, manxuranën dhe vasilikuan vetëm me zë të ulët këndohet. “Hedhësi” këndonte gati në të njëjtin tonalitet me “marrësin” dhe i kushtonte më shumë rëndësi funksionit të tij si “zë” solo funksional në këngë, duke ruajtur nivelin dhe “ekulibrin” e zërave dhe të këngës, “pritësi” ishte thjeshtë një “kthesë” në rrugën e këngës, ku “marrësi” ngadalsonte këngën për t’u rinisur përsëri me tonalitetin e mëparshëm. Ndërkohë tonaliteti i “iso” u fashit si një tallaz deti që nis të bjerë në bunacë.
Ky tonalitet dhe ky stil i të kënduarit nuk ua mbushte shpirtin , për këtë arsye zëri i “marrësit”të këngës ju përshtat të kënduarit në oda nga të kënduarit në natyrë. Ulja e tonalitetit të zërit të tij solli mënyrën e “shtruar” të të kënduarit, por kjo mënyrë kërkonte një vijë melodike më fine, tëëmbël e cila mund të realizohej vetëm nga mjeshtrat e vërtetë të këngës.
Kështu nisën të krijoheshin “shkollat”
familjare të të mësuarit të këngës isopolifonike me vijën e re melodike dhe
tekstet fine..Familjet Çenko, Çajupi, Çarçani, Çaçoli, Dobi, Koçiu, Abdalli
ishin shkolla të përsosjes së këngës isopolifonike gjirokastrite, njëkohësisht
edhe fidanishte të këngëtarëve popullorë që e trasmentonin këngën në popull.
Gjirokastra e mbrojti këngën isopolifonike dhe këngëtarët në shtëpitë
kështjella të tyre, madje e bëri këngën më të bukur, më fine, e stolisi si një
nuse ditën e dasmës, për ta nxjerrë ne valle. Është tjetër gjë pse dasma u
vonua shumë, por gjithsesi në Gjirokastër ju bë, në sheshin e kalasë, si një
dasëm princeshe.
V-Natyrshëm që mund të lindë pyetja:
dakort që prania e pushtuesit dhe dhuna e tij është një faktor ndikimi te
krijimi i variantit të këngës gjirokastrite isopolifonike, por vetë fakti i të
qënit të Gjirokastrës qëndër urbane, qytet me kulturë a nuk ka pjesën e vetë të
ndikimit?
Për të sqaruar këtë problem duhet të
sqarojmë fillimisht një tjetër çështje:
Presioni turk mbi këngën isopolifonike
ka filluar para se të niste konvertimi i
popullsisë në islam, për vetë peshën emocionante që mbartëte kënga te
shqiptarët.
Dokumentat që kemi nuk japin një përgjigje të saktë për kohën e fillimit të kësaj dhune, por për rolin e të qënit të Gjirokastrës qëndër urbane dhe ndikimin e saj në trasformimin e këngës indirekt na informojnë se në vitin 1553 qyteti kishte 483 shtëpi , shifër që na tregon se nuk kemi të bëjmë me një qytet potencial, kultura tradicionale e të cilit impononte një kulture te banorët e rinj të saj. Duhet të kuptojmë se në ato vite, kënga isopolifonike ishte niveli më i lartë kulturor i banorëve. Nën pushtimin turk kultura dhe arsimi i banorëve tyre nuk u rrit në atë mënyrë që të ndikonte te kënga. Kultura qytetare e kohës nuk ishte e tillë që të transformonte një vepër arti gojor me traditë mijëravjeçare në një formë tjetër fine.
Kur Gjirokastra pruri një arsim dhe
kulturë perëndimore , në fund të shek 19 dhe fillim te shek 20, varianti i
këngës gjirokastrite ishte formuar dhe ndikimet e kësaj kulture mbi artin oral
ishin të dorës së dytë. Të kuptojmë një
gjë, arti gojor nuk është produkt i krijuar më laboratorin krijues të arsimit
dhe kulturës shkollore, ai është produkt i laboratorit krijues të popullitn.
