Të dua moj…qëne…
Refleksione
mbi një varg të këngës popullore
Të
dua moj…qëne….
1- Është varg i një kënge shumë të njohur iso-polifonike, madje i një kënge shumë të
suksesëshme, e cila këndohet e
përpunuar, nga këngëtarë shumë të njohur
të skenës shqiptare. Dikush mund të thotë se, do jetë një varg i rastësishëm,
një lapsus në këngët tona, duke patur parasysh faktin, se në këngët tona
popullore, për femrën në përgjithësi dhe për vajzën e zemrës në veçanti,
artisti popullor ka rezervuar figurat më brilante, që rrezëllinjë finesë e
shpirtëri edhe sot. Për këtë arsye, kjo përqasje e vajzës që dashuron me
qenin tingëllon pak si paradoksale. Më
favorizuesja do ishte pranimi i një rastësie, i një lajthitjeje momentale në
përpilimin e këtij vargu. Por duke patur parasysh se në këngët e popullit,
asnjë fjalë e jo më një varg, nuk është e rastësishme, por është latuar e
gdhëndur nga “ustai” dhe pastaj është vendosur në “murin “ e vargut, duke u
matur me gone dhe duke u peshuar me plumçe, atëherë më lejoni t’ju them se edhe ky varg nuk është aspak i
rastësishëm, por i zgjedhur, gdhendur e latuar, matur e peshuar dhe qëndron
mirë e bukur në këngë. Këtë e përforcon edhe llogjika e thjeshtë se, po të ishte
një varg i rastësishëm, do të ishte haruar me kohë e me vakt. Por fakti
që këndohet në këngë të ndryshme
iso-polifonike, në variante të ndryshme, madje edhe në këngën popullore të
përpunuar, në disa variante, bile me shumë sukses edhe sot, do të thotë se ky
varg është , më së paku, në vendin e…duhur.
Dikush do thotë (ose
do mendojë) se me këtë varg fyhet femra, por duke e njohur psikologjinë e
krijimit të këngës popullore unë ju them se, jo vetëm që s’ka kurfarë fyerje
(qoftë edhe në rastet e “tradhëtisë” ) por te ky varg ka shumë …dashuri dhe
…finesë.
Le të bisedojmë së
bashku për këtë.
2-Pse poeti popullor
ka përdorur qënin si figurë poetike krahasuese, ka një shpjegim të thjeshtë. Ai
gjithë figurat poetike i ka marë nga jeta që njeh. Ai përmënd në këngën e tij,
pemët dhe lulet, lumin dhe malin, borën dhe shiun. Vajzën e ka quajtur
…gjeraqinë, kanarinë, sorkadhe, nepërkë, vitore, lule mali e lule fushe etj
etj. Atëherë pse ta lëjë pa përmëndur qenin, shokun dhe mikun e tij më besnik
të jetës dhe të punës? Pse jo, edhe rojen besnike të…mikes së tij…Është një qën, a u tërboftë…O qën o belec i
bardhë/Lere mikenë të dalë/Të dalë jashtë në shkallë/Ti them nja tri-katër
fjalë…
3-Fakti që ai e
krahason vajzën me …qenin është e shpjegueshme, në të dy rastet: në pabesinë
dhe besnikërinë e qenit.
Unë gjithmon kam menduar se
…pabesia e qënit, është thjeshtë besnikëria e tij ndaj të zotit. Ky mësim më ka kushtuar …një kafshim qeni në
fëmijërinë time, kur bashkë me djalin e xhaxhait filluam të përkëdhelnim e të
loznim me qënin e tij, të lidhur te një fik. Loza mirë e bukur me qenin, madje
i dhashë dhe bukën që kisha me vete, të cilën ai e kapërdiu, por kur unë ngrita
dorën të këpusja një kokër fiku, qeni më nguli…dhëmbët te kyçi i dorës e s’më
lëshonte, as nga të bërtiturat e mia dhe as nga goditjet e djalit të xhaxhait.I
bërtiti xhaxhai nga larg, pra më lëshoi. Unë e shava..qen i pabesë, sepse më
kafshoi, por më von pranova se ai i kishte qëndruar besnik të zotit të tij. Me mua s’kishte ndonjë
…kontratë…tolerance për fiq.
