KOMUNITARIZMI
NË PROZËN E ODISE KOTES
Esse mbi librin me tregime “Biletë për në qiell”
Nga TIMO MËRKURI
Sa
herë që bie fjala për shkrimtarin Odise Kote të gjithë biem dakort që
krijimtaria e tij ka një bukuri veçantë, të dallueshme nga krijuesit e tjerë të
kohës, madje vlerësimet kalojnë lehtas në superlativa duke u shoqëruar me
cilësorët më entuziastë, duke u krahasuar me vepra dhe autorë të mëdhenj. Edhe
unë jam një vlerësues i veprave të tij, por tej deklaratave të përgjithëshme,
dua të kuptoj, ku qëndron e veçanta në
prozën e Odise Kotes.
I -
Porsa nis leximin e librit me tregime “Biletë për në qiell” të Odise Kotes të
krijohet një ndjenjë sikur sikur ti po “ecën” nëpër rrugica të kalldrëmta,
madje ndjen më shumë se sa kupton, qê “je duke ecur” diku te Qafa e Pazarit apo Sokaku i të Marrëve,
“shkon” te Klubi i Gjuetarëve apo “ngjit” ato tetëmbëdhjetë shkallët për tek
Gjykata e Apelit. Mund të “jesh” duke zbritur për tek Trëndafili i Erërave apo
në Vasilikua, por gjithmonë do jesh brenda Gjirokastrës. Kjo ndjenjë nuk është
rastësore, pasi optika e shkrimit të tregimeve të Odise Kotes, pavaresisht se ku është teatri
ku zhvillohet ngjarja, është gjithnjë Gjirokastra.
Gjirokastra si mentalitet e mençuri është ai prizmi
kristalor ku përthyhet gjithçka me lehtësinë e përthyerjes së dritës, për të
marrë më pas formën dhe aurën e qytetërimit. Ky fakt i jep veçanësi këtij
autori dhe e bën krejt të dallueshëm prej shkrimtarëve të tjerë stilin e tij të
shkrimit të tregimeve.
II-
Odise Kote është gjirokastrit, pjesë e atij komuniteti qytetar me fillesa qysh
nga koha e Zenevishëve, që jo vetëm u rezistoi trysnive të shekujve,
pushtimeve, por krijoi mënyrë dhe kulturë jetese autentike me një dendësi të
madhe përvojash në një hapësirë fare të vogël. Kjo dendësi përvoje, kulture dhe
mënyrë jetese jo vetëm që ishte ushquese për vetë banorët e komunitetit, por
ishte sa rezistente ndaj faktorëve të
jashtëm aq dhe rrezatuese për të ndikuar mbi këta faktorë. Në thelb arti që
krijon Odise Kote mbart esencën, psikikën e këtij qytetërimi që: pavarësisht
ndryshimeve demografike të ndodhura
nëpër vite e shekuj, mbetet funksionale si një laborator ku elaburohen
idetë , këndshikimet, perceptimi mbi botën e ngjarjet, ëndërrimin për të
ardhmen duke e bërë komunitetin gjirokastrit të ketë jo vetëm një vizion të
qartë për ngjarjet dhe dukuritë, por të shtrojë një “kalldrëm” nëpër të cilin
të ecte jeta dhe progresi i saj.
Ky “kalldrëm” është komunitarizmi qytetar
gjirokastrit, një“strukturë e ndërlikuar ligjësish” ofuar nga përvojat, që
përcaktojnë mënyrën e jetës të komunitetit, “kalldrëm” që nuk e gjen në qytetet e tjera.
Komunitarizmi qytetar në ligjërimin e O. Kotes përcillet
edhe me flladin e humanizmit, që si një erë e lehtë pranverore shpërndan në
jetën qytetare tregimet, nē thellësi të të cilit ka dhe një tis të hollë humori
fin, tipike e qytetërimeve, e njerëzve të ditur e inteligjentë, afinitivë me
librin dhe ngjarjet e botës. Odise Kote gjatë procesit krijues eksploron
kujtesën e tij qytetare dhe atë kolektive të komunitetit gjirokastrit.
