Kopertina e librit "Vesa mbi këngë"
VESA MBI KËNGË
Një moment meditimi,nga kujtesa ime,si nga
një kaçube fluturoi një melodi
si një zog
i trembur.Ndërsa po vrisja
mëndjen për tekstin e
këngës,befas mu kujtua se këtë këngë e kam
kënduar në fëmijëri.Në shtëpinë tonë ku shumë gjëra mungonin,vetëm kënga s’ka munguar ndonjëherë.Nëna na
mblidhte të gjithë ne fëmijëve dhe
të zënë dorë për dore në formë rethi,duke vallzuar këndonim
këngë të ndryshme.Në formë rethi jo se vinim rotull tavolinës. E ku
kishim tavolinë ne në shtëpinë tonë ku dhe
sofra qe luksi më i madh,se sa për karike as që bëhej fjalë.Bile unë,vetëm kur shkova në shkollë e mësova ç’do të thotë fjala ‘’karike’’ e cila sipas
fjalorit tim përkufizohej ,‘’karikja është ajo gjëja prej dërrase
ku ulet zusha kur shikon
regjistrin për të më çuar mua
në dërasë të zezë ,pikërisht në ditët që nuk kam
mësuar’’.Eh sa
shumë që i urreja
kariket.Me siguri
ato ma kishin fajin sidomos ditët e hëna,pas lojës së të dielës dhe
ditët e
shtuna para së
dielës së pushimit.
Por nejse,ne e kishim fjalën
te forma rethore e valles së kënduar që kërcenim e këndonim në shtëpinë tonë.Dhoma e vogël dhe numëri i
madh i fëmijëve,të cilët veç të tjerave,
të gjithë donin të dilnin në krye të valles, sa më pranë nënës,e pra kjo
dhomë dhe ky numër i madh fëmijësh plot
teka s’mund të jipte zgjidhje tjetër veç rethit ku secili kujtonte se ishte i
pari në valle e në këngë.Buka e pakët në
sofër sikur shtohej para e pas këngëve e valleve.Unë nuk e di në se këtë metodë të shtimit të bukës e ka shpikur e para nëna
ime,por di se na shijonte së tepërmi përsheshi
me dhallë i cili nuk e ndryshonte ngjyrën
as nga uji i tepërt që i hidhnim.A e kini dëgjuar këngën : O moj dhallë,dhall’ e bardh’/Un’
hedh uj’ , ti prap e bardhë.Kjo
qe lutja jonë e drekës,vetëm se i mungonte ai ‘’amin-i’’ në fund.
Por
e kishim fjalën të këngët.Atëherë e kam kënduar këngën ‘’Në mes të Labovës
–o,labovite’’ndonëse edhe tani s’kam shkuar ndonjëherë në Labovë.Por ama e dija
se te cila fjalë hidhej këmba para e te cila fjalë hidhej këmba prapa,ku çohej zëri e kur tundej
shamia.Atëherë i kam kënduar edhe këngët
‘’Moj leshverdha trëndelinë’’,’’Moj unaza gurjeshile’’,’’Bëje dru në përcëllimë’’,’’Hodha
një lule në verë’’,’’Kur dalin plakat në lëmë’’ etj etj
Nuk
e di,por mendoj se po të vazhdoja shumë vite kështu unë mund të isha bërë ndonjë
këngëtar apo valltar i njohur.Por fati e deshi ndryshe jetën tonë.Një ditë
dhjetori,kur qemë ende fëmijë,në shtëpinë tonë nuk u dëgjua më zëri i nënës por
gjëmuan vajet për të.Që atëherë s’bëhet më fjalë për këngë e valle në shtëpinë
tonë.Dhe kur kemi bërë dasma,ende
ndjehej mungesa e madhe dhe e pa
zvëndësueshme e zërit të saj. Por ama
ato këngë dhe valle që kam kënduar e vallzuar në fëmijëri,ende si kam haruar dhe s’besoj se
do ti haroj ndonjëherë.Çdo këngë e valle
që lidhet me nënën, për mua është tejet
e shtrënjtë.Prandaj më tronditi tani kënga
që më fluturoi si një zog i trëmbur nga kujtesa ‘’ Më zu vesa në lëndinë’’.Po pra,ky është teksti i kësaj melodie.
Bile më kujtohet si tani që një herë kur këndonim këtë këngë, pas nënës,vinte vëllai
më i vogël,pastaj motra më e madhe se vëllai por më e vogël se unë dhe pastaj
vija unë e më tej të tjerët.Gjithnjë në formë rethi.
Tani më kujtohet teksti i plotë i saj;
Më zu’ vesa në lëndinë
Më lagu fustanin-o
Tek po mblidhja trëndelinë
T’ja çoja bandillit-o
Korba qyqja ç’u vonova
Ç’do ti them un’ nënës-o
Ishalla ta gjej në gjumë
Ta genjej te nesmen-o
Bandilli më tha një fjalë
Shpejt do kemi dasëm-o
T’a gënjej të nesmen-o
Ja të prëmte ja të shtunë
Të dielën’ me domosdo.
E
mbaj mënd si tani që e hidhja hapin pak
‘’kapardisur’’ dhe kokën e mbaja lart si një kapedan,ndonëse pantallonat i
kisha me tre a katër arna dhe në gjunjë
dhe nga mbrapa.Ama kjo këngë më bënte të më fluturonte fantazia tej e përtejë
dhe sa herë që shihja lule,vrisja mëndjen se cila vajzë do shkonte ti këpuste,t’i
bënte tufë të bukur e të mi sillte mua,domethënë ‘’bandillit’’.Tani dilte
problemi se vajzat e qytetit ku banonim, nuk para e njihnin mirë trëndelinën dhe mund të më sillnin ndonjë
trëndafil a karafil,por ‘’tolerant’’ siç isha do t’ua bëja kabull edhe ndonjë
zambak a lule bore.Mor po edhe lule mëllage
të qe prapë s’kisha pretendime unë.Vetëm të mi sillnin.
Që atëherë i shikoja
ndryshe lulet.Ja këtë trëndafil do e këputë Sofika e do ma sjellë në agim në
cep të murit rethues të shkollës,këtë tulipan do e këputë Bajamia e cila do ma
sjellë te cepi i rrugës, se është pak e turpëshme ajo,etj etj. Çdo lule e
kishte një vajzë që do e këpuste për mua.Problemi qe kur do ma sillte. Mund të
ndodhte që të qenë një tufë vajzash ato që do vraponin të më sillnin lulet.Lulet
do ti pranoja domosdo,por dilte problem se si do ja bëja për dasmën të shtunën
a të dielën . Se qenë shumë ore.Pastaj edhe
radhë s’u mbaja dot.Problem më vete kjo punë që unë se zgjidhja dot hë për
hë.Pastaj si do ja bëja unë,dhëndër me pantallona të shkurtëra as qe parë e as
qe dëgjuar ndonjëherë nga anët tona.Tjetër gjë se qenë edhe të arnuara para e
prapa.Po nejse,tjetër pune kjo.Problemi qe se si tja bëja tufës së vajzave që
do vraponte drejt meje me lule në duar.Të pyesja babain,aha,s’ma mbante,të
pyesja gjyshen,ajo qe gjithnjë e zënë me konizmat dhe ikonat.Nejse,të vinin
lulet një herë pa do mendonim më pas për
të tjerat.
Dhe çuditërisht, një
ditë,kur pothuaj i kisha humbur fare shpresat, pashë që po vinte drejt meje në rrugën e asfaltuar një
vajzë e klasave më të larta me një trëndafil në dorë.Ecte dhe qeshte me vete.Lumturia
i rezëllinte në çdo qelizë të trupit.Për hir të së vërtetës duhet të pranoj se
kjo vajzë s’bënte pjesë në ‘’listën ‘’ time të famëshme të luleprurëseve,por
nejse.Hajt të mos ja prishim.Gjynah e shkreta. Dhe me këtë mendim në kokë dhe me pamjen e një njeriu që e bën
‘’kabull’’ diçka të paplanifikuar dhe jo fortë të pëlqyeshme, dhe pse jo e jo,
dhe pakëz të besdisëshme i dola përpara dhe me një vetëbesim i thashë pak a
shumë;-Hë,erdhe ë,Nejse dhe trëndafili që
më prure i mirë është.
Ajo hapi sytë(vërtet i
kishte të bukur , por pakëz të mëdhenj për shijen time të atëherëshme),më pa
nga koka në këmbë,(e çdo mbulonin pantallonat e shkurtëra te gjunjët e vrarë në
lojën e futbollit te fusha e qymyrit) dhe siç duket e mori vesh nënkuptimin tim
dhe duke qeshur me të madhe më tha;-Shko more dhe vish pantallona të gjata njëherë,pastaj lëpij
ndonjë akullore andej nga klasa e pestë dhe boll e ke.Do dhe Muçua kafe!
Këtë punën e Muços që kërkonte kafe dhe atë
të akulloreve që duhej të lëpija në klasën time, vetëm kur shkova në gjimnaz i
mora vesh.
Po
kjo ngjarje më bëri ti ureja lulet.
Dhe kaqë shumë m’u
fiksua kjo puna e luleve ,sa që sa herë kaloja para lulishteve të qytetit tim,më
dukej se lulet më përqeshnin.Disa herë me inat edhe i kam shkelur me këmbë.Por
sa para bën.Ato,vajzat pra, me fustanin e lagur nga vesa e mëngjesit s’erdhen që
s’erdhen te unë,gjersa një ditë,mote më von, këputa vetë një lule të bukur dhe
ja dhurova dikujt.
Po pa dale pak të kuptohemi njëherë.Kjo këngë
nuk është’’ këngë e fitoreve të socializmit dhe të Partisë’’.Kjo është një këngë
shekullore.Një vajzë mbledh një tufë lule në një lëndinë dhe këto lule do ja çojë
bandillit që ajo do.Nuk është djali ai që mbledh lule dhe ja çon vajzës ( si te
filmi me Zorron që aqë shumë e pëlqeja).Këtu çdo gjë është krejt ndryshe.Është
vajza ajo që mbledh lule trëndelinë dhe
që deklaron publikisht se do ja çojë djalit dhe do bëhet gati për martesë ‘’ja
të prëmte ja të shtunë,të dielën me domosdo’’.
Kjo vajzë nuk është e epokës ‘’së njeriut të ri’’.Po kjo nuk zbret nga
auditorët e universiteteve europiane ku ka mësuar art e shkencë e civilizim.Kjo
është thjeshtë një vajzë fshati,ndoshta një bareshë e vogël,që teksa i laget
fustani i gjatë gjer në thëmra nga vesa e mëngjesit ,ajo mbledh lulet e i bën
tufë për bandillin e saj.Ajo ska ndrojtje ta deklamojë faktin që i mbledh lulet
t’ja çojë bandillit bile këtë fakt ajo e këndon edhe në mes të fshatit kur këndon e kërcen me
shoqet ditën e Pashkës së Madhe a ndonjë ditë tjetër feste.Dhe kjo këngë është
vërtet shumë e bukur.Kur më ndezi fantazinë mua fëmijë me pantallona të shkurtëra,mendo
se si i ka përvëluar djemtë e ritur që e
kanë dëgjuar këngën.
Unë nuk mund t’i vë datë
lindjeje kësaj kënge,por që është shumë e herëshmë për këtë s’kam asnjë
dyshim.Teknika e të kënduarit në valle vajzash dëshmon për vjetërsinë e
saj.Ndoshta është krijuar shumë më
shpejt se Tatjana e ndrojtur t’i
shkruante Eugjen Onjeginit:
Po mar guximin që t’ju shkruaj
Ç’do deshët më veç shpirtit tim
E di që ësht’ e drejta juaj
Që të
më zbrapsni me përçmim
Por ju që shihni si po vuaj
Me pak mëshirë ,sado pak
Nuk do më zbrapsni zemërak etj etj
Mjafton të lexosh këtë
roman në vargje që të njohësh madhështinë e Pushkinit.Por për Tatianën unë
qysh në leximin e parë e kam frenuar
entusiazmin.
Se si
na duket kjo Tatjanë e famëshme e kënduar,e vallzuar e filmuar nëpër skenat e
famëshme Europiane para vajzës së vogël
shqiptare, që me krenari i shpall botës dashurinë e saj dhe nuk tutet të
mbledhe lule për bandillin e tja çoje atij aty ku është, në stan a në arrë. Sa e trëmbur që është kjo
Tatjanë,sa e ndrojtur që është.Thua se kemi të bëjmë me një skllave të përulur
që se di ku është liria e saj,që e lyp
si lëmoshë dashurinë.
Po kjo ditka dhe
shkrim e këndim more.Po të kishte lexuar gjëkundi këtë këngë të vajzave
shqiptare më ndryshe do kishte vepruar, me siguri.Do kishte vajtur ta mbërthente
atë Onjeginin nga leshrat e kokës a të
mustaqeve dhe do i thoshte pak a shumë;-Ti i bëke naze zemrës sime, more pizeveng.Po pse ç’e di veten ti.Mos ke zënë
qiellin me dorë.Ke pesë para e ç’ë pastaj.Po Tatjanë ke ti .Jo.E pra ja ku jam
unë Tatjana.O eja o të erdha.Dhe mos u fsheh e mos më mundo shumë se i ziu ti
pastaj.Kështu do sillej Tatjana me domosdo,po të kishte ardhur e të rinte për
verim nja një muaj psh në fshatin tim ,
në Pilur të Himarës.Pa, a do ikte , a do e lënin të ikte djemtë e Pilurit,s’jam
dhe shumë i sigurtë.Po që do bëhej kapedane vajzë,për këtë ju siguroj unë.Po
nejse,të vazhdojmë ku e lamë muhabetin.
Por ndërsa Tatjana qante heshturazi në qoshe
të shtëpisë duke shkruar e rishkruar
letra dashurie( artistikisht të famëshme) vajzat e Pilurit (dhe të
gjithë Shqipërisë) i shpallnin botës në korr dashurinë e tyre
Bëj të flë gjumi s’më zë
Cula bie ëmbëlë
………………………
Në mëngjes pa gdhirë mirë
Do takonem me barinë
Sa për letra dashurie s’ja thonë shumë vajzat e fshatit tim.E ç’u
duhen ato kur ja thonë me këngë;
Peshk me hala un do bëhem
Lumin do kaloj
Dhe me ty do vij
Dhe me ty do shkoj.
Se letrat të prishin punë
nganjëherë.Ja, ti gjeti babai apo nëna,hajde jepu sqarime pastaj.Ndërsa për
këngë, mirë se ta dëgjojnë.Bile edhe të përgëzojnë nganjëherë kur këndon bukur.Tjetër
muhabet se vajza këndon për tjetrin.Sa ta marin vesh prindërit,është bërë paja
gati.
Duke dëgjuar këtë
këngën të vajzës së vogël fustanlagur në lëndinë vetvetiu mendon:Sa
shumë civilizim ka patur në jetën shqiptare në epokën para turke,sepse kjo këngë me siguri e kësaj
epoke është.E pra kaqë shumë civilizim dhe emacipim as tani nuk e kemi aritur. Për
këtë jam dëshmitar vetë; mua nuk më sollën akoma lule xhanëm,ndonëse prita e
prita te bordurat e lulishtes.
Do thuash ti;hë mo se
mos ja çoi vërtet lulet vajza bandillit.Kjo thjeshtë duhet marë si një ëndër
vajzash.
E pranojmë edhe këtë
variant.Pra vajzat ëndërojnë t’u çojnë lule djemve.Pak a shumë siç ëndërojnë
edhe djemtë t’u çojnë lule vajzavë.Por këto ëndëra s’janë shumë larg
realitetit.Dikë ka parë kjo vajzë dhe ëndëron që tani ta bëjë edhe vetë këtë
hap të guximshëm.Por le ta marrim edhe
si një ëndër të guximëshme.
.Ëndra të guximëshme
shikojnë vetëm njerzit e guximshëm.Hajdutët shohin ëndra me të ikur me
vrap,trimat ëndërojnë trimëri.Vajzat ëndërojnë barazi në dashuri (në një kohë që
Tatjana lutej e përgjërohej për pakëz vëmëndje nga Onjegini).Dhe këtë barazi e
ka vetëm një botë e civilizuar dhe e
emacipuar shpirtërisht në radhë të pare.
Por në realitet,vërtet vajzat u çojnë lule djemve( dhe kur ata janë ushtarë
ua palosin edhe nëpër letra dashurie).
Rastet i kemi të shumta e s’na del koha ti rendisim si
dëshmi.
Por ju, shënojeni edhe këtë këngë të kënduar nëpër shekuj si një dëshmi e këtij konstatimi.
I ziu Shaqo Bolenë . . .
Gjithmon kam qënë i
bindur se këngët e suksesëshme janë produkt i dhimbjeve të mëdha shpirtërore. Këngët entusiazte, këngët e frymëzuara
apo të porositura për të lartësuar
figura apo epoka, parti apo shoqata, fitore apo realizime planesh pesëvjeçare, gjithmon kanë qënë jetëshkurtëra dhe
gjithmon të ngatëroheshin në mendje në
daç teksti a në daç melodia
Një tronditje, një rëmujë dhe ato iknin nga
kujtesa, në një kohë që këngë të ‘’urdhëruara për tu ndaluar’’, apo të
komanduara për të ‘’vdekur’’ jetojnë edhe sot e kësaj dite dhe s’ka burrë të
t’i shkulë nga kujtesa popullore.
Se kush më tha njëherë një
histori të Shaqo Bolenës dhe po jua them edhe juve që të kuptoni se si kërrehen
këngët e mira e të mbara.
Ky Shaqua, nga Bolena
duhej të kishte qënë, përderisa mori për mbiemër emrin e fshatit. Këtë mbiemër
mbase e kanë marë shumë veta, por hakçe hakçe vetën këtij i shkon për shtat. Po nejse,të mos i
biem monopatit, po të ecim xhadesë shtruar e shtruar.
Shaqua i la në vathë
ato pak cangadhe që kish
doli malit kundra një mbretërie të tërë, asaj të ‘’taljanit’’ dhe më pas kundër
‘’jermanit’’ dhe u vuri drunë. Do thuash ti që dhe ai mori tri plumba në trup. Dakort xhanëm, por po të llogaritësh
se sa shokë ju vranë, hesapi s’del dhe aqë keq për Shaqon. Mendo vetë, vetëm
nga Bolena mbenë në luftë mbi pesëdhjetë djem e vajza
Por ja që një hesap s’e kishte bërë mirë
Shaqua kur vendosi të zbriste në ‘’qitet’’.Se që të themi të drejtën
‘’qitetin’’ s’e ruanin dot ‘’qitetarët’’.Ja,
bën hesap vetë, erdhi ‘’taljani’’ i parë,’’qitetarët’’ se mbrojtën dot. Më t’u
lëshua çobanëria me Selam Musanë e Salarisë me guna mbi tela dhe e çliroi.Ua lane prapë ‘’qitetarëve’’
‘’qitetin’’, po ata se mbajtën që se
mbajtën dot kur erdhi prapë ‘’taljani’’ i ‘’ditë’’.U ngre prapë fshatarësia me
dyfek në dorë mal më ma e breg më breg dhe e mundi ‘’taljanin e ditë’’.Tek u
nisëm të iknin në fshat, ja behu ‘’jermani’. Bam e bum Shaqo ziu e ‘’shaqëria’’.U prenë e u grinë se
qe dhe i sertë ‘’ki dreq jermani’’, po prapë, bënë si bënë dhe e
shpëtuan ‘’qitetin’’.Tek do iknin prapë tek cangadhet i ranë mëndjes; -Po sikur të vijë prapë ‘’taljani ‘ tretë apo jermani i
ditë’’ , prapë do zbresim na. Allë na pret koha mahere. Po
na ja tek jemi këtu,.le të rimë. Po ‘’ertinë’’
prapë ’’jermanët e taljanët’’ këtu na kanë.
Kështu vendosi
Shaqua të qëndrojë në ‘’qitet’’.
Por siç thamë, hesapin s’e kish bërë mirë. Se ‘’qiteti’’ ka halle ore. S’ka aty t’u bërtasësh
dhënve a dhive të varen ‘’përposh’.’’Qiteti’’ do laps e penë e jo llafe grash në
përua kur shpëlajnë lëveret e fëmijëve. Po Shaqo ziu vetëm kërrabën e dyfekun dinte në këtë botë. Ku të
mësontë mavria laps e penë.
Ndajë vate dhe i
qau hallin ‘’kumandarit’’ të tij ‘’kështu
e kështu e si do ma bëç , se u’ vetëm për
difek jam e dua të ri në qitet, se mos vijnë dhe na e marinë prapë e s’pret
puna mahere sa të zbres na fshati u’ e të tjerët, se këta qitetarët vetëm për sullaco e varavingo pazarit janë, që
na Sheshi i Flamurit e njëra më Skelë, më tutje s’dinë fare’’.
‘’Kumanari’’ qesh e
bot e qafë më qafë me Shaqon dhe i tha ;-Ti Shaqo mer difekun e do rishë roje
te Komiteti dhe shiko mirë ore se mos na hin bërna ndonjë armik e na bën gjëmën
. Partia ka besim te ti Shaqo ndajë të na nderoç.
Që të fluturonte
nuk i duheshin krahët Shaqos. Me vrap me dyfek në dorë e zuri portën e
Komitetit dhe s’linte as mizë të kalonte pa e pyetur për babanë e për gjyshin, për
krushkun e për mikun. Kur i mbushej mëndia, i linte të kalonin Për ca malukatër
desh bëri hatanë , se njëri që i biri i një ballisti (ç’kërkon balli në
komitetet tona xhanëm) dhe tjetra qe shumë
e pispillosur, si ato që kishte me vete ‘’taljani’’. Po
nejse zbriti një nga shefat dhe e sqaroi se i kishin thiruar ata që të vinin
lart ndaj duhej t’i linte të shkonin. Të themi dhe atë që është dhe me këta
shefat e kishte pakëz inatin Shaqua. Ja,më qe bërë shef i biri i Remziut që vetëm në fund doli në luftë dhe i hodhi a
s’i hodhi nja tri dyfeqe. Po kulmi qe kur
erdhi ‘’krietar’’ Liçua. Ai de që as të mbante difekun s’dinte, po e mësonte
Shaqua si ta shkrepte. Pesë kile burrë
qe kur erdhi në luftë dhe ja tani, një të kthierë nga Moskovi e hop krietar. Mirë
kijo se edhe haetë, por ditën e tretë e thiri në zirë dhe e bëri fërtele, mor
po leckë fare, se kishte ndaluar të hinte në Komitet nipin e Shefki Beut i cili
ishte i dërguar nga Komiteti më i madh, nga Tirana. Haetë kijo. Po ku është armiku atëherë që ta mbërthente Shaqua e të
ruantë komitenë.
-Të kemi vënë të tundësh derën e jo të tundësh Komitenë, Shaqooo-i
sokëlliu ‘’krietari’’ në fytyrë-Mbëlidh radakën të them, se do të ta them pas
veshit tjatër herë. S’ta kemi shumë ngenë.
Nejse nejse, hiq të bërtiturat,
shpëtoi mirë këtë herë. I hoqën vetëm vërejtje të rëndë.E mblodhi mëndjen e nuk i
ndalonte më njerzit të hinin e të dilnin ,të ngjiteshin e të zbrisnin. Dëgjonte
pakëz i mërzitur si kërcisnin shkallët ë drunjta të Komitetit kur hipte e
zbriste shoqja Behije me tetë okë lule e tetëdhjetë qillo tule. Tha njëherë ta
ndihmonte duke e shtyrë nga pas a duke e tërhequr nga rëpara, po’’ lere tha
mavria burrë, s’dihet si e marinë e më del
për ters kjo punë’’. Rinte e dëgjonte
llomotitjet e Gërta Gërbosë nëpër zyra e nëpër shkallë e si pushonte që
si pushonte e flamosura gojë.
Ama se ç’punë bëntë tamam tamam kjo Gërta Gërbo a Gërta Gërxho (pse dreqin i
thoshnin kështu me emrin e një artisteje të madhë andejë nga frëngjia,kur kësaj vetëm ti shikoje dhëmbët, dhe në krevat ta
keshe, s’bëheshe dot burrë), pra ç’punë bënte kjo Gërta , Shaqua as ja kishte
idenë. Vetëm një herë kishte shkëmbier llafe Shaqua me të, atëherë kur ajo e
talli e i tha;- Ike dhe ti Shaqo, u plake a mavri, u plake.
Shaqos i hipi inati. Ç’dreqin ka kjo pizevenkë me mua, tha me vete ndërsa asaj ju përgjegj;-U
plaka u plaka, po vëne vëne ama, jo i tëri.
Kjo fyryfiçka vetëm të
nesërmen e mori vesh se ç’donte të thoshte Shaqua me atë ‘’vëne vëne ‘’ dhe bëri
një zallamahi në komitet e vate drejt e te Sekretari i Partisë duke i thënë se
Shaqua kishte koncepte armiqësore ndajë ta arestonte.
Po Sekretari i Partisë
s’kishte nge të shikonte se çfarë vëndi
a pjesë e trupit i qe plakur dhe çfarë nuk i qe plakur Shaqos dhe cilat
qenë vëndet armiqësore të tij. S’deshi a s’pati kohë kjo s’u muar vesh se pas
disa ditësh e arestuan për veprimtari armiqesore atë vetë.
E vërteta është që
Shaqua s’kishte gisht në këtë punë, në arestimin pra, por hajde mbaje triumfin
e Gërtës e cila trumbetonte poshtë e lart se ajo e para e zbuloi veprimtarinë
armiqësore të sekretarit të partisë, që kur vajti dhe denoncoi te ai faktin se
Shaqua e shikonte nga këmbët kur ngjitej nëpër shkallë. Tani, kjo puna e këmbëve
doli von në skenë. A Gërta e sajoi me qëllim që të kujtonte dynjanë që tja
shikonin vërtet këmbëtë, se e paskëshin lënë pas dore atë deli
bukurane, a ja kishte shtirë ndër mënd
shoqja Behije, këtë nuk e di tamam. Se, këtu ta themi e këtu ta lëmë,Gërxho
Gërbua nuk e hapte gojën as për të ngrënë bukë pa marë
porosi nga shoqja Behie. Ama, një llaf
t’i thoshte kjo Behija, ishte sikur ti vinte prizën Gerta Gërxhos. Niste e nuk pushonte pa mbaruar emisionin informativ, jo vetëm të
zyrave, po të tërë qytetit. Ja niste që në saba;
-E morët vesh moj
motrani? Xhixhua dhe Xhixhia vajtën te
xhaxhesha që të pajtonin Muçon dhe Ruçon
se qënkëshin zënë për të bijën e Mahmutit. Etj etj.
Dhe as që i vente në mëndjë se asnjë nuk e
njihte xhixhon, xhixhinë e xhaxheshën e saj, pale më Ruçon e Muçon.
Ose emissioni i një dite
tjetër; -Korba moj Frosinë, ç’më tha ajo Dhoksia për vajzën tënde. Po
mbëlidhe pakëz moj, se si shumë i varavitet djalit të saj….
….dhe pas një ore te
Dhoksia;
-Mora vesh se e fejove
djalin me vajzën e Frosinës ë ë. Se ajo na dha dhe llokume mooooj. Po atë gjete moj e
zezë, se ti ke edhe deli djalë. Po, siç më tha njëdizaj Mahmudeja, vajza e Frosinës na kishte shtatë jaranë mooooj, s’gjete një
tjetër që të kish
të paktën tri a katër…..Si the moj korbë? Se ke fejuar djalinë? Po pse na i dha llokumet ajo faqezeza…etj etj.
Por duke qënë se këtë punën e Shaqos e përdori, e tha dhe e stërtha
aqë shumë, erdhën e u mërzitën gratë e
Komitetit. Bile një ditë Rukia s’ja përtoi;
- Moj, po ç’ke me Shaqon se nuk e kuptoj, Ç’të
ka thënë e ç’të ka parë?
- Këmbët moj, tha Gërta duke u rotulluar si
balerinat, nuk e shikon që unë kam këmbë.
-Që je dykëmbësh e shoh,
ja priti Rukia, po ç’ka për të parë te ato këmbë si kunja cipali për të kruarë
dhëmbët, këtë nuk e kuptoj. Po na lerë rehat
tani, se ne kemi ardhur për punë këtu e jo për të dëgjuar si leh ti tërë
ditën,ham ham e hum hum.
Të qeshurit që shpërtheu
mes grave bëri që një gruaje ti zihej
fryma, e desh u bë hataja në komitet.Por shyqyr zotit s’pati dëme në njerëz, vetëm
ca lotë nëpër faqe.
Thonë se që në atë
moment ja njitën llagapin ‘’Shoqja ham ham
ham’’ e qesh e bot gjithë komiteti e tërë ata që e morën vesh.
-Kujt i flet kështu ti
moj ham ham ham-lehu a bërtiti Gërbua a Gërxhua, quaje si të duash se unë s’kam
nge për të përzgjedhur llagape-.Moj e tilla e këtilla ham ham ham.
Thonë
se për tu mbyllur kjo zënkë u mblodh organizata e Fronti Demokratik të Qytetit
dhe sekretari i Frontit, pasi parashtroi problemin, duke dashur që tja japë
fjalën Gërxho Gërtës tha;-Tani do na sqarojë problemin vetë
‘’shoqja ham ham ham’’.
Ilariteti në sallë e
tërboi kryetarin e Frontit që e kishte dhe ca si kushërirë të gruas Gërxho
Gërbon, ndaj ju kthye me tërsëllimë sekretarit , i cili kërkonte të falur pas
çdo fjale të kryetari. Pasi e bëri ‘’pesë para burrë’’ sekretarin ju kthye Gërtës me mendimin që t’i jipte
fjalën ;
-Tani pa na sqaro
problemin, por të lutemi, mos leh shumë se s’kemi kohë të tepërt .
Të qeshurat që
shpërthyen bënë që të qarat e saj të
dëgjoheshin si kuisje të vërteta bushtre
që porsa kishte pjellë.
Këto ndodhën në
mbledhjen ë Frontit, por Shaqua s’kishte gisht fare në to. Që s’kishte gisht e
di dhe unë, se atë ditë e kishte thirur në zyrë ‘’krietari’’ i ri, shoku Visi
dhe i kishte thënë të dorzonte ‘’difekun’’ se tani s’ka më armiq në ‘’qitet’’.
Më mirë ta kish vrarë se sa i tha ato
fjalë. Ju kthie Shaqua e s’ja përtoi
fare;
-Plumbat e armikut u’
i kam akoma në trup e ti më thua se s’ka armiq në qitet. Ka more ka, po s’vijnë
këtu se këtu jam unë e ju ruaj. Po ku dini ju.
U ngrohët me ato zira e me ato fëmëra të
harbuara që gër mëren tërë ditën poshtë e përpjetë dhe e haruat
Shaqon fare. Kush e bëri luftën more, u’apo
ti. U’ e bëra, u’. Ja me këtë difek e bëra. Me këtë difek që ti do të ma heqësh.
Po nuk e jap jo, nuk e jap. Do e mbroj qitetin
u’ edhe nga ca si ti. More vesh. Ja,kështu. Hë.
Kështu sokëlliu Shaqua
atë ditë te ‘’zira’’ e shokut Visi, i cili thonë, që mezi e kish marë shkollën atje në Moskovë. Mandje
‘’shoqja ham ham ham’’ i kishte sqaruar disa
vetë se ai, shoku Visi pra, vetëm pesa kish marë në
shkollë. Bile ajo ja kishte parë vetë dhe ja kishte marë me duar shokut Visi, dëftesënë pra, atë ditë kur e pinë kafen e mbasdites bashkë, te hoteli në anë të detit. Atje de, në
katin e dytë, nga duketë dhe deti e Sazani bashkë. Është vërtet Hotel i mirë
ai, ndajë vete shpesh Gërta Gërxhua herë me shokun Visi e herë me shokun Nasi. Dhe shoqja Behije me shokun Llaqi
Llaqi Vasillaqi atje e pine kafenë e
paradrekës ç’do të hënë e të shtunë.
Dhe ju , po të kini ndonjë mik që doni ta nderoni,
te ai Hotel çojeni dhe ju siguroj unë që e fituat davanë..
. Po Shaqua s’kishte nge për
këto kafera e hotelera. E kish zënë hall i madh vërtet. E peshoi mirë e mirë
punën, e mati gjatë e gjërë muhabetin dhe i dha karar që të gjënte ndonjë punë
tjetër. Domosdo që do ti jipnin. Pse pak kish luftuar ai për këtë pusht-pushtet. Pesë vjet në male s’janë pak, tre
plumba në trup e shtatë dekorata në gjoks domosdo që do ti hapnin udhë. Ndajë
një ditë u ngre e i vate komandantit të
tij të kompanisë të luftës, se komandanti i batalionit, ai de që e regulloi në
fillim Shaqon në punë roje komiteti, paskësh dalë armik i regjur i shtatë
agjenturave.
I vate në zyrë atje në Këshill dhe i qau
hallin. Zyra qe vërtet e ftohtë se qe në katin përdhes, zyrë e vogël xhanëm, po
më i ftohtë që ‘’kumandari i tij’’ në
muhabet;
-Dëgjoi Shaqo, se
s’kemi kohë të tepërt na. Jemi njëra në grikë me hallet e popullit e s’kemi kohë
për goricat e tua. Të të vëmë në zirë, ti s’ke shkollë . Ja thuame ç’punë mund të bësh në to. Të të vëmë shef
tregëtie, ti as cangadhet e tua nuk i tregëton dot. Të të vëmë shef llogarie, as
të mbledhurat e as të zbriturat s’di ti bësh. Ndajë ri atje tek je dhe sidomos,
ri rehat, se ca llafe na kanë ardhë ne, dhe një rëmujë është bërë andej nga
Fronti për tija. Ndajë ri rehat e lëri dënglat.
Shaqo ziu s’pa nga iku.
Që
nga ajo ditë ndryshoi i tëri aqë sa nuk njihej fare. Rinte i heshtur në punë e
nuk kërkonte fare llogari kush hinte e kush dilte, kë takonte e ku e takonte.
Por s’thonë kot, po t’u
qep e keqja ,nuk të ndahet. Dhe e keqja e zuri atë ditë që e thirën të dorzonte
dyfekun në Degë të Brëndëshme ndryshe do vinin tja mirnin me policë. Pse s’e
vranë kur ja thanë këtë llaf. Qe e prëmte
ajo ditë. E prëmte e zezë siç thonë kaurrët. Në një ditë të tillë e gozhduan Krishtin atje larg në Jerusalem a ku di unë. E çë
pastaj se e gozhduan? I hoqën gjë dyfekun atij? Kish luftuar me dyfek ai si Shaqua dhe t’ja
hiqnin tani? Jo .I ngulën nja dy gozhdë në duar e në këmbë, e çë pastaj? Ku ma
gjëje ta gozhdonin Shaqon, jo me tre gozhdë po dhe me tridhjetë e tre gozhdë
evgjiti, a perona, si u thoshnin atyre. Ua bënte hallall Shaqua.Vetëm dyfekun
mos t’ja mirnin more, vetëm dyfekun. Te ai e kishte xhanin Shaqua. Po ja që vetëm
dyfekun i morën , thua se ja bënë për inat. Qe e prëmte ajo ditë….
Sheshi para Komitetit
ishte gati i shkretë, ndaj dëgjoheshin tej e përtejë hapat e Shaqos tek vej e
vinte para portës kryesore.
Befas ndaloi sikur çoç
ju kujtua. Hoqi festen e leshtë nga koka
me dorë të djathtë dhe e tundi sikur përshëndeste dikë larg e larg. Pastaj
i bëri trupit një gjysëm rrotullim nga e
djathta, pastaj nga e majta, Mbështeti dy duart në kokë dhe duke u ulur ngadalë mbi gjunjë, ashtu duke u
rotulluar lëshoi një thirje therrëse;
I ziuuu, o i ziuuuuuuuuuuuu.
Dy tre kalimtarë ndaluan të trëmbur nga
kjo thirje dhe morën pozicionin sikur
donin ta ndihmonin të ngrihej. Njëri e kapi nga dora, po Shaqua e shtyu tutje
dhe hodhi një hap djathtas. Më i
moshuari diçka kuptoi, por s’donte ta besonte. Shaqua e hodhi këmbën djathas si
në valle .Nuk e hodhi para si në gjëmë, si në vaj.
-Këtu çoç ka tha me vete, ndërsa shokut i tha nënë
zë që ta linte rehat Shaqon.
Shaqua nuk shikonte si
mblidheshinj njerëzit. Tundi dhe njëherë festen sikur të qe shami, dhe zuri përsëri
kokën me të dy duartë duke u tundur sa majtas –djathtas dhe duke u ulur sikur
donte të ulej mbi gjunjë, dhe ja dha me një sokëllimë rënqethëse që i bëri të
dridhen ata që e dëgjuan;
I ziuuuu,o i ziuuuuuuu.
Lëvizjet qenë të këngës, tingulli qe i vajit. S’mirej
vesh se ç’qe, këngë a vaj.
Të qe këngë s’kish kuptim.
As përvjetor, as festë, as themelimi i Partisë apo i Rinisë. Pastajë ç’ne
Shaqua do këndonte me ato poture që do kish
nja tri vjet pa i larë. Po tribunat ku janë, po
shokët e partisë, domosdo në ballë të tribunave. Pastaj pse me vargje të tilla
do këndohej, me ‘’ i ziu,i ziu’’. Domosdo diç i ka ndodhur Shaqos.Zi ndillte e
gjithë pamja e tij ndajë një grua duke çjerur faqet bërtiti;-Korba, mos i ka pësuar
gjë djali, se e ka të vetëm mavria.
Po
se nga mbiu Gërta Gërxhua menjëherë në
shesh s’e mori vesh njeri, vetëm kur ja dha
vikamës;
-Uaa, e di unë moj
motrani e di. I ka ikur plaka me atë mballomaxhiun nga lumi i Vlorës, se i kam
parë vetë një ditë atje tejë. E dija moj e dija
unë, e dija po s’më besonin.
-Qepe moj, tu qepshin të
trembëdhjetë vrimat- i pëshpëriti pas veshit egërisht një zë Gërxhos. Ajo u
kthye rëmbyeshëm por e hapi gojën nga habia dhe mbeti ashtu gojëhapur kur e
njohu atë që i foli duke kërcëllitur dhëmbët.
Kish bërë llafe
njëherë me këtë plak. I kish
ardhur në zyrë dhe s’po e përfillte fare po vazhdonte muhabetin në telefon. Ai
prit e kjo cër cër. Ai nxori kutinë e duhanit dhe filloi ta dridhte një.Era e
cigarit të rëndë i çpoi hundët ndaj u kthye rëmbyshëm drejt tij. Ti bërtiste, qe porta hapur e s’dihej si do mirte puna. Ndajë
mendoi ta ironizonte pakëz dhe i foli si me të përdredhura;
-Si je xhaxha, je mirë?Mbahesh
,mbahesh ndonjëçikë?
