Timo
Mërkuri
KUR MENDOHET NATASHA LAKO
Qysh
te vargu i dytë i poezisë “Kur mendoj, kur mendoj, kur mendoj” i Natasha Lakos
m’u desh të ndalesha për shkak të qasjes së madhe të vargut “që në këngë nuk kanë hyrë ende
dritaret” me këngën himariote: “Dil në penxhere /të të shoh njëherë”, qasje që
më shfaqi dy imazhe paralelisht, te kënga himariote një dritare që duhej të hapej dhe në brendësi të një dhome
fshati, një vajzë që rrinte në këmbë me duar shtrënguar në gjoks, për mos
lejuar zemrën të fluturonte si zog, dhe te imazhi i poezisë ssë Lakos, një
dritare, për të cilën nuk është ngritur ende ndonjë këngë dhe për këtë shkak
(menteshat e saj) zënë myshk “duke pritur ty”. Qysh në këtë moment të krijohet
në shpirt një ndjenjë revoltimi dhe mendon se kësaj dritares së dytë i duhen
thyer xhamat, le të jetë shtëpia në mes të Korçës.Nuk m’u kujtua më kot kënga
“Moj Katina nina nina” e Neço Muko Himariotit pasi populli ynë në këngët e tij,
shtëpinë e vajzës e zbukuron në çdo element të saj, që nga porta: ”Moj porta me
llamarina”,” Dy thëllëza
mbi çati” madje ”Edhe gurët e sokakut /Për ty bëjnë isharet”, por në veçanti dritarja e shtëpisë,si pika më
delikate dhe më e pëlqyeshme në këngë përfiton vargjet më fine. “Dil njëherë në
penxhere/Të të shoh se cila je/ E vogël a e madhe” këndon popullt. Nuk është e
rastësishme që këto këngë, pavarësisht krahinave të ndryshme shprehin dëshirë
që vajza të dalë në penxhere dhe kështu, bashkë me vajzën hyn në këngë dhe
penxhereja, dritarja, pa përmendur këtu serenadat korçare kur djemtë këndonin
poshtë dritareve dhe asnjë prind nuk guxonte ti mbyllte ato. Ndaj natyrshëm na
lind pyetja: ç,është kjo shtëpi, dritaret e së cilës nuk kanë hyrë ende në
këngë dhe (menteshat) “që zënë myshk duke të pritur ty”?
Poetja nuk na thotë asgjë, ajo vazhdon me perdet e kaltëra.., me sirtarin e rënë
përmbys thua se vetëm bën një inventar e aq.
I-Te
kjo poezi natyrshëm lind pyetja: mos vallë kemi të bëjmë me një dashuri të
ndaluar, të penguar nga kodet zakonore? Do ishim plotësisht dakort me këtë
mendim po qe se do kishim ndonjë element ta përforconte sinjalin, qoftë hijen e
atit (patriarkal) nëpër shtëpi, një
jehonë kërcënimi, një qortim, qoftë dhe
nga nëna, një shenjë diku, vetëm një shenjë. Problemi qëndron se nuk e kemi një
shenjë të tillë, madje në disfavor të këtij interpretimi qëndron fakti se
gjithçka zhvillohet në heshtje, ku flasin vetëm ndjenjat, madje ne duhet të
theksojmë se kuptimshmëria e poezisë ndjehet vetëm në interpretimin e saj si
shprehje ndjenjash (të një vajze psh.)të heroit lirik.
Nga
mënyra se si “flasin”vargjet, si kuptohen imazhet, si shprehen ndjenjat në
vetmi, krijohet vizioni i një vetëveprimi individual të heroi(nës)t, krijohet
ndjesia se kemi të bëjmë me një erotizëm të fshehur. “Erotizëm i fshehur”, e shkruajta këtë frazë dhe nisa ta shoh si i
hutuar atë që shkrova. Në letërsinë shqipe askush nuk ka shkruar për erotizmin
e fshehur, përjetimin erotik të individit, madje kam përshtypjen se shumë
lexues nuk e dinë fare se çfarë është . Erotizmi është një koncept i gjerë që
lidhet me perceptimet, ndjenjat, sjelljet seksuale të individit, ai mund të
shihet si formë e shprehjes së seksualitetit, ndjenjave, fantazive dhe emocioneve
që lidhen me seksin në një kontekst të shëndetshëm. Erotizmi nuk është vetëm një çështje fizike, pasi
ai përfshin dhe dimensione emocionale, psikologjike dhe kulturore. Erotizmi i
fshehtë është një koncept psikoanalize,
që shpreh një aspekt të ndërgjegjshëm të seksualitetit , që është nën nivelin e
vetëdijes së një personi, por që ka ndikim në sjelljet dhe fantazitë seksuale.Fjordi,
themeluesi i psikoanalizës, konsiderohet si personi që paraqiti këtë koncept.
