PËRSE SHKRUAN IBRAHIM
KADRIU
PenQendra e shkrimtarëve të
Kosovës në Biblotekën“Fan Noli” të qytetit Gjilanit, në projektin “Ora e
shkrimtarit” kishte protoganist shkrimtarin dhe poetin e mirënjohur kosovar
Ibrahim Kadriu. Duhet të pohojmë zëplotë se Ibrahim Kadriu, poet e prozator me
dhjetra vëllime, përkthyer në disa gjuhë e fitues I shumë çmimeve është një zë
i veçantë në letërsinë shqipe që u dëgjua dhe duhet dëgjuar me vëmëndje të
shtuar dhe në të ardhmen për thellësinë e gjerësinë e mendimit të shfaqur dhe
artin me të cilin e shpreh. Pyetjeve të shumta të masës së gjerë të të
pranishmëve, Kadriu ju pëërgjigj me një esse, ku trajtoi çështjen e arsyeve që
i shtyjnë autorët të shkruajnë. Sigurisht që pyetja e titulluar: “Pse shkruaj”
e esses, ka tipar universal, pavarësisht se
Kadriu e trajtoi në planin personal, por që u ndje në fjalimin e tij dhe
u kuptua më qartë në lexim se karakteri personal që ai i dha, ishte porta e
hyrjes në universalitetin e saj.
I-Në fjalën e tij, publikuar me
shkrimin “Pse shkruaj” Ibrahim Kadriut shqyrton motivet dhe arsyet që e shtyjnë
drejt atë shkrimit letrar, të cilat janë shumëdimensionale dhe lidhen sa me
përvojat personale, me nevojat e brendshme shpirtërore dhe estetike, aq dhe me
realitetin social e historik.
1.Një nga arsyet kryesore që
Kadriu përmend është çlirimi shpirtëror. Ai e përjeton procesin e shkrimit si
mënyrë për t'u çliruar nga barra e rëndë mendore dhe shpirtërore që e ndjek për
ditë të tëra përpara se të arrijë të shkruajë. Pikërisht shkrimi i jep
atij ndjenjën e çlirimit nga realiteti
emocional i ngarkuar, të cilin ai e transformon në tekst letrar. Shkrimi për
Kadriun është rrugëdalje nga tensionet shpirtërore, që lindin nga përjetimi i
temave dhe motiveve që e preokupojnë.
2.Element i rëndësishëm është
inspirimi i jashtëm, që vjen nga realitetet shoqërore, historike dhe politike.
Këto rrethana ndikojnë tek shkrimtari, e nxisin atë të ndërtojë një botë (të
re) të vetën letrare ku reflektohet vëzhgimi i tij ndaj shoqërisë dhe ngjarjeve
të mëdha reale historike. Në këtë kuadër, Kadriu shpreh se shumë shkrime të tij
lindin nga këto ngacmime të jashtme, që ai përpunon në formë artistike për t'i
komunikuar me lexuesin.
3.Një aspekt tjetër që Kadriu
thekson është kënaqësia estetike që ai merr gjatë procesit krijues, veçanërisht
në ndërtimin e karaktereve dhe situatave. Ai shpreh ndjenjën e fuqisë që i
jepet në rraport me personazhet e tij, të cilët ai i portretizon “sipas
dëshirës” së tij, duke u dhënë jetë dhe formë nëpërmjet penës. Ky proces, edhe
pse emocionalisht i rëndë, i jep autorit ndjenjën e plotësisë dhe krijimit të
botës së tij letrare, ku ai është "Zoti" i krijimit të njeriut, në
trajtën e personazheve. Krahasimi me Zotin nuk është dhe aq i pavend, Zoti e
krijoi botën në shtatë ditë, (kohë e gjatë për atë të mirrej me punë) dhe
njeriun e krijoi nga balta dhe i dha frymë nga fryma e vetë. Qasshëm me Zotin
edhe shkrimtari e krijon botën e tij në një kohë të gjatë dhe personazheve u
jep frymë nga frym(ëzimi)a e tij.
4.Në aspektin filozofik, Kadriu e
konsideron shkrimin si akt të përjetimit të realitetit dhe të historisë, pse
nëpërmjet tij, ai bëhet pjesë e ngjarjeve historike që përfaqësojnë momente
kyçe të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Kjo lidhje mes të kaluarës, të
cilën e sjell në kohën e sotme është një udhëtim në kohë, ku shkrimtari jeton
së bashku me personazhet dhe përjeton ndjenjat e tyre,duke krijuar lidhje të
fuqishme me lexuesin.
