“Honestra”:
kulturologji e linguistikë kundër fragmentarizmit
Nga Fatmir
Terziu
Studimi, apo sprova
“Honestra e këngës himariote” (sprovë) (MILOSAO, 2018) e autorit tashmë të
mirënjohur jo vetëm në Jug të Shqipërisë, por edhe më gjerë, Timo Mërkuri,
është formuluar në dekadat e fundit kundër qasjeve tradicionale në mendimin dhe
dukuritë e këngës himariote duke u fokusuar ekskluzivisht në tërësinë e
memorjes kolektive, asaj që vjen nga ndjesitë kulturore, komunikimet dhe
gjuhë-marje-dhëniet, si një model shpjegues. Diskutimet e tjera teorike lidhen
me përparimin e fundit në kërkimin e plotë e të detajuar shkencërisht të këngës
himariote, që ofron një perceptim më të gjerë të problemeve të trajtuara e të
diskutuara më parë e më gjerë nga rrjete të tjera studimesh, kërkimesh
shkencore dhe atyre me thelb përmirësimin e të gjeturave në këtë lëmi.
Kulturologjia dhe
sociologjia, po aq dhe gjuhësia e kontaktit në veçanti me kërkimin dhe prurjen
e detajuar në vite kanë hapur horizonte të reja për interpretimin e këngës
himariote. Vitaliteti etnokulturologjik është një parametër i ri, i zhvilluar
kohët e fundit dhe diskutuar në socio-kulturistikë për të karakterizuar forcat
e ndryshme mbijetuese dhe teknikat e këngëve të endacakuara në situata të
rrezikshme. Në këtë drejtim, fati i këngëve të Himarës dhe gjuhës të përshkruar
jo pak herë nga Eqrem Çabej duket se është disi një arsye më shumë që e ka
detyruar autorin të shkoj më thellë. Është një enigmë pse një idiomë misteri
mbijetoi në krahinën e mjaft-zëshme në këtë lëmi dhe vetëm të pushtuar pak kohë
nga ryma të ndryshme, por që humbi pozicionin e saj si enigmë e fortë në
perëndim në bregdetin e saj, ku kontaktet me botën në tërësi dhe me atë fqinje
e neo-latine nuk u ndërprenë asnjëherë.
Sqarim
i sprovës
Para diskutimit të
kontributit thelbësor të tërësisë së ndërhyrjes së Timo Mërkurit tek “Honestra
e këngës himariote” (sprovë), duket se kërkohet një tejsqarim i shkurtër i asaj
që autori na jep me një prejardhje të fjalës nga përbërësia e gjuhës së
fqinjit, me një lidhje të zanafilljes së ujit të pastër që buron nga
grumbullesa e ujërave të ardhur nga “qielli” në një arsye të përgjithshme rreth
situatës aktuale të disiplinës përkatëse.
Kulturologjia, shkenca
linguistike, po aq dhe sociologjia përfaqësojnë një fushë të rëndësishme jo
vetëm të kontakteve socialogjike, kulturologjike, gjuhësore, apo dhe vetë
këngës, e cila për një kohë të gjatë ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve,
që në të shumtën e rasteve autori na i jep me të dhëna të sakta, burime të
mirëkërkuara, shpjegime sprove, madje shkon dhe në gjetje më të reja.
Në fund të shekullit të
20-të, kjo zonë përsëri u bë fokusi i politikave të ndryshme dhe një fushë
beteje për opinione dhe poltika të ndryshme siç kishte qenë në shekullin e
19-të, apo dhe më herët. Ringjallja e paragjykimeve të vjetra për
kulturologjinë e Himarës, siç tregoi gjetja e mirëfilltë e Mërkurit me këto
fakte mjaft domethënëse: “Himarjotët rrjedhin nga nënfisi i Keraunëve, duke
marrë për emër nënfisi emrin e vargmalit Akrokeraune. Sipas Eqrem Çabejt,
keraunos kishte kuptimin perëndi e bubullimës dhe e vetëtimës” (Fq. 4). Për
këtë autori i kësaj sprove na sjell këtë fakt që buron nga Virgjili:
“Edhe
i biem detit aty pranë Keraunes
Duke na sjellë në
vëmendje shek. I pas Krishtit, me atë që Virgjili shkruan te Eneida (libri I
III) për momentin kur Enea, pas qëndrimit në Butrint, duhet të marrë rrugën
drejt perëndimit, kuptojmë qartë atë që sjell autori në syrin tonë dhe të lexuesit.
