PRINCESHA E METAFORËS
Sado e çuditëshme që duket, sa herë lexoj poezitë e Peso Pem’za
mua më kujtohet gjyshja ime. Realisht
gjyshja ime s’ka asnjë qasje me këtë poete as si periudhë jete, sepse
gjyshja ime ka vdekur në vitet ’70, kur Peso (besoj) ka qënë fëmijë, dhe as në mënyrë jetese,
sepse gjyshja ime ishte hierëndë dhe në
rininë e saj mbante nagantin në brez ndërsa Peso paraqitet në shkrime e
foto (se unë nuk e njoh fare) një tip çapkëneje, që me siguri do ti ngrinte
kacabujtë gjyshes sime. Dhe sigurisht nuk kanë qasje as në letërsi sepse
gjyshja ime nuk ishte poete, ndonëse shpesh kishte një të folur me bejte si
gjithë plakat pilurjote, ndërkohë që Pesoja ka ca shpërthime poetike që më të drejtë
Armela Hysi i quante “shpërthime
gjenialiteti”.
Por mua s’di pse më kujtohet një përallë e
gjyshes sime për një princeshë të bukur, të mbetur jetime, sa herë lexoj
poezitë e Pesos… Kësaj princeshe, në moshën e fëminisë i vdiq nëna dhe ajo vetëm vajtonte me lotë të hidhur. Këtu
pra, qënka është qasja mes poetes dhe gjyshes sime, pikërisht vajtimi e lotimi, pavarësisht se
poetja loton përmbi vargje (ndoshta pse e
përjetoi në moshë më të rritur humbjen)… Kur diq nona/e lajtëm bardh/e
krehem l’mojtë/e mlum me dhe…, por përballë vdekjes së nënës edhe ajo ishte
dhe reagoi si një fëmijë. Vdekja e prindërve dhe sidomos e nënës na kthen
të gjithëve në fëmijëri, si për nga ndjenjat që përjetojmë ashtu dhe për mënyrën
se si reagojmë.
Ndryshe nga Peso që me dhimbjen e saj mbuloi
poetikisht planetin, princesha e vogël e përrallës së gjyshes sime mbyllej në
një cep të shtëpisë apo shkonte në rrëzë të një trungu peme në kopështin e saj
dhe vajtonte me dënesa të forta e pa zë. Por në vajtime, po nuk e dini jua them
unë, dhimbja del me vajin, me zërin, me ligje (ligjërime). Kur nuk di të
vajtosh me ligje, dhimbja dendësohet në
shpirt dhe kondesohet në lotë, që
derdhen nga sytë. Kështu i ndodhi dhe princesësh së vogël, dha e mori e vogla
duke shtrënguar gjoksin në dënesa kur
befas i shpërthyen nga sytë kokra loti. Por çudia ishte se këta lotë qënkishin
si ca ruaza të bardha, si kokra breshëri dhe erdhi dhe u mbush vendi me
bardhësi kokrizore. Princesha e vogël nuk kishte si ta dinte se dhimbja e saj
ishte kondesuar në …margaritarë. Ajo qante për nënën te trungu i pemës së madhe
dhe lotonte margaritarë. Pastaj ngrihej e ikte, për të vajtuar përsëri të
nesërmen për nënën në një tjetër vend…kur
diq nona/deken e pash tuj kqyrë n‘gropë/hë bushtër/ke
humb /aty brenda diçka tandën/edhe po i
more tana nanat /jetime mbetesh…
U mbush viti dhe babai i princeshës solli në shtëpi një grua
tjetër dhe i tha të bijës së këtë grua
ajo, princesha pra, do ta kishte si nënë. Por kjo gruaja e dytë nuk i ngjante
fare nënës së princeshës, ndonëse ishte e bukur dhe qeshtë shumë, ajo nuk e
kishte atë dritën e ngrohtë në sy, siç e kishte nëna e saj. Edhe shikimin e
kishte pakëz të pjertë, si një thupër që të godet pabesisht në shpinë, jo një
shikim i drejtpërdrejtë që të të hyjë drejt e në zemër. Prandaj princesha i
shmangej shoqërimit me këtë grua që solli babai në shtëpi dhe shkonte shpesh te
pema e madhe e lotonte ose bisedonte me pemët, ashtu siç bisedonte me poezinë
Peso Pem’za… Sot një Ah/u bë gati t‘më fliste/dhe asgjë nuk më tha…ose meditonte…..kur
vdiq nëna/pushova të jem / fëmijë e tim eti/u
rrita nga mjesi deri në darkë… sepse… nana kur u bo
me fmijë/harroj se ishte edhe gru/u braktis prej babe/baba kur u kujtu se
ishe edhe burrë/iu kthye asaj/e
na /jemi kon t'endun veç prej ni dore/dallohet trajta ….