“Zbulimet” që bën aty apo në “zgafellat” e harresës, janë mahnitëse, janë
thesaret që ai na shtron në tregimet e
tij, të cilat i shohim e mrekullohemi me
to.
"… të
shkruarit është gjithmonë eksplorim i vetes dhe i botës njëkohësisht; eksplorim
i qenies individuale dhe kolektive” ka thënë nobelistja Nadine Gordimer. Nga
kujtesa kolektive Odise Kote mjeshtërisht na përcjell “ligjësinë” e
komuntarizmit qytetar si psh. “ligjet” e një fqinjësie të mirë me fjalët: “Kush
do ta dojë me të vërtetë gjitonin, duhet ta respektojë në tri gjëra: Ta nderojë
kur është i pranishëm, ta lavdërojë kur
nuk është prezent dhe ta ndihmojë kur është në hall” (fq 99). Shumë të thjeshta
këto ligjësi në të kuptuar, por që kanë forcën dhe bukurinë e një diamanti.
E theksojmë karakteristikën e komunitarizmit të
qytetit Gjirokastër sepse: “Është e pamundur ta gjykosh letërsinë e kohës sonë
pa e lidhur me krizën e përgjithshme të qytetërimit, krizë që nuk është thjesht
e një sistemi ekonomik, po është shembje e krejt koncepcionit të njeriut dhe të
realitetit” shkruan Ernesto Sabbato. Në rastin tonë, njohja me komunitetin qytetar gjirokastrit
dhe me “ligjësinë” e jetës së tij është
çelësi që “hap portën” hyrëse në prozën e Odise Kotes.
III-Gjuha në prozën e Odise Kotes të befason me shkëlqimin e saj, me
tingullin plot jehonë të misterëshme që përcjell, me ndenjën e një dijeje të
herëshme që të krijon. Në një kohë që krijuesit e tjerë synojnë përdorimin e
fjalëve moderne apo të huaja në krijimet e tyre, Odise Kote e ka bërë metodë të
vetën përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të mara nga fondi i fjalëve dhe shprehjeve të haruara apo të
mbetura në fondin pasiv a të vdekur të leksikut komunitar, duke u dhënë atyre
jetë, vlerë e shkëlqim, feks e bukuri në frazat e tregimit. Mes fjalive, fjalë
të tilla ndrijnë si monedha ari të qepura në “festet” apo “shamitë” e kostumeve
të vajzave të reja që i veshin në festat e fshatit apo krahinës. Fjalë si:
“mëmëzonja”, “babazoti”, (fq 15), “jeto” (fq 19), “trushkulur”fq (21),
“turifyç” (fq 25)“ “ditëprerë”, “(zërin si) camunzë lofate”(fq 23), “i thiliks”
(fq 31),”gjëmëmadhe”, “llokoçisin” (fq
33), “(të )“laj lumin”(fq 48), “Koçkëla” (fq 50), ”pufkë” (fq 54),
“Çerekdamllatë..gërmadha”, “ndërgjegjet e lerosura” (fq 67), “gjysmaku” (fq 71)
, “(i qe tharë) “guxhumani” (fq 99), “thagmë thashethemesh”(fq 229) “dërdënge”
(fq 177), “trishton trishtimin” (fq 177)
etj. etj. janë jo vetëm fjalë të një fjalori komunitar, por janë shpesh
elementë tipizues të personazheve, që ravijëzojnë qartazi një portret njeriu,
po aq sa edhe një kulturë, qytetërim, kohë
formimi e një mënyre jetese. Odise Kote vazhdon të na befasojë dhe më
tej: Në fjalorin komunitar gjirokastrit, në mënyrën më befasuese përdoren fjalë
të bukura edhe për zymtësinë e jetës!!! “Trëndafili i erërave” quhet vendi ku
janë ngritur varrezat e qytetit, “Vasilikua” (nga “vasiliko”) quhen varrezat, që jo vetëm
largojnë gjer në harrim fjalën “varreza” dhe “varr”, por e zvëndësojnë
me emrin e mësipërm aromëmirë, të bukur, pranveror.
