ZHURMA PËR NJË KËNGË
Në datën 02.07.2022 u hap rruga e
Kardhiqit, ku prania e kryeministrit në ceremoni u prit dhe u përshë-ndët me
këngë nga një grup folklorik i pranishëm. Megjithëse kënga për nga vlera
artistike kishte nivelin e bejteve dhe vija melodike e saj ishte një përzierje
vijash melodike të disa grupeve labe, pas hedhjes së saj në interne shpërtheu një
furtunë mediatike e gjithanëshme, ku: krahu i djathtë ironizonte këngën që i
kushtohej kryeministrit të vendit, tekstin e saj plot superlativa etj. me arsyetimin politik se ai, (kryeministri) përfundoi dhe
inaguroi një rrugë të nisur nga kryeministri paraardhës, kundërshtari i tij
politik, tashmë në opozitë dhe së dyti, duke ju kushtuar kënga personit të tij pikërisht
në kohën që ishte në postin e kryeministrit, ajo (kënga) tingëllonte si një
shprehje servilizmi dhe dëshmonte bjerjen e karakterit të kombit tonë dhe të
vetë këngës isopolifonike. Ndërkohë
krahu i majtë e argumentoi këngën si sukses i punës së qeverisë dhe
drejtuesit të saj, si vlerësim popullor
dhe shprehje e dashurisë së popullit ndaj partisë dhe qeverisë etj, etj.
I- Të dy palët gabohen në vlerësimin e
arsyes së të kënduarit të kësaj kënge.
II-E them qysh në krye se kënga që u
këndua në ceremoninë festive ishte shumë larg të qënurit këngë isopolifonike për arsye se nuk plotësonte
asnjë kriter të të qënurit e tillë. Niveli i tekstit ishte shumë larg teksteve
të këngëve tona, si nga ana artistike ashtu dhe nga vizioni pamor i saj, vija melodike ishte një përzierje zërrash të
grupeve të ndryshme folklorike labe dhe kusurin kuptoje vetë. Kjo bën pjesë
ndër ato këngë të “stisura”që harrohen porsa mbaron fjala e fundit e saj dhe jo
më të pretendojë për të hyrë në kujtesën e kombit. Siç u paraqit kënga, jo vetëm
që grupi bëri një “fiasko” por mendoj se edhe personat që u “kushtohej-këndohej” (dy
ministra dhe kryeministri) as do kenë dëshirën ta kujtojë më pas dhe po të
kishin mundësinë do ta ndalonin në vend pas vargut të parë.
Autorët dhe këngëtarët e këtyre këngëve
bëjnë pjesë në atë grupim që quhen “prishësit e këngës”, të cilët kanë dalur me
shumicë në skenën e “këngës” pas viteve ’90 me synime biznesi e jo artistike
dhe koha do veprojë mbi ‘ta sipas ligjeve të saj të harrimit. Megjithatë në këtë rast të pranishmit e duartrokitën
këngën, ndoshta për kortezi apo ishte grup i porositur, por ama e duartrokitën
dhe askush s’mund të vepronte.
III- Megjithatë unë ju sqaroj se kjo këngë nuk u ngrit dhe as u këndua si vlerësim pune i qeverisë dhe ca më tepër si përjetësim i punës së saj. Ajo u ngrit dhe u këndua në zbatim të ritit zakonor të populli tonë në pritjen e mikut në momente festimi. Vjen miku në portën e shqiptarit: i zoti i shtëpisë del dhe e pret dhe në rastet kur bujtja e tij ndodh në momente gëzimi e festimi dhe sidomos në rastet kur miku është shkaku dhe arsyeja e atij gëzimi, natyrshëm ai pritet me këngë, madje me një këngë me tekst plot superlativa, që “sheqerosej” edhe me disa batuta humori. Kënga këndohet në oborin e shtëpisë, në momentin e mbritjes së mikut, por mund të këndohet edhe në trapezin e shtruar nga i zoti i shtëpisë për miqtë etë ftuarit.
Po ashtu në rastin kur miku është
personalitet i lartë i vendit dhe vjen të inagurojë një vepër që i shërben
krahinës dhe vendit, momenti automatikisht shndrohet në festë dhe si gjithmon
në festë, miku pritet me këngë. Në këtë rast shtojmë mbi këto argumentin që:
vetë hapja e rrugës është një arsye e fortë për një festë lokale, që këtë hapje
rruge e realizoi (përfundoi) kryeministri aktual i vendit, sigurisht nëpërmjet
mekanizmit shtetëror të financimit. Kryeministri për më tepër merr pjesë vetë
në ceremoni, duke bërë në këtë mënyrë që momenti të jetë një festë e shtuar dhe
sytë e të pranishmëve të drejtohen nga ai.