-E si të jem moj bijë
-i erdhi përgjegja nga plaku i rahur me vaj e me uthull- Si të jem . Ja mezi
mbahem, me një këmë në vërë. Po keshë një hall
ndaj erdha këtu, po më mirë po ikij.
Shoqja e zyrës kishte
ulur kokën, e skuqur paparunë dhe mezi e mbante të qeshurin. E si të mos qeshte
me plakun rufjan, i cili për ta tallur, duke përdorur si kënd të vdekur mendor
shprehjen ‘’më një këmbë në varr’’ që rëndom përdorej për pleqtë, e shtrëmbëroi në ‘’me një
këmë në vërë’’ duke lënë hapërsirë humori dhe për këmbën dhe për vërën. Mere si
ta duash, xhanëm. Vetëm pas dy javësh e mori vesh Gërxhua se çfarë i tha plaku,
për ç’këmbë e ç’vrimë e kishte fjalën, e mori vesh vetëm kur ja sqaruan shoqet.
Dhe ja tani ky plak zevzek i kishte dalë pas shpine dhe i thoshte ta mbyllte
gojën se do i mbylleshin të trembëdhjetë vrimat.
-Po
ç’qenë këto trembëdhjetë vrima xhanëm. Ja ti bëjmë me gishta. Koka është një poçe
me shtatë vrima, kjo dihet. Ja zbresim poshte te kërthiza e shtojmë dhe një .Ja shtojmë dhe dy ,që dhe ato dihen se janë më rrëposh, një këtej e një
andejë, prapë s’del llogaria….
Po Shaqua hodhi këmbën e djathtë dhe vazhdoi;
…………….. I ziu Shaqo Bolenë
Dhe sikur donte ta
theksonte më tepër e përsëriti vargun përvajshëm;
I ziuuuu,more i
ziuuuuuuu,oooo i ziu Shaqoooo Bolenëëëëë
Sikur të qe penduar që e zgjati kaqë shumë këtë
varg e ripërsëriti po këtë herë të shoqëruar me vargun tjetër që s’dihej si i
doli nga shpirti mes atij ngashërimi të vargut të parë duke thënë;
I ziu Shaqo Bolenë
Që bëre difek me mrenë
-Dreq o punë- se kush
tha,-i këren këngë vetes ki.Dreq o punë këjo.
-Kërreja Partisë Shaqo, kërreja
Partisë këngënë, se do e haç në Burrel.Do i lëshë kockat minjerave
o i zi.
-Futja more kumanarit, futja
kumanarit një varg, se do i lëçë kalamanjtë rrugëve. Në Bënçë do veç. Najë futja kumanarit. S’bënetë
qameti po t’ia futësh njëherë. Vetëmë një
varg, Shaqooo.
Po Shaqua as ja kërreu
Partisë dhe as ja futi kumanarit por hodhi hapin ashtu i përulur dhe vazhdoi;
Lëftove o lëftove, o o
h o lë –more-lë o o lëftove o sa tune
dhenë
Tri pluma në trup të
menë
Sikur donte të
theksonte mirë numërin e plumbave e citoi përsëri me një thirje që drodhi të pranishmit;
Hajdeeeeee
deeeeeee o tri pluma o tri plumaaaaa o ho ho
Tri more pluma o në trup të menëëë
Nuk vinte re Shaqua
se njerëzit reth tij qenë shtuar duke krijuar një formë rethi dhe as që disa po
i mbanin si nënë zë dhe si fshehur iso. Ai nuk shikonte gjë. Xhanëm në atë
shesh qenë vetëm dy, Shaqo Bolena dhe kënga e tij, apo më mirë këngëvaji apo
vajkënga. Se i dridhej buza e i dridhej zëri Shaqo Bolenës si në vaj, paçka se
e hidhte hapin si në vallen e rëndë të burrave.
Vazhdonte a vajtonte Shaqua ;
Po nashin,o po nashinë
o ho po nashinë more mirë ta gjenë
Të lanë lidhur si
qënë
Që të ruaç komitenë
Kur erdhi në këtë pikë e drejtoi trupin, pa njëherë
reth e rrotull si i habitur se pse qenë mbledhur ata njerëz aty kur dihej se atë
ditë s’kishte pritje kryetari, pastaj si të kujtohej për diçka u përul majtas e djathtas, goditi fortë tokën
më këmbë, dhe duke mbajtur një dorë , të majtën , në kokë , si nëpër gjëma dhe
të djathtën me festen shtrënguar duke e zgjatur drejt qiellit ja dha me sokëllimë;
E hume o e
hume,ohooo e hume o Shaqo Bolenë
E hume o e hume,ohooo,e hume se s’dije penë.
Këtu
qe gjithë sekreti i këtij vaji apo kënge, quaje si të duash.Por unë ju them që
nuk qe këngë po qe vaj. Ah si e drodhi zërin te ajo e shkreta fjalë ‘’ e hume’’ Kishte
humbur i ziu vetë kuptimin e jetës, lumturinë e të jetuarit, i kish vdekur gëzimi
i jetës, ndajë domosdoi vetëm do vajtonte .Ndajë i dridhej zëri më të qarë, sa
që filluan të fshinin sytë ca pleq që e dëgjonin Shaqoziun. E sidomos te
ajo’’ohooo’’ pas fjalëve ‘’ e hume o e hume’’ që normalisht duhej të qe hedhësi
i këngës e duhej të ngrinte lart shpirtërat e dëgjuesve e tua mbante pezull në
qiell frymën e shpirtin, si te kënga himarjotëshe de, ajo këtu ngjante si goditja e arkivolit kur prek në fund të
varrit dhe pikërisht atëherë, ulërimat ngrihen e të ngjethin mishin. Ashtu ua
ngjethi mishin dëgjuesve të këtij
vaji para zyrave të Komitetit.
E hume se s’dije penë,oohooo
Sot që të hoqnë
dufenë.
Askush nuk duartrokiti.
Asnjë s’mori vesh si iku
e nga iku e ku vate Shaqo Bolena.
Thonë se e thirën në Komitet te Partisë dhe i dhanë një dru të mirë
dhe u muar një vendim që kjo këngë të harohej sikur s’kish qënë ndonjëherë. Bile
bile, një profesor i ditur erdhi urgjent nga Tirana, dhe në një mbledhje Fronti,
apostafat për këtë këngë, sqaroi të pranishmit se kjo këngë e kënduar a e
vajtuar nga Shaqua në shesh të qitetit ishte shumë reaksionare dhe me ndikime të
huaja. Qe tepër e pakuptimitë, hermetike, revizioniste, futuriste, pesimiste , iste
dhe viste, dhe aspak frymëzuese. Qe as më shumë e as më pak, po ndikim i
armikut te jashtëm e të brëndshëm në jetën tonë socialiste. Por hataja qe kur u
ngre një veteran dhe kërkoi në mes të mbledhjes që të arestohej Shaqua, kudo që
qe, e ti hiqeshin edhe dekoratat që i qenë dhënë për luftën , se në fakt ai, Shaqua
pra, s’kishte marë pjesë në asnjë luftë kundër armikut,dhe se ato plagë që thonë
se kishte në trup, nuk i kishte farë. Ose po i kishte, nuk i kishte marë në
luftë, po mund t’i kishte marë në ndonjë ‘’palo luftë’’ si ajo e ballistëve. Ndajë
duhej ti shikonte mirë ai de, Sigurimi këto punë. Çbënin ata të Degës xhanëm? Flinin
në bithë. Kështu e ruanin atdhenë dhe Partinë ata?
Zallamahinë në këtë mbledhje e shtoi edhe diskutimi i shoqes ‘’ham ham
ham ‘’ e cila e nisi fjalënë e saj si
me pëshpërimë me një ‘’Turp më vjen por do e them.Për Partinë de, për Partinë
unë jap çdo gjë’’.Pasi u kollit nja di- tri herë , si të
pastronte grikët , afroi mikrofonin te goja dhe ja nisi;
-Ki Shaqua moj motrani, kish rënë keq ne sevda me
mua.Ëhë, për kukën time në ju gënjej
moooj. Po mani vesh, mani vesh e mo qeshni ju
nga mesi e përposh sallësë.
-Si ju thashë në krie, ki
Shaqua moj xhane kish
rënë në sevda me mua, najë kathe ditë më binte lule te zira. Po,
po.Lule .Lule e ç’deli lule moooj. Ku t’i gjëçë nashtinë ato lule. Po u’, e nurëshme
siç jam , ja mirja e ja hidhja na dritarja moj. Kështu rodhi këjo punë Ai mëlidh
e sill, e unë mer e hidh. Se unë moj xhanet e mia, vetëm nga ai imi pranoj
lule.(Po ai i mavrisuri s’është as për lule e as për tule.Vetëm
për një çik xurxule).Po
nejse, për Shaqon llafosim nashtinë këtu,
se u’ e niqja gjithënjë.
-Pa erdhi e t’u lig buri
i botës moj motrani, sa të vinte ligsht ta shije ashtu. Nga një lis që qe në
krie, t’u bë burri si një shufër arixhiu.
Nga sevdaja ime, moooj. Najë një ditë s’duroi dhe ja dha këngës më të qarë te
sheshi para Komitetit e më thosh;
-Trëndëlin o trëndëlinë/Pse s’më
do mua të zinë/U për ti prisha shtëpinë. Si thua ti moj? E ke dëgjuar
ndrishe këngënë. U më marsh të keqenë, Pëjet moj shoqen Behije që e di mirë këtë
punë. E di edhe shoku Llaqi Llaqi Vasillaqi bashkë me Behienë. Ua kjo. Moj e
tilla e këtilla. Ham ham ham.Ua, erdhi këjo të na tregojë Ham ham ham….
Për ShaqoBolenën s’u
dëgjua më. Edhe unë s’di gjë të saktë, ron
a ka vdekur, ku iku e ku mbeti, por këngën e tij e di gjithë Labëria, përkundër
urdhërave të dhëna për tu haruar a dënuar.E di gjithë Labëria dhe e këndon. Por
duhet t’ju theksoj se kjo këngë nuk është kënduar asnjëherë nëpër dasma a
ziafete. Jo se e kishte ndaluar Partia. Jo.Po se nuk i shkon gëzimit të njeriut melodia e saj. Si mund të
gëzosh e të këndosh në një dasëm , psh, me fjalët ‘’i ziu,i ziu’’ kur vetë
veshja e nuses sjell e ndjell vetëm bardhësi.Jo jo,nuk shkon në gëzime kjo këngë.
Ama ke një hall a ke një brengë,t ë kanë heqë nga puna a të kanë ikur fëmijët
në kurbet e ti s’ke fare haber si janë e ku janë? Je duke ecur monopatit i
vetëm e i trishtuar e do një shok të qash hallin?Atëherë pooo. Ja tek të vjen
Shaqo Bolena me këngën e tij famoze;I ziu o i ziu ,i ziu Shaqo Bolenë’’
Do ta heqësh emrin e
Shaqos e të vëshë tëndin? Do të ndryshosh tekstin se ty ‘’nuk ke hall pse të
vunë roje komiteti’’,por ke tjetër hall.Ndryshoje ore, emrin e tekstin.
Shaqos nuk i ngelet
hatri fare.
Për këtë ju siguroj unë.
Vasillua
-Më kujtohet që vija nga Vlora atë ditë për në Sarandë ,dhe te kthesa e
Vunoit,atje te përroi de,autobuzi ndaloi
dhe shoferi zbriti t’i hidhte ujë motorit.Tani,ky përrua a lumë,quaje si
të duash,mase është ai për të cilin ka dalë ajo fjala e famëshme që thotë;’’Lumi
që mori Vunonë,pse s’mori dhe Qeparonë’’,po unë që jam mësuar me të
tjerë lumenj e dete, s’para ja vura veshin shumë.Jo dhe aqë për mëndjemadhësi
ndaj këtij përoi-lumë a lumi-përua,quaje si të duash,po për faktin se mu aty te kthesa qenë ulur ca djem të rinj e
këndonin.
Kishin vënë përpara ca qepë,ca ullinj,pak bukë e pak djathë,kishin
një bodile raki që e kalonin dorë më dorë e këndonin si ata vetë.
S’do i kisha mbajtë mënd fare,se ka mote kjo punë,po ja ,hë do thuash
ti.Si e pse e mbajta mënd.Po harohet more ajo iso e atyre djemve,që të mbante në
hava,në qiell.Jo të mbante,po të shpinte lart e lart e ti doje s’doje,mbaje
frymën.E sidomos kur ai djali spanua,që bënte hedhësin,ja jipte me një ‘’hajde
deeeeeeee’’ e ty ,doje s’doje të vinte të futeshe në këngë,në mes të grupit.Jo
vetëmë kaqë,po kur do ja niste marësi vargut tjetër,se pse s’na durohej sa të
mbaronte ai e të fillonte isua.Aty qe
lezeti i këngës more xhan,aty qe bukuria.Mere me mënd vetë;Marësi një varg këndonte e ne na dukej një mot e i thoshim me vete; po
hë de hë,mbaroje të nisë isua.
Shoferi donte të ikte,por ne e mbajtëm sa mbaroi kënga.E vërteta është që
dhe atij vetë i pëlqeu,e dukej sikur sebep donte që të qëndronte e ti dëgjonte
ata djem.S’ua di emrat, por këngën e mba mënd që thoshte;
Seç u vesh Vasillua djalë
Shaloi
mushkën e bardhë
Kërceu për
në Himarë
Se kish hakë për të marë.
Këto
më thoshte një ditë miku e bashkfshatari im G.K. te klubi i tij në Sarandë ndërsa bisedonim për këngët e meloditë
popullore.Këngët popullore janë dobësia
e çdo pilurjoti,kudo që ai të ndodhet dhe pavarësisht se ka kënduar në ndonjë grup
polifonik ndonjëherë apo jo.Do të hapësh një muhabet me një pilurjot.Nise nga kënga
e pastaj s’dihet se ku do sosësh,mbase do veni të vidhni bashkë ndonjë dash.Ama
bashkë do jini,mos u bën merak,dhe pa gjë s’do dalësh.Më e pakta ,do kthesh nja
dy dopio.
Por mua nuk më interesoi
shumë teksti i këngës,një vajzë që vishet si djalë,shkon kaluar për të marë një hakë,një gjak të pa marë.S’dihet pse vete
kjo vajzë,a s’ka vëlla,a e ka të vogël,a s’ka baba.Por haka duhet marë se s’bën.Po
s’u muar ,më e pakta ajo do mbetet pa martuar,sepse shtëpia e saj është ‘’gjak
pa larë’’,pra s’janë të zotë të marin hakë.Komentet në këtë rast janë të shumta
dhe historia e popullit tim është e mbushur me raste të tilla vajzash të
veshura si djem që venë e marin hakun e babait a të vëllait dhe pastaj martohen me atë që duan e jetojnë
të lumtura.
Dhe fakti pse vishen si
djem është i njohur; Duke u veshur si djalë,duke u shndruar qoftë edhe përkohësisht
në ‘’virgjina’’,pra në vajza që kanë hequr dorë nga të drejtat dhe privilegjet
e të qënit femër,i dalin hasmit përpara në pozita të barabarta dhe e vënë dhe
atë në pozitë të barabartë.Dihet fakti që gjithë zakonet e trevave tona e
ndalonin këdo që të qëllonte mbi një femër.Bile
jo vetëm që nuk qëllohej femra,por nuk qëllohej as burri sa kohë që është i shoqëruar me një femër dhe shkonte rrugës.Mund
të kishe vite që e ndiqje hasmin tënd për
ta vrarë dhe se kishe vrarë dot.Dhe ja befas një ditë,ai shkon mes përmes
fshatit tend, ditën me diell dhe ti e sheh dhe jo vetëm që se qëllon dot,por po
të kaloi pranë,do i ngrihesh dhe në këmbë e do ta respektosh.Po hyri në klubin
ku je ti me shokë,është në nderin tënd edhe ti paguash një raki.Dhe mos guxo ta
shohësh shtrëmbër,se t’u kthye fshati yt pastaj.Kjo e gjitha vetëm për respekt
të femres që e shoqëron.(E njejta gjë edhe po të jetë hasmi yt i shoqëruar me fëmijë).
Pra kur s’të lejohet të qëllosh
burrin që shoqërohet nga një femër,mendo pastaj të qëllosh femrën.Bëhet hataja
mbi gjithë shtëpinë e vëllazërinë tënde.Bile ta zhbëjnë shtëpinë e vëllazërinë
bashkfshatarët e tu,miqtë e shokët e tu të cilët ti i ‘’turpërove’’ me aktin që
kryejte duke qëlluar mbi një femër.Shto faktin që të mbetet turpi përjetë si te
ajo kënga;
Kishe qënë palo burrë
Se
s’vritet fëmëra kurrë
Por ama edhe femra që qëllon
një burrë, duke qënë e veshur si fëmër,quhet një gjë e keqe.Më e keqe se ç’do turp
që mund të bëjë një femër.Sepse ajo qëlloi një burrë duke e ditur se ai s’do e qëllonte
dot.S’do e qëllonte edhe po të kishte koburen në dorë.Kur një fëmër qëllon mbi një
burë e veshur me roba grarishte,pra e mbrojtur nga e drejta e femrës,atëherë hakun
mbi të nuk e marin burrat e fisit të të vrarit,por gratë e atij fisi.Dhe jo vetëm
mbi vrasësen,jo vetëm mbi dorësen,por e shtrijnë këtë të drejtë më gjërë,pa i lindur
asnjë e drejtë për rihakmarje fisit të gruas vrasëse.
Ndryshonte puna po të
qe e veshur si djalë.Atëherë s’ke përpara një femër që është ‘’balta ku mbillet fara e jetës’’,por një burë
që do qëllojë me armë dhe do marë jetë.Atëherë ke të drejtë të mbrohesh,qoftë
edhe duke marë jetën e tij.
Kjo është arsyeja
kanunore e zakonore që vajzat e legjendave vishen gjithmon si djem kur nisen të marin
hakë,dhe jo për t’u maskuar siç thonë disa përalla.
Se,ç’maskim do jetë ai
xhanëm.
Tani ,në kohën e sotme
e kam llafin, vajzat nuk vishen më si djem,por ka dalë moda e të veshurit duke
u xhveshur, ndajë këto komente i takojnë historisë.Edhe në Himarë nuk para
zbresin shumë vajzat e Shqipërisë.Vetëm në muajin gusht vijnë, e ja marin edhe
asaj këngës që thotë;-Djalo më dogji behari.Këtu kanë të drejtë se digjen e përvëlohen
fare,por çtë bëj unë i ziu që pikërisht në këtë muaj jam gjithënjë me shërbim në
zonat malore.Ndajë ato,presin sa presin ,digjen e zhuriten dhe në fund ikijnë fare. Aratisen nëpër Evropë,jo me mushkë
të bardhë a të zezë ,por me avion,skafe dhe më e pakta me ndonjë Benc 320.
Edhe emri Vasillo s’para u pëlqen
shumë sot.Le që nuk ua vënë më këtë emër vajzave të porsalindura,por dhe ato që
e kanë ,bëjnë kërkesë në Bashki a në Komuna dhe e ndërojnë.Do thuash ti që emri
Vasillo është femërorja e emrit Vasil.Dhe dihet që Vasil do të thotë Mbret,pra
Vasillo do të thotë Mbretëreshë.Si ajo e Anglisë xhanëm.
Mor po edhe mbretëresha
s’duan të quhen këto ‘’vajzat e sivjeme’’.Mbase pikërisht për inat të mbretëreshës së Anglisë e cila ja
nxiu jetën asaj princeshës së shkretë,Dianës pra,gjersa e shpuri në varr dhe ja
la fëmijët pa mëmë.
Prandaj dhe në përallat
tona, princeshat duam ,jo mbretëreshat.Unë mbaj mënd kur isha i vogël,në çdo përallë
që më tregonte nëna ose gjyshja,unë doja të fejohesha me princeshën, e cila
domosdo qe e bukur dhe më priste mua në
një cep të përallës.Vetkuptohet pasi e largoja diku larg atë de,shtrigën mbretëreshë
e cila bënte vetëm të liga klundër princeshës sime.Domosdo dhe kundër
meje.Sepse dihet,xhanëm që përrallat qenë mbretëria ime në fëmini.
A e besoni ju, se unë
edhe sot dua të jem në atë mbretëri.
Pra nga çdo anë që ta
marësh këtë tekst kënge,s’e vlen dhe nuk pëlqehet që ta këndosh sot.Vetkuptohet
hiq mënjanë magjinë e isos e cila është e pazvëndësueshme.
Por unë nuk dua të
flas sot për këto.Sot mu kujtua i ndjeri dhe i shkreti
Pilo Nesturi.Dhe pikërisht nga kjo këngë,ose për të qënë më i saktë nga
emri i vajzës së këngës,Vasillos.Pilo Nesturi ishte bashkfshatari im dhe
banonte dhe ai në Sarandë.Bile ishim në
një lagje.Vetkuptohet ,ai ishte vërsnik
a moshatar me babanë tim dhe jo
me mua.Qe pa shkollë.More, fare pa shkollë .Mund të them se nuk kishte shkelur
asnjëherë në shkollë as të interesohej për
mbarëvajtjen e fëmijëve të tij.
Kjo jo pa arsye.Natyra e kishte dënuar rëndë
të ziun.E kishte lënë shurdhmemec.Shurdh qe vërtet por dinte të ‘’dëgjonte’’ me
sy duke të ndjekur lëvizjen e buzëve të bashkëbiseduesit.Dhe për të folur,mezi
artikulonte një fjalë për një kohë të
gjatë ,duke e gërmëzuar në një mënyrë që të lodhte stërgjatja e saj.Vetëm një
fjalë e thoshte saktë dhe shpejt Pilo
Nesturi dhe pikërisht fjalën,apo më saktë emrin Vasillo.
Që të kuptohemi bashkë,Pilo
Nesturi vetëm këtë emër shqiptonte ,ndaj të gjitha grave të qytetit u thoshte
Vasillo.Vasillo majtas,Vasillo djathtas,Vasillo ortodokset a katoliket,Vasillo
dhe myslimanet a romet.Ne shkriheshim gazit kur e dëgjonim t’u fliste të gjitha
grave të qytetit me të njëjtin emër.Ndajë dhe e ndiqnim nganjëherë pas,ashtu si
fshehurazi për të dëgjuar ‘’vasillorinë’’ e tij.
Bile njëherë, më kujtohet
që kishte ardhur hallë Sofia nga fshati të shiste në treg ca fruta.Shegë kishte
shumë dhe mua, si fëmijë që isha, më pëlqenin tepër,ndaj veja dhe e ndihmoja ,që
të ma’’ shpërblente’’ mundimin me nja dy
shegë më shumë se vëllezërit a motrat e mia.Pra, po ecnim drejt tregut,kur ja;na
u faneps përpara Pilo Nesturi.Unë s’doja ta takonim,se s’doja që ta bënte
Vasillo dhe hallë Sofinë.Se si më dukej ky ripagëzim i hallës sime.Për gratë e
tjera s’kishte problem.Le ti ‘’vasilloste’’ të tëra.Por jo hallën time.Nuk
qeshja dot me këtë gjë.
Po ja që halla ime ndali
hapin vetë sa e pa Pilon që afrohej duke u stërmunduar që të fliste,dhe pasi e
përqafoi filloi ta pyeste si e kishte
gruan,po vajzën,po djemtë, e si e kishte zënë do mbaronte me pulat e macet e
shtëpisë.
Pilua i shkretë stërmundohej
e bëlbëzonte gjithnjë ;mmmm iiii rrr ëëëë, mmm
iii rrr ëëë,ppppp oooo t t t t t i i i i i , V a a s s s i i i i i l
l o o o o.
Unë s’durova dot.-Ky shushameno
më shan mua hallën(pa ç’ka se halla s’dukej fare e ofenduar).Ndaj ndërhyra;
-Jo Vasillo,jo.Kjo është
hallë Sofia.Sofia, kupton apo jo.Sofiii.
Pilua më pa me habi.Duket
më kuptoi se unë e përsërita disa herë emrin.Tundi kokën i zëmëruar si kali kur
shkrofëtin dhe duke tundur gishtin tregues,ngriti zërin;
-Jjjoooo,Sooofffii.Brëëë.Sooffffiiii.U
u u, S s s o o f f i i.Vassiillooo.Mono
Vasillooo.
Dhe duke ngritur gishtin
tregues lart ,sikur donte të tregonte diçka të vërtet të lartë,madhështorë shtoi-Vasillooo.
Më bëri shumë përshtypje
fakti që tha ;Mono Vasillo,dmth vetëm Vasillo,por fëmijë siç isha nuk i vura rëndësi.Mirë
që nuk i dha dhe lule hallës sime siç u jipte pothuaj gjithë grave që takonte në rrugë.Por ja që nuk ju ndodhën
me vete.
Se harova t’ju
them,Pilua asnjëherë nuk dilte nga shtëpia pa lule,qoftë edhe luleshqera,dhe sa
takonte një grua në rrugë,pasi e ‘’vasilloste’’ i jipte lulen që i ndodhej.
Gratë qeshnin ,mirnin
lulet e iknin në punë të tyre,në hallet e përditëshme dhe e haronin fare Pilon.Burrat
nuk zëmëroheshin me Pilon kur mirnin
vesh që u jipte lule grave të tyre.-S’di se ç’bën i ziu- thoshnin.Ka rjedhur
fare.
Pilua dilte prapë të nesërmen dhe niste ritualin e zakonshëm;Vasillo
majtas,Vasillo djathtas,Vasillo të bardhat,Vasillo të zezat,trëndafil njerës,lulemullage
tjetrës.Kështu sa rojti.Kështu gjersa vdiq.
Ja pra ,sot,ndërsa kujtoja
komentin e Gogos për këngën e Vasillos,duke bërë përqasje të emrit Vasillo me
Mbretëreshë,si rrufe me shkrepi mendimi me i çuditshëm në jetën time;
-More,po ky Pilo Nesturi,
kur u fliste grave të qytetit Vasillo,nuk u fliste me këtë emër se këtë
shqiptonte më kollaj,por u drejtohej me titullin ‘’Mbretëreshë’’.
Pra mbretëreshë
majtas,mbretëreshë djathtas,mbretëreshë e bardha e mbretëreshë e zeza,puntorja
apo zyrtarja.Të gjitha gratë ishin për
të mbretëresha.Prandaj u jipte dhe lule.Jo se qe ndonjë tip zuzari a feministi.
Prandaj dhe mua,kur doja
ta korigjoja për emrin e hallës sime mu përgjigj i zemëruar;Vasillo,vetëm
Vasillo.Domethënë ;Mbretëreshë,vetëm mbretëreshë.
Ku e gjeti këtë finesë
Pilo Nesturi,shurdhmemeci i qytetit tim ,mjeriu që s’kish lexuar kurrë një
gazetë pa le më ndonjë libër.
Pilo Nesturi që s’dihej
si ja bënte të ushqente më bukë një tufë fëmijë,përpiqej të ushqente një qytet
të tërë me një ndjenjë respekti mbretëror për femrën duke e ngritur atë në
fronin më të lartë të vlerësimit,duke e quajtur mbretëreshë.
Pilo Nesturi, që s’ju hoqën
kurrë arnat nga rrobat,nuk doli asnjë ditë në rrugë pa lule në dorë për t’ua
dhuruar mbretëreshave të stërlodhura të
qytetit tim.
Të them të vërtetën isha
shumë i hutuar nga ky konstatim.Kaqë i hutuar sa që ftesës së gruas për
të pirë një kafë te lokali në breg të detit ,se; boll ndënja i heshtur në
bulevard, etj etj ju përgjegja me
shprehjen;-Mirë,Vasillo, shkojmë.
E ndjeva habinë e
gruas,por e kuptova vetëm kur ajo, duke u mbështetur në krahun tim,butësisht
dhe me një zë të ëmbël më tha;
- Mirë
mo,mirë.Po ti s’më ke folur ndonjëherë për këtë Vasillon.Ishte e bukur vallë dhe kaqë shumë e doje, sa dhe tani s’e ke haruar?
Ishte radha ime të habitesha dhe m’u
deshën disa minuta të kuptoja keqkuptimin e zakonshëm femëror.Ama m’u përkëdhel pakëz sedra që dhe
tani pas njëzet vjet martese, zjarri i xhelozisë ndizet te ime shoqe.
Por ç’të sqaroja te
ky keqkuptim.Jeta më ka mësuar që, ç’do përpjekje për të sqaruar keqkuptimet me
femrat,sjell keqkuptime të reja.Nga labirinthi i keqkuptimeve nuk dilet veçse
duke kërcyer lart ,sipër tyre.Ndaj e lashë fare keqkuptimin , Pilo Nesturin me mbretëreshat e tij dhe, në vend të sqarimit,deklamova
poetikisht me ëmbëlsinë më të madhe disa
deklarata besnikërie bashkshortore në këtë
bote ku jemi dhe në atë ku do vemi dhe se;- Vetëm ti je mbretëresha ime ,Va…Va...,nejse,vajza
ime,vogëlushja ime, doja të thoshja etj,
etj, dhe, prit të të dhuroj një trëndafil të porsaçelur,ja, sa ta këput te kjo
lulishte….
Pilua
shau ‘’Everin’’
Me që e nisëm muhabetin me
Pilo Nesturin ,le ta vazhdojmë po me këtë.Ose që të jem më i saktë,unë sot do t’ju tregoj një tjetër histori të Pilos.Hakçe hakçe nuk e kam
nga vetja ime por ma ka treguar miku im Mondi
Ç. atë ditë që unë i dëftova se se kisha shkruarë diçka për Pilon.
-Po
nuk e ditke ti histornë e dyqanit ushqimor- ma preu muhabetin në mes Mondi dhe
mes të qeshurave më tregoi se;
-Atë ditë Pilua qe mërzitur
shumë.Ai spara mërzitej kollaj.Nuk mërzitej as
kur e ngacmonin fëmijëria, as kur e keqkuptonte ndonjë grua a ndonjë burrë i lagjes,as kur i bërtiste e
shoqja, Fotinia që të luante të shkretat se kishte shtruarë sofrën dhe e prisnin për të ngrënë.Nuk qe tip që mërzitej
kollaj Pilua,po ja që atë ditë hyri në
dyqanin ushqimor të lagjes tërë hundë e buzë.Shitësia, e cila po bënte një dorë
muhabet me nja tri gra, e priti buzëqeshur;
-Erdhe Pilo?Po ç’e mirë të pruri në këtë vapë a derëzi.Pse s’dërgove
Fotininë,se me tija do shkojë pesëmbëdhjetëditëshi e s’do marim vesh se ç’kërkon.
Nja tri gra që qenë në
dyqan,për të bërë një dorë muhabet me shitësen,për ta kseasur pakëz, që tu
ruante ndonjë litër vaj kur të vinte
racioni,qeshën me kor,si me komandë.Pilua i pa që hapën gojën,po nga që s’dëgjonte,s’ua
vari fare atyre por ju drejtua shitëses duke fshirë djersët e qafës me shami;
-K k k e e e f f f a a a s s u u u l l e e e e.N n n j j j ë
ë ë q q q i i i l l l looo d u a a .
S’kish faj i varfëri.Kërkonte
fasule.Ai s’dinte gjë nga furnizimet,tollonat e nga racionet.Këto qenë punë që
i kryente më së miri Fotinia.Po ja që ai dreq gripi vate e zuri Fotininë dhe e
shtriu në krevat e se linte të ngrihej
fare.Tamam siç e shtriu Pilua atëherë
kur u martuan.Po dhe atë herë ai vetëm dy ditë e mbajti mbyllur në gjerdhek dhe
se linte të vente as në banjë,jo se s’donte por se nuk e kuptonte fare se çfarë
i thoshte ajo e shkreta.Po nejse,tjetër muhabet ai.Ama ky gripi qënka
allosoj.Një javë e Fotinia hiç të
ngrihej.Tha me mëndje i varfëri Pilo që ti ziente fasule dhe me lëngun e tyre
mase shërohej.Ose oriz xhanëm,ç’të gjejë më parë.Po ja që,pasi brodhi tri-katër
dyqane dhe pasi bëri dhe tri-katër shere,bile hyri vetë ne dyqane e kontrolloi
raftet i zëmëruar erdhi te dyqani i lagjes sonë ku shitësia e priti buzëgaz. Ky
buzëgaz e mori më qafë Pilon, se kujtoi që më në fund e gjeti atë që kërkonte
dmth ‘’qillon e fasuleve’’.Të mos kishte buzëqeshur shitësia,mase do kishte
ikur me tri katër të shara kilometrike,por ama do kishte ikur e do qe mbyllur
muhabeti.Po ja që shitësia qeshi,bile qeshi edhe kur i tha që s’kishte
fasule,ose më saktë kur lëvizi gishtin tregues në mënyrë mohuese.Pilua e kuptoi
por nuk u tërhoq.Pyeti për oriz,për makarona ‘’fije fije’’ dhe për makarona
‘’brumbulli’’.Kur për të gjitha mori përgjigjen mohuese me gishtin e shitëses,nuk duroi por shpërtheu;
-Po
unë ç’ti shpie Fotinisë,topet e Everit.
Kjo fjali lexohet për tre
sekonda,Pilua e tha për tre minuta,por për pesë sekonda dyqani u boshatis se
gratë u kujtuanë që ‘’kishin lënë mishin e viçit në tenxhere në zjarr’’ apo ‘’bërxollat e derrit gati’’ tjetra etj
etj dhe u nisën me vrap drejt shtëpive të tyre.Shitësia se ç’kërkonte poshtë
banakut e s’e gjënte dot,dhe pasi nuk e gjeti çoi kokën dhe ju drejtua Pilos me
një;
-Hë Pilo,the gjë se nuk e
kisha mëndjen fare tek tija. Kemi tërë këtë
punë.Do i shërbejmë popullit ne,nuk do meremi me llafe.etj etj.
Iku Pilua i varfër kokëulur
drejt shtëpisë ku e priste Fotinia e sëmurë.Por nga ana tjetër,kurrë s’ mua
vesh se si e qysh llafi vajti atje ku s’duhej se;- ai shurdhmnemeci që
u jipte lule grave të botës paskësh sharë
atë të madhin fare.Dhe ç’kish thënë se,’’upupu,moj korbë,se do
vente atje në Tiranë dhe do ja shkulte
ato atij dhe do ja shpinte asaj,dmth Fotinisë së tij,se qënkish zaif Fotinia
dhe se vetëm ato të atij do e shëronin’’.’’Qyqja ç’na dëgjojnë veshët
moj.S’kemi dëgjuar për ndonjë të shëruar kësisoj.Se, të jetë kështu puna,edhe
ne jemi të sëmura,jo vetëm Fotinia.Po kaqë e fisme na doli kjo Fotinia e
Pilos,moj korbë që i zgjedhka gjërat maja maja.Dhe dërgoka dhe burrin që tja
sjellë, pale më.Po ç’burrë thua moj ,ç’burrëzi’’.Po nejse,nejse , kaqë qe dhe
puna e Pilos.S’ka më Vasillo e lule.Në bodrum të Gjirokastrës do kalbet dhe pak
e ka dhe atë.Do e qajë për së gjalli Fotinia me ;
Në bodrum të thellë,shtatë palë
shkallë
Mbyllur Pilua im kalbet në
hapsanë.
Për hir të së vërtetës duhet
të themi se Pilua s’dinte asgjë nga këto që thuheshin për të në qytet.Dhe kur në
mbrëmje Gazi i Degës ndaloi para shtëpisë së tij,kujtoi , i varfëri, se i sollën
‘’një qillo fasule ose makarona fije fije apo brumbulla’’për të varfërën Fotini
që dergjej në krevat.Ndajë hipi me gaz në buzë te Gazi i Degës,i cili menjëherë u nis me uturimë rrugëve të qytetit.
Për tre ditë qyteti gjëmoi
nga fjalët.,por operativi i lagjes sqaroi
djalin e Pilos se babanë ja kishin thirur për ca sqarime në Degë dhe të
mos bëheshin merak se do vinte shpejt në shtëpi.Dhe vërtet ditën e tretë u
njoftuan të tërë banorët se do bëhej një
mbledhje e madhe e Frontit ku do bëhej
një demaskimi i një armiku apo
grupi armiqësor.Partia gjithnjë problemet i qan e i zgjidh me popullin,ndaj dhe
këtë herë populli do vinte ku i thoshte partia,dmth në mbledhje.Kryetari i
Frontit dërgoi njerëz të njoftonin familjen e Pilos që,të vinin doemos në mbledhje sepse atje do
qe edhe Pilua.
Mbledhja do bëhej në sallën
e kinemasë dhe njerzit vinin grupe grupe,ca të heshtur e ca duke biseduar zëulët
më njëri tjetrin.Ca veteranë kishin vënë dekoratat dhe ca të tjerë kishin
veshur xhaketat e vjetra ushtarake që i mbanin në shtëpi për raste të ralla
ceremonish.Gratë pilurjote veshur me të zeza,sikur mbartnin dhimbjen e gjithe
globit,ecnin kokëulur, kush duke thurur çorape e kush duke tjerur lesh me furkë.Nuk
flisnin,por me mëndje bluanin dramën e shtëpisë së Pilos,atë dramë që do ja
behte së shpejti si rëbesh.Dhe ato do lageshin pakëz,dihej kjo punë,po e zeza
ajo shtëpi e Pilos që do mbytej fare.
Udhëheqja e Frontit dhe e
Partisë filloi te zëjë vend në krye të
sallës,te dy tavolina mbuluar me stof të
kuq.Dhe pikërisht në atë kohë dy policë mbanin për krahu Pilon dhe e shpinin në
radhët e para,atje ku qe një tavolinë e veçuar.Pikërisht atje ku dallohej nga çdo kënd i sallës.Dukej që
atje tejë që Pilua qe i dërmuar fare . Kaqë të vështira kishin qënë ato
sqarimet në Degë xhanëm,sa që e kishin katandisur burrin e botës pesë kile
kocka e tri kile mish.Më shumë nuk vente Pilua,me zigjin e Muçe ta peshoje.
Ndërsa kryetari i Frontit
u ngrit të niste mbledhjen,një rënkim e një vajtim u dëgjua që afrohej nga
porta e jashtëme.Të gjithë kthyen kokën.Vaji
vinte valë valë e me ton të ulët e që të
rënqethte,ndonëse nuk i kuptoheshin mirë
fjalët.
Por gratë pilurjote e njohën
në logatje zërin e Fotinisë,se e kishin
dëgjuar në kaqë e kaqë vajtime.Dhe sipas asaj ndjenje solidariteti të heshtur
grash e nënash,aty ku ishin, filluan të lëkundeshin ngadalë kokëulur,duke bërë
në këtë mënyrë ritualin e parë të një vajtimi në ksodh.