“Tek shtatë penxheret” i quajnë gjirokastritët
birucat e burgut të kështjellës, ndërkohë që vetë emri “birucë” nënkupton diçka
thellë nën tokë, ”shtatë palë shkallë” ku mungon në mënyrën me absolute ndonjë
mundësi soditjeje. Ndërkohë penxheret
ndërtohen pikërisht për të soditur, per të parë jashtë shtëpisë, banesës,
ndërtesës veç funksionit të hyrjes së dritës dhe ajrimit në shtëpi. Duke e quajtur
penxhere birucën (nisur nga fakti se birucat ishin ndërtuar në kështjellë),
zbutet efekti psikologjik për të
dënuarin por edhe për familjarët e tyre, ku vijnë t’i vizitojnë. Këto fjalë dhe
emërtime dëshmojnë për një kulturë të madhe dhe të hershme qytetare, kulturë që
gjallon ende, duke na ndriçuar një portret dhe pamje të kulturuar të qytetit
dhe banorëve të tij. Po ashtu
frazeologji të tipit: “E vërteta?... ri e fshehur, atje ku s’ja pret
mendja njeriu”(fq 27), “..netët nuk mund t’i gënjesh”, “Fatit i tremben dhe
perënditë” ( fq 51), “në se nuk e kupton heshtjen time, si mund t’i kuptosh
fjalët e mia” (fq 102), “nuk jetoj në botën ku varrimi është më i rëndësishëm
se i vdekuri” (fq 122), etj. etj fjalë e frazeologjizma që “tunden” në trupin e
fjalive si gjerdane e varëse floriri, me aq hijeshi sa në qafën a gjoksin e
nuseve të reja, “krijuar” në argjendarinë e përvojës jetësore. Këto janë nga
ato tip frazash që janë “kryefjala“ në tregimet e Odise Kotes.
Në tregimet e tij flasin “thesaret”e fjalëve dhe frazave, ashtu si për origjinën dhe rangun familjar
të nuseve, flasin kostumet e qëndisura me ar, “florinjtë e ballit” dhe
“florinjtë e gushës”. Dhe duke qënë se këto
thesare i gjen në esplorimin e kujtesës individuale apo të komunitetit
të tij, duke perifrazuar Xhojsin do thoshnim se Odise Kote ”mbyll sytë dhe
shikon e shkruan”. Është vërtet një metodë e bukur kjo e të shkruarit
symbyllur. Provojeni!
IV-Është fakt se Odise Kote në krijimtarinë e tij letrare jo vetëm që
ngre në mit mënyrën e jetesës dhe fjalorin gjirokastrit, por ai e përdor këtë
edhe për të “pikturuar” portretin e personazheve të tij, të cilët mbartin dhe reflektojnë
komunitarizmin qytetar. Kështu psh.te tregimi “Qilari” (fq 12-20), ku nxënësit e shkollës së mesme të qytetit
revoltohen pse nuk u jipet në biblotekë romanin “Bel-Ami” të Mopasanit, i cili
ishte i ndaluar dhe duke qënë se nuk e
“njohin” konceptin e “librit të ndaluar”(“Si? Libra të ndaluar? Ndalohet libri?
Kjo nuk ka llogjikë!”) fq13, shprehin revoltën e moshës duke shkruar në
korridorin e shkollës parullën: “Ndalohet Mopasani. …lejohet Rauf Kani”.
Sigurisht që kjo revoltë ishte ndaj “ndalimit të librave të verdhë”, por parulla ishte hartuar në një mënyrë që të
krijonte humor dhe jo debat, një humor që të çpon si majë gjilpëre dhe të
shkakton mornica në trup. Humori te
teksti i parrullës nuk “njolloste”
Mopasanin e “ndaluar dhe as që përbuzte
Rauf Kanin, shkrimtarin e ri bashkë-qytetas që kishte shkruar dy libra
për pionerët partizanë, ajo në thelbin e saj ishte një revoltë ndaj
“lejfenizimit” të njëriut të ri që kultivonte shkolla, dhe për pasojë ajo ishte
kundërvënie ndaj një “padrejtësie” që shteti u bënte nxënësve, të cilët “kishin
nevojë për përfytyrimin e botës, për zbërthimet radhë pas radhë të saj, me
gjithë zhbirimet e pafundme të fantazisë” (fq 16).
