Mjalti në hoje
Mendime mbi vëllimin
poetik “Peng midis Ekuinoksesh” të Ymer Nurkës
Është i njohur fakti që,
poezia lirike, si një ndër krijimet më të lashta letrare, me fillesë qysh në
kohën kur njeriu filloi të mendojë dhe të flasë, fillimisht vetëm këndohej
me lirë( prej nga e ka origjinën edhe
emri i saj), duke u bërë kështu indirekt
edhe mbështetëse e tezës darviniane se, njerëzimi ka komunikuar, së pari,
nëpërmjet këngës (tinguj, melodi dhe
tekst i kënduar) dhe më von nëpërmjet fjalës së artikuluar.
Nuk e di pse mu kujtua
ky fakt, ndërsa lexoja vëllimin me
lirika të Ymer Nurkës ... ”Peng midis ekuinoksesh”. Kjo ndoshta edhe nga
përshtypja tjetër, se ndërsa kaloja nga një poezi në tjetrën, më dukej se
asistoja në një festival folklorik, ku çdo grup përfaqsohej nga një poezi, apo anasjelltas.
Jo dhe aqë nga tema dhe mënyra tradicionale e të shkruarit se sa nga meloditë
që emetonin vargjet poetike. Sepse më shumë se vargje ato janë mbartëse
melodish, ashtu si hojet në pite dylli, janë thjeshtë mbajtëse mjalti. Veçse
këtu ky mjaltë të shijon ta marësh me
gjithë hoje.
1-Shume lirika e
kanë fillesën te kënga popullore, madje
autori edhe specifikon vargjet tipike të këtyre këngëve. Por ndërsa është marë
fillesa, motivi, shtrati i lirikës është ngritur në një nivel bashkëkohor artistik,
duke na dhënë një poezi fine. Por edhe kjo është realizuar në disa mënyra:
1.a-Psh te “Kënga e
Siles së bukur”, ndërsa në variantin popullor është vajza që këndon për kaçakun
Shahin Matraku me vargjet (cituar edhe nga autori): Do ta prish shtëpinë, do ta
bëj lëndinë/Do ta mar moj Dado kapetan Shahinë….te lirika e Ymer Nurkës është
kapedan Shahin Matraku që vuan e rënkon…Tridhjetë
ditë sëmurë, na kishte kaçaku/ S’bënte derman mjalti,s’bënte as farmaku…për
të mbritur te vargjet brilante….Çelën
lulet çelën, oh në tre livadhe/Po puthej ariu, bashkë me një zorkadhe.
1.b-Në disa poezi autori
vijon motivin popullor, në të njëjtën linjë, si
te poezia “Çup e Veli Beut”, ku
vargjet dhe shtrati origjinal, na japin
një skicim portreti të një vajze të bukur…Në mes të Përmetit, një zambak i
bardhë/Çup e Veli beut me nishan në ballë... , poezia e Ymerit vijon me kalimin e plotësimit dhe “ngjyrosjen” e portretit, dhe ajo që ka më
shumë rëndësi, është fakti se ky portret është, në lëvizje …Bijë e vogël ishe, thesar i babait/ Shtatë a
tetë sylina, çezmat e sarajit/Më freskoje gjinë të ndezur prej Majit/Të dehur
prej moshës, të drojtur prej fajit…Mushka me revan,kali yt me trok-ë/Si
s’këputej beli, sa dy çepirok-ë… Citimi në vargje i mënyrës së ecjes së
kafshëve, shoqëruar me përsosjen e portretit fizik të vajzës, nënkupton një rrugëtim krushqish, që shpien nusen të
dhëndëri. Kjo saktësohet te vargjet fine të mëposhtëme … Ah, po te bandilli, vajzë kur të shpunë/Tri dit e tri net, s’fjeti syri
gjumë/Ti më ishe shtrati , ai derdhej
lumë/Ai ishte dielli, ti ndrije më shumë…
1.c-Te kënga“ Të rrëmbeu bandilli”, motivit të
njohur popullor me vargjet …Të rrëmbeu bandilli për gishtrinjt e dorës/Në qafë
ç’na more, Sofik e Borovës”, ndërsa i qëndron besnik në linjën poetike, e sposton
vëmëndjen te varfëria e skajëshme e
vajzës, duke na e dhënë edhe këtë me një finesë artistike….Të gjithë po flinin, ti syrin filxhan/Vështroje shtëpinë, ç’të merje
nishan/Për belin e hollë s’pate një kollan/Për gushën e bardhë s’u gjend një
gjerdan….Sa e sa vajza u martuan kështu, duke marë për pajë…Një shami mëndafshi,plot për plot me ëndra…
2-Në letërsinë shqipe
është e njohur lirika, e peisazhit,
trajtuar, si nga Naim Frashëri, De Rada, Çajupi, etj, për të aritur majat te
Lasgush Poradeci. Në këto poezi, autorët me një ndjeshmëri dhe finesë të lartë artistike, kanë çfaqur bukuritë e
natyrës shqiptare. Ndjenjat e tyre të dashurisë për atdheun i kanë derdhur në
peisazhet e poetizuara. Kujto, psh, Bagëti e Bujqësi të Naimit ose poezinë
Poradeci të Lasgushit, për të parë se si shpirti i poetit është derdhur në
peisazhet shqiptare, të pikturuara poetikisht prej tyre.
