FITUESIT
E FESTIVALIT “NETËT E BEJKËS SË BARDHË” 2022, PILUR.
Nga
Timo Mërkuri
I-Festivali Folklorik “Netët e Bejkës së
Bardhë” përfundoi në darkën e datës 05 Qershor 2022 dhe si zakonisht, para
mbylljes u shpallën fituesit. U përmëndën emrat e grupeve dhe këngëve fituese,
emrat e këngëtarëve marrës, kthyes e hedhës apo valltarë. Vetëkuptohet që të
zgjedhësh fituesin mes 320 artistëve të 22 grupeve konkuruese është një punë
dhe përgjegjësi e madhe, që s’do doja të më binte në pjesë. Megjithatë përmëndja
e emrave të Erimioni Mërkurit, Piro Latifit e Joana Baraj, Sefer Muho e Elidon
Lona, Kastriot Çenko e Sinan Gjoleka, valltaria Angjelina Rustemi e shumë të
tjerë si dhe përmëndja e emrit të grupeve fituese apo nuk përbëjnë befasi, pasi
të pranishmit ua kishin dhënë “çmimin” me duartrokitje qysh gjatë interpretimit
të këngës apo valles. Asambli Folklorik i Kosovës qysh në ditën e nisjes e
ndezi jo vetëm skenën e festivalit, por edhe sheshin e fshatit Pilur, për ti vënë
“flakën” përfundimisht natën e fundit Asambli Shtëtëror i Këngëve dhe Valleve.
Pavarësisht nga vendimi i
komisionit unë mendoj se të tjerë ishin ata që fituan në këtë Festival. Të
kuptohemi: Grupi i Bolenës me këngën “Do këndoj këngën e pleqve” domosdo që në
krye do ishte, Joana Baraj e Kuçit, për
të cilën pleqtë dhe plakat, ndërsa dëgjonin këngën, pëshpërisnin: “Ruaje Zot sa e bukur është dhe
sa bukur këndon”, valltaria Angelina Rustemi u verboi sytë të pranishmëve me
vezullimin e lunxhit dhe u mehu frymën me finesën e valles, ndaj domosdo që do
përmëndej, Roland Çenko dhe grupi i tij që këndonte sikur zbriste shtruar
shtruar kalldrëmeve të Gjirokastrës, ndërkohë që ngjitej në shkallën e vlerësimit,
ndërsa grupin e Vranishtit, që ngriti
monumentin e Leftër Çipës me këngë në skenën e Pilurit, se linte njeri të ikte pa një çmim. Të ishte për mua, të
gjithëve do t’u kisha dhënë nga një çmim të artë se e meritojnë, madje do ti
kisha përqafuar një për një. Megjithatë, këmbngul se nuk janë ata fituesit e këtij
festivali.
II-Festivali Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë”
është tashmë një Institucion Kulture mbarëkombëtare. Në këtë
Institucion nuk bëhet “garë” mes grupeve folklorike dhe këngëtarëve e valltarëve,
në kuptimin e rrëndomtë të fjales “garë”. Në këtë Institucion secili grup, këngëtar
apo valltar nuk shpalos ambicien e tij për të fituar ndaj tjetrit, por shpalos
si flamur fitoren e tij ndaj haresës së këngës e valles në këtë kohë
moderniteti, kur baza e këngës isopolifonike dhe e valles është “shkatëruar”.
Siç e dimë të gjithë, baza e këngës
isopolifonike dhe e valles është jeta në
fshat, duke nisur qysh nga “djepi” i saj që është familja fshatare.
Emigracioni, kryesisht i brezit të ri “boshatisi” fshatin nga forcat e afta krijuese
dhe interpretuese të këngës dhe kënga s’ka
ku të “trashëgohet”. Duket si një lumë që zhduket befas nëpër shkretëtirën që i
del përpara. Më lejoni t’ju argumentoj se: shumica e këngëtarëve të grupit të
Pilurit janë në emigracion, ku jetojnë familjarisht por edhe mbajnë gjallë këngën,
krijojnë këngë të reja, shumica me temë malli e dashurie për vendlindjen e lotë
kurbeti, që përlotin pleqtë e fshatit kur vijnë t’i këndojnë në këto festivale.