5.Më në fund, Kadriu përmend se
shkrimi është mënyrë për të reaguar ndaj problemave aktuale, duke përfshirë
reflekset negative të shoqërisë, si snobizmi, injoranca dhe servilizmi etj. Shkrimtari
nuk mund të jetë indiferent ndaj realitetit që e rrethon, ndaj përmes veprës
letrare, ai përpiqet të ndriçojë këto probleme dhe të shfrejë ndjenjat e tij
ndaj padrejtësive dhe absurditeteve shoqërore.
II-Në shkrimin e tij "Pse
shkruaj," Ibrahim Kadriu u qaset disa prej motivimeve moderne të të
shkruarit, të qasëshme me ato që kanë përmendur shkrimtarë dhe poetë europianë
e botërorë. Edhe pse Kadriu realisht si te shkrimi i mësipërm ashtu dhe në
krijimtarinë e tij ndan përvojën si autor që ka përjetuar padrejtësi dhe
realitete të ashpra, shkrimi dhe elementët modernë të krijimtarisë së tij
prekin disa nga temat që shkrimtarë të tjerë kanë përmendur për arsyen e
shkrimit, por gjithmonë në një kontekst të tij të veçantë.
1.Duke e konceptuar të shkruarit
letërsi si akt rezistence, ofrohet një prej arsyeve kryesore që Kadriu përmend
për të shkruar, e formuluar si përballimi me vuajtjen dhe padrejtësinë. Kjo
përkon me motivimet e poetëve si Pablo Neruda etj , që kanë shkruar për të
mbrojtur identitetin dhe rezistuar ndaj shtypjes. Në këtë kontekst Kadriu
përdor shkrimin si mjet për të përballuar realitetin e tij personal dhe
politik, një akt që ndan me poetët që e shohin shkrimin si një formë rezistence
dhe kundërshtie ndaj padrejtësive.
2.Duke e konceptuar shkrimin si
një formë ekzistence dhe kuptimi, në mënyrë të tërthortë, Kadriu lidhet me
idetë ekzistencialiste të Sartre-it dhe Camus-it, që e shikojnë shkrimin si një
mënyrë për t’i dhënë kuptim një bote që duket e pashpresë dhe kaotike. Përmes
fjalës së tij, ai i jep një zë vuajtjeve dhe përjetimeve, të cilat do të
mbeteshin të heshtura e të braktisura. Përmes fjalës, ai krijon në vepra një
botë ku “e para është fjala dhe fjala është Perëndi”. Kjo qasje përputhet
shkrimtarët ekzistencialistë që përdorin krijimtarinë për të eksploruar
kuptimin e jetës në situata të vështira.
3.Duke e konceptuar shkrimin
si mjet për të tejkaluar frikën dhe
vështirësitë, Kadriu, në stilin e tij, i qaset atij (shkrimit) si mënyrë për të
përballuar frikën dhe vështirësitë e jetës së përditshme, duke ju përafruar
shkrimtarëve që e shohin shkrimin si mekanizëm për të përballuar traumën dhe
kaosin shpirtëror e shoqëror, psh figura të tilla si Rainer Maria Rilke apo
Paul Celan.
Të kuptohemi, Kadriu nuk u
referohet drejtpërdrejt këtyre autorëve, por shkrimi i tij "Pse
shkruaj" përmban elemente të ngjashme në thelbin e tyre. Në vetvete Kadriu
shkruan për të ruajtur kujtimet, për të dhënë zë përvojave të shtypura dhe për
të gjetur një mënyrë për të përballuar realitetin, dhe ndan paralele me poetët
modernë që përdorin shkrimin si mjet për të kuptuar botën dhe për të luftuar
kundër padrejtësisë.
III-Realisht Ibrahim Kadriu nuk u
qaset shkrimtarëve e poetëve europianë vetëm nëpër-mjet shkrimit “Pse shkruaj”,
por edhe me krijimtarinë e tij moderniste, e cila qëndron denjësisht në
podiumin e nderit të letërsisë europiane. Kështu:
1.Shkrimtarë europianë si Albert
Camus dhe Jean-Paul Sartre kanë reflektuar mbi absurdin e ekzistencës
njerëzore, ku individi përballet me mungesën e një kuptimi të qartë në një botë
indiferente ndaj fatit të tij. Kadriu u afrohet këtyre ideve psh. në
përshkrimin e tensioneve e përballjeve me fatkeqësitë në poezinë e tij
"Vetë i dyzeti" (pa përmenduar raste të tjera) ku individi përballet
me një realitet të paqartë e të padrejtë.