Ai sugjeron se njerëzit kanë impulset e tyre seksuale të fshehura, ndodh të
shkaktuara apo krijuara në fëmijëri, që mund të influencojnë sjelljet dhe
preferencat e tyre në të ardhmen. Erotizmi i fshehtë përfshin ëndrrat ,
fantazitë , dëshirat ose impulsivitetin e një personi që nuk është i vetëdijshëm
për ato ose nuk i pranon hapur. Këto janë ide dhe dëshira shumë të fshehta për
individin, mund të jenë të ndërlidhura
me përvojat e fëmijërisë, konfliktet emocionale etj.
Thashë
më sipër se në letërsinë shqipe askush nuk ka shkruar për këtë temë, të
shkruajë e para Natasha Lako, madje në formën e një poezie moderne kjo është më
shumë se guxim, më shumë se talent, kjo është kurajo intelektuale e një talenti
që arrin të shohë dritësimin e modernitetit përtejë kohës sonë. Sinqerisht që u
mendova aq shumë për ta shprehur këtë fakt, sepse nuk e di se si do ma presë
lexuesi, por fakti që lexuesi e përshëndeti këtë poezi do të thotë se unë nuk
kam shteg tjetër kalimi veç artit poetik të Natasha Lakos.
Poetja për këtë
erotizëm të fshehur flet me imazhin simbolik apo metaforik, pse ajo dritarja që
ende nuk ka hyrë në këngë, dhe (mentesha) e ndryshkur, perdja dhe sirtari
flasin me imazhin e tyre, madje flasin me një heshtje gjëmuese, që të vjen të
shkosh vetë e ta thyesh atë xham dritareje, ndoshta hyn në këngë krisma e
thyerjes. Se është shurdhuese kjo heshtje.
II-Por ne le të nisim
leximin e poezisë, me siguri ajo vetë do
tregojë më shumë se sa hamendësojmë ne: Natasha Lako e nis poezinë me theksimin
e frazën "Kur mendoj , kur mendoj, kur mendoj", një nisje disi
befasuese për një poezi modern, por kjo bëhet me synim për të krijuar një
atmosferë të përsëritjes dhe insistimit të thellë. Përdorimi i kësaj fraze
shërben si motor, që e çon lexuesin në një udhëtim shpirtëror, në mendimet dhe
ndjenjat e heroinës. Sqarojmë se përdorimi
i frazës "Kur mendoj, kur mendoj, kur mendoj" tre herë në poezi vlerësohet
një figure artistike e quajtur"përsëritje
e përqendruar" ose "përsëritje e rëndësishme", figurë që
përdoret në letërsi për të theksuar një ide, ndjenjë apo një temë të caktuar. Në
këtë rast, përsëritja e frazës "Kur mendoj, kur mendoj , kur mendoj"
përforcon rëndësinë e mendimeve dhe ndjenjave të heroinës dhe bën që lexuesi të
fokusohet te një ide apo ndjenjë të veçantë e saj, duke e theksuar atë, duke e
bërë të qartë rëndësinë e saj për heroinën,
e cila dëshmon angazhimin shpirtëror. Veç kësaj përdorimi i përsëritur i frazës “Kur mendoj” i jep poezisë një ritëm
dhe harmoni në strukturën e saj dhe e
bën më të përshtatshme për lexim dhe interpretim. Pra, përsëritja e frazës
është një mjet artistik i fuqishëm që ndihmon në krijimin e një ndjesie të
fortë për lexuesin.
