HAMIT
ALIAJ DHE NGJYRA E POEZISË SË TIJ
Shënime mbi një cikël poetik
Nga Timo Mërkuri
I-Sa herë që lexoj poezi të Hamit
Aliaj më kujtohet vargu i parë i një kënge hasjane:“Mori e mira në dritë të hënës” dhe kjo nuk ndodh rastësisht. Parafytyroni
ju lutem një vajzë të trevave veriore në një pragmbrëmje dimri tek ecën në një
shpat mali nën dritësimin e hënës. Parafytyrojeni që kjo ecje ndodh në një pragmbrëmje dimri me dëborë
të ngrirë, ku dritësimi, si pasojë e reflektimit të dritës së hënës është gati
marramendës. Për së largu, me gjithe lbyrjen e syve nga dritësimi dallon jo
vetëm konturet e përgjithëshme, por ndjen edhe tiparet e qeshura të vajzës tek
nxiton drejt çastit të lumturisë. Prej së largu ajo vajzë duket si një zanë
mali, që në ecje e sipër lëshon (apo reflekton) valë drite në çdo hap që hedh
dhe ti hutohesh e ngurosesh në shikim.
II-Nuk është fantazi ky përfytyrim: Poezitë e
Hamit Aliaj kanë një bardhësi alpine që të lbyr sytë, madje këtë bardhësi e kanë edhe pemët në poezitë e tij mbi të gjelbë-rtën e gjetheve, edhe ujrat
mbi syprinën apo valët e kaltëra, madje e kanë edhe shtëpitë ndërtuar me gur
gëlqeror a të hirtë. E kanë këtë bardhësi nëpër vargje edhe sheshbetejat (epike
apo moderne) mbuluar nga kamnoi i dyfeqeve, madje e kanë edhe plagët mbi të
kuqen e gjakut. Është një dritësi e bardhë që të duket se vjen prej së largu,
si prej kohërash të herëshme, si një dritë yllësish që janë shuar dikur, diku dhe
drita e tyre në ecjen e pasvdekjes, si shpirti, ndalet mbi vargjet e poetit,
thua se ai është destinacioni i mbramë apo “parajsa” e tyre.
III-Në kërkim të arsyes së kësaj
bardhësie sheh se fjalët nëpër vargjet e Hamit Aliaj janë gurë të ardhur nga
epika, si meteorë nga yllësi të tjera të cilët, ndonëse janë “gdhendur” e “latuar”
në gjuhën standarte, ende kanë brenda tyre një
dritësim epik. Do ishte e
natyrëshme që mbi këto gurë-fjalë të kishte mbirë myshku i vjetërsisë, por ja
që ato ndrijnë si një vajzë nën një dritë hëne. Ndoshta janë fjalë të arta qysh
në origjinën e tyre a janë të lyera me ar në kohët e mëpasme, andoshta koha ka
kaluar mbi ‘to duke u fshirë myshkun e harrimit, apo yjet dhe hëna e kanë depërtuar dritën e tyre
në ato fjalë dhe e ka bërë atë (dritën) pjesë strukturore të tyre. Sepse në
fakt dritësimi vjen prej brendësisë së tyre dhe jo prej sipërfa-qes së jashtëme,
prej ku mund të reflektohet çfardo lloj drite.
IV-Ajo që është më interesante te
poezia e Hamit Alisë është fakti se ngjyra e bardhë e vargjeve të tij ka “aromë”.
Jo aromë gëlqereje si gjithë shtëpitë e porsa-lyera, por një përzierje aromash
kohërash të ndryshme që gjithsesi të pëlqen. Aroma e ngjyrave të poezisë së tij
ka diçka nga e rrënda e epikës së djeshme dhe e lehta e së sotmes, si një lloj arome “aliazhi”. Kjo shpjegohet me faktin se
“ndërtesa” e tij poetike është moderne, por “fryma” brenda saj është epike, “era” që hyn nga dritaret është e kohës, por që
brenda poezisë kjo erë përzihet me epizmin dhe “epizohet” edhe ajo. Në këtë
proces nuk ndikon fakti se poezia flet për një temë të vjetër a të re, një
dashuri a një dasëm të sotme a të djeshme, një dërgatë shtetërore për një takim
a marrveshje ndërkombëtare të sotme. Ato marin epizmin dhe frymën e tij. Le ta
shohim këtë process te poezia “Dërgata”:
“Dërgatë
e nisur qyshse s’mbahet mend
Në mesnatë
mbërriti, nëpër qiej pa zota
Në çanta
kishin natën e fantazmave perandorake
Që botën e
dridh tash e sa mot.