2.a-Por te Ymer Nurka
nuk është shpirti në shërbim (pasqyrim) të peisazhit, por është peisazhi dhe
elementët e tij në shërbim (dëshmi) të shpirtit. Qysh në vargjet e para, që
shpesh janë “peisazhiste” e kupton se vjen “tërmeti” i ndjenjave…
…Pllajë moj me lule
shumë/A s’mi vë shqerat në gjumë/Se vjen
syzeza në shtrugë…
….Dy shtëpi me plloça,
anash me ballkone/…/Seç ma solli fati, të
kem dy gjitone…
…Ky
curill i kroit, në një fije peri/Varet e s’këputet, ç’paska vall i mjeri…(Vetiu
të kujtohet vargu lasgushian…Kroi i fshatit tonë, tetë sylinjarë/Në tetë
krahina qënkej kroi i parë..) Do mjaftonte vetëm ky krahasim për ta
konkretizuar idenë e raportit peisazh-ndjenjë dhe specifikën e këtij raporti te
poezia e Ymer Nurkës.
3-Tema
e lirikave të Ymer Nurkës është tema e dashurisë me hovet, brengat, dhimbjet e lotët e saj, të cilat ,
të pasqyruara poetikisht e bëjnë më të bukur, më sublime këtë ndjenjë. E pra,
është bukur të vuash nga dashuria si në lirikat e Ymer Nurkës.
Aty
gjen që nga :
a-
hiret e vajzës…Faqen porsi kartë,buzën gurgule/Floku yt i artë, supesh kadife… Të zbret pal e flokut
gjer në maj të thoit… … Cipëlara në flori…Porsi brum i ardhur të kërcejnë
gjinjtë…Syt e tu të kthjellur porsi dy burime.. Sumbullat e gjirit si rubin i
prushtë/Njera ridhte mjaltë tjetra pikon musht..etj
b-deri te ndrojtja dhe
frika e njohur e djemve, përpara vajzës që ata dashurojnë…Ti më the një fjalë,
unë të thash një lutje…Duke ëndëruar të gjorët nuk fjetën…Nga hiret që mbaje,
djemtë se çi çmënde….Me një reze syri,çma dogje fitilë…
c-Por ajo që duhet
theksuar edhe në këtë rast, është fakti se, pikturimi i këtyre portreteve dhe
ndjenjave është bërë me penelata të holla ngjyer te arti popullor, ndajë dhe është plot dritë natyrale. Të duket sikur
autori është ulur diku në një lëndinë
pranverore, zgjat dorën e këput lule dhe me petalet e tyre krijon
mozaikun poetik të dashurisë. Prandaj vargjet e Ymer Nurkës emetojnë te
lexuesi, si rrallë në poezinë shqipe ( duhet thënë me përjashtim të Lasgushit)
edhe aromën e natyrës shqiptare.
4-Poezia lirike e Ymer
Nurkës është plot melodi, ashtu si hojet e bletëve janë mbushur plot mjaltë në
pranverë. Kjo jo vetëm te poezitë me fillesë këngë të njohura popullore, të
cilat lehtësisht këndohen me motivin e tyre fillestar, por edhe te poezite e
krijuara prej tij, me burim fantazinë e
autorit.