Imazhi:
“që në këngë nuk kanë hyrë ende dritaret" jep një përshkrim poetik të një
hapësire të pazbuluar, të një momenti që ende nuk ka ardhur, një moment që ende
nuk është plotësuar. Dritaret mund të interpretohen si simbol i dritës së
diellit, të diellit që ndriçon dhe zbukuron dhe mos hyrja e tyre në këngë sugjeron
një pritje të ngarkuar me emocion, dëshirë, dhe pasiguri. Vargu "që në këngë nuk kanë
hyrë ende dritaret" përdor metaforën e "dritareve" për të
shfaqur hapësirën emocionale që ende nuk është shndërruar në këngë.
Imazhi
i myshkut te vargu: "që zënë myshk duke të pritur ty" përforcon ndjesinë palëvizshmërisë
së dritares, të errësirës së
dhomës, të mungesës së dritës, pasi
myshkja lidhet me një mjedis të mbyllur e të lagësht. Ndërkohë, fraza"
duke të pritur ty" sugjeron një shpresë apo pritje për diçka (ty) që do të
vijë, por sdimë se kur dhe se në çfarë forme.
Poetja
vazhdon të flasë me imazhe: " perdet e kaltra të rëna, thua prej supeve të
erës, dhe sirtari i kthyer përmbys, në imitim të njeriut" duke shfaqur peizazhe metaforike e simbolike
shprehëse të ndjenjave. Kështu, vargu: "dhe
perdet e kaltra të rëna, thua prej supeve të erës" shfaq një imazh vizual
të perdeve (poetja nuk harron të cilësojë ngjyrën e tyre) të kaltra që kanë
rënë. "Perdet e kaltra" interpretohen si simbol i melankolisë,
trishtimit ose vetmisë, ndërsa "supeve të erës" sugjeron një ndjenjë
hapësire të dëshirueshme, por rastësisht i përshtatet vetmisë dhe kombinimi i këtyre dy
elementëve krijon një imazh të zymtë, ku një ndjesi e errët po përshkon
atmosferën emocionale të poetes.
Te
imazhi "dhe sirtari i kthyer përmbys, në imitim të njeriut" shohim
një sirtar të kthyer përmbys në dysheme, i cili simbolizon një lloj kaosi ose zemërrimi
në caste vetmie, një tërheqje instiktive me forcë të sirtarit të komodinës që
ngjan me "Në imitim të njeriut”, imazh që shfaq imagjinimin e një njeriu
të rrëzuar në një dëshpërim të madh shpirtëror , dhe që përforcon idenë e një
bote të përmbysur, të vetmuar, që mund të korespondojë me gjendjen shpirtërore
të heroinës.
Vargjet
"Kur mendoj boshësinë e gjithë fjalëve fjalëve nga plot gjilpërëza dhe
karfica,/ nga ca xhufka me hare lozonjare të ca mbulesaave të trishta,"
shfaqin një gamë imazhesh që interpretohen në kontekstin e një erotizmi të
fshehur.
Kështu
vargu :"Boshësinë e gjithë fjalëve fjalëve" paraqet një ide të
zbrazëtisë, boshësisë së fjalëve, që lidhet me një dëshirë për të gjetur një
formë të re të shprehjes, të plotësimit të asaj që mungon. Në kontekstin e
poezisë, kjo mund të reflektojë një dëshirë për të shprehur gjëra që nuk janë
thënë më parë, për të zbuluar një formë të re të intimitetit.
Imazhet:"Plot
gjilpërëza dhe karfica" ndonëse të shprehura me përkëdheli paraqesin një
lloj kaosi, rrëmuje, (si të rrëzuara nga ai sirtari i përmbysur) dhe
përfaqësojnë një gjëndje emocionale, harrimi të fjalëve dhe mendimeve, që nuk
shprehen. Në kontekstin e poezisë, këto imazhe mund të lidhen me ndjenjën e një
prekjeje të butë të trupit, dhe dëshirën për një lidhje intime dhe të afërt.
"Xhufka
me hare lozonjare të mbulesaave të trishta" , ku imazhi i "mbulesave
të trishta" mund të interpretohet si një pamje e ngrohtë dhe intime që
përshkruan një kontekst intimiteti. “Haret lozonjare” mund të përforcojnë imazhin
e një intimiteti të butë dhe të
përsosur.