Fotinia hyri në sallë ashtu faqeçjerë e flokëlëshuar
dhe u ul andej nga fundi duke logatur
për Pilon me vargje pak a shumë si;
I varfëri,i ziu ti
Ο shënjti në shënjtëri
Ti që s’ngave kurr njeri
Ç’tu vërsul një qeveri
Vargjet nuk kuptoheshin,se më
shumë se vargje ato qenë rënkime,dhe fjalët e tyre vetëm gratë pilurjote i zbërthenin. Por ama vetë fakti që në një
mbledhje fronti ku bëhej demaskimi i një armiku ,të vajtohej për të,dmth për atë
armikun,kjo qe ç’na qe.Duhej ndryshuar situata se… për ndryshe, vëndin e Pilos do e zinte jo vetëm kryetari i
frontit por ndoshta dhe vetë sekretari i parë i partisë.Ndajë kryetari frontit
u ngrit me tërsëllimë dhe ju drejtua Fotinisë;
- Na moj shoqe,jemi në mbëledhje
këtu,s’jemi në festivale që të na këndoç ti,ndajë ulu në vënd e mbaj qetësi.Ndryshe kemi të tjera avaze bashkë.Dëgjove?Dëgjova
thuaj.
Të tëra gratë e panë me
inat.Si i flet kështu gruas që logat paravajin për të shoqin.Qysh e quan këngë
festivalesh logatjen e saj.Kaqë humbameno është sa të mos dallojë këngën me
logatjen.Është dhe kryetar fronti burri i botës,pale.
Por nejse.Mqse kryetari po
shfleton disa letra mbi tavolinë,sa të rehatohet gjithë presidiumi i mbledhjes
dhe të vihet qetësia në sallë,ne le të flasim për logatjen.Po ama me zë të ulët
se mos na dëgjojnë ata të presidiumit dhe na tërheqin vërejtjen.
Është e zakonëshme që në një
shpat mali a në rrugë fshati
të takosh një fshatar që shkon në punë të tij i vetëm.Me mëndje të tij bluan ca
halle e ca
derte që ka kaluar në jetë,apo i kujtohet ndonjë trim e trimëri e motmoteve dhe
një trim i rënë në luftë. Mos i kujtohet ajo kënga e Zubo trimit që thotë;
Zubo trimi kordhëtari
Sorkadhi që zbret nga mali
Me dy presa jatagani
Valle mbi armiq fustani
Po sa preu e po sa griu
Sa u sos gjith osmanlliu
Aq sa dielli kur mbiu
U ul e ballin ja fshiu.
Kështu e lexuar s’ju bën
shumë përshtypje,por po ta dëgjoni të logatur prej Agron Ymerit në Sarandë,ju
siguroj unë që s’do largoheni pa mbaruar e tëra. Bile mund ti kërkoni ta
përsëritë dhe njëherë për ju.
Por le të shohim atë fshatarin në shpat mali a rrugë fshati tek ecën e
logat .Ai është vetëm,s’ka shokë të tjerë
që të ndajnë rolet.S’ka kush tja marë e kush tja kthejë,kush tja presë a
të mbajë iso.Është vetëm dhe vetmia të rëndon e të lodh shumë,ndajë ai patjetër
do të gjejë shokë këngë.Se ka një daramet në zëmër more vëlla,që ç’të të
them.Po lere lere më mirë,se s’thuhen të tëra me fjalë.
A e ke vënë re kur je vetëm
dhe mendon sikur je me ndonjë shok a
grup shokësh,a me ndonjë vajzë të bukur të cilës i bën korte.Me mëndjen tënde
improvizion dialogë,bile dhe i pëshpërit
zëulët,aqë sa po të të shohë dikush nga larg do thotë për ty;-Lajthiti i ziu.Ka
filluar e flet me vete.
Por pikërisht kjo ‘’ e folur
me vete’’,ky dialogim me persona
imagjinarë(themi imagjinare sepse në momentin nuk janë praën teje,ndonëse
ata mund të jenë persona realë diku në shtëpi,në fshat a diku më larg),pra ky
dialogim është shpëtimi nga vetmia.Ti ecën,’’flet me vete’’ dhe të
krijohet ndjenja se je në mes të një grupi njerzish që të dëgjojnë
e të vlerësojnë,pa çka se mund të jesh më ‘’lluqua i fshatit’’.
Kështu dhe ai fshatari që
cituam më sipër,vendos ti lozë vetë të gjitha rolet,apo më saktë të themi që
vendosë ti këndojë vetë të gjithë zërat.
Ndaj fillon rolin e marësit,por
jo sit e marësi i një grupi iso-polifonik
por me një ndryshim,ky fillon ta ‘’copëzojë’’ më tepër vargun.Psh në një grup
iso-polifonik marësi do këndojë;-Zubo trimi kordhëtari,ose po të këndohet
kënga me stilt ë vjetër do këndojë;-Zubo trimi… dhe do ndërhyjë pritësi
i këngës dhe grupi i isos duke shfrytëzuar
dhe rolin e hedhësit me atë ‘’hajde
deeeee’’ të famëshme.
Por ky fshatar është vetëm,ndajë
dhe marjen e bën pak më ndryshe dhe pikërisht;-Zu o Zubo tri o ji mi ko o kordhe
ta ja ri duke future organikisht rokje pa lidhje me tekstin si psh më sipër o ji,ja etj.Vazhdojmë vargun e dytë dhe të
shpresojmnë se do kuptohet më mirë nga ju kur logatet; So o so o o o so jo rka ja dhiiiii
o që zbre o zbre jet nga ja ma o ma ja li
Që ta kuptoni më mirë,më
ndiqni ta logatim bashke vargun e tretë
dhe pikërisht;-Me o me dyyyyy o jo pre o ja sa
o ja more ja o ja ta o gani.
Se mësuat dot ,ë?Ska gjë,mos
u mërzitni.Dhe dashuria nuk mësohet me një të puthur e jo më logatja plot ndërprerje
e plot ndërhyrje.
Po pse këto ndërhyrje do
thoni ju.Por unë ju thashë që ai është vetëm dhe do ti bëjë të tera zërat.Po ja që zërat e këngës nuk janë
të reshtuara njëri pas tjetrit,si nxënësit e fillores në obor të shkollës.Ata janë të përzier aq sa
nuk e kupton se ku fillon pritësi kur mbaron marësi,ku ndërhyn isua dhe qysh doli në shteg hedhësi.Prerësin le ta lëmë
për në fund që ti presë të tëra muhabetët,por këtu kemi të bëjmë me një njeri i
cili i interpreton të tërë zërat dhe pikërisht;-Sa pa mbaruar marësi,ndërhyn
pritësi e më pas futet isua.Ato ndërprerjet,ato zanoret dhe rokjet e pakuptimta
janë pikërisht zërat e këngës,prandaj edhe nota muzikore nuk është e njëjtë
edhe te pjesët e një vargu.Janë tonalitetet e ndryshme të marësit,pritësit,hedhësit
e isos ato që japin ‘’ngjyrat’’ e zërave.S’thonë kot që logatësi i mirë ka zërin
me shtatë ngjyra.
Ajo që duhet të theksojmë është
fakti se logatja këndohet gjithnjë nga një njeri i vetëm,në ecje apo kur ka
ndalur diku.Kryesisht logatja këndohet për vete,si një shoqërim apo ngushëllim
për vetveten.Kjo ështa arsyeja që logatja është keqkuptuar dhe nuk është
trajtuar më vete.Bile nëpër festivale
folklorike shumë të pakta janë rastet që janë interpretuar
logatje.Interpretimi në festival nga
Zeqo Hoxha i logatjes së famëshme;-Ç’u
gremis një këmbë mali bëri që të
kthenin kokën dhe nga logatja studiuesit e iso-polifonisë dhe të mendohen pak më
shume për të.
E si të mos ndalesh seriozisht te kjo logatje.Realisht
teksti ι saj është
më se ι
thjeshtë,por ne s’kemi shumë punë me tekste edhe këtë tekst që thotë;
Ç’u gremis një këmbë mali
O Stamboll të rëntë zjarri
Të rënt’ zjarri an’ e mbanë
Që na more djemtë nizamë
Djemtë tanë haj medet
Djepi that e vatra shkret.
Teksti vërtet duket tepër
i zakonshëm,për të mos thënë që është vënë dorë mbi të,por interpretimi i kësaj
logatjeje të mba tendosur si një tel
kitare gati për të shpërthyer në këngë dhe ti vetë.
Logatja tjetër;-Qyqe qyqe mavro qyqe/Ku e ke moj
tët vëlla/Që ta therën porsi ka ‘’e cila, e interpretuar
nga pjestarë të grupit të Lapardhasë dhe që u ngjit në skenën e
Butrintit si pjesë organike e një tragjedie
te antikitetit grek,të interpretuar nga trupa e teatrit Hollandez ne vitin 2005
,bëri që gjithë vëmëndja e spektatorit të
përqëndrohej tek ajo,te logatja pra,ndonëse loja e aktorëve ishte e një niveli
shumë të lartë.Kjo shërbeu si një dëshmi për vlerat shumë të larta të këtij zhanri iso-polifonik aqë pak të
trajtuar e të studiuar.
Por në fakt cilat tekste
logatën dhe qëndrojnë më vete pa u
shndruar në këngë?Le të dëgjojmë një logatje tjetër në Gërhot të
Gjirokastrës që thotë;
O veqil o korba nat’
Ç’të them për këtë mandat
Sos u vrave n’ Karadak
Ku kullonin pallat gjak
Po me vdiqe në konak.
Që në pamje të parë
duket se këtu kemi të bëjmë me një vajtim,ose më saktë teksti është i një
vajtimi.Por gruaja që e logat nuk është vajtore në ksoth,por është një grua që
ecën rrugës, psh duke shkuar në çezmën e fshatit dhe rrugës ju kujtua ‘’veqili’’ i saj i vdekur
s’di se sa kohë më parë.Atëherë ajo e vajtoi me ligje e me bot bashkë me gratë
e tjera të fshatit.Por ja tani që shkon rrugës,sesi ju kujtua ‘’i ziu veqil i
saj’’ .Ta vajtojë, nuk është në vareza.Atëherë zë e logat vajtimin e dikurshëm.Por
këtë radhë është logatje.Pra diçka tejë vajtimit dhe pa hyrë ende te kënga.
Ndoshta këtu duhet të
theksojmë një fakt të përftuar nga jeta;-Logaten kryesisht vajtimet,qofshin këto
për një të ndjerë,për një trim e trimëri,për një dashuri të humbur etj.Pra në çdo rast ku kemi ngjyra e nota vajtimi,aty mund të fillojë
logatja.Një vajtim të ligjëruar nga një
grup grash a burrash,mundet shumë lehtë ta logatë një njeri i vetëm,diku
e dikur në vetminë e tij.Ky vajtim nesër mund të kthehet në këngë,por ama kjo
ndodh ‘’nesër’’.
Nesër është kënga,sot është
logatja dhe dje qe vajtimi.Pra logatja është një interpretim i një vaji para se
ai të bëhet këngë.Mund të ndodhë që një logatje të mos bëhet këngë,në kuptimin
e këngës të kënduar nga një grup.Psh logatja;‘’Ç’u gremis një këmbë mali’’
vazhdon të jetë thjeshtë logatje.Dhe kështu e vetme duket si një gur
margaritari ,i cili, me gjithe vlerat e mëdha që ka, ende nuk është vënë në
kurorë,por qëndron ashtu i vetëm.Kjo vetmi nuk ja ul vlerat,përkundrazi,soditet
më me ëndje e kërshëri dhe admirohet më tepër qoftë edhe për natyrshmërinë që ka.
Por në vijim themi se një këngë
e kënduar mund të rikthehet në logatje, kur
këngëtari është vetëm dhe i është
krijuar klima shpirtërore për të logatur.
Kjo është e natyrëshme dhe
ndoshta pikërisht ky rikthim i saj,i këngës pra, te ‘’djepi ‘’ i fëmijërisë së
saj,pra te logatja mund ti ketë ngatëruar disa studiues që ta quajnë atë
si diçka të përkohëshme dhe pa profil të
vetin.Në këtë ndoshta ka ndikuar edhe fakti se tekstet thjeshtë për logatje dhe
vetëm për logatje janë të pakta.Sepse logatja më shumë se tekst i mirëfilltë
duhet parë si një fazë kalimtare
nga vajtimi me rënkime tek këngët
me tekst të mirëfilltë.Ndoshta në këtë kuptim na ndihmon edhe fakti se veç logatjes me zë ,me goje,me vargje,kemi
melodinë e vetmuar të fyellit.Por për këtë kemi folur dhe më parë ,ndaj s’dua të
ripërsëritem në argumenta.Ndonëse në këto analiza kthimi dhe rikthimi tek
argumentat është tepër i natyrshëm.
Por nejse,nejse.Se, sikur
haruam që jemi në mbledhje të Frontit dhe kryetari mbajti një goxha fjalim për
vigjilencën revolucionare në kohën që ne mireshim me logatjen.Le ta dëgjojmë
pak kryetarin ç’thotë ashtu plot inat;
-Po shokë dhe shoqe,po.Siç
ju thashë më sipër,këtë herë armiku qëndronte
pas fytyrës gjoja të pafajëshme të Pilos
dhe që andejë na godiste.Folna ti Pilo,me kë ke lidhje matanë kufirit,nga kush
mer direktiva e detyra që të shash Partinë dhe udhëheqësin e saj.
Pilua me zorë kthente kokën
sa andej këtej dhe shikonte njerëzit me ca sy të humbur .Seç bëri ca gjeste me
duar e seç bëlbëzoi ca fjalë si ;-Bër për bër.Të të të.Bër bër.Të.
Më mirë të rinte urtë i
varfëri se ato shënja e tërbuan më keq
kryetarin e frontit i cili i sokëlliu që nga
presidiumi duke i tundurë grushtin sikur do ta vriste e priste në vënd
po ti arinte dora gjer te Pilua;
-Ç’farë thua me ato shënja
dhe cilit bashkpuntor i jep shënja ti këtu
në mes të mbledhjes.Folë more gjidi firaun e mos më bën mua shurdhmemecin,more
armik.
Pilua jip e mir me ato shënja
e me ato bër bëret e tija që s’i mirte vesh njeri.
Befas andej nga reshti i
tretë dikush tha apo bëlbëzoi diçka si
pafajsi a ku di unë.Po ky llaf u dëgjua qartë e fortë në heshtjen e madhe, sa
që shumë veta kthyen kokën andejë.
U ngrit në këmbë kryetari i Degës, që rinte në radhët e
para dhe me një shikim si pjertas pyeti
që ta dëgjonte gjithë salla;-Kush foli,kush?
Ne heshtjen e madhe,kur të
gjithë prisnin që ai që kishte folur të heshtëte e të fshihej,befas u ngrit në
këmbë një djalë nja njëzetepesë vjeç dhe qëndroi ashtu i heshtur.
Kryetari i Degës e pa me
habi.Nuk e njihte dhe nuk kuptonte se ç’kërkonte aty në atë sallë.Kishte ardhur
për sfidë apo si?Se sqaronte dot me veten këtë punë.Por përvoja profesionale i
erdhi në ndihmë.Sulmi të jep fitore,jo pritja,sulmi ballas. Prandaj sulmoi;
-Si e ke hallin ti dhe për
çfarë pafajësi fole qëpari,pa na e shkoqit edhe neve.
Pas këtyre fjalëve kushdo do
e qepte gojën dhe do ulej,sidomos pas mënyrës se si u thanë.Se qe një mënyrë,se
qe dhe një shikim që ,ti thoshje varrit hapu e mermë, shpëtim kishe.
Por ai djali sikur s’kuptonte nga kjo gjuhë e këto
shikime se u përgjigj;
-Unë shokë të Partisë,kuptoj
gjuhën e shënjave të shurdhmemecëve dhe e kuptoj se ç’thotë ai burri aty.
Mes heshtjes që zotëroi
sallën ai seç tha që punonte në Tiranë në
një Institut a ku di unë se çfarë qe,dhe se qe në gjëndje të përkthente shënjat
e qytetarit që qe në radhët e para dhe që akuzohej e demaskohej.
Kuptonte gjuhën e
shurdhmemecëve tha?Pse s’tha që kuptonte
hieroglifet e çinmançinit apo të egjiptianeve,more dhe gjuhën e peshqve.Do
e besonin këtë.Po gjuhën e shënjat e Pilos.E po këtë se hante njeri.Le që siç
dukeshin bathët,edhe ky do e hante bashkë me Pilon.
Por çuditërisht këtu ndërhyri sekretari i partisë
i cili gjer atëherë rinte i heshtur në presidium dhe duke ju drejtuar atij të
panjohurit me një zë të qetë tha;
-Po
mirë,me që e ke merak dhe passion ,na i zbërthe shënjat e këtij.Pyete a e ka
sharë Partinë dhe udhëheqësin e saj shokun Enver te dyqani ushqimor në filan datë? Eja eja këtu afër që të të
shomë dhe ne edhe Pilua.Ashtu de.Pyete tani,po pyete tamam se mos na e dredh,
se e dime edhe ne gjuhën e ca shënjave të tjera pastajë.
Ai djali i ri seç i bëri
ca shënja Pilos më duar duke lëvizur
gishtat e duarve e duke zënë herë një vesh e herë hundën,herë duke e ngritur e
herë duke e ulur dorën.Pilos i qeshi nuri kur i pa ato shënja dhe nisi dhe ai të
bënte ca shënja me duar e me gishta.Në sallë nuk pipëtinte as miza dhe të gjithë
prisnin që ai djali të shpjegonte shënjat,por ai sepse hezitonte.
-Hë more, ç’thotë ky
armik me ato shënja.Hë se mjaftë u llafosët bashkë.Pa na e shkoqit edhe neve.
-Po ja- bëlbëzoi
djaloshi me nje zë sikur të qe penduar që ju fut kësaj meseleje-ky thotë që ka
sharë Enverin,dmth shokun Enver para një
jave , se ai pra shoku Enver i kishte zënë vendin ku ai peshkonte te kanali i
Çukës.Dhe atje ai qe bashkë me një fëmër.
-Qeeeppeee-ulëriti kretari i
frontit,qepe gjidi firaun. Armik i
brendshëm dhe i jashtëm .
Pastaj duke ju drejtuar sallës
dhe duke tundur gishtin foli ose më saktë gjëmoi;
-E shikoni more shokë armikun si shpif.Paska ardhë udhëheqësi i madh dhe paska vajtë te Kanali i
Çukës dhe i paska zënë vendin e
peshkimit këtij armiku.Po haetë kjo more aman. Po të kishte ardhur udhëheqësi
ynë i dashur e i shtrënjtë,që të rojë sa malet e martë nga ditët tona, do qenë
tundë malet e fushat nga gëzimi e hareja.Do qenë ngritur dhe dëshmorët nga varret për të pritur kumandarin e tyre.E
s’do ti ngelej radha Pilos që të zihej,…u bubu u bubu ç’thotë ky more aman, që
të zihej për vëndin e peshkimit. Jo po
kishte dhe një fëmër me vete ë ë ë.Aman,more vëllezër, sillmëni një gotë ujë se
do më pushojë zëmëra me këto hatara që dëgjoj.Të tillë armik s’më kanë zënë sytë
e ku na ra në pjesë neve,mor aman.O CIA o UDB-ja o të dya bashkë e kanë dërguar
këtë armik e shkuar armikut.
Salla kishte ngrirë e tëra.Çdo
gjë e priste po jo këtë pohim të të ziut Pilo.Një autokritikë ,mase ja ulte
disa vjet nga burgu,po ky llaf që tha
,ky llaf more xhan e shpinte drejt e në litar.Të gjithë kishin
heshtur.Sekretari i pare kishte mbetur aty
në presidium gojë hapur,kryetari i Degës shikonte herë nga Pilua e herë
nga ai djali i ri i cili çuditërisht vazhdonte të bënte ato shënjat me gishta.Mase
i përkthente Pilos fjalët e kryetarit të frontit,kushedi.Dy policët në krahë të
Pilos u çuan në këmbë dhe njëri filloi të bënte gati prangat,bile në mënyrë të
dukëshme.S’kishin se ç’të prisnin më.
Por befas Pilua u revoltua
dhe filloi prapë me ato bër bëret e tër tëret e tij dhe në një moment tregoi me gisht një burrë që rinte në radhët
e para.Mënyra si e tregoi me gishtin tregues qe mënyra kur i drejtoihemi dikujt që do të fshihet dhe e ftojmë egërsisht të dalë në
mejdan.Çuditërisht dhe ai djali filloi të përktheje shpejt e shpejt;
-Po
po kështu ka ndodhur.Ki këtu më kishte zënë vendin ku unë hedh grepin e zë
peshq.Bile kishte marë dhe atë fëmërën
me vete dhe e fërkonte. Çohu more Ever e folë,është a s’është kështu.Unë gënjej
apo ti fshihesh.
Ilariteti në sallë shpërtheu si një bombë , dhe më shumë se
gjysma e sallës u ngrit në këmbë të shikontë kë tregonte Pilua me gisht.Po ai
paskësh qënë Enver Gjyzeri, shefi i tregetisë i rethit.Ama këtë Enver ka sharë
Pilua te dyqani ushqimor,me këtë është zënë për vendin e peshkimit?Domosdo që
ka të drejtë Pilua.Se ky shef nuk e ka kryer detyrën si duhej;
-Po po- u dëgjua një zë nga
salla-ka të drejtë Pilua – shokë të Partisë.Magazinat ushqimore janë plot me
ushqime e me mish e me djathë e me oriz që na e siguron Partia.Bile dhe kur ne
nuk i realizojmë pesëvjeçarët,ndonjëherë
e kam llafin ndonjëherë,Partia ushqimet na i sjell nga jashtë.Po çfarë bën shoku Ever,
dmth ky Everi këtu?Pse nuk i shpie ushqimet nëpër dyqane .Pse thoni ju?Që të
krijojë pakënaqësi në popull.Unë mendoj, shoku sekretar i parë që të shikohet
kjo punë e këtij Everit i cili në vend që të meret me punë,harbon me ato që i
dimë të tërë.
Miratimi nga salla qe unanim.I varfëri shef i
tregëtisë që s’mori vesh nga i erdhi kjo rufe.Ku qenë ato ushqimet plot nëpër
magazine që ai i varfëri nuk i kishte parë.Tha të çohej e të sqaronte diçka, po ja që qe lidhur goja.
Duhej patjetër të
fliste dikush,por me qënëse kryetari
frontit kishte mbetur si guak aty në presidium ,sekretari i parë shfrytëzoi rastin dhe u ngrit në këmbë
e mori fjalën;
-Shokë dhe shoqe,ja nisi
shtruar ai.Shikoni si punon armiku.Siç
tha dhe diskutanti parafolës,Partia ka siguruar ushqime me bollëk për
popullin,por ca burokratë pengojnë punën e furnizimit të dyqaneve…..
Sekretari fliste bukur vërtet.Bile
dhe Fotinia qe ngritur në këmbë andej nga fundi dhe i miratonte çdo fjalë.Vetëm
të mbaronte shpejt që të mirte Pilon në shtëpi.Apo s’kishte bërë dhe një byrek
me lakëra,lere lere.Gishtrinjtë do lëpinte Pilua.
…ja, more shoke dhe
shoqe-vazhdonte sekretari,për pak e morëm më qafë birin e popullit, Pilon, i
cili ka një dashuri të madhe për Partinë dhe…
Këtu shpërthyen
duartrokitjet.Bile dhe Pilua duartrokiti kur pa që duartrokiste Fotinia.Pa të
ja nisin duartrokitjet e brohoritjet
Parti-Ever që çke me të.Tani tju
sqaroj një gjë, që e harova në krye.Në qytetin tim,Enverëve u thoshnin Everë
duke u hequr bashtingëlloren ‘’n’’ sikur do ta hanin.Po kjo s’ka rëndësi,një gërmë
më pak a një më shumë,ç’u bë?Mirë që si kishte rënë në vesh Kryetarit të Degës
kjo gjë se me siguri do zbulonte ndonjë agjent të jashtëm te kjo punë.Po mqse
ai spara rinte me njerzit e vegjel,dmth
puntorë e fshatarë,se kish dëgjuar ndonjëherë këtë deformim emri.
Kur të gjithë menduan se do
mbyllej mbledhja,pasi doli edhe propozimi që të
kalonte në prodhin Everi,dmth ai
tregëtisë ,për tu edukuar me frymë revolucionare ,disa u çuan në këmbë e
filluan të regullonin xhaketat.Po ja që pikërisht në këtë
kohë një zë i mprehtë çau heshtjen;
-Me
leje shokë të Partisë ,kam unë një problem.Jo mo jo,s’kam problem personal-ju
drejtua disave që kishte pranë dhe e ulnin nga xhaketa-kam problem me Everin.
-Obobo-u dëgjua një zë,tjetër
mesele me këtë.
-Ç’problem ke ti me shokun
Enver- e pyeti qetë qetë dhe tepër
serioz Sekretari i Parë i Partisë? Pyetja
qe nga ato, që si përgjiigje kanë vetëm një ‘’hiç mo hiç,u ngatërova unë’’por
ja që folësi dha tjetër përgjigje.
-Jo me shokun Ever,shoku
sekretar,po me Everët që kemi në qytet.Ja vuri veshin vetë.Ne në qytetin tone
kemi tre Everë e pesë Mehmetë, tetë
Hysni e dhjetë Shefqetë.Kemi një tufë me Nexhimie e një kope me Fiqirete.Do
njeriu i shkretë të kritikojë një gabim te
njërit nga këta,por aha,sja mba more xhan,se na duhet të sqarohemi në
mbledhje të frontit si Pilua sot.Nuk them se nuk sqarohemi xhanëm,po s’kemi nge
të bëjmë kathe ditë mbëledhje të sqarojmë Mehmetët e Shefqetët.Kemi plane pune
e norma për të realizuar. Apo jo more shokë.
-Hakë ka-u ngrit njëri nga
mesi i sallës,hakë ka.-Dhe pasi regulloi pak jakën e këmishës që i kishte
vajtur pak shtrëmbër nga të ndënjurit gjysëm shtrirë në kariken e kinemasë
vazhdoi serbez serbez;
-Mere me mend more të kam
rixha.Mba emrin e shokut Ever një myteber që të vjen ta zëshë me shqelma bythëve
kur të del përpara.Po
hajde shaje po ta mbajti.Pastajë, more xhan,se nuk e tha ai shoku, ka dhe
hatara të tjera. Ja vëri veshin vetë,shkoja një ditë rrugës afër plazhit dhe
shoh që loznin në rërë një tufë fëmijësh
lakuriq fare.Bërtet njëri nga ata e
ç’thotë thoni ju?I bërtiste një bythejashti tjetër e i thosh;-O Stalin, hidhe
topin këtejë, more quravec,se do vij të të … tët ëmë. Kthej kokën
të shoh kush qe ai që do ja bënte nënën Stalinit,se Stalioni ja bëri nënë gjithë
botës,kapitaliste e kam llafin. E ç’pashë thoni ju;- Një korozi bythejashtë, me
një bibilore,që dy herë tja çukiste pula,smbetej gjë për të.
-Po aman more vëllezër,emra për tua
vënë fëmijëve e për ti dëgjuar kur shahen e grihen janë këto.Shoku sekretar,Partia duhet ti
shikojë dhe këto punë se na kërejnë punëra pastaj.
Fotinisë nuk i rihej fare më
në sallë.Ajo akoma se kishte kuptuarë tamam fatin e Pilos se ai akoma vazhdonte
të rinte atje,te ai vëndi ku, dhe
Krishti të shpihej për tu kryqëzuar,s’do
duronte dot.Po ja që Pilua rinte e duronte i ziu.Ndajë pasi u mendua pak,u
ngrit pa leje dhe foli;
-Shoku Sekretar!U’ dhe Pilua
jemi dakort me të tëra ato që do thoni ju.Po u’ jam një çikë zaif,ndajë po deshët
le të më çojë Pilua në shtëpi,se nuk ri dot a të keqenë Fotinia tija,që je kaqë
i mirë e që mezi të ka Partia e populli.
Miratimi plot buzëqeshje ju
dha nga Sekretari i Parë Fotinisë,se kryetari i frontit shikonte herë majtas e
herë djathtas dhe s’kuptonte gjë.E kish
humbur fare i ziu.Ku e nisi dhe ku e bitisi,hajde mere vesh këtë punë.
Po Fotinia s’ja vari fare
atij.Me vrap në radhët e para dhe një të marë për dore Pilonë e mori rrugën
drejt daljes.S’kish
asgjë rëndësi për të.Bile as ato fjalët që dëgjoi tek ikte;
-Po
shoku sekretar.Duhet të miret një vendim që ato emra të shquarë të mos i mbajë
asnjë nga vegjëlia se ….
Ç’pate
ti . . .
Në fshatin X bëhej
festë.Nuk më kujtohej mirë në qe Shenmitri a qe Shënkolli.Po kjo s’ka
ndonjë rëndësai.Rëndësi ka fakti që pihej raki me gota uji e pritej mishi i pjekur, që në
hell,hidhej valle e këndohej këngë si në shtatë puset.
Burrat ja mirnin këngës me
radhë,atje te sofrat e shtruara nënë hijen e rrapit, duke e ndezur iso-n me
dolli. Vajzat e nuset tundeshin në valle duke i ndezur më keq se rakia djemtë e
burrat.
E vërteta është se rakia
ishte ca e fortë dhe disave po u mjegullohej
shikimi.
Se ,të qe ndryshe,do ta
kishin pikasur menjëherë …filanen …që u afrua te sofra
dhe mori në dorë një gotë me raki
të cilën e ktheu me fund.Do e dallonin dhe do e ndalonin se ajo gjithnjë shere
ndizte në mes të festave në fshat.
Qe një mesogrua e ve.Thonë
se kishte qënë e bukur në rini të saj.Edhe shumë mikpritëse.Sidomos mikëpritëse
si ajo.Në çdo orë të ditës a të natës ti trokisje në dritare,të hapte portën e
të thoshte ;-Bujrëm .
Le të ishe i bardhë a i
zi,i ri a i vjetër.Kjo s’përbënte problem.Problem ishte po ta mirte vesh i ziu burrë .Thonë se nga këto
vizita problemore këtij të ziut i iku fiqiri dhe një ditë i shkau dhe këmba e
ra në greminë.Llafet që dolën, se gjoja
atë të ziun e shtyu vetë ajo, e shoqja
pra, te Qafa e Buallit të thyente qafën, nuk u vërtetuan.
Dihet që për fëmërat e
bukura,ca gjëra nuk vërtetohen kurrë.Le të duken që përtejë,sa një mal.Asnjë
s’ka sy ti shohë sa është e re dhe e bukur gruaja.
Kishte qënë vërtet e bukur në rininë e saj,po
kjo rini paskish qënë para Krishtit.
E pra Krishti lindi,u
rit,predikoi,vdiq, u ngjall e u ngjit në qiell.Bën vetë llogari sa mote e stërmote
kishin shkuar.Aqë e moçme dukej kjo mesogrua.
E moçme dhe e haruar nga
perëndia dhe nga njerëzia.
Epo ,ç’të bënin dhe djemtë
e fshatit?Të linin të thaheshin ato deli
kumbulla që hidheshin valle atje te
sheshi?E për kë?Për këtë zgërbojë të tharë nga motet.
Kështu kishin rjedhur
motet,djemtë s’kishin sy për të e pleqtë
rinin urtë, se u kish ikur rinia me vapën në gusht.Vajzat e nuset nuk e afronin si të
kishte një sëmundje të ligë,gratë s’kishin kohë të bënin muhabet me të
edhe se mos u kujtonte ndonjë natë kur u kishin munguar burrat nga shtëpia.
E kjo thahej më keq e po bëhej
eshkë.Rufeja të binte në mal të Çikës,kjo ndizej në shesh të fshatit.Ama inati
po i mblidhej e i ritej si një çiban në vënd të keq.
Ndaj dhe atë ditë nuk
duroi dhe u afrua te sofra e burrave si një mjegull e zezë, me inat mori gotën e parë që e pa mbushur dhe
e ktheu me fund.Ua dinte ca sekrete këtyre burrave ajo,ua dinte.Se te sënduku i
saj rruheshin,te sënduku poshtë krevatit.Ndajë s’ua kishte frikën.Se një llaf
ti thoshnin ata,hop kjo u kërrente në mes të sheshit sekretet e atyre netëve.Dhe
i bënte për pesë para.Ndajë s’para u trëmbej
burrave.
Më shumë frikën ua kishte
inatit të grave të tyre,po ato qenë në valle e s’shikonin gjë.
Rakia qënkish vërtet e fortë,por ajo u mbajt në këmbë.Dukej si një
shtrigë në delir,ashtu me dorën të
shtrirë drejt kreut të sofrës,aty ku qe më i moshuari i burrave.Hapi gojën dhe…
kur të gjithë prisnin që të shante ,të mallëkonte a të shfrynte si
zakonisht,ajo logati,por me një zë të lartë e të qartë një këngë ;
O ju djem , o ju
djem,o ju djem e pleq sa jini
U lëkund sikur do
binte,por e drejtoi trupin përsëri kërcënueshëm dhe vazhdoi me dorën që e lëvizte
sa drejt njërit dhe drejt tjetrit;
O ju djem e pleq sa jini
Mirni brisqet dhe i mprini
Posht e lart atij ti bini
Asnjë qime të mos lini
Po
më mir fare ta prini
Se nuk dini pse e kini
Në sofër ra heshtja.As qe parë dhe as qe dëgjuar ndonjëherë në fshat a në krahinë një ofendim i tillë
publik.Dhe jo i një njeriut të vetëm,por i gjithë burrave e djemve të
fshatit.Dhe nga kush,nga …filania…që s’kish lënë hu e dru pa thyer….Tani donte akoma…dhe të thyerat.Dreq
o punë ku na gjete.
Po
hë, ç’ti bësh kësaj fëmëre që vetëm fëmërë nuk ishte?Ta vrasësh?Kollaj
fare,nxir koburen e shkrepja.Po pastaj ç’bëhet. Fillon gjyqi i vilajetit.Ke vrarë një
grua,prandaj ke punë me gjithë burrat e vilajetit.Nuk të thotë njeri që vrave
…filanen…jo.Tjetër filania e tjetër gruaja që mbron vilajeti.Hajde përgjigju të
kam rrixha.
Kësaj i thonë ;-Të vesh për
lesht’ e …filanes’’.
Ta rahësh,do thonë që e
rahu se nuk donte të vente me të.Tjetër
mesele këtejë.
Të vinin gratë e fshatit
ta rihnin vënçe,gratë do kërkonin ca shpjegime dhe s’dihej ku do dilte muhabeti.Le
që, ato qenë në shesh të valles dhe shikonin me kë shkëmbenin isharete bijat e tyre,dhe bënin llogaritë e pajave që
do t’u pregatisnin. E pse,me atë të lënën do mereshin..E lënur nga perëndia dhe
nga njerëzia.
Se kishte ca regulla fshati e krahina more mik se si duhej të
silleshe me gratë,qofshin ato edhe të …. shkuara.
E ke dëgjuar atë fjalën që thonë ,për hatër të vasilikoit do potiset
edhe grami i egër.Për këto raste ka dalë.Gruaja
do respektohet si grua dhe kur është…palo grua.
Burri mund ta qëllojë
gruan e tij vetëm në shtëpi ,me shkak ose pa shkak,por kursesi nuk e qëllon në publik pavarësisht nga faji që ka bërë.
Dhe kur nuk ngre dorë mbi
gruan e tij,kush e lejon të ngrejë dorë mbi gruan e botës,pavarësisht se ç’mund
ti punojë ajo.
Në këto raste ose gjej
marifetin ti shmangesh sherrit me lezet ,ose ngrehu e ikë i turpëruar. Këto po
mendonin burrat e fshatit ,shikonin njeri tjetrin kush do hapte udhënqë ti
nxirte nga ky qorsokak e turp i paparë e i padëgjuar.Dhe sidomos t’i nxirte me
nder se ndryshe hapu dhe të futem. Kjo palo këngë do mirte dhenë e do i ndiqte
nga pas kudo.Dhe në këtë botë e dhe në atë botë.
Pas një heshtjeje të gjatë,
ja tek nisi të ngrihej nga sofra më i moshuari,ai të cilit ju drejtua në fillim
dora e gruas.Kush e pa ,mendoi se ngrihej të ikte fare,pa i folur njeriu,aqë i
tronditur e i turpëruar dukej.
E vërteta është që mezi i
mbante mbi supe motet e shkuara,ndajë dhe i dridheshin pakëz këmbët.Po ashtu
,duke u dredhur u ngrit dhe për çudi , doli në shesh të valles.
Hoqi shaminë e xhubrosur nga qafa ,ku e kishte vënë që të mos i ridhte djersa teposhtë shpinës
dhe e tundi njëherë në ajër.Ajo e tundur paskësh qënë sinjal lufte,kushtrim a
ku ta di unë.Pas kësaj shënje, gjithë
burrat e djemtë u vunë në radhë të valles, në formë gjysëm rrethi duke lënë plakun në krye,si një komandant çete komitësh
që i ngjiteshin malit.
Ky,pasi e tundi dhe njëherë
shaminë ja mori këngës pleqërishte nën vështrimin e habitur të grave dhe
vajzave që liruan sheshin ashtu papritur e pakujtuar dhe pa kuptuar pse e qysh;
Ç’pate
ti,ç’pate ti o ho
ho ç’pateee ti o
moj ç’pateee tii
Hodhi hapin rëndë i shoqëruar nga grupi
i valltarëve, të cilët, që në të parë
dukeshin që qenë të inatosur.Goditja e tokës nga hapat qe tejet e fortë dhe
inatçore dhe gjëmimi i saj qe tepër i
rëndë. Plaku vazhdoi vallen pa parë
asnjë njeri në sy,por duke e mbajtur kokën lart,sikur fliste me dikë atje tejë reve;
Ç’pate ti moj vithegjërë
Shave një trapez
të tërrë
Inati dallohej që përtejë në fytyrat e valltarëve.Dallohej edhe në mënyrën
e rrëndë të heqjes apo hedhjes se
valles.Dhe sikur donte ti vinte vulën këtij zemërimi apo inati,ja, edhe vargjet
qenë plot inat.Vetëm grushti mungonte,por atë e zvëndësonte goditja e këmbës mbi
tokë dhe ulja e valltarëve të parë gati në gjunjë me vargjet;-Shave
moj, shave moj,shave moj një trapez te tërë dhe ajo thirja e mëpasme me një ; o bobo
dhe o bobo që dukej si një
rëfren.Por plaku vazhdoi vallen e kënduar;
Ç’të ish mpleks’ e
të ish bërë
Plot me kokëra
pëgërë
E vërteta është se vargu i
fundit nuk u këndua dhe aqë mirë, sepse gjysma e burrave u gajasën së qeshuri
dhe desh u prish fare reshti i valles.E tani le të prishej vallia. U muar
vesh që ju dha përgjegjia asaj… filanes…
që desh na turpëroi për jetë.
