NJË HYMN PËR ARTISTEN SHQIPTARE
Nga Timo Mërkuri
Luan Rama në krijimtarinë e tij
ka në qendër figurën e artistit: poetë, shkrimtarë, piktorë, artistë arti dhe
skene pavarsisht kombësisë dhe shtetësisë, por më në zemër ka artistët
shqiptarë që prijnë në botë me artin e tyre. Një popull sado i talentuar të
jetë përfaqësohet gjithmon nga personalitete që arrijnë suksese në nivel europian.
Edhe pse shpesh i referohet emrave ndërkombëtarë, zemra e tij mbetet pranë
artistëve shqiptarë, të cilët i sheh si simbol i identitetit kombëtar në një
skenë globale. Në këtë poezi kushtuar sopranos së shquar Ermonela Jaho, ky
përkushtim merr tonin e një hymni të përmallshëm, ku dashuria, ngrohtësia dhe
niveli artistik kalojnë përtej vlerësimit thjesht estetik. Vargjet:
“ti këndoje 'Traviata'-n me
duart e hapura nga dhimbja e madhe
kur nëna të kish vdekur një natë më parë...”
shfaqin se kjo është më shumë se
një poezi homazh: është një akt njohjeje dhe nderimi, ku artisti shqiptar
ngrihet në piedestalin e përfaqësimit tonë më të denjë me veprimin e saj,
interpretimin një ditë pas ikjes së nënës nga kjo botë. Toni sublim,
ndjeshmëria dhe përmasat e lartësuara shpirtërore me të cilat përshkruhet
Ermonela Jaho nuk janë rastësore, ato janë pikërisht “viza në pasaportën e saj
artistike,” . Poezia është një monument shpirtëror që Rama i ngre artit shqiptar
në përmasa ndlrkombëtare.
1.Poezia “Ti mundesh” e Luan
Ramës është një himn për shpirtin artistik të Ermonela Jahos, ku poeti përdor
një shumësi elementesh artistike për të
ndërtuar portretin e saj poetik. Këto elemente janë sa pjesë e historisë
personale të sopranos, por mbi të gjitha shfaqin madhështinë e artit të saj dhe
shndërrimin e vuajtjes në sublimitet. Le të shohim disa nga këto elemente të
shquara, të shoqëruara me pasazhe:
a. Qysh në titull dhe në vargun e
parë, poeti përdor nxitjen motivuese si një moto jetësore e kthyer në një
shtyllë mbështetëse përmes kujtesës (të thoshte yt atë), që ndjek artisten në
rrugëtimin e saj:
“Ti mundesh,
kështu të thoshte ati yt…”
Kjo nxitje motivuese përsëritet
disa herë si formulë poetike , duke
krijuar një strukturë rrethore dhe një
melodi që ndjek sopranon zëri i dashurisë atërore dhe njetëzore që e shoqëron
kudo. Khjo ka dhe një qasje me tradicionalitetin shqiptar pse fjala
inkurajuese e prindërve ka qenë gjithmon shoqëruese e fëmijëve në jetë.
2.Poeti ndërton një kontrast mes vuajtjes dhe madhështisë, mes rrugës së
vështirë të mërgimit dhe ngjitjes në skenat më të mëdha të botës, madje
interesante është se mënyra se si e shkruan poeti këto vargje të krijon përshtypjen
se ka qenë bashkëudhëtar me artisten:
Vargjet: “ecje në rrugë mërgimi
mes sfidash
dhe zhgënjimesh
e megjithatë,
shkallë më shkallë
ti ngjiteshe në skenat e Italisë…”
japin një kontrast që forcon
mesazhin e triumfit shpirtëror i cili
është gjithmonë i ngjizur nga dhimbja.
3.Lehtësisht shihet që simbolizmi
dhe metafora janë struktura organike që e mbajnë, forcojnë dhe zbukurojnë artistikisht poezinë.
Ajo,(poezia) është e ngarkuar me metafora që
përjetësojnë artin dhe dhimbjen si një ritual:
“Të pashë në “Batterfly” tek
drithëroje në skenën e fundit
oh “ç’vdekje” e bukur në atë
“apné” të gjatë
si peshkatarët e perlave
zhytur në ujrat e kaltra të Oqeanisë”
Këtu duhet të sqarojmë se: “apne-a”
e sopranos në skenë, që krahasohet me një zhytje të thellë në artin dhe
ndjenjën, e bën edhe “vdekjen” një akt të bukur dhe të shenjtë është një term
që përdoret figurativisht për të shfaqur
momentin kulmor emocional dhe teknik kur sopranoja ndalon frymëmarrjen dhe
përqendron gjithë energjinë dhe kontrollin në zë, zakonisht në një notë të gjatë,
plot me ndjenjë e fuqi shprehëse. Mirpo në poezinë e Luan Ramës, kjo
"apné" merr kuptim të dyfishtë:
a.Teknikisht, i referohet
kontrollit të frymës , një situatë ku
sopranoja, si peshkatarët e perlave, “zhytet” në thellësinë muzikore pa marrë
frymë, për të nxjerrë një tingull të pastër, të gjatë e të mbushur me shpirt që
shprehet me vargjet:“…në atë ‘apné’ të
gjatë /si peshkatarët e perlave/zhytur në ujrat e kaltra të Oqeanisë…”
b.Artistikisht,”apne” është moment
sakrifice: një ndalim i frymës që simbolizon dhënien e plotë, vetflijimin
emocional e trupor për artin dhe publikun., pra është një "vdekje" e përkohshme, një “'vdekje
e bukur”, ku sopranoja i jep shpirtin e saj personazhit që interpreton.