Këto
imazhe përforcojnë një atmosferë të ngrohtë dhe intime, që mund të lidhet me
një ndjenjë të fshehur të erotizmit, përhapin një pasqyrë poetike të një
emocioni të thellë dhe të pazbuluar që shfaqet në poezinë e Natasha Lakos. Te
vargjet: "si mund
të arrij deri te goja jote e hapur, që mbledh gjithë shirat, vetëm me lëkurën, pa
kërkuar gjithë shkretëtirën" shpalosin në një imazh dëshirën për një erotizëm të fshehur, duke përdorur metafora
të fuqishme për një lidhje fizike dhe emocionale, ku:
Imazhi
"Goja jote e hapur, që mbledh gjithë shirat" shpreh një dëshirë të
madhe për lidhje dhe përvojë të plotë. Në kontekstin e poezisë, "Goja e
hapur" përfaqëson një simbol të hapjes së plotë dhe të sinqertë ndaj
tjetrit. Në këtë rast, "mbledhja e gjithë shirave" mund të kuptohet
si një pranim i të gjitha gjërave, si të mira ashtu edhe të këqija, të cilat janë
pjesë e një lidhjeje të thellë, duke
përcaktuar një nivel të lartë të besimit dhe të lidhjes mes dy personave.
Është një shprehje e qartë e një lidhjeje të ngrohtë dhe të sinqertë, e cila
përmban të gjitha aspektet e përvojës së njeriut në një mënyrë të hapur dhe të
ndjeshme.
Vargu:"Vetëm
me lëkurën, pa kërkuar gjithë shkretëtirën" përmban imazhe poetike të
cilat mund të interpretohen në mënyra të ndryshme, varësisht nga konteksti dhe
perceptimet e lexuesit, pasi shumësia e interpretimit është një nga veçoritë e
poezisë moderne, që lejon shumëkuptime dhe interpretime të ndryshme sipas
përvojës dhe perceptimeve të lexuesit.
Pavarësisht
kësaj, fraza:"Vetëm me lëkurën" paraqet një lidhje të ngushtë fizike,
një prekje të drejtpërdrejtë të ndjenjave, dëshirave, ose emocioneve. "Lëkura"
ka një ndjenjë të intimitetit dhe afërsisë, dhe kjo lidhje mund të
interpretohet si e thellë emocionalisht, e pasur me ndjenja e dëshira të
fshehta.
Fraza:"Pa
kërkuar gjithë shkretëtirën", ku "shkretëtira" mund të
përfaqësojë një ambient të hapur të shkretë, ose një gjendje të paqartë, ku përdorimi
i kësaj fjalie mund të shprehë një lloj aventurë, një eksplorim të pa
planifikuar, ose një pranim të rrugës së papritur. Fjala
"shkretëtirë" është një metaforë që përfaqëson një periudhë të
vështirë, përdorimi i saj lidhur me frazën "pa kërkuar gjithë shkretëtirën" mund
të simbolizojë një qasje të jashtëzakonshme ndaj sfidave, ku poezia dësshmon se
heroi është në situatë vështirësie, por po përpiqet të arrijë diçka, qoftë dhe
vetëm, qoftë dhe me veten. Kjo flet për një vendosmëri që heroi poetik ka për të
arritur synimet e tij. Në përgjithësi
këto vargje shfaqin një dëshirë të madhe
dhe poetja shprehë një lloj çudie dhe mrekullie në mënyrën se si ëndërron të
arrijë diçka të pamundur, duke e bërë këtë ndjesi finale të poezisë, duke shprehur
një optimizëm të heshtur, tipar i një vendosmërie të madhe.
