MELINA, HARMONIA E FJALËVE DHE
MELODIA E SHPIRTIT
Nga Timo
Mërkuri
Poezia
"Melina" e Luan Ramës më krijoi një ndjesi unike sikur gjatë leximit
isha i shoqëruar nga tingujt e një kitare dhe buzuku grek, ndjesi që besoj se mu krijua jo aq pse e njihja personalitetin e Melina Mërkurit,
por më shumë nga fakti se e kisha parë
disa herë filmin "Ποτέ την Κυριακή" ("Kurrë të Dielën") të
vitit 1960 ku Melina kishte rol kryesor,ku këndoi dhe këngën e famëshme
"Τα Παιδιά του Πειραιά" (Djemtë e Pireut). Kjo këngë jo vetëm i dha
vlera filmit por u bë e famëshme në Greqi, madje kaloi kufirin e Greqisë dhe u
mësua nga djemtë shqiptarë të qyteteve kufitare, të cilët e këndonin në
ambiente të rinjsh. Duke menduar për këtë efekt melodik të kësaj poezie nisa ta
lexoj me vëmëndje të shtuar për të
kuptuar në se është rezultat i vetë vlerave artistike të saj, si përdorimi i
figurave artistike, zanoreve dhe ritmit poetik që evokojnë atmosferën muzikore,
dhe e bëjnë leximin e saj një përvojë të veçantë e të këndshme, apo ishte
thjeshtë një hamendësim imi.Në një bashkbisedim me Luan Ramën për këtë poezi ai
më thotë se: “ishte takimi me Melinën në Paris, në sallonin e Ministrisë së
Jashtme ku ajo kishte ardhur në takimin e ministrave të Kulturës së Europës më 1992
çka më shtyu të shkoja pas disa vitesh të vendosja dy trëndafilë të kuq në
varrin e saj në Athinë. E kjo poezi lindi pikërisht aty, si një gjendje poetike
duke parë atë “çarçaf” të mermertë që e mbulonte plot hire dhe duke medituar
për jetën e saj ku më rishfaqeshin rolet e saj në kinematografi. Kështu mesa
duket lindin poezitë”. Vlen të theksojmë nga fjalët e mësipërme të autorit se kur
ai shkoi te Melina për ti vendosur lule mbi mermer, ai nuk parafytyroi një trup në qemer por parafytyroi e përjetoi artisten në skenë duke vallëzuar
“rebetiko” e kënduar “Djemtë e Pireut”. Kjo ndjenjë është zotëruese në poezi
dhe rrezonon melodicitet te lexuesi.
I-Ndjenja
e pranisë së kitarës është e para që të krijohet në lexim, ndoshta pse tingujt
e kitarës janë të njohur për butësinë dhe qetësinë e tyre. Në poezinë
"Melina", disa vargje krijojnë këtë ndjesi përmes përdorimit të
zanoreve dhe ritmit të qetë:
“Erdha Melina
njëzet vjet rrugë mu deshën
të
vija tek ti në zemër të Athinës”,
Këto
vargje kanë rrjedhshmëri të butë dhe të
krijojnë ndjesinë sikur lexuesi është i
shoqëruar nga tingujt e një kitare të qetë. Përdorimi i zanoreve "a"
dhe "e" ndihmon në krijimin e kësaj atmosfere të qetë dhe të ngrohtë
melodiciteti.
Buzuku
grek është një instrument muzikor që prodhon tinguj të gjallë dhe ritmik. Disa
vargje të poezisë krijojnë këtë ndjesi përmes ritmit të gjallë dhe zanoreve të
mprehta:
merre këtë cigare Mërkuri,
çohu dhe ndize si njëherë
ngjitu në këtë trapez të mermertë
dhe kërce një «rebetiko»
kujto
«djemtë e Pireut» dhe klith një «sagapo»,
ku
vargjet në lexim të krijojnë ndjesinë e një ritmi energjik dhe emocional të
buzukut, aq i veçantë në kulturën greke. Sigurisht që mua më kujtohet kërcimi i
valles së famëshme “rebetiko” dhe zëri i
saj i fuqishëm dhe plot ëmbëlsi i Melinës kur klith: “Sagapoooo” (të dua) sepse
filmin e kisha parë disa herë, por pikërisht kjo ndjenjë që mu krijua në lexim
më bindi se më shumë se kujtesa ime, këtu ndikon formimi i vargjeve plot
melodicitet buzuku, si hojet e bletëve plot mjaltë. Sinqerisht që këto vargje kanë një ritëm të gjallë dhe
ndjenjë energjike që evokojnë tingujt e një buzuku grek, veçanërisht përmendja
e "rebetiko" dhe "djemtë e Pireut" që janë të lidhura me
muzikën tradicionale greke. Ende kujtohen vargjet e këngës “Djemtë e
Pireut”kënduar nga Melina: “Γειά
σου Τζένη, με τα μπουζούκια σου/και τα παιδιά, απ' το Πειραιά/ και eνα και δυο και τρία και τέσσερα
παιδιά /Γειά σου Μαρία, με τα
μάτια τα μεγάλα”që me një përkthim të lirë kanë kuptimin: “Përshëndetje Xheni,
me buzukun tënd/dhe djemtë e Pireut/Një dhe dy dhe tre dhe katër djem/ Përshëndetje
Maria, me sytë e mëdhenj”. Shto këtu që dhe përdorimi i zanoreve "i"
dhe "o" jep një kontribut në krijimin e kësaj atmosfere energjike
muzikore.
