Zeno Gjika
Gonxhet e porsaçelura në prill
Përsiatje mbi vëllimin me tregime e skica “Dashuria çel në prill” të Drita Lushit
Në prill
çelin gonxhet e luleve në zonat malore. Dalngadalë mbulesa mbrojtëse e
gjelbër hapet si një kanat porte dhe pas tyre zgjaten petalet e ndrojtura.
Fillimisht sa çfaqen pakëz, si një sy vajze e ndrojtur, që do të shohë se çfarë
ka kjo botë pas porte, për të shpërthyer
më pas e për ta zotëruar të tërrën me
bukurinë e saj. Është magjepës moment i çeljes së gonxheve në prill. Ende pa e
parë lulimin të deh aroma pranverore. Dhe të lind dëshira që të qëndrosh në
vend, edhe nga ndroja se mos i shkel padashje këto gonxhe të porsaçelura, që
ende skanë marrë formën e plotë të një luleje. Dhe pastaj, kur shesh gonxhet e
porsaçelura, si sy vajzash gjysëm të mbyllur, të ndritur e të përnjomur, që
nxitojnë për në takimin e parë, të ndizet edhe ty brenda shpirtit një ngrohtësi
dhe të krijohet ndjesa se jeta është e bukur.
Është vërtet e bukur jeta, pavarësisht se mbi petalet e saj shpesh herë
bie pluhuri i modernitetit, me grimca krimi e varfërie. Ky pluhur mund të
mbulojë përkohësisht bukurinë e petaleve, por nuk e ndalon dot aromën dehëse të
luleve të na mbushë kraharorin. Ky pluhur mund të mbulojë përkohësisht petalet,
por nuk mund të bëhet pjesë e tyre. Ai rrëzohet edhe nga flladi më i lehtë. Dhe atëherë aroma e luleve vjen te ne
edhe në formën e një duhme dehëse. Ne nxitojmë të gjejmë këto lule, ti mbledhim e të bëjmë tufa
me to, për ti dhuruar në shënjë dashurie për njeriun dhe për jetën. Apo së paku, duke u këputur petalet, të hipotezojmë …më
do apo s’më do…njeriu që ne e duam. Sepse
lulja nënkupton dashuri.
Dhe ne kemi
nevojë për lule, sepse kemi nevojë për dashuri. Paçka se shumë herë kjo dashuri na mbush me lotë.
Me lotë shpirti, që qëndrojnë si vesa mbi petale. Por lulja e porsaçelur,
në vetvete i ngjan një buzëqeshjeje. Qoftë e mbuluar nga vesa e prillit. Madje
duket më e bukur kur mbi petalet e saj
rrezëllijnë margaritarët e lotëve.
Këto mendon
ndërsa çfleton librin “Dashuria çel në prill” të Drita Lushit, ku në shtrat
novelash kanë mbirë e po çelin petalet e tregimeve të saj. Petale që, ndonëse
nuk të japin konturet e plota të luleve që u përkasin (e pra, janë gonxhe
në çelje e sipër), të ftojnë të rish
pranë tyre, të ndjesh jetën që gëlon në këtë çelje, të dehesh nga aroma e tyre
dhe, shpesh përmes lotëve të pohosh….Jeta është e bukur.
Sepse unë
me plot dëshirë do sodisja “Valsin me të bardha” të Etlevës dhe do ta quaja me
plot të drejtë Valsi i dashurisë. I
dashurisë për jetën e re që nis,
për dashurinë prindërore që e shndroi dhimbjen në lumturi…Dhe ajo ngrohtësi që
buron nga reshtat e tregimit, ju siguroj unë që është ngrohtësia e gjithë
dashurive.
Është ajo
ngrohtësi njerëzore që gëlon edhe te “Shtatë ditët”, tregim që vetiu të kujton
se…edhe zoti e krijoi botën në shtatë ditë. Sepse e krijoi me …dashuri…Nuk e
kisha dashur botën më shumë se sot…pohon sinqerisht autorja. Është një dashuri që nuk mund të thuhet nëpër
telefona , një dashuri që edhe vendimin më të vështirë e bën të natyrshëm si
çelja e një gonxheje.Një dashuri që I bën të bukur dhe të natyrshëm edhe lotët
e burrit dhe natyrshëm thua …Gjergj…unë do të vij, duke e vendosur theksin te
pjesëza “të”, për të kuptuar se të vij ty, vij vetëm për ty. Pavarësisht se bie
shi apo jo.
Te këto
tregime të porsaçelura si gonxhe lulesh ka shumë freski. Tallazet dhe vrundujt
e ndjenjave të shpirtit, dalin përmes rreshtave dhe vijnë drejt teje. Herë të
rrëshqasin si lotë ndënë qepalla, herë të ulen si buzeqeshje në buzë . Vrapon nëpër shi bashkë me
personazhin, qesh apo trishtohesh bashkë me të. Por ajo që vlen të thuhet është
fakti se jeton bashkë me personazhin
botën e bukur shpirtërore të Drita Lushit.
Këtë botë që ka kaqë shumë lule dhe dritë. Ku dhe dëbora është thjeshtë
një …lule e bardhë. Këtë botë ku mëson të …puthesh me vështrime, këtë botë ku gjithmon të pëlqen
edhe shiu.
Në
shtrat novelash kanë nisur të çelin ca gonxhe
që lajmërojnë një pranverë të afërt dhe me lule shumë. Të bukur, me
diell e me shi, si lotë gëzimi. Dhe kur të çelin këto gonxhe plotësisht, së
afërmi, do shohim se prilli, sa ka lule, ka dashuri. Do ndjejmë se është bukur
të jetosh jetën, me gjithë vështirësitë dhe privimet e saj. Do ndjejmë se aroma
e luleve të çelura është më e bukur se era e …makinave luksoze. Do ndjejmë
jetën, të gjallë e të gëzueshme. Ashtu siç di ta përshkruajë Drita Lushi.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512