III-Më
sipër shfaqëm ndërveprimin e imazheve, simboleve e metaforave mes tyre për të
krijuar poezinë. Është e natyrëshme që në procesin e krijimit poeti të mos e
ketë në vemëndje këtë mënyrë ndërveprimi dhe sidomos poetja Natasha Lako, e cila
krijon një poezi moderne, që flet nëpërmjet imazheve. Pikërisht te imazhet
qëndron sekreti i krijimit të poezisë së saj të suksesëshme, ajo nuk rendit
fjalët si lulet që mbjell në obor, sipas llojit dhe përafërisë së ngjyrave për
të krijuar një figure me fidanët e tyre, ajo parafytyron imazhin poetik dhe në
përputhje me atë gjen fjalën e duhur, në mos e gjettë, ajo riformaton fjalën më
të afërt duke i shtuar një gërmë a diçka më shumë dhe fjala mer një tingull të
ri, më të ëmbël, që i përshtatet si imazhit ashtu dhe melodicitetit poetik. Në
këtë mënyrë imazhet që shprehin poezinë japin vizionin e një shtjelle ajri në
lëvizje pa ndërprerje, veçse me ngjyra të ndryshme , që i përfiton gjatë
kalimit të kuptimshmërisë në vargje. Mjeshtër i paarritshëm i kësaj “loje”krijimi
ishte Lasgush Poradeci, i cili, veç imazhit i jipte dhe një melodicitet të
ëmbël poezisë, sa që të vjen ta këndosh poezinë e tij, se recitimi diçka i humbet.
Natasha
Lako jeton në planetin e poezisë, mer frymë me poezi, shikon nëpërmjet
atmosferës imazhiste dhe flet për ato që shikon e përjeton në atë planet, madje
i shkruan ashtu siç i sheh, prandaj ka një botë imazhiste poezia e saj. Aty tek
ato imazhe është kuptimshmëria e poezisë së saj, te metafora është e folura e
saj, simboli është ylli polar që duhet të shohim në botën e saj. Diku kam
lexuar për një matematikan të madh indian, që numërat prim dhe veprimet e tyre
i shihte si një ndërveprim ngjyrash aurore: ai gjente lehtësisht përfundimin e
çdo veprimi matematikor që i shtrohej për zgjidhje, por vuante shumë t'a
shtronte (matematikisht) rrugën apo fazat e veprimit, të shkruara në letër apo dërrasë të zezë për të deklaruar
zbulimin e formulës. Kështu duke mos deklaruar formulat emri i tij mbeti i
panjohur në botën shkencore (vetëm një artikull ju botua ne revistën shkencore
mbretërore angleze) gjersa disa vjet pas vdekjes u gjetën në Oksford (ku
qëndroi një vit me bursë) fletoret e tij të shënimeve dhe u vlerësua
denjësisht. Mund ta shprehim dhe me muzikën këtë process, kompozitori e krijon
melodinë në mëndjen e tij, e provon në tastierat e pianos dhe e shkruan në
pentagram, por pentagrami nuk është melodia. Pentagrami është vendi ku shkruhet
notat e muzikës, pianoja është mjeti që prodhon tingujt sipas“urdhërit”të
kompozitorit, por muzika, melodia ka lindur në shpirtin e kompozitorit shumë
kohë më parë dhe aty “banon”. Kështu është procesi i krijimit poetik modern,
sepse këtu bëhet fjalë për krijimin e poezisë moderne, elementët e modernitetit
të së cilit janë tepër të dukshëm të poezia e Natsha Lakos.
