Pluhuri i artë i poezive …
Përsiatje mbi vëllimin poetik “Pluhuri
i artë i përjetësive” të Agim Matos
Nga Timo Mërkuri
Thënia …që ta kuptosh poezinë
duhet të “njohësh” autorin, qëndron më
shumë se kudo në rastin e poetit Agim Mato. Kjo, jo për arsye se poeti “vargëzon”
biografinë e tij, por për faktin se është
vetë jeta e tij trunglisi zgërbojë, i goditur e i përcëlluar
nga rrufetë e absurdit politik, ”lehe” ku farëzohen poezitë, duke na dëshmuar edhe
njëherë se …poezia lind nga dhimbja.
Prandaj ju lutem të më
mirëkuptoni në “prezantimin” tim, të
stërpikur me pluhur poezie..
Poeti Agim Mato “lindi” kur
mbaroi shkollën e mesme. Deri atëherë
ishte një adoloshent trazovaç, nga ata që nuk linin “dy vajza bashkë”. Jetonte pranverën e moshës sipas motos …ku rrafsha mos u vrafsha dhe … çdo gjë
që fluturon, haet. Mrekullohej me … koncertin e pulëbardhave/dirigjuar nga erërat
joniane/në gjirin e Sarandës ….dhe …për tu ndjerë burrë/e trashte zërin me
shokët…
Por jeta i kishte rezervuar disa
të papritura të hidhura. Pikërisht atëherë kur shpresonte të hidhte hapin e parë
drejt jetës, i erdhi goditja e papritur dhe trullosëse. E papritur, për kënd- vështrimin e tij human për jetën dhe trullosëse, për nga forca shtetërore
e goditjes.
Ishte ballafaqimi i parë me …luftën e
klasave.
Shokët dhe shoqet e tij u ulën nëpër
auditoret e universiteteve, ndërsa ai…me
një kostum të grisur ëndërash endesha në një gji të mbyllur deti/me hirin e zjarreve
të shuar në shpirt…
Por nuk mjaftoi me kaq. U nis ushtar, ndoshta me
mendimin pajtues (me regjimin) se do shërbente për mbrojtjen e Atdheut, etj.
etj. Por ja që, për pushtetin, nuk konsiderohej i besueshëm, përkundrazi, me
fantazinë që kishte, mund të ishte i rrezikshëm me armë në dorë. Prandaj i dhanë
një pushkë druri, (që të mos mësonte funksionimin e armës), si dhe një kazëm të
madhe (me majë hekuri, sigurisht).
…Isha si një guackë e zbrazur/…asnjë shpresë nuk i rrihte krahët rrotull
meje/ të mi zgjonte ditët me klithma gëzimi…
…I mbyllur shpirti/E mbyllur kënga/Rrethi i një laku më shtrëngonte në
fyt…
Por ndërsa heshtëte publikishti, …bukuritë galaktike frymonin brenda vetes…dhe
krijonin botën e bukur të poezisë. Sepse bota shpirtërore e poetit është
“laboratori” më efikas që zotëron
njeriu, i aftë që “helmin” e jetës së tij personale, ta shndrojë në mjaltë për
njerëzimin.
Dhe kështu, ecur me kujdes…të mos shkelja/aty ku më prisnin greminat…, kur… për
shumë kohë dhe penën ma sekuestruan/si një armë të
paligjëshme…kur…ngela pa zërin tim,
pas gjuhën time, pikërisht atëherë, kur normalisht duhej të harohej në heshtje, atëherë poeti hodhi në
publik arin e shpirtit të tij në vëllimet “Jug” dhe ”Në prag të shtëpive tona”,
dy vëllime që tërhoqën vëmëndjen e botës letrare për risinë e re që sillnin në
poezinë shqipe.
Suksesi i këtyre dy vëllimeve, dëshmoi
se, poezia është kulla e rezistencës, ku
ngujohen dhe triumfojnë shpirtërat e mëdhenj në kohë diktaturash.
Bota letrare shqiptare i përshëndeti
me entusiazëm, këto lule të brishta joniane, me aromë … erë limoni e jodi përzier.
Por, duke perifrazuar thënien se… në
Shqipëri, lulet i hanë … gomerët, kujtojmë se,...gomerët e diktaturës u sulën
dhe hëngrën edhe…“Bukën e fjalëve “ , vëllimin
e tretë poetik të Agim Matos.
Ishtë një kohë urie e madhe në
Shqipëri. Diktatura, si Polifemi, hante edhe ëndërat që sillte … hëna. Prandaj,
ndoshta … Hëna vononte të dilte/hidhej
duke u penguar nëpër bokërimat e qiellit/atje ku yjet gremiseshin …
Dhe poeti vijonte te shëtiste anës
detit, miku i tij i përherëshëm, me të cilin …vumë në provë vetminë/ti (deti) i zbrazur nga aniet,unë i zbrazur nga
shpresat/mënjanë botës së madhe…
Por deti asnjëherë nuk të lë vetëm.
Jo vetëm kaqë, por ai të zgjeron dhe forcon frymarjen me jodin e tij, dhe ta bën
shpirtin të madh…sa shtatë dete, duke të fisnikëruar botën shpirtërore.