Revoltë e shprehur me finesë dhe elegancë, shoqëruar me një solidaritet
komunitari ndaj padrejtësisë që i bëhet një kovaçi, e shohim edhe te tregimi
“Në Tiranë ka një gjyqtar të mirë” në momentin që kovaçi bërtet: O i biri i
Yzos! Do mi japësh paratë apo ti shkul ato kangjella nga Yzua e ti ngul te
Fatja”.
Zemërimi në tekst fsheh përmasat e revoltës
shpirtërore të kovaçit të dehur, por edhe fyerjen e birit të Yzos (“që kish qënë drejtor në kohë të ligë”
fq 146)) për arsye se “mëhalla e dinte që Fatja i kishte vënë brirët Yzos kur
ishte gjallë”(fq 147). Realisht të birit të Yzos i duhej të jetonte me turpin e të
kaluarës së prindërve të tij, (“E kaluara nuk vdes kurrë. Madje nuk
është as e kaluar” thoshte Folkner), ndaj dhe përmëndja e emrit të jaranit të
së ëmës publikisht, dhe “kërcënimi i kovaçit se: do t'ia shkulte kangjellat nga
varri i të jatit (Yzos) dhe do t'i vendoste te varri i jaranit (Fatja), ishte
sikur ti vinte brirë vetë kovaçi, madje publikisht. Realisht në fjalët e
kovaçit nuk kishte asnjë fyerje me fjalë të rënda, asnjë kërcënim për dhunë
fizike, me gjithë se ishte në gjëndje të dehur dhe mund të justifikohej.
Kultura komunitare nuk e lejonte as një kovaç të zemëruar të kalonte caqet e
etikës së të folurit publik. Madje dhe solidariteti i “mëhallës”që ndiqte ngjarjen nëpër dritare në
atë pragmesnate shprehet plot finesë, me një të qeshur të përgjithëshme që:
“...e thërmoi natën në mijëra copa. E griu”(fq 147).
V-Te
tregimi “Qilari” lexojmë: “Shpejt, atje! - mërmëriti (mëmëzonja) si në prehër
durimi, më shumë me sy se sa me zë. Të kam shpurë dhe bukën. Atij i kanë hipur
xhindet” (fq 14), ku ne kuptojmë se shprehja: “Shpejt, atje..”do të thotë:
shpejt futu vetë në qilarin (burgun) e shtëpisë. As vendim gjykate, as policë
shoqërues, as burg te “shtatë penxheret” e kështjellës, por një burgim brenda
ambienteve të shtëpisë. Gjëja më normale që i shkon ndërmend lexuesit është se
ky burgim na qënka “gjasme burgim”, por në fakt
burgimi është më se i vërtetë, djaloshi i dënuar nga kryefamiljari
izolohet në burgun (qilarin) e shtëpisë, ku qëndron pa kontakte me banorët e
tjerë të familjes. Është i vetmi qytet në vendin tonë, por besoj dhe në botë ku
çdo shtëpi kishte “burgun e saj” ku vuanin dënimin ata familjarë që kishin bërë
faj ndaj familjes apo ndaj komunitetit. Fraza: “Atij…i kanë hipur xhindet” flet
jo aq për kodin patriarkal, ku gruaja nuk i fliste në emër burrit të saj, se sa
për faktin se ai ishte autoriteti i padiskutueshëm në vendim marrje në shtëpi,
ai ishte dhe “prokuror” edhe “gjykatës”. Pra, në tre rreshta autori na ka dhënë
një ngjarje familjare me një densitet dramatik, që duhet të jesh pjestar i
komunitetit gjirokastrit ta kuptosh situatën. Në qoftë se duhet të njohim portretin
e “gjykatësit” le të lexojmë autorin: “…unë babazotin e mbaj mënd për gjestin e
tij kalorsiak, për aktin sublim, siç e quante ai, refuzimin e kësaj bote,
mosdaljen nga shtëpia.…"Nga shtëpia doli vetëm kur mbylli sytë, në
udhëtimin e fundit drejt Aliqeve, në Pllajën e Trëndafilit të Erërave”.(fq
