NGJYRAT TEK TRE POETË
Fragment
Ndërsa merrem me një sprovë mbi përdorimin
e ngjyrave te libri “Vdekja e ngjyrave” e Sherafedin Kadriut befas më vetëtiu në
kujtesë të krahassoja mënyrën e përdorimit të ngjyrave edhe te poetët Natasha
Lako dhe Sadik Bejko, ku për këtë dukuri te Bejko dhe Lako jam shprehur te libri në proces “Tri botë
poetike”, por në një këndvështrim tjetër. Tani, duke e parë më imtësisht këtë
dukuri te Kadriu më bien në sy ndryshime të përdorimit të ngjyrave prej tyre.
Kështu, në poezinë e Sherafedin Kadriut, (të cilën e kam
në duar) ngjyra nuk është thjesht një element stilistik, por shfaqet si një
koncept qendror dhe strukturor. Ajo bëhet shtylla ku mbështetet e gjithë
ndërtesa poetike e librit “Vdekja e ngjyrave”. Ngjyra për Kadriun është një
qenie që përjeton, vepron, lind dhe vdes, ajo nuk përfaqëson vetëm ndjesi, por
edhe dramë, revoltë, shpresë, dritë e errësirë, madje lehtësisht ajo përfaqson edhe
vetë atdheun apo lirinë. Kadriu e vendos ngjyrën në zemër të poezisë, duke e
kthyer në një subjekt të vërtetë poetik, që rrëfen gjendjet e individit dhe
shoqërisë.
Ndërkohë krejt ndryshe përdoret
tek Natasha Lako, ku ngjyra është më e përmbajtur, më femërore, më intime. Ajo
është e pranishme jo si koncept qendror, por si element ndjesor, që ndriçon
kujtesën, përjetimet e brendshme dhe botën shpirtërore (kryesisht) të gruas dhe
njeriut. Ngjyra në poezinë e Lakos ka tipare të pikturshme: ajo nuk shpërthen,
por vezullon si një dritë e brendshme që përshkon vargun. Ngjyra në poezitë e
saj shfaqet me butësi femërore, me sens nostalgjik apo estetik, duke i dhënë
poezisë një atmosferë delikate dhe mjaft të ndjeshme. Kështu, në poezitë e
Lakos ngjyra bëhet pjesë e intimitetit, një mjet që komunikon në heshtje, pa
fjalë, për të evokuar përvoja që nuk mund të thuhen ndryshe.
Ndryshe nga të dy, Sadik Bejko e
përdor ngjyrën si kod kritik dhe si mjet tensioni poetik. Çuditërisht ai përdor
përgjithëssisht ngjyrën e errët, e cila shërben për të kontrastuar realitetin,
për të vënë në dukje absurditetin, irrealitetin apo falsitetin ideologjik.
Ngjyra tek Bejko është e pranishme në hije, në ngjyrosje të zbehta që flasin
për një botë të zymtë në brendësi, për një realitet të maskuar. Ajo nuk është as dekor dhe as
përshkrim, por simbol i përplasjes midis iluzionit, reklamës dhe së vërtetës, midis
asaj që thuhet dhe asaj që është.
Pra, në këtë krahasim, vëmë re se
secili poet ka ndërtuar një raport unik me ngjyrën: Sherafedin Kadriu e bën
ngjyrën personazh dhe filozofi poetike,Natasha Lako e trajton ngjyrën si prekje
e brendshme ndjesore dhe estetike ndërsa Sadik Bejko e përdor ngjyrën si kod
figurativ për kritikë dhe tension të përmbajtur. Mirëpo ndërsa kjo analizë ndalet
tek funksioni i ngjyrës si element stilistik e përfaqësues i botës poetike të
secilit autor, duke theksuar dallimet në përdorim : Kadriu si strukturues i
përvojës kolektive, Lako si ndërtuese e gjendjeve ndjesore dhe Bejko si zbulues
i tensioneve përmes zhveshjes së ngjyrës, mendojmë se duhet një analizë më e thelluar që
të shkojë përtej funksionalitetit dhe të eksplorojë ngjyrën si shenjë të
vizionit estetik e filozofik të këtyre tre poetëve. Kështu, ngjyra nuk është më
vetëm shprehje artistike, por bëhet mënyrë e të jetuarit, e të ndjerit dhe të konceptuarit të botës poetike. Ndaj themi
se:
Te Sherafedin Kadriu, ngjyra
bëhet një sistem i tërë domethëniesh, që artikulohet në mënyrë të ndërgjegjshme
në strukturën e librit. Ajo shfaq jo vetëm realitete, por edhe gjendje të brendshme
shpirtërore, ndjenja kolektive, drama historike dhe etike. Është një ngjyrë që
flet me zë të lartë, që përballon peshën e përvojës njerëzore, është një ngjyrë
që ka forcë dhe kurajo.