Fjalimet, deklaratat dhe
superlativat në këto momente janë pjesë e protokollit zyrtar ndërsa pritja me
këngë nuk është pjesë e protokollit zyrtar, por është pjesë e ritit zakonor të
mikpritjes së mikut në një festë. Do vinte apo nuk do vinte kryeministrin i
vendit, të pranishmit do këndonin e do hidhnin valle plot gëzim e hare. Këngët
dhe vallet sigurisht që do ishin të një natyre popullore, përgjithësisht larg
emrave zyrtarë e politikë, por ama kënga do këndohej e vallja do hidhej sepse
festohej.
IV- Të kujtojmë dasëmën shqiptare,
dhëndëri i shoqëruar me dyzet krushq të lodhur nga rruga e gjatë, të djersitur
e me pluhur priten me këngën: “Dyzet
krushq, dyzet dasmorë/ Dhëndëri vezir mbi ta/Duan të marin Stambollë /Dhëndëri
vezir mbi ta”. Sigurisht që dhëndëri as që i afrohet vezirit nga pamja e
nga bëmat dhe ata dyzet krushq as ndër mënd se kanë shpurë për të sulmuar
Stambollin apo fshatin. E shumta do pinë nja dy tri “opinga” raki dhe po ua
vonuan nusen, do bëjnë ndonjë gjullurdi në fshat gjer sa ta marin e të nisen
për rrugë. Por askush nuk e kundërshton këngën dhe as dhëndërin nuk e gjykojnë.
Dhëndëri mund të jetë ai për të cilin e shoqja, kur e vajtoi i tha: “Xhamadani
tirqe tirqe/ Te ara përtej në ilqe/ Bëje llaf e nxirrje ligje/ Kishe gjesdisur
dynjanë/ Nga mulliri gjer në arë” por ama ditën e dasmës ai ishte “..vezir
mbi ta”.
V- Pra baza zakonore e pritjes me këngë
të mikut dhe të personaliteteve shtetërore në raste festash është riti zakonor
i pritjes së mikut në raste festash apo gëzimi, por në këtë rast edhe ky rit u
shpërdorua. Mënyra se si u këndua kënga na kujton vizitat në popull të udhëheqjes moniste ku çdo këngë e valle ishte
programuar, tekstet ishin përzgjedhur për të hymnizuar udhëheqësin, madje edhe
këngëtarët ishin zgjedhur. Në këto raste s’kemi të bëjmë me ritin zakonor të
mikpritjes por me propogandë politike.
A kishte mundësi të këndohej ndonjë
këngë në përputhje me ritin zakonor? Po ju paraqes dy raste:
Gjatë një vizite të ish kryeministrit
Adil Çarçani pleqtë e Golemit kënduan një “këngë”: “Shoku Adil mirëse erdhe/Hasmin do ta bëjmë gëlqere/Pleqtë kërkojnë
koriere” me të cilën plot humor i kërkuan sigurimin e një tip autobuzi të
vogël për rrugë malore që quheshin nga populli “koriere”. Sigurisht që
kryeministri qeshi, pleqtë u nderuan, kënga mori dhenë dhe përmëndet edhe sot
dhe fshati siguroi dhe “korieren”.
Po ashtu gjatë vizitës së tij në
Pilur me rastin e inagurimit të lotit të parë të rrugës Himarë-Pilur ish
kryeministri Berisha është pritur me këngën: “Mirë se vjen në këto vende/E mbajte fjalën që dhe/Rri si në Tropojën tënde/Se
malsorë jemi dhe ne “ku teksti i këngës ishte direkt “një urim mirëseardhjeje”
në fshat duke i vënë në dukje se “arsyeja” e kësaj feste ishte premtimi i tij
për të asfaltuar rrugën Pilurit. Rrugë me financime shtetërore u bë, madje cilësia
e punimeve la shumë për të dëshiruar, bindja politike e banorëve të fshatit
anon nga kahu i majtë, por këto nuk qenë arsye për të shkelur ritin zakonor të
mik-pritjes në nje festë të organizuar me rastin e inagurimit të një rruge ku
përfituesi ishte populli i Pilurit.
VI-Është e pa pranueshme ideja e
hedhur se kënga isopolifonike po i “serviloset” politikës në këto raste dhe për
pasojë, po zvetënohet karakteri i saj. Të kuptojmë, populli nuk u ngre këngë
udhëheqësve apo prijësve të tyre për së gjalli, për një rrugë apo për një urë,
aq më tepër kur ata vijojnë të jenë në funksione shtetërore dhe ndërtimi i rrugëve
apo urave është pjesë e detyrës së tyre, por kjo nuk do të thotë që të mos
respektojë ritin e tij zakonor të mikpritjes me një “këngë”tip bejte,
“sheqe-rosur” me ca vargje plot humor.