Po nëse burrat u gajasën,gratë u mblodhën kokë
më kokë e filluan të pëshpërisin me njëra tjetrën;Si e qysh,ajo….filania…shau
burrat.Kë burrë moj korbë?Atë timin të mos e zëjë në gojë se do ja shkul
leshrat moj fije për fije,s’dua të di se
çka bërë atëherë motit.Tani e kam për
vete e mbi vete e se ndaj me atë. Si
moj, të tërë burrat dhe pleqtë i ka sharrë?Po
s’ka lënë ndonjë kjo korbë pa thyer.Pu pu,ç’janë këto turpe moj ç’janë këto
turpe që u turpëroftë e turpëruara.I dëgjojnë dhe vajzat moj,dhe i kemi për t’i
martuar…
Pëshpëritjet zhurmonin,por
plaku vazhdoi këngën e vallen.Veçse tani burrat në valle u bënë seriozë dhe e
hidhnin hapin kapardisur ndërsa gratë
reth sheshit filluan të gajasen me këngën
që thoshte;
Duhen shtatë pal’
gërshërë
Të qethin pyllin të tërë
Të pështyjn’ në atë v.rë
Në fakt vallja u zgjat pak
më shumë se sa duhej normalisht për këngën dhe kjo për arsyen se vargun e fundit e kënduan nja tre a katër
herë.Si një rëfren. Thua se gjithë kënga
s’kishte atë vlerë që kishte ky varg.Thua se kënga u ngrit vetëm për
këtë varg.Thua,morpo thuaj ç’të duash, thelbi është një i vetëm;
Punë dreqi me këto …bythëgjërat…
Pas intervistës
Gjatë
një interviste televizive në lidhje me librin tim ‘’Shënjtëria e isos’’,gazetari
duke më pyetur për ison dhe për shtrirjen e saj në trevat e vendit tonë,më pyet në se janë të një mendimi studiuesit për gjeografinë e shtrirjes së saj dhe pse ka
lindur debati pikërisht për ison.
Vetkuptohet që në një intervistë televizive
dhe pyetjet dhe përgjigjët janë të kushtëzuara dhe nga koha në dispozicion,e
cila në televizionet lokale është më e kufizuar.Kjo është arsyeja që këtë temë vazhduam dhe pas intervistës.
Pyetja e tij ishte
interesante edhe sepse më citoi disa emra publikë, të cilët e kufizonin hapërsirën
e iso-s dhe ca me tepër bënin perpjekje
për ta ndarë atë nga polifonia .Dhe këtë e bënin jo vetëm në biseda,intervista
por dhe në libra të botuar,vetkuptohet me mendimin se mbronin një të drejtë.Bile
njëri prej tyre,shumë i respektuar jo vetëm prej meje, duke e trajtuar poetikisht problemin thoshte se kufiri i iso-s,fillon në
Kaoni,kalon Llogaranë,depërton te shtiza e flamurit në Vlorë e zbret nëpër
Lumin e Vlorës etj etj,dhe mirë që nuk na tregon edhe lagjet ku kalon
ilegalisht isua.
Nuk mba mënd si ju përgjigja
gazetarit,por problemi vërtet më shqetëson.Ose më saktë duhet të na shqetësojë.
1- Përpiqen që ta kufizojnë gjeografinë
e gjallimit të iso-s,zëje se u ndërtojnë
një vathë një tufe me dele,zëje se u caktojnë kullotat tufave të fshatit dhe
nuk kuptohet ajo që është më thelbësorja;Është iso-ja e para dhe prej saj ka
lindur kënga,dhe s’ka këngë pa iso,siç nuk ka zogj që fluturojnë pa qiell,siç
nuk ka peshq pa ujë.Por gjithsesi është akoma më i rëndë dhe më shqetësues përpjekja për ta ndarë
iso-n nga polifonia ,duke teorizuar se kemi të bëjme më ‘’dy vëllezër siamezë’’ të cilët doemos duhet të
ndahen që të bëjnë një jetë normale dhe nuk kuptojnë se iso-ja dhe
polifonia,pra shumëzërëshi,janë pjesë të një trupi.Njëri mund të përkufizohet si koka dhe tjetri si trungu njerëzor, nga qafa gjer te këmbet.Si
mund të ndahen nga njeri tjetri koka dhe trupi dhe të rimë e të filozofojmë më
pas për dy persona.A mund të kuptohet një kokë pa trup apo një trup pa kokë dhe
le më për të folur për identitetin e
tyre apo për veprimtari dhe jetë të
mëtejëshme.Vërtet në folklorin tonë kemi edhe atë këngën e Ali Pashait që
thotë;Koka në Stamboll,trupi në Janinë’’, por dhe ky shëmbull nuk na
vlen fare sepse kënga flet për një njeri të vrarë e të copëtuar,ndërsa ne
flasim për këngën që është gjithsesi një organizëm i gjallë dhe plot jetë,pavarësisht
se si duan ta ndajnë.
Pra iso-ja është e
pandashme nga polifonia dhe polifonia jonë është e pandashme nga
iso-ja,pavarësisht formave të shumta se si paraqitet njera e si paraqitet
tjetra.Të kuptohemi,unë e kam fjalën për këngën tonë popullore, kur flas për
pandashmëri të polifonisë nga isua,sepse në popuj të tjerë gjallon ,bile me plot sukses polifonia,por në asnjë popull
tjetër nuk e kemi polifoninë domosdoshmërisht të lidhur me ison.Bile bile te popujt e tjerë nuk kemi fare iso .Të
kuptojmë një gjë,këngët dhe vallet e tyre janë magjike,plot jetë e dinamizëm
dhe fakti që janë të shoqëruara me istrumenta muzikore dëshmon për modernitetin
e tyre,për ‘’moshën e re’’ që ato kanë dhe kur
kanë motive tejet të moçme.Sepse
vetë istrumentat muzikorë që i shoqërojnë
janë çertifikata që dëshmon datëlindjen reale të tyre.Por ne e këmi fjalën
te iso-ja e cila nuk gjëndet në vendet e tjera dhe kjo është veçantia e jonë
dhe nuk ‘’ngjit’’ në popuj të tjerë.
Sado që të bësh,sado njohësh
i gjuhëve të huaja të jesh,sado përkthyes i talentuar të jeshë bërë,një këngë
labe mund ta përkthesh në një gjuhë të huaj,por iso-ja nuk mund të shoqërojë
asnjë përkthim dhe as një këngë në një gjuhë tjetër.Unë nuk e imagjinoj dot të
këndohet psh frëngjisht apo
anglisht,italisht,greqisht a gjermanisht ‘’Vajz e valëve’’,’’Bejk e bardhë’’,’’Vito pëllumbesha’’ etj etj.Përpjekjet për ti
paisur këto këngë me pasaportë të ndonjë
vendi tjetër,sjellin vetëm trishtim,keqardhje dhe dhimbje.Por le ta vazhdojmë
me iso-n.
Nuk ka fare rëndësi në se
iso-ja mbahet nga dy,tre apo më shumë veta,është e stërgjatur apo me dallgëzime,është
e fshehur apo e dukëshme,është në këngë të kënduar nga burrat apo në vallen e vajzave. Rëndësi
ka që ajo është.Vetë fakti që paraqitet me një larmi formash ,është një dëshmi
se iso-ja është një organizëm i gjallë ende dhe sot e kësaj dite dhe si i tillë
u përshtatet kushteve ‘’klimaterike’’,’’duke veshur bluza leshi e pallto të
rënda në zonat e ftohta e duke dalur me zhapone e mëngë të shkurtëra në zonat e
ngrohta’’.
Në qoftë se do flasim për
unitet të etintetit tonë,do pranojmë unitetit e
vlerave më kryesore dhe jo dallimet sipërfaqsore.Psh ,do pranojmë
unitetin e gjuhës shqipe pavarësisht nga ndryshimet dialektikore,të cilat janë
të dorës së dytë dhe që i ka hedhur koha,si dimri hedh dëborën dhe vjeshta hedh
shirat mbi të njejtat male.Dëbora dhe
shirat mund të krijojnë orteqe dhe përenj,ta
gëryejnë malin,po kjo s’do të thotë që
ai nuk është i njëjti mal.
Mungesa e iso-s së dukëshmë
te këngët e Veriut,nuk do të thotë që ato s’kanë patur iso dikur,sepse atëherë
duhet të themi se ato janë këngë të reja dhe ca më tepër, do pyesim se nga kanë
ardhur në këtë tokë të lashtë.
Por fakti që në shumë
treva veriore janë tepër të dukëshme
edhe sot gjurmët e iso-s,dhe se dallohen më qartë në shumë këngë të kënduara me çifteli kur këndohen nga dy
tre veta,dëshmon se ky shpat mali, që
tregon sot vetëm shkëmbinjtë e ftohtë,është i tillë,shkëmbor pra, nga erozioni shekullor,
dhe se dikur shpateve të tij jeshilonin gjethnajat e lartësoheshin
lisat iso-polifonikë.
Ndoshta duhet të
kujtojme dhe të interpretojmë dhe një fakt të njohur botërisht.Vajtimi i Lekë
Dukagjinit dhe i gjithë ushtrisë që ishte me të në Lezhë,ditën që vdiq Skënderbeu
,është vajtim me ligje,në grup.Është nga
ato vajtime që përbëjnë bazën e këngës iso-polifonike.Është nga ato vajtime që egzistojnë dhe sot në
zonën e Himarës,vajtime lehtësisht të kthyeshme në këngë.Teksti i vajit është teksti
i këngës,rënkimet e ushtrisë që vajton
Kryetrimin janë iso-ja.Pas vajit që shpërtheu te liqeni Pelod (Butrinti i sotëm)
kur u kumtua vdekja e Panit të
Madh,vajtimi i Lekë Dukagjinit dhe i ushtrisë shqiptare në Lezhë , është dokumentimi i dytë i vajtimit kolektiv në
trevat shqiptare.E pra Lekë Dukagjini që princ i Dukagjinit,skajit më verior të
banuar nga shqiptarët dhe ky vajtim është mbajtur në Lezhë shekuj të tërë pas
vajtimit në liqenin Pelod.S’besoj se dikush do argumentojë ndonjë teori të mësimit të vajtimit kolektiv
në ndonjë shkollë nga Leka i Dukagjinit.Ky ka qënë vajtimi tradicional i
burrave,gjëma e burrave,e cila sot shumë pak
duket në jetën tonë, dhe nëpër vendin tonë,dhe që unë e kam parë si një gjë të zakonëshme nëpër ksodhe
në Pilur.Iku vajtimi kolektiv i burrave,por askush s’mund të thotë se nuk
vajtojnë dhe sot burrat e malsisë,sidomos nëpër vdekje të rënda.Në këtë mënrë
jeta largoi edhe të kënduarin kolektiv
në disa zona veriore,dhe për pasojë edhe iso-n.Por gjurmët e saj janë të dukëshme përsër nëpër këngët me lahutë apo
çifteli.
Po
le ta shohim problemin më gjërë në hapërsirë dhe kohë.
Në Festivalet
Folklorike që bëheshin në Gjirokastër na
ka rënë rasti të shohim dhe të dëgjojmë grupe Polifonike të ardhur nga Kalabria
të cilët kanë kënduar këngë
iso-polifonike.Vërtet që iso-ja e tyre nuk mund të krahasohej me iso-n e
grupit, psh të Gjirokastrës,por ama ajo qe një iso e larguar shekuj më parë nga
vendi ynë, e që megjithatë,në një ambient të huaj,pa asnjë bazë mbështetëse ka
egzistuar dhe na erdhi ne në Festival,në atë formë që qe,psh larg shijes sime
pilurjote për këngë me iso.Nga cila trevë e Shqipërisë kishte ikur kjo
iso- në kohën paraturke dhe qe vendosur
në Itali,si kishte jetuar aty pesëqint vjet pa asnjë kontakt me vendlindjen e saj,çfarë e mbajti gjallë dhe
më se u ushqye kaq shekuj .
Këtë iso nuk mund ta
kishte mbartur aty,psh vetëm Shqiptarët e ikur nga Jugu.Po të që kështu,ajo
do kishte vdekur me kohë dhe s’do kishte lënë asnjë gjurmë.Ajo është mbartur
dhë është mbajtur nga të gjithë shqiptarët e vendosur aty, si një pasuri e të
tërëve,si një flamur kulturor reth të cilit mblidheshin qoftë nëpër përkujtime
të fitoreve apo emrave zulmëmëdhenj,qoftë nëpër festa familjare apo fetarë,por
qoftë edhe nëpër ‘’beteja’’ apo ‘’konkurse’’ kulturore me vendasit apo ‘’gara’’
midis tyre.
Arbëreshët humbën shumë
me largimin e tyre nga vendi amë.Të gjitha i humbën gradualisht,që nga atdheu,
pasuria,veshja,traditat etj etj.Rezistuan më shumë vetëm dy elementë;Gjuha
Shqipe dhe kënga shqipe.(Deri diku dhe kostumet tradicionale të ruajtura nëpër
sepete,që ku shfaqen edhe tani pas kaqë shekujsh,na lbyren sytë nga shkëlqimi i
finesës së tyre).Gjuha shqipe te arbëreshët paraqitet me koloritin e kohës kur u larguan nga vendi amë.Pasuria e kësaj gjuhe
edhe në gjëndjen që na paraqitet është një thesar ende i pashfrytëzuar dhe që
linguistët e gjuhëtarët e botës do ta lakmonin ta kishin në gjuhën e tyre.Po e
tillë është edhe pasuria e këngëve
shqiptare te këto treva të banuara nga bashkëatdhetarët tanë.
Ajo që ka rëndësi është
fakti që iso-ja u ka rezistuar tallazeve të shekujve edhe në këto vende,pavarësisht
ndryshimeve të kuptueshme që ajo ka pësuar si pasojë e trysnisë të kohës dhe të
vendit.Atëherë unë pyes;Në cilën pjesë të ‘’vathës’’ gjeografike e vënë këtë
iso studiuesit e përjashtimit dhe të parcelizimit të saj.E pra Kalabria nuk
është as në Lumin e Vlorës dhe as në lagjen Çole.
I njëjti fenomen vërehet edhe te arvanitasit në
Greqi.Edhe ata,pavarësisht kohës së gjatë,situatave ekonomiko-politike, që
kaluan e ruajtën iso-n në këngët e tyre,pavarësisht se jo në nivelin, psh të isos së labërisë .Them e
ruajtën dhe jo e morën apo e rimorën.Dhe këngët me iso në Greqi te arvanitasit nuk gjënden nëpër lagje të
caktuara e katunde të veçanta , siç do dëshironte ndonjë teoricen i
parcelizimit të iso-s dhe i ndarjes së saj nga polifonia.Mandje ,në rast se do
thellonim studimin në këto treva,do ti gjenim gjurmët e isos jo vetëm te këngët e mesjetës
dhe kohës së sotme,por edhe më thellë ,në antikitet.Koret e lashta antike nuk
kanë qënë gjë tjetër veçse grupe iso-polifonike që këndonin,më saktë duhet thënë;
që sqaronin nëpërmjet këngës situatat e dramave dhe lojën e rolin aktorëve.Përse më pas, me
kalimin e kohës, te fqinjët tanë u zhvillua më shumë letërsia e kultivuar
,drama , komedia etj në saj të pranisë së
shkrimit ,dhe te ne mbeti iso-ja tradicionale,në formën e saj më arkaike,mandje
duhet thënë në formën e parë vajtimore,kjo ështe një temë më vetë që del nga
korniza e këtij shkrimi.E quajta forma vajtimore edhe për faktin se gati 90% e
këngëve tona iso-polifonike janë me
origjinë vajtimi,origjinë e cila dallohet jo vetëm te teksti por edhe te
melodia.A nuk është vajtim kënga ‘’Janinës ç’i panë sytë’’apo kënga ‘’Mu te
pusi i Sulejmanit’’ etj etj,për të marë
thjeshtë këngë relativisht ‘’të reja’’.Ndoshta këtu e ka shpjegimin edhe
fakti se pse nuk janë gjetur ne vendin tonë drama e komedi të autorëve ilirë,ndërsa në vendin fqinjë
kemi kulme botërore të letërsisë së kultivuar,në një kohë që skulptura kemi jo pak dhe të shkollave të ndryshme.
Vetkuptohet që në këtë
drejtim ka shumë për të kërkuar e për të studiuar,por, kërkimi e studimi duhet
bërë me dashuri e respekt për të dy kombet
dhe jo nga bedenat e ndonjë nacionalizmi, i cili jo vetëm që s’do ndihmonte
për gjë,por do mbyllte çdo shteg për depërtimin në brendësi të problemit.
Pra shohim se kufiri i
iso-s nuk na qënka nga Butrinti te shtiza e flamurit, nëpër lumin e Vlorës etj
etj.
Iso-ja është e pranishme
kudo ku këndohet shqip,pavarësisht nga forma
që paraqitet dhe nga stadi i
zhvillimit.Dhe kjo është tepër e shpjegueshme.
Isua është forma më
arkaike e të kënduarit,forma më e vjetër e melodisë muzikore të artikuluar nga
njeriu.Kjo dhe për faktin e origjinës së
saj nga vajtimi,ose më saktë nga rënkimi vajtimor.Në këtë konteks mund të themi
se iso-ja është nota e parë muzikore e artikuluar nga njeriu në Ballkan.
Ne kemi kohë që vërtetojmë
se kombi ynë është më i lashti në
Ballkan.Duke qënë i tillë,ka mbartur gjer në ditët e sotme fosilet e kësaj lashtësie,si në besimin fetar pagan dhe ritet e stërlashta
fetare,fjalët dhe emrat njërokësh,si dëshmi
e një gjuhe tejet të vjetër.E përse të mos e ketë edhe elementin muzikor,në këtë rast iso-n të stërlashtë
si djepin e muzikës së tij.Pse pikërisht këtë djep kërkojmë ti heqim kombit tonë
me teorizime, të cilat nuk i besojnë as ata që i sajojnë.
Kërkojnë të bëhenë
interesantë duke dalur kundër.
Le të bëhemi më të
vlefshëm duke studiuar për vlerat që
kemi trashëguar,e jo për të gjetur mënyrat për ti mohuar.
2-
Me që jemi në fushën e pyetjeve
të gazetarëve ,le të trajtojmë edhe një pyetje tjetër të bërë, e cila ka të bëjë
me veshjen e zisë të grave të Bregut.Duke marë shkas nga ngjashmëria e veshjes së grave me rason e priftërinjve
,kryesisht ortodoksë e cila gjithashtu është e zezë,natyrshëm lindi pyetja se
mos vallë gratë e kanë marë këtë veshje
nga veshja fetare,ku presupozohet që
priftërinjtë mbanë veshje të zezë në shënjë zie për vdekjen e Krishtit etj
etj,dhe ‘’kanë haruar ta ndërojnë këtë veshje kur ai u ringjall’’.
Unë mendoj pak më ndryshe
në këtë drejtim.Jo gratë e Bregut dhe të Labërisë dhe kudo ku gratë mbajnë
veshjen e zezë për të dëshmuar mbajtjen
e zisë për dikë,kanë imituar veshjen
e fetarëve, e cila është një tip
uniforme, por ka ndodhur e kundërta,feja ka marë për veshje ceremoniale veshjen hierëndë dhe
respekt imponuese të nënave e motrave në zi.Vetkuptohet që kjo s’ka ndodhur psh
në Labëri, se nuk dimë që të jetë mbajtur ndonjë koncil peshkopësh ,bie fjala,
në Progonat,Gusmar,Pilur a gjethkë.
Për të konkluduar në këtë
pikë,le të nisemi nga kahu i kundërt;Pse nuk është zhdukur kjo veshje në krahinat që kanë ndëruar fenë,dhe jo duke
u bërë bektashinj tolerantë,por në
fshatrat muslimane të serta.Bile ndoshta vlen te theksojme se e zeza e zisë në
këto fshatra është më e thellë se e zeza e zisë ne fshatrat e Bregut të cilat
,dihet qe i përkasin ritit ortodoks.
A është e mundur kjo.Pse
jo.Në fillim ishte Zeusi dhe zotat e tjerë,vartës të tij.Ata ndëruan shtëpi dhe
nga Dodona u
vendosën me banim në Athinë.Vetkuptohet që edhe veshja i përshatej vendit të ri të banimit.
Pastaj erdhi Krishtërimi i
cili mori jo pak nga Zeuzi dhe zotat e tij,për të vazhduar me myslimanizmin i
cili mori jo pak nga krishtërimi. Me një fjalë,historia e feve është
histori imitimesh e përsosjesh të
tyre.Kemi patur rastin të tregojmë(shih Shënjtëria e iso-s) se si krishtërimi, muzikën liturgjike e ka të marur
nga iso-polifonia.Atëherë pse të hezitojmë të themi se edhe veshjen respekt
ndjellëse të zezë,si veshje karakteristike të mbajtëseve të zisë, e ka të marë pikërisht nga
gratë.Jo vetëm krishtërimi, por çdo fe është përpjekur që të marë dhe ti
paraqesë si produkte te saj jo vetëm përparimet dhe përvojën njerëzore,por në
radhë të parë pasurinë shpirtërore të njerëzimit.Në këtë kontekst , veshja e
zezë e ardhur nga thellësitë e shekujve,si
një dëshmi e dhimbjes dhe e respektit për
njeriun e humbur,s’kishte pse të mos shfrytëzohej nga feja e re, e cila pikërisht se ishte e
re,kishte shumë mangësi dhe kishte nevojë të mbulonte boshllëqet e mangësitë.
Dhe më e theksuar kjo veshje
ka qënë te gratë shqiptare,të cilat si pjesë e një kombi të stërlashtë në
Ballkan,i kanë ruajtur me vendosmëri disa
veshje karakteristike,aqë më tepër
që ato kishin diçka për të thënë me ngjyrat,stilizimet e palat e tyre.Qyteteve e fshatrave të Europës
së civilizuar vej e vinin lloj lloj veshjesh e modash,por që prapë se prapë
ishin shumë të largëta për shijen dhe
botën e gruas shqiptare.Para llojshmërisë
së ngjyrave gëzimsjellëse të veshjeve
europiane ,ajo ka preferuar thjeshtësinë
dhe trishtimin e veshjes së saj të zisë,si shënjë e një respekti të paharuar
dhe nderimi të përjetshëm për dikë të vdekur,duke shpallur kështu edhe qëndresën e saj .
Si dëshmi e luftës dhe
rezistencës se grave nëpër shekuj , na
vjen edhe fakti që nën pushtimin turk,
flamuri me shqiponjën dykrenore u zhduk
nga qarkullimi,por çuditërisht ajo ishte
gati e gjithëdukëshme,ndonëse e
stilizuar në shpinoret e veshjeve të grave.
Dhe kjo vetëm te gratë
e malsisë,por gati kudo nëpër Shqipëri.
Marja e kësaj veshjeje( e
kemi fjalëm për veshjen e zisë) nga klerikët nuk flet për ndonjë dobësi të
tyre,për ndonjë imitacion etj etj,por përkundrazi, është dëshmi e zgjuarsisë së
tyre,për të shfrytëzuar çdo element të jetës e natyrës njerëzore në ritjen e respektit
ndaj zotit dhe shërbëtorëve të zotit ,siç ishin ata vetë.Ndoshta në ndonjë rast
të afërt
duhet të flasim edhe për rolin pozitiv të klerit në ruajtjen e
profilit dhe portretit pozitiv të kombit
tonë.Sepse mendoj, se, si shumë të padrejtë jemi treguar me heshtjen tonë ndaj
punës së tyre kolosale, jo vetëm si misionarë të zotit,por në radhë të parë si
njerëz humanë e vizionarë.Por ne e kishim fjalën te veshja dhe qëllimi pse u
muar ajo.
Unë mendoj se në këtë drejtim,ata,klerikët,ja
aritën qëllimit.Mjafton të shohim dhe
tani një raso prifti për së largu dhe të na shkojë mëndja te bota tjetër,të
zoti dhe shërbëtorët e tij.
Vetvetiu lëvizim nga
vëndi.
Edhe në shënjë respekti.
Hajdutët e
Pilurit
Po
e them që në krye dhe nuk pranoj asnjë lloj diskutimi.Mereni vesh njëherë e mirë
të tërë;-Ne Pilurjotët nuk vjedhim.Morpo hiç fare s’kemi dorë..A.a..a a, është tjetër mesele për ç’na ngjitet vetë në dorë.Për atë as mbajmë përgjegjësi
dhe as që llogaritet në muhabetin tonë.
Nisa ta sqaroj me ju këtë muhabet, se një miku im Vangjel Z.
poet dhe studiues folklori, më tha një ditë
një këngë, e cila sipas tij, u kushtohej
hajdutëve të Pilurit.Dhe kënga thoshte,po sipas tij; Dil
moj hënë për kusarë/Dil moj hënë.
Se lashë ta vazhdonte më
tejë se, që te këto vargje dukej qartë që
ai s’kishte haber fare nga hajdutët e hajdutëritë.Bile bile ai as një kokër vezë
s’do ketë vjedhur ndonjëherë te koteci i komshies,veç në
rast se pula e komshies ka vajtur vetë dhe e ka bërë vezën te koteci apo kopështi
i tij.Le që edhe në këtë rast, ai do e ketë marë vezën dhe ja ka çuar vetë në derë të shtëpisë të zonjës dhe,i
shkreti, e ka soditur nga dritarja, duke lëpirë gishtat ,kur ajo e ka tiganisur mbi pirosti.
Po ka dhe gojë të flasë për ne. Unë xhanëm,që nga ajo ditë as që i flas me gojë, ndajë
ju them juve, të veni e t’i thoni që, pasi e përshëndes me këngën aqë të bukur
‘’Hedhin
valle tre hajdutë’’ që, gjithsesi nuk është këngë e grupit të Pilurit ,
t’i mësoni se;
-Asnjë hajdut nuk lutet të
dalë hëna kur vjedh a niset të vjedhë,se atëherë shtohet reziku i të zënurit
‘’me preshë në dorë’’.
-Asnjë hajdut nuk niset me këngë
në gojë ,apo të këndojë hajdutërinë e bërë,sado
fine që të jetë ajo.A e dini pse?Sepse
mënyra e të vjedhurit përbën
sekret profesioinal.
Tjetër gjë po të na këndonte
atë këngën e vjedhjes në Dukat qëmoti që thoshte;
Pilurjotët mbi Himarë
Ormisnë gjemit’ e vanë
Kaptuanë Strakënanë
Hodhnë syt’ e panë zjarrë
Panë Kriston e Serjanë
Kristo Daca e serjan Daca
Njëmij e dyqint kuaca
Kur i rrethosnë te harca
Vinin plumbatë si mjaltëca
Këtu muhabeti
bëhet te ‘’rrapi i fshatit’’, se dhe në këtë rast, qe një borxh i pa larë
nga dukatasi,që i detyroi pilurjotet të dilnin nëpër det e të rethonin djemtë e
Dace e tu mirnin dhëntë dhe bile, ta përjetësonin në këngë si trimëri këtë bëmë
, e jo ta fshihnin si një vjedhje që të turpëron emërin.Po kujt ja them dhe unë
këtë.Këtij që s’mer vesh fare nga kjo punë.
Doni të mësoni marifetet e pilurjotëve
ju,ndajë më dëgjoni me vëmëndje
Ja ,përdorni marifetin e
atij pilurjotit në Paris, që e pinte
duhanin me çibuk,dhe pronari ku punonte, paskish edhe një argjendari, e meqënëse nuk e paguante tamam e në kohë,ky vrau mëndjen si të mirte
hakun e tij,dmth pagën e padhënë. Për këtë,
i vuri çibukut një copë magnet pikërisht në anën e poshtëme të pjesës ku vihej duhani ,dhe vajti një ditë në dyqanin e argjendarive ,ku shërbente i biri i parisienit.Afrohet tek
banaku i florinjvë dhe zgjat çibukun,duke e mbajtur nga pjesa e gjatë e cila shërbente
për të thithur tymin dhe duke afruar te malli pjesën tjetër, ku nga sipër vihej
duhani që pihej dhe nga poshte qe magneti, dhe e pyet të birin e punëdhënësit të tij,ose më saktë,të hakëmbajtësit
të tij;
-Sa e ke këtë flori(unazë
a monedhë qoftë)?
Tymi i çibukut qe i rëndë
se ai pinte duhan të sertë dhe djalit të ri të livandosur i lotonin sytë dhe s’kish
mundësi të shihte floririn që u ngjit te
magneti,por përgjigjej për unazën a floririn që mbetej në vënd.
-Shtrënjtë,shumë shtrënjtë
thoshte pilurjoti-Ku kemi kaqë franga ne -dhe me këto fjalë largohej nga
dyqani.
Tani ju kam
rixha,sillni specialistet me të mirë të kriminalistikës dhe kërkoni gjurmë të
vjedhjes.More kërkoni sa të doni gjurmët e gishtave.Gjëni dot?Jo.E po ç’kini
pastaj që na e akuzoni pa fakte e pa gjurmë të ziun pilurjot, sikur ai vodhi
thesaret e Ali Babait..Hakçe hakçe, vetëm një nga një e kathe muaj
i mirte florinjtë.Por vetëm hakën e punës së tij ama.Tani pse doli e
florinjtë haka,ky është tjetër muhabet.
Puna e të vjedhurit në
Pilur kot fare ka ngjitur si nam, se s’ka fshat
që nuk vidhte.S’kish djalë që do martohej të cilit vjehri i ardhshëm të
mos i vinte një detyrë trimërie;-Shko vidh dashin ose një dele te tufa e
filanit ndryshe mos kërko nuse vajzën time.Dhe që të sigurohej tamam që dhëndëri i ardhshëm e vodhi dashin a
delen pikërisht aty ku e porositi ai vetë dhe nuk e mori psh te tufa e babait të
tij ose e bleu te dikush,i vinte dhe një si vërsnik shoqërues që të kontrollonte çdo lëvizje të tij.Se po të
mos qe i zoti as për të vjedhur,si do ja mbante
vajzën që i kërkonte për grua.Me se do e ushqente atë,gruan e tij dhe fëmijët
apo do lypte rrugëve.E pse mos të sigurohej më përpara që ky dhëndër qe tamam dhendërr dhe me ‘’rr’’ të
fortë ore e jo ndonjë dhëndërush vetëm me bilbilush ,që s’ja thoshte për gjë tjetër veçse për atë palo punë.Atë edhe miza e bën,po jeta
s’shkohet duke ngrënë a duke vrarë miza.Por këto qenë gjëra të zakonëshme,të rëndomta
dhe ne në fshatin tonë nuk i quanim kushedi çfarë.More porosinë,nisu me vrap e
mos e lërë vajzën e botës të presë në dritaren e shtëpisë të të jatit. Mer
dashin që prin kopenë e ikë duke lënë vathën hapur.S’ke pse shikon që pas
dashit vijne edhe dhëntë.Ti s’ke punë me to.Ato janë të lira të vijnë ,të
ikijn,të shkojnë poshtë apo lart,punë e tyre.Po erdhen vetë në vathën tënde,të tëra tufë pas dashit,ti as
përgjegjësi ke,as meritë s’të quhet.Leri se mirë janë.Po të kanë parë e të kërkojnë
me pleqësi gjënë që ke vjedhur,hidhu e dridhu ca dhe fundja ktheje dashin,ose
paguaj gjobën .Por ama vetëm të dashit.Me delet s’ke punë tani dhe s’ke patur kurë.Ç’kanë ato me ty,është tjetër pazar.
Siç
thamë më lart,kjo mënyrë e të martuarit të djemve qe bërë traditë krahine e
vilajeti,dhe s’qe meritë e një fshati.Këtu e ka
burimin dhe ai debate i atij plakut me instruktorin e Komitetit të
Partisë.Se dini as këtë.E po ju jinni fare fare.Dëgjoni dëgjoni këtu.Kishte
vajtur një instruktor i Komitetit të Partisë në fshat dhe u bënte propogandë
fshatarëve që të luftonin zakonet e huaja se ato , medemek,prishnin jetën e
fshatit socialist.Pasi foli e foli,u ngrit një plak dhe në fjalën e tij kërkoi të ndaheshin gjërat.Të
luftoheshin zakonet e huaja si moda,flokët e gjata e fustanët e shkurtëra dhe të
forcohëshin traditat si trimëria,bujaria,kusaria,dashuria
për vëndin etj etj.Ama në mes të rëmujës instruktori nuk e vuri re se ku e futi
plaku kusarinë.Te traditat që duheshin forcuar,sepse ishte trimëri ore jo
shaka.Por për hir të së vërtetës duhet të pranojmë se jo të gjithë e admironin këtë trimëri sepse mbante edhe rezikun brenda.Po të
diktoi i zoti i vathës,plumbin bythëve e ke më të paktën.Po më e rënda është se
askush s’ka të drejtë të kërkojë hakun për
të vrarin,se u vra në vjedhje e sipër,pra në faj të vetë..
Bile në një rast andej
nga zona e Mashkullorës,një herë, në kohën
e turkut,një djalë bëri adetin e trimërisë e vate vodhi nje dele a nje dhi
sipas detyrës së vjehrit.Po kthehej bashkë me shoqëruesin e të gëzuar bënin
muhabet trimërie e dhëndërie dhe as që u shkonte ndër mënd që pak më tejë një koshadhe turke kishte zënë
pritë për komitët që lëviznin atyre anëve.Turqit dëgjuan të qeshura dhe as që e
zgjatën shumë po hapën zjarr , duke menduar që qenë komitë ata që vinin.E kush
do lëvizte tjetër në atë llohë e cingërimë.Mendoni vetë habinë kur panë që kishin vrarë dy djem të
rinj , të ruar e të kruar për tu dhëndëruar.Dhëndëri quhej Jaço Kaçotëna dhe në
varrim plakat e vajtuan kështuë
Të xhumanë prëma
prëma/Vate dielli te mëma
U këput ylli
nga hëna/U vra Jaço Kaçotëna
Për një dhi e
për një cjap/U shtri Jaçua në rrap
Për një dhi e për një dele/Mbeti
nusia në tele.
Asnjë thirje për
hakmarje,asnjë mallëkim për vrasësit nuk ka,pavarësisht se ai është edhe
pushtues.Përkundrazi,një tis i hollë ironie për këtë vrasje të pakuptimtë e
trimëri të vajtur dëm,pale rininë e dhëndërinë të mbuluar me dhe, pluskon në këto
vargje vajtimi.Po le të kthehemi te ne pilurjotët.
Përgjithësisht namin na e kanë
ngjitur ne pilurjotëve,jo për vjedhjen sesa për mënyrën se si realizohet ajo.Ja
dëgjoni këtë histori;
-Vete një pilurjot e punon në Korfuz të një
i pasur.Punoi si bari delesh një mot të tërë,por nuk u pagua fare.I zoti i bagëtive i thoshte
që, t’i kam mbledhur gjithe pagat e do ti jap njëherë e mirë të tëra.Por kur
erdhi koha,nuk i dha asgjë. Qe janar e bënte një i ftohtë i madh .Kthehet bariu
në fshat dhe e pleqëron muhabetin me
burrat e fshatit.Si t’ja bëjmë kësaj pune.Pasi e rahën punën mbarë e
prapsht,vendosën që të venë natën në Korfuz e të marin hakun.Erdhi nata,dhjetë
burra morën magjet e shtëpive ,ku lanin gratë robat, dhe duke i përdorur si
varka u nisën drejt Korfuzit, ku mbritën
ndaj mesnate.Nuk e zgjatën por
vanë drejt e në vathë ku qenë delet . Qente e njihnin pilurjotin se një
mot të tërë ai i ushqente, ndaj nuk bënë zhurmë fare.Duke përfituar nga kjo
,pilurjotët, me gërshërët që kishin marë
me vete, filluan ti qethin .Pasi mbaruan qethjen, morën leshin e deleve ,shkruan një letër ku thoshnin se morën vetëm
hakën e punës,dmth pagën ,dhe u kthyen përsëri në Pilur duke vozitur me magjet varka.Por kësaj
radhe kishin edhe leshin e deleve me
vete,nga shitja e të cilit doli jo vetëm roga e bariut,por edhe paga ditore
e të tjerëve.Po mos haroni se ishte
janar.Qe shumë i sertë ai janar,me ngrica të rënda.I zoti i bagëtive ,kur u
zgjua në mëngjez dhe pa gjithë dhentë të qethur,vuri ulërimën se i paskësh qethur
shejtani.
Tani pse ngordhën gjithë
bagëtitë,ç’faj kanë pilurjotët.Ata morën vetëm pagën e prapambetur të punës së
bashkëfshatarit të tyre.Për këtë do quhen hajdutë?
Si the zotrote?Tu tregoj atë
historinë e atij bashkëfshatarit tim që
vajti te kisha e Shën Spiridhonit në Korfuz dhe filloi ta puthte shënjtin te mëngët
e në gjoks,aty ku qenë kopsat e këmishës.T’u dëftoj edhe se si i mbetën kopsat
e florinjta të robave të shënjtit nëpër
dhëmbë? Edhe këtë e doni ju?Jo jo jo.Këtë nuk e tregoj.E kemi si sekret
fshati.Bile dhe nëpër fshat e pëshpërisim
vesh më vesh.Po me që e përmëndëm,pa më thoni,vjedhje e quani ju dhe këtë.Se ne
nga fshati ynë i themi puthje,dmth;-Të puthësh shën Spiridhonin.
Tani edhe puthjet do na përgpjoni
ju?Po të tërë ata djem e vajza që puthen sheshit tërë ditën e tërë natën,vjedhje
bëjnë? Mo na bini në qafë kot na të varfërve.Boll
na bien në qafë bota e sna paguan hakën
tamam.
Ja,t’ju tregoj historinë e atij
pilurjoti nga Kongjinajt që u bë i famshëm me historinë e dashit.
Edhe ky kishte vajtur të
punonte në Korfuz,por kishte marë me vete edhe familjen,gruan,dy fëmijë dhe mëmën
e tij plakë,Babain nuk e kishte i varfëri.S’thonë kot që nëna të lë jetim e
babai të lë të varfër.Po nejse.Filloi të punonte të një i pasur për bukën e gojës.Puno e prit të paguhej tamam e s’ka,puno e i mbahej herë
gjysma e herë një e treta e rrogës.Kërko
pagë të plotë e pagë tamam s’ka.Po fëmija do të hajë,gruaja do të vishet
e plaka do të shtyjë ditët e pleqërisë.Po pa pagë tamam e pa hakë të paguar s’bëhet gjë.
