Mendime që mërdhijnë
- Përsiatje mbi vëllimin poetik “Aromë burri” të
Fahrie Kllokoqit -
Ndërsa
po lexoja poezitë e vëllimit poetik “Aromë burri” të Fahrie Kllokoqit, vetiu mu
kujtua nja varg, i një poezie, të një poeteje të mirënjohur, botuar dhjetra
vite më parë, i cili më rrënqethi shtatin si një i ftohtë dimri.
Një
varg i thjeshtë…ne më pak shkruajmë shkruajmë për ta….i cili ishte antitezë e
vargut të mëparshëm….Meshkujt shkruajnë shumë poezi për ne…
Kanë
kaluar disa dhjetvjeçarë që nga leximi i kësaj poezie, por ky varg nuk di pse
më ngeli i strukur diku në kujtesë, si një dhimbje plage e fshehur. Vërtet në
poezinë shqipe rraporti i poezive lirike kushtuar personave të gjinisë tjetër,
deri në fillim të viteve 2000, ka qënë tërësisht në favor të femrave. Poezi e
poema, këngë e recitale, romane e tregime shkruar nga autorët meshkuj për
femrat. Vetiu më vjen ndër mendjë shprehja e Kadaresë se….Femrat kanë më shumë
fat në këngë…Kadare e kishte fjalën kryesisht për këngën popullore, por ja që
këtë fat femra shqiptare e kishte jo vetëm në artin popullor por dhe në
letërsinë e kultivuar të kohëve më moderne. Veçse ky “fat” dëshmonte faktin e
“mungesës së një fati” real shoqëror.
Në
periudhën kohore 1960-200, femrat e arsimuara ishin shumë, por femrat e
civilizuara ishin shumë më pak se ato të arsimuarat. Kjo shpjegon faktin pse
…ne më pak shkruajmë për ta (meshkujt)… Faktorët që ndikonin në këtë pikë janë
të shumtë dhe ne nuk kemi marë përsipër analizën e tyre. Por duhej një
civilizim i lartë shoqëror, një shkëputje e femrës nga “vargojtë” tradicionalë
, që ajo të shpaloste personalitetin e saj edhe në… poezi dhe natyrshëm të
shkruante për dashurinë e saj.
Tashmë
janë një plejadë poetesh, që jo vetëm shkruajnë këtë poezi, por e shkruajnë
plot art e finesë, deri aty, sa na bëjnë të ndalim hapin e të kthjemë shikimin
drejt tyre, plot admirim.
Në
mes tyre bën pjesë pa dyshim edhe poetja Fahrie Kllokoqi me vargun e saj të
guximshëm… …Eja zemër/fërko lehtas çdo pjesë /të trupit tim/ndize flakë ndize
si eshkën/këtë dashuri./Mos haro ti marrësh borxh/një bashkëtingëllore
alfabetit/se na duhet pastaj/kur do bëjmë duet zanoresh….Eja zemër/ta djegim
bashkë këtë natë/dhe Alpet ti avullojë/ngrohtësia e gjatë…
Diku
midis vargjeve një emër “Alpet” që të kujton jo vetëm një jetesë kanunore të
djeshme, por edhe një ftohtësi akullnajore shumvjeçare, që i përshtatet
ndrydhjes së ndjenjave të femrës, vite e vite me rradhë, ndjenja që binin njera
mbi tjetrën si borërat e vitpasviti, duke u shndruar në një akullnajë, shkrirja
e të cilës ishte gati e pamundur në pranverë. Në qoftë se ska ngrohtësi dielli
të shkrijë këtë akullnajë, këtë zjarr e ka dashuria. Dhe këtë dashuri afron
poetja. …Mos ma zhvish ëndrën /e netëve të gjata pa gjumë/.Mos ma ndalo
këngën….që nuk e këndova dot kurrë/ Eja ngrohu te buzët e mia/jepi udhë
lumturisë…Mos ma ndalo ëndrën/lere të lumturohet /me pranverën/kujtimeve mos ua
mbyll/derën..