17-18)]. Nuk e di pse kur e lexova këtë
frazë, që skicoi në vetëdijen time një portret plaku kokëfortë, m’u kujtua
kërcënimi lemeritës që Diellit i bëri Zeusit (te Iliada) me fjalët: “Do ikij
nga kjo botë, do shkoj të ndrij për të vdekurit”. Imagjino një plak në
Gjirokastër, i lodhur nga mos gjetja e normalitetit në raportet e tij me
shtetin e kohës, refuzon jetesën e tij normale dhe “vetëburgoset në shtëpi”
("Prej asaj dite nuk u pa më në qytet. As në mëhallë" fq 18)
Ky plak nuk është në
kundërshtim me filozofin Seneka
kur thotë se:“Njeriu nuk është krijuar të jetojë i vetmuar, ai është
qënie shoqërore”. Më shumë na ngjeth shtatin fakti se ky kundërshtim ndodh
në Gjirokastër, në vendlindjen e atij që
drejtonte vendin komunist dhe ishte kundërshtim ndaj mënyrës së drejtimit të
shtetit. Në fakt, përkundër llogjikës së gjërave, ky qytet, jo vetëm që
s’kishte patur asnjë favorizim prej tij, por kishte provuar goditjen më të
fortë të diktaturës, sidomos në psikikën, në atë shtresën e patjetërsueshme
intelektuale. Nuk e di nëse jeni dakort me mua që edhe sfidën më të madhe atij
rregjimi ia bënë intelektualët e këtij
qyteti. Në lidhje me “babazotin”, parafytyroni pak sikur t’i vente në vesh një
gjysëm fjale Atij për këtë plak që… refuzonte! Çfarë do ndodhte me atë, më mire
mos t’a mendojmë.
VI-Tregim“Qilari” ndonëse ka një “thesar informacioni”, vjen për të na
rrëfyer fuqinë e Librit, ose Shën Librit. Ne do flasim për “thesarin” prej
librash që ”që dihet se përse kishte zbritur babazoti në atë qilar shtëpie
gjirokastrite". Por fëmija i vogël e zbulon shpejt me kërshërine e guximin
e tij. “Pas atij zbulimi, qilari u bë strehëza ime e preferuar. Përtej
kënaqësisë së leximeve. m’u ngulit në kokë ideja që krahas jetës sime kishte
edhe jetë të tjera, më interesante, më intensive”.(fq 16). Është kjo arsyeja që
djaloshi e pret qetësisht qortimin e babazotit: “Në ferr o veç, djalo” (fq 20)
dhe me gëzim ndëshkimin: “Kisha përfunduar vërtet në ferrin e qilarit, me libra
të zverdhur, atje ku gjëndej gjithë parajsa ime …” (fq 20). Mjafton kjo frazë
për të kuptuar marrëdhënien me librin në familjet gjirokastrite (“libra të verdhë” fshehur në qilar nga babazoti),
marrëdhënie që kultivonte ndjenjën e
“garës” për të mësuar më “shumë se shoku”. Kjo ndjenjë e “garës” ishte motori
që vinte në lëvizje shpirtin arsimdashës të familjeve gjirokastrite dhe që me
metodat e tyre, si më rripa trasmensioni ua përcillnin fëmijëve “sedrën”dhe
dëshirën për të mësuar, duke e bërë qytetin një qendër intelektuale kombëtare.
Mjafton të kujtojmë faktin se në vitet para Luftës së Dytë Botërore gjithë
vendi ynë kishte 450 intelektualë gjithsej, nga të cilët 250 ishin
gjirokastritë. Këtu duhet parë dhe zemërimi i babazotit për përjashtimin nga shkolla
të djalit, i cili : “..u gremis pa u nisur”, duke na dritësuar befas mendimi
se: Gjirokastrën e ndërtoi shpirti i “garës” i banorëve të saj, “garë” për të
bërë shtëpinë më të bukur se fqinji, në atë rrëpirë vend etj. dhe jo ndonjë
plan urbanistik sulltanor.