Ama ky pronari kish një dash të
majmë që e përkëdhelte si të qe fëmija e tij, se fëmijë ai s’kish.Perëndia i
dha paratë e pasurinë,por fëmijë nuk i dha.Ndoshta ndoshta që ai të
shikonte ndonjë fëmijë të botës,pa më
pas mbase e shikonte perëndia dhe atë
vetë.Po ja që ky,vetëm te pasuria i kish sytë edhe hiç më tutje.E sidomos te
dashi.Këtë vendosi ti vidhte pilurjoti ynë,ose më saktë pilurjoti im,se ju
s’kini të bëni fare këtu.Dhe një ditë vërtet
e rëmbeu dashin, e hodhi mbi supe e
ja dha vrapit drejt shtëpisë kasolle që
kishte në të dalë të qytetit.
Po s’qe ditë e mbarë për
vjedhje ajo ditë.Jo se kishte dalë hëna
që përmëndte në krye ai miku im,po se qe mesi i ditës dhe e panë gjithë
dynjaja.Pa ju qep nga prapa me ulërima i zoti i dashit e më pas edhe
korofillaqia e qytetit.dmth policia e rendit publik.Ai ikë e ata ndiq,ai ikë e
ata ndiq.Po ku të vente i ziu ne dashin në krahë e me policinë prapa.Ja sosi
gjer në shtëpi,shtëpi i thënçin asaj kasolleje me kashte sipër e me kashtë anash,sa të themi dhe ne,po
jo më e madhe së një dhomë nga këto shtëpitë e sotme.Atje ,te ajo dhomë e mavro
dhomë qenë bashkë, guzhina,dhoma e
gjumit e çiftit,dhoma e gjumit e plakës,dhoma e gjumit e fëmijëve,salloni i
pritjes.Vetëm tualeti ,por pa pasqyra,
qe jashtë në natyrë,në rrëzë të një ulliri.Te kjo dhomë si katër dhoma hyri si
furtunë djali i shkretë,hodhi dashin nga
supi dhe ja dha plakës duke i thënë i lemerisur;
-Fshihe plakë se më janë qepur prapa
korofillaqia e i ziu u’ po më zunë!
Ç’të bënte plaka e varfër.Pa
më të mënjër ,pa më të djathtë,pa në tavan e pa në dyshemë,po s’kish ku ta
fshihtë dashin.Po Shën Spiridhoni i do shumë pilurjotët,ore, ndajë ja ndriçoi mëndjen
plakës e cila menjëherë e vuri dashin në djepin e fëmijës,se në atë çast fëmijët
bashkë me të jëmën qenë jashtë në ullishte,e lidhi mirë dashin të mos lëvizte
shumë e sidomos ja lidhi mirë gojën që të mos blegërinte,e mbuloi me një velënxë
dhe u ul e filloi ta tundë njësojë siç tunden fëmijët.Bile bile filloi ti këndonte
edhe një ninullë,po në shqip e varfëra
se,ku dinte ajo të këndonte e të vajtonte greqisht.Ama në shqip të thante.Nuk
vonoi dhe hynë brenda si frurtunë dy korrofillakë dhe një oficer që dihasnin
nga lodhja .
-Të zumë – i thanë djalit,-Na
jep dashin që vodhe dhe leri dënglat e eja me ne.Kemi ku ta ndreqim samarin.
-Ç’dash doni nga unë i ziu.Ku
kam unë dash more.Unë s’kam bukë të ha e
ju më kërkoni dash.Ja,vështroni vetë e gjëjeni dashin tuaj.Ja pyesni plakën.Plakë,kemi
ne ndonjë dash a dele këtu.
Po plaka sikur te qe në ndonjë planet tjetër e s’dinte ç’bëhej reth e rotull ja ktheu
-Thuaji miqve të tu mos të bëjnë
zhurmë se do më zgjojnë djalinë e vogël .Apo s’është dhe i sëmurë i varfëri.-dhe
pa e kthyer kokën vijoi të tundë djepin e të këndonte ninullën; Llaj llaj të keqen mëma/Fli rehat e vështro ëndra
Mos vështro
kush erdhi bërna/Se këren halle të rënda
Fli i
mir i nënës fli/Se këtu s’kemi njeri.
Zëri i
plakës qe i ëmbël ,si gjithë zërat ë gjysheve kur këndojnë ninulla mbi djep,por
një vesh i hollë mund të dallonte një farë egërsimi ,një farë zëmërimi në atë
ëmbëlsi ninulle.Po duhej të ishe pilurjot ta kuptoje këtë e jo oficer policie në Korfuz.
Oficeri gjithë tangërllëk ju drejtua plakës;
-Na e sillni dashin me të mirë
,se ja ku betohem për Krisht e për Shën Spiridhon se do ju kalbim burgjeve tërë
jetën.Dëgjove plakë,dëgjova thuaj.
Plaka ngriti kokën sikur atëherë ta kishtë parë oficerin
dhe duke ju drejtuar atij , i tha me atë greqishte kurbetlliu që kishte mësuar;
-Kot na bie në qafë
,qirje kumandar.Ne s’kemi vjedhë dash.Ja hëngërsha më kockat e këtij fëmije
që tund në djep,në të gënjej.M’a dhëntë Shën Spiridhoni të pjekur a të skuqur këtë
foshnjë që kam në djep dhe ta ha të tërin në sytë e tu,që ta shohësh edhe ti e
të bindesh që u’ s’të gënjej.
Oficeri u tmerua nga ky
betim.Diku e kishte lexuar në një tragjedi të lashtë se dikush,për të ndëshkuar një nënë,i vuri të hante gjellë të bërë me mishin
e trupit të të birit.Vetkuptohet që nëna e gjorë u çmend kur e mori vesh,por
dhe perëndia e ndëshkoi kriminelin rëndë .Tani si kujtohej tamam sesi ndodhi
historia,bile nuk i kujtohej edhe te
cili autor i lashtë e kishte lexuar.Te Eskili mbase.
Por që ti dilte kjo histori në formën e një
betimi te kjo plakë,këtë as e kishte menduar ndonjëherë.Cila nënë a gjyshe do e
bënte një betim të tillë për të fshehur një gënjeshtër a një vjedhje,qoftë, jo
një dash po dhe një kope.Ai qe vetë prind,dhe gjëja më e shtrënjtë që kishte e
për të cilin ndizte qiri çdo ditë te
kisha e Shën Spiridhonit qe pikërisht fëmija i tij i vogël,një djalë që s’i
ecte dhe aqë mirë shëndeti. Ndajë mendohej shumë edhe për gjellën që do ti
jipte të hante e jo më të bënte betime të
tilla mbi kokën e të birit.Por ama edhe
vjedhësin me dash në shpinë që hyri në këtë shtëpi-kasolle, e pa vetë e nuk e kishte me të dëgjuar,ndaj këtë i tha
edhe plakës.
-Po ju kontrolloni vetë
-ju përgjigj plaka.Po mo’ bëni zhurmë a të keqen se më zgjoni këtë foshnjën
që mezi e vura gjumë.Kontrolloni,kontrolloni,atë punë kini o djem-o- dhe
sikur të haronte se ata qenë aty vijoi
ninullën;
Llaj llaj,o
llaj llaj o biro o o
Sesi qe ky
zë i plakës në këtë varg ninulle që dhe
aqë ninullë nuk qe.Ninullat kanë zërin më të ëmbël që mund të ketë një njeri që di të këndojë a
të vajtojë,thua se është zë perëndie.Po zëri i plakës qe pakëz ndryshe more
xhan.Jo i ëmbël shumë po si një tel i tendosur.Pastajë edhe pozicioni i
saj te djepi nuk qe fortë
normal.Zakonisht plakat kur tundin djepin,këmbët i shtrijnë poshtë tij dhe
trupin e lëkundin ritmikisht,sipas lëvizjeve të djepit duke mbajtur në këtë mënyrë
të njëjtën distancë nga fytyra e fëmijës.Lëkundet djepi,po me atë ritëm lëkundet
si lavjerës edhe plaka.Bile edhe rokjet
e ninullës janë të kushtëzuara nga kjo lëvizje.Psh te fjala e parrë ‘’llaj’’,psh
djepi shtyhet.Kur djepi bën lëvizjen e kthimit,bashkë më të tërhiqet trupi i tundëses,por kjo e shoqëruar
me fjalën tjetër ‘’llaj’’ në qoftë se do citojmë vargun e mësipërm.Përgjithësisht
ninullat kanë edhe fjalë të
pakuptimta,por që tingëllojnë për veshin e fëmijës,si fjalë përalle gjumëndjellëse.Vetë
fakti që ninullat kanë fjalë të
pakuptimta,ose fjalë të përsëritura
monotonisht është një dëshmi se këto,ninullat pra,janë produkte të herëshmë të lindura bashkë me njerëzimin.Bile
mund të themi se vajtimi dhe ninullimi janë muzika e parë e njerëzimit.Këtu të bën përshtypje dhe një fakt;
-Plot fëmijë të vegjël kanë
vdekur nëpër shekuj dhe janë vajtuar me ligje,por çuditërisht këto ligje nuk
janë shndruar në këngë.Pra vajtime të
ardhura nga shekujt për fëmijët motakë nuk kemi,ndërkohë që gjithë ninullat që
këndohen sot vijnë nga thellësia e
shekujve.Ndoshta ndoshta vajtimet për
foshnjat nuk kanë rezatuar dhe nuk kanë shtegëtuar në kohë edhe sepse asnjë nënë nuk do që të kujtojë fëmijën
motak të vdekur,ndërsa do që të lindë një fëmijë tjetër,dhe ta zvëndësojë
humbjen që pësoi.A se kini vënë re që sa herë vdes ndonjë fëmijë,ngushëllojnë
nënë e babanë e tij me fjalët;
-Hë se të rinj jini.Do bëni një
tjetër,më të shëndetshëm.Do e mbushni shtëpinë me gaz e hare etj etj
Ninulla ka çdo vend,por
ninullat e një vëndi jo gjithnjë përkthehen në gjuhën e një vendi tjetër,qoftë
ky edhe fqinj me të.Vija melodike e ninullave,ka karakteristika për çdo
popull,por ama ka të përbashkët ndjenjën e mëmësisë që i jep tingullit atë
drithërimë dhe vibracion karakteristik për çdo grua dhe që aqë mirë e dallon fëmija.Fëmija
e dallon nënën që në ditët e para pikërisht nga ky vibracion dhe dashuri që
buron të zëri i nënës.Është kjo dhëmshuri,është ky vibracion i pangjashëm me
asnjë tjetër në botë,që e vë fëmijën në gjumë,duke e mbuluar me paqe e ëmbëlsi.
Pavarësisht nga kuptimi i fjalëve,zëri i tundëses të djepit,zëri i nënës është
një zë i ëmbël,që edhe burrë po të jesh e ta dëgjosh,të vjen të bëhesh fëmijë që
të të këndohet një ninullë.Unë po ju them se në fshatin tim,fëmijët janë rritur e burrëruar nga ninullat e nga përrallat,më shumë se nga
ushqimi dhe nga trimëritë e prindërve të tyre.
Por një i jashtëm që nuk i
njeh ninullat dhe që ska parë si rriten fëmijët,nuk mund të kuptojë gjë nga
timbri i zërit dhe pozicioni i plakës.Se kjo plaka pilurjote edhe për të ndëngjur
,rinte pakëz ndryshe more xhan,ulur më gjunjë, e përulur dhe e përthyer mbi
djep,gati gati e ngjitur më foshnjën që tundej,sikur donte ta mbronte nga ndonjë
rezik i afërt.Thua se po të fanepsej te
porta reziku,a po të tentonin policët ta
shihnin famijën në djep,ajo të ishte e gatëshme ta rëmbente, a vetëm foshnjën a me gjithë djep e të fluturonte larg a
lart,s’dihet ku, vetëm ta shpëtonte.
Po oficeri rinte e shihte idilin familjar që ai e kishte trëmbur me
uniformën e prezencen e tij,policët kthenin
mbarë e prapsht tenxheret e kusitë,lugët
e pirunët dhe vrisnin mëndjen se si mund të zhdukej
dashi te ato lugë a tepsi.Plaka vijonte ninullqën me atë zë që diç thoshte po
s’kish kush ta kuptonte;
Llaj llaj,nani nina /E kam
djalin në skutina
Skutinat i martë lumi/Djalinë
ma zëntë gjumi
Llaj llaj o biro/Ritu a të
keqen-o
Si sorkadhi gur më gurë/Kur të
zgjonesh të jesh burrë.
Korofillakët dhe oficeri nuk
kuptonin fare shqip,plaka këndonte ninullën,vetkuptohet për foshnjën që kishte
në djep,djali i plakës dridhej,domosdo qe tepër i ofenduar nga akuza që i bëhej
padrejtësisht,gruaja e tij dhe dy fëmijët
rinin jashtë kasolles të lemerisur.Që s’kishte gjë ne kasolle as që
diskutohej,se edhe ato dy-tri rrogozë që qenë
të shtruar drejt e mbi baltë,i
hodhën jashtë.Dhe të doje të kontrolloje ,në daç brenda a në daç jashtë
kasolles,s’kishte ç’të kontrolloje.Ama qe dashi u fut në këtë shtëpi kasolle
dhe kjo s’diskutohej.Atëherë këtu çoç ka.O ndonjë marifet magjistari a shënjti,o
ndonjë marifet hajduti që duhej domosdo mësuar,qoftë edhe për herë tjetër.
Ndaj oficeri, pasi përsëriti
edhe njëherë kontrollin e përgjithshëm,jo vetëm në shtëpi por edhe reth e qark
dhe pasi s’gjeti gjë ju drejtua plakës;
-Dëgjo plakë.Që e kini vjedhur
ju dashin,këtë e pashë vetë.Që e futët në këtë shtëpi edhe këtë e pashë vetë.Që
nuk di dhe nuk e gjej dot ku dhe si e
fshehët,këtë e pranoj.Ju betohem në nderin tim
dhe të familjes sime që s’do ju bëj gjë.Vetëm më tregoni marifetin që ta
di për herë tjetër dhe për të tjerë njerëz.
Oficeri dukej i sinqertë,por
plaka filloi rëfrenin e saj të zakonshëm;-Jo po pse s’na besoni,jo po hëngërsha kockat e këtij që tund në djep,morpo mos i
lënça asnjë kockë pa ngrënë,pa le më tule e mish,si na akuzoni kështu ne të
varfërve,jo po....
Befas oficerit i ndritën sytë
dhe ju drejtua plakës;
-Dëgjo plakë! Kam vetëm një
djalë në shtëpi dhe mos e gjetsha më këmbë e të gjallë, po të gënjej.Askush nuk
do ju prekë me dorë.Kini fjalën time .
Plaka u drodh.Qe hera e parë
që dridhej që kur hynë ushtarakët në
kasollen e saj.Betimi i ushtarakut qe i rëndë.Qe shumë i rëndë.Qe betimi i
babait mbi kokën e të birit dhe në këtë botë nuk ka gjë më të shënjtë.Për ca gjëra
të shënjta e vlen edhe të vdesësh.Pastaj si tha ai?Kini fjalën
time-tha..Domethënë që ky e di ç’ështe
fjala,domothënë e di që fjala është më shumë se jetë,se paguhet me jetë e për
jetë.Epo,një burri me ‘’fjalë’’ i besohet.
Plaka s’foli dhe u ngre në këmbë.E pa oficerin drejt e në
sy.Serioze,tepër serioze.Shikimi i ushtarakut dhe i plakës mbetën mbërthyer te
njeri tjetri dhe oficeri nuk pa që plaka me një dorë hoqi mbulesat e djepit,ato
mbulesa që sipas llogjikës njerëzore duhej të mbulonin djalin a vajzën që i këndoheshin
ninullat.Vetëm kur britën plot habi
korofillakët e tjerë,atëherë uli kokën e pa në djep atë që ishte i bindur që
kishte hyrë në këtë kasolle por që s’e gjente dot,sepse përvoja jetësore e kësaj
plake e kishte fshehur,’’nënë gjuhë’’,mu
para syve të tij,pikërisht atë, dashin e vjedhur.
Thonë se oficeri e mbajti
fjalën,nuk e arestoi djalin pilurjot.Jo vetëm kaqë por e detyroi edhe pronarin
t’u paguante hakën e punës që u kishte mbajtur padrejtësisht.
Thonë edhe se u bënë miq,dhe se plaka me ato ilaçet
popullore ja shëroi edhe djalin .Thonë e ç’nuk thonë.
Po pse na thonë hajdutë xhanëm,këtë nuk e
kuptoj.Dhe hajde duro kur të thotë
hajdut ,dhe me këngë bile,një njeri që s’mer vesh nga hajdutëritë,si ky
Vangjel Z.
Po a e dini ju se ne kemi edhe një histori
me një Vangjel,si ky Vangjeli ynë,me një
poet si Vangjeli dhe me një hënë në qiell si ajo hëna që na përmëndi që në krye
ky miku im Vangjel e poet.Nuk e dini as këtë histori? Po ç’dini ju atëherë për ne pilurjotët,apo vetëm llafe pazari.
Nejse,që të mos jini kaqë të
paditur mbani vesh këtë histori .
Një herë një Vangjel i fshatit tonë i thotë
Kozmait,edhe ky nga fshati ynë,që të venin e të vidhnin ca rrush te vreshti i
një himarjoti aty poshtë në Spile.Do thuash ti,pse do vidhnin rrush në Himarë, kur Vanova ,fusha e Pilurit vetëm
rrush bënte.
Po dihet
xhanëm që pula e komshiut dhe rrushi i vjedhur janë më të shijëshme.
Nejse ,të vazhdojmë historinë
tonë ne.Jep e mer Vangjeli që ti mbushte mëndjen Kozmait dhe më në fund i thotë
që në vreshtë do futej vetëm ai,dmth Vangjeli dhe se Kozmai do rinte roje në
hyrje të vreshtit që mos ti zinin me .. rrush në dorë.Ky qe një argument që edhe mua,me dipllomë do ma kishte mbushur mëndjen
e jo më Kozmait të varfër që i jati ,akoma sja kishte dhënë kërrabën e çobanit.S’ja
kishte dhënë kërrabën se duheshin dy
Kozma e një Vangjel,të vënë njëri mbi tjetrin,që të bëheshin sa kërraba.Por
nejse,pranoi Kozmai i shkretë të rinte roje se dihet që roja është gjithnjë
larg zararit e mënjanë sherit,me një
fjalë është gjithnjë i shpëtuar.
Një tu nisur e me vrap
Vangjeli futet në mes të vreshtit e
fillon të tijat.Kozmai ruante hipur mbi
një gur,por unë harova t’ju them që ky Kozmai ishte pakëz ‘’mëndjemadh’’ nga
sytë e nga veshët.Kështu mëndjemadh siç qe, as e pa dhe as e dëgjoi të zotin e
vreshtit kur u afrua tek ai.Vetëm kur ndjeu tytën e çiftes që ju mbështet pas
veshit e mori vesh se qe zënë ‘’pa presh
e pa rrush në dorë’’,por ama qe zënë.
-Ç’bën këtu ti – i sokëlliu
himarjoti dhe nisi të ja tundë
tytën e çiftes para fytyrës sikurr të qe ndonjë shkop thane,që e kishte
marë për ta rahur, e jo çifte që të
vriste e të lënte top në vënd.
E pa keq Kozmai,dhe sado që
ju lut me mënd Shën Kozmait e Shën Mërisë që tja bënte ëndër atë çast,hiçëgjë s’u
bë.Gryka e çiftes sa vente e zmadhohej,thua se do e përpinte të tërin.Po prapë
nuk e humbi toruan.U kthye dhe e pa të tërin , që nga koka e gjer te opingat, mbajtësin e çiftes,por ama e pa
pakëz pjertas,zëje se qe një hiçmosasgjë përpara tij,ndajë ju përgjegj qetë e
qetë dhe duke e trashur pakëz zërin,që të dukej më i madh;
-U’,hiçëgjë s’bëj.Ja , ri e
sho hënën,sho yjet e detin përtejë.Medemek hiç asgjë.
Të
sqarojmë një gjë,gramatikë mos u kërkoni pilurjotëve.Kanë gramatikën e tyre
ata.Psh nuk thonë ‘’unë’’ po më shkurt , vetëm me një ‘’u’’,nuk thonë ‘’shoh’’
por vetëm ‘’sho’’.Se ç’i bëjnë gërmat e tjera,do llafosemi tjetër herë.
-Po ç’je ti që ri te vreshti im e vështron
yjet e hënën si shushameno?
-U’ more xhan i vëllait,-i thotë Kozmai
serbes serbes-u’ jam poet.U’ ri e sho hënën e yjet e kërej vjersha.Frymëzonem
medemek.Po ikë tutje dhe lemë rehat se ja,sa u fanepse ti dhe u trëmbën ata dy yje që vrapojnë të fshihen nëpër det,
tutje Korfuzit.Lemë rehat të keqen,hë shatii.
Mua do ma hedhë ky leckaman i Pilurit-ka menduar me vete himarjoti,po ja ta zë në llaf të tijë nashinë.
-Medemek ti kërren vjersha,dhe vjershat i
këren te vreshti im,ë ë ë.Mirë.Pa më thuaj vjershën që ke kërierë njëra nashtinë-dhe duke thënë këto fjalë u mbështet mbi çifte si të qe ndonjë stap çobani.
Po Kozmai këtë donte.U kollit që të qëronte zërin,shtriu
krahët drejt qiellit sikur do priste ndonjë
pako a kushedi çfarë dhe ja nisi;
-Majë malit doli hëna
Ik’Vangjel se t’u ‘’bë’’.. nëna
Vjersha vazhdoi me ca vargje si ‘’Doli çifte grykëzëna’’
apo ‘’I
zoti e zëntë nëma’’por gjithmon rëfreni ishtë një,ai vargu i famshëm ‘’ Ik
Vangjel se t’u ‘’bë’’.. nëna’’.
Vjersha qe e gjatë dhe
himarjoti u kënaq dhe u bind që ky i varfëri qe poet i mirë, ndajë donte ta
ftonte në shtëpi që të hante ‘’një mëllë
bukë’’,po Kozmai nuk pranoi sepse donte të mbushte plot dy shporta me...
vjersha,domethënë dy fletore me vjersha,se u ngatërova dhe unë etj etj
Unë nuk e di sa shporta,ashtu de ,fletore ,
mbushi me vjersha Kozmai për Vangjelin që të ikte,por ama një gjë e di saktë;-Që
ky Vangjeli që na shan s’di të bëjë fare nga ato vjersha të vreshtit. Edhe s’di,edhe
hiqet sikur i di të tëra.I thoni më mirë të na lëjë rehat,ose më mirë i thoni ;
-Ikë Vangjel / Se
...doli hëna.
Në bedena të
vajtimit
Ndërsa po punoja për një përmbledhje
me këngë popullore të zonës së Mashkullorës, u ndala pak te një vajtim të cilin
po jua citoj.Gruaja vajton burrin e saj dhe domosdo që do e ngrinte në vajtimin
e saj, pak më lart nga ç’qe në të vërtetë,qoftë për të shprehur dhimbjen e
dashurinë e saj për të ndjerin, për burrin dhe babanë
e fëmijëve të saj.Po pse jo edhe
për të mbuluar ndonjë grindje të bërë në të gjallë .E cila shtëpi s’ka
grindje xhanëm që të mos kishte kjo,po ja që vdekja i fshin gjithë fajet e gabimet.Ndajë i thotë në vajtim;
-Burri
im gjallë sa qe/S’ja gjëje shokun mbi dhe..
Në fakt, në
fakt për atë grua,mbi atë burrë s’kish tjetër mbi dhe.Qe burri i saj dhe pikë
muhabeti.Po të qenë të çezma e fshatit dhe ndonjë grua e fshatit t’i thoshte
ndonjë të padëgjuarë për burrin e
saj,moj po pakëz t’ja shante ,do lëvonte huri e shamataja që hajde ti ndaje.Dhe
po u zunë gratë nga leshrat e kokës, vetëm perëndia e di si do vejë muhabeti.
Por
edhe po të dilte kjo te çezma e fshatit
e të lëvdonte sheshit të shoqin, se, si
ai s’ka të dytë,në daç në fshat e në daç në krahinë,do t’i suleshin gratë e
tjera, pse u kishte përçmuar burrat e
tyre,të cilët qenë kapetanë e shkuar kapetanëve,se ua ngrohnin dyshekët që ç’ke
me të dhe vetëm të fikët nuk u binte kur i mbanin mbi vete,se qenë të forta vetë.....
e se ai ngordhosmenua i saj s’qe për gjë etj etj.Do ndodhte e ç’nuk do
ndodhte.Por ja që jemi në vdekje e nuk ndodhi gjë.Vetëm se vajtoret e tjera,tek
e shoqëronin me rënkime vajin e gruas të të ndjerit ,u panë njëherë sy me
sy,dhe njëra,më e moçmia e më e serta,sa mbaroi këto dy vargje, i ndërhyri gruas burrëvdekur në vajtim,fillimisht me rënkime
e me fillesat me frazat standarte si; o i
ziu filan,apo; o të gjorët fëmijë që le etj etj
dhe vijoi vajtimin;
-Motëro
çfarë më ke/Mos e qaj lart e mbi dhe
Po thuaj
sikundër qe/Çoban me dhën e me dhi
Nikoqir sa për
shtëpi.
Ky
vajtim më kujtoi edhe rastin e asaj nuses që vate te shtëpia e burrit e sëmurë,dhe
më shumë lëngoi sesa nusëroi dhe kur vdiq,se vdiq shpejt e varfëra,një kunatë e
vajtonte duke i ngritur lart e më lart vlerat e të ndjerës,të cilat as që qenë
çfaqur gjëkundi,se ajo vetëm kish lënguar e kish rënkuar.Një vajtore tjetër , e
pranishme nuk ja përtoi kunatës,por në
vaj e me vaj ja ktheu;
Mos e qaj la e më la/Po thuaj ato që ka.
Po qaje sikundër qe/E vdekur e përmbi dhe.
Unë nuk e
di se, a u bë ndonjë sher në shtëpinë e
mortit nga ky korigjim i bërë,por
kjo më kujtoi një ngjarje reale në shtëpinë e tim eti,në fëmijërinë time dhe që mendoj
t’ua tregoj sepse lidhet pikërisht me temën.
Ishte një ditë dhjetori e vitit 1968 dhe në
shtëpinë time plasi si një bombë vaji.Unë ende nuk kisha marë vesh se ç’kishte
ndodhur,kur ja, shtëpia u mbush me gra veshur
me të zeza që qanin me kuje e ulërima
dhe çirnin faqet sa u dilte gjak e shkulnin flokët.Unë, i trëmbur isha strukur
në guzhinë dhe isha gjithë sy e veshë, të mësoja se çkishin këto plaka që qanin e ulërinin,dhe pse pikërisht në shtëpinë
time.I imët siç isha, as më shihte dhe as ma varte njeri.Kështu unë kisha mundësi
të shihja me nge sesi u regulluan dy dhomat e shtëpisë,ose më saktë u nxorën
nga shtëpia gjitha plaçkat e pakta që kishim, u shtruan qilima të punuara nga
gjyshja ime në të gjithë shtëpinë,dhe në
dhomën e prindërve, se nga u gjetën e u sollën karike që u vendosën anës mureve retheqark dhe në mes një tavolinë
e cila, s’dihet sesi dhe nga kush,u
mbush menjëherë me paketa duhani.Pashë babain që vërtitej i hutuar nëpër dhomë
.Ulej pak në karrike,por sikur ta pickonte ndonjë gjë,ngrihej mënjëherë dhe
vinte rotull dhomës.Vazhdimisht vinin burra ,përqafonin babanë,diçka i
thoshnin.Rinin pak e pastaj dilnin përsëri.Dyert
e dhomave qenë hapur dhe dëgjoheshin qartë
vajtimet e ulërimat të cilat, u ngritën në kupë të qiellit kur në dhomën
ku qenë mbledhur plaka e gra veshur vetëm me të zeza, sollën
një kuti të madhe dhe e vendosën në mes të dhomës.Menjëherë mbi të u hodhën të
gjitha plakat sikur donin ta mbulonin më
trupin e tyre, a ta rëmbenin, a ku ta di unë pse.Asgjë s’kuptoja,dhe,mqse asnjë
nuk më foli, tani them se s’më kishin
parë.E ku të më shikonin.Jo vetëm dhoma ku qenë gratë që vajtonin ,por edhe
koridori dhe hyrja e pallatit qenë mbushur plot me njerëz dhe asnjë se kishte mëndjen
te tjetri.Në guzhinë e në banjë,ku qenë çezmat,ca kushërira të miat, pak më të
mëdha se unë,vazhdimisht mbushnin gota
e kana me ujë dhe i shpinin te dhoma e
vajtimit, ku vazhdimisht dikujt i binte
të fikët.Pas nja tre-a katër orësh duket
sikur rëmuja u kanalizua në një shtrat
vajtimi.Gjithnjë dallohej mbi të tjerat
një zë vajtimi i shoqëruar nga vajtimet
e grave të tjera,të cilat çuditërisht dukej sikur ishin më të ulëta qëllimisht që të dallohëj zëri
i një gruaje a plake.Pastaj në rend të parë dilte një zë i një plake a gruaje tjetër,dhe gjithmon i
shoqëruar nga zërat e vajet e të tjerave.Unë ende nuk kuptoja ç’kishte ndodhur.Nuk
kuptoja edhe pse të gjitha gratë e plakat që vajtonin,përmëndnin një emër të
njohur për mua,por që nga hutimi si bija në të që ishte emri i mamasë sime.Kjo për faktin se unë mamasë i
flisja gjithnjë ‘’mama’’ dhe asnjëherë në emër.Bile asnjë nga ne fëmijët prindërve nuk u fliste në emër.Bile edhe
gjyshes i thoshnim thjeshtë ‘’mëmë’’ dhe kur në emër.Pra emri që përmëndej në
vajtim asgjë se afronte me mamanë time,po të përjashtojmë faktin se përmëndej në
shtëpinë tonë,dhe llogjika aty të çon,që domosdo do ishte mamaja ime.Por ja që
në fëmijëri më shumë se llogjika,punon dëshira.
Arsyeja
e dytë ishte se unë nuk kisha asistuar asnjëherë ne ndonjë mort që të kuptoja
diçka.Por mbi të gjitha,s’kisha asnjë dëshirë ta pranoja atë që ndodhte,dhe
s’mund të pranoja gjë për nënën time e cila një mbrëmje më parë,më pati treguar
gjithë ato përalla,të cilat unë të hënën do tua tregoja shokëve në klasë.Prandaj
nuk e kuptoja,se nuk doja të qe e vërtetë. Por vajtimi i grave dhe plakave qe
tepër kokëfortë.Dhe sidomos vajtimi i gjyshes sime e cila,në një moment, në
vaje diçka nisi të thoshte për mardhëniet e ‘’trëndafilta’’ që kishte me nusen
e djalit.Ndjeva se u bë një zhurmë atje te dhoma,ca debate plakash e grash nëpër
vajtime,ca kundërshtime e ‘’të
cingrisura’’.
Befas u ndërpre vajtimi dhe një zë
i fortë brisk,që unë e njoha se qe i gjyshes sime, mbuloi gjithëçka.Ai nuk qe zë
vajtimi.Ai qe një kërcënim i shoqëruar me disa të shara plakash;
-Ti
moj e këtillë do më thuash mua ashtu për nusen.Ti do ma presësh mua vajin e do më thuash ato llafe.Jashtë nga shtëpia
ime.Larg nga nusia ime moj e tillë e këtillë.
Zëri qe therës dhe unë e dija që pas një zëri të tillë qëndronte një
inat i madh dhe gjyshja ime mund të qëllonte
dhe me shkopin e saj të thantë këdo që e zëmëronte.Duhej ta kishte një hall
gjyshja.Ndoshta duhej ta ndihmoja ,ndajë u afrova te porta e dhomës për të parë.Skena
që pakëz e largët për mua.Gjyshja ime me
flokë të bardha të lëshuara,me faqe të çjerra që kullonin gjak,i tregonte
grushtin një plake tjetër, dhe ajo flokë lëshuar e faqe çjerë,nga ana tjetër e
kutisë.Sdi si më vajtën sytë te kutia dhe në fund të saj pashë një palë këpucë
grashë të veshura te një njeri që qe
shtrirë në kuti.U lemerisa;-Bobo,po këtu paska të vdekur thashë me vete.
Dëgjova
gratë e tjera që thoshnin;- ‘’pushoni moj plaka se është turp’’,’’për tu zënë
kini ardhur këtu’’ etj etj.Ajo plaka që qe përballë gjyshes dhe që ishte shkaku
i sherit,ju drejtuar gjyshes sime;-Pa ri urtë atje ku je.S’kemi ardhur për tija
këtu ,po për këtë orëzezën që është në kuti.Gjer nashtinë qe tëndia.Ta mbaje e
të mbroje.Tani ri se është jona.Qaje nusen e tët biri po deshe,po qaje
drejt.Mos na shit goricat për dardha.
Unë
s’kuptova gjë,por atë plakë e njihja.Qe gjyshja e një
vërsnikut,bashkëfshatari
im dhe e kishte emrin Gite Q.
Kjo
qe një plakë e famëshme ndër bashkëfshatarët e mi,por dhe ndër ne fëmijët për
metodat që përdorte për të arnuar robat e grisura të nipërve e mbesave.Punë e
madhe se pantallonat e zeza i qepte me pë të bardhë.Rëndësi ka të qepeshin.Shumë
të mira janë-thoshte.Janë prodhim... si i thonë;-‘’Made in atje tejë’’.
E varfëra,e ç’ju desh që e tha këtë fjalë,se
menjëherë ne i ngjitëm llagapin ‘’Made in Mëmë Gite’’.Ky llagap mori dhenë,bile
filluan ta përdornin edhe në Delvinë,jo
vetëm në Sarandë,për të treguar ndonjë gjë që s’shkonte me kohën a me modën,ndonjë
punë pa cilësi.Me një fjalë,çdo gjë që mund ta tallnim a ta ironizonim e quanim thjeshtë ‘’Made in Mëmë Gite’’.Bile
bile ,puna kishte aritur gjer atje që dhe ndonjë ushtrim të vështirë me iks e me ypsilon ne e
quanim ‘’ushtrim me ‘’Made in Mëmë Gite’’Vetkuptohet që ajo s’dinte gjë nga këto
hynere,se hajde dili përpara.Po që të zihej me gjyshen time në shtëpinë time,këtë
se kuptoja dot.Të qe puna e llagapit.Kishte ardhur të më rihte mua?Po unë bile
kisha nja tre javë pa i thënë ‘’Made in Mëmë Gite’’.Me mua do e zinte ajo.Po
sido që të qe,gjyshja ime do më mbronte.Patjetër që do më mbronte edhe nga ai njeriu që qe shtrirë në kuti dhe që unë i
pashë vetëm këpucët e zeza të veshura.Se gjyshja ime qe e fortë dhe s’ja kishte
frikën asnjërit në qytet. Me këtë mendim u afrova për te gjyshja duke shtyrë
nja dy gra.
Vetëm
atëherë më vunë re.Një grua ja dha ulërimës;-Po ç’bëni moj të shushatura.Po është
djali këtu moj kërcure.Qepeni moj të shkretën.
Të tëra
shtangën e më shikonin mua si të zëna në faj.Nja dy gra u zgjatën drejt meje,
por unë u tërhoqa i trembur.Çuditërisht, gjyshja ime dukej e mposhtur dhe ,në
vend që të më mbronte mua,u hodh mbi atë kutinë në mes të dhomës me ulërima e
duke çjerë faqen dhe zuri (apo vazhdoi) vajin me fjalët;
-Po ç’pate
moj zogëlarë/Le ta bëje dhe një djalë
I le fëmijëtë barrë/Po janë nëntë me radhë
Si do bëjn’,kush do ti mbajë/Ditë për ditë do qajnë/...
Po ti këtu të jeshe/Mua le të mos më deshe
Të roje për djem që keshe.
Von
shumë von e mora vesh se çfarë kishte ndodhur atë ditë në shtëpinë time.Gjyshja
ime duke vajtuar ,në ligje u përpoq të thoshte diçka për mardhëniet nuse-vjehre duke thënë se ajo
ishte një vjehrë shumë e mirë dhe se nuk
i bënte sherr nuses etj etj.Por natyra grindavece dhe e sertë e gjyshes sime
ishte proverbiale në qytet.Mund të shkonte një vajzë gjimnaziste e panjohur rugës
dhe gjyshja ime ti afrohej me shkop në dorë dhe ti ulërinte vajzës së botës;
-Ku më
vete kështu shalëjashtë e sisa jashtë ti moj ... bija e satëme.Dashke ti prishësh
mëndjen nipit tim ë ë.Po na,kaqë ti hapësh këmbët e kaqë ti bësh dhëmbët,s’ke për
ta marë jo...dhe pas fjalëve ta ndiqte vajzën e botës me shkop në dorë.Vajzat
kishin marë lemerinë dhe i binin rrugës larg e larg.Ama po të kalonte ndonjë vajzë
me fustan gjer ne fund të këmbëve,do duronte të puthurat e gjyshes e do ti jipte të dhëna të sakta e kuja qe, ku i punonin babai e mamaja,ku mësonte apo punonte vetë,
qe e fejuar apo jo dhe të kish mëndjen nga djemtë e botës,se mos e gënjenin,se
vetëm nipërit e saj qenë sagllam,jo të
tjerët,etj etj.
Pastaj qyteti im ishte qytet i vogël dhe njerzit s’kishin si e kalonin
kohën veçse duke u marë me hallet e botës.Po e kishim fjalën te vajtimi i
gjyshes sime.
Vajtoret e tjera sja pranuan vajtimin,ndajë dhe Mëmë Gitja,ajo pra
‘’Made in
Mëmë Gite’’i tha,sipas stilit të saj,që të mos gënjente
në vajtim,se gjithë bota e dinin që ajo
bënte sher me nusen,ndajë në kish gjë për të thënë ,ta thoshte saktë.
Gjyshja
u prek, se ndërprerja e vajit mbahet mënd
gjithë jetën,ndajë ju kthye me sher e për sher Mëmë Gites.Por gratë e tjera ju
kundërvunë gjyshes.Sheri do kishte vazhduar keq.Burrat nuk ndërhynin në këtë sher
grash.S’kishin të drejtë.
Mirpo,krejt papritur isha çfaqur unë dhe gjyshja haroi krenarinë e saj të kotë( e cila vjehrë
nuk ka sher me nusen e djalit).Vetëdija dhe përvoja e saj i tregoi se i dëmtuari
i vërtetë isha unë,motrat e vëllezërit e mi,si dhe babai im dhe jo ajo,plakë që
zoti e kishte haruar në ndonjë listë të hedhur
diku.
Ndajë
u kthye në vajtim me atë ndjenjë pendimi
duke i thënë vargjet e famëshme ‘’mua le të mos më deshe/të roje për djem që
keshe’’që u komentuan shumë kohë e u lëvduan për sinqeritetin e saj.