Ndërsa kënga isopolifonike do një
arsye më të fortë, një risi, do kohë që
të filtrojë në kujtesën e kombit për të buruar më pas e kristaltë diku, dikur
në brezat pasardhës. Kënga nuk është një
simite që shijon e ngrohtë, kënga vjen si ujë burimi i freskët e i ftohtë. Këto
tipe “këngësh” të kënduara nëpër ceremoni të tilla inagurimesh nuk duhen parë
si këngë të mirfillta isopolifonike, sepse nuk janë të tilla. Ato kurrë nuk do
bëjnë pjesë në fondin e artit gojor të popullit tonë. U kënduan me qindra këngë
për Zogun mbret, por nuk mbajmë mend asnjë sot. U kënduan me mijra këngë për
Enverin në monizëm, por ato po firojnë nga kujtesa e kombit dhe repertori i
këngëve çdo orë dhe çdo ditë.
Kënga isopolifonike nuk i serviloset
politikës aktuale në asnjë epokë, përkundrazi janë disa këngëtarë të dorës së
“tretë” që i servilosen politikës, kryesisht për interesa të vogëla, duke i
mashtruar këta politikanë me ndonjë bejte të veshur me “kostum” kënge. Kënga është
shumë herë më e madhe se politika dhe politikanët e çdo rangu e të çdo vendi
qofshin. Madje duhet të theksojmë se janë këta të fundit që “lypin” vëmëndjen e
këngës, por që në vend të këngës u afrohen bejtet dhe ata, politikanët mqse
“nuk kanë pulën, hanë sorrën”.
VII- Një mik në një shkrim shtron pyetjen: pse popujt e tjerë
nuk u ngrenë këngë shtetarëve të tyre për vepra shumë më madhështore që
ndërtohen në vendin e tyre gjatë kohës
së qeverisjes së tyre. Kjo ka një shpjegim të thjeshtë: Popujt europianë nuk u
ngrenë këngë udhëhe-qësve të shtetit të tyre sepse ata kanë një rraport modern
me t'a. Ata e dinë që çdo investim publik bëhet me taksat e tyre, me djersën e
tyre, madje drejtuesit e shtetit janë të tillë me votat e tyre dhe zbatojnë
programe që ka mira-tuar populli nëpërmjet votimit. Pra, duke njohur rolin e
tyre si popull në shoqëri dhe histori e dinë që progresi është meritë e tyre,
popullit dhe jo e udhëheqësve, të cilëve u mohohet atributi drejtues kur ata e
gjykojnë të tillë, pavarësisht kontributit të mëparshëm. Kujtoj që Çurçilli
drejtoi me sukses Anglinë gjat luftës së dytë botërore, por populli s'ja dha
votën në zgjedhjet e para të pasluftës.
VIII- Europianët jetojnë në shtetet
e tyre moderne me ligje të sprovuara për vlerën dhe forcën e tyre, të cilat e
kanë vënë jetën në ”binarët” modernë. Në shtetet europiane (dhe jo vetëm) nuk
egziston baza e këngës popullore. Tek ne kjo bazë egziston akoma, ndonëse
gradualisht po zvogëlohet dhe nesër do t'i përkasë kujtesës historike bashkë me
produktin e saj, këngën, por sot ajo egziston akoma bashkë me një pjesë
ritesh zakonore te një pjesë e
popullsisë. Egzistenca e bazës së këngës popullore dhe e disa riteve zakonore
është arsyeja pse laboratori krijues i popullit vazhdon të japë këngë
isopolifonike, madje dhe me bazë ligjërimi mortor, si në fillesat e krijimit të
këngës. Natyrisht që ky laborator vijon të krijojë edhe këngë që u shërbejnë
mbajtjes gjallë dhe aktivizimit të
riteve zakonore të nderimit të mikut, krushkut, fqinjit etj. Sigurisht
që këto këngë janë me një tekst naiv me shtrat bejtesh, plot me hiperbola dhe arsyeja është sepse u mungon thelbi, shpirti i këngës. Kujtoni këngën për Rrapush Xhaferin,
për Sali Berishën etj që sot janë pjesë e fondit humoristik shqiptar. Ndryshe
janë këngët psh për Skënderbeun, të pakta, por lapidare. Po ashtu dhe këngët
për heronjtë e kapedanët.
IX- Kënga nuk i jipet kujtdo, ashtu si kurora e mbretit që nuk është për çdo njeri, ndërkohë “këngët” me natyrë bejtesh etj., në zbatim të ritit zakonor të pritjes së mikut në festë apo gëzim i “dhurohen” kujtdo që vjen si mik, qoftë ai plak apo fëmijë.
Sarandë, korrik 2022
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512