Te Natasha Lako, ngjyra është më
tepër shkëlqim i brendshëm sesa dritë e jashtme. Ajo nuk ndërton struktura, por
lëviz përmes ndjenjës, depërton në qelizën e kujtesë dhe përçon një ndjesi të
qetë(Lako është poete e toneve të ulëta, pavarësisht se vargu “ulërin” në heshtje) e të pakapshëm nga
logjika e drejtpërdrejtë. Ngjyra e saj është e heshtur, por është e plotë , një
mënyrë që jep ndjesinë e kohës, të humbjes apo të një dashurie që flet pa
fjalë.
Ndërkohë, te Sadik Bejko ngjyra
është më shumë një sinjal alarmi, një paralajmërim për prishjen e një harmonie
(të deklaruar) midis njeriut dhe botës. Ajo shërben për të vënë në dukje
thyerjet e perceptimit, për të krijuar madje dhe efekt ironik ose shpalosur
tensionin mes realitetit të dukshëm dhe kuptimit të thellë. Ngjyra tek Bejko
shpesh zbehet, fshihet, errësohet, duke reflektuar një botë që ka humbur
kuptimin e vet origjinal.
Në këtë mënyrë, ndonëse të tre
poetët përdorin të njëjtin element: ngjyrën, secili e bën këtë në mënyrën e vetë,
duke e kthyer atë në mjet shprehjeje të identitetit poetik personal. Kjo
shumësi dhe llojshmëri përdorimesh dëshmon për mundësitë e shumta që poezia
ofron, kur një element i zakonshëm si ngjyra bëhet udhëheqës i ndjenjës,
mendimit apo kritikës. Këto tri qasje janë jo vetëm mënyra të ndryshme të
ndërtimit poetik, por edhe pasqyrim i tri mënyrave të të jetuarit e të ndjerë
realitetin.
Këto janë tri mënyra të ndryshme
të përdorimit të ngjyrës në poezi, të cilat pasqyrojnë ndjeshmëri, botëkuptime
dhe qëllime estetike të ndryshme: tek Kadriu ngjyra strukturon përvojën dhe
historinë; tek Lako ajo shfaqet si ndriçim i brendshëm ndjesor; ndërsa tek Bejko
bëhet shenjë e kritikës së realitetit. Megjithatë, përtej dallimeve, i bashkon
një e përbashkët thelbësore: të tria përfaqësojnë risi poetike, pasi (mendoj) vendosin
ngjyrën në qendër të ndërtimit poetik jo thjesht si zbukurim, por si mjet
domethënieje, ndjenje dhe reflektimi, duke e ngritur atë në një element krijues
me vlerë të veçantë në poezinë shqipe moderne.
Sarandë, më prill 2025
Më mbush zemrën që jam këtu për t'i thënë një fjalë falënderimi Dr. Kisha një problem në shtëpinë time që bëri që burri im të largohej dhe unë tashmë isha shtatzënë dhe u bë e vështirë për mua të përballoja pa të në jetën time. Familja e tij më mbështeti gjatë gjithë kohës, por askush nuk mundi të na ndihmonte për të na bashkuar, përveç Dr. Gideon, i cili m'u përgjigj në kohën kur kisha më shumë nevojë për ndihmë. Ai e zgjidhi problemin dhe burri im u kthye në shtëpinë time vetëm pas 48 orësh, sepse ai jetonte ende në të njëjtin qytet me mua. Është shumë e mahnitshme kur gjen ndihmë aty ku më së paku ke menduar se mund të gjesh ndihmë. Edhe një herë, faleminderit Dr. Gideon për gjithçka që bëni për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë urgjente për ndihmë. Dërgojini me email në drgideon611@gmail.com WhatsApp në +2347042191323
ReplyDelete