Gjyshja e rifitoi autoritetin e saj dhe unë ndonëse i kam kërkuar
,askush s’i mba mënd që të m’i japë,qoftë
edhe për efekt krahasimi vargjet e vajtimit të parë,vargjet që s’ju pranuan nga
plakat në mort.Unë e besoj që pendimi i
saj qe më se i sinqertë sepse shpesh herë e kam gjetur në shtëpi,vetëm,duke
vajtuar mamanë time dhe disa herë kam dëgjuar që lutej e përgjërohej të kishte ikur ajo në vënd të nuses,se ajo i
ka bërë ditët e perëndisë e tani s’ka më takat të ritë nëntë fëmijë të djalit,le që edhe s’di
si ti ritë se dhe kohët kanë ndryshuar etj etj.
Ama,
për hir të së vërtetës duhet të pranoj se sheret e grindjet e gjyshes me mamanë ishin edhe të lezetëshme.Ja,
një ditë nga gjithë dita,ndërsa mamaja gatuante gjellën në guzhinë dëgjohej
grinja e gjyshes;
-Moj
nuse,prapë fasule ke vënë moj e zezë.Prapë ke mbushur tenxheren me ujë në çezëm dhe e ke vënë të lëvojë.Po duhet të hidhesh me kukë bërna në tenxhere moj,
që të gjëshë ndonjë koqe fasule(apo oriz,apo ndonjë fije makarona sipas
rastit).Po mbahetë burri moj, me ujë çezme.Burri do të kafshojë thela të ziera
në kusi moj e zezë,jo vetëm të ndukë tule në gji.Ose në ndonjë rast tjetër;
-Po
që s’mësove të bësh, moj ditëzezë një
byrek me mish moj,që të ngopen te tërë,po vetëm byrek me lakëra.Lakëra në byrek
e lakëra në tenxhere.Po le moj, se do
dalim të kullosim vetë malit.Mos harxhojmë as drutë në sobë kështu.
Kishim a s’kishim lekë për mish e
oriz,s’donte t’ja dinte gjyshja.-Burri e fëmijët duan te hanë.I bëtë me qefin
tuaj fëmijët ë,argaliseshit nëpër dyshekun dopio,tani t’i ushqenin.Ikë gjeni ku
të doni para.
Mamaja nuk i përgjigjej në këto raste,vetëm qeshte nënë buzë.Por hakun
ja mirte me këngë.Pasi hanim darkën do këndonim,para se të flinim dhe mamaja
shpesh këndonte bashkë me ne këngë të tipit;
Të
xhumanë prëma prëma/Vate plaka për gështënja
E zu shiu,erti bërna/Hoqi takëmet e rënda
Vesh ‘ fustanin allafrënga/Pran oxhakut,mbi velënxa
Hapi këmbët drënga drënga/Që të ngrohej
ja kish ënda
Tejpërtej n’ato t’ergjënta/Dukej Delvina Sarënda.
Unë nuk e kuptoja si e ku dukej
Delvina e Saranda,se atëherë isha i vogël dhe Delvinën se kisha parë ende,se
kur u rrita dhe e pashë si qe e ku qe, atëherë
s’kisha nge të dëgjoja këngët e gjyshes.Le që kishte vdekur atëherë e varfëra,po të kthehemi te muhabeti
i këngës.Unë,pra këndoja e qeshja me
gjithë shpirt edhe pse shikoja se gjyshja vinte rotull dhomës dhe godiste
shkopin në dysheme.
Që
të prekte nënën në praninë tonë as që bëhej fjalë,se ajo e shihte që ne fëmijët
rotull nënës mblidheshim dhe jo më kot.Mamaja jonë ishte gjithnjë e
qeshur,ndryshe nga natyra nursëzë e gjyshes.
Ama kur këndohej kënga’’ Kur dalin plakat në lëmë’’ ishte vërtet
konkurs sepse ndërhynte dhe gjyshja në këngë duke krijuar një farë dueti.
Ja
vini re dhe ju vetë.Ja mirte këngës mamaja dhe natyrisht që e shoqëronim ne fëmijët
si gjithnjë;
-Kur dalin plakat në lëmë/Qaj nëno qaj moj nënë
Me shoshoqe duke thënë
Këtu ndërhynte
gjyshja e cila më shumë se e këndonte e
recitonte vargun,bile dhe me inat,duke
treguar me shkop mamanë;
-Këto nuse nuk na bëjnë/Me fustanin dy pëllëmbë/Tu themi djelme ti lënë
Vazhdonte
mamaja gjithnjë duke qeshur;
-
Po
të tjera ku të gjëjmë/Të tëra njësoj jan bërë.
Unë shkrihesha në këngë dhe s’kisha sy të
shikoja se më shumë se ‘’duet’’
ishte një duel nuse- vjehrë.Vetkuptohet që në
praninë tonë gjithnjë më bukur këndonte mamaja
Po
edhe gjyshja s’e linte hakun pa marë.Të nesërmen ja niste këngës vetë e para dhe ne kapardisur
e shoqëronim;
Byrekun me lakëra/Ç’e gatoi e varfëra
Ca e poq e ca e dogj/Ca e hëngri me gjithë zogj.
Prapë
drejtonte shkopin nga mamaja te vargu ‘’e gatoi e varfëra’’por unë kënaqesha,
bile shkrihesha gazit sepse parafytyroja disa zogj të vegjël,si ata që na vinin
në dritare,të cilët hanin byrekun e djegur.Vetkuptohet që ata desh mbyteshin, por
unë si gjithnjë e si të gjithë,i shpëtoja edhe zogjtë dhe e dija se dikur do ma
shpërblenin duke më sjellë ‘’ndonjë lajm a ndonjë letër’’.Dhe nuk më vente ndër
mënd se unë vetë isha një nga ata zogj të
vegjël që hanin byrekun e djegur.
.
Këto
qenë sheret që bëheshin në praninë tonë,por ne e dinim se kur ne dilnim të
loznim ose ishim në shkollë,gjyshja
diktonte autoritetin në shtëpi.Si çdo plakë pilurjote mbi nusen e të
birit.
Përsa
i përket ‘’Made in Mëmë Gites’’ unë ja mbajta ‘’inatin’’ shumë kohë gjersa një
ditë,më gjeti me nipin e saj duke lozur dhe më pyeti i kujt isha.Unë e pashë me
vëmëndje.Qe dobësuar shume.Më shumë kishte kocka se mish në faqe e në duar.Ngjante si ato tabelat ‘’Rrezik
vdekje’’.Dhe dukej si e përgjumur,si e përhumbur.
Ndryshoi krejtësisht kur i thashë emrin e
babait.
-I
asaj orëzezës je a të keqenë-dhe ndërsa tentonte të me puthte,nxori nga xhepi
një llokume dhe ma zgjati.
Plakat pilurjote gjithmon do mbanin në xhep një llokume ose karamele,për
nipërit e mbesat e shumtë që kishin.Bile qe bërë si traditë që kur shkonin për
vizitë,e zonja e shtëpisë për ti qerasur do nxirte veçë kafes apo gotës me raki edhe një llokume a karamele,të cilën
plaka mysafire krejt natyrshëm e fuste në xhep, për t’ua çuar nipërve e mbesave.Ndaj edhe Mëmë
Gitja,ashtu si gjyshja ime,kishte gjithmon në xhepa llokume apo karamele.
Por mua
më vetëtiu në mëndje ajo përalla që më kishte treguar mamaja, për atë shtrigën,
që kishte kapur Gishton e vogël me vëllezërit e motrat.Donte ti hante shtriga
por fëmijët qenë të dobët,ndajë i futi në një sënduk dhe i ushqente që të shëndosheshin.Për
të parë se sa qenë shëndoshur u thoshte të nxirnin gishtin nga vrima e çelësit.
Por
Gishtua i zgjuar e shtyu dënimin,gjersa një ditë shpëtoi, se i tregonte shtrigës një bisht miu në vënd të gishtit.
-Do të
më shëndoshë ‘’Made in Mëmë Gitja’’ para se të më hajë –mendova.
Thashë
t’ja mbath me vrap,por më vinte keq ta lija pa marë atë gjysëm llokume ‘’që ma
bënte më sy’’ nga dora e reshkur e plakës.Pastaj
se mos do shëndoshem me një llokume unë.Le që s’jam i mbyllur në sënduk dhe ja
mbath kur të dua po e nuhata rezikun.Kështu e mora llokumen nga Mëmë Gitja dhe,jo
vetëm atëherë.
Por
habia ime më e madhe qe kur e gjej një ditë duke bërë muhabet me gjyshen time.Unë mendoja se po të takohej ndonjëherë me
gjyshen pas atij sheri në mort,të riheshin me shkopinj,se edhe ajo,’’Made in
Mëmë Gite’’ mbante shkop kur ecte,pra të riheshin do qe më e pakta.Por ja qe ja
kishin shtruar muhabetit plakërishte që çke me të.
Muhabeti duhej të qe i ëmbël vërtet
se atë ditë mora dy llokume,një nga gjyshja dhe një nga Mëmë Gitja .Kështu
fillova ti dal përpara Made in Mëmë Gites ,gjoja si rastësisht shpesh e më
shpesh,gjersa një ditë,më i ritur,ndërsa kisha dalur nëpër lagje jo për llokume me arra por për
llokume të gjalla, përfundova duke ecur pas kortezhit të saj.
Po
ju them se atë ditë kam qarë vërtet.
Nga praktika vetiake,qoftë në familje,qytet
apo krahinë , kam vënë re se nëpër vajtime ,vajtoret janë tepër të kujdesëshme
në profilizimin e të ndjerit.As me
superlativa dhe domosdo as me nënvleftësime.Kush qe trim vajtohej si trim,(Çeço
rovolja me dhjetë).Pa le të kishte bërë dhe ndonjë paudhësi në rini a më
pas.Do vinin të nëntat e të dyzetat,do vinte viti e i treti vit dhe do ja përmëndnin
dhe ato.Mos të kishte merak njeri.Vajtoret nuk harojnë asnjëgjë.Kush qe nikoqir
,i ditur e i mësuar si i tillë do vajtohej.(I mbaje kyçetë mesit/Si trimi armët e brezit)Për
ndonjë që s’kish dalë nga fshati e s’dinte të bënte as muhabet, do e vajtonin
si atë që i thanë në vajtim;
-Xhamadani tirqe tirqe/O veqil more
Te arra përtej në ilqe/Bëje
fjal’ për gjera hiçe
Për rrush e për koqe
fiqe/Keshe gjezdisur dinjanë
Nga mulliri gjer më arrë.
Sepse
njeriu mbahet mënd më shumë nga vajtimi që i
bëhet ditën e ikjes nga kjo botë
dhe jo nga trimëritë që ka bërë në jetë.Bile nga anët tona në Bregdet edhe
sot kur duam të flasim për vlerat apo
antivlerat e dikujt që nuk ron më,i përmëndim vajtimin më të cilin u përcoll për në atë botë.Jo më
kot Noli kishte dëshirë që ta përcillnin me vajtime labe.Tregojnë se Jorgj Bollani,personalitet i Himarës,i pushkatuar në vitet e para të çlirimit ,kur e pa se po
plakej dhe koha po ridhte pak më ndryshe nga sa kish dëshiruar ai,e ndjeu se do vdiste,ndoshta dhe i pushkatuar me të padrejtë.Ndajë
një ditë kur takoi në një ksodh vajtoren
e famëshme pilurjote Marë Priften i tha;
-Po
mua mëmë Marë, a do më qash me ligje kur
të vdes.Si këtë të ziun që iku sot.
Të
pranishmit shtangën.Jorgj Bollani,burrë me nam, lutej,se tamam si lutje tingëlloi fjala e tij, që ta vajtonte një vajtore kur të
vdiste.
Dhe Marë Priftja ,plakë e zgjuar,për tja
rivënë në dukje vlerat që ai kishte ja kthen me bejte;
Jorgj Bollani,çish më thoshe
Ti nuk do llafe këshoshe
Po ustallarë për qoshe.
Që do
të thotë se vajtimet për tij o Jorgj Bollani, do jenë nga vajtore ‘’ustallarë’’ dhe do ti vënë
fjalët në vajtim si gurrë të gdhëndur, që vendosen në një qoshe muri që lartësohet i fortë dhe i bukur.Sepse
muret, lezetin dhe forcën, tek qoshet e kanë.
Pra nëpër vajtime ,dhe të doje të lartësoje me
të padrejtë apo të ulje po me të padrejtë të ndjerin që përcillej apo përkujtohej,me
marifet ,si rastësisht të ndërhynin vajtoret e tjera dhe të korigjonin ne
moment.Kokfortësia e vajtores së ‘’padrejtë’’,le
ta quajmë kështu momentalisht,për të qëndruar në të sajën,s’kishte gjasa të qëndronte sepse ;-do të kujtohej
debati i bërë ne vajtim dhe do mirej vesh e vërteta dhe se- në të nëntat a të
dyzetat vajtoret e tjera do e vajtonin me vargjet e korigjuara,bile bile do ti
ricitonin cilësimet e sakta nëpër disa
vajtime,gjer sa të ngulitej mirë në kujtesën e kujtdo portretizimi i saktë.
Vajtoret e njihnin forcën e korigjimit,ndaj nuk këmbngulnin shumë por
gabimin e tyre përpiqeshin ta kalonin si rastësisht,si një ngatëresë të
rastit,shkaktuar nga dhimbja etj etj.
Të
sqarojmë diçka.Ky korigjim që u bëhej disa vajtimeve s’ka të bëjë me
figuracionin artistik,apo nivelin e të shprehurit të dhimbjes.Është e kuptueshmë
që,psh, gruaja për burrin do gjejë
figurat më të bukura artistikë,morpo edhe melodinë më të dhimbëshme të
vajtimit.Këtu s’ka asgjë që duhet korigjuar.
Pra se kemi fjalën për ‘’veshjen’’ e portretizimit,por për vetë
portretin që na jipet.Ky portret do jetë tepër i saktë gjer në hollësi.Si psh
‘’O Zerbin sofërjeshilltë’’ ose ‘’filani mandileziu’’ ose ‘’Sokrat Lekë drëri’’
etj etj.
Të
duket sikur i ke përpara të pikturuar a të gdhëndur këta njerëz.Dhe ato vajtoret janë aty,roje,që
të mos lënë që te portreti i tyre të kalojë ndonjë penelatë e tepërt a me ngjyrë jo të saktë,që te
monumenti i tyre dalta të mos u gërvishë diçka
në fytyrë.Dhe ato janë gati të të ‘’hidhen në fyt’’ po të tentosh
të shtrëmbërosh diçka te ai portret a te ai
monument.Ai duhet të dalë i saktë nga vaji i tyre,me qëllim që koha ta mbajë
ashtu të pandryshuar.Thua se ato e balsamosin të ndjerin dhe ja përcjellin kohrave që vijnë.Prandaj janë kaqë të sakta
vajet tona e këngët që burojnë prej tyre.Nuk heq dot asnjë varg,nuk shton dot
asnjë figurë.Prandaj janë kaqë jetëgjata.Bile bile duhet thënë që saktësia u ka
dhenë jetëgjatësi.
Të
duket sikur janë monumente të gdhëndura
që lëvizin nëpër kohë.
As
u heq dhe as u shton dot gjë.
Vetëm i admiron.
Dhe njëherë për
vajtoret…
Kam dëgjuar
dhe bile kam debatuar në lidhje me vajtoret ose më saktë për cilësimin e tyre
si ‘’vajtore profesioniste’’.Unë personalisht,jo vetëm që e kam kundërshtuar përcaktimin
‘’profesionist’’ të vajtoreve,por ca më tepër e kam quajtur ofendim që u bëhet
atyre.
Në
debate për këtë temë kam konkluduar se cilësimi si’’ profesioniste’’ u është bërë
disa vajtoreve të cilat ;a- vajtojnë
me vargje të goditura që të mbeten në
kujtesë për një kohë të gjatë,b-Asistojnë
nëpër ceremoni mortore nëpër fshatra dhe shtëpi të ndryshëme,c-ndodh që u jipet një shpërblim
monetar apo material kur kthehen në fshatin e tyre.
Të
tre këto argumenta janë lehtësisht të rëzueshme sepse ato s’kanë vetë bazën e të vërtetës që ti mbajë në këmbë.Po përpiqem
të jap argumenta të miat në mbrojtje të
natyrshmërisë së vajtoreve dhe jo të
profesionalizmit.
Te
kuptohemi qartë;vajtoret janë nënat.motrat,nuset
,vajzat ,gjyshet,mbesat apo kushërirat
dhe të afërtat e të ndjerit.Janë këto që e nisin vajin të parat nëpër morte,që vajtojnë të ndjerin
me ligje që ua dikton dhimbja e shpirtit.
Që këtu
rëzohet cilësimi ‘’profesioniste’’ i
vajtoreve.Nëna do vajtojë birin ose bijën me
ligje dhe është e natyrëshme që të zgjedhë fjalët më të mira për fëmijën
e saj,fjalë që natyrshëm i burojnë nga zëmra.Ajo i thur natyrshëm ligjërimet
dhe as i shkon ndër mënd të mendojë për bukurinë e vargjeve,për figurat poetike,as
mendon se dikur dikush do bëjë analizën e vargjeve të saj.
Une
vazhdoj të jem i mendimit se kënga famoze e Epit të Kreshnikëve ‘’Ajkuna vajton
Omerin’’ fillimisht ka qënë një vajtim
real i një nëne për të birin e saj,vajtim që u kthye në këngë vite më pas,pikërisht për vlerat e saj emocionale
dhe artostike që mbartëte.E pra,kush mund të thotë që kjo nënë ka marë shpërblim për vajtimin e saj për
birin e vrarë?Është tejet absurde dhe ta mendosh , pa le më ta shprehësh që është
skandaloze.
Zemra e saj
si nënë dëshmon se i biri ose e bija e saj ishte më i miri në këtë botë dhe
zoti ka bërë padrejtësi që e ka marë aqë
të ri.
Askush nuk mund tja kundërshtojë në këto
momente nënës këtë konkluzion.
Bile bile edhe në rast se i biri është dënuar
dhe ekzekutuar nga organet shtetërore për
krime të kryera prej tij,ajo si nënë do
vëjë në dyshim drejtësinë e dënimit të të birit dhe do ta vajtojë atë me
ligje si një të dënuar padrejtësisht,apo që i ngritën kurth se ja kishin zilinë
etj etj.Sepse nëna vajton të birin ,atë që lindi e riti ajo me gjirin e saj dhe
jo atë që e trasformoi shoqëria duke e bërë
kriminel,hajdut apo keqbërës i rëndomtë i cili u dënua.
Shteti dënoi shkelësin e ligjit,por nëna vajton birin
e saj.
Po kështu
dhe motra që vajton vëllanë,gruaja që vajton burrin,gjyshja që vajton nipin apo
mbesën , nusen e djalit apo burin e vajzës.
Atëherë
pyetja më e thjeshtë që bëhet është;-Ku është profesionalizmi i vajtoreve këtu.Këtyre grave që vajtojnë mbledhur reth arkivolit u
ka rënë një gjëmë mbi kokë.
Më zu mali ndënë vetë/Për atë
djalën me derte ... vajtonte një grua
në shtëpinë e saj,në krahinën time.Dhe nuk i shkonte ndër mënd të
mendonte se ky vajtim qe tepër i arirë artistikisht,sa do t’ja kishin zili
edhe krijuesit profesionistë.Dhe ca më
pak të mendonte se dikush dikur diku do
thoshte se ajo qe një profesioniste,dhe duke vajtuar të birin s’bënte gjë
tjetër veçse ushtronte profesionin e saj.Unë po ju them se janë me fat tjerësit
e kësaj teorie që tezat e tyre nuk kanë
mbritur në veshin e nënave e motrave tona në momente vajtimi.
Por
le ti zëmë tezat me radhë siç i renditëm më sipër e ti analizojmë një nga një.
a-Vajtimi me vargje të goditura është një dhunti
natyrore e vajtoreve e fituar gjatë jetës
së tyre.E njëjtë kjo edhe me aftësinë e
këngëtarëve popullorë për të ngritur këngë në moment.Sepse kënga dhe vajtimi
nuk janë shumë larg njera tjetrës.Edhe mënyra e vajtimit,dredhja e zërit,zgjatja
e zanoreve të rënkimit etj etj është
dhunti personale e vajtoreve ashtu si të kënduarit është dhunti
personale e këngëtarit.Vajtoret e perfeksionojnë në jetë si vargëzimin ashtu dhe ligjërimin
duke e çuar në maja artistike,por ama kjo është
si pasojë e përsosjes vetiake dhe
jo e të mësuarit të ‘’zanatit’’ me apo te ndonjë mësues.Jeta na ka treguar që
njerëz fare të zakonshëm,në momente të caktuara ,kanë krijuar vargje famoze,gra
tepër të zakonëshme,kanë vajtuar burrat apo fëmijet e tyre me vargje e ligjërime
që mbahen mënd me shekuj si psh vajtimi i një gruaje pilurjote(po e sjell sa për
ilustrim) e quajtur Sofi Qesare vajton
dy djemtë e vrarë ne luftën e
Vanovës ne vitin 1750 me vargjet e mëposhtëme të botuara prej meje në përmbledhjen
‘’Gjerdan i këputur,, në 2005
Çdreq e pru këtu Sulltanë/Erdh’ e na dogji vatanë
Të dy djemt e mi u vranë/Do vishem
si djeltë tanë
Me fustanell e me pallë/Me pisqoll
e jataganë
Të shkoj të shuaj inanë/Me qënin
Kapllan Pashanë
Kanë
kaluar mbi 250 vjet e ky vajtim nuk është haruar edhe për faktin se përcjell
aspiratën liridashëse të një populli bashkë me dhimbjen e një nëne.
Niveli
artistik është i tillë që do e kishte zili edhe
ndonjë krijues i kohës sonë.
Por me
këto vargje jo vetëm që nëna vajton djemtë e saj,por një nënë vajton të rënët në
luftën për liri që janë edhe djemtë e saj,ose më saktë,djemtë e saj që ajo vetë
i nisi në luftë.Po ti qenë vrarë djemtë në ndonjë’’vjedhje kecash’’
apo punë fëmërash,do
qenë haruar me kohë e me vakt ata dhe vajtimi i së jëmës.
Epo
askush nuk mund të më thotë që kjo grua pilurjote ishte profesioniste,apo
kishte ndonjë arsimin në viti 1750.Vargjet ja dikton dhimbja dhe urrejtja.
b-Asistimi i vajtoreve nëpër shtëpi dhe fshatra të
ndryshme ku kishte gjëmë e mort.
Ju
siguroj se nuk ka të bëjë fare me shtëgëtimin e këngëtarëve profesionistë nëpër
kabare,pabe,koncerte apo festivale.Arsyet pse ato ndodhen aty janë më tepër
njerëzore.Familjet e Bregdetit dhe Labërisë kanë qënë të lidhura me miqësi
tradicionale,miqësi kjo që edhe sot
vijon të mbahet.Çdo shtëpi në Pilur qe e lidhur me miqësi me ndonjë
familje apo fis në ndonjë qytet të Shqipërisë dhe kjo miqësi nuk qe ilegale.Kur
vinte miku i largët në Pilur,gjithë fshati e nderonte dhe e priste si në ditë
feste.Bile bile të gjithë kontribonin materialisht për ta pritur sa më mirë.Por
edhe po të kishte ndonjë hall miku i largët atje në qytetin a fshatin e tij,të
tërë qenë gati të shkonin ta ndihmonin.Dhe shpesh herë edhe me armë në dorë
kur jua kërkonte miku ndihmën.Ju kujtoj
vargjet;
Vaso Kolagji bajrak
Na kërkon Shkodra imdat
Se ja kanë bërë çark.
Atje,pra
duke ndihmuar mikun edhe mund të vriteshe;
...Mos na sjell ndonjë haber
Gjoleka derë më der
Me Karadak seç u ther.
Kur je
gati të vritesh për mikun,si të mos i vesh për ngushëllim në mort.
Dhe nisej
burri,mirte dhe gruan me vete.Buri mbante muhabetin te dhoma e burrave,gruaja
vajtonte te dhoma e grave për gjëmën që e gjeti
mikun e familjes së saj
Dhe kështu
tregon që i zoti i shtëpisë nuk ka zënë një mik dosido,por një mik të besës dhe
që e nderon të zotin e shtëpisë edhe në mort.Kështu të ritet ty vetë vlera dhe kërkojnë dhe të tjerët të të
kenë mik.
Por ka
dhe një gjë tjetër.Në luftë e sipër,në kurbet etj etj zihen miqësi.Por miqësia
ka disa regulla të cilat do ti respektosh.Do ti vesh në dasëm kur të fton,do
hash e do pishë e do këndosh,por do ti vesh edhe në mort dhe natyrisht që do vajtosh.Tani
mqse gruaja jote është vajtore me nam dhe këtë e di gjithë bota,nuk shkon që të
mos vajtojë te shtëpia e mikut ku ka ndohdur morti.
Por në
një fshat tjetër është filani i cili ka ndihmuar djalin,vëllain ,babain në një
rast dhe ja tani i ka zënë derën ‘’dekija’’.Domosdo që do vesh jo vetëm me
shishe rakie e duhan,po do zësh edhe vajin
që të gardhi i shtëpisë,për mos të thënë që te rrapi i fshatit.
Rastet mund të jenë të shumta,por të gjitha lidhen me një fill miqësie të ndërsjelltë.Kudo
ku venë vajtoret ,ecin nëpër një vragë njohjeje,miqësie,lidhjeje ,ndoshta dhe të
padukëshme.
Asnjëherë s’të vjen tjetra kot në
shtëpi,pa të njohur, të të vajtojë në mortin tënd.Dhe ti s’ke si vete ti
thuash gruas së botës të vijë të vajtojë,se ditka të vajtojë mirë.
c- Shpesh ndodh që vajtoreve u jipet një shpërblim
monetar,në të holla ose material kur ato nisen për tu kthyer nëpër shtëpitë e
tyre.
Kjo i
ka ngatëruar këta njerëz ndaj vënë tellallin dhe thonë;-Ja shpërblimi për
vajtimin.Pra është profesioniste,paguhet për profesionin.etj etj.
Të
sqarojmë me radhë problemin.Jo gjithmon
jipet shpërblim.Psh në rastet e vajtimit brenda fshatit e brenda fisit as mos e
mendo këtë punë.Por të vjen një vajtore nga tre male larg e të vajton me ligje babain, psh.E vajton kaqë bukur sa i
ngre një monument,që duket jo vetëm në shtëpinë tënde por në gjithë krahinën.
E
vajton në një mënyrë e me vargje që do mbahen mënd për gjithë jetën.Ti ndjehesh
i nderuar nga ajo plakë a grua që vetëm tani ta shkeli shtëpinë dhe që eshtë nëna
apo gruaja e filan miku tënd apo të babait.Ti s’ke si ja shpreh mirënjohjen për nderin që të bëri.Se
ja ku qenë gratë e fshatit a të fisit tënd.Mirë e vajtuan,mirë,s’themi jo.Por
ama të vajtuar që i bëri ajo plakë apo
grua e largët.Sikur i këndoi vetë zoti në vesh.Të mos e darovitësh një njeri të
tillë.
Po
ti bakshishe u jep edhe kamariereve,lëmoshë u jep edhe lypsarëve,vete në dasëm
dhe darovit nusen e sazexhiun.Do lësh pa darovitur këtë zonjë që të vajtoi babanë e vdekur?Dhe ç’të vajtuarë se.Ti edhe
mund ta lëshë pa darovitur,s’të thotë njeri gjë,por mosmirënjohjen tënde e sheh
zoti atje lart.Pastaj prit pak,si thotë ajo fjala;Kush kursen i humbet.Për raste të tilla do ketë dalë kjo
fjalë.
Por ne dhe tani,a nuk i qerasim pleqtë
pensionistë,dhe me kënaqësi bile.E kemi për nder kur pranojnë një kafe apo një teke raki nga
ne.Ata kanë pensionin e tyre,kanë djem e vajza plot,por ja që ne e quajmë nder
që këta pensionistë të na pranojnë një kafe.
E
pra,ata s’janë profesionistë për të pranuar qerasje.Mandje mandje janë tepër
sedërlinj në këtë drejtim.Mund të jesh biznesmen i madh,me miliona lekë xhiro
në muaj,por ja që një veteran i punës ose i luftës,një pensionist i thjeshtë,që
s’dihet si ja bën për të blerë ilaçet me
atë pension të pakët që mer,pra ky plak s’begenis të ta pranojë kafen që i afron .
Pra të
kuptohemi.Nuk janë ato,vajtoret që marin shpërblim për vajtimin që bënë,por
janë pjestarët e familjes së të ndjerit ,që të nderuar së tepërmi nga
vajtimi dinjitoz i vajtores,nuk dinë si tja shprehin mirënjohjen, dhe gjejnë
këtë mënyrë, duke e darovitur monetarisht ose materialisht.E po, dhuratën nuk e
kthen as mbreti.Edhe kripë po të jetë.
Si dëshmi e kësaj teze po ju sjell nje rast .Marrë
Prifta nga Piluri shkon në Kuç e vajton në familjen e Gjolekajve në mortin e
Xhevdet Gjolekës i vrarë pabesisht. Meqënëse Xhevdet Gjoleka ka qënë mik i
pilurjotëve ,në mortin e tij mori pjesë pothuaj gjithë Piluri.U bënë shumë
vajtime edhe nga pilurjotët ,por vajtimi
i Marrë Priftes,i botuar prej meje në
librin ‘’Shënjtëria e isos’’-2008, i emocionoi të gjithë kur tha;
O ju
Kuç mali ju zëntë/Po bejlerëtë ç’i bëtë
Iknë desht’ e mbenë dhënt/I ziu Xhevdet
Gjoleke
Që
s’kishte gjum e të fjetë/Murati që riti vetë
E vrau me të
pabesë/Atij turpi mos ju heqtë
Që sot e katërqint
vjetë.
Ky vajtim u bë në dhomën e burrave dhe të
shumtë qenë ata që ulën kokën. Në fund të vajtimit,ndërsa Marrë Priftja fshinte sytë me shami,një burrë ngrihet dhe i
hedh në prehër dy monedha floriri.
Marrë Priftja e kishte mik të
burrit dhe të babait të ndjerin,ndajë
ngriti kokën rëmbyshëm dhe me kërcënim pyeti;
-Kush dhe pse mi dha këto florinj mua?
U
ngrit një burrë në këmbë dhe duke ju
drejtuar Marrë Priftes tha;-
-Unë jam filani dhe e kam timin të ndjerin.Po
ti me vajin tënd jo vetëm që e përcolle me dinjitet por dhe na e ngrite më këmbë të gjallë përsëri. Shtoi
kësaj faktin që dhe ne burrave , na tregove
ku e kemi vendin para të
ndjerit.Të lutem Mëmë Marrë ti pranosh ato monedha nga unë se unë s’di e s’mund
të ta shpërblej ndryshe këtë që
përjetova sot.E kam për nder po t’i pranosh.
Unë ju them se këto fjalë i tha një burrë që kishte parë e provuar shumë
në jetë.
Dhe i kishin hije, si fjalët ashtu edhe
dhurata.
Neço Muko dhe ...sopranot
Duke shkruar për iso-n
,vetvetiu më lindi një ditë mendimi i beftë;
-Pse Neço Muko Himarjoti kur
vajti në Paris për të bërë inçizimin e këngëve himarjote,mori në grupin e tij
edhe Tefta Tashkon,soprano,Tula Paleologu-soprano,Kleo Jorgjin etj të cilët
gjithsesi nuk ishin himarjotë dhe nuk
dinin të këndonin himarjotëshe.Të
thuash se i njihte më përpara dhe kishte ndonjë dobësi për ta si persona dhe
talentin e tyre,kjo nuk qëndron.Për këtë dëshmon bashkëkohësi i tij Janko Pali
në Librin ‘’Sfinksi i Himarës’’ i cili na sqaron se njohjen me Tefta Tashkon,
psh, e bëri në Paris ,pikërisht kur kishte shkuar të bënte inçizimet,bile në
studio kishin filluar edhe provat kur mbriti Tefta , e cila pyeti për shqiptarët
që e kishin ftuar.Tula Paleologu kishte lindur në Greqi dhe asnjë kontakt
personal s’kishte patur me Neço Mukon para takimit në studion e Parisit.Me përjashtim
te Andrea Balës,Koço Çakallit dhe Pano Kokaveshit,dy të parët pilurjotë dhe i
treti himarjot e nip nga Piluri që ishin, si të thuash, shtylla veterbrore e grupit, duke qënë vetë
Neçua palca brenda kësaj shtylle,të tjerët as ishin himarjotë dhe as dinin të këndonin
himarjotëshe,bile as ndonjë variant të këngës
labçe.
Vërtet që këta nuk qenë himarjotë,vërtet që
nuk dinin të këndonin këngë himarjotëshe
,por qenë artistë të këngës,veç të tjerash ,edhe me zë të fuqishëm.
Ju
rikujtoj se në këtë kohë Neço Muko Himarjoti po krijonte variantin himarjot të
këngës i cili kishte nevojë për
fuqizimin e rolit të hedhësit,por paralelisht edhe për ngritjen në një shkallë
më të lartë të iso-s.
Këtë
iso të gjatë e të fuqishme të këngës himarjote e kemi pikërisht nga Neço Muko.Në
fakt merita e Neço Mukos është jo vetëm
ritja dhe nxjerja në pah e rolit të hedhësit dhe aplikimi
për herë të parë në këngën iso-polifonike i rolit të prerësit,por edhe me
krijimin e një iso-je të re e karakteristike e cila fillonte e skishte të ndalur.Ishte një iso ,
si të thuash që vetëm ngjitej, si një plumb pushke i shkrepur drejt qiellit. Askush
nuk e di se kur do mbarojë iso-ja e ‘’Vajz e valëve’’.Prandaj jo kushdo e këndon
këtë këngë apo edhe këngë të tjera himarjote. Iso-ja himarjote, ka nevojë për
mushkëri të forta.Shtoi kësaj faktin që ajo,iso-ja pra, është një zë i tendosur
që nuk ka dhe nuk pranon as vibrimin më të vogël jashtë melodisë –dhe kuptoje
vetë vështirësinë e krijimit të këtij varianti kënge.
Neçua mund të aplikonte me shokët e tij në Sarandë dhe ta nxirte mbanë me sukses ‘’avazin
himarjot’’,por kjo do kërkonte një kohë të gjatë,sa të mësoheshin shokët e
tij.Kjo do të thotë që të ‘’digjej ‘’ mundësia e inçizimit dhe të lihej për në ‘’kalendat greke’’.Por Neçua e ndjente
se s’kishte kohë të tepërt.
Duheshin gjetur njerëz me zë të fuqishëm,artistë të vërtetë që ta
kuptonin dhe ta zbatonin idenë e tij të krijimit të një varianti të ri të këngës iso-polifonike.
Tefta Tashko e Tula Paleologu si soprano etj, i plotësonin këto kushte,në
daç për forcën e zërit në daç dhe për formën e tij.Ato qenë artiste në plot
kuptimin e fjalës,e kuptuan projektin e
Neços dhe e mbështetën e zbatuan atë.U lodhën shumë për të mësuar sekretin e iso-s,por si artiste që qenë e përvehtësuan
shpejt .
Mbajtën iso në këngët famoze të Neços,kënduan me plot shpirt edhe këngët
lirike që ai u kushtoi atyre,si psh ‘’O moj korçare sa e bukur je’’ etj dhe unë
nuk e di në se ato qenë të ndërgjegjëshme që
me zërin e tyre kishin ndihmuar në ngritjen e një monumenti që brezat që do vinin s’kishin ç’të bënin tjetër veçse ta admironin.
Kështu, në trevat shqiptare, erdhi e inçizuar në pllaka gramafoni
iso-ja e famëshme himarjote.Aty,në ato
pllaka u dëgjua për herë të parë ‘’avazi’’ himarjot me hedhësin e prerësin e
tij,me iso-n e gjatë e të fuqishme,gjer dje të panjohur,ose më saktë,gjer dje
të vegjël e të papërfillur,tani të rritur e të burrëruar.
Ndoshta,kjo ishte një nga njëqint
arsyet që Neço Muko Himarjoti grupin e tij nuk e bëri vetëm me himarjotë,por na radhë të parë më artistë
të vërtetë të këngës.Dhe unë mendoj se
edhe kjo ndihmoi në suksesin e
madh dhe jetëgjatësinë e këtij novacioni.
Mbeçë more shokë
mbeçë......te iso-ja
Nuk e
di pse m’u kujtua kënga e Urrës së Qabesë.Kjo këngë është monumentale edhe si tekst , pa le më të keshë fatin ta dëgjosh të kënduar nga Këngëtari i Madh Demir Zyko. Edhe kur të jeshë
larguar a të jeshë duke ikur në punën tënde
diku larg Skraparit, është tepër normale
të këndosh me vetë;-Mbeçë more shokë,mbeçë… dhe ta dredhësh zërin
te iso-ja klithmë e tij me atë ;o i i
i i i i i -të patjetërsueshmë.
E
patjetrësueshme është edhe kjo këngë,ose së paku kështu kujtoja edhe unë gjer më
dje.
Dhe
jo më kot them gjer më dje.Pikërisht dje ndërsa
diskutoja më mikun tim B.M.për këtë këngë dhe citova si rastësisht një këngë
të përafërt me të të fshatit tim,këngë të cilën e kam botuar te libri me përmbledhje
‘’Iso, more djema’’,Bardhi më befasoi kur më tregoi se në vitin 1971 gjyshja e
tij i kishte dhënë një variant tjetër të
kësaj kënge,dhe që çuditërisht në zonën e tij të Çamërisë këndohej me nota pak a shumë të përafërta me
melodine e Skraparit.
Duke
qënë se më befasoi ky fakt, e shkruajta këngën sipas variantit çam dhe për
efekte krahasimi po ua jap të tre variantet.
a-Varianti
i njohur; Mbeçë more shokë mbeçë/Përtej urrës
së Qabesë
Të fala
mi bëj nënesë/Të dy qet’ e zez t’i shesë
T’i japë
nigja së resë
Në pyetë nëna për mua/I thoni që u
martua
Në
pyettë se ç’nuse mori/Tri plumba për kraharori
Në
pyet se ç’krushq i vanë/Sorrat e korbat ta hanë
Në pyettë se në ç’kal
hypi/Atje tek hypën meiti.
Kjo është kënga e famëshme e njohur , e kënduar
dhe e propoganduar,me të drejtë, si një perlë e muzikës popullore.Por ja që
miku im B.M. me dha një variant jo më
pak pikant të cilin po jua citoj
b-Varianti çam; Mbeçë more shokë mbeçë/Përtej urrës së Qabesë
Të fala
m’i bëj nënesë /Të dy qet e zez ti shesë
Ti japë nigja
së resë
Në
pyetë nëna për mua/I thoni që u martua
Në pyet çil
mori grua/Një astrit një pikalua
Në
pyetë ç’këmishe veshi/Një këmish e të pa mëngë
Në pyetë në
ç’kal hypi/Në një kal të pa këmbë
Në pyettë
ç’krushq i vanë/Mjaltin grerëzat e hanë.
