''SILFIDA“, DISKURSI
AESTETIK PËR SARANDËN
Nga Timo Mërkuri
I - Poezia më e
re e Fatmir Terziut “Silfida’ lexohet e përjetohet jo nëpërmjet
fjalëve të shkruara në vargje, por nëpërmjet imazheve që ajo shfaq në lexim, aq
sa hamendëson se je duke parë një ekspozitë pikturash moderniste, ose një
mirazh që shfaq disa pamje, madje në një lëvizje të ngadalëshme me sekuenca
kohore sa leximi i vargjeve të poezisë. Sigurisht që në kontekstin poetik, Silfida
si një shpirt ajri, një qenie imagjinare pa shpirt, ka një qasje me mirazhin poetik në poezi. Koncepti i Silfidës
si një qenie e padukshme, por që përfaqëson bukurinë e fshehur dhe një lloj
misteri, mund të konsiderohet si një element që poeti e përdor për të shprehur
emocione të thella të tij, një dashuri, apo mall të thellë dhe me atë krijon
një atmosferë të veçantë në poezi.
Silfida, kjo krijesë mitike me origjinë nga alkimia e shekullit të 16-të është
personifikimi i ajrit. Në bazë të tij, një Silfidë përkufizohet edhe si një
zanë. Thuhet se silfidet marrin shumë forma, duke përfshirë format e reve dhe
format e dritës. Për shkak të mitologjisë së tyre të pasur dhe formave që
ndezin imagjinatën, silfidet janë shfaqur në rituale, tradita dhe objekte
kulturore, që nga poemat e famshme deri tek baleti.
Përdorimi i figurës së Silfidës, në këtë rast, si një qenie pa shpirt, që
në esencë është e pamatë, por e ndjeshme dhe e lidhur me bukurinë e natyrës apo
mjedisit, mbetet një lloj metafore
me të cilën poeti shpreh ndjenjat ndaj diskursit të fshehur në atmosin që
rrethon jetën tonë. Një përdorim i tillë poetik i Silfidës në poezi natyrshëm simbolizon ndjenjat e thella të
ndjeshmërisë, të lidhjes së thellë emocionale me mjedisin, apo dhe vetë natyrën,
duke e shtrirë diskursin në atë që përcakton thellësisht gjeografia dhe tërësia
në lidhjen e saj.
Në këtë kontekst, Silfida mund të përfaqësojë edhe mrekullinë që gjen a
ndjen poeti në botën rreth tij, ndërkohë që ajo është e padukshme, e pa
prekshme, e fshehur, por shumë e ndjeshme. Nëpërmjet kësaj qasjeje poetike, Silfida
shfaqet si një mjet për të shprehur mirazhin e thellë poetik të autorit,
ndjenjat dhe perceptimet e tij të thella për bukurinë dhe misterin e botës që e
rrethon. Ndërsa konteksti, që poeti përdor Silfidën, arsyetohet me faktin, se
Terziu e do qytetin e Sarndës, ka mall për miqtë e tij në këtë qytet si dhe
bukuritë frymëzuese të tij, madje këtë e ka dëshmuar me një seri krijimesh, por
tashmë ai ka disa vite që s’ka ardhur dhe malli e gëryen si një diçka pa
shpirt, duke i shkaktuar dhimbje e pagjumësi të vazhdueshme. Saranda është një
poezi, është një muzikë, që luhet mbi tastierat e valëve, ajo është një shpirt
që e ndjen mes vargut se të afrohet me frymën e jugës, e ndjen por nuk e prek.
Saranda është pikë referimi, Saranda është kuotë krahasimi, është një ëndërr e
përjetuar në vargun e poetit. Saranda është një dashuri që të le në shpirt një
brengë e një mall të pamatë. Kështu e përjeton Sarandën dhe Fatmir Terziu dhe këtë
e kemi parë dhe ndjerë te një seri studimesh, shkrimesh, analizash letrare,
poezish dhe tregimesh për qytetin, rrethinat dhe njerëzit e kësaj ane. Edhe vëllimi
i fundit poetic i tij “Dashuri Jugu” mbetet një diskurs më vete në
këtë pikë.