Është
interesante fakti se te kjo poezi edhe figurat artistike e metaforat e saj
kontribuojnë në ndjesinë e të qenit i shoqëruar nga muzika, sit e vargu:"Kafenea Melina" shndriste në diell si
një vajzë e dashuruar”ku kjo metaforë krijon një imazh të gjallë dhe të
ndjeshëm që rezonon me lexuesin, duke krijuar një atmosferë melodike të
ngrohtë, të ngjashëm me tingujt e një
kitare të qetë në sfond.
Po
ashtu imazhet në poezi ndihmojnë në krijimin e ndjesisë së të qenit të shoqëruar
nga muzika, sit e vargjet:
duart dhe gishtërinjtë e tua
që
dikur mbanin në drithërimë një hënë të argjendë
ku
imazhi evokon një ndjesi të qetë dhe të ndritshme, duke krijuar një atmosferë
që mund të krijojë idenë e të qënit i shoqëruar nga tingujt e butë të një
kitare ose buzuku. Sigurisht që duhet ta njohësh melodinë e buzukut grek që ti
përjetosh këto ndjenja. Nuk e di sa është e vërtetë por ndjej se Luan Rama e
njeh shumë mirë këtë instrument dhe melodinë e tij, ndryshe nuk kishte si ta
trasmentonte në vargje ndjenjën e melodisë së këtij istrumenti.
II-Si
një poezi moderniste e rrymës së postmodernizmit, poezia “Melina” karakte-rizohet
nga fragmentarizmi e cila së bashku me melodicitetin janë elementë që
ndërveprojnë për të krijuar një strukturë të veçantë që rezonon me lexuesin, ndërkohë
që fragmentimi poetik, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një ritmi të veçantë,
që kontribuon në melodicitetin e poezisë.
Fragmentimi
poetik në poezinë "Melina" është i dukshëm në ndarjen e vargjeve në
segmente të shkurtra, të cilat krijojnë një ritëm të qartë dhe të përcaktuar.
Kjo ndarje i jep lexuesit ndjenjën e një ritmi të qetë dhe të balancuar, duke i
lejuar të ndalet dhe të reflektojë pas çdo vargu. Psh te vargjet:
“Erdha
Melina
njëzet vjet rrugë mu deshën
të vija tek ti në zemër të Athinës”,
secili
varg është i shkurtër dhe i pavarur, duke krijuar një ritëm të qetë dhe të
balancuar, duke i dhënë poezisë një strukturë të qartë e të lehtë për t'u
ndjekur.
-
Fragmentimi jep një përshkrim të gjallë, si te vargu: “Kafenea Melina" shndriste në diell si
një vajzë e dashuruar” ku ky
fragment poetik i ndarë nga pjesa tjetër krijon një efekt të fortë vizual dhe
emocional, duke ndikuar në ritmin e përgjithshëm të poezisë.Pasazhe vargjesh që
tregojnë ndikimin e fragmentimit te melodiciteti janë dhe vargjet:
“duart
dhe gishtërinjtë e tua
që dikur mbanin në drithërimë një hënë të
argjendë”
duke
qenë një shembull i qartë i ndarjes së vargjeve që krijon një ritëm të qetë e
melodik , ndarje që i jep lexuesit një ndjesi të fortë ritmike dhe një përvojë
të thellë muzikore.
Pra
me të drejtë themi se fragmentimi poetik në poezinë "Melina" të Luan
Ramës ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë te melodiciteti duke krijuar një
strukturë të veçantë dhe të përcaktuar që rezonon thellë me lexuesin. Përdorimi
i fragmenteve të shkurtra dhe të pavarura poetike krijon një ritëm të qetë dhe
të balancuar që kontribuon në efektin e përgjithshëm melodik të poezisë, duke e
bërë atë një vepër të veçantë dhe emocionuese.