3.a-Shpesh përdoret
shprehja…qen i pabesë…Duke u larguar nga krahasimet politike patriotike ose dhe nacionaliste të
tipit…pushtuesi (turk) ishte qen i pabesë, … revizionistët x, qen tradhëtarë në
shërbim të imperializmit y, krahasimi i vajzës që dashuron ose ëndëron (se) që
e dashuron, me qenin, ka një shpjegim shumë të thjeshtë.
3.b-Djemtë e rinj
ëndërojnë për vajzat, sikur lozin me to,
siç lozin me qentë lëndinave, ku kullosin bagëtitë . Vjen një moment që i besojnë ato që
ëndërojnë. Madje mendojnë se edhe vajza që dashurojnë, mendon dhe ëndëron
njësojë për ata. Një shikim të ngrohtë
të lëshoje vajza (rastësisht ose qëllimisht) është ura e hedhur mbi lumin e
dyshimit, ndrojtjes, frikës (së djemve) nga mungesa e eksperiencës, urë, mbi të
cilën djemtë nisen turavrap.
Ky është momenti që ata
guxojnë të bëjnë propozimin e pare,duke bëlbëzuar… (Asnjë djalë nuk e mba
mënd se çka “dërdëllitur” në propozimin e parë, por kjo s’prish punë, se asnjë
vajzë nuk e ka patur mëndjen te fjalët që thoshte djali. Ajo jetonte …poezinë e
…propozimit të parë. Më pas filloi …proza).Vajzat, fillimisht të gjitha
refuzojnë, duke shpresuar për një ripropozim, madje më romantik se i pari. Pse
jo edhe më të guximshëm, më konkret. Ato refuzojnë, (me gojë dhe jo
shpirtërisht) gati instiktivisht dhe nuk mund ta kuptojnë që ky refuzim, është
si një goditje tokmaku mbi ëndrat dhe
shpresat e djalit, i cili në vend që të
insistojë dhe avancojë, bie në dëshpërim. E quan tradhëti nga ana e
vajzës këtë refuzim, sepse në ëndrat e tij, ajo i kishte pranuar, premtuar etj.
Të dashurosh do të thotë të jetosh në ëndër (nuk e di në e kam lexuar diku këtë
) . Kështu jetojnë djemtë kur u troket dashuria, u ikën gjumi dhe jeta u bëhet
ëndër. Dhe në këtë jetë-ëndër ata jetojnë vetëm me… vajzën që duan, ndaj dhe
refuzimi i saj quhet pabesi prej tyre. Dhe krahasimi më i afërt për pabesinë
është…qeni.
…Besëqënia
më gënjeu/Më dha fjalën(në ëndër) dhe ma ktheu/Gënje moj qëne gënje/Në ta
bëfsha me ile,( me siguri e ka fjalën për ripropozimin,ku do shkojë me më
shumë mënd)…këndon ai me dëshpërim, e pse jo, edhe me disa lotë në faqe (se
shpirti i është bërë det nga lotët )
4-Dëshpërimi është i
madh, por ama dhe në këtë dëshpërim, ai nuk e cënon figurën e vajzës. Ai e ruan
të pastër figurën e saj, duke ruajtur në këtë mënyrë pastërtinë e
dashurisë së tij. Ai vërtet e quan …
qëne…,duke femërizuar emrin mashkullor qen, por ama ai i shmanget me lezet përdorimit të emrit ofendues femëror të qenit
(bushtër), emër cilësues për femra me vese, i përdorur vetëm nëpër debate të
ashpëra pijanecësh nëpër mejhane dhe që
nuk është hasur në asnjë këngë
popullore. Populli nuk e ka ndyrë
tempullin e këngës, as në grindje gjaknxehta dhe as në pije e sipër.
5-Pastaj, pas ripropozimit dhe pranimit të
vajzës, ai vijon ta thërasë me këtë emër
me përkëdheli, duke na kujtuar lodrat që bëjnë zakonisht djemtë e rinj me qentë
e vegjël, duke lozur nëpër livadhe. Madje shpesh edhe fëmijën vajzë e quan me përkëdheli…kone.
6-Dhe së fundi, besnikëria e qenit ndaj të
zotit është proverbiale. Këtë besnikëri të përjetëshme dëshiron dhe djaloshi i dashuruar nga mikja e tij, në jetën e tyre të përbashkët..
7-Pra, ky cilësim nuk ka asgjë ofenduese,
në konteksin e krijimtarisë popullore, por mbart në vetvete dashuri, pjekuri
dhe finesë.
Kemi shumë nevojë për të tria këto veti,
për krijimtarinë tonë.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512