Fatkeqësisht, kureshtja e njerkës për largimet e shpeshta të
vajzës së vogël zbuluan faktin që lotët
e saj ishin prej margaritari. Ajo ja dinte vlerën margaritarëve, prandaj pasi i
mblodhi të gjitha ato që kishte lotuar princesha nëpër rrëzë pemësh apo cepa
muresh, filloi ta mundojë vajzën më tepër me qëllim që ajo të lotonte gjithë
ditën. Kështu ajo bëhej e pasur nga lotët e princeshës së vogël.
Vetkuptohet që babai i princeshës nuk shikonte gjë. Me siguri
këtë ngjashmëri ka patur babai i princeshës së vogël me atin e Pesos, ndaj kjo shkruajnti poezinë…ka ditë që babës
iu ka skamnu shikimi/dhe kujton se asht i sëmurë/hukatë mbi xhamat e syzeve e m'vet/a din me ia
knu nonës ni Ja-sin/mungesën tane e lexoj n'sytë e tij/e ai ankohet se
ni vesh po i knon si shpesh/unë mar për Ty ndër dhambë nji kangë/s'i radiot e
vjetra me ushtimë/as ai s'kursehet/me zonin e tij shterrak m'bjen n'refren…
Pricesha vajtonte në verë, princesha vajtonte në dimër e Peso
largonte të ftohtin e dimrit me poezi …hej
dimen/s‘kom zemër t‘përshtatshme për motin tand/asaj shpejtë i ngrin pështyma…
Por erdhi një ditë që princesha nuk po vajtonte më për nënën.
Jo vetëm që nuk vajtonte, por çudi e çudive ajo këndonte gjithë ditën, njësojë
siç shkruante Peso Pem’za… nuk po trishtohem/kur po m’shpeshtohen/vijat e imta nër sy/janë udhë për
gëzimet/që dojnë me u kthy…madje shpesh këndonte e vallzonte njëherësh...…ngo ti zemra
jeme/mirë që s’banon/me mu/se unë do t‘përlahesha me gotën që ti pi/se ajo ta preku cepin e buzës/do të zihesha me briskun e rrauzes/që ta përshkon arrën e gushes/mënia jeme do t‘dokej fushës/Hej dije/edhe pemtë e
kopshtit do ti preja/mos me t‘zatet me hije/as me pikat e shiut/n‘ujdi s‘do
t‘bija/që ranë mbi t‘prekmet e mija/për orët që do t‘mungoje/ do ta rrisja
qiranë/me mjekët në rast se sëmuhesh/do ta ndezja belanë/edhe për majthat e
gishta ve / me rezen e derës/me t‘shejtin shpend t‘verës/që t‘kapercej pa
m‘vetë mu/me krejtë isha idhnu / dhe për inatë/me ton ata që besojnë n‘zot/do
t‘boja shamatë/se nën kulmin tem/puthem me perendinë ditë e natë/ngo ti zemra
jeme/mirë që s‘banon me mu/po n‘mu…
Gruaja
që pruri babai u tmerua. Jo vetëm që spo gjente më margaritarë loti por vajza nuk kishte
ndërmënd të ulej e të vajtonte
ndonjëherë. Atëherë me shkak e pa shkak e rihte, por edhe rahja s’bënte fajde.
