Kurora me degë ulliri.
….banorët e Athinës më në fund vendosën që të ndërtonin qytetin e
tyre me mure të fortë rrethuese, për tu mbrojtur nga armiqtë, si dhe Akropolin,
si vendbanim a vendqëndrim i perëndive. Duke qënë se ishte një punë kolosale, e
papërballueshmë për forcat dhe aftësitë e tyre, ata kërkuan ndihmën e perëndive, duke shpallur se qytetit
do ti vinin emrin e asaj perëndie që do tu bënte dhuratën më të çmuar. Dhe u
sulën perënditë tu bënin dhurata banorëve…
Poseidoni u vërviti nja
dy tri dallgë që e lagu tërë tokën e desh bëri hatanë. I penduar e goditi përsëri me sfurkun e tij tridhëmbësh
dhe nxori një burim uji pranë Akropolit, që të pinin njerëzit dhe perënditë.
Por njerëzit rinin me sytë nga deti, andej nga ju erdhi ajo gjëmë dallgësh dhe
emrin e Poseidonin e pëshpërisnin me frikë.
Athinaja, perëndesha e
luftës, e urtësisë,artit, shkëncës e zejtarisë u çoi banorëve një fidan ulliri,
marë nga fidanishtet qiellore. U mësoi njerëzve si ta mbillnin e ritnin këtë
pemë , e cila kishte vetinë e jetëgjaatësissë shekullore, si të nxirnin vajin
nga kokrat e kësaj peme, e cila kishte vetinë shëruese për mbi 60 sëmundje etj
etj.
Njerëzit të mrekulluar
nga kjo dhuratë vendosën që qytetin e tyre ta quanin me emrin e kësaj perëndeshe,
Athinë.
Shumë perëndi dhe gjysëm
perëndi vrapuan të përfitonin nga kjo pemë e perëndishme. Herkuli bëri një
topuz me degë ulliri, Odise shkopin me të cilin verboi ciklopin , e bëri me degë
ulliri, ndërkohëb që në Itakë krevatin e tij bashkëshortor e kishte bërë në
trungun e prerë të një ulliri stërshekullor dhe së fundi vetë Homeri, vajin e
ullirit e quante “ar i lëngshëm”.
Perëndesha Athina ishte
vërtet një perëndeshë e luftës, por ajo në asnjë rast nuk është paraqitur me
tipare luftarake (përjashto një veshje ceremonial, gdhendur në mermer). Ajo më
shumë kontribonte për paqen dhe përparimin, ndaj dhe ithtarët e saj ishin të shumtë.
Në respekt të kësaj perëndeshë
u vendos që fituesve të lojrave olimpike, strategëve fitimtarë, poetëve dhe dramaturgëve tu jipej
kurora me gjethe ulliri. Jipej vetëm kjo kurorë, pa shpërblim financiar, vetëm
se fituesve u ngrihej një shtatore mermeri në Athinë ose në vendlindje të tyre.
Në momentin e vendosjes së kurorës mbi kryet e fituesit, gjithë populli, strategët
e prijësat çoheshin në këmbë, në shënjë nderimi.
Fillimisht kjo kurore
ishte thjeshtë një kurorrë me degë e gjethe të njoma, këputur nga një ulli i stërlashtë
që konsiderohej i shënjtë. Por duke qënë se kjo kurorë , me kalimin e kohës
prishej, duke patur parasysh se lavdia e përftuesit konsiderohej e pavdekëshme,
u vendos që kurora të ishte prej ari.
Me kurorë të tillë janë
nderuar strategë lufte, prijësa, poetë e dramaturgë të antikitetit.
Ky gjest nderimi e
respekti u përhap menjëherë në gjithë botën. Në Romë, Qezari e mbante në kokë kurorën me degë ulliri edhe në ditët e zakonëshme.
Dantja dhe Virgjili, më von, e quajtën
fitoren e kësaj kurore triumfin e tyre më të madh në këtë jetë.
Edhe në Kaoni njihen
raste të dhënies së kurorës së artë me degë ulliri...
Në një varr monumental të periudhës shek III plk
në qytezën e Borshit të sotëm mbi mozzaikun e rastit janë gjetur edhe dy gjethe
ulliri të arta , në një qytezë pranë Konispolit të sotëm është gjetur një kurorë
me gjethe ulliri e artë (Arkeologu H.Shabani) po ashtu dhe në vendbanimin e
quajtur Vumlo, pranë Pilurit, është gjetur në një varr monumental antik, të kohës
para romake një kurorë me gjethe ulliri të arta.
Në kohën tonë, ushtarakët
e lartë (E.H), në grand uniformën e tyre, te mbistreha e kapeles, kanë vendosur si ornament degën e ullirit, si simbol botëror
i lavdisë. Po kështu, gushoret e grand uniformës janë stolisur po me gjethe
ulliri, duke evidentuar në këtë mënyrë superioritetin e tyre hierakik.
Duhet të specifikojmë faktin e evolimit të simbolit të
degëve të ullirit, nga simboli i jetë -gjatësisë dhe shpresës (Në
Dhiatën e Vjetër një pëllumb kthehet me një degë ulliri në arkë, në mënyrë që
të shpallë fundin e përmbytjes dhe të sjellë shpresë për njerëzit), tek simboli i paqes e pajtimit,
pastaj tek simboli i fitores e tek simboli i forcës e besnikërisë, për të
mbritur te ulliri si simbol lavdie.
Nën këtë
panoramë, Klubi i Krijuesve Jonianë të Sarandës mendon që të rikthejë në aktivitetet e tij vjetore të
Manifestimit Poetik “Trirema Jonaiane” traditën e stërlashtë të nderimit të
poetëve me “Kurorën me gjethe ulliri” të
artë, modelimin e të cilës po e paraqesim bashkë me këtë shkrim.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512