4.Duke e parë me vemendje poezinë
sheh se elemente si dhimbja, dashuria, shpirti trajtohen si entitete të gjalla
që bashkëjetojnë me artisten:
“shpirti yt thoshte:
‘E shikon nënë, unë po këndoj për ty’”
ku personifikimi e bën të mundur
komunikimin ndërmjet botës së të gjallëve , ku zëri artistik bëhet urë
shpirtërore.
5.Në vargjet e Ramës që shfaqin
interpretimin e Jahos, poezia merr dimensione skenike dhe vizuale dhe përdor
elemente teatrale që shfaqin ndjesitë e saj:
“trupin tënd që hepohej
gati të binte në humbëtirë…”
“dora që rrahu skenën si të prekte një talisman të shenjtë…”
Ku nëëpërmjet gjestilacioneve
artistike të sopranos dhe vargut të poetit arrihet një kulm artistik e mistik,
ku skena nuk shfaqet thjeshtë si një hapësirë fizike, por tempull i shenjtëruar
i artit (talisman i shenjtë).
6.Poeti shfaqet në vargje jo si
një krijues i poezisë por thjeshtë si dëshmitar i një akti të shenjtë, pra jo
thjesht si krijues i një portreti poetik: “Të
pashë në ‘Butterfly’ tek drithëroje në skenën e fundit…” duke i dhënë në këtë
moment poezisë një ton rrëfimi të lartë që e bën atë intime e rrënqethëse, një
përjetim i drejtpërdrejtë i ndjesive të një artisti që digjet në skenë. Duhet
ta lexosh nga brenda vargjeve këtë poezi që ta përjetosh artistikisht sipas
idesë së autorit dhe kjo është lehtësisht e mundur.
Pra, Luan Rama krijon një poezi kushtuar
artit, jo vetëm artistes. Në qendër nuk është vetëm Ermonela Jaho si individ,
por është arti i saj si sakrificë, si dhimbje, si sublimitet, kjo një risi
poetike e të parit të artit dhe
artistit. Figura e artistes përfaqëson: ngjizjen e dashurisë dhe dhimbjes në
një akt artistik në skenë, ku shfaqet si jetë pasionante, që prin emocionet dhe
dëshirat vizionare të spektatorit. E parë në këtë kontekst themi se nuk është
njohja personale që e frymëzon poetin, por është hyjnoria e shpirtit që këndon.
7. Duhet të themi se poezia “Ti
mundesh” e Ramës i qaset modernizmit ekzistencialist , me ndikime nga lirizmi
emocional dhe elementi ekspresionist për
arsye se:
a.Në thelbin ekzistencialist poezia
shpalos njeriun që lufton me vetminë, dhimbjen,sfidat dhe mungesat, por që
ngjiz kuptimin e ekzistencës së vet përmes artit. Në qendër të poezisë është
përvoja e brendshme, dhimbja si formë e ekzistencës, e shprehur bukur në
vargjet:
“këndoje dhe bije në honet e
zisë
për ta mbajtur gjallë mbi kordat e tua…”
duke shfaqur thelbin ekzistencial:
vullnetin për të jetuar me kuptim e dinjitet përmes veprimit, në këtë rast:
përmes këngës, si akt shpëtues dhe nderues.
b.Poeti futet thellë në botën
emocionale të subjektit, ndaj dhe dhimbja, zëri, mungesa e nënës, vetmia , të gjitha këto përjetohen përmes një zëri që
nuk e analizon realitetin, por e ndien atë në esencë: “shpirti yt klithte ariet më të bukura të botës…” Ky lirizëm i
afrohet modernizmit, i cili e zhvendosën poezinë nga objekti dhe ideali, tek
njeriu konkret me përjetimet e veta intime.
c.Ka disa pjesë ku poezia merr ton
ekspresionist pse emocioni merr formë skajore dhe trupi i artistit përthyhet,
hepohet si figurë e ndjesisë:
“trupin tënd që hepohej
gati të binte në humbëtirë…”
duke dhënë një pamje tronditëse eië
emocioneve të mishëruara, tipike kjo për ekspresi-onizmin modernist, ku arti bëhet pasqyrë e tensioneve të
brendshme.