Një shprehje poetike e silfidës si një simbol i dashurisë së thellë për
Sarandën është e këndëshme në aspektin emocional të poetit, pse silfida mund të
shprehë dëshirën e poetit për të qëndruar, për të ndjekur lidhjet emocionale
dhe për të rikrijuar emocionet e pashmangshme për qytetin dhe miqtë e tij.
Në këtë mënyrë, Silfida si një simbol
poetik i mallit të etur poetik për Sarandën paraqet një lloj dashurie të
thellë emocionale dhe lidhjen e thellë që poeti ka me këtë qytet. Etja për një
vend, për një kohë të kaluar, apo për një përvojë të veçantë, shpesh shfaqet në
vargje nëpërmjet figurave të tilla poetike, siç është Silfida në këtë rast, ku kjo
etje poetike shfaqet si një një përvojë shpirtërore, një dëshirë e thellë për
të qëndruar, ose për të rikrijuar emocionet e një kohë të kaluar të paharueshme
dhe mbresëlënëse për poetin, duke i bërë ato momente jetike dhe të përjetueshme
përsëri përmes poezisë. Në këtë kuptim, etja poetike dhe lidhja emocionale e
poetit për Sarandën i shfaqet si një mirazh poetik përmes Silfidës mitike në
vargjet e poetit, atje larg në Londër, ku ai punon, zgjeron kërkimet shkencore
dhe vlerat letrare, dhe jeton familjarish prej vitesh.
E parë në këtë kontekst, Silfida, si
simbol poetik, përfaqëson dritën, që vjen nga ajri, dhe që zgjon dëshirën e
thellë të Terziut për të ardhur e qëndruar
dhe për të përjetuar përsëri bukurinë dhe emocionet, që qyteti i Sarandës ka
lënë në shpirtin e tij, duke e bërë atë të ndiejë se është pjesë e tij edhe në distancën
gjeografike, duke e shndëruar në këtë mënyrë poezinë, si një spirancë, që e
mban të ankoruar poetin te qyteti ynë, te Joni dhe bukuritë e sfidat e tij.
Poezia perceptohet si një përjetim i emocioneve dhe ndjenjave të autorit ndaj
natyrës dhe bukurisë, duke përdorur imazhe të pasura dhe metafora për të
komunikuar një lloj mrekullie që shpeshkalohet nëpërmjet perceptimit të
zakonshëm. Kjo mund të konsiderohet si një poezi
simbolike, po aq dhe metaforike dhe diskursive, që percepton
bukurinë e fshehur tek miti, por dhe në mjediset më të thjeshta dhe ato të
njohura e të panjohura, që ende syri i njeriut i kap dhe i emeton si pjesë të
asaj që forcon vetë lidhjen me mitin.
II - Poezia "Silfida" e Terziut shfaq një larmi
elementësh artistikë, linguistikë, poetikë, që interpretohen në mënyra të
ndryshme. Le të hedhim një vështrim më të hollësishëm për të zbuluar disa prej
tyre.
Në fillim, poezia është e mbushur me elementë të natyrës, ku përdor imazhe të detit, diellit, dhe pamjeve
natyrore për të krijuar një atmosferë të bukur dhe të frymëzuar, përshembull,
imazhi "Vinte dallga e parë e agut
të mëngjesit" përshkruan fillimin e një dite të re, me një atmosferë
të freskët dhe të pastër. Vargjet: "shkumëzohej
balli si barku i furrës" shfaq një lloj lëvizjeje në det që ngjason me
një lëvizje të vështirë për të përshkruar, si një interpretim i emocioneve të
thella, madje të duket, se po dëgjon edhe aromën e thekët të ushqesës hibride
natyrore duke bërë muzikën e dallgëve në breg një ushqim melosi dhe shpirti në
një lidhje të pashmangshme, ndërsa vargu: "Retë mbanin veten të mbërthyer me karficë" është një imazh që
shfaq një pamje të mbyllur, si një ndjenjë e kufizimit të lutjes për një qyet
dhe një hapësirë bregdetare me diell, apo një perceptim i kufizimit të rënies,
gravitetit dhe shtrydhjes metaforike të reve, dhe të ndonjë lloj perceptimi, që
tejçon në lidhjen jetë, dashuri dhe ambient jetik. Imazhi "Mbi dallgë u zbraz një qiell i tërë, / si
qumësht i bardhë" shfaq një lloj drite, ngrohtësie, paqeje dhe lirie,
duke lidhur detin me një pamje që shtrihet pafundësisht dhe që mban qetësisht
dhe paqësisht në gji atë që kërkon vetë jetikja.
Në këtë poezi ka përdorim të metaforave për të shfaqur gjendjen
emocionale dhe për të paraqitur një lloj bukurie të fshehur në çastet e
zakonshme. Psh., "dihamës në Qafë
Gjashtë - jo komod / shkumëzohej balli si barku i furrës" është një
përshkrim i detajuar dhe metaforik i
një pamjeje, ku përdoren elemente të përbashkëta natyrore për të krijuar një imazh poetik. Vargu: "një vajzë, / me hijen e lënë pas në Finiq, /
hyri sikurse hyn vetëm një zanë, / të pikturohej mes bardhësisë lakuriq" mund të interpretohet si një hyrje në një
gjendje të re, duke lënë pas diçka të vjetër nga vetja dhe duke përjetuar një
transformim emocional. Citimi i “zanës”
ta bën të afërt me vetë kuptimin që mbart miti në lidhjen me vetë momentin.
Përdorimi i "Silfidës" si një entitet i padukshëm, por i
bukurisë, është një simbol: "Thoja në Sarandë edhe sytë bëjnë magji / që
të shfaqet në ato anë Silfida." simbolizon një lloj bukurie të fshehur,
që mund të perceptohet në mënyra të ndryshme. Vargu "Dea, në gjirin e saj pinte cicë, / Pulëbardhat hynin e dilnin e sillnin
dritë" ku drita simbolizon një lloj shprese, një kuptim të ngrohtësisë
dhe forcës që vjen nga brenda. Po ashtu vargu: "Syri si sy…Të dy sytë ngrinin aty. / Shijonin këtë mrekulli që e sillte
drita" shfaq një perceptim të
thellë të bukurisë që mund të kuptohet vetëm nëpërmjet kujdesit dhe vëmendjes
së veçantë.
Në këtë këndvështrim arrijmë në përfundimin se poezia “Silfida”
e poetit Terziu është një poezi që ka gërshetuar elementët simbolikë, metaforikë, diskursivë dhe po aq imazhistë, për perceptimin e bukurisë së fshehur, një lloj magjie që
egziston në jetën dhe ambientin përreth, parë me syrin e mallit shpirtëror të
poetit si dhe mund të jetë një thirrje për të qenë më të ndjeshëm ndaj bukurisë
së fshehur që rrethon botën tonë dhe për të kuptuar se çdo moment mund të jetë
i mahnitshëm në mënyra të ndryshme, duke sjellë një perspektivë të re dhe më të
thellë për të kuptuar këtë bukuri dhe mrekulli.
III - Poezia e Terziut që ka si subjekt
bukuritë e Sarandës, sigurisht që përfaqëson një lloj risie të re të lidhjes diskursive mes mitit dhe dëshirës, bukurisë
dhe estetikës, formës dhe strukturës, hapësirës, kohës dhe vendit, si një shërbim
për brezat, dhe për momentet ku e kaluara mund të nënkuptoj shumë gjëra edhe përmes
poezisë. Pra, lexuesi i lirë në mendimin e tij, mund vetvetiu të kujtojë e të
përjetojë përsëri emocionet dhe bukurinë e qytetit, edhe në perceptimin e vetë,
të cilit i vjen në ndihmë vetë vargu i bardhë.
Pavarësisht distancës fizike, lidhjet emocionale dhe sentimentet, që kanë
lindur gjatë vizitave të mëparshme në Sarandë janë ende të pranishme në mendjen
dhe shpirtin e poetit, ndaj dhe kjo poezi është një provë e gjallë e lidhjeve
shpirtërore të tij. Në këtë kontekst mund të themi lirshëm, sipas konceptimit
tonë, se kjo poezi është e dedikuar për një
aestetikë të Sarandës, si një risi e re me të cilën mund të sedërtohet një
mënyrë për të mbajtur lidhjen me atë qytet, për të ndjekur ato emocione dhe për
të shprehur përmes vargjeve ndjesitë që i ka përjetuar gjithkush, sikurse vetë
poeti atje. Edhe pse i larguar fizikisht, lidhja emocionale e gjithkujt që
lexon këtë poezi, mund të mbetet e fortë dhe të vazhdojë të influencojë mënyrën
se si poeti dhe lexuesi e gjejnë dhe e shprehin vetveten në poezi. Sigurisht,
ndryshimi i kushteve dhe largësia fizike mund të ndikojë në mënyrën se si
përjetojnë emocionet dhe lidhjet me një vend të caktuar. Megjithatë, një pjesë
e rëndësishme e poezisë është aftësia për të evokuar emocione dhe kujtime, duke
e lejuar poetin të kthehet në ato momente të këndshme dhe të vazhdojë të
shprehë ndjesitë e tyre përmes vargjeve.
Pikëpamja e një poeti ndaj një qyteti të caktuar, si Saranda në këtë rast,
ndryshon me kalimin e kohës dhe distancën fizike, megjithëse, ndikimi i një
qyteti të tillë në krijimtarinë e një artisti nuk zhduket me tërësi. Në këtë
kontekst, përshkrimi i bukurive të Sarandës në poezinë e Fatmir Terziut
mund të konsiderohet si një lloj urimi apo kujtimi i një periudhe të bukur në
jetën e tij. Edhe pse distanca e ka ndërprerë vizitat në qytetin e Sarandës,
këto vargje dhe kujtimet nëpërmjet tyre mbeten si një lidhje me të kaluarën. Një
poet mund të përdorë poezinë për të ruajtur dhe për të rikujtuar momente të
rëndësishme dhe emocionet që i ka përjetuar në ato vende. Në këtë mënyrë,
poezia shërben si një mënyrë për të krijuar një lidhje të vazhdueshme me një
qytet, edhe pse ai mund të jetë larg fizikisht.
Nëse poeti ka pasur mardhënie të mira me shoqërinë e poetëve në Sarandë,
poezia e tij mund të përfaqësojë një lloj respekti, dashurie dhe kujtesë për
këtë bashkësi të rëndësishme kreative. Nëpërmjet vargjeve, ai mund të dëshirojë
të përshëndesë dhe të mbajë lidhjen me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të
artit, edhe në kohëra të largëta. Në fakt, disa prej nesh krijuesve të qytetit
të Sarandës, miq të Terziut për një periudhë jo të vogël kohore e shumë aktive
në krijimtari, emocionuese në miqësi jo vetëm këtë poezi, por disa prej
krijimeve të tij i kemi parë si një lloj përshëndetjeje apo si një lloj pranie
e tij në aktivitetet tona. Dihet që për poetët, shkrimi i poezisë është shpesh
një mënyrë për të shprehur ndjenjat, emocionet, dhe për të rikrijuar kujtimet
që kanë një rëndësi të veçantë në jetën e tyre, pavarësisht largësisë fizike
apo kohës që ka kaluar. Nëpërmjet poezisë, ata mund të vazhdojnë të shprehin lidhjen e tyre me një vend të
caktuar dhe me njerëzit që kanë pasur një impakt të rëndësishëm në jetën e tyre
krijuese.
Përdorimi i konceptit të "silfidës" në poezinë për Sarandën mund
të përfaqësojë një lloj simbolike të bukurisë së padukshme, të fshehur, që poeti e ka përjetuar në këtë
qytet, por që e gjen edhe në mjediset e largëta të Londrës, ku ai jeton
aktualisht. Silfida, si një shpirt ajri në kontekstin e poezisë, mund të jetë
një simbol i bukurisë së fshehur, e cila mund të shfaqet në mënyra të ndryshme
në mjediset e ndryshme. Poeti mund të përjetonë kujtime të bukurive të Sarandës
dhe shpirtin e saj të pashmangshëm në mjedisin e qytetit të Londrës. Kjo mund
të jetë një mënyrë për të transmetuar një ide se bukuria e një vëndi nuk është
e kufizuar në kohë apo hapësirë, por mund të ndikojë në perceptimet dhe
emocionet e një personi edhe larg atij vendi. Kështu, "Silfida" mund
të jetë si një imazh i mahnitshëm dhe i përjetshëm që i shfaqet poetit, edhe në
mjediset e tjera larg Sarandës, duke simbolizuar një lloj bukurie universale, që mbetet e njëjtë, pavarësisht vendndodhjes së
personit. Pra, përdorimi i "silfidës" në poezinë për Sarandën mund të
shprehë një lloj lidhjeje emocionale me atë qytet dhe një mbijetesë të emocioneve të bukurisë që e ka përjetuar atje,
edhe në kontekstin e jetës së tij në Londër.
''Silfida“ duhet parë dhe si një simbol i dashurisë
shpirtërore që autorit i frymëzon bukuria e qytetit të Sarandës, ku përmes
këtij simbolizmi, poeti shpreh ndjenjat e tij për lidhjen me bukurinë dhe shpirtin
e qytetit të Sarandës. Kjo lidhje emocionale është e tillë sa që edhe largësia
fizike nuk e zbehë atë. "Silfida" si një simbol i kësaj
dashurie shpirtërore mund të jetë një mënyrë për të kujtuar dhe për të
përjetuar përsëri bukurinë dhe emocionet e atyre momenteve të këndshme në
Sarandë, dhe për të mbajtur lidhjen me to, edhe pse autori mund të jetë larguar
fizikisht prej tyrë, siç thamë më sipër, ndaj dhe përdorimi i një personifikimi të tillë poetik për të
përshkruar një lidhje të thellë emocionale me një qytet është një mënyrë e
mrekullueshme për të shprehur një lloj dashurie për një mjedis shoqëror e natyror apo për një eksperiencë të veçantë që ka
lënë shenja të forta në shpirtin e autorit.
IV - Shpesh një analizë psikologjike
e një poezie mund të ofrojë një përceptim të thellë në shpirtin dhe mendjen e
poetit, duke u fokusuar në emocionet, përjetimet dhe lidhjet që përcillen në
vargje. Poezia "Silfida" e Fatmir Terziut ka një natyrë shumë
emocionale dhe është e ngarkuar me ndjenja të thella. Analiza psikologjike e
kësaj poezie mund të fokusohet në disa aspekte:
Poeti transmeton një ndjenjë të fortë nostalgjie
dhe një dëshirë për të kujtuar momentet e kaluara në Sarandë, ku nostalgjia
është një emocion i rëndësishëm që shfaqet përmes kësaj poezie, duke sjellë në
vëmendje kujtimet dhe emocionet e periudhës së kaluar.
Analiza psikologjike mund të adresojë dëshirën e poetit për të mbajtur lidhjen me një vend apo një
grup të veçantë dhe për të rikrijuar emocionet dhe lidhjet që ai ka pasur atje.
Lidhjet emocionale me një vend të caktuar mund të ndikojnë thellë në mendje dhe shpirt, dhe kjo poezi është
një mënyrë për të shprehur këtë lidhje.
Poezia transmeton ndjenja të forta si admirim për bukurinë, ndjesi të
fshehura si nostalgjia, dhe ndjenja të lidhjes emocionale dhe kjo analizë
psikolopgjike mund të identifikojë
mënyrën se si këto emocione shfaqen në vargje dhe si ato ndikojnë në mendjet
dhe shpirtin e lexuesve.
Analiza e poezisë ve në dukje dëshirën e poetit për të shprehur admirimin e
tij për bukurinë dhe për të shpërndarë këtë admirim me publikun, ku admimi për
bukurinë e një vendi është një emocion i fortë dhe shpesh ka një ndikim të
thellë në perceptimin tonë për botën rreth nesh. Shihet se poezia
"Silfida" shpreh një lloj lirizmi të thellë emocional dhe një lidhje
të fortë me bukurinë, analiza psikologjike e saj mund të ofrojë një përceptim
të thellë në ndjenjat, emocionet dhe perceptimet e poetit, duke ndihmuar
lexuesit të kuptojnë lidhjen e thellë dhe të ndjenjave që shfaqen në vargje.
V - Poezia "Silfida" e Fatmir Terziut është një poezi
moderne, si shumica e krijimeve të tij poetike të këtyre viteve të fundit,
madje ajo është poezi e një kuote të lartë europiane, e cila shfaq disa element
të rëndësishëm moderniteti:
Poezia është metaforike dhe simbolike me elemente imazhistë, si e tillë
reflekton botës së brendëshme të autorit, ndjenjat dhe emocionet e tij.
Ajo shfaqet si një mozaik i imazheve dhe ndjenjave, ku përdorimi i
elementëve të shumëllojshëm, si bukuria e natyrës, nostalgjia, dhe ndjenjat e
dashurisë për qytetin, shpërndahen në vargje e skena të ndryshme, duke sjellë
një kompleksitet dhe sasi të lartë të informacionit.
Përdorimi i përshkrimeve të thella dhe të detajuara e bën poezinë të shfaqë
imazhe të mahnitshme si "shkumëzimi
i ballit si barku i furrës" dhe "mbi det në të bardhë, pikturonte bukurinë e Sarandës" japin
një vizualitet dhe impakt të fortë lexuesve.
Silfida si një shpirt ajri i përdorur në poezi është një simbol poetik që
përfaqëson bukurinë e padukshme dhe emocionet e fshehura, ku përdorimi i
simboleve dhe metaforave për të shprehur ndjenjat e thella është një
karakteristikë e theksuar e modernitetit poetik.
Autori shfaq një vështrim të personalizuar dhe subjektiv ndaj qytetit të
Sarandës. Përdorimi i përshkrimeve të ndjesive personale dhe ndjenjave të
poetit e bën poezinë të reflektojë perspektivën e tij të vetë.
Poezia është e lirë nga kufizimet e rimave dhe vargjeve të rregullta dhe kështu
ajo ka hapësirë të gjerë shprehjeje e kuptimshmërie.
Këto elemente të modernitetit poetik janë thelbësore në përdorimin e
teknikave të ndryshme, simboleve, dhe subjektivitetit për të shprehur ndjenjat
dhe për të përcjellë një përvojë poetike të pasur në mënyrë të ngjashme me
praktikat moderne të poezisë.
Theksojmë se
kohët e fundit poeti, Fatmir Terziu, ka sjellur në poezinë shqipe një sërë poezish moderne, të cilat shfaqen si
një shkollë bashkëkohore e poezisë, studimi i strukturës artistike të së cilave
është hapja e një porte për të hyrë në botën magjike të modernitetit poetik. Vetë
poezia „Silfida“ bëhet kështu një diskurs aestetik i munguar për
Sarandën.
Sarandë, më 25 nëntor 2023
Silfida
Nga Fatmir Terziu
Vinte dallga e parë e agut të
mëngjesit. Jod
tretej në platmen e zbuluar nga
rrezet e diellit mbi Lëkurës
dihamës në Qafë Gjashtë - jo
komod
shkumëzohej balli si barku i
furrës,
deri poshtë
ngjyhej floku im me të turmës,
thinjosh,
syri im tej verandës,
mbi det në të bardhë,
pikturonte bukurinë e Sarandës.
Sakaq një vajzë,
me hijen e lënë pas në Finiq,
hyri sikurse hyn vetëm një zanë,
të pikturohej mes bardhësisë
lakuriq.
Remba sytë mbi shijen e kripur
mbi rërë
vetëm kaq,
mbi dallgë u zbraz një qiell i
tërë,
si qumësht i bardhë.
Retë mbanin veten të mbërthyer
me karficë
tutje vetëm fati e shihte se
ç'ndodhte në Butrint
Dea, në gjirin e saj pinte cicë,
Pulëbardhat hynin e dilnin e
sillnin dritë.
Syri si sy…Të dy sytë ngrinin
aty.
Shijonin këtë mrekulli që e
sillte drita
dhe thoja në Sarandë edhe sytë
bëjnë magji
që të shfaqet në ato anë
Silfida.
*********
Shënim sqarues: Silfid është
një shpirt ajri, një qenie imagjinare që banon në ajër dhe është e vdekshme,
por pa shpirt dhe që rrjedh nga veprat e shekullit të 16-të të Paracelsus, i
cili i përshkruan si qenie (të padukshme) të ajrit, elementët e tij të ajrit.
No comments:
Post a Comment