LULE MBI KENGE
Intervistë me poetin dhe
studiuesin e iso-polifonisë Timo Mërkuri
Nga Agron Mema
Pyetje:- Z Timo! Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i
Himarës, me propozim të një grupi intelektualësh të pavarur, kanë vendosur që
një nga korifejtë e polifonisë bregdetare dhe një nga ikonat e kulturës
shqiptare, Neço Muko, të nderohet me titullin “Nderi i Himarës”. Si e shikoni
ju këtë vendim dhe çmund të na thoni për Neç Mukon dhe pjestarët e tjerë
të grupit të tij .
Përgjigje:E përshëndes nxehtësisht këtë vendim të
Këshillit Bashkiak të Himarës, Kryetarin e Bashkisë dhe grupin e intelektualëve
të pavarur për këtë nismë dhe vendim, që nderon në radhë të parë propozuesit
dhe vendimmarësit dhe e konsideroj jo vetëm të drejtë e të denjë, por edhe pak
të vonuar.
Me këtë rast më lejoni
të risjell në vëmëndjen e lexuesve tuaj faktin se po ky grup intelektualësh të
pavarur, kjo Bashki dhe po ky Këshill Bashkiak propozuan dhe vendosën nderimin
me titullin “Nderi i Himarës” edhe kolosin e letrave shqipe, Petro Markon, titull
që ju akordua me një ceremoni prekëse në vendlindjen e tij, Dhërmi në 100
vjetorin e lindjes. Me këtë rast u nderuan me titull nderi edhe figura të tjera
të artit si Andrea Varfi, Aleks Çaçi, Robert Ndrenika etj. Kjo do të thotë se
një stinë pranvereore vlerësimi për njerzit e kulturës dhe artit
mbizotëron sot në Himarë.
Unë do të uroja që kjo
klimë të mbizotërojë edhe në njësitë e tjera vendore, të cilat kanë detyrën e
vlerësimit të bijve të tyre, që kanë punuar pa u lodhur për artin dhe kulturën,
shpesh edhe duke sakrifikuar apo martirizuar për të.
Neço Muko dhe pjestarët
e grupit të tij famoz ( si dhe vazhduesit nëpër vite të veprës së tij, të
cilët gjithashtu do të nderohen dhe vlerësohen me tituj në këtë
evendiment) e nderuan Himarën dhe shpirtin e saj artistik. Çuan në Europë artin
shqiptar dhe sollën në jetën shqiptare europën. Është nderi i Himarës tu
kthejë “borxhin” këtyre artistëve, autorë të monumentit “Kënga
Himariote”.
Realisht, Neço Muko dhe
antarët e grupit të tij, nuk u vlerësuan nga
regjimi monist.
Asnjë monument nuk u
ngrit për këtë kolos të artit shqiptar. Por ndërkohë këngët e tij këndoheshin
nga çdo himarjot e me tejë. Në çdo stan e mal, në çdo shtëpi e breg, çdo dasëm
a festë familjare apo më gjërë, në çdo zemër e buzë këngët e Neço Mukos ishin,
jo vetëm të pranishme por ishin lezeti dhe bukuria e çastit. Kënga e Neço Mukos
u bë pjesë organike e jetës shqiptare. Në këtë mënyrë emri i Neço Muko dhe
grupit të tij u identifikuan me këngën iso-polifonik.
Kjo çertifikatë nderimi
që i jep Himara është një lule shpirti e vendosur mbi këtë këngën e tij .
Në realitet, ata qenë
nëntë veta, dhe nëse dikush nuk i di emrat e tyre, kjo ka ndodhur se ata në
kujtesën e kombit kanë hyrë me një emër të përbashkët, gjithsesi duke i lënë vendin
e nderit prijësit të tyre, Neço Muko Himarjotit. Ata kanë hyrë në histori me
emrin e përbashkët “Grupi i Neço Mukos”, ndonëse secili kishte portretin dhe
profilin e tij. Këto portrete do përpiqemi tju paraqesim, me aqë sa mundemi.