Të pret
Mbretëresha e Madhe që e prite një shekull, më thanë,
Po para se të
shkosh,
Në shenjë
qytetërimi dhe për sigurinë e Mbretëreshës plakë
Duhet t’i
vrasësh të gjitha kafshët brenda teje…
Pyll i madh,
plot ushtima isha.
……………………………….
Kur mbërrita
tej deteve,
Mbretëresha
plakë kishte vdekur
Dhe pylli
brenda meje s’kish më asnjë kafshë
Përralla s’do
kish tash e mbrapa,
Me kë t’i dimëroj dimrat e gjatë” ?!
V- Kur lexon poezinë e Hamit Aliaj të
duket se je diku në një majë mali dhe prej andej e hedh shikimin mbi njerëzit e
ngjarjet, të cilët i sheh si nëpërmjet një tisi të hollë mjegulle. Duhet të
keshë sy të fortë e mendim të qartë që të dallosh konturet fizike të njerëzve,
ngjarjeve a kohërave për të cilët shkruan poeti, duhet të zbërthesh metaforën e
tij tipike që ta kuptosh e shijosh poezinë. Më kujtohet një varg i poetit që e
kam lexuar dikur: “Për makinë dasme patsh
një breshkë”. Sigurisht që qesha kur e lexova sepse parafytyrova një nuse
të hypur mbi breshkë në udhëtim dasme për te shtëpia e dhëndërit. Edhe fqinjë
t'a kishte dhëndërin, do i duhej një muaj të mbrinte, le më po t'a kishte te
fshati fqinjë. Pastaj parafytyrova nusen, një vajzë e ndrojtur dhe turpshme si
gjithë vajzat malsore, që gjithsesi pret me padurim të mbrijë te burri, të hyjë
në gjerdek e t'a përjetojë çastin magjik aq të ëndërruar e të panjohur. Dhe
mendo kohën e pambarimtë të udhëtimit mbi breshkën taksi: kjo kohë është në ëvetvete
një torturë e tmerrëshme. Kështu që ky "urim" në vetvete është një “mallkim”
epik që poeti ja bën vajzës që s’ju përgjegj dashurisë së tij ose që nuk e
kurorëzoi me martesë këtë dashuri të fshehtë të tyre. Muji dikur klithi që do ja digjte kullat për katërqind vjet
hasmit të tij, por unë ju them se: nuk është gjë djegia e kullave katërqind
vjet rresht përpara torturimit të kësaj nuseje hipur mbi breshkë.
Mjafton ky varg i vetëm që ne të
ndjejmë dhe të kuptojmë se poeti është një njohës i mirë i artit gojor
shqiptar, njohës jo vetëm i majave të eposit të kreshnikëve por edhe i
“greminave” të mallkimeve.
VI- Nuk e di në se e ka theksuar
ndonjë autor qënien e muzikalitetit në vargjet e Hamit Aliaj, por unë cilësoj
se në vargjet e tij, jo vetëm që ka një muzikalitet, por ky muzikalitet është
tipik. Ne jemi mësuar ta shohim muzikalitetin në vargjet e Naimit, Poradecit,
Nolit, Lefter Çipës e shumë të tjerëve që shkruajnë me një varg të regullt, por
ne nuk ja kemi vënë veshin muzikalitetit të poezive të Hamit Aliaj. Përkundër
çdo paragjykimi poezitë e Hamit Aliaj kanë brenda tyre një muzikalitet tipik, i
tillë që nuk këndohet me këngë isopolifonike apo me këngë qytetare.
Muzikalitetin e saj poezia e Hamit Aliaj e ka sa hyjnore aq dhe gjëmimtare, si
të ardhur edhe ajo nga epika, me ngjyrën dhe aromën e saj, që këndohet vetëm me
lahutë dhe në pak raste me çifteli. Metaforat e tij tipike nuk melodizohen në
vallen e shtruar psh. “pogonisho”, ato notizohen në këngë të tipit majekrahi
dhe kërcehen në valle me tupan si vallja e çikave të Tropojës apo të Hasit.
Këngët dhe vallet tona do fitojnë shumë po të këndohen e kërcehen me melodinë
që kanë brenda tyre vargjet e Hamit Aliaj.
VII-
“Hamit Aliaj është i ndërtuar prej poezie” kam lexuar diku. Hamit Aliaj
është më shumë se kaq, Hamit Aliaj është një shkollë moderne e poezisë shqipe,
ku ai s'ka nevojë të mbajë leksione. Mjafton që të shkruajë poezi
dhe ne ti lexojmë.
Do bëhemi më të bukur e më të ditur.
Sarandë,
më korrik 2022
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512