Detajet
e autorit
Duke filluar me këto
emra, natyrisht kuptojmë jo vetëm seriozitetin e kësaj pune të madhe të këtij
autori, por është kryesisht e rëndësishme jo vetëm ajo që dimë për emrat e
tyre, me të cilët dega në zhvillim e dijes është e lidhur, emërtimi i tij
përfundimtar që rrjedh nga puna themelore e disa të tjerëve, Moikom Zeqos,
Irena Gjonit, Artur Vrekaj etj., të përcaktojë qartë se këngët e Himarës janë
vërtet ajo që ndodh me këngën popullore.
Autori na qas
shpjegimin e tij të thellë: “Honestra e këngës grumbullon në nënvetëdijen tonë
ngjarje, përvoja,
përjetime momentale, luftëra, akte individuale ose kolektive të cilat janë
“shiu”, “uji” i të cilit depërton në tokë e mbush honesterën, ku pas
“filtrimit” prej tij precipiton e zakonëshmia në haresë dhe mbetet esencialja,
që rrjedh si ujët e burimit, nëpër këngë. Ne njohim këngëtarin autor, atë që e
këndon i pari dhe nuk na shkon mendja se ai është thjeshtë “gryka e burimit”,
shkëmbi që u ça nga dhimbja a nga malli dhe nëpër të “çarën e shpirtit” të të
cilit buroi kënga. Kësaj ligjësie i nënshtrohet kënga himarjote”. Këtu
pikërisht duket se lind “interesi”.
Interesi në këtë
çështje bazohet në disa ngjashmëri strukturore në burimtarinë e këngëve. Kjo
burimtari kurrë nuk ka lënë banorët e saj krejtësisht të pakënaqur, por ka
pasur një ndryshim të plotë të theksit në dekadat e fundit, në atë theks ku
sprova e Mërkurit merr kthesën e duhur, në kohën dhe vendin e duhur.
Koncepti i parë teorik
për shpjegimin e karakteristikave, që dikur pretendonte ndikimin e një
substrati të dallueshëm, i cili dukej se ofronte një përgjigje të kënaqshme për
çështjen e origjinës së elementeve të veçanta të shprehive të këngëve, tashmë
ka shtratin e vet tek “Honestra e këngës himariote”, me një arsye më të madhe besimi
dhe me një sërë faktorësh që e mbajnë gjallë besimin. Në vetvete kjo është një
substratë që duhet konsideruar si pikënisje për krijimin e një baze të gjerë
diskutimesh të mëtejshme, e pse të krijimit të një zone të gjerë interesi në të
gjitha fushat që lidhen dhe burojnë nga kënga himariote dhe më vonë e gjitha
kjo të mbizotërojë debatin mbi diskriminim shkencor.
Sidoqoftë, edhe shumë
kohë më parë, kritikat kanë qenë të stisura për përdorimin e substratit si një
shpjegim adekuat për të gjitha tiparet e përbashkëta në kulturologjinë e zonës,
sepse, siç formulohej, në këtë rast x zëvendësohet me y, dmth kryesisht i
panjohur nga një tjetër, të jepte qartë arsyen se interesi ishte gjetkë.
Arsyet
emergjente
Në të njëjtën kohë,
mjaft të tjerë, përfshirë dhe autorin e kësaj sprove, tregohet qartë edhe sot,
pasi lexojmë gjetjet e Timos, ka pasur gjithashtu arsye emergjente për të prurë
argumente të tjera dhe më bindëse për të sqaruar origjinën e këngëve himariote
dhe për të dhënë mesazhe të qarta për të gjithë ata që mendonin se i kishin
gjetur në një superstratum ose adstratum, kryesisht grek dhe latin, të cilat
duket se kishin shkaktuar apo të paktën ndikuar në zhvillimin e kulturalizimit
të zonës. Ky argumentim bazohet në dominimin e gjatë dhe të madh kulturor të
disa gjuhëve në Evropën Juglindore.