VII - Ne
shohim te tregimet e Odise Kotes një dendësi informacionesh dhe përvojash jete
të pa hasura në asnjë qytet tjetër, që autori i zbraz nga kujtesa, duke u
çliruar nga pesha e tyre. Në fakt kjo është
letërsia: "Letërsia është një proces çlirues” thotë Fernando Namora. E veçanta e Odise Kotes
është bukuria e paraqitjes së gjetjeve të këtij eksplorimi të vetvetes,
paraqitje në tregime me ngjyrat dhe “format”e
rombeve të “qëndisura” mbi kalldrëm, ku ngadalson të ecurit, thjesht për
të shijuar bukurinë e vetë ecjes në një kalldrëm të “qëndisur”.
Dhe me që përmëndëm
rombet mbi kalldrëmin e qytetit, a e dini që tregimet e Odise Kotes
“kanë“ një formë “rombi” letrar? Ky “romb” është vetë struktura e tregimit, që
i vëzhguar nga një distance kohore pas
leximit, e sheh të pozicionuar me majat kënd ngushtë lart e poshtë, (që
përfaqsojnë hyrjen dhe në përfundimin e tregimit) dhe anash cepat kënd gjerë të
rombit, (që përfaqsojnë zhvillimin e subjektit). Kjo do të thotë që tregimi ka
të njëjtin intensitet ngjarjeje dhe nivel artistik si në hyrje ashtu dhe në
mbyllje të tij, ndërkohë që subjekti zhvillohet në mes të tregimit me dendurinë
e rrëfimit, itensitetin dhe nivelin artistik të tij. Le ta shohim këtë fenomen
psh te tregimi “:Në Tiranë ka një gjykatës të mirë” (fq. 144-148), i cili
fillon me frazën: “Retë gjithë natën fjetën mbi mal. Në mëngjes u turrën si të
çakërdisura mbi kokë, në Qafën e Pazarit. Aty mga ora nëntë sikur ndoqën pas
grumbullin e njerëzve”. Në asimetri me këtë hyrje që paraprin rrebeshin,
mbyllja është gati e njëjtë…” Rrebeshi u përplas i tëri verbërisht mbi kokat e
tyre.”. Ndoshta është kjo strukturë e tregimit që të mban të “tendosur” si
interesimin e leximit, madje të fton në një rikthim leximi për së dyti.
Meqënëse jemi te tregimi “:Në Tiranë ka një gjykatës të mire”, kjo frazë që
shërben si titull shprehet qysh në pjesën e parë të tregimit dhe lexuesi kujton
se vërtet në Tiranë është ndonjë gjykatës i mirë, që jep drejtësi, që peshon
paditë me peshoren e farmacisë dhe befasohemi
në fund kur lexojmë se: ky gjyqtar ishte i mirë për personazhin nga
që…”(e)..bëri veteran në moshën pesë vjeç në kohën e luftës…” Këtë pozicion
struktural të tregimit e shohim edhe te tregimi “Shirat”, i cili fillon me
frazën : “kur retë nxitojnë si kuaj të hasdisur në qiell të murrmë, në qytet
nisin shirat” dhe përfundon me frazën: “Mbase për këtë e kanë fajin shirat”,
ndërkohë që subjekti zhvillohet në një
kohë me shi. Po ashtu tregimi “E çmendura e Tiranës” vetëm në fund na tregon
shkakun e çmendurisë: “Si gëlltite dot asnjëherë“moj e ngratë” tradhëtitë e
babait dhe helmet e njerkës gjuhëpiper” (fq 196), etj. Kjo strukturë të mban në “tension” interesimin për
tregimin, qoftë si subjekt, qoftë si vlerë artistike dhe është një gjetje fine,
që sado të përdoret te pjesët e librit, ajo nuk të krijon “bezdi përsëritjeje”
pasi mbetet si një fill i hollë, i padukshëm në “qepjen e kostumit” tregimtar.
Lexojini në këtë këndvështrim tregimet e Odise Kotes dhe do gjeni perlat në
thellësi të tyre.
