Të flasësh për Lefter Çipën
Foto:
Lefter Çipa dhe Timo Mërkuri në veprimtarinë e zhvilluar në Himarë
Të flasësh për
Lefter Çipën, aqë më tepër këtu në Himarë, është sa e lehtë po aqë dhe e
vështirë.
Është e lehtë, për
vetë faktin, se mund të përmëndësh
lehtësisht titujt e mbi 19 librave poetikë të botuar prej tij, duke e
nisur që nga “Bejkë e bardhë”, “Shqipëri moj ballëhapur” e duke vijuar normalisht te “Kënga që tret lotin”, “Këngët
e Akroqeranit”,”Këngët e Ruzanës”, “Për Kosovën prap do ngrihem” “Princi I
dashurisë”etj etj. Dhe ajo që duhet
theksuar për këto vëllime poetike, është
fakti se gati të gjitha poezitë
janë krijuar mbi një shtrat këngësh, duke
qënë njëkohësisht edhe tekste këngësh., qoftë kjo këngë e mirëfilltë
popullore apo dhe e përpunuar, po ashtu edhe të muzikës së lehtë apo korale.
Në këtë drejtim, për
Lefter Çipën duhet të theksojmë se ai, si asnjë tjetër, ngriti nivelin artistik
të teksteve të këngëve popullore në
nivelin e poezisë më të arirë bashkëkohore, duke e bërë këngën popullore edhe në këtë drejtim,
më fine dhe më jetëgjatë.
Është e lehtë të
flasësh, për vetë faktin, se mund të citosh disa nga mbi 1300 këngët e tij, të
interpretuara nga grupe të ndryshme
popullore, duke nisur që nga Grupi i Pilurit, (udhëheqës artistik i të
cilit ka qënë mbi 40 vjet) e duke vijuar me grupet e Himarës, Bënçës, Gjirokastrës , Vlorës e
Lapardhasë e deri te Asambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve.
Dhe gjithmon kanë qënë këngë të suksesëshme e
jetëgjatë..Edhe sot këndohem plot passion këngët “Bejk e bardhë”, ‘Nga kjo balt
e kësaj toke”, “More Naim Shqipëria”, “Vito pëllumbesha”,”O shokë vdeksha nga
kënga”,”Në të marça manushaqe” etj etj dhe haron se data e krijimit të tyre
shënon disa dhjetvjeçarë.
Krijimi i
variantit të këngës pilurjote, vija e saj melodike dhe struktura e grupit,
novacioni i shoqërimit të këngës me fyell etj, është një nga sukseset më
të mëdha të këngës popullore shqiptare. Ky sukses ka
firmën e autorësisë së Lefter Çipës.
Jehona e madhe mbarëkombëtare dhe
jetëgjatësia e saj janë dëshmitarë të këtij suksesi, që në vitet ’70 ishte shndruar në një triumf të vërtetë
artistik. Kjo bëri që, kur përmëndim emrin e
Lefter Çipës, vetvetiu fjalët na
dalin nga buzët si këngë.
Mund të përmëndim
lehtësisht faktin, se ka qënë pjesmarës me grupin dhe krijimet e tij në shumë
festivale folklorike kombëtare, prej të cilave gjithmon është kthyer me çmim.
Mund të shtojmë edhe
faktin se ende vazhdon të shkruajë tëkste këngësh, të botojë ,
të mbledhe krijimtarinë popullore
e ta pregatisë për botim.
Mund të përmëndim
gjithashtu edhe vlerësimet e shumë personaliteteve të artit dhe kulturës që nga Dritëro Agolli,
Xhevahir Spahiu, Anastas Kondo, Irini Qirjako,
Dalan Shapllo,Shaban Sinani etj etj.
Mund të flasim
shumë për Lefter Çipën e prapë të
ndjejmë se si kemi thënë të tëra.
Por këtu në Himarë
është edhe e vështirë të flasësh për Leftër Çipën dhe ca më tepër për këngën
popullore.
Sepse bisedën
duhet ta nisësh patjetër nga legjenda e këngës himarjote, nga Neço Muko
Himarjoti dhe grupi i tij, të vazhdosh
për Dhimitër Varfin, madhështor e të heshtur, si një monument, të
admirosh grupin e vajzave të Dhërmiut, të bukura si lulja “mos më harro” për të
mbritur të grupi i Pilurit, si një ortek këngësh me Lefter Çipën në ballë, e
për të ecur më tejë te grupi i ri i Himarës. “Ç’shokë pate o Lefter”.
Janë disa male, të
lidhura në një vargmal, dhe që nga kjo sallë, ne e kemi të vështirë të dallojmë
se cila është maja më e lartë. Të gjitha majat arijnë te yjet dhe rretë e
harimit ndërojnë rrugë para tyre. E kemi të vështirë të dallojmë se te cili mal
janë më të fortë e më të dëndur lisat e këngëve apo në valet e cilit ka më shumë lule. Për ne janë të gjithë
të bukur e të dashur, sepse janë tanët, janë himarjotë. Sepse kënduan për ne, për Himarën e për Shqipërinë, duke i dëshmuar
botës nëpërmjet këngës, shpirtin
artistik, progresist dhe europian të kombit tonë dhe njëkohësisht duke i
treguar popullit rrugën e artit për në europë.
Prandaj është e
vështirë të flasësh veçmas për Lefter Çipën, malin në vargmalin e këngës, yllin
në kostelacionin e yjeve të artit popullor, njeriun e thjeshtë që asgjë se
dallon nga pjesmarësit e tjerë në këtë
sallë.
Por tejë dilemës së mësipërme, vëshirësisë apo lehtësisë për të folur për të, unë ju
them, se është nder për Himarën dhe
Bashkinë e Himarës që të nderojë me titull nderi këta kolosë të artit popullor,
të cilët kanë nderuar në vite dhe për jetë Himarën dhe Shqipërinë.
Edhe për mua,
gjithashtu, është nder të flas për
Leftër Çipën në këtë ceremoni nderimi dhe vlerësimi dhe ta ftoj të marë
titullin e nderit që populli i jep.
Dhe ti them: Kur
të vlerëson vendi yt, fshati dhe krahina jote, atëherë ke arritur majën.
Më tejë …janë
vetëm perënditë.
Ta gëzosh titullin
e merituar, të nderit, o Lefter Çipa!
Himare, me
14.12.2013
*Fjala ime ne
paraqitjen e Lefter Çipës në momentin e dhënies së titullirt “Nderi I
Himarës”, në aktivitetin e organizuar
nga Bashkia Himarë, me rastin e dhënies
së titujve të nderit disa personaliteteve dhe grupeve të artit.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512