Po të shikosh të dy variantet,veç idesë së përgjithëshme të përbashkët,kanë
të përbashkët edhe shtatë vargjet e para.Vargjet e tjera në pjesën e parë,aty
ku është pyetja e nënës janë pothuaj identikë,po të përjashtojmë dialektizmat (
çilë) dhe një pyetje tjetër për këmishën e dhëndërisë që veshi.Ndryshimi konsiston vetëm te përgjigjet ku në variantin
e njohur përgjigjet janë të drejtpërdrejta
si psh ‘’Tre plumba për kraharori’’,’’Atje tek hypën meiti’’,’’Sorrat e korbat
t’a hanë’’.Këto përgjigje të godasin si tokmak në kokë.Kështu e kanë goditur të
‘’zezën nënë’’ dhe unë nuk e di a i ka duruar dot zemra e saj.
Te varianti çam përgjigjet janë më
fine,duan ta mbulojnë gjer në fund gjëmën që ka ndodhur.Asgjëkundi s’përmëndet
plumbi,sorrat e korbat dhe ca më pak meiti.Përkundrazi,përgjigjet janë plot
ngjyra si psh;Morri grua-një astrit një pikalua,Veshi një këmishë pa mëngë(s’përmëndet
fare fjala qefin),dhëndëri hipi në një
kal pa këmbë dhe krushqit,o për krushqit rezervon diçka më të ëmbël si vetë
rinia e djalit kur thotë;-Mjaltin grerëzat e hanë.
Unë nuk e di cili variant është më i
hershëm,varianti çam plot finesë dhe elegancë, apo varianti i Skraparit,që ndonëse
përpiqet të ruajë finesën,këtë objektiv
nuk e arin dot, se që te vargu i nëntë
ta jep me ‘’tre plumba kraharori’’.
Por ajo që më bën përshtypje, është
vargu i pestë ku ndonëse
djali është duke ‘’mbetur përtej
urrës së Qabesë’’ a më saktë,përtej urrës së kësaj jete,ai përsëri i dërgon
lajm nënës së tij që, të shesë qetë e zez dhe ‘’ti japë nigja së resë’’,dmth
nuses së tij ti japë pjesë në pasuri,të
mos e lejë rrugëve pa mjete jetese,se boll e la ai të ve.
Unë nuk e di në se ndonjëri nga ju do ti përmbajë dot lotët te ky
varg,se unë për vehte dridhem i tëri kur e dëgjoj apo e lexoj.
Krejt ndryshe është varianti i
Pilurit,më poetik,më bregdetar,më qiellor.
Dhe për të filluar ,dhe për
të vijuar,të vijnë vargjet si dallgë deti dhe të godasin drejt e në gjoks;
c-varianti i kënduar në Pilur;
-O ju
zogj që veni e vini/Këtë letër të ma shpini
T’ja shpini të mjerës mëmë/Të
më qaj hënë më hënë
T’ja shpini të
mjerës motër/Të më qaj kodër më kodër
T’ja shpini të
mjerës grua/Të më qaj krua më krua
Dhe në pëjettë për
mua/I thoni që u martua
Në pëjettë
ç’krushq i vanë /Sorrat e korbat t’a hanë.
Që në pamje të parë duket se ky variant është më i ri,qoftë edhe për
elegancën dhe rjedhshmërinë e vargjeve qoftë edhe për strukturën e vetë këngës
apo më saktë vajit.
Këtu autori u drejtohet zogjve si rëndom
në këngët e bregdetit(Ju të bukur zogj/Te ju kam një shpres/Ju që shkoni det e
male/Dua t’ju pëjes e mjera /Dua t’ju pëjes -thotë
autori te Vajz e Valëve).Këtu zogjtë do të shpien një letër te nëna e motra që
ta qajnë hënë më hënë e kodër më kodër.Dhe pas këtyre do shkojë te gruaja, që
ta qajë dhe ajo,por këtë herë krua më
krua.Çuditërisht në këtë rast vjen apo ndillet vaji para lajmit.Dhe mandata i jipet vetëm
gruas.Ajo e di se ç’duhet bërë në këto raste.
Klisheja e dhënies së mandatës është e njëjtë –I thoni që u martua- dhe
vetëm një pyetje përgjigje ka dhe vetëm për krushqit.Për të tjera s’ka nevojë.
Por ajo që vlen të shikohet me përparësi
është fakti se kjo këngë ose më saktë varianti çam këndohet pothuaj njësoj
me variantin e Skraparit,me ato iso si klithma të stërgjatura të një dhimbjeje
të madhe.Kjo afërsi e iso-s ,kjo ngjashmëri e saj në këto dy krahina,me
kontakte jo aqë të dëndura mes tyre,vlen për tu studiuar nga muzikologët dhe
etnomuzikologët .Nuk është e rastësishme ngjashmëria dhe afëria mes tyre.
Dhe jo vetëm në këtë këngë.Ju rikujtoj
se edhe ‘’Kënga e Çelo Mezanit’’ iso-n e ka pothuaj të përafërt me iso-n e
Skraparit,në një kohë që këndohet në treva të iso-s labçe si në Vlorë etj.
Do të ishte normale që iso-ja çame e
banorëve të rrethinave të Vlorës ose të Shqipërisë së Mesme të shkrihej në iso-n labçe ose t’i përafrohej sado pak asaj,sepse ajo,iso-ja
labçe, e rethon ngado,ose më saktë ajo,iso-ja came, ka depërtuar mes saj, ashtu si lumi që derdhet në det dhe natyrshëm bëhet pjesë përbërëse e detit në
ngjyrë,shije e dallgëzime.
Por kjo s’ka ndodhur me iso-n çame e
cila edhe në këto treva ,larg vendorigjinës së saj vijon të na japë perla të
muzikës karakteristike popullore duke ruajtur profilin e vetë.Duke ruajtur atë
iso si klithmë të stërgjatur të një dhimbjeje njerëzore përballë iso-s të grupit dhe të shtruar labe.
Ne përmëndëm iso-n e çamëve të vendosur në rrethinat e
Vlorës,e cila ka ruajtur profilin e saj,por kënga e sipërcituar e Urrës së
Qabesë është kënduar në zonën e
Konispolit dhe ky variant është marë për studim në këtë shkrim.
E pra,zona e Konispolit dhe e Skraparit
janë ku e ku larg njera tjetrës dhe mund të themi, edhe me kontakte tejet të
kufizuara.Çështë ky fill magjik që i bashkon këto dy krahina të cilat edhe
gjeografikisht s’janë kufitarë me njeri
tjetrin.
Do të ishte më e pranueshme që iso-ja
çame të ishte e ngjashme apo e përafërt me iso-n e labërisë apo të Himarës për
disa arsye dhe pikërisht;
-Kanë qënë e janë treva kufitare
-Bile kanë bërë pjesë në të njëjtin
pashallëk,atë të Janinës,gjë që ka ritur
kontaktet e tyre si në kohë paqeje ashtu dhe në kohë lufte.
-Kanë bashkëluftuar kundër të njëjtit armik në të
njëjtat beteja duke u dhënë kështu edhe
temat e njëjta të këngëve.
-Nuk kanë munguar edhe lidhjet e martesore
e miqësite e herëshme.
Pra nga çdo anë që ta marësh,llogjika
të shpie se duhej të kishte përafëri apo përngjashmëri melodike te iso-ja.
Por përkundrazi, këtu ndahen në mënyrë të dukëshme,thua se secila palë
ruan me fanatizëm veçoritë e saj sikur duan të dallohen nga njeri tjetri sa më
shumë. Dhe ajo që të bën përshtypje është se iso-ja çame tenton gjithnjë e më
shumë t’i afrohet iso-s së Skraparit.Bile më tepër iso-s së Skraparit se sa
iso-s përmetare.
Krejt ndryshe është muzika që
shoqëron këngën e mësipërme në variantin
e Pilurit .
Varianti pilurjot këndohet me melodinë e njohur me emërtimin ‘’labçe’’,pa specifika të dukëshme
të cilat të jenë objekt studimi i veçantë.(Them pa specifika të veçanta për ne
që e njohim këngën ‘’labçe’’ dhe e kemi tepër të zakonëshme iso-n e saj,se për
ata që nuk e njohin duhet të theksojmë se
dhimbja kullon në çdo notë
muzikore të iso-s në të tre variantet).Por varianti pilurjot nuk ka ndonjë përjashtim
nga këngët e tjera me temë të njëjtë të kënduar në Pilur ose nga pilurjotët.Kjo
edhe për faktin se kur ka dalur kjo këngë në Pilur,nuk ishte krijuar varianti i të kënduarit ‘’himarjotëshe’’ nga
Neço Muko dhe ca më pak të qe krijuar varianti pilurjot i të kënduarit.Pra në
Pilur u këndua dhe erdhi gjer te ne me variantin e kohës së krijimit.Dhe koha e
krijimit daton disa shekuj para.
Nuk dimë se cili variant është më i
vjetri,varianti çam,pilurjot apo i Skraparit.
Por mendojmë se gjithsesi varianti
pilurjot është më i ri se dy të parët edhe për faktin se struktura e këngës është tejet e ndryshmë nga dy variantet e cituara.
Ky konkluzion nuk i humbet asnjë vlerë këtij
varianti, si motërzim i varianteve të tjera.Motërzimi është shtrati ku eci kënga popullore për të aritur
gjer te ne nga thellësitë e shekujve.Është meritë e këngëtarit pilurjot që dhe
këtë këngë-perlë e ‘’pashaportizoi’’ si banore të fshatit të tij dhe ndryshe
nga dy rastet e mësipërme i dha frymën pilurjote shpirtit të saj.
Por ajo që duhet parë në këtë treshe
eshtë gjeografia e kësaj këngë e cila shtrihet nga Skrapari,zbret në Çamëri
për tu ngjitur në Pilur të rrethit të Vlorës, duke krijuar kështu një trekëndësh
vigan,brenda të cilit u aritën kulmet e iso-polifonisë shqiptare.
Këtu,brenda këtij trekëndëshi,po të kërkosh,mund
të gjeshë miniera të tëra me ar e argjënd iso-polifonik.
Edhe unë…Zura një
mike suljote.
Më kujtohet që isha fëmijë kur e mësova
dhe e këndova për herë të parë këtë këngë.Isha fëmijë dhe kapardisesha që ç’ke
me të.-Kimani zilinë.Edhe unë ..Zura një mike suliote.Pa ç’ka se isha fëmijë me
pantallona të shkurtëra.Miken e doja për mike që…. të loznim shtëpirash, kur unë
zihesha me shokët, se më bënin ilera në lojë. Se kisha nja dy shokë more… që…
vetëm ilera dinin të bënin.Sidomos ai Kozmai me Llambin. Nuk u shkonte fare loja po të mos
mashtronin.Unë mërzitesha ,e lija lojën në mes dhe shkoja në shtëpi, duke
pritur që gjyshja të mbaronte lutjet e saj të përditëshme para konizmës së Shën
Spiridhonit apo Shën Gjergjit.
Le se, e kujtova dhe Shën Gjergjin dhe fillova të qesh me vete.Pse do thoni
ju.Po ja;-Ky shën Gjergji është një shënjt që tregohet i hipur mbi kal me një shtizë të gjatë në dorë me të cilën ka
goditur kuçedrën.Më një fjalë… tamam si Skënderbeu.Po kjo ngjashmëri e mori në
qafë të shkretin shënjt,se kur filloi fushata kundër fesë dhe u dhanë porositë
dhe direktivat që të hiqeshin nga shtëpitë ikonat dhe konizmat,kjo porosi apo këshillë(mos
e zbato po deshe) ju dha dhe babait tim.
Po babait nuk ja mbante që t’i hiqte
Shën Gjergjin gjyshes, se ajo e batërdiste me shkop dhe e bënte bolori në
lagje.Prandaj babai mendoi një rrugë më paqësore.Hoqi nga korniza portretin e
Shën Gjergjit dhe vuri në të një pikturë
me ngjyra të Skënderbeut që, s’dihej se nga cili libër apo revistë e preu.Do
thuash ti që Gjergj për Gjergj vate kjo punë. Po
ja që nuk është njësoj si t’i falesh Shën Gjergjit, që i paçim uratën se të
mbron nga shumë të liga , e si t’i falesh Skënderbe-Gjergjit, i cili vërtet e
mbrojti vëndin nga turqit ,po njëherë e një kohë ama,se tani nuk i dihen as
eshtrat ku i ka.
E varfëra gjyshe që nuk shikonte mirë
dhe nga sytë ,se dhe syzet s’dihet se ç’numër qenë, se në vënd që tja qartësonin
figurën,ja turbullonin më keq.
Kështu që, nja dy muaj ,ditë për ditë i ndizte qirinj Skënderbeut
dhe i lutej ta shëronte nga reumatizma që
ja bënte miza miza këmbët.Pastaj i lutej
që të kujdesej për jetimët e shkretë të
djalit të saj,pra për mua,vëllezërit e motrat e mia,ti ruante nga sëmundjet dhe
… t’u bënte dhe detyrat e shtëpisë për në shkollë se …paskëshin një
‘’dhaskale’’ allosoj e të sertë etj etj.
Kështu në shtëpinë tonë mbretëronte
paqia,babai qe në regull me detyrat e frontit,gjyshja qe në regull me punët e
zotit dhe unë mësova të këndoj e të kërcej këngën,apo vallen e kënduar’’Zura një
mike suljote’’.
Zura një mike suljote/Naze naze puna jote/Aman moj mike Suljote.
Leshverdha
si himarjote/Kapetane pilurjote
Punëtore
si kuçiote/Trimëreshë kudhësiote/
…Me
gajtan ja mata mesnë/Ne Janin ja bleva breznë.
Mot e mot e gjysëm viti/U deshm’ e njeri s’na diti
Dhe një plakë që na diti/Asnjë fjalë s’mërmëriti
Në parajs i vaftë shpirti.
S’dihej sa do vazhdonte kjo paqe fetare
dhe ateiste, bashkë me folkloristikën time, sikur të mos vinte një ditë halla në
shtëpi.Mirë që erdhi, por erdhi pikërisht në kohën që gjyshja i lutej Skënderbeut
që ta shëronte se e kishte zënë gripi
dhe … vu.u.u -bënte kryqin dhe lëvizte dhe qiririn para portretit.
Halla hapi sytë nga habia.
-E ç’bën plakë-i tha gjyshes,i ndez qiri Skënderbeut dhe i falesh
atij.Po ai nuk është shënjtëruar moj. Lutju moj Shën Mërisë e Shën Spiridhonit,ç’mi lutesh Shën Skënderbeut.
-E ç’thua a derëzezë,ç’thua?Ç’Skënderbe
më thua.Ki është Shën Gjergji që i paçim uratën.-ju përgjegj gjyshja,dhe pasi
e ribëri kryqin e puthi dhe njëherë
kornizën që duhej të kishte Shën Gjergjin.E puthi, e puthi, por ama sytë i
afroi te portreti dhe i picëroi që të
shihte më mirë
.-Në rregull është puna,ja kali i madh sa një katana,ja dhe shënjti mbi
të,që i paçim uratën ,ja dhe shpata…Pa dale pak,pa dale pak...Shën Gjergji
kishte heshtë të gjatë në dorë dhe jo shpatë
Po kuçedra e vrarë ku është.Ajo de, me dhëmbet jashtë dhe jo me çallmë në kukë si ki këtu përposh kalit….Bubu e varfëra.O shën Mëri dhe ti o Shën Spiridhon,
mbromëni.E ç’është ki shejtan këtu në vënd
të Shën Gjergjit.A . a . a. Ai ma ka bërë.Ja ndreq unë samarin kur të vijë nga puna…Po sa të vijë
ai,naaa ti, që më ri këtu si shejtani më gjunjë.
-Dhe
një të rëmbyerë shkopin e thantë e një ti hyrë vënçe atij Skënderbeut,
ku të dhëmb e ku s’të dhëmb.Moj po e dërmoi fare,e theu xhamin dhe kornizën e bëri copa copa.Të ziut kal që ja këputi bishtin që
në rrëzë e ja preu këmbët më një të rënë të shkopit.Batërdi fare.
Unë nuk e di në se Skënderbeu u mund
ndonjëherë nga Turqit,atëherë në kohën e tij,por ama atë ditë,e pashë vetë me
sytë e mi që gjyshja ime e bëri fërtele.Po
qe e fortë gjyshja ime ore.Le se ç’do ti punonte të ziut baba kur të vinte nga
puna.
Po babai atë ditë vonoi të vinte nga
puna dhe gjyshja,mendoi aty tek vinte
rotull nëpër shtëpi tërë inat e me shkop në dorë,se më e mira për mua fëmijën,
do qe të më mësonte një variant të ri të kësaj kënge që thoshte afërsisht;
-Zura një shejtan suljot/Një
rufjan një pilurjot/
Nga puna mos ardhtë
dot/Se do ta ujdis me shkop
Do ja bëj kurizin
grop/Do ja bëj kërbishtet copë.
Hakçe hakçe ky variant i kësaj kënge nuk më pëlqeu
fare,se ai që do hante dru qe babai im.Unë e dija gjyshen,por dhe babain e doja,ndonëse
ai qe shumë i sertë.Ndajë unë se pëlqeva këtë këngë me shejtan suljot e rufjan pilurjot.Unë doja
këngën me mike suljote dhe pikë muhabeti.
Nejse,siç ju thashë unë këtë mike e doja që të luaja shtëpirash ore,se më
kishin bërë ile në lojë shokët.Kur e
mora vesh unë se miket duheshin edhe për.. ‘’mike’’,ato kishin ikur të tëra me
miqtë e tyre.Le që atëherë mësova se ca suljote qenë hedhur edhe nga shkëmbi njëherë
motit,por unë kujtoja se mos ishin hedhur
nga shkëmbi në det, që të
laheshin, aty te shkëmbi i madh ,siç e
quanim ne vëndin e famshëm në Sarandë ku lahej rinia.Por nejse,ta vazhdojmë ku
e lamë fjalën në fëmijëri.
Unë,normalisht duhej të nisesha e ta gjeja vërtet këtë miken
nga Suli,por në radhë të parë duhej të mësoja
se nga cila anë e qytetit binte ky dreq Suli që kishte mike të mira. Mirë që
nuk më tha njeri që ky Suli i mikeve qënkish
matanë kufirit,se do e kisha lënë fare këtë muhabet e këtë këngë.Po ja që u
ngatërova dhe Sulin e kuptova si shtëpinë e Sulos,te lagjia tjetër, i cili vërtet
kishte një vajzë të mirë e të mbarë.Qe pak më e vogël se unë,po kështu duhej të
qe që të shkonte dhe kënga.
Tani,ju e kuptoni vetë që nuk kisha shumë
faj unë i ziu në këtë ngatëresë.Shumë herë kisha dëgjuar që gratë e vajzat e
qytetit tim t’i thërisnin me emrin e burrit
apo të babait.Psh, gruas së Zenelit i thoshnin shkurt ;Na moj Zenel-e,ose –Ku
vete moj Shefqet-e,çish u gdhive Barjam-e, etj etj.Vetëm një zanore ‘’e’’ i
shtohej emrit të burrit dhe hop ai burrë bëhej femër.Këtu u ngatrova dhe unë që
emrin suljote e përktheva rëndom si ;- vajza e Sulos.
Apo
s’qe dhe leshverdhë tamam si te kënga që thoshte;-
Leshverdha si himarjote/Naze naze puna jote.
Edhe
për nazet, qe në regull kënga,se vërtet ishte një nazemadhe ajo pipirunkë që e mbante hundën lart te tavani.Bie fjala ore,mos e mirni si të
vërtetë ju.Nuk qe si Pinoku ajo.
Ama ai vargu tjetër që thoshte ;-Kapedane
pilurjote-mua s’më pëlqente hiç fare.
Tani,ajo do qe kapedane apo unë do
isha kapedan.Domosdo që unë duhet të isha kapedan dhe trim me fletë, që ta shpëtoja atë nga ç’do rezik që
i kanosej.Se i kanoseshin shumë reziqe,
ore.Tani, dihet xhanëm,vajzat e bukura gjithnjë janë në rezik,që të venë e ti shpëtojnë bandillët.Dhe po s’ka
rezik real,duhet të sajohet një i tillë.Ndryshe,ku do ta tregojnë trimërinë
bandillët.
Dhe ëndëroja që e shpëtoja nga
luanët e tigrat.E mo,i kisha parë në filma unë këto.Te filmi’Trimëritë e
Herkulit’’ e kisha parë.
Nejse,nejse.Le të kthehemi te kënga më mirë.
Kishte ca vargje kënga për këtë suljoten si delvinjote,borshiote dhe
ca fshatra dhe ca qytete që unë si dija fare.Ama melodinë e mbaj mënd shumë mirë
se një javë të tërë bëra koncert me këtë këngë para shokëve të mi ileqarë.
Do ta kisha haruar këtë ndodhi,apo do
ta kisha lënë në fëmijëri me lodrat e
tjera,sikur të mos e kisha dëgjuar të kënduar në një ambient në Gjirokastër.Më
saktë në Mashkullorë .Dhe menjëhreë mu kujtua fëmijëria dhe kjo këngë.Por ja që
teksti ishte pakëz ndryshe këtu, se këtu nuk flitej për ‘’ leshverdhën himarjote’’dhe ‘’kapedanen
pilurjote’’ por;
-Leshverdha
si Kardhiqote/Bucela mëdha prongjote
Gjalmë kuqe
plesaqote/Mes holla mashkullorite/
Prokëla
gjirokastrite.
Tani,pse
këtu na dolën ca bucela e ca gjalmëra ,shtoi këtyre edhe proklat,dmth dënglat e
gjirokastriteve,kjo është tjetër punë,është
punë teksti.
Që teksti të kishte ndryshim,kjo ishte e pritëshme
për mua pasi këngëtari do të nxjerë në pah bukuritë e vajzave të krahinës dhe
fshatit të tij se…nuk do marin të tërë nuse në Sul.Po vajzat e fshatit të tyre,
ç’do bëhen.Apo do tjerin lesh gjithë ditën.
Por ajo që tërhoqi vëmëndjen time ishte fakti se dhe mënyra e të kënduarit
ishte e ndryshme.Më e shtruar ishte,si një ecje nëpër lëndinë.E avashtë,si e
menduar.Krejt ndryshe e këndoja unë kur ma mësoi gjyshja.Hidhesha ho e hop si
kec.Apo nuk rotullohesha që lere lere.Kini humbur shumë ju, që s’më kini parë
atëherë.
Por me këtë këngë jam habitur
shumë pasi e gjeta edhe në Mallakastër.Ore,dhe djemtë e mallakastrës do shkulen
drejt Sulit për të gjetur mike.Ja tek kanë Fierin,pse lodhen kaqë larg.Vërtet i
përmëndin edhe fieraket në këngë,por ama miket i donin nga Suli. Por gjithsesi
të qenë si fieraket.Dhe e këndonin këtë këngë si me të qarë,të thuash që u
dogjën e u përvëluan fare për suljotet.Tjetër
dynja këtu.
Do thuash ti,rëndësi ka të zinin mike,pa le ta këndonin si të donin këngën.Le
ta këndonin po të donin edhe si zona e
Lunxhërisë, që në vënd të vargut ‘’naze naze puna jote’’ e këndonin
‘’xhane xhane puna jote’’.Kaqë shumë e kishin xhan këtë suljoten këta të
lunxhërisë.
Ama ,nga ky konstatim mua më lindi mendimi se;- një këngë ,me të njëjtin
tekst,apo një motërzim i kësaj kënge,në krahina të ndryshme këndohej me melodi
të ndryshme,dhe pikërisht me melodinë e krahinës ku këndohet.
Pranohet teksti i largët,apo ndryshohet ai pakëz, me qëllim që të
afrohet te fshati ku këndohet,kjo s’ka rëndësi.Ai
është thjeshtë një tekst kënge e aqë.
Rëndësi ka melodia që këndohet,iso-ja që mbahet në këtë këngë.
Dhe kjo këngë e mikes suljote,në Pilur këndohet pilurjotëshe,në Himarë këndohet
himarjotëshe,në Skrapar këndohet Skrapariotëshe etj etj.Nuk e di,por s’ka pse të
habitem po ta dëgjoj të kënduar edhe me çifteli.
Pra karakteristika dalluese nuk është
teksti por melodia.Kjo edhe për faktin se me një melodi këndohet vetëm një këngë.
Psh ,melodia pilurjote e këngës së mikes
suljote,i shkon vetëm kësaj kënge dhe jo ndonjë kënge tjetër,qoftë edhe
pilurjote,qoftë edhe me të njëjtën temë.Po kështu melodia e Skraparit që shoqëron
këtë këngë,nuk mund të përdoret për një këngë tjetër,qoftë dhe këngë dashurie
tepër e përafërt me të.Mund të ketë afërsi melodie,mund të ketë ngjashmëri
melodie,por kurë të njëjtën melodi në dy
këngë të ndryshme.
Ç’do melodi është pasaporta e një kënge të caktuar.
Dhe një pasaportë nuk mund ta përdorin
dy persona,qofshin këta edhe binjakë.
Vetkuptohet që ne nuk flasim për
fallsifikatorë e trafikantë.
Ata janë jashtë çdo kënge.
Fyelli
i Tanës
Ndërsa po punoja për librin tim
‘’…iso more djema’’ botim i Milosao 2005
u ndala në bisedë me 85
vjeçarin Andrea Çipa në Pilur, i cili më
dha nga një variant të ri dhe të
panjohur prej meje të këngëve’’Kostandini
dhe Dhoqina’’,’’Kënga e Ago Ymerit’’ si dhe këngën ‘’Tiriri moj Qeranë’’ e
njohur në folkloristikën tonë si ‘’Fyelli i Tanës’’.Realisht të tre këto këngë
i botova te libri i sipërcituar me shënimin
përkatës, se i botoja me qëllim studimi e krahasimi,pasi dhe dhënësi i
tyre nuk pretendonte se ishin krijime pilurjote,por vetëm se ishin kënduar në
Pilur nga rapsodë pilurjotë dhe se, sipas
shpjegimeve të Andrea Çipës;- ‘’Kënga e Ago Ymerit ka ndodhur diku në
Veri të vatanit dhe tejë në Spanjë,Kënga e Qeranës ka ndodhur në zonën e Lumit
të Vlorës’’
Që atëherë ,s’ma mirte mëndja se do
miresha ndonjëherë me këto shënime të dhëna nga një rapsod popullor,i cili me
ndershmëri thotë se ;-Këto këngë s’janë të miat apo të fshatit tim,por janë
krijime të krahinave të tjera- dhe ti specifikon ato.
Por ja që e pruri puna të mirem pak.
Për ata që se dinë apo s’e kanë dëgjuar
historinë e Tanës apo Qeranës si i themi ne nga anët tona po ju sqaroj se historia është pak a shumë kështu;
-Babai
i Tanës (apo Qeranës sonë) kishte shumë bagëti dhe kishte pajtuar për ti
kullotur ato një djalë fukara.Çobani , ditën kulloste tufën në mal , e mbrëmjeve kulloste sytë mbi
Tanën..Po i varfëri s’kishte pasuri e gjë që të mirte kurajën e ta kërkonte për
nuse.Tani , a i vinte rotull Tanës,që bashkë me të të mirte nga i jati dhe mall e gjë si prikë a si pajë,a e donte Tanën
pikë në diell,si e kish bërë e jëma,këtë unë nuk e di.Por ama di shumë mirë që
ai kishte bërë një fyell të mirë, dhe me të i dërgonte Tanës mesazhe dashurie për
së largu.
Dilte në ndonjë shkrep dhe ja mirte avazit të tij dhe melodia dëgjohej
gjer në fshat.A kuptonte gjë fshati apo jo këtë se di,po Tana dilte në
dritare,dëgjonte melodinë e përvëlohej
nga brenda.
E kuptonte kur ai i thoshte; -Do
vij sonte në darkë po ti pritëm te shtegu ynë,ose;
-Lere fare për sot, se jam pakëz zaif.
Kështu me ditë e kështu me javë.Po ja që
një natë në stanin e çobanit ja behën
hajdutët,vranë qënin roje,lidhën te një
lis bariun dhe i thanë që do ta
varnin te degët, po ja,sa të hanin pakëz mishin e dashit që e vunë në hell të
piqej.
-Lemëni-u tha çobani i lidhur-ti bie fyellit
për herë të fundit se vetëm atë kam në këtë jetë.
Pasi e lejuan hajdutët,mer fyellin dhe
i bie më të qarë duke i thënë nëpërmjet melodisë Tanës që të zgjonte babanë e të vinin ta shpëtonin
se në stan kishin rënë hajdutët.Tana e zbatoi porosinë,babai i saj mblodhi
burrat e fshatit dhe vajti e shpëtoi bagëtinë e bariun dhe… pastaj dasma në mes
të fshatit etj etj.
Varianti që më dha Andrea Çipa është
;
Tiriri mori Qeranë/Ngrehu dhe
zgjuaj banaë
Hajdutët në stan seç ranë/Mua
lidhurë më kanë
Qen korbec në shtrug e vranë/Dash’
jallush në hell e kanë
Dhënt’ i muar edhe vanë/Kaptuanë
Llogaranë
Tiriri o moj Qeranë.
Ky është
teksti edhe për të gjithë variantet e tjera,ose përafërsisht ky.Në variantet e
tjera nuk përmëndet Llogaraja por dhe as ndonjë mal tjetër.
Në një variant të Zagorisë përmënden
disa cilësime për kalin që duhet të marë
babai i Tanës për të zënë hajdutët,por pa ndonjë shpjegim llogjik si ;
Në mart-o kalin e bardhë/I arin këtu
tek janë
Në mart-o kalin e zi/S’i arin as në shtëpi.
Tjetër, ndryshimi i emrit nga Tanë në Qeranë
nuk ka ndonjë rëndësi për tu ndalur.
Dhe nuk do isha ndalur fare te kjo këngë
sikur të mos më binte në duar një numër gazete në faqet e të cilës shkruhej se;-
një familje andej nga Gramshi ruante si relike familjare as më pak e as më shumë
po pikërisht fyellin e Tanës ,sepse me këtë emër njihet tani kënga dhe fyelli. Emri i bariut te dashuruar s’përmëndet gjëkundi
në histori.
Fillimisht e lexova si një
kuriozitet,bile dhe u kënaqa nga fakti që
paska familje të tilla që ruajnë relike të tilla dyqint e ca vjeçare në shtëpi.Bile
edhe të padëmtuara fare nga luftërat dhe koha.S’ke ç’i thua,fyell i fortë paskësh
qënë ai që ja këndoi Tanës atë melodi famoze.
Por dalngadalë fillova të dyshoj dhe të
rezervohem në të vërtetat e gazetës.
Mu kujtua dhe sqarimi që më dha rapsodi
Andrea Çipa për origjinën e kësaj kënge nga Lumi i Vlorës dhe sdi pse fillova ti analizoj elementët e
saj dhe të bindem për origjinën labe
të kësaj kënge.Sepse;
1-A mund të jetonte fyelli apo jo kaqë
vjet këtë unë nuk e di,por disa gjera i di mirë ama.
E para gjë që di është se kjo këngë është shumë më e vjetër sesa
pretendojnë banorët e Gramshit.Kjo këngë është thjeshtë një vajtim ,një vajtim
melodioz dhe jo me ligje.Në fillim ka qënë melodia e fyellit, më të qarë.Një bari diku vajton vetminë apo një rezik imediat apo që i
afrohet.Apo thjeshtë vajton që ti vijë dikush e të mos e lejë vetëm,se është
djalë i ri dhe po i shkon mosha në vetmi.
Në
fillim ka qënë melodia.Barinjtë tanë e shkojnë gjithë ditën edhe sot me melodi të tilla.Dhe këto melodi dëgjohen
e pëlqehen nga vajzat e gratë e fshatit që i dëgjojnë kur vijnë tufat nga
kullota.
Barinjtë e kanë gjë të zakonëshme të bisedojnë me njëri tjetrin apo me dikë tjetër me tinguj fyelli apo dyjareje dhe të mos e
ndjejnë mungesën e fjalëve.
Barinjtë
tanë edhe sot e kanë të zakonëshme që ta kalojnë ditën në shoqërinë e tingujve
të fyellit dhe nëpërmjet tij të shprehin ndjenjat e tyre,qofshin ato brenga e
derte apo dhe dashurie e malli.
Ta dëgjosh një bari
kur i bie fyellit’’ më të qarë’’ mund ta pyesësh pa gabuar se për kë vajton.Dhe
mos u habit po të përmëndi ndonjë emër njeriu të vdekur dikur diku.
Kjo është bota e vetmuar e bariut,botë prej të cilës lindi dhe
logatja.
E si të mos lindte kjo botë një melodi të tillë e cila që nga nota e parë
e gjer tek e fundit kishte në qëndër jetën baritore,tufën e deleve,qenin
besnik,dhe në skaj të saj si gjithnjë një vajzë e dashuruar.Të gjitha këto të
rezikuara nga një grup hajdutësh,pra të gjitha këto në zgrip të jetës.
Prandaj
themi se e para ishte melodia dhe jo një melodi sidokudo,por një melodi vajtimi.Përvoja
na ka mësuar se jeton më gjatë melodia e vajtimit se sa melodia e gëzueshme.
2-
Melodia ishte shumë e bukur,por melodia si melodi nuk mund të jetonte gjatë.S’kishte
inçizime e regjistrime muzikore atëherë.Duhej
gjetur mënyra si ta bënte jetëgjatë këtë
melodi.Dhe mënyra u gjet thjeshtë e bukur;-Ju krijua një tekst kënge,një tekst
kënge nga jeta baritore,nga ajo jetë që e njihnin më së miri.
Dhe ky tekst shoqëroi këtë melodi.Krejt e kundërta
e asaj që duhej të ndodhte realisht;të krijohej teksti dhe pastaj melodia. Ose
njëkohësisht të dyja.Por jo këtu melodia
është një kryevepër dhe teksti…le të themi i arirë.Fakti i egzistencës së disa motërzimeve nuk ja ul
vlerat tekstit se dhe ato janë të të njëtit nivel.
Realisht teksti ka gjithë elementët e duhur për të qënë tekst i bukur për
një këngë vajtimi.Kemi një bari
me bagëtinë e tij të zënë robër nga një grup hajdutë.E çmund të qe më e rëndë për
një familje barinjsh sesa grabitja e gjithë tufës së bagëtisë.Kjo familje ishte
e destinuar të vdiste,të shuhej.
Dhe
mendoj se bariu që dërgon mesazhe me fyell,më shumë se për dashin e pjekur në
hell dhe qenin e vrarë,apo veten e lidhur në lis,në prag të varjes,dërgon
mesazhe e jep alarmin për shuarjen
e krejt familjes apo fisit si pasojë e
grabitjes së bagëtisë.Se ,sidoqoftë nesër ,edhe po ta falnin hajdutët,mbi të
dhe familjen e tij do binte patjetër përgjegjësia e vjedhjes së kopesë .Se nuk bëhej fjalë për
një dash a për një dele që e rëmbeu bisha dhe hajde se do ja zbresim nga
haka e punës.
Bëhet
fjalë për gjithë kopenë. Etj etj.Tani të shtojmë te ky tekst edhe një vajzë të
dashuruar që ta ëmbëlsojmë pakëz
historinë,më mirë na del.Bile kjo vajzë
e përkthen gjuhën e fyellit të bariut,a se e njihte a se rinte pa gjumë
nga sevdaja.Mere si të duash.Që do qajnë gjithë vajzat kur ta dëgjojnë këtë
histori,kjo dihet.Por ama do e mësojnë këtë këngë dhe do ja tregojnë edhe
shoqeve të tyre,duke e përhapur në këtë mënyrë.Tjetër gjë pse do ëndërojnë të tëra
vajzat që të jenë edhe ato njëfarë ‘’ Tanë’’ për bandillët e tyre,por ama ,vetëm
që të mos pësojnë gjë nga ata dreq
hajdutët.
Mund të vazhdojmë me ëndërime vajzërishte sa të duam,por e kishim fjalën
që ne mendojmë se teksti dhe melodia kanë një farë distance kohore midis tyre.
A
mund të ndodhë kjo.Unë them se po dhe po ju jap një rast tjetër edhe më në
hershmëri.A e kini pasë statujën e Hyjneshës së Butrintit,Deas.E pra ,te kjo
statuje,trupi,shtati është gdhendur shumë vjet përpara se të gdhendej koka.Pra
kishim një trup,një shtat njeriu,në rastin konkret thuhet se ishte Apolloni ,te
cilit i duhej një kokë sepse gdhendësi,skulptori i parë kishte vdekur a qe vrarë.Atëherë,mjeshtrat
e kohës gdhënden kokën e famëshme të Deas dhe ja vendosën shtatores së
Apollonit duke na dhënë se bashku një kryevepër.Tjetër gjë se ne jemi mësuar të
shohim vetëm kokën e Deas dhe pak veta dinë se kjo kokë ka patur një shtat të
mermerte.Bile jo vetëm në këtë rast.Statujat e lashta gdhendeshin në këtë mënyrë,koka
veç e shtati veç dhe me pas bashkoheshin në nje trup.Kureshtarët le ti shohin
me vëmëndje statujat e mermerta të antikitetit dhe kanë për të gjetur vijën e
bashkimit të kokës me trupin.
Por të kthehemi te Tana.Veshja e melodisë me tekstin e arirë bëri që të dallohej edhe nga
‘’të verbërit’’ Tana dhe vetëm Tana.
3- Po prapë kemi probleme.Nga doli ky emër ‘’Tana’’ në një zonë të
myslimanizuar të mbushur plot me Bajame e Zejnepe.Sepse mosha që i japin në
Gramsh reth 250 vjet më parë është pikërisht koha e ‘’marshimit’’ të myslimanizimit në
vendin e jetën tonë.Ky është një
argument më tepër që përforcon idenë tonë se teksti është i mëvonshëm,bile emri
i heroinës është edhe më i vonshëm nga teksti i këngës.S’mund të ngremë
hipoteza se si ka qënë,por mund ta krahasojme me emrin e variantit pilurjot .
Bregdeti nuk u myslimanizua dhe megjithatë emrin e heroinës e ka Qeranë.
Po nga na doli ky
emër në Bregdet.
Egziston një variant i shpjegimnit të emrit Akrokeraune.Shkencërisht kjo
shpjegohet Malet mbi(tejë)Keraunë,por shpjegohet nga populli edhe me dy emra te
rinjsh të dashuruar,Akro dhe Qeranë. Faktikisht emri Qeranë është dhe sot shumë i përhapur në zonën e Bregdetit dhe të
Labërisë.
Pra
dua të them se Qerana është më shqiptare se Tana,me autoktone.Ky është edhe një
tregues i asaj që thame më parë,që në fillim ishte melodia dhe pastaj ju
shtua teksti dhe në fund… emri Tanë.