…duke u futur çdo natë brenda meje/ma zgjerove shpirtin/…dhe më bëre ti mëshiroj ata që luftuan
njeriun/verbuar prej ideologjive…
….Me një dritë të lëngëshme më pagëzove të tërin… thotë poeti dhe neve instiktivisht na kujtohet pagëzimi
i Jezu Krishtit me ujë, në lumin Jordan dhe drita qiellore që ra mbi
kryet e tij në atë çast, duke dëshmuar origjinën e tij si bir perëndie.
Por poeti nuk ishte bir perëndie.
Ai ishte thjeshtë, bir i një të… porsaliruarit nga burgu, i cili dilte i vetmuar, me një kostum mbretërie/me një
kapele republike, dhe rinte pas vehtes, si pas një dritareje, në pritje
të lirive të munguara…dhe priste ndryshimin i paduruar.
Por ishte poet, nuk mund të rinte
i mënjanuar. Boll ndënji i heshtur tridhjetë vjet.
Ndajë …me lopatëzën e një ëndrre / zhvendos(t)e errësirën reth e rotull/ hap(te)i shtigjet që
(të) e lidhnin me botën…jo vetëm duke u bërë pjesë aktive, por edhe faktor në
botën letrare me poezinë e tij.
Poezia e tij është një urrë që
lidh shpirtërat njerëzor, nëpër të cilën kalojnë ëndrrat e bardha të poetit drejt lexuesve, si nuset para altarit, kur shkojnë nga krahu i prindit
në krahët e dhëndërit.
Ky është çasti që dhëndërit i
mehet fryma nga lumturia.
E vlen të jetosh e të vuash në
jetë, vetëm për të përjetuar këtë çast. Asgjë tjetër nuk kujtohet nga jeta. Kaqë
dritësim ka ky moment, sa që i zbardh dhe i “fshin” gjithë aspektet e
dhimbëshme të jetës, si fotot e stampuara në negativin e një filmi, të dalur
befasisht në dritë. Mbeten vetëm shënjat e plagëve mbi trup e mbi shpirt. Dhe
ato, të stërpikura me një pluhur të artë poezie, sa që ti bën të bukura këto
plagë, si piktura të Rembrandit të magjishëm.
Dhe këtë botë humane të poetit që e bëri ti
mëshiroj ata që luftuan njeriun/verbuar prej ideologjive…, duhet të theksojmë se e projektoi dhe ndërtoi një
person vendimtar në jetën dhe krijimtarinë
e autorit, gjyshja e tij, një plakë e vuajtur çame, e rudhosur dhe e
kërrusur që , për nga fati në jetë të kujton Rozafën. E murrosur në dhimbjen e
saj, me një këmbë tundte djepin e ëndrave të nipit në Sarandë dhe me njërën dorën
ujiste shpresat e të jatit të tij, në
birucat e diktaturës.
Si s’mendoi një herë për vete kjo
plakë shamibardhë. Gjithë jetën me skalistir në dorë duke mihur dheun e luleve
në obor, në saksi apo në ëndëra, duke i kënduar nipit ninulla për Marko Boçarin
e Osman Takën, për tumankuqen me festen treqint mexhite apo të bukurën e trimit larg në More. Dhe e
konte (ushqente) me një shqipe të ëmbël, si mjalti, që sado mote të shkojnë, kurrë
nuk e haron.
Se duhet të theksojmë që Agimi është
një njohës dhe përdorues mjeshtëror i
gjuhës shqipe. I nxjerr fjalët e bukura të shqipes së vjetër si margaritarët
nga pinat detare, mbuluar me
leshterikë. Margaritarë fjalësh që rezëllijnë nëpër vargje, duke i bërë më të
bukura, më të gjalla, më shqiptare poezitë e tij.
Ato poezi joniane që rrjedhin rrëmbyeshëm nëpër shtratin e artit
popullor, ashtu siç rrjedhin pranverës përrenjtë e porsa krijuar malorë nëpër
shtratin e vjetër të përrenjve, ato poezi që të mrekullojnë me magjinë e tyre,
që të duket se je nën stërpikje valësh përroi
a nën stërkala dallgësh deti, që të duket se rend nëpër yje a eksploron botën nënujore, ato poezi që të mbushin frymarjen me jetë, unë
ju them se kanë lindur nga dhimbja e poetit, që ju të mos ndjeni dhimbje në këtë jetë.
Por ne, le të lexojmë poetin:
…Sipër nesh ngrihej si aureolë një fashë hyjnore e ëndravë/ të notepsura
me dritë/Ajo që nuk e thoshnim me zë, ishte më e bukur se fjalët/më e ëndëshme
se qumështi i yjeve/që xixëllonjat pinin mbrëmjeve nëpër qiell/ Dëgjonim në
heshtje muzikën e shpirtërave tanë/…dhe vinim re se plepat fjalamanë e kishin
pushuar frushullimën/ të magjepsur/ Ndjenim në gjoks limfën e trupave tanë/…Edhe
një puthje na dukej zhurmë…
Hëm, nuk e kuptuat mirë. S’ka gjë,
mos u trishtoni dhe sidomos, mos u përpiqni ta kuptoni.
Poezia joniane e Agim Matos është
si dashuria. Ndjehet, përjetohet dhe vetëm kur e
humb, e kupton se çfarë ke
humbur.
Ndaj dhe unë ju them:- Ndjejeni
dhe përjetojeni poezinë e Agim Matos, miqtë e mi.
Me siguri që do lumturoheni.
Dhe unë ju falnderoj që më nderuat me vëmëndjen tuaj.
Sarandë, më 8 Qershor 2016
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512