Kënga isopolifonike nuk prodhohet apo eksperimentohet në epruveta laboratori
shkollor apo institute e universitete, ajo prodhohet dhe eksperimentohet në
shpirtin e popullit sepse është një vepër shpirtërore.
Duke bërë një paralelizëm me një tjetër
qytet, Himarën e cila kishte ndikime arsimore dhe kulturore më të shumta dhe më
cilësore (europiane, kryesisht venedikase) shohim se:
-Një numër i madh djemsh himariotë
shkonin luftëtarë në ushtrinë venedikase dhe shumë të tjerë arsimoheshin në
shkollat e Venedikut. Kur ktheheshin, kultura që sillnin ata në Himarë ishte
kulturë europiane dhe për pasojë kjo kulturë hamendësohet që duhej ta kishte
tjetërsuar këngën isopolifonike himariote. Në fakt, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por ishin këta
djem që vinin nga Venediku ata të cilët ndikuan që iso himariote të forcohej më
shumë.
Në qoftë se do kërkojmë faktorin
kryesor ndikues tëë ndryshimit të stilit të të kënduarit në njërën zonë dhe
pandryshueshmërisë në zonën tjetër, ky faktor ka një emër: pushtuesi turk. Himara ishte krahinë autonome
qysh nga viti 1492 dhe nuk e “ndjeu”
autoritetin turk në jetën e saj, ndërsa Gjirokastra çdo ditë gdhihej nën dhunën
e pushtuesit osman dhe të fesë islame. Prandaj themi që shtëpitë gjirokastrite
u shndrua në “kështjella”jo vetëm të këngës, por edhe për këngën.
VI-Është normale që të themi se
shtëpitë gjirokastrite ishin “kështjella
të këngës” po aq sa ishin edhe “shkolla të saj”. Ishin “kështjella të këngës”
sepse bedenat e tyre nuk i kaluan kurrë këngët e dylberëve dhe vallet e çengive
që ishin të dëshiruara dhe të urdhëruara të futeshin në botën orale shqiptare.
Ishin “shkolla të këngës” sepse krijuan variantin gjirokastrit të këngës
isopolifonike, por krijuan edhe një armatë
këngëtarësh popullorë të rrafshit të epërm të këngës, të papërsaëritshëm
në llojin e tyre. Megjithatë, duke i respektuar këto cilësime, unë mendoj se
shtëpitë gjirokastrite, më shumë u shndruan në “tempullin e këngës” dhe këta
këngëtarë ishin ëngjëjt që i dhanë frymë dhe i ruajtën e përsosën formën
shqiptare variantit gjirokastrit të
isopolifonisë. Nuk e di ku i kanë ikonat këta ëngjëj që të shkojmë t’u ndezim
nga një qiri, por zërin ua dëgjojmë nëpër këngë edhe sot, sidomos te këngët e
ëngjëjve të rinj.
Pjesa e IV Ëngjëjt e Gjirokastrës
VII-Procesi i krjimit të variantit
gjirokastrit të këngës isopolifonike është një proces që zgjati jo disa dhjetra
vite por zgjati disa shekuj. Sigurisht që nuk egziston një datë se kur
përfundoi ky proces, por një gjë e kemi të sigurtë, në fillim të shekullit XX
kënga gjirokastrite jo vetëm që ishte formatuar si një variant më vete por ajo
ishte plotësuar me “stilizimet” melodike dhe kishte fituar qytetarinë. Mundësia
që ajo të rikthehej në formën e mëparëshme me ikjen e pushtuesit turk ishte
kategorikisht e pamundur. Ajo u rrit bashkë me Gjirokastrën dhe Gjirokastra u
rrit bashkë me‘të. Kjo duket te fakti se pas krijimit të shtetit shqiptar në
nëntor të vitit 1912 dhe ikjes së pushtuesit turk, varianti gjirokastrit i
këngës jo vetëm që nuk synoi rikthimin në stilin e mëparshëm por vazhdoi
rrugëtimin drejt përsosmërisë, rrugëtim që vazhdon akoma edhe sot.
Në shek. XX kënga gjirokastrite[8] doli
krenarisht në qytet, ashtu siç dalin nga shtëpitë vajzat e mbyllura nga doket
kanunore, pakëz të drojtura por me diell pranvere në sy duke bërë paraqitur
gjithë hiret e tyre. Tashmë ajo ishte formuar jo vetëm si profil por edhe si
organizëm i gjallë rezistent gjer në atë shkallë, sa që dy luftërat botërore jo
vetëm që nuk patën asnjë ndikim mbi ‘të, por ato kaluan dhe lanë pranë saj veç
disa motive këngësh, siç linin rrugëve ushtarët e mundur gavetat, paguret apo
helmetat ushtarake.
Shteti monist duhet të pranojmë se e
ndihmoi dhe përkrahu këngën gjirokastrite siç ndihmoi dhe përkrahu gjithë
variantet artit gojor shqiptar. Sigurisht synoi ta vinte në shërbim të tij
sepse e njohu forcën dhe ndikiminn e saj, ndaj e nxori këngën nuse nga shtëpitë
gjirokastrite dhe i shtoi kostumit të saj edhe një shami të kuqe, që përfaqsohej nga teksti. Megjithatë
me aq zbukurime e ngjyra sa kishte “kostumi i saj” ajo shami dukej si një
vogëlsi, që “kostumierja”e kishte vendosur
gabimisht, ndaj mbulohej me “stilizime”
të vijës melodike dhe askush nuk e dallonte. Këtu duhet të theksojmë diçka
interesante, varianti gjirokastrit ka shumë pak këngë kushtuar udhëheqjes dhe
udhëheqësit të shtetit monist, krahasuar me treva dhe qytete të tjera të zonës
isopolifonike të Toskërisë. Kjo mer një domethënie të madhe po të kemi parasysh
se udhëheqësi i shtetit monist ishte gjirokastrit dhe është më se e natyrëshme që qyteti i tij ti
kushtonte më shumë këngë. Mirëpo kënga gjirokastrite e shmangu mjeshtërisht
politizimin duke u mbajtur fortë pas motiveve të herëshme, motiveve lirike[9]
etj, duke treguar kështu një largpamësi artistike.
VIII-Dy luftërat botërore nuk e
tronditën dot tempullin gjirokastrit të këngës, por ja që erdhi një moment që
edhe tempujt të braktisen dhe Zoti të mbetet vetëm. Vdekja e dhimbëshme e
Xhevat Avdallit[10]
në Gjirokastër për hir të dashurisë së tij për këngën[11] i
tronditi artistët popullorë të isopolifonisë kudo në Shqipëri ashtu siç
tronditi të krishterët vdekja me kryqëzim kokëposhtë e Shën Pjetrit në Romën që
digjej flakë. Në flakë ishte edhe Gjirokastra, si gjithë Shqipëria dhe këto
flakë tranzicioni dogjën skenat e koncerteve dhe festivaleve. Ndryshe nga disa
grupe folklorike të fshatrave, kënga gjirokastrite nuk mund të rikthehej në “shtëpitë”
gjirokastrite, pasi ajo ishte bërë një “zonjushë” që kërkonte ambiente qyteti
dhe jo “oda” shtëpie për të treguar
finesën dhe elegancën e saj. Këtë situatë e mjegulloi ca më shumë fakti që në
vitin 1995 u shpërnda “Grupit të të Rinjve” të Gjirokastrës, shpërndarje
që tronditi opinionin artdashës të qytetit me të njëjtën force tronditëse që do krijonte rrëzimi i një faqe
muri e kalasë bashkë me Argjironë në bedena.
U rikrijuan grupe të reja, madje jo
një por pesë grupe në qytet, u bënë riformatime të tyre, por me kalimin e
moshës së këngëtarëve dukej se horizonti ishte i “mbyllur”. Grupet punonin për
të mbajtur “këngën” gjirokastrite të mos “ikte”, por në qoftë se nuk ikte
kënga, ikin këngëtarët duke u rritur në moshë dhe zvogëluar në “këngë”. Duhej
filluar me të rinjtë të mësuarit e këngës si dikur nëpër “oda”, por tani këngën nuk mund ta
mësosh nga nëna, babai apo gjyshja, pasi ajo është tepër “nazelie”për zërin dhe
shijet e tyre. Këngën gjirokastrite mund t’ua mësojnë fëmijëve vetëm mjeshtrit
e këngës, këngëtarët më me përvojë, të dashuruar përjetësisht me atë. Këngën
fëmijëve gjirokastritë mund tua mësojë psh Roland Çenko, sepse ai kishte qysh
nga viti 1990 që merej me mësimin e këngës fëmijëve të shkollave dhe tani me
projekt, do tjua mësojë jo thjeshtë si melodi dhe tekst, por do t’jua mësojë së
pari si si drithërimë shpirti, siç e ka përjetuar vetë,
sepse
kënga së pari është krijim shpirtëror.
IX-Në vitin 2011 “Mjeshti i Madh”
i këngës Roland Çenko ideon krijimin e një grupi folklorik me nxënës të
shkollave 9 vjeçare dhe të mesme, dhe në bazë të projektit “Bota e ndryshimit”,
mbështetur financiarisht nga Fondacionit Vodafone Albania, pas përzgjedhjes së
elementëve krijon grupin “Obelisku” me 14 fëmijë dhe brenda vitit realizon të
parin album në rang kombëtar me këngë
isopolifonike të fëmijëve, titulluar “Zëra të njomë nga qyteti i gurtë”. Ky
ishte fillimi sepse Grupi “Obelisku” u aktivizua në çdo festival tradicional që
bëhej ne Gjirokastër, madje në vitin 2015 morën pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në
Gjirokastër, ku bënë një paraqitje dinjitoze, duke merituar duartrokitjet dhe
ovacionet e publikut, sidomos paraqitja e këngës “Se jemi gjirokastritë” me
tekstin “Se jemi gjirokastritë” me vargjet:
……………………..
Se jemi gjirokastritë
Kemi çelës të florinjtë
Hapim kanatet e rëndë
Në sepetet plot me këngë
Këngët skalitim si guri
Se jemi gjirokastritë
Po ti mbledhësh një nga një
Bëjnë një kala të dytë
………………………………
dhe me këngëtarë:
marrëse: Ermelinda Bixhaku, kthyes: Alvaro Çenko, hedhës: Juljan Zholi, iso -
Klidi Avdalli, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste duke
treguar se po vinte një brez i ri këngëtarësh, që jo vetëm kishte shumë për të
dhënë por edhe do ecte nëpër maja. Unë do ju ftoja të dëgjoni dhe këngët e
tjera të këtij grupi, pjesë e albumit të tyre të pare muzikor dhe konkretisht:
“Gjëmimi
gjëmon në bote” për Ismail Kadarenë:
Ç’i gjëmon pena mbi fletë
Një emri nga kadaretë
Gjëmimi gjëmon në botë
Zë i thekur dhe i fortë
Gjirokastër të ndrin syri
Me burra si Ismali
dhe tjetra:
“Bajamet
e lagjes”
Në
krye të lagjes
Stisur
tre bajame
Cilën
nga të trija
Do
ta marr për fare
Bora
nuk ka shkrire
Ato
plot petale
Ç’i
gënjen të shkretat
Era
gënjeshtare
kënduar nga marrwse: Ermelinda Bixhaku, kthyes : Alvaro
Çenko, hedhes : Juljan Zholi, iso - Klidi Avdalli, Vjola Beqo, Fejzo Bani,
Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste, Margelo Zhuli)
Ndërsa këngët e tjera :
“Një lejmon që nxori lumi”
Një
lejmon që nxori lumi
Moj
aman - aman ju bëfsha kurban
Larë
me ujë floriri
Moj
aman - aman ju bëfsha kurban
Ju
që veni ju që vini
Moj
aman - aman ju bëfsha kurban
Kur
të shkoni mos ma zgjoni
Moj
aman - aman ju bëfsha kurban. ..dhe..
“Mjegull
e bardha mbi shkemb”
Mjegull
e bardha mbi shkemb
Ç’ke
që ngele në një vënd
Mos
ke shtën ne dashuri
Me hënën ballë flori
S’ri
dot hëna pa lodruar
Është
me qef e dashuruar
Veç
atij ja ka dhën besën
Mjergull gjej një mjergull tjetër
etj kënduar nga: marrëse: Vjola Beqo,
kthyes:Alvaro Çenko, hedhës: Juljan Zholi, iso- Klidi Avdalli, Ermelinda
Bixhaku, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste, Margelo Zhuli
prezantonin më së miri ngrohtësinë e botës shpirtërore gjirokastrite me një
melodi si psherëtimë dashurie.
Në qoftë se do analizojmë këngët e
këtij grupi janë tre element që të bien në sy:
Së pari: -tekstet e këngëve të grupit
të fëmijëve nuk e ndryshuan tematikën e këngës duke, por qëndruan te temat shpirtërore
të këngës gjirokastrite. Edhe në ndonjë rast që flet për “gjëmime” kjo është
një metaforë në tekst dhe jo gjëmime lufte.
Së dyti:-Vija melodike e këngës është
po ajo e këngës gjirokastrite, por çuditërisht edhe më e ëmbël, gjë që ka të bëjë
me faktin se janë zëra të moshës fëminore. Kënga e tyre nuk dëgjohet, ajo
ndjehet tek vjen drejt teje si një ëndër e ëndëruar, të godet në shpirt e zemër si një shikim dashurie. Një
herë ta dëgjosh këngën e tyre dhe nuk e haron për gjithë jetën, siç nuk harohet
dashuria e parë. Kënga gjirokastrite ishte dhe vazhdon të jetë dhe me këta
këngëtarë të rinj një këngë shpirti. Të dëgjosh kur ja marin këngës Vjola Beqo,
Ermelinda Bixhaku ose Alvaro Çenko, apo hedhjen e Juljan Zholi, “mbajtur” në
krahët e isos së Klidi Avdalli, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo,Aleksander
Xhaste, Margelo Zhuli të duket se je në parajsë dhe dëgjon korin e ëngjëjve që
të këndojnë mbi krye. Vërtet si ëngjëj duken këta fëmijë, të bukur dhe të ëmbël
si ata, me zërin ëngjëllor që ja falin këngës. Lum ti moj Gjirokastër për këta
ëngjëj që ke.
. Së treti:-Kënga gjirokastrite e
këtyre fëmijëve nuk pranoi orkestër[12] në
përbërjen e grupit, mqse edhe të parët nuk kishin patur orkestër në grup,
ndonëse në kohët e sotme ndryshimi i vijës melodike dhe futja e një orkestre në
grup, mund t’u “riste” vlerën e“aksioneve” në “bursën” financiare të
koncerteve. Pra me këtë grup dhe nëpërmjet këtij grupi kënga gjirokastrite jo
vetëm u shpëtua nga haresa dhe dëmtimi por edhe u trasmentua në brezin e ri,
ashtu fine dhe elegante siç është.
Një nga realizimet më të bukura
të grupit “Obelisku”dhe me nxënës të shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri”,
gjithsej 80 nxënës ishte realizimi i“Dasma Gjirokastrite”, një çfaqje komplekse
me këngë e valle dhe ritesh zakonore në dasmat gjirokastrite, që mund të themi
se është e vetmja e realizuar në shkallë vendi nga fëmijë dhe nxënës shkolle,
por edhe me një nivel të lartë artistik.
Në qoftë se do flasim për punën e
Roland Çenkos me fëmijët dhe nxënësit e shkollave, do duhej të shtonim edhe punën e tij me nxënësit e
shkollës së mesme “Muhamet Gjollesha” të Lazaratit të cilëve u mësoi variantin
e tyre të këngës isopolifonike, variant tipik i këngës labe që nuk kishte kush
tua trasmentonte fëmijëve dhe nxënësve. Vërtet që në skenë u ngritën vetëm
gjashtë nxënës dhe kënduan në Ditën e
Trashëgimisë Kulturore, por salla e koncerti, ashtu si dhe ditët e provave
ishte mbushur me gjithë nxënësit e
shkollave të Lazaratit për të dëgjuar “këngët e tyre”.
Gjithastu do duehj të shtonim edhe
punën e tij me nxënëset e shkollës “Naim
Frashëri” me të cilat krijoi një grup vallesh (vajzash) dhe pregatiti e dha
koncerte me nivel dhe shije artistike, duke sjellur në skenat e sotme finesën
tradicionale të valleve të vajzave gjirokastrite. Duhej të flisnimpër ato
dhjetra grupe fëmijësh dhe nxënësish të krijuara qysh nga viti 1990 çdo vit në
çdo shkollë…, por për Roland Çenkon dhe
punën e tij flasin ata dhjetra ëngjëj,
të cilëve ai u mësoi isopolifoninë, duke e bërë pjesë të jetës së tyre. Ne
flasim pikërisht për ata ëngjëjt e vegjël të këngës gjirokastrite që u rritën
bashkë me këngën.
X-Ne do të flasim për Ermelinda
Bixhaku e cila është “prezantuar”
me isopolifoninë qysh në moshën 6 vjeçare në familjen e saj, “shtëpi kënge” dhe
ka dalur për herë të parë në skenë në moshën 8 vjeçare me “Grupin e Cfakës” me këngën
"Pa doli Argjirua vetë" kënduar në kështjellën e Gjirokastrës së
bashku me babain e saj Shaban Bixhaku dhe grupin e tyre. Me “Grupin Obelisk”
është aktivizuar qysh në ditën e themelimit dhe kënga e parë që këndoi është
“Gjëmimi gjëmon në botë” kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare me një zë ku
dallohen ëmbëlsia dhe krenaria së bashku.Aktualisht është studente në
Universitetin“Eqerem Çabej”, por njëkohësisht vazhdon të jetë pjestare aktive e
grupit Cfakës dhe ka ambicie e projekte për këngën isopolifonike dhe këngën
popullore gjirokastrite, ndërsa rezervon vlerësimet më maksimale për
“profesorin” Roland Çenko. Mund të flasim për Vjola Beqo që hyri në grupin
“Obelisku” nxënëse e klasës së gjashtë dhe këndoi në këtë grup, madje u ngjit te grupi
“Argjiro” gjer sa shkoi me studime në Tiranë.
Ne do të flasim edhe për Alvaro
Çenko që fati e pruri të jetë nipi
i Roland Çenkos dhe qysh në moshën 10 vjeçare nisi të këndojë këngën isopolifonike gjirokastrite. Edhe ky
ishtë një ndër themeluesit e grupit “Obelisku”, madje këndoi këngën “Të të mar të tërën” me tekst:
E ç’far të paskam bërë
Moj shpirt e moj xhane
E pse më qëndron rëndë
Moj shpirt e moj xhane
Të të marr të tërë
Moj shpirt e moj xhane
E siç e kemi lënë
Moj shpirt e moj xhane
Me krushq e me këngë
Moj shpirt e moj xhane
..mee pwrbwrje grupi::marrës - Alvaro Çenko me kthyes
Roland Çenko, hedhes - Julian Zholi, iso - Klidi Avdalli, Ermelinda
Bixhaku, Vjola Beqo, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste,
Margelo Zhuli. Qysh në atë kohë ai ishte pjestar i grupit “Argjiro” ku ka
kënduar si marrës këngët: “Nuse e panusëruar” kushtuar Musine Kokalarit, këngët
“Doli lulja nga bliri”, “Dola një ditë nga mali”, “Dil bajame” dhe shumë këngë
të tjera, të cilave, me zërin e tij melodioz u ka theksuar ngjyrimet gjirokastrite. Mund të vazhdonim me
Orjent Memo dhe të tjerë, por unë dua të theksoj tiparin kryesor të nismës dhe
aritjeve të Roland Çenkos dhe grupit “Obelisk”:
-Krijimi i grupit “Obelisk” me talente të përzgjedhura nga “familjet e
këngës” siguroi vazhdi-mësinë e traditës gjirokastrite të kësaj kënge në kushte
të reja. Mësimi i këngës doli nga “tutela” familjare dhe kaloi nën drejtimin e
një mjeshtri të këngës si Roland Çenko, duke e nisur mësimin e saj në një nivel
të garantuar profesional muzike dhe tradite. Duke mësuar këngën në një nivel të
lartë professional garantohet qysh në moshën e fëminisë mësimi i saktë i këngës
dhe shmanget ndonjë “luhatje” e trasheguar nga origjina e herëshme e vijës
melodike dhe frazeologjisë së tekstit.
-Zgjerimi i grupit me
fëmijë të apasionuar, jo nga familjet me traditë këngën, zgjeron “gjeografinë” e këngës në qytet.
-Dëshira dhe pasioni i fëmijëve
për artin gojor gjirokastrit gjen mbështetje, nxitje dhe perfeksionim në botën
e këngës isopolifonike. Ata ndjehen të
motivuar dhe plot passion dhe e mbushin
jetën e tyre me art e kulturë popullore, duke u larguar nga një jetë rruge.
-Ata qysh në grupin “Obelisk” bëhen pjestarë të grupit
të të rriturve “Argjiro” duke u bërë këngëtarë të artit gojor shqiptar dhe si
të tillë jo vetëm që e lëvrojnë vetë, por e perfeksionojnë dhe e përcjellin te
breza më të rinj, ashtu siç e mësuan vetë.
-Mësimi i këngës qysh në moshë të re
hyn në botën e fëmijëve shumë më lehtë se te moshat e rritura dhe fantasia e
fëmijëve e pasioni i tyre e dallon veçantinë e varianteve, gabimet e mundëshme
dhe mundësitë e përsosmërisë të mëtejëshme, madje dhe duke i përpunuar
krenarisht vargjet e këngës në variantin : Se jemi
gjirokastritë/Kemi këngë të florinjtë.
Sarandë, më shtator-tetor
2021
[1] …më 25 Nëntor
2015
[2] Një nga tezat e sulmit ishte se
termi isopolifoni u përdor vetëm pas 25 Nëntorit 2005. Realisht termi
isopolifoni e kishte fituar të drejtën e qytetarisë në Shqipëri qysh në vitin
1999 me botimin e Folklorit Muzikor, Polifonia shqiptare, pjesa I, miratuar nga
Akademia e Shkencave, botuar te Shtëpia botuese e librit universitar Tiranë
1999 ku në Kreun III dhe Kreu IV analizohet isopolifonia labe,isopolifonia
toske etj. në fq 54 dhe fq 66.
Në fakt për këtë problem është shprehur qysh më herët edhe Ramadan Sokoli kur thotë: “…atje ku flitet gegënishtja kemi muzikë homofonike, kurse përposhtë këtij lumi (Shkumbini), atje ku ndihet rotacizmi i bashkëtingëllores n në r ose diftongu ua e tjera veçori fonetike të toskënishtes, atje ndihet dhe isoja se bashku me veçoritë e tjera polifonike”. Shih Sokoli Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranë, 1965, fq.127. Me mirë se kaq nuk mund ta thoshte në vitin 1965. Unë nuk mar përsipër të interpretoj profesorin e nderuar, babain e etnomuzikologjisë shqiptare por mendoj s’kishte se si ta thoshte më mirë, pra iso dhe veçoritë e tjera polifonike, e thënë ndryshe, polifoni me iso . E rëndësishme është që ai ishte i ndërgjegjshëm që polifonia ekzistonte si marrëdhënie mes zërave polifonikë dhe isos si kor, pra iso në një anë dhe polifonia nga ana tjetër ku bashkimi i tyre jep atë që e quajmë polifonia me iso, polifonia shqiptare ose isopolifonia.
[3] Mendoj ta analizojmë me periudha
shumëvjeçare se luftrat botrore psh i patën ndikimet të vogëla.
[4] …pavarësisht se nuk quhej me emërtimin
isopolifoni…
[5] UDHEZIM Nr.1, date 09.12.2005 PER RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE PROMOVIMIN E ISO-POLIFONISE SHQIPTARE
[6] Sipas legjendës, Zeusi duke
ndjekur Herën, i lodhur u ul te lisat e Pilurit (aty ku është kisha e Shën
Kollit) dhe nisi të rrënkojë nga një dhimbje që ju formua në gjoks Pastaj
filloi të këngëzojë fjalë dhimbjeje e dashurie. Gjëthet e lisave nisën të
fëshfërijnë duke krijuar kështu një grup iso. Hera u magjeps, ndaloi rendjen
nëpër re dhe u afrua të dëgjojë fjalët e kryezotit dhe mqse i pëlqyen, ja ktheu
me këngë, duke u bërë kështu kthyesja e parë në isopolifoni. Sigurisht që kjo
është një legjendë e trashëguar brez pas brezi që flet për kohën kur selia e
Zeusit “ishte” në majën e Çikës, para se të vendoste në Dodonë, por ne dëshirojmë
ta mendojmë si të vërtetë. Prandaj ne themi se kënga pilurjote e ka origjinën
nga perënditë.
[7] Ndoshta kjo shprehje pilurjote e
ka burimin te Moisiu kur udhëhoqi hebrejtë përmes detit që u hap.
[8] Vaso Tole: “në jug të vendit ekzistojnë tre modele iso-polifoni: dyzërëshe, trezërëshe dhe katërzërëshe. Iso-polifonia 2 zërëshe, marrje dhe prerje, që këndohet nga burra dhe gra, ka një shtrirje të gjerë gjeografike nga Shqipëria e Mesme deri në Jug. Ajo këndohet kryesisht nga gra të qytetit të Gjirokastrës, burra të fshatit Dukat të Vlorës, por edhe tek Arbëreshët e Kalabrisë (Itali), ku ka një përhapje dhe një përdorim të gjerë edhe sot e kësaj dite”. Iso-polifonia katërzërëshe konstatohet vetëm në folklorin muzikor lab. Kjo formë reflekton të njëjtat tipare si trezërëshi, por me një zë plus, “hedhësi”. “Ky zë është karakteristik për këngët polifonike të Gjirokastrës, të bregdetit dhe Himarës, ato të njohura përmes interpretimeve të grupit polifonik të Xhevat Avdalli…
[9]Po kështu edhe qyteti i Himarës
nuk ka asnjë këngë për udhëheqësin dhe udhëheqjen e shtetit monist duke qëndruar
jo rastësisht te këngët e Neço Mukos .
[10] Xhevat Avdalli:dt lindje
06.05.1908 dt vdekjes 18.12.1992. Ishte korifeu i këngës gjirokastrite të
“Grupit të Pleqve” që përbëhej nga Xhevat Avdalli (1910-1992)-marrës,
Nustret Çarcani, Javer Erindi (1915) dhe Tolo Njocko (1914-) –kthyesa,
Skënder Tushe (1`917-)-hedhës, si dhe iso e përbërë nga Jonuz
Shehu, Demo Çenko, Haseni Kore, Beadin Dobi, Kamber Dudumi, Seit Rondo, Reuf
Jaupi (1923) Vehip Çarcani, Resul Hoxha dhe Braho Çoçoli. Nga duart e këtij
këngëtari virtuoz u ngrit flamuri i Festivalit të parë FFK në vitin 1968.
[11] Xhevat Avdalli pati një vdekje
tragjike për hir të dashurisë për këngën. V.Tole.
[12] Vaso Tole: “Kënga isopolifonike
e qytetit të Gjirokastrës zhvillon dhe shfaqet në gjithë Labërinë. Ndryshe nga
qytetet e tjera, muzika popullore qytetare gjirokastrite nuk pranon futjen e
veglave muzikore, traditë që vazhdon edhe sot”.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512