Por le tu prezantojmë me
autorët e monumentit dhe origjinën e tyre
1-Neço Muko
Himarjoti Nga Himara
2-Koço
Çakalli
Nga Piluri..
3-Pano
Kokaveshi Nga
Himara
4-Andrea
Bala
Nga Piluri
dhe të cilët do të
nderohen me të njëtin titull nderi nga Bashkia e Himarës, pa përjashtuar
këtu kontributin, kryesisht në muzikën e lehtë, të artistëve dhe tenorëve të
talentuar profesionistë si:
1-Dhimitër
Rrumbo Nga Stegopulli (Lunxhëri)
2-Tefta Tashko
Koço Nga Korça
3-Llambi
Turtulli
Nga
Korça
4-Tula
Paleologu
Nga Stambolli
5-Kleo
Georgas
Greke
Le të flasim
shkurtimisht për secilin prej pjestarëve të grupit polifonik, për ata djem të
rinj që e ngritën në majat më të larta të artit këngën aqë të bukur himarjote:
a-Neço Muko
(Nestor Muko) lindur më 1898 në Himarë dhe vdes në vitin 1934. Largohet
shpejt nga Himara (15 vjeç)dhe shkon në Pire ku mbaron shkollën e mesme të
mbrëmjes për mekanik,pas punës së lodhëshme. Kthehet në Atdhe në moshën 24
vjeçare vendoset në Sarandë. Këtu së bashku më Koco Cakallin, Andrea
Balën, Pano Kokaveshin krijojnë grupin artistik ku fillon ajo veprimtari e
ethëshme artistike dhe krijuese, me cfaqje estrade, parody, botime reviste (revista
Pif-Paf) duke e shndruar këtë qytet të vogël në një teatër kulture. Por ajo që
ka rëndësi është fakti se këtu krijon atë që hyri në historinë e
polifonisë me emrin “avazi himarjot”, variantin himarjot të këngës
iso-polifonike, atë që më të drejtë mund ta quajmë “Margaritari i kuorës” së
këngës sonë popullore. Vdes beqar dhe, mqse vëllai i tij, ishte ish
ministri kuinslig Koço Muka , gjatë diktaturës nuk ju përmënd asnjëherë
emri zyrtarisht, ndonëse këngët e tij u bënë pjesë organike e kulturës
bregdetare. Me këtë rast duhet të theksojmë se të gjithë antarët e këtij grupi
dhe familjet e tyre, pësuan persekucione nga regjimet e kohës.
b-Koço Çakalli i
lindur në Pilur më 1897, me një fëmijëri të zakonëshme fshati, ku gjithsesi do
dallohej në mes të shokëve për vokalitetin e zërit të tij. Zbret në Sarandë për
të mësuar zanatin e rrobaqepësit nëpër kurset e asaj kohe. Këtu miqësohet me
Neço Mukon dhe bëhet pjestar aktiv i grupit të tij teatror dhe interpretues i
parodive. Është marës i grupit famoz të Neço Mukos dhe si i tillë, edhe
pjesmarës aktiv në krijimin e vijës melodike të këngëve të këtij grupi
ose siç quhet rëndom, të “avazit himarjot”.
Tenor amator, me zërin e
tij të fuqishëm inçizoi qysh në pllakën e parë te Disku nr 44001 këngën
hymn “Shqipëria” si dhe “Hymnin e Flamurit”. Është ndër të parat inçizime të
Hymnit të Flamurit që njohim dhe që pati përhapje,jehonë dhe pëlqim
mbarëpopullor.
Ai, ndërsa ishte marës
te pothuaj të gjitha këngët iso-polifonike, ndërsa është tenor te hymnet
si “Shqipëria”, Hymni i Flamurit”, këndon me lehtësi me këngëtaret famoze Tefta
Tashko Koço, me Tula Paleologun dhe Dhimitër Rumbon.