Princesha e vogël këndonte e fluturonte në valle me fluturat..mundet një flutur e bardhë/për pak/t‘ia
prish të zitë natës/dhe ajo për pak të
harroj/se është vejushë… sepse jetonte në ëndër
…a do t’më besoni nese ju them/se kam
pritur/aq gjatë në radhë/për ta imagjinuar një ëndërr/ku puthësha me zotin/dhe po aq gjatë/do e
meditoj atë ekstazë dashurie/../Ka njerëz që mund t‘i thonë
përmendësh/emrat e dashurive/ashtu sikur unë të ëndërrave që kam…
Atëherë
gruaja e dytë që pruri babai e kuptoi që princesha e vogël nuk ishte më aq e
vogël. Ishte rritur dhe kishte rënë në dashuri dhe i këndonte dashurisë së saj.
Dha e mori çfarë të bënte dhe …e mbylli në dhomën e saj që të mos
dilte….Atëherë lot të hidhur i dolën nga sytë princeshës, lot që çuditërisht sa
binin në dysheme, shndroheshin në diamantë, të bukur e të fortë. Por princesha
e vogël s’kishte sy të shikonte diamantët. Ajo i shtynte dhe i mbulonte me
hirin e vatrës, poshtë druve që digjeshin ngadalë…. Na dyja/Ku e thej qafen hana /athu ku/ka ik sikur t'sh kon çikë/atëhere kur flejnë gjithë gjinja e shpisë/dhe krejt me kast i le nallanet n'derë t'avlisë /veç sa me u dok qe shkoj mas dashnisë/…/Ku e thej
qafen aq me ngutë/unë gjithë me 'to jom nda butë/edhe atëhere kur del gjys e
kafshume/edhe kur plotnohet për ulk/qielli met pa hanë/e unë pa ty/netët ka me
i mlu zija/n'andërr e linda një fëmijë t'pa baba/tash që asht terr nuk
m'shohin /se dyfishohem veç nga hija… dhe vajtonte se… Prapë
kallnori/ra n‘dimen/e na/tek a tek n‘kallnor… prandaj ajo vajtonte... e lash/zemrën pa e
kurdis/mos ta kuptojnë që s‘je/se plas…
Dhe ashtu e mbyllur në dhomën e saj, e mësuar tashmë me
dhimbjen, i çonte djalit fjalë dënese me vargjet… unë ia përsërita pa fund/erës/fjalë për fjalë këto që
shkruaj/s‘di nese të tha/se kodra e vetme e thinjur/që dukej mal/qe mjekrra e
jote/murgeshat e gojës time/ishin pushtueset e vetme të atij manastiri të
vogël/e vetmja faltore e fesë time të madhe/e shëndrruar gërmadhë kujtese/nuk
di nëse të tha/se në këtë vend stinët se plakin barin…
E mbyllur në shtëpi, bisedon me dashurinë…/Unë i veta sytë/veti edhe ti tut‘/a
dojmë me u kqyrë/dej n‘mjedis zemre /a veç
deri n‘hudut/kallxom ta di/t’mitë ku ti maj/n‘gaz
apo vaj…
Por
zemra beson në dashuri… zemra jeme don me
besu/se me borën permi kry/se denojnë as bjeshken/ajo
bjen se don me u shkri / përmbi zjerm
t'heshtun/beson zemra jeme e bardhë /si janari/se dashnija e
saj /asht e kuqe si tetori/…dhe se tramdhjetë muej i ka kalendari….
Dhe
parafytyronte jetën…/Mëngjesi doket si gru
e re/met e ve/qe nuk i bindet petkut t'zis/vishet
gri/th'u se e ngulfatë nyje e shamisë/../asht
nji mister/dita thinjet pa dal/dilli nuk lindë veç del/ovali i tij ka
ndryshu/mundesh me puth/me prekë pa u djegë/../Përmasa e dritës a cenu/as zog
as dushk s'pipëtinë/dhe nuk mjaftueka vetëm kaq/u qorr diku dilli n'zjarmi/kam
bindjen /se me kast e dështon lindjen/e dy sy bore metën pa u shkri....