IV-
Në këtë poezi Lako shpalos një
vizion modern e reflektiv mbi ndjenjat dhe përvojën njerëzore, duke shfrytëzuar
një gjuhë të pasur dhe imazhe të forta, ajo nxjerr në dukje modernitetin poetik
nëpërmjet elementëve të poezisë si: a)-Përdorimi i imazheve, simbolike dhe
metaforave: "perdet e kaltra të rëna","që në këngë nuk kanë hyrë
ende dritaret", "myshk duke të pritur ty”, metafora e simbole:
"mbledh gjithë shirat, vetëm me lëkurën","përmbysja e sirtarit
si imitim i njeriut" në të folurin poetik, duke shmnagur të shprehurin me
kuptimshmëri të drejtpërdrejtë si dhe shumësia e interpretimeve, pa zbehur
bukurinë estetike janë elementë të modernitetit poetik tepër të dukshëm te kjo
poezi. b)-Kontrasti midis botës shpirtërores e botës reale shprehur te:
"sirtari i kthyer përmbys" dhe "boshësia e fjalëve"
përfaqësojnë një ndarje, pse poezia moderne përqëndrohet te bota shpirtërore e
individit dhe jo te bota reale, c)-Reflektimi i realitetit bashkëkohor në
shprehjen e dilemave, emocioneve dhe konflikteve të personit në mënyrë që
lexuesi të identifikohet dhe të ndiejë lidhje me ato në kohën dhe kontekstin e
tyre, madje duke i përjetuar si të vetat: "kur mendoj boshësinë e gjithë
fjalëve","si mund të arrij deri te goja jote e hapur","pa
kërkuar gjithë shkretëtirën",ç)-Përdorimi i gjuhës dhe stilit të
personalizuar të poetes, eksperimentimi me forma e struktura të ndryshme, të shkëputura
nga tradicionaliteti janë të pranishme në poezinë e Lakos, dhe e bëjnë atë më
interesante, më dinamike dhe me shumësi mënyrash interpretimi për lexuesin, f)-Poezia
shfaq lirizëm në strukturën e saj, nëpërmjet të cilit shpreh ndjenjat dhe mendimet e poetes,
gjithashtu ndihmon në përforcimin e modernitetit poetik,g)-Poezia shfaq
karakteristika të fragmentimit të mendimeve dhe imazheve, gjë që sjell një
strukturë të shkëputur, që përforcon ndjenjën e fragmentarizmit dhe përzjerjes
së ndjenjave e mendimeve në kontekstin modern. Mund të vazhdojmë të flasim dhe
për fokusin te humanizmi, optimizmin etj të cilat janë të dukëshme për lexuesin,
por unë kërkoj mirëkuptimin tuaj që të shprehem për disa elementë të veçantë te
kjo poezi:
-Te
pika “ç” përmendëm shkëputjen nga tradicionnaliteti poetik si element i
modernitetit të poezisë “Kur mendoj, kur mendoj, kur mendoj” të Natasha Lakos
dhe menjëherë kujtojmë se: ambienti poetik i poezisë tradicionale është fusha, mali, lëndina, burimi, kullota,
lumi, shtëpia e vajzës, subjekt i poezisë është vajza, sytë, flokët, shtati,
veshja, prindërit, vëllai, shoqet etj, por ndryshe nga ato, “ambienti dhe
subjekti” i poezisë moderne është bota shpirtërore e individit, ndjenjat dhe
emocionet e tij. Madje këto janë edhe kur ngjarja poetike zhvillohet në
ambiente tradicionale si “dritarja” te kjo poezi, por merita e modernitetit
poetik është se këto elemente (ambiente dhe objekte) tradicionale ose i shndron
në sfonde poetike ose i modernizon. Në rastin tonë dritaria është objekt i
artit poetik tradicional i njohur me emërtimin “penxhere”, por Lako së pari e largon nga emërtimi
tradicional “penxhere” dhe e quan “dritare”, së dyti ajo e trajton në formën: “në
këngë nuk kanë hyrë ende dritaret”, ku dritarja shndrohet në diçka frymore që
ka lidhje organike me këngën. “Do hyjmë në këngë” themi duke nënkuptuar se do nisim të këndojmë, duke
u bërë pjesë e grupit të këngës psh. isopolifonike. Në këtë kuptim dhe dritarja
”do hyjë në këngë” duke u shpirtëruar, duke u modernizuar kuptimshmëria e saj.
Le ta shohim te një variant tjetër këtë
fenomen moderniteti: te kënga popullore : “Krevati me bojë are/Karshi
penxherres e mbaje/Rrije vështroje ca male/Dhe me to hallet i qaje”. Siç shihet
kemi një vajzë, e cila në dhomën ku flinte kishte një krevat më bojë (ngjyrë)
are të vendosur karshi dritares, dhe gjatë kohës që rrinte ulur (ose shtrirë),
shikonte malet përkarshi dhe niste e qante hallet e saj (të vajzërisë) me ato,
malet. Jo vetëm teksti, por edhe kënga që këndohet janë shumë të bukura. Ju
siguroj unë që dhe fotografia (apo piktura) e kësaj pamjeje është shumë e
bukur, por problemi qëndron pikërisht te fakti se:pamja është fotografike. Para
dritares së vajzës ka kaluar një djalë dhe ka fiksuar këtë pamje plot brenga
vajzërore në formën e një fotografimi në kujtesën e tij, madje më pas ëdhë këngën
e ka shprehur në një formë fotografimi.