Përfundimisht
poezia"Melina" e Luan Ramës arrin të krijojë një ndjesi leximi sikur
je i shoqëruar nën tingujt e një kitare apo buzuku grek përmes përdorimit të
zanoreve, ritmit figurave artistike apo fragmentarizmin poetik. Këto elemente
bashkohen për të krijuar një atmosferë muzikore që bën leximin e poezisë të
këndshme dhe melodike. Ky efekt ndihmon në thellimin e lidhjes emocionale të
lexuesit me poezinë dhe portretin e Melina Merkuri-t, duke e bërë atë një
homazh të veçantë dhe artistik.
II-Poezia
është një homazh për Melina Merkurin, figurë e shquar e artit dhe kulturës
greke, e cila pati një ndikim të jashtëzakonshëm si artiste dhe politikane.
Melodiciteti artistik i kësaj poezie është një nga elementët që e bën atë të
veçantë dhe e lidh me trashëgiminë e Melinës. Le të përqendrohemi në faktorët
që formësojnë këtë melodicitet dhe ndikimin e Melina Merkurit.
1.Poezia
përdor një strukturë ritmike të
qëndrueshme që ndihmon në krijimin e një ndjenje melodike. Vargjet janë të
ndara në fraza të qarta dhe të balancuara, që lejojnë një rrjedhshmëri të
natyrshme kur lexohen me zë:
“Erdha Melina
njëzet vjet rrugë mu deshën
të vija tek ti në zemër të Athinës”,
Ky ritëm i qetë dhe i balancuar
krijon një efekt qetësues dhe melodik, duke e bërë poezinë të ndjehet si një
këngë ose himn.
2.Imagjinata
e fuqishme dhe përshkrimet vizuale kontribuojnë në melodicitetin e poezisë, psh
te vargu:"Kafenea Melina"
shndriste në diell si një vajzë e dashuruar,” imazhi i kafenesë që shndrit
në diell dhe krahasimi me një vajzë të dashuruar krijojnë një pamje poetike dhe
të ndjeshme që rezonon me lexuesin.
3.Metaforat
dhe simbolet janë përdorur për të dhënë ndjenja dhe kuptime të thella:
“merre këtë cigare Mërkuri,
çohu
dhe ndize si njëherë”
Realisht
Melina Mërkuri e pinte shumë cigaren, ndaj poeti duke i thënë : ..”ndize si njëherë”, evokon kujtime të shkuara, por njëkohësisht
shton një shtresë emocionali-teti dhe thellësie melodike.
III-
Melina Merkuri (1920-1994)
ishte një nga figurat më të njohura dhe të dashura të Greqisë. E njohur si
aktore, këngëtare dhe politikane, ajo luajti një rol të rëndësi-shëm në
kulturën dhe politikën greke. Portreti i saj është pasqyruar në në poezinë e
Luan Ramës, "Melina" me dashuri dhe aspekt historik, që i shoqëruar
me pasazhe nga poezia që përforcojnë kuptimin poetik:
1.Melina
Merkuri filloi karrierën e saj si aktore në teatër dhe film. Ajo u bë e famshme
ndërkombëtarisht me rolin e saj në filmin "Never on Sunday" (1960),
për të cilin fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kannë
dhe u nominua për një Oscar. Një nga këngët më të njohura nga ky film është
"Τα Παιδιά του Πειραιά" ("Djemtë e Pireut"), të cilën ajo e
këndoi vetë.Vargu: “kujto «djemtë e
Pireut» dhe klith një «sagapo»”i referohet këngës ikonike që e bëri Melinën
të famshme në mbarë botën.
2.Gjatë
diktaturës së kolonelëve në Greqi (1967-1974), Melina Merkuri u bë një figurë
kryesore në rezistencën kundër regjimit. Ajo e përdori famën e saj për të
ngritur zërin kundër diktaturës dhe për të mbështetur demokracinë.
Vlen
të themi se vargu: “Melina, gjaku im i
shprishur” dëshmon origjinë Bregdetase
të cilën ajo asnjëherë nuk e mohoi por, jo vetëm e shprehu publikisht por dha
edhe ndihmesën e saj qoftë si politikane në përmirësimin e mardhëmnieve Shqipëri-Greqi,
qoftë dhe në ndihmën personale për një numër të madh emigrantësh shqiptarë në
Greqi. Mund tju kujtojmë se ishte pjestare e ekipit qeveritar grek në vizitën e
parë në Shqipëri në vitin 1987 në një kohë që Shqipëria po bënte hapa të vegjël
drejt botës, ku Melina Mërkuri ishte në delegacion si Ministre e Kulturës. Vlen
të themi se kjo vizitë shënoi një përmirësim të ndjeshëm të m,ardhënieve
greko-shqiptare duke krijuar platformën për bashkpunime të ardhëshme në fusha
të ndryshme, sigurisht duke përfshirë kulturën, tregëtinë dhe politikën.