E
mbyllur princesha duronte e duronte,
ndoshta fati i ndryshonte një ditë… durimin e m'sova me
bombone/qe n'fmini/na ipnin nji për dy gojë/kështuqë se pata zor as me ty/se as zogu si ipet krejtë erës /pa i bo lojë/gjysmën e
run n'pendla /krejtë tjetër fare/krejtë tjetër bojë…
Kështu e
kalitur me durim, kujtimet dhimbshëm i
vargëzon…në raftin e gjërave të imagjinuara/do ta vendos kujtimin për
ty/asnjëhere nuk do ta rrefej për të
ngjarë/do ta tregoj sikur të ishte
përrallë/Ty nuk do të përshkruaj në ishe burrë/as
vetën grua/por të shpërbërë nga era/se kujtoi që isha gurë…Nuk ka faj, dashuria të sëmur shumë rëndë, të dobëson e të zverdh… me
polen luleradhi-qesh /jam njëllos/doktor nuk jam e sëmurë nga verdhëza/ka ditë që pres s'i shkronja (i)/pikën mbi kry …
Princesha vajtonte dashurinë e humbur apo dashurinë e
grabitur, quajeni si të doni…rrugës për
te ti/dashurinë ma plaçkitën hajnat/s'i kuleten/së
pari e përmbysën /nga palët ia
nxorrën sytë/ pastaj të gjitha me radhë/ajo tashmë ka humbur ndjenjë/nuk i identifikon /as
ata /as mua/as ty… dhe në
vetmi ëndëron.…. s’di pse mes andërre/këputet nji kopsë e këmishes/edhe nji yll/dhe
kërkoj ti rishoh….
dhe lutet në heshtje, si në kishë… a do
të flasësh më shpesh/nese të tregoj /se trupi im/ka
gjunjë që thyhen/nga timbri i zërit tend/dhe hije të ngjyrosur /nga po ajo ngjyrë zëri…
Nuk e di si vazhdoi përralla e gjyshes sime,
ose mua më zuri gjumi duke parë ëndra me princeshën e bukur ose gjyshja ime
fjeti, duke më lënë që ta vazhdoj vetë përallën, por në një kohë të mëvonëshme
kur të kem nipër e mbesa pranë. Ndërsa tani që kam poezitë e Peso Pem’zës ju
them se ajo është vërtet “Princesha e metaforave” sepse ajo “loton” metafora nëpër
poezi. Por më e rëndësishme është fakti se këto metaforat të befasojnë me shkëlqimin
dhe bukurinë e tyre dhe lehtësisht nëpër
këtë dritësim dhe bukuri dallon forcën e diamanttë të tyre. Vetëm një det i madh dhimbjeje dhe një trysni
e jashtëzakonëshme ndjenjash i krijon këto metafora në subkoshiencën e saj
poetike. Dhe një talent i rrallë i vendos mjeshtërisht nëpër vargje si diamantët
në një kurorë princërore. Ja, shihni vetë sa bukur qëndrojnë…malin
breshni kurrë se ka rrxu/as ti mu/arën gruni kurrë se ka ngi/as unë ty/jemi
sall dy duj/t‘lidhun tek e tek/prej lyftyrave t‘egra/rritun
nji moti t‘lig/dokemi s‘i miq/e s‘jemi hiç/mesditë
asht/veçse dita ka nis me u zgjatë sa dy net/dielli me u dok ma shpesh/e na ma rrallë/nermejt
e kemi ma shumë se i prill/ ma shumë se i
trilljemi dy duj t‘keq/që dergjen veç e veç…
Peso Pem’za ka dëshmuar se është një poete e
spikatur pranë së cilës nuk mund të kalosh indifferent. Është pikërisht shkëlqimi
i diamanttë i metaforave të saj që të detyron të kthesh kokën dhe të shohësh se
ajo, jo vetëm ka një poezi të bukur por ajo
e ka poezinë pjesë të jetës së saj, dhimbje të dhimbjes së saj, lot të zemrës
së saj.
Ndaj dhe unë këtë shkrim të thjeshtë ja afroj
poetes si një sup miqësor ku të mbështesë kryet gjatë dënesjeve dhe të lotojë
lirshëm, pa patur frikë se mos ja “grabitin” “diamantët dhe margaritarët” prej loti, si njerka e përallës. Për këtë, ka
besën time.
Sarandë, më 20.01.2020
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }