Një histori piluriote…
Nga Timo Mërkuri
Askush në fshat nuk e mori vesh, si erdhi e nga erdhi, ai
njeri. Se, fshati ynë, është një fshat malor, ku dimri
përton të largohet dhe pranvera mezi vjen, për të ikur përsëri me vrap,
e ndjekur nga dimri. Dy stinë njeh fshati ynë, pranverën, nja dy-tri muaj dhe
kusuri është dimër. Ndaj, nëpër
shekuj e mote s’kishte fare të ardhur në fshat. Vizitorë
kishte me shumicë, sidomos në kohën e vjeljes së rrushit, por dhe këta vizitorë
qenë nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa
të fshatarëve të shpërngulur
nëpër mote. Prandaj u habitën fshatarët me këtë jabanxhi të porsa ardhur.
Fshatarëve u erdhi keq për të, si një
njeri pa jatak e katandi, ndaj i dhanë
dorën. Por ata u bënë kureshtarë me të, kur ai u prezantua si një njeri i
ditur, që kishte shkruar mbi 15 libra (por nga hallet që e kishin zënë kish
botuar vetëm tri), që kish shkruar mbi 875 shkrime e faqe nëpër gazetat e dynjasë, e që kish marë
për to gjithë ato dekorata e lëvdime, mbi të cilat shquhej ajo e kryepleqësisë
së fshatit Shelegar, e stolisur anash me
varak të bardhë e me një patok të zografisur në mes të saj.
Ai vazhdoi të flasë për veten e tij
dhe nga të folurit e shumtë fshatarët filluan të dyshonin se ky delenxhi, do
ishte ndonjë zullumqar, i ndjekur nga fshati i tij për ndonjë zullum. E dëgjuan
me vëmëndje kur nisi të thoshte se
ai…medemek…. kish lëçitur gjithë
librat e dynjasë, e kishte “kallur” brenda vetes diturinë e tyre, dhe
bëhej gati që me atë dituri të përmbyste botën. Tëpkë si në kohën e Noes, zoti i madh, që i paçim
uratën.
Por për këtë nuk u trembën shumë
fshatarët sepse, dihet që Piluri është fshat në majë të malit dhe që të
mbërinte deri aty përmbytja, do ishin mbytur e shuar gjithë dynjaja. E po
ndërkohë, ata, fshatarët pra, o do hipnin në majë të gorricave, o do ndërtonin
varka e do lundronin nëpër këtë det përmbytës dijesh.
Por një
zgjidhje i duhej dhënë të porsaardhurit, o ta ndiqnin nga kish ardhur, o
ta mbanin e ta ngarkonin me punën më të
keqe, me atë punë që s’donte ta bënte asnjë në fshat. Po cila qe kjo punë
xhanëm, ky qe marifeti. Ishin duke e ndjekur fare, se u lodhën duke menduar për
të dhe humbën kohën e çmuar të lojës së dominosë, kur Simos i ra ndërmënd dhe u
tha fshatarëve që, ta caktonin të porsaardhurin …kryetar të mbajtjes së
defterëve të fshatit.
Dihet
botërisht që, piluriotët mund të ulen në klub e të lozin letra tërë ditën, me apo pa para, të
ulen në për ziafete e të mbarojnë së ngrëni një kope të tërë, e së piri gjithë
vreshtin. Por për të shkruar ama, vuru pushkën në lulkë të ballit e një kartë
nuk e shkruanin...
Po ja që fshati mblidhej shpesh për të
qarë hallet, për të matur tokat, për të numëruar fiqtë e goricat, për debatet
me Himarën e me Kuçin, për… Për shumë gjëra mblidhej fshati, por për të
shkruar, asnjë s’donte të shkruante. E kam llafin, të shkruante për llogari të
fshatit, se për llogarinë e tij çdo piluriot shkruante si ja donte mideja dhe
mbushte rafte në shtëpi me fletore këngësh e bëmash.
Kështu ndodhi që fshati vendosi ti japë
një …titull … kryetar… këtij jabanxhiu, që akoma s’ja dinte as emrin. Dhe ai
nuk përtoi ta bëntë punën. Shkruante fletëthirjet për në mbledhje,
procesverbalet e mbledhjeve, pajtimet e gjaqeve, darovat, ftesat për në dasma e fejesa. Djemve të rinj
u shkruante letra dashurie për vajzat dhe vajzave u shkruante për djemtë,
përgjigjet për letrat e tyre. Në fakt, asnjë nuk e dinte, që të tëra letrat e defterët i shkruante në dy kopje, një nga të cilat e
mbante për vehte. Dhe, ashtu si shkarazi, u përmëndtte citate nga letrat, sidomos vajzave dhe djemve të
rinj, që skuqeshin nga ndrojtja.
S’dihej si do kishte vajtur puna, sikur
sebepi i një sheri të mos vinte po nga Simua. Simua bëri një festë familjare,
por nuk e ftoi jabanxhiun. A s’deshi, apo haroi nuk u muar vesh. Po, ja që të
dielën në mëngjez, te rrapi i fshatit, ku Simua qeshte e bënte hoka dhe si
zakonisht lozte dominonë e tij të famshme me priftin, na afrohet serbes-serbes
edhe miku jabanxhi. A kishte pirë ky miku ndonjë shishe raki dëllinje, apo i
dukej vetja si një gjeneral, që kishte
kalëruar, drejtuar e fituar beteja në Vaterlo e më tej, për gati 12 vjet, që
kishte bërë 6 parada fitoresh, që nga Shelegari e deri në Vrion e Metoq, apo
si, kjo s’u muar vesh. Por, u dëgjua qartë e shkoqur fjala e tij, kur iu
drejtua Simos:
-Dëgjomë këtu, o i tërëditur, alegro dhe élan! Unë jam kryetari i mbajtjes së
defterëve të fshatit. Domethënë, më i pari i fshatit. Kësisoj dhe në shtëpinë
tënde më takonte vendi i nderit në atë drekë! Po ti më harove mua! Të më
shohësh se çdo të të bëj!
Simua hapi sytë se s’po u besonte
veshëve. Ky spurdhjak i bërtitka kështu! Prifti, që e nuhati kthesën që do
mirte puna, i doli përpara Simos, që u
ngrit vrik në këmbë.
-Dale prift, dale….i tha Simua i zënë ngushtë nga
ndërhyrja e tij. Ulu pak, ulu. Dhe pasi u ulën përsëri prifti dhe të tjerët, iu
drejtua jabanxhiut…
-Dëgjo këtu ti, i
vetëmtiiditur, po dëgjomë mirë e po
s’më kuptove, pyet të tjerët, se nuk do flas dy herë. Të vumë kryetar të
mbajtjes së defterëve, për gomarodhula e jo për mënd. E di ti çdo të thotë
“gomarodhula”? Do të thotë …punë gomari. Pra të kemi vënë aty si…gomar, e jo si
kumandar. Dhe si gomar që të vumë, duhet të dish se: gomarin e marin në dasëm për tu prurë ujë dhe jo për ta
bërë dhëndër, apo për ta vënë dollibash.
More vesh, more …gomar. Tani, pirdhu nga fshati ynë, se do ta ndreqim vënçe
samarin…
Dhe duke iu drejtuar priftit, vazhdoi….Hajde tani uratë,
hidhe zarin e luaj dominonë.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512