2.Poetë si Pablo Neruda etj janë
fokusuar në temën e rezistencës dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar përballë
shtypjes. Kadriu, duke pasqyruar jetën e tij e të bashkëko-mbësve nën regjimin
serb, ndan një ndjenjë të ngjashme në përballjen me padrejtësitë dhe përpjekjet
për të mbrojtur identitetin dhe lirinë. Madje edhe te "Vetë i
dyzeti", ndjenja e peshës së rëndë mbi individin, që përpiqet ta
përballojë, mund të shihet si një formë e rezistencës ndaj shtypjes.
3.Shkrimtarë si Thomas Mann dhe
Dostoevsky kanë eksploruar natyrën komplekse të qenies njerëzore, përmes
krizave morale dhe shpirtërore. Në poezinë dhe prozën e Kadriut, ndjenja e
luftës shpirtërore dhe peshës së situatave të padrejta përmban në vetvete dimension
humanist. Poezia e tij shpesh flet për vuajtjen dhe luftën e individit për
mbijetesë, duke vënë në qendër njerëzoren në një botë të papajtueshme.
4.Shkrimtarë si Erich Maria
Remarque në "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" ka treguar
brutalitetin e luftës dhe mjerimin që ajo sjell. Kadriu i qaset këtij
shkrimtari përmes përshkrimit të tensioneve politike e shoqërore dhe nxjerr në
pah çmimin njerëzor të konfliktit dhe përpjekjen për t’i mbijetuar asaj. Të
kemi një gjë parasysh, Ibrahim Kadriu u qaset këtyre shkrimtarëve sin ë
aspektin tematik ashtu dhe në atë artistike, e krijuar në mënyrën që tu qaset
ideve
Në këtë mënyrë, Ibrahim Kadriu,
ndonëse i vendosur në kontekst shqiptar, u qaset ideve universale përmes
përvojës së tij personale, duke ndarë elemente të njejta me shkrimta-rët dhe
poetët e mëdhenj europianë që kanë reflektuar mbi lirinë, identitetin, absurdin
dhe natyrën njerëzore.
IV- Në shkrimin e tij “Pse
shkruaj”, Ibrahim Kadriu trajton tema të thella lidhur me arsyet për të cilat
shkruan, duke e parë shkrimin si detyrë morale dhe akt të përballjes me
historinë dhe realitetin shoqëror. Ai vendos përgjegjësi të madhe mbi shkrimtarin
për të treguar të vërtetën, dhe kjo qasje përputhet në disa pika me qëndrimet e
shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë si Kadare, Agolli, Kuteli, Camaj dhe Azem
Shkreli, ndonëse secili prej tyre ka një qasje unike ndaj shkrimit dhe rolit të
shkrimtarit. Kështu:
1.Kadare jo pak herë ka trajtuar procesin e të
shkruarit si akt të ballafaqimit me historinë dhe mision për të sfiduar
realitetin. Kadare ( po ashtu si Kadriu) ka qasje me aktin, kur shkrimtari
shfaqet si dëshmitar i epokave dhe i realiteteve të dhimbshme. Ai e sheh
shkrimin si një armë kundër shtypjes dhe shkombëtarizimit, ku shkrimtari mbart
përgje-gjësinë për mbajtjen gjallë të kujtesën kombëtare dhe për të dëshmuar
kundër tiranisë. Kadare, në shkrimet e tij mbi letërsinë, ka folur për rolin e
shkrimtarit në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe përgjegjësinë morale për të
folur për të vërtetën, ide kjo të cilës i qaset Kadriu.
2.Dritëro Agolli, me tonin e tij
më tokësor dhe të përzemërt, e ka parë shkrimin si mjet për të qenë pranë
njerëzve të thjeshtë dhe për të përçuar përvojat e tyre. Agolli është ndikuar
nga jeta rurale e përditshme, dhe e ka parë shkrimin si formë për të kapur
vuajtjet dhe vështirësitë e popullit. Për Agollin, shkrimi është akt
solidariteti me popullin dhe mënyrë për të trajtuar padrejtësitë e ndershmërinë
e jetës. Kësaj ideje i qaset vizioni i Kadriut për shkrimta-rin si zëdhënës të
realitetit shoqëror.
3.Po të shohim Kutelin do vërejmë
se ai e ka parë shkrimin si akt të ruajtjes së trashëgimi-së kulturore dhe
mënyrë për të mbajtur të gjallë frymën dhe zakonet e popullit shqiptar. Ai e ka
përqafuar shkrimin si një dokumentim i shpirtit kombëtar, duke e pasur të fortë
ndjenjën e përgjegjësisë për ruajtjen e
identitetit nëpërmjet gjuhës dhe tregimeve popullore. Ngjashëm me Kutelin, i
cili ka ndjenjë të thellë të përgjegjësisë shoqërore dhe kombëtare që shkrimtari
duhet të mbajë, veçanërisht në kontekste të vështira historike është dhe
Ibrahim Kadriu.