Në qoftë se spektatorët e këtyre festivaleve, ardhur nga institucionet shtetërore
admirojnë melodinë dhe tekstin e këngëve të këngëtarëve pilurjotë, pleqtë e
fshatit tim të origjinës i zbërthejnë pak më ndryshe këto melodi dhe tekste. Te
këto tekste dhe melodi ata lexojnë dhe shikojnë dhimbjen, vuajtjen dhe mallin e
bijve të tyre në kurbet, ndaj lotojnë kur i dëgjojnë. E pra, po ti “shtrydhësh”
këto këngë, ato pikojnë lotë dhe djersë. Provoni të zbërtheni një nga këngët
monofonike apo të kënduar dyshe të Erimioni Mërkurit dhe Piro Mërkurit dhe do t’i
kuptoni lotët e dhimbjen e krijimit të tyre,
E dukëshme është kjo edhe te grupi
“Zëri i Traditës” i shqiptarëve emigrant në Patra, që nën drejtimin
profesionist të Polo Çipës erdhën në Festival dhe befasuan gjithë të pranishmit
dhe grupet pjesmarëse me tekstin, vijën melodike dhe nivelin e interpretimit të këngës së tyre,
duke fituar admirimin dhe duartrokitjen masive..
Po kështu janë edhe grupet e tjera, që
dhe në qoftë se nuk kanë mungesa njerëzore në rrafshin e mungesave të Pilurit,
kanë mungesa financiare, sepse çdo gjë bëhet mbi baza “vullnetare” që nga
kostumet e gjer te koha, madje edhe udhëtimet për në vendin e festivalit. Më
shumë se pasioni i tyre individual unë do thoshja se kjo sakrificë e ka burimin
te dashuria e tyre për artin gojor shqiptar, për këtë art që tashmë është pjesë
e ADN sonë që kushtëzon karakterin e brezit (njeriut) të ri shqiptar.
Puna dhe sakrifica e tyre në kushtet e
shpërbërjes së bazës të artit gojor, këngës isopolifonike dhe valles i ngjan
luftës së atyre kështjellarëve, në kushtet kur kështjella e tyre është bërë gërmadhë
nga borbadimet dhe ata detyrohen të luftojnë dhe të fitojnë mbi këto gërmadha.
Në këto kushte gërmadhore kanë fituar këta artistë ndaj harresës, ndaj erdhën
“kapardisur” në Festivalin e Pilurit për të valëvitur flamurin e fitores, shpëtimin
e këngës isopolifonike në kushtet e “borbadimit” të modernitetit. Prandaj unë
ju them se në këtë festival, së pari ka fituar Isopolifonia shqiptare.
III-Festivali Folklorik“Netët e Bejkës së
Bardhë” është një Institucion Kulture ku
pjesmarësit nuk vijnë të “garojnë” me njeri tjetrin, por në kushtet e reja të
krijuara, vijnë të mësojnë nga njeri tjetri. Këtë e konstatova gjatë netëve të
festivalit ku pjestarët e grupeve konkuruese që prisnin rradhën e konkurimit,
ulur te rrapi, dëgjonin me vëmëndje këngën e grupit në skenë dhe diskutonin zëulët me njeri tjetrin me fjalët:
“sa bukur ja ktheu! Dëgjoje këtë hedhës, ky po. Shiko se edhe ne duhet ta
ndryshojmë pak këtë zë, se del më bukur me nuance të tilla.. etj” Kurrfarë
zilie nuk kishte në fjalët e tyre, veç admirimit për talentin e këngëtarëve të
grupit “rival”. Në qoftë se do ti studiosh ecurinë e niveleve të paraqitjes së
grupeve në këtë festival, nga festivali
i parë tek i treti do të vëresh me admirim një ngritje cilësore, jo vetëm të
tekstit të këngës, por dhe vijës melodike si dhe të interpretimit të këngës nga këngëtarët. Kjo ngritje cilësore vërehet te
çdo grup dhe këtu ka ndikuar edhe “mësimi” i marrë në festivalet e mëparëshme në Pilur.
Aty te rrapi i Pilurit bisedat mes këngëtarëve
të grupeve të ndryshme janë gjëja më e zakonëshme dhe më e bukur, ashtu si
vallja e përbashkët që hiqet në shesh çdo natë pas konkurimit dhe sidomos në
mbyllje të festivalit. Atmosfera e zjarrtë ndizet nga zjarri i këngëve dhe
valleve dhe…”yjet rrinë e vëshstrojnë”. Ndoshta edhe vetë perënditë sodisin që
prapa yjeve. Jemi në Pilur që dhe qiellellorët e kanë zili.