Le të lexojmë vargjet e
poezisë Fllad…Farfurin kjo gusha,fërfërin
fustani/Tek fërgëllon shpirti, më flladitet xhani… Shikoni pak, melodia
buron te gërma”f”, e foljeve farfurin
(gusha),fërfërin(fustani),fërgëllon(shpirti),flladitet (xhani) dhe kjo është
një melodi e ëmbël që të imponon nje ngritje koke dhe tundje të supeve. Kjo
është e shpjegueshme, sepse flitet për hiret e vajzës që duam. Ndërsa kur
autori flet për brengën e tij…Për zjarret
që ndeze, mua më del tym-ë/…Unë të lyp si vesa, ti tretesh si brymë/Më shket
nëpër gishta, si të ishe frymë…, natyrshëm që këndohet me dhimbje, madje
duke tundur kokën në pozicionin gjysëm ulur, si të tregosh që mbi supe ke një
peshë të madhe brenge.
…Këmbëshkelura në vesë/Ç’deshe që më re në pjesë/…Un’ një hap e ti hedh
pesë/Më bëre burim në djersë… thotë autori te poezia Margaritar dhe unë ju
ftoj që ta krijoni vetë melodinë. Në rast se do bënim një sondazh mbi
melodinë që ju do ti afronit këtij
teksti, unë ju siguroj që melodia popullore do kishte prioritet, madje shumë do
sugjeronin edhe tipin e valles së të rinjve që do ta shoqëronte atë.
Mos doni të këndojmë
këngën e gushëbardhës…Gushëbardha si
fildishi/Obobo mëndjen çma prishi/Vishi moj të linjtat vishi/Vishi se më
ngjethet mishi…Lere fare se vërtet na ngethi mishin kjo këngë. E pra,
ne thamë ta këndojmë këngën dhe jo të lexojmë poezinë.
5-Sepse vërtet lirikat e
Ymer Nurkës e kanë melodinë(mjaltë) brenda “hojeve” të gërmave, fjalëve e
vargjeve. Ato më mirë këndohen se sa lexohen.
6-Kjo shpegohet
thjeshtë. Lirikat e Ymer Nurkës janë mjalti i “ri”, prodhuar nga nektari i
luleve të kësaj pranvere, që bleta poet e derdhi në hojet e formatit të lashtë.
Por dallohet lehtësisht që mjalti është i ri, sepse kanë aromën e luleve të
reja, të çelura në shpatmalin e sotëm të shpirtit të popullit,
dhe si të tilla, marin ushqimin që të afron ky mal, plot burime melodish. Mali
është i lashtë, lulet janë të reja, i ri është edhe mjalti, pa ç’ka se është
“derdhur” në hoje të vjetra. Lulet e malit nuk i njohin serat e ngrohta me
temperaturë të kontrolluar dhe të ushqyerin me
kimikikate. Si të tilla edhe figurat
i kanë të “harlisura” dhe fjalët rjedhin lirshëm nëpër vargje si uji i
lumit në shtratin e tij,duke u rëzuar befas nëpër kaskada..
…Ndërsa nën sqetull
mbaje dy sepete/Njërin plot me këngë, tjetrin
plot me derte..
… Me këmbën e zbathur,
më shkelje ndër zalle/Cili t’erdh i
vdekur edhe ti s’e ngjalle/Çtë lidhte magjia e zgjidhje me falle…
…Trëndafil
i çelur priste njëzet maje/Ritur e
vesitur me lot prej sevdaje….
…Ç’ne
e solli fati të kem dy gjitone/Njera
prish dy botë, tjetra shëmb dy frone…(Ore Nurkë, mos do e shesësh gjë
shtëpinë, se ta blej unë.Për hatër të gjitoneve).