Po kaqë madhështor
paraqitet edhe te këngët gazmore apo paroditë që, jo vetëm janë luajtur
ne skenat e improvizuara në Sarandë, por edhe janë fiksuar te disqet e
inçizuara te firma PATHE në Paris, si psh “Autobuzi dhe pasagjerët”,”Karnavali
i Sarandës 29”, Hurrah, dëfrim” etj etj. Vdes në moshën 40
vjeçare.
c- Andrea Bala lindi në
1902 dhe vdiq në vitin 1937 në Pilur. Shkoi në Francë për të
studiuar për financë-kontabilitet, profesion të cilin nuk e ushtroi
asnjëherë në administratën shtetërore. Duke qënë I zgjedhur edhe kryeplak në
Pilur, me shpenzimet e tij ndërtoi rrugën Vumlo-Pilur, të cilën për arsye të
vdekjes së parakohëshme, nuk e përfundoi dot, duke e lënë në kilometrin e
fundit. Sot, e përfunduar dhe asfaltuar. Rruga e Pilurit quhet “Rruga Andrea
Bala”.
Kontriboi financiarisht
për udhëtimin e parë të grupit të Neço Muko Himarjotit në Francë.
Në Sarandë, bashkë me Neço
Mukon, sajojnë një dyqan në breg të detit. dhe aty ngritën skenën teatrale
të grupit. Aty luheshin skeçet, këndoheshin këngët lirike, paroditë dhe
këngët iso-polifonike. Duke qënë tip gazmor dhe i shoqërueshëm, Andrea ishte
shpirti i skeçeve dhe parodive të grupit. Po
aty shtypej edhe revista e parë “Pif-Paf” e grupit të quajtur “
Miqtë e dëfrimit”. Bëhet inisiator për këngën kushtuar Sarandës, Konispolitja,
Stambollitja etj.
Vdekja e tij ishte më se
aksidentale, duke lënë djalin e porsalindur 6 muajsh dhe katër vajza në
moshë fëmijërie, jeta e mëvonëshme e të cilëve kaloi të gjitha persekucionet e
regjimit Italian, gjerman dhe komunist. Neço Muko i ka kushtuar këngën “Rinia”
Andrea Balës.
ç- Pano Kokaveshi, i
lindur më 1907 në Himarë dhe vdekur në vitet 80, ishte një djalë i ri 23 vjeç
kur u aktivizua në grupin e Neço Mukos në Sarandë, ku kishte shkuar të mësonte
zanatin e kepucarit. Pati një jetë të gjatë dhe plot peripeci, sepse dajua i
tij ishte vëllai i Neço Mukos, ish prefekti zogist i Gjirokastrës dhe ish
Ministri i Brendshëm i viteve të pushtimit Italian, Koço Muka, por edhe për
faktin se , në vitet gjashtëdhjetë një nga tre djemtë e tij, që kryente
shërbimin ushtarak në Durrës, tentoi aratisjen, tentativë që i kushtoi jetën.
Pas vdekjes së këtij të
fundit, punoi e jetoi në heshtje në Himarë.
U afrua me
Dhimitër Varfin në grupin e Himarës, i cili këndonte këngët e grupit të Neços.
Ndryshe nga Koço Çakalli shumëdimensional, Pano Kokaveshi këndonte vetëm në
këngët iso-polifonike….
Kjo është një biografi e
shkurtër e këtyre artistëve të mëdhenj popullor që i dhanë vendit nje
kryevepër, këngën iso-polifonike himarjote, këtë monument të gjallë arti.
Pyetje: Duke qënë se jini marë me studimin e iso-polifonisë në tërësi dhe
të asaj himarjote në veçanti, mund të na thoni se ku konsiston kontributi
i Neço Mukos në krijimin e variantit himarjot të këngës iso-polifonike dhe ku
qëndron karakteristika e këtij varianti?