IV- Festivali
Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” është një Institucion Kulture edhe për banorët e
fshatit Pilur. Duke qënë se Piluri prezanton dhe emeton culture, në rradhë të
parë vetë fshati ka ndryshuar si në paraqitje ashtu dhe në shkallëngritjen e mënyrës
së jetesës. Nuk është më ai Piluri i rrugëve të ngushta me ferra e driza anash.
Rrugët janë zgjeruar e janë shtruar për të kaluar lirshëm makinat e bijve të
fshatit dhe të mysafirëve. Madje rrugët janë shtruar e zgjeruar jo vetëm në qëndër
të fshatit, siç bëhet rrëndom në disa punime të tilla, por duke u nisur nga
qëndra e fshatit shkojnë gjer në skajet e tij, kudo ku ka shtëpi. Jo vetëm kaq,
por anës tyre janë ndërtuar mure mbajtëse me finesë muratori profesionist. Shtëpitë
e fshatit feksin dritë që prej së largu, jo aq nga drita elektrike, që tani nuk
është më problem në fshat, por nga vetë stili i ndërtimit të mureve të shtëpive me llaç të hapur në lidhje
apo të veshura me gurë të rinj. Ndërsa për portat me hark në hyrje të oborit,
po ju them se kemi vënë ca hudhëra që mos të na i “mirni sysh”. Dritan Bala, kryeplaku i fshatit ( që me
humor i thonë “kryedjali” për vetë moshën e tij të re) mund t’ju flaës më shumë,
madje dhe me shifra për këto ndryshime të fshatit. Mos mënoni ta takoni e të
bisedoni me ‘të.
V-Festivali Folklorik“Netët e Bejkës
së Bardhë” është një Institucion Kulture për aftësimin profesional të Kristo Çipës,
organizatori i këtij Festivali dhe përgjegjës i grupit të Pilurit. Në qoftë se
në Festivalin e parë ishte plot emocione për ecurinë e aktivitetit, tashmë ai është
një “profesionist” i nivelit të lartë në drejtim të zhvillimit të tij dhe i
sigurtë në suksesin e pritshëm. Çdo vit, në çdo festival sjell risi të reja, sa
të bukura aq dhe befasuese. Hyrja e grupeve te sheshi i rrapit me këngë në gojë
dhe pritja e tyre nga grupi i Pilurit dhe pilurjotët e pranishëm me këngë e
valle, madje hyrja e pilurjotëve në grupet e tyre për të kënduar e vallzuar
bashkë me ta është formula tipike e mikpritjes pilurjote në çastet kur në
dasmat e tyre vijnë krushqit me këngë në gojë, formulë të cilën Kristo Çipa e
shndroi në “formulë”mikpritjeje të festivalit.
Ai tre ditë e tre net ishte në këmbë, sa
në shesh të fshatit ku është skena, po aq edhe pranë artistëve miq që gatiten
të dalin në skenë. Buzëqeshja me të cilën i shoqëron drejt skenës i siguron
artistët konkurues se Kristo Çipa, që i përcjell drejt skenës dhe spektatorët
që i dëgjojnë janë miqtë e tyre. Dhe pilurjotët në tërësi dhe Kristo Çipa në
veçanti dinë si ti presin, ti dëgjojnë e ti përcjellin miqtë, duke i bërë miq
përjetë.
VI-Veç këtyre, unë ju them se
fitues të vërtetë të këtij festivali ishin edhe pleqtë dhe plakat e Pilurit. Të
mbetura në shtëpi në një trishtim vetmie, me djemtë dhe vajzat në kurbet, pa
nipër e mbesa që ti tundin në djepe e tu këndojnë ninulla, lajmi i zhvillimit
të festivalit ishte si ardhja e “lajmit
të mirë”. Djemtë e vajzat erdhën nga emigracioni, si pjestarë të grupit ose si
spektatorë të festivalit, por ama erdhën dhe shuan mallin e pleqve. Sollën me
vete edhe fëmijët duke e mbushur më hare ditët e gjysheve dhe gjyshërve dhe
duke pranveruar zemrën, sytë e fjalët e tyre. Pleqtë dhe plakat pilurjote u
gëzoheshin këngëve dhe valleve që interpretoheshin në skenë, u pëlqenin se
kishin kënduar e vallzuar edhe vetë në rini të tyre. Por gëzimi
i tyre më i madh i shndruar në lumturi të mirëfilltë ishin ata fëmijë, nipër e mbesa që vinin
rrotull te sheshi i fshatit. Sa pak gjë duan pleqtë e fshatit tim të jenë të
lumtur!
Sarandë,
më 06 Qershor 2022
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512