7-Te Ymer Nurka hasim,
si te të paktë poetë, bukurinë magjike
të gjuhës popullore shqipe. Me fjalë
gati të haruara, nga mospërdorimi, ai krijon një mozaik poetik të këndshëm, ku
të ngelen të fiksuar sytë e mëndjes dhe shpirti brof plot ngazëllim, sikur të
ketë gjetur një thesar të humbur dikur... Poeti e dashuron gjuhën shqipe, ndajë
dhe me fjalë gati të haruara krijon relieve vargjesh me një tingëllimë
melodioze, duke marë në mbrojtje e duke
dëshmuar lashtësinë, por edhe elegancën e brishtësinë e kësaj gjuhe. Unë do të
thosha se studiuesit e gjuhës shqipe kanë se ç’të vjelin në “vreshtin “ e
vargjeve të lirikës së Ymer Nurkës
…Çdeshë me mua u puqe……Faqen porsi kartë, buzën gurgule……Ky curil i kroit në fije të perit……Plaste sher e bëhej gjëma…Në një vërsë me ty u rrita……Me
tamlin që rjedh ndër cica……Si nepërka ndër shullëre……Ritur me pekule…etj
etj duke i trajtuar këto fjalë, jo si relike në stendat e muzeut, por si fëmijët të rikthyer në shtëpi, pas një emigrimi të gjatë, në krye të sofrës.
8-Vargëzimi i disa
shprehjeve popullore i ka shtuar koloritin lirikës së Ymer Nurkës, duke e bërë
atë më shumëngjyrëshe dhe më melodioze. Dhe kjo shumëngjyrshmëri e melodi është
si një ylber që krijohet në kaskadat e vargjeve dhe të mendimit, ku shpërthejnë
stërkalat e shprehjeve…
…Unë dridhem në ethe,ti më ndez kongjillë….Detet t’i dhashë blu, ti mi
do jeshilë… …Po më shteri vaji, ç’e dua kandilë…...Këpucët e larta me taka si
urë/Me qejf do të shkonte për nën to çdo burrë……Dhe në jam i marrë, jam se jam
i gjallë/Se nuk ka të vdekur që të vij vërdallë……Ç’të mirë i kish bërë që të
mirë s’gjeti/Mori për dhuratë shtatë ball tërmeti …
Me këtë rast mu kujtua
shprehja e Lasgush Poradecit se …asnjë poet s’mund të krijojë pa studiuar poezinë popullore….
Ymer Nurka, jo vetëm që
e ka studiuar, por edhe e ka përvehtësuar. E ka bluar në shpirtin e tij grurin e poezisë popullore dhe
me miellin e tij, ka gatuar lirikat, aqë fine të këtij vëllimi poetik,duke ardhur
para nesh si një poet modern.
9-Të kuptojmë dhe të
pranojmë një gjë,Ymer Nurka është një poet shqiptar, por njëkohësisht ai është
edhe një poet modern shqiptar.Lirika e
tij çfaqet edhe si një dukuri europiane, qoftë për lirizmin e saj, qoftë edhe
për nivelin e lartë artistik. Në lirikat
e tij, ka një dëndësi maramëndëse figurash artistike, por që çuditërisht, ato
nuk pengojnë njera tjetrën, por të duket
se janë lule të një peme, dëndësia e të
cilave tregon se është …stina e lulimit.Ai shkruan thjeshtë dhe qartë, pa u
përpjekur të imitojë apo të vihet në garë për t’ja kaluar poetëve të tjerë.
Ai i “kreh” vargjet shpejt e shpejt, siç
kreh një vajzë flokët para pasqyrës me nxitim, se dëgjoi befas sinjalin e
djaloshit që e fton në takim.Poeti nuk e
ka problem pse kjo vajzë është
veshur me …tumane. E pra, poezia
e tij është dashuria shqiptare tek lëviz në “odat” e vargjeve, në pritje të
atij sinjali dashuror, që përmban gjithë muzikën e …lumturisë.
Poeti
e dashuron këtë botë, plot muzikë e poezi. Ajo edhe e ka shpëtuar shpirtin e
tij nga “ndotjet” akustike dhe “mbetjet” urbane. Aty gjithë vitin ka gjelbërim,
muzikë, vajza të dashuruara e trima të ndrojtur para vashave, që s’flasin me
fjalë por bisedojnë me sy, që ja lexojnë fjalët njeri tjetrit që te shpirti ku
lindin, pa pritur të mbrijnë te buzët. Këtu dhe dimri është verë .Këtu ka lotë
të ëmbël, të një dhimbjeje që dëshiron ta keshë gjithë jetën.
Këtu,
në botën e tij magjike, Ymer Nurka ka
mbetur peng midis Ekuinoksesh dhe sdo të largohet prej andej. Ai, aty është në
shtëpinë e tij.
Le
të shkojmë ne te ai.
Të mrekullohemi.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512