Përgjigje: Të kemi parasysh se kënga iso-polifonike
shqiptare, e lindur nga vajtimi, është një këngë shumëshekullore, fillesat e të
cilës datojnë me jetën e njeriut shqiptar. Ajo u rrit bashkë me krijiomin
e identitetit shqiptar, duke u bërë pjesë organike e AND të kombit tonë.
Por në kohën që doli në skenë Neço Muko, mënyra e të kënduarit të kësaj
kënge ishte e tipit…o shokë more…, gati e njëjtë në të gjithë trevën
iso-polifonike. Por Himara ka karakteristikat e saj të të jetuarit dhe të
perceptuarit të jetës, kështu që ky variant kënge nuk i përshtatej shumë. Këtu
fillon novacioni i Neço Mukos. Në qoftë se ariti sukses dhe ngeli i pavdekshëm
Neço Muko Himarjoti, mbeti pikërisht për rolin që i dha zërit të
tretë, ‘’hedhësit’”, duke e veçuar atë dhe duke e bërë më funksional dhe duke i
dhënë kështu këngës himarjote , jo vetëm atë forcë të re që e dallon, por duke
e bërë edhe më të zhdërvjellët. Pikërisht ky rol i ri i këtij zëri e ndryshoi
drejtimin e këngës himarjote duke e shkëputur atë dallueshëm nga kënga labçe e
gjirokastrite.
Dikush do thotë që ky zë
ka egzistuar me kohë dhe se këtë zë nuk e futi në polifoni Neço Muko. Kjo është
e vërtetë, ky zë ka egzistuar, por pa atë funksion që i dha Neço Muko te kënga
himarjote.
Të krijohet një teknike
e re polifonike është shumë e vështirë dhe duhen shekuj,por ama të veçosh një
zë të polifonisë dhe ti japish atij një rol të ri duke i rritur tonalitetin dhe
muzikalitetin, kjo po, është plotësisht e mundëshme dhe e pranueshme kur bëhet
me mjeshtëri. Këtë bëri Neço Muko dhe jo vetëm që u pranua, por novacioni mori
emrin e tij. Mandje sot themi këngët e Neço Mukos shpesh në vend që të
themi këngët himarjote ose anasjelltas.
Duhet të pranojmë se kjo
ishte një punë viganësh, ishte si të gdhëndje një mal stëralli dhe prej
tij të nxirje një Afërditë magjike. E tillë është kënga himarjote , për nga bukuria,
finesa dhe emocioni që të shkakton me bukurinë e saj.
Pasi përpunoi këtë zë,
bashkë me shokët e tij të Sarandës niset për në Paris më 1929, ku në rethet
studentore dhe artistike gjen dhe angazhon për incizim edhe Dhimitër
Rumbo,Llambi Turtulli,Kleo Jorgji,Tefta Tashko e Tula Paleologu. Dhe
kështu te firma ‘’Pathe’’ kryhen inçizimet e para në historine e
polifonisë shqiptare. Kështu përjetësohen këngët ‘’Vajzë e valeve’’ ,’’Doli
hëna’’,’’Llaj çoban’’,’’910 viti’’,’’Moj Katina nina nina’’ “Kënga e Ismail
Qemalit”,Shqipëria, Kënga e Çerçiz Topullit,etj etj.
Këto këngë i kemi
dëgjuar,kënduar e admiruar dhe në heshtje i kemi shprehu
mirënjohjen autorit të tyre dhe grupit të tij famëmadh. Kënga
iso-polifonike e njohur nga UNESCO si kryevepër e njerëzimit në 25 nëntor 2005
ka Brenda saj edhe kontributin e Neço Mukos si nismëtar dhe autor I krijimit të
variantit himarjot të kësaj kënge. Sepse vetëm pas suksesit të variantit
himarjot, filluan të dalin edhe variante të tjera , si ai i Dukatit, Gjirokastrës,
Pilurit etj, ashtu siç dalin filizat e rinj të degëve në trungun e një rrapi
shekullor kur klima është e përshtatëshme.