Vërejeni vetë, në këngë nuk flet as vajza dhe ca më pak ndjenjat e saj, është
djali ai që flet. Ndërsa te poezia e Natasha Lakos “flasin” ndjenjat, emocionet
e heroi(nës)t, nuk flet as Natasha e jo më të flasë ndonjë “kalimtar” i rastit,
si te kënga e mësipërme popullore. Këtu ndryshon poezia moderne nga arti tradiciona,
romantik apo klasik. Poetja mund ta linte penxheren si një sfond tradicional në
poezinë e saj moderne, por jo, ajo e modernizon edhe penxheren, së pari duke e
larguar nga tradicionaliteti disi, duke e quajtur dritare dhe së dyti duke e
shpirtëruar për tu futur në këngë. Është i njejti objekt në të dy krijimet, por
tërësisht i ndryshëm poetikisht.
Le
të kthehemi te poezia e Lakos: Xhufkat dhe mbulesat janë asete të artit gojor
(xhufkat më dukshëm), por në formën se si e jep poetja, duke i personifikuar: ”xhufka
me hare lozonjare të ca mbulesave të trishta”ato shprehin ndjenja, xhufkat kanë
hare dhe janë lozonjare si vajzat e vogëla, ndërsa mbulesat janë të trishtuara
si gra të veja. Sa e thjeshtë duket e shpjeguar në këtë mënyrë, por unë ju them
se është talenti i poetes, përvoja jetësore dhe bota intelektuale e saj që këto
shndrime kaq të ndërlikuara i bën të shprehen kaq thjeshtë dhe plot ngjyra jete.
Unë jam i bindur që pas këtyre radhëve edhe ju i shikoni xhufkat si vajza të
vogëla plot hare (sepse tunden si në kolovajzë) ndërsa mbulesat si gra të
trishtuara.
-Veçse
është një poezi moderne,poezia "Kur mendoj, kur mendoj, kur mendoj"
Lakos shfaq elemente të rrymave ekspresioniste dhe magjike me përdorimin e imazheve, fragmentimit dhe reflektimit të botës
së brendshme. Këto elemente jo vetëm që përforcojnë modernitetin poetik, por i
japin atij një dimension të veçantë. Për ti parë këto elemente duhet të kuptojmë
se: ekspresionizmi në
poezinë moderne është rrymë letrare që përdor emocionet, perceptimet dhe
përvojat personale të poetit për të shprehur kompleksitetin dhe thellësinë e
jetës njerëzore.Ai u bë e njohur në fillim të shekullit të 20-të, dhe karakterizohet
nga një shprehje emocionale, simbolizmi
i thellë, përdorimi i imazheve, i kontrasteve, shfaqja e konfliktit të
brendshëm dhe shpalosja e një kritike sociale (e politike) nëpërmjet poezisë. Kështu:
përdorimi i imazheve për të shfaqur gjendjen e brendshme shpirtërore të poetes,
si: "dritaret" , "myshku", dhe "perdet e kaltra të
rëna", që simbolizojnë ndjenjat e errësimit dhe vetmisë, fragmentimi i
mendimeve e imazheve, duke krijuar një atmosferë të izoluar dhe të ngarkuar
emocionalisht, karakterizojnë tipare dhe element të rrymës ekspresioniste në këtë
poezi moderne të Lakos.
Elementet
magjike te kjo poezi shfaqen te përdorimi i imazheve (magjike) për të shprehur
përvojën e botës së brendshme, si "sirtari i kthyer përmbys, në imitim të
njeriut", që shfaq një realitet të kundërt me rregullat e zakonshme të
botës së perceptuar. Shfaqen gjithashtu te krijimi i një atmosfere magjike dhe
mistike nëpërmjet përdorimit të imazheve si "hare lozonjare" dhe
"mbulesa të trishta", që japin ndjesi të veçantë dhe të pazakonëshme
për lexuesin. Po ashtu, imazhet e dritareve që ende nuk kanë hyrë në këngë,
myshku dhe perdet e rëna, sirtari i kthyer përmbys, paraqessin një atmosferë
mistike e magjike , element dhe tipar i rrymën magjike.