Por
poetja është më direkte në ndjenjat dhe vargjet e saj…I shtrenjti im/ato dy
fjalë të thjeshta/sa shumë thanë për mua/..I miri im/Unë po atë natë të futa
thellë kaltërsive/të syve të mi….
Përgjithësisht
, në jetën shqiptare, është djali ai që mer inisiativën për ti thënë vajzës
fjalë të ëmbla dashurie. Vajza dëgjon e hesht, i thith këto fjalë si toka e
etur shiun e parë, por gjithsesi hesht. Dhe kjo heshtje e trazon dhe e trullos
djalin me hamëndësime refuzuese, ndonëse e ndjen se po hapet porta e lumturisë.
Por heshtja është shumë e rëndë…Pse sta thotë goja,ç’të thon ata sy…këndon
dëshpërimisht djali shqiptar në një këngë.
Ndërsa
poezia nis me
fjalët e ëmbëla mikluese…I shtrënjti im…I miri im…dhe të vjen të thërasësh me
gazmend…Shih se ç’lumturi të pregatit fati o ti fatlumi, që të kam zili. Nxito
, se për ty po hapen portat e lumturisë…Sonte nuk të dua të rregullt/…Të
dua….si çapkën I pandreqshëm/të më skuqen faqet…nga mjekra jote…
…Mos
e fik dritën/është e pabesë nata/…do të prek lehtas/si puhizë mbrëmjëjë/në
pranverë….
Është
e drejtpërdrejtë poetja…Mos mu lut, nuk iki/Do jesh dashuria ime e
përjetëshme/je I tëri vërtetësi fjalësh të bukura/ku errësira ska vënd/Je një
vërtetësi e bukur jete…. …Do zë vënd aty te kulla jote/antike/që lind e sdua të
perëndojë/puthja….Me ty jam si me zotin.
I
lexon këto vargje të bukura dhe thua me vet…Pse koha i privoi shumë djem të
dashuruar nga ngrohtësia e tyre, nga muzika magjike lumturidhënëse e tyre.
…Sonte
mos vono/u mërzita me këtë pritje/Është ndalur ora/nga dita që andej më ike/Më
mungon frymarja/jote e bekuar/ngrysem e gdhihem/nga bota haruar/ Eja zemër…/më
shtrëngo e më mer…/
Cdo
vajzë e ka përjetuar këtë ndjenjë vetmie, çdo vajzë i ka pëshpëritur këto
(afërsisht) vargje në pritje, por cili djalë po ti dëgjonte, nuk do kapërcente
male e dete, si zog me krahë a si peshk me hala për tju ndodhur vajzës pranë.
Jeta
shqiptare ka humbur shumë nga ndrydhja e zërit të femrës. Arti shqiptar, pa
këtë zë, ka qënë si një çifteli me një tel të këputur. Prandaj dhëmbin vargjet
vijuese të poetes, vargje të cilat, me gjithë finesën e tyre, më shumë të
ngjajnë me thika teh holla, që të futen thellë në shpirt e të lënë plagë të
padukëshme e të pashërueshme. …Sot/nuk e shijova diellin/pa ty më drithëroi
zemra …thotë poetja thjeshtë. Edhe ne nuk e kemi shijuar diellin plotësisht,
por kemi hezituar ta shprehim. …Dikur më ngrohte prania/ jote/tashti,mendimi
për ty/mërdhin….Mbeta këngë e pakënduar…Të kërkova në dritë të hënës…Në këtë
verë qyqja këndoi/tre ditë e tre net..
A
mos vallë është ky fati i femrave kurajoze, që i shoqëron moskuptimi, pjellë e
një educate tradicionale. Por ne thamë që do flasim vetëm për poezinë. Analizën
sociale do ta bëjmë tjetër herë.
Finesa
e vargjeve poetike, kurajua civile që ato mbartin, sinqeriteti dhe
origjinaliteti i shprehjes së ndjenjave dhe vargjeve e bëjnë poezinë e Fahrie
Kllokoqit të admirueshme dhe të rilexueshme. Si pak vëllime poetike, në këtë
ortek botimesh
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512