Të mos harojmë
novatorizmin e shoqërimit të kësaj kënge (himarjote) edhe me istrumenta, si
kënga ‘’Llaj çoban’’,novacion të cilin do ta çonte më tejë në këngën pilurjote
në ditët e sotme Lefter Çipa.
Por ajo që dua të
theksoj këtë herë është një fakt që pothuaj kalohet në heshtje kur flitet
për Neço Mukon;Ai është pioneri i këngës së lehtë qytetare në Shqipëri.
Këngët “O moj korçare”,
Saranditja, Konispolatja, Tirana, Shkodra etj mbanë firmën artistike të Neço
Mukos.
Por nuk mbaron me kaqë
kontributi i Neço Mukos në historinë e këngës.Më sipër kemi thënë se ai
krijoi në Sarandë një grup estrade që bënte të qeshte gjithë qyteti, por dhe në
këtë rast , pra në inçizimin e pllakave , ai nuk haroi të inçizonte parodi e
dialogje humoristiko-satirike, duke u bërë kështu i pari në historinë e
muzikës shqiptare në këtë fushë.
Dhe të mos harojmë edhe
kontributin e tij si poet, krijues i teksteve të këngëve, skeçeve dhe parodive,
ku gati 80% e tyre kanë autor Neç Mukon. Niveli i lartë artistik i këtyre
krijimeve ka bërë që ato ti rezistojnë “harimit”.
Pyetje:Kini thënë se… të këndosh këngën labe
nuk është e lehtë, por të këndosh këngën himarjote duhet të kesh dy palë
mushkëri. Pse thoni këtë?
Përgjigje: Sepse jo kushdo mund të këndojë këngë
himarjote, për vetë mekanizmin e të kënduarit. A e kini vënë re që isua e
këngës himarjote i ngjan një plumbi që ngrihet e ngrihet lart dhe thua me vete
se s’do mbarojë kurrë kjo ngritje. Duhet të keshë mushkëri të forta ta mbashë
këtë iso, deri në momentin që prerësi ta presë këngën. A e kini vënë re, psh që
kënga “Vajzë e valëve” nuk ka refren? Kjo ndodh për arsyen e thjeshtë se edhe
rolin e refrenit e ka marë iso-ja.
Nisja e këngës himarjote
është shumë e thjeshtë, marësi këndon një varg (vajz’ e valëve, psh).
Pastaj futen gjithë pjestarët e grupit me iso, për ta mbajtur dhe ngritur lart
këtë këngë. Pa ison e saj të fuqishme dhe fine, kënga himarjote nuk do egzistonte.
Thashë që marësi citon
një varg dhe jua le vendin pjestarëve të tjerë ta mbushin botën me ison e tyre.
Kjo teknikë e të kënduarit, ku marësi citon vetëm një varg, dëshmon lashtësinë
e këngës iso-polifonike, ku më shumë se evidentimit të rolit të marësit, i
kushtohej rëndësi isos kolektive (bashkë të kënduarit).
Duke e dëgjuar këngën
himarjote, thua me vete: Më madhështore nuk e bën dot njeriu. Krijime të tilla
janë vepra viganësh,viganë nga shpirti,viganë nga diapazoni pamor.
Të tillë ishin pjestarët
e grupit të Neço Muko Himarjotit, por edhe vazhduesit e mëvonshëm, pjestarët e
grupit të Dhimitër Varfit dhe Lefter Çipës, të cilët me të drejtë i nderon sot
jo vetëm Himara.
Prandaj ju ftoj edhe
juve që ti nderojmë, qoftë thjeshtë me pjesmarjen tonë në këtë
ceremoni në datën 14 dhjetor në Himarë.
Faleminderit!
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512