VIII-
Dashuria në librin me tregime “Biletë për në qiell” zë një vend të merituar, si
një prej burimeve qënësore të jetës dhe ekzistencës, por edhe në këtë sferë
Odise Kote paraqet veçantinë e tij. Pothuaj, të gjithë krijuesit bashskëkohës
kur shkruajnë për dashurinë e paraqesin atë me ngjyra rozë, me mendimin se kjo
ngjyrë do “reflektojë” dritë dhe pasion te lexuesi, ndërsa Odisea Kote shprehet
“me ton” gati të prerë: "Dashuria
është diçka e zezë"(fq 162), duke na befasuar qysh te titulli i njërit
prej tregimeve, duke na paralajmëruar, siç pohon Xh. Xhojsi: "piknisjen
sipas rrethanës". Tek ngjyra e zezë zbërthehen të gjitha nuancat më të
holla të ngjyrave që sheh dhe percepton syri i njeriut dhe në “asimetri” me të,
themi se: dashuria gjëndet në të gjitha ngjyrat e spektrit jetësor, që të
bashkuara krijojnë të zezën unike. Kështu është dhe dashuria e tregimeve të
tij, me të gjitha ngjyrat, të zbërthyera apo të mbledhura nga e bardha, e
kuqja, grija, bluja ....deri tek e zeza. Sepse këtë rregjistër ngjyrash e tonesh
ka jeta. Në qoftë se fraza “Dashuria është diçka e zezë” ka si autor Picasso,
poeti gjilanas Beqir Musliu ka vargun absurd “Bukuria asht shumë më e bukur kur
asht në të zi”(Beqir Musliu“Bukuria e zezë” Prishtinë 1980), “ku ai shpërfaq abstraksionin brenda
ligjërimit poetik” (Ibrahim Rugova: “Strategjia e kuptimit” Rilindja, Prishtinë 1980 fq 95).
Duke u larguar nga termat akademike, le ta shohim te
tregimet e Odise Kotes “të zezën e dashurisë”. Tregimi “Dërzani” nis në një odë
morti ku vajtohet i zoti i shtëpisë “i vrarë” nga kali i tij, duke e rrëzuar
nëpër gremina. Autori na paralajmëron
kur na thotë: Të dish historinë e një peme, duhet të mësosh më parë
historinë e farës. Farë varvati” (fq 42), por ne vetëm në fund të tregimit
mësojmë se gruaja xheloze, që dyshonte
se i shoqi e tradhëtonte në ato bredhjet e tij me kalë, diçka i bëri kalit. “Me
çfarë e ushqeu atë mëngjes, si ia nguli gozhdët në patkonj dhe si ia la të
zgjidhur rripat e yzengjisë” (fq 42) duke i mbledhur të gjithë ngjyrat në një
të zezë të thellë vdekjeje!!! Ky tregim
ndoshta e çfaq më dukshëm të “zezën e dashurisë”, ndërkohë që pikërisht tregimi
“Dashuria është diçka e zezë” (fq 162) duket se bën një “lojë” dritash e
ngjyrash duke treguar “krijimin” e të zezës te dashuria: “Në vitin e tretë të
martesës fati e braktisi. Markoja, bashkëshorti, lodhur prej tekave të saj a
ndoshta në kërkim të një aventure tjetër ia mbathi në Argjentinë”, “atë mëngjes
Nikolinin e kapi temperaturë e lartë” (fq 163). Në përpjekjeve e saj dhe të
personelit spitalor për shërimin e të birit, nis e zbërthehet ngjyra e zezë (si
në një prizëm dashurie) në gjithë ngjyrat e ylberit, ku dallohet ngjyra rozë.
Janë një sërë tregimesh te ky libër ku Odise Kote luan me ngjyrat në dashuri,
ku herë i bashkon në të zezë dhe herë i zbërthen në spektër të ylbertë
(“Vajtimi i grave u ngjit në qiell”fq 28,”Litarët e mëndafshtë” fq 69,“Mery
Zingler fq 123,“Refuzimi” fq 155,“Peshqit nuk kapen kur s’ka hënë” fq 179 etj
etj) sikur do të pohojë thellësinë e fjalës së Osho kur thotë: “Të jesh krijues
do të thotë të jesh në dashuri me jetën”. Odise Kote e dashuron jetën në të
gjitha ngjyrat e saj dhe këtë e shpalos më së miri tek libri me tregime “Biletë
për në qiell”.
Sarandë, më 07.02. 2022
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512