Sigurisht
që dhe në këtë rast (të ekspresionizmit dhe mistiçizmit) poetja nuk ka kërkuar
me insistim përfshirjen në poezi të elementëve të tyre, pasi nuk ishte e
nevojëshme për atë, pasi vetë moderniteti poetik i pranon natyrshëm ato. Për ta
shpjeguar këtë po sjellim një situatë: për një çast mendojmë se poetja po ecën
shpengueshëm në një trëndafilishte dhe dorën e kalon lehtazi mbi petalet e
porsaçelura, kur del prej saj, befas ndjen
se në duar dhe në mëngë rrobash i janë ulur disa bletë. Sigurisht që bletët nuk
synojnë ta pickojnë poeten, ato kanë ardhur të marrin nektarin e luleve që ka
mbetur në duart e robat e saj. Poetja vetë nuk është e ndërgjegjëshme
specifikisht për nektarin e luleve mbetur në roba, pavarësisht se ndjen aromën
e trëndafilave që e ka marrë me vete. Jemi ne lexuesit (dhe studiuesit) që si
bletët, vijmë të marim nektarin te kjo poezi, që në hojet studimore të sigurojmë
“mjaltin poetik”.
-Ka
dhe një element që duhet ta shohim te poezia “Kur mendoj, kur mendoj, kur
mendoj" të Natasha Lakos dhe ky është
muzikalitetit i poezisë, që përfshin vlerësimin e elementeve si ritmi, rima,
arti gjuhësor dhe harmonia. Në poezinë "Kur mendoj, kur mendoj, kur
mendoj" të Natasha Lakos, mund të shohim disa elemente që kontribuojnë në
muzikalitet:
Ritmi
në poezi është i veçantë, i përcaktuar
nga përsëritja e frazës"Kur mendoj" tri herë në titull dhe në vargun e parë,përdorimi
i strukturave ritmike në vargje , duke krijuar një lëvizje të përsëritur dhe një
lloj harmonie të brendshme që sjell një melodicitet ritmik. Po kështu,struktura
e vargjeve të shkurtra dhe të përsëritura, ndihmon në krijimin e një harmonie dhe
ritmi të përgjithshëm, ku përdorimi i frazës "Kur mendoj" tri herë, krijon
një efekt monotonie, por një monotoni karakteristikë e një melodie ritmike.
Gjuha
dhe arti gjuhësor, me përdorimin e fjalëve me tinguj të përsëritur e ritmik, si
"m", "d", "k", ka një ndikim pozitiv në
muzikalitetin poetik, përdorimi i imazheve dhe metaforave krijon gjithashtu një
lloj simfonie gjuhësore në këtë poezi.
Poezia
ka një tonalitet të përgjithshme emocional dhe një melodi të fshehur në fjalë. Është
pikërisht ndjenja e thellë e dashurisë
dhe e reflektimit që krijon një tonalitet, i cili mund të krahasohet me një
melodi tronditëse.
Këto
tipare, struktura dhe element moderniteti poetik e bëjnë poezinë “Kur mendoj, kur
m,endoj, kur mendoj” një poezi sipërore, e pa shfaqur deri më sot në letërsinë
shqipe, duke dëshmuar me këtë krijim talentin e madh të poetes Natasha Lako.
Sarandë, fund shkurti 2024
Natasha
Lako
Kur mendoj,
kur mendoj, kur mendoj.
Kur mendoj, kur mendoj, kur mendoj,
që në këngë nuk kanë hyrë ende
dritaret,
që zënë myshk duke të pritur ty
dhe perdet e kaltra të rëna, thua
prej supeve të erës,
dhe sirtari I kthyer përmbys, në
imitim të njeriut,
kur mendoj boshësinë e gjithë
fjalëve fjalëve nga plot gjilpërëza dhe
karfica,
nga ca xhufka me hare lozonjare të
ca mbulesaave të trishta,
si mund të arrij deri te goja jote e
hapur, që mbledh gjithë shirat,
vetëm me lëkurën, pa kërkuar gjithë
shkretëtirën.
f.8
No comments:
Post a Comment