4- Kjo është melodi me fyell.Po fyelli që në antikitet ka qënë vegla
muzikore e zonës së bregdetit dhe më pas
u shtri në gjithë Labërinë.Mjafton të kujtojmë Panin e Madh me fyellin,apo
dyjaren e tij që te kemi të drejtë pretendimi për origjinën reale të zonës së
Lumit të Vlorës të kësaj kënge.
Nuk mund të kuptohej një bari
në Labëri pa fyell,culë apo dyjare.Nuk mund të kuptoje një shtëpi në Labëri e
Bregdet pa një vegël të tillë.
Ai,fyelli,qe shoku e miku i bariut,miku të cilit i tregoheshin gjithë të fshehtat e shpirtit.
Nuk e di në se zona e Gramshit ka edhe vegla të
tjera muzikore,por Labëria ka fyellin sa për gjithë veglat e botës.Pra është
normale që këtë mik të vetëm të jetës baritore të ngrihej një këngë si kjo.
Nuk është hera e parë që vajtohet me fyellin e bariut.Por është një nga
rastet e shumta që vajtimi me fyell është kaqë i përsosur artistikisht.
5-
Pastajë…,babai i Tanës mblodhi burat e fshatit të cilët u sulën dhe e shpëtuan
bariun dhe tufën etj etj.Po ju kujtoj se në Labëri e Bregdet ka qënë zakon zgjidhja fshatshe e
problemeve,që nga punët e shumta dhe voluminoze të stinëve dhe gjer te …reziku
që mund tu vinte nga jashtë.Ky mobilizim i menjëhershëm i bashkëfshatarëve
është shprehje e një tradite dhe praktike kolektiviteti e cila për nga vetë
natyra dhe përvoja e jetës në Bregdet e Labëri ka qënë në shkallën më të lartë.
6-Ndonëse
jeta baritore mund te jetë e ngjashme midis Lumit të Vlorës dhe Gramshit unë
theksoj se gjithë Labëria e kishte të
vetmin burim jetese jetën baritore dhe është e kuptueshme që hymnet muzikore t’ia kushtonte asaj jete.
7-Por
te kjo këngë kemi edhe një tufë me
‘’hajdutë’’.Do apo nuk do ti, këtu përjetësohet edhe hajduti,ngrihet në art
edhe hajdutëria,vjedhja,pavarësisht se këtu ngrihet në sensin negativ.Por përsëri
nuk harohet që të paraqiten tepër njerëzorë
këta hajdutë,e lënë bariun t’i bjerë fyellit edhe njëherë.Në realitet,asnjë
hajdut i vërtetë nuk do bënte një tolerim
të tillë kaqë të rezikshëm .Dhe hajdutët qenë vetë fshatarë dhe fyelltarë
dhe në mos gjithë mesazhin,kuptimin e tij nuk e kishin të vështirë për ta
kuptuar.Kjo dëshmon atë që cituam më sipër;që
e para ka qënë melodia dhe më pas teksti,Tana e subjekti rozë.
Nejse,ne e kishim fjalën që përmënden dhe hajdutët në këngë,pra lartësohen
në artin gojor të popullit.E po këngë me hajdutë dhe për hajdutë ka vetëm Labëria.Bile
bile edhe komitët quheshin thjeshtë e shkurt ‘’hajdutë’’.Jo me përbuzje,por me
nderim.Mos doni t’ju kujtoj psh Shemo ‘’Hajdutin’’ e Manalatit të Gjirokastrës
i cili gjithë sa grabiste ndër të pasur, i përdorte për të martuar vajzat e të varfërve dhe të vejushave.
Pastaj
,ka patur një kod të pashkruar në Labëri,po të mos ishe i zoti të vidhje,nuk të
jipte njeri nuse.
8-Hajdutët
i morën dhëntë e vanë,kaptuanë Llogaranë.Ama Llogaraja ja ku është e s’ka lëvizur
nga vëndi.Ndokush do thotë;-Është shtuarë më von si falsifikim.
Me
këtë llogjikë dhe unë kam të drejtën të them;-Te varianti juaj e kanë hequr emrin e malit,siç
u miret qëllimisht për mos identifikim
pasaporta viktimave.Etj,etj.
Unë
nuk e di në se vërtet ajo familje nga
Gramshi ruan ndonjë fyell si relike 250 vjeçare.Po qe kështu, u lumtë dhe ua
kam zilinë.
Po
sa për këngën e Tanës apo të Qeranës,ose më saktë ,sa për melodinë famoze të
veshur me kostumin e Tanës apo të Qeranës,bëjnë mirë të mos nxitohen.
Sepse
lindin shumë pyetje që duan përgjigje.
REFRENI…
1- Shkak për tu marë me këtë temë u bë një mort i rrëndë që ndodhi
para disa kohësh në fshatin tim.Kishte vdekur një i afërmi
im dhe as që diskutohej prania ime në ksodh.
Rrija në dhomën e burrave,ku bisedat ndërpriteshin shpesh, si nga vajtimet e grave ashtu dhe të burrave.Gratë vajtonin te dhoma ku
mbahej i ndjeri,por kur donin të ngushëllonin
babain a xhaxhain,vinin te dhoma e
burrave,por ama vinin me vajtim në gojë,dhe ngushëllimet i bënin përmes pauzave të vajtimit.Mosha e re e të
ndjerit e bënte edhe më të rëndë
mortin,më prekëse ligjet.Unë po ju them, se nga dhoma e burrave dilnin shpesh burra të njohur për forcë e përvojë
jete,vetëm që mos ti shihte njeri ashtu të përlotur.Sepse vajtimet e motrave
dhe të nënës së të ndjerit,edhe gurin të çanin,ishte pak.Unë edhe tani nuk mund
ti citoj ato si shëmbuj në këtë shkrim.Edhe për arsyen se ngjarja është e freskët.Pas
disa viteve, ndoshta.
Por ndërsa mendoja këto ditë për këtë mort,për fatin e keq të atij djali,për
dhimbjen që u la në zemër nënës,babait,motrave të tij,dhimbje që ato u përpoqën ta shfrenin nëpërmjet vajtimeve,befas
m’u kujtua diçka ,që më bëri të merem me
këtë temë sot.
Gjatë vajtimit, nëna e të ndjerit,thoshte vargun e parë të vajit dhe pastaj rëndom
vijonte me vargun tjetër,psh ;-’’zëmëro o djalë,shpirti im o djalë’’
duke e përsëritur këtë si një refren pas çdo vargu.Në vajtimin tjetër që bëri e
jëma kishte një tjetër ‘’refren’’.Motrat
e tij si ‘’refren’’ përdornin vargun;’’I ziu vëlla,xhan-o o vëlla’’ duke
ndryshuar gjithmon nëpër vajtime të
ndryshme.
Rëndom nëpër tekste studimesh ky i ashtuquajturi ‘’refren’’
interpretohet si ‘’një moment pauze,që i jep mundësi vajtores të mendojë vargun tjetër të vajit’’ etj etj.E
pranoj që edhe unë këtë mendim kam patur dikur për këtë ‘’refren’’ dhe e kam pohuar diku.
Por tani që po ri e mendoj këtë moment nga ky morti i fundit, më
kujtohet shumë mirë se;- si në vajtimin e nënës së të ndjerit,si në vajtimin e
motrave,apo të grave të tjera vajtore në dhomën ku mbahej meiti ashtu dhe në
vajtimin e babait,xhaxhait dhe burrave të
tjerë,roli i ‘’refrenit’’ ka qënë krejt tjetër.
Nuk ishte refreni ‘’në shërbim të
krijimit të një pauze për të menduar
vargun tjetër të vajit’’por ishin të gjitha vargjet e tjera të vajit në
funksion të përforcimit të ‘’refrenit’’.Nëna krijonte vargje brilante dhe ato vargje i kushtoheshin vetëm e vetëm
atij,të ndjerit që ajo e quante thjeshtë
‘’zëmër-o o djalë,shpirti im o djalë’’,motrat krijonin vargje për ‘’të ziun vëlla,xhaninë
vëlla’’.
Në se të gjitha vargjet vajtoheshin,ta quajmë me një notë të lartë,ky që
ne e quajmë ‘’refren’’ vajtohej me një notë akoma më të lartë,gati gati me ulërimë,duke u shoqëruar kjo edhe me
çjerje të faqeve gjer në gjakosje apo shkulje të flokëve.
Ky
ishte thelbi i vajtimit,’’zëmëra djalë,shpirti
im o djalë’’ dhe jo vargjet plot elegance e figuracion,që vetëm zoti e
di, si i nxirte aqë brilante e të bardha shpirti i nxirosur i nënës apo motrave të të ndjerit.Ky është si të themi,trungu ku
degëzoheshin degët e vargjeve plot lulim figuracionesh e gjelbërim ritmi e
rime.
Pra të gjitha vargjet e bukura plot finesë te vajtimit mbaheshin te ky trung i ashpër ashtu siç ndodh realisht në
jetën e pemëve.Është trungu që thith
ushqimin nga thellësia e tokës nëpërmjet rënjëve të tij shkaku që jeshilon dhe lulëzon pema e mollës
psh.Lulimi i luleve të mollës na kujton, psh se erdhi pranvera,se do prodhohen
shumë mollë nëpër degë etj etj,ashtu si vargjet elegante të vajtimve na kujtojnë
se ka vdekur filani,biri i filanes etj etj,por ama e para është gjithmon molla vetë,trungu i saj i ashpër dhe pastaj
vijnë gjethet e lulet.
Për
të ilustruar sa më sipër,në rast se jini dhe ju dakort,po sjell në kujtesën
tuaj,pjesërisht vajtimin e të bijës së Kapedan Zerbin Çakallit të cilin e kemi
botuar te libri ‘’Shënjtëria e iso-s’’ dhe që thotë ;
-Ç’u çkul oxhaku në grikë
I ziu baba,korba o baba
O Zerbin sofërjeshiltë
I ziu baba,korba o baba
Po kush do ti presë miqtë
I ziu baba,korba o baba
Abdylin e Frashërllinjtë
I ziu baba,korba o baba
Siç shihet më sipër‘’rëfreni’’
‘’I ziu baba,korba o baba’’ është shumë larg të qënit ‘’varg artistik’’ në raport me vargjet e
tjera.Por ama ,sado të bukura të paraqiten vargjet e tjera të këtij vajtimi,ato
janë thjeshtë në shërbim të ‘’refrenit’’,ato janë gjethet dhe lulet e asaj që në
e quajtëm trungu i mollës.Aty e kanë burimin,andej dalin dhe për të përforcuar
atë,’’refrenin’’ lulojnë si lulet e mollës
Dhimbja qëndron pikërisht të ‘’refreni’’ dhe s’mund të krijohet asesi një
varg tjetër në këtë vajtim që të jetë
jashtë ose larg,pale më në kundërshtim
me këtë ‘’refren’’,ashtu si në një mollë s’mund të gjëndet një ‘’degë dardhe’’
pa qënë e mbolasur artificialisht.Në një
vajtim tjetër mund edhe të qortohet i
ndjeri për ndonjë gjë dhe pikërisht te rëfreni,por jo te ky vajtim.Do bëhet një
tjetër vajtim,ndoshta edhe nga ndonjë vajtore tjetër.
Ajo
që bie në sy dhe në këtë rast është fakti se ‘’refreni’’ është shumë i thjeshtë,shumë
prozaik,vërtet si një trung shekullor i
një peme me lëkurë të ashpërsuar nga motet e kohërat.Nga kjo konkludojmë se ai,’’refreni’’ është më i vjetër,më
i lashtë në kohë se vargjet e tjera të vajtimit.
Nga kjo konkludojmë se ‘’në fillim ka qënë …’’refreni’’… dhe
pastaj,shekuj më von ka ardhur vajtimi me ligje,duke u vërtitur
ato,ligjet,vargjet pra,reth ‘’refrenit’’.
Njeriu në fillim ka ‘’bëlbëzuar’’ duke vajtuar
emrin’’baba,mama,djalë,vajzë’’etj etj dhe më von ka ngritur vlerat e tyre në
artin mortor të vajtimit.
Kjo duket edhe te fakti se vajtoret në
fillim te vajit nisin të ‘’rënkojnë’’ dhe bëlbëzojnë fjalët e ‘’rëfrenit’’
si djalë o djalë,bijë moj bijë,i ziu baba etj etj dhe më pas,pas kësaj parapregatitje shpirtërore, sipas regullave e
‘’radhës’’ nisin vajtimin me vargje të vajit.
Ky,që ne e quajmë ‘’refren’’ vetëm e vetëm se përsëritet pas çdo vargu
si një refren i vërtetë ,duke qënë kështu ‘’në regull ‘’ me fjalorin e Gjuhës së
Sotme Shqipe,nëpër vajtime është tepër i thjeshtë ,tepër arkaik,me pak fjalë,por
që gjithnjë tregon thelbin e
fenomenit,tregon se ai që ka vdekur është babai,vëllai,motra,nëna etj etj e
vajtores.Dhe vajtoret nuk përtojnë ta vënë në dukje këtë lidhje sado jo poetike
që mund të jetë.Tonaliteti i lartë i vajtimit të këtij refreni dhe gjestet që e
shoqërojnë si shkulja e flokëve apo çjerja e faqeve
e bëjnë tepër rënqethës dëgjimin e tij.
Por mund të ketë edhe raste që ‘’refreni’’ të jetë jo vetëm me një varg,por me dy vargje si
psh’’-djalë o djalë i ziu djalë
korba mëma, rënjëdalë’’
ose dhe
më shumë vargje dhe ca më tepër edhe elegantë si psh refreni i një vajtimi;
-Motër zeza motëro
mavro e mavrisuro
gur i rokullisuro.
Veçse ky lloj refreni është tepër i ri në
moshë në raport me refrenet e tjera të sipërcituara.Them tipi i refrenit dhe jo
ngjarja ku është vajtuar.
Por mund të kemi edhe vajtore që skanë lidhje
fisnore dhe gjaku me të ndjerin,atëherë si i bëhet për cilësimet në ‘’refren’’.
Për nënat të gjithë djemtë janë
thjeshtë’’djem,bij të nënës’’,të gjitha vajzat janë thjeshtë
‘’vajza,bija të nënës’’ etj.Po të vish në Pilur,të gjitha gratë e plakat të
drejtohen me fjalën ‘’xhan,shpirt’’ psh si je o xhan.Ku do vesh o shpirt.
Në bregdet të gjitha gratë të drejtohen me fjalën ‘’jet-o’’ si psh;Si u gdhive jeto?I
kuja je ti o jetë?
Kur
bota e dhimshur e grave ka nxjerë një
fjalor të tillë dhimshurie e dashurie njerëzore,është tepër i thjeshtë dhe i natyrshëm artikulimi në vajtim i fjalës
bir,bijë etj dhe për djemtë e vajzat e fshatit apo të fshatrave të tjera.Për sa
u përket nënave,ato janë gjithmon e kudo vetëm ‘’nëna’’.
Por dhe në rastet kur vajtorja është tepër e largët a për një arsye tjetër
nuk përdor fjalën ‘’bir’’,përsëri gjen një mënyrë tjetër elegante për ta
evidentuar dhimbjen e saj si psh te vajtimi i njohur;
Po
vjen lumi turbullo
Turbull lumi
turbullo
Bjen një bej të mbyturo
Turbull
lumi turbullo
Del e jëma bregut-o
Turbull
lumi turbullo
etj etj
Këtu refreni është vargu ‘‘turbull lumi turbullo’’ që na turbullon
vetëdijen me dhimbjen që mbart në vetvete.Ndoshta ky refren u vendos më
von,pikërisht kur ky vajtim u bë këngë,por ne nuk e dimë me siguri prandaj nuk këmbngulim. Ama,kjo asgjë nuk i prish tezës sonë të mësipërme
të prioritetit të refrenit në vaje,ndajë le të rijë aty ku është.
Por lipset të dihet që gjithnjë nëpër vajtime i kushtohet rëndësi fjalës
së parë të nisjes së vajit sepse kjo
fjalë është si shtegu malor ku do kalojë gjithë
‘’karvani’’ i ligjërimeve.Ky mund të fillojë me vargje të tipit.. ‘’Ç’u gremis një këmbë mali’’ duke na dhënë
që në fillim përmasat e gjëmës së ndodhur,por mund të vëjë në lëvizje edhe vetë
malit si psh;’’Më zu mali ndënë vetë’’
ose ‘’Bjer o Mjegullosh pse s’bie’’ apo ‘’Qeparoi majë shkëmbi/Pataksem si s’lot
nga vëndi’’.Por mund të ndodhë që dy vajtime të ndryshme si në kohë ashtu
dhe në vënde ,të mbajtur nga persona të
ndryshëm të kenë fillesën të njëjtë dhe të mos kemi të bëjmë fare më ‘’kopjim’’ si psh; -Qaj o
Çikë me gjinikë
Se
Stella ime ka ikë
E
kanë therrë me thikë- vajton një grua pilurjote motrën e saj të masakruar familjarisht në
malin e Sasaj.Vajtimi tjetër në Qeparo dhe në një kohë më të herëshmë thotë;
-Qaj o Çikë me gjinikë
Se drëri juaj ka ikë
Sokrat Leka yll e dritë
Që i shtij hasmitë frikë.
Nisja e vajtimit me Malin e Çikës
është shumë i zakonshëm në Bregdet sepse
Mali
i Çikës është pjesë organike e jetës së Bregdetasit,por edhe për faktin se të
paralajmëron për një vajtim ‘’madhor’’ si për nga vargjet ashtu dhe për nga
dhimbja që mbart që ska të bëjë vetëm me fatin e një familjeje.
Rasti i vdekjes se kapedanit qeparotas Sokrat Leka ishte një dhimbje e madhe për gjithe
Bregdetin sepse ky ishte prijësi i Bregdetasve në disa beteja trumfuese.
Rasti i gruas pilurjote të masakruar familjarisht në mal të Sasaj
ishte një vrasje e ‘’mikut në besë’’ dhe
si e tillë provokoi një hakmarje massive,si
dhe mbledhjen urgjente të vilajetit të Himarës.
Të
dyja qenë goditje të rënda për Himarën,ndaj ishte normale që edhe ‘’mali i
Çikës të qante me lotë’’.
Por në se kanë fillimin të njëjtë,refrenin e kanë të ndryshëm ,refreni i
vajtimit të gruas pilurjote është shumë
familjar,me fjalën ‘’motëro’’ ndërsa vajtimi i Qeparoit ka dimensione me të
gjëra edhe pse thotë vetëm ‘’ U’ e zeza
u’ ‘’.
2-
Pasi
u binda se ‘’refreni’’është i pari dhe pastaj vjen vargu i vajtimit,bazuar dhe
te teza se kënga buron nga vajtimi,
fillova të shoh pozicionimin e refrenit të këngëve tona iso-polifonike dhe
ecurinë e tij nëpër kohë e stile të të kënduari.
Konkluzioni ishte tepër interesant dhe pikërisht;
a-Në fillim kemi patur refren të tipit’’O shokë more’’ etj që përsëritej
pas çdo vargu,refren që nuk thoshte asgje në veçanti, por vetëm bashkonte zërat
e këngëtarëve.Kjo ka qënë në kohën kur nuk qe ndarë kënga iso-polifonike në bazë të trevave apo
fshatrave.Me këtë tip kënge këndohej
kudo në Labëri,Bregdet,Mallakastër etj etj.
b-Por edhe refreni filloi të specifikohej dhe të
ndahej duke ardhur te një cilësim i përcaktuar që tregonte diçka të veçantë si
ngjarje,kohë apo njeri psh;
Dërgon
Gjolekë spanoi
Gjoleka
Tafil Buzit të mi
thoi
Gjoleka
Gjoleka se turpëroi
Gjoleka
Çau dyzetmij’ e
shkoi
Gjoleka
Ose te kënga;
-Sylarme
moj grykëzën
Sylarme
Dil në port apo stë lënë
Sylarme
Mos je yll a mos je hënë
Sylarme
Mos je mollë për
të ngrënë
Sylarme
Apo kënga tjetër;
-Telatë
po ven e vinë
Telat-o
Po flet Kota me Kaninë
Telat-o
Flet Guxoni
me Telinë
Telat-o
Qish do
ja bëjmë nashinë
Telat-o
Shqipëtarët na arinë
Telat-o
Përmbi tela u vërvinë
Telat-o
Shëmbuj
mund të sjellim plot nga repertori i iso-polifonisë por ajo që ne duam të
theksojmë është fakti se refreni në këtë
mënyrë dëshmon se diçka ka nisur te ecë të kënga iso-polifonike për të
aritur më pas te refreni me dy-tri fjalë
si te kënga;
c- O moj
ti që stë do burri
Ti
moj ti
Pa qasu pakëz te muri
Ti
moj tij
Refreni filloi të ecë,hajde mbaje tani.Nga refreni
një fjalësh dhe dy-tri fjalësh kalon menjëherë te refreni njëvargor si më poshtë;
ç- Dërgon pashai ferman-o
Lule Luman Bala lule
Ta zini Luman të gjall-o
Lule Luman Bala lule
Dhe ta zëmë dot se mbam-o
Lule Luman Bala lule
Se na grin të gjith me pall-o
Lule Luman Bala lule
Unë
nuk e di në se Dukati vijon ta mbajë dhe
ta ruajë këtë stil të kënduari,por unë do tu thosha se është thesar i vërtetë
dhe e vlen .Unë u ngazëlleva kur e dëgjova
nga K.V. Dhe me që jemi në Dukat,le tja marim dhe një kënge tjetër që këndohet
në të njëjtën mënyrë dhe më të njëjtin tip refreni;
Të dy Meçajtë kur del-o
Të dy Meçajt o bo boo
Një në kal e një në pel-o
Të dy Meçajt o bo boo
Stolisurë salltanen-o
Të dy Meçajt o bo boo
d-
Te
refreni njëvargor futet edhe një tip më vete refreni i cili nuk përsëritet pas
çdo vargu a strofe,por vetë vargu luan rolin e refrenit.Le ta ilustrojmë këtë
rast me këngën e mëposhtëme;
1- Bie në gjum e smë zë
Më bënet në ëndërë
2- Më bënet në ëndërë
Një si
xhinde fëmërë
3- Një si xhinde fëmërë
Sikur loz e qesh me të
4- Sikur loz e qesh me të
Zgjonem
e nuk sho’ asgjë
5- Zgjonem e nuk sho’ asgjë
Ja pëlcas të qaritë
Çfarë ndodh realisht në këtë këngë?Një gjë
shumë e thjeshtë dhe praktike,këndohet
vargu i parë’’Bie në gjum e s’më zë’’ dhe vargu i dytë ‘’Më bënet në ëndërë’’luan
rolin e refrenit për vargun e parë.Për një moment mendon se ky do jetë refreni
i gjithë këngës,por ja që marësi si varg primar kur ja mer për herë të dytë,apo
le të themi te strofa e dytë dyvargore shënuar prej nesh me nr 2,si varg i parë
del pikërisht ai,refreni.Marësi këndon me zë të fortë’’Më bënet në ëndërë’’ dhe
refreni çuditërisht këtë herë është krejt tjetër,është pikërisht vargu pasardhës-‘’Një
si xhinde fëmërë’’.Te strofa e
tretë marësi këndon;’’Një si xhinde fëmërë’’ dhe pas tij
vjen refreni ‘’Sikur loz e qesh me të’’.Ky refren i i strofës nr 3 bëhet varg
i parë te strofa nr 4 dhe si refren vjen vargu ‘’Zgjonem e nuk shoh asgjë’’
i cili nga ana e tij bëhet varg prima rte strofa nr 5.
Kjo teknikë e të kënduarit duke
luajtur vargjet të dy rolet,edhe si varg nisës edhe si refren është një teknikë
shumë e njohur dhe shumë e vjetër e të kënduarit me grup iso-polifonik ,pavarësisht
se nga momenti kur këndohet mund të duket sikur nuk ‘’respektohen’’ shumë rolet
dhe funksionet e zërave.Unë ju them se asnjërit ‘’nuk i shkelen të drejtat’’ në
këngë edhe kur janë këngë gazmore të tipit;
- Ku më
hodhe moj sevda
Te
porta me zavëza
Te porta me zavëza
Ku hyn meskëputura
Apo
kënga tjetër;-Moj porta me llamarina
Dil o krushku yn’ e
prina
Dil o krushku
yn’ e prina
Se vjen dhëndëri me trima etj etj
dh- Shëmbujt e refrenit njëvargor janë të
shumtë në këngët tona iso-polifonike dhe
mund të mos reshtim së treguari por ja që edhe kjo fazë është tejkaluar sepse kemi edhe refrenet që janë edhe një strofë apo më tepër.Tipike në këtë
rast janë këngët e Pilurit ,ku refreni jo vetëm ka një forcë të madhe
ideoemocionale por edhe artistike si psh;
-O në të marça manushaqe
S’dua doktor e ilaç
O mos u ngut o zogu i shkathët
Bregu është vënd i ashpër
Ose te kënga
tjetër e po këtij grupi;
-Nga kjo balt e kësaj toke
Mer një grusht e shtrydhe fortë
Pika gjaku do kullojë
Luftën e madhe tregon
Kemi derdhur gjak me okë
Ndaj lulëzon këjo tokë.
Po kështu këngë me refren njëstrofor apo më shumë janë edhe këngët e grupit të Bënçës apo shumë
këngë të tjera nëpër grupe të ndryshme.
Por
ajo që duhet theksuar në këtë drejtim është fakti se sa më të shumta të jenë vargjet e refrenit,aqë më të
reja janë tipet e këngëve.Për ilustrim po ju kujtoj këngën e grupit të Pilurit
‘’Shko moj shko kuac e kuqe’’ me refrenin e mëposhtëm;
Shko moj shko kuac e kuqe
Se dritën hënës ja
zure
Lere hënën të
ndriçojë
Dhe malin ta
zbukurojë
Shko dhe rrotulloma
synë
Mos më le vetëm në brinjë.
Kështu
pra,ky tipi i të kënduarit të këtij
grupi iso-polifonik , me një refren njëstrofor apo edhe më shumë,është tipi më i
ri i këngës iso-polifonike në raport me këngët e tjera me refren njëvargor apo
me refren me një apo dy-tre fjalë.
Të
kuptohemi qartë,e kam fjalën për tipin e të kënduarit dhe jo për këngë të
veçanta,të cilat mund të krijohen apo të këndohen edhe sot sipas tipit më të
vjetër të këngës,psh me refrenin njëvargor dhe të jenë tejet të suksesëshme.
Si
shëmbull mund tju sjell këngën e famëshme;-Janinës ç’i panë sytë/Janin-o
këngë kjo e krijuar dhe e kënduar sipas tipit më
të vjetër të këngës iso-polifonike por me një interpretim virtuoz në ditët tona.
e-
Këngët
e Himarës janë një kapitull me vete edhe në konteksin e analizës dhe interpretimit të refrenit dhe
konkretisht;
1 - Ndryshimi i tekstit të refrenit nga një
strofë te tjetra.Pas strofës së parë këndohet një refren ndërsa prêt që po ky refren të ripërsëritet
edhe pas strofës së dytë,befas konstaton se ai ka ndryshuar si tekst.Ka
ndryshuar si tekst por jo si melodi sepse melodia është e njëjtë.Psh këtë
fenomen e hasim te kënga ‘’Himara’’.Pas strofës së parë e cila thotë;
-U trondite,tu drodh dora
Ti që spyet ku je gjëmë
Me pëllëmb kush të goditi
Kush të tha që stë kam nënë
vjen refreni si më poshtë ;-Të gjithë lulet me radhë
Lulëzojnë në Himarë.
Por ama pas strofës së dytë me tekstin ; -Bij
e Vlorës moj Himarë
Je bërë pre e zilisë
Mos nusja margaritar
Në zemër të Kaonisë…
refreni ndryshon në ;-Kush ka lindur në Himarë
Krenohet që është
shqiptar..,për tu
ndryshuar edhe kjo pas strofës së tretë në;- Mbushur Himara me trima
Që shkelin mbi vetëtima …duke u ndryshuar pas strofës së katërt në;
Kemi flamurin shqiptar
Që valvitet në Himar
etj
Ky është
një fenomen i ri dhe dëshmon për një ngritje dhe nivel të lartë artistik të
grupit interpretues,por gjithsesi kemi një refren të regullt nga ana
muzikore,ndonëse nga ana e tekstit është me përmbajtje të ndryshueshme .Por
duhet të theksohet se në qoftë se ka
ndryshim si tekst,nuk ka ndryshim si
metrikë,gjë që e lehtëson muzikën e njëjtë të refrenit.
2- Te kënga
‘’Vajz e Valëve’’, mqse kjo këngë është më e njohur dhe më e dëgjuar,nuk po e gjejmë refrenin në
kuptimin tradicional të refrenit,pra nuk kemi asnjë fjalë,varg apo grup vargjesh apo strofë që përsëritet ritmikisht pas çdo vargu apo grup vargjesh..Le ta shohim konkretisht;
Vajz e Valëve,
Zemëra
sja mban
Mbi një
gur anës së detit
Qan e
mjera ,qan e shkreta,qan e zeza qan.
……………………………………………..
Vajz
jetime jam
Pa nën’
e baba
Një që
kisha një që desha
Iku dhe më
la e shkreta iku dhe më la
Ju të
bukur zogj
Te ju
kam një shpres’
Ju që
shkoni det e male
Dua
t’ju pëjes e mjera dua tju pëjes.
Mos e patë vall
Rron
apo nuk ron
Ndonjë
lajm a ndonjë letër
Vall’ a
më kujton o e mjera vall a më kujton.
Pra siç po shohim, këtu nuk kemi fjalë,varg apo strofë të ripërsëritëshme që ta emërtojmë refren dhe
reth të cilit të vërtitet gjithë kënga.Dihet që refrenet janë pika më kulmore e
një këngë si nga ana
ideoemocionale,ashtu dhe nga
vlerat artistike si të vargut ashtu dhe të muzikës.
A mos është
kjo një mangësi e novacionit të Neço
Mukos te kënga himarjote?Po të qe i tillë,pra mangësi,gjëja më e parë që do
sillte si reagim do ishte mosmiratimi
mbarëpopullor i këngës së tij,i ‘’avazit’’ himarjot te Neço Mukos.
Fakti që ky ‘’avaz ‘’ u pëlqye dhe mënjëherë ‘’spostoi’’ emrin e Neço Mukos dhe u quajt ‘‘avazi
himarjot’’ tregon miratimin mbarëpopullor
që ju dha.
Atëherë
lind pyetja;Ku është ‘’refreni’’ te kënga himarjote dhe konkretisht te kënga e
mësipërme?Se te kënga ‘’Moj nepërka pika
pika’’ refreni është pikërisht ky varg dhe është shumë i dukshëm kur thotë;
Dola
në udh e të prita
Moj nepërka pika pika
Ti nuk erdhe,unë ika
Moj nepërka pika
pika etj etj
Sado
e çuditëshme që të duket,edhe kjo ‘’mungesë’’ refreni si fjalë,varg apo strofë
bën pjesë në novacionin e këtij artisti
të madh sepse refrenin e hoqi nga teksti dhe e vuri te muzika.Refreni i këngëve
himarjote,me përjashtime të pakta si
te kënga e nepërkës që e cituam më
sipër,nuk qëndron te fjalët,te teksti, por te melodia e vetë këngës.Psh te kënga e mësipërme ‘’
Vajz e Valëve’’ melodia e vargjeve dytësore,për nga rradha. si ;-Mbi
një gur anës së detit
Qan e mjera qan e shkreta qan e zeza qan
për të vazhduar te vargjet dytësore të strofës tjetër që thonë;
Një që kisha një që desha
Iku dhe më la e shkreta iku dhe më la
për të shkuar
te vargjet e strofës tjetër;-Ju që shkoni det e male
Dua tju pëjes e mjera dua tju pëjes
apo më poshtë;- Ndonjë lajm a ndonjë letër
Vall a më kujton o e mjera vall a më kujton
Pra,te këto vargje,që normalisht duhej të ishin
refreni i kësaj kënge,te këto vargje,por këtë radhë te melodia e tyre është
refreni.Jo si tekst,por si melodi.
Këndojeni apo dëgjojeni me vëmëndje të kënduar
nga grupi famoz himarjot dhe do më jipni
të drejtë.
Është
e para dhe e vetmja herë që në këngët
tona iso-polifonike një karakteristikë e tekstit dhe e melodisë,ndodhet vetëm
te melodia.Dhe kështu janë shumica e këngëve të
‘’avazit’’ himarjot të Neço Mukos.Ai zgjodhi që ta vendosë refrenin te
melodia duke e ‘’lehtësuar ‘’
tekstin nga kjo ‘’barrë e rëndë’’.
Le të
dëgjojmë bashkë këngën ‘’Kush është lule
vilajeti’’,kënga hymn e Himarës,ngritur nga Nase Beni dhe kënduar nga grupi i Neço Mukos;
Kush
është lule vilajeti
Që bota kanë
sevdanë
Himara në breg të
detit
Ftisur në
Akroqeranë
Rreth e reth anës
së detit
Shtatë fshatëra që
janë
Si sorqedh janë
mileti
Ama trima kapedanë
Të penës e të
difekut
Ashtu si burat
dhe gratë
Ç’i tregojn’
gjoksin dovletit
Si zogjtë në
tramudanë.
Dhe
te kjo këngë refreni ,në kuptimin tradicional të përsëritjes pas çdo vargu apo
strofe,si tekst,mungon,por ama qëndron refreni si melodi.I njëjti fenomen vërehet
edhe te kënga;
’’Nëntëqint e dhjetë viti
Vaftin
që shkoi komiti
Është
hequr refreni si tekst tradicional dhe është lëshuar hapërsirave të melodisë.
Ishte si të heqësh peshën e botës nga supet e Atlasit dhe ta lëshosh
botën të rrotullohet nëpër hapërsirat kozmike.Këtë zgjedhje vigane bëri për
këngën himarjote Neço Muko duke i dhënë asaj hapërsirën e natyrëshme.
Dhe
dihet që zgjedhjen vigane mund ta bëjnë
vetëm viganët.
A jeni në ndonjë krizë financiare, a keni nevojë për ndihmë financiare? apo keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për fonde për të zgjidhur borxhin, për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të mirë? A keni një rezultat të ulët të kreditit dhe po e keni të vështirë të merrni shërbime kapitale nga bankat vendore dhe institutet e tjera financiare? Këtu është shansi juaj për të marrë një shërbim financiar nga kompania jonë. Ne ofrojmë të gjitha llojet e huasë për kompanitë individuale me normë interesi 2%. Nëse keni nevojë për një kredi mos hezitoni të na kontaktoni përmes Email: lindamooreloans@gmail.com Ose Whatsapp +19292227999
ReplyDeleteA jeni në ndonjë krizë financiare, a keni nevojë për ndihmë financiare? apo keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për fonde për të zgjidhur borxhin, për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të mirë? A keni një rezultat të ulët të kreditit dhe po e keni të vështirë të merrni shërbime kapitale nga bankat vendore dhe institutet e tjera financiare? Këtu është shansi juaj për të marrë një shërbim financiar nga kompania jonë. Ne ofrojmë të gjitha llojet e huasë për kompanitë individuale me normë interesi 2%. Nëse keni nevojë për një kredi mos hezitoni të na kontaktoni përmes Email: lindamooreloans@gmail.com Ose Whatsapp +19292227999
ReplyDeleteAm Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
ReplyDeleteEmail: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp+17168691327
Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi timen fantastike.
ReplyDeleteEmri im është Eden dhe emri i burrit tim është Eduardo nga Shtetet e Bashkuara.
Eduardo më la për një grua tjetër dhe për ta mbajtur të shkurtër historinë, kontaktova me Dr.Ellen-in me një kazan magjik dhe jeta ime ka ndryshuar plotësisht në 48 orë. E shikoj veten në pasqyrë dhe buzëqesh. Unë besoj në veten time dhe aftësitë e mia për herë të parë në jetën time. Unë e kam kthyer burrin tim në jetën time, me ndihmën e Dr.Ellen. Eduardo tha se i vinte keq për 48 orë pas krijimit të shqiptimit. Eduardo tha se e kuptoi se kurrë nuk donte të shpërthente, se nuk mund të merrte bagazhin emocional që po transportonim vazhdimisht. Ai tha se mendonte se ishte një ndikim negativ në jetën time dhe mendonte se ishte më mirë. Ai tha se ishte e vështirë të flisje gjatë gjithë kohës për të kaluarën. Të dy i fala. Unë kam para në xhep, që më në fund jam unë. (Çeku im i kompensimit erdhi sepse më thanë se kishin muaj të tërë.) Unë jam prova e gjallë e asaj që Dr.Ellen mund të bëjë ... Faleminderit shumë Dr.Ellen për punën e mrekullueshme që keni bërë në marrëdhënien time. ne të dy ndihmuam për të parë dhe thënë të vërtetën me njëri-tjetrin. Nuk e kisha menduar kurrë që një magji mund të ndihmonte një çift përpara se ti të ishe shumë i lumtur. Unë ju kontaktova dhe nisa që e gjithë kjo të ndodhë. Kushdo që ka një problem marrëdhënieje mund të kontaktojë Dr.Ellen me email ellenspellcaster@gmail.com
nëse keni ndonjë problem në këtë çështje në vijim
(1) Nëse e doni ish-in tuaj prapa
(2) nëse keni gjithmonë makthe.
(3) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj.
(4) Nëse dëshironi një fëmijë.
(5) Kujdesi bimor
(6) Ju dëshironi të jeni të pasur.
(7) Ju dëshironi ta lidhni bashkëshortin tuaj që të jetë i juaji përgjithmonë.
(8) Nëse keni nevojë për ndihmë financiare.
(9) Lërini njerëzit t'i binden fjalëve tuaja dhe të bëni atë që dëshironi
(10) Rezoluta e E.T.C.
kontaktoni Dr.Ellen përmes emailit të tij: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp:
+2349074881619
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512
Gruaja ime më la dhe unë isha i dëshpëruar dhe i dëshpëruar. Unë munda të lëvizja përmes internetit ku u shfaq një grua që ishte dëshmitare dhe DR Gideon e ndihmoi atë, kështu që ajo vendosi të më kontaktonte për ndihmë dhe ai më ndihmoi të rivendosja marrëdhënien time me burri dhe ai rivendosin gruan time vëlla gjithashtu, Ka qenë më mirë se sa mund ta imagjinoj ndonjëherë. Nëse keni kaluar një situatë të ngjashme edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë. ose sëmundje të kuruar.
ReplyDeleteFito lotaria.
Fito shtëpitë e gjykatës.
Bëni një hakmarrje mos hezitoni, kontaktoni Dr Gideon nëse keni nevojë të dini nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni DR GIDEON në Whatsapp: +2347042191323
Email: drgideon611@gmail.com