3.Pas
rikthimit të demokracisë në Greqi, Melina Merkuri u zgjodh në Parlament dhe
shërbeu si Ministre e Kulturës nga viti 1981 deri në vitin 1989 dhe përsëri nga
1993 deri në vdekjen e saj në 1994. Ajo ishte një luftëtare e zjarrtë e rruajtjen
së trashëgimisë kulturore dhe promovimin e artit grek.Vargjet:
“Kërce Melina ime, kërce dhe njëherë
për mua,
se të puthurën tënde ende e kam në
faqe
dhe
përqafimi yt krahët mi ngroh”,
pasqyrojnë
dashurinë dhe respektin që poeti ndjen për Melinën, duke e kujtuar atë si një
figurë të ngrohtë dhe të dashur që ka lënë një ndikim të thellë.
4.Melina
Merkuri është e njohur për fushatën e saj për rikthimin e statujave të
mermerëta të Parthenonit në Greqi, statuja të grabitura nëpër shekuj nga Anglia
dhe fuqitë e tjera, një kauzë që vazhdon edhe sot. Vargjet:
duart dhe gishtërinjtë e tua
që dikur mbanin në drithërimë një hënë
të argjendë
dhe
vargjet e rënda të Janis Ricos,
evokojnë
pasionin e saj për artin dhe kulturën, si dhe përkushtimin e saj për trashë-giminë
greke.
Melina
Merkuri ishte një figurë e shumëdimensionale - aktore, këngëtare, aktiviste dhe
politikane. Poezia "Melina" e Luan Ramës përshkruan këtë portret të
pasur dhe kompleks përmes vargjeve të saj, duke kapur thelbin e pasionit dhe
dedikimit të Melinës ndaj artit, lirisë dhe kulturës greke. Përmes vargjeve të
poezisë, lexuesi mund të ndjejë dashurinë dhe respektin e poetit për këtë ikonë
të artit dhe kulturës, duke krijuar një homazh të ndjeshëm dhe të fuqishëm
poetik për një grua që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe
kulturën greke.
A
e di Luan Rama, tema e poezisë më jep shkas dhe për një falnderim prej meje
personalisht, në një kohë që niveli I saj I epërm artistic më inspiron në një
analizë vlerësimi, pikërisht në
elementin më brilant të saj, në melodicitetin poetik.
Sarandë, më korrik
2024
Melina…
Erdha Melina
njëzet vjet rrugë mu deshën
të vija tek ti në zemër të Athinës,
një kafe piva në lagjen «Plaka»,
«Kafenea Melina» shndriste në diell
si një vajzë e dashuruar,
rrugën mora nga Akropoli për tek ti
atje ku flije nën mermerin e nxehtë
të Moresë,
merre këtë cigare Mërkuri,
çohu dhe ndize si njëherë
ngjitu në këtë trapez të mermertë
dhe kërce një «rebetiko»
kujto «djemtë e Pireut» dhe klith
një «sagapo»,
çou dhe këndo këngën e trishtë të
"qirios Andonit"
që i lumtur ishte veç në ëndërr,
Melina, gjaku im i shprishur,
i dua sytë e tu të mëdhenj siç dua
detin
dhe diellin që bie e shuhet në të,
gjithë dashuritë e Greqisë janë në
sytë e tu
dhe shkuma e Jonit dhe e Egjeut që
vjen e të mbulon gjer këtu,
Kërce Melina ime, kërce dhe njëherë
për mua,
se të puthurën tënde ende e kam në
faqe
dhe përqafimi yt krahët mi ngroh,
ah, duart dhe gishtërinjtë e tua
që dikur mbanin në drithërimë një
hënë të argjendë
dhe vargjet e rënda të Janis Ricos,
shko tani Melina, u bë vonë,
shko ti vajzë e Argolidhës
arvanitase
Dasin dhe Haxhidhakis të presin atje
nën dhé,
shko ashtu përhumbur në tymin e
cigares
se agimi po afron dhe bota do të
zgjohet,
ndryshe do duhet të të mbart mbi
vete,
të shkoj si bohemi i legjendës nëpër
erë
ku ca fjalë të prushta pas nesh do
jehojnë:
një i gjallë me një të vdekur shkon…
No comments:
Post a Comment