4.Camaj është zë më i veçantë, ku
letërsia e tij përqafon një dimension ekzistencialist dhe shpirtëror, por
gjithashtu është i lidhur me mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar. Për
Camajn, shkrimi është formë për të mbijetuar dhe ruajtur identitetin, sidomos
në emigracion dhe përballë asimilimit kulturor. Ashtu si Camaj, që e sheh
shkrimtarin si një rojtar i gjuhës dhe kulturës, duke e parë letërsinë si vend
rezistence kundër harresës e mungesës së identitetit, ashtu është pozicionuar
dhe Kadriu në krijimtarinë e tij.
5. Azem Shkreli, e ka parë
shkrimtarin si një zë që kundërshton padrejtësitë dhe tiraninë. Për Shkrelin,
shkrimtari është një figurë që i përket të dy botëve: botës së individit dhe botës
së shoqërisë, duke marrë rolin e mbrojtësit të drejtësisë dhe të së vërtetës.
Në disa nga shkrimet e tij, ai flet për letërsinë si akt moral dhe ekzistencialist, ku shkrimtari
nuk mund të qëndrojë indiferent përballë dhimbjes e padrejtësisë. Për Shkrelin,
shkrimtari është jo vetëm dëshmitar i jetës, por dhe mbrojtës i saj dhe kjo e
përbashkët me Kadriun pasqyron vizionin e tyre për rolin moral të shkrimtarit
në shoqëri..
Ajo që ka më shumë rëndësi është
se: këta autorë shqiptarë ndajnë me kolegët e tyre ndërkombëtarë motivimet për
shkrimin si një akt rezistence, ekzistence dhe një mjet për të përballuar dhe
kuptuar vuajtjet, historinë dhe fatet personale e kolektive.
V- E parë në këtë aspekt, shkrimi
"Pse shkruaj" i Ibrahim Kadriut tingëllon si një manifest shkrimtari.
Në këtë shkrim, ai jo vetëm që përpiqet të shprehë arsyet e brendshme pse ai
shkruan, por dhe të artikulojë një vizion më të gjerë për rolin e shkrimtarit
në shoqëri. Si shumë manifeste të tjera letrare, Kadriu reflekton mbi detyrimet
dhe përgjegjësitë e shkrimtarit në
raport me historinë, të vërtetën dhe përjetësinë e gjuhës. Duhet të citojmë se
shkrimi i Kadriut përfshin tema universale si vuajtja, përballja me
padrejtësinë dhe nevoja për të dhënë zë ngjarjeve të rëndësishme, të cilat e
bëjnë këtë tekst të ndihet si një deklaratë mbi misionin personal dhe
profesional të autorit. Kjo qasje është tipike për një manifest shkrimtari, ku
ai jo vetëm që reflekton mbi arsyet personale, por përpiqet të ndërtojë një
teori të përgjithshme të shkrimit dhe ndikimit të tij.
1.Ky shkrim i Ibrahim Kadriut
duhet përshëndetur për vizionin e tij dhe për mënyrën si e artikulon rolin
shoqëror dhe historik të shkrimtarit (dhe poetit). Ai ofron një perspektivë ku
shkrimtari nuk është thjesht krijues estetik, por një dëshmitar dhe mbartës i
historisë, që ndien detyrën për të thënë e mbrojtur të vërtetën dhe reflektuar mbi
realitetin e tij, përballë sfidave dhe padrejtësive.
Ky vizion i Kadriut duhet
vlerësuar për angazhimin që shfaq për misionin shoqëror të shkrimtarit, një
mision që i kalon kufijtë e artit për hir të artit dhe kthehet në akt moral dhe
përgjegjësi etike. Ai shfaq ndërgjegje të fuqishme, ku fjalët bëhen mjete për
ndryshime shoqërore, për të sfiduar padrejtësitë dhe ruajtur kujtesën
historike. Në këtë mënyrë, Kadriu mishëron figurën e shkrimtarit që bashkëjeton
me kohën dhe historinë, dhe që përpiqet ta ndikojë atë përmes veprës së tij.
Pikërisht ky lloj manifesti përmban
dimensionin universal dhe i jep shkrimtarit rol luftëta-ri për të vërtetën dhe
drejtësinë, dhe duhet përgëzuar për këtë qëndrim të guximshëm dhe të ndershëm,
që i jep letërsisë një funksion transformues në shoqëri. Veç duhet të dimë që
këto akte janë vepra të njerëzve dhe krijuesve të mëdhenj.
Sarandë, më tetor
2024.
No comments:
Post a Comment