Emblema romake në
veçanti për disa shekuj mbulonte pjesët kryesore të Ballkanit, dhe latinishtja
që nga fillimi ishte gjuha e administratës dhe e ushtrisë në territoret e reja
të okupuara. Pas romanizimit të gjerë të popullsisë lokale, ajo vazhdoi të
përmbushë funksionin e një gjuhe amtare. Së bashku me greqinë u bë gjuha e
kulturës, fesë dhe teologjisë (e fundit që nga fillimi). Fiset të shumta,
sikurse e dimë, u konvertuan dhe u akultuan kryesisht nga Bizanti.
Së fundi, dyshime më të
mëdha janë formuluar në dekadat e fundit kundër qasjeve tradicionale në
kulturologjinë e zonës duke u përqendruar vetëm në një model shpjegues. Teoriku
i ri dhe studimi i hollësishëm i imazhit të këngës himariote në opinionin publik,
madje edhe në rrethet akademike në botën shqiptare e më gjerë, natyrisht që e
kërkonte këtë indicie për të trazuar më shumë brenda vetë “honestrës”.
Lekë
Matrënga dhe kultura tradicionale
Në fakt, futja në diskutim me fakte
të ndryshme, të tilla poezia e parë në gjuhën shqipe (Këngë e përshpirtëshme) e
shkruar nga himarioti Lekë Matrënga, na jep qartë tërë sprovën që mbetet një
provë e qartë. Ja si shkruan për këtë autori: “Këngë e përshpirtëshme” e
shkruar në vitin 1592 me tekstin e përshtatur në shqipen e sotme:
“Këngë e përshpirtëshme
Gjithëve
thëres ,kush do ndëlesë,
“Të dal shpesh se ma
kish ënda/ Se keshëm një gjak në rrëmba/Po nuk gjen më njeri brënda/ Matrënga o
Matrënga / Me perivole të rënda/Lënë djerr e bërë gjëmba…”
Për këtë deri në
derivatin e plotë të saj, vetë autori bën qartësimin apriori: “Por njohuritë
faktike për to janë shumë fragmentare dhe për këtë arsye argumentimi, i cili
nuk ka material adekuat dhe bindës gjuhësor, mbetet i pakënaqshëm”.
Ky adekuatizëm i bazuar
tek fragmentarizmi nuk është shpikur as prezantuar vetëm nga Mërkuri, dhe kjo
nuk mbetet vetëm “barrë” e tij. Ajo vjen vetvetiu dhe natyrshëm flet se buron
ashtu sikurse realitetit i këngës himariote nga një traditë shumë më e vjetër,
sidomos në kulturologji e linguistikë.
Të gjithë debatet dhe
problemet e këngës himarjote, shumë kush duhet ta kuptojë se është vështirë të
konkludohet në një parim, në një studim, apo dhe në një sprovë, sado e avancuar
që të jetë ajo. Një aspekt i veçantë në këtë kontekst na duket shumë i
çuditshëm. Ne kemi një kështjellë kulturologjike në Himarë, një pjesë e gjallë
mes memorjes kulturore të këngëve.
Nga ana tjetër, bregu i
saj, në afërsi të kulturave të ndryshme, u bë pothuajse tërësisht unik dhe foli
shqip qartë dhe pastër, ashtu sikurse shfaqi e shpalosi këngën në gëzim, po aq
dhe në hidhërim e dhimbje.
Përfundim
Ky pekuliaritet që
është vërejtur mjeshtërisht nga Timo Mërkuri, me “Honestra e këngës himariote”
(sprovë) (MILOSAO, 2018), tregon vërtet se meriton respekt, vlerësim, analizë
të thellë dhe angazhim për të vazhduar më tej këtë nsimë të madhe e të
domosdoshme. Pra, nuk është thjesht një sprovë, por “Honestra…” është
kulturologji e linguistikë e domosdoshme kundër fragmentarizmit.
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512