Në thelb kjo është një poezi e
realizuar mjeshtërisht, e cila të shfaq interpretimin e sopranos si në një
imazh të lëvizshëm dhe botën e saj shpirtërore si në një ekran.
Në mbyllje mund të theksojmë se poezia
“Ti mundesh” e Luan Ramës është një himn për fuqinë shpirtërore të artistes dhe
sakrificat e shumta me të cilat arrihet lavdia. Me një gjuhë të ndjeshme dhe
thellësisht njerëzore, poeti ndërton portretin e Ermonela Jahos jo thjesht si
një soprano e famshme, por si një shpirt i përvëluar nga dashuria për artin dhe
dhimbja për jetën. Përmes figurave të ndjeshme si “apné”-ja, dorën që rreh
skenën, apo zërin që shpërthen në njëmijë ngjyra, Luan Rama nuk e vendos
artisten në një piedestal të ftohtë, por e ngroh me ndjeshmëri njerëzore.
Unë nuk e di në se poeti e njeh
Ermonela Jahon personalisht, por shoh se e njeh shpirtërisht përmes magjisë që
ajo sjell në skenë , dhe kjo është arsyeja pse kjo poezi është më shumë se një
dedikim: është një reverancë, përulje para artit, një pasaportë shpirtërore që
ia jep asaj me gjithë dashurinë dhe krenarinë e një kombi.
Sarandë, më prill 2025
Luan Rama
Ti mundesh…
Sopranos
Ermonela Jaho
Ti mundesh,
kështu të
thoshte ati yt
dhe ti
shkoje në shtegtimin e dhimbshëm
duke lënë
pas udhët e trishta të Shqipërisë,
ti mundesh,
dëgjoje përsëri zërin e atit
në netët e
vetmisë
dhe ecje
në rrugë mërgimi
mes sfidash
dhe zhgënjimesh
e
megjithatë, shkallë më shkallë
ti ngjiteshe
në skenat e Italisë,
në botën që
pulsonte Verdi, Puçini, Donizetti, Bellini
dhe zemra
jote hapej që zëri të shpërthente
në vibrato
dhe njëmijë ngjyra
në kujtesën
tënde të tokës dhe gjakut
në udhët e
botës.
Të pashë në
“Batterfly” tek drithëroje në skenën e fundit
oh
“ç’vdekje” e bukur në atë “apné” të gjatë
si
peshkatarët e perlave
zhytur në
ujrat e kaltra të Oqeanisë,
oh ç’vdekje”
e magjithshme para fëmijës...
Ti mundesh
kudo bija ime,
në
Metropolitan, në Covent Garden, Orange e La Scala
plot hire në
Teatro Real,
ti këndoje
“Traviata”-n me duart e hapura nga dhimbja e madhe
kur nëna të
kish vdekur një natë më parë,
këndoje dhe
bije në honet e zisë
për ta
mbajtur gjallë mbi kordat e tua
ku ngjizej
dhimbja dhe dashuria.
Dhe shpirti
yt thoshte:
“E shikon
nënë, unë po këndoj për ty”
dhe kërkoje
të shihje sytë e saj në mjegullën e pafund
e dije që
ajo lumturohej me ty
edhe pse e
vdekur
përrallë e
moçme e qumështit dhe mëkimit
përrallë e
rizgjimit.
Në Londrën e
hirtë,
atë janar të
ftohtë në “Covent Garden”
shpirti yt
klithte arjet më të bukura të botës
dhe publiku
shihte fytyrën e sublimes
dhe trupin
tënd që hepohej
gati të
binte në humbëtirë,
ç’spektakël
i dhimbshëm e magjik
të shihje
trupin e përhumbur
dhe dorën që
mbahej pas siparit,
dorën që
rrahu skenën si të prekte një talisman të shenjtë,
Po, ti munde
gjithçka në këtë botë këngësh e magjish,
ti martire,
ngjizmë e madhe e dashurisë...
Unë kam qenë e martuar për 9 vjet pa fëmijë derisa kam njohur shumë komente se si Dr Gideon ka ndihmuar shumë njerëz të mbeten shtatzënë, menjëherë e kontaktova në whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më udhëzoi se çfarë të bëja dhe bëra gjithçka në mënyrë perfekte. , për habinë time mbeta shtatzënë 3 javë pasi ai bëri gjithçka, pata djalin tim të parë dhe për momentin kam 2 fëmijë të bukur me ndihmën e Dr Gideon të gjitha faleminderit për punën tuaj të mirë, kontaktoni atë për ndihmë.
ReplyDelete1) nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
2) nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
3) nëse doni të ndaloni masturbimin.
4) nëse dëshironi një martesë/marrëdhënie paqësore.
5) nëse doni të hakmerreni ose dikë.
6) nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
dhe të tjerë.
email: drgideon611@gmail.com
Whatsapp: +2347042191323