Timo Mërkuri
HYMN
PËR FJALËN POETIKE
Përsiatje mbi poemën “Prushi i bukurisë” të Anton Nikë
Berishës.
Kemi
lexuar shpesh poezi e poema me fjalë që çelin nëpër vargje si lule të bukura,
por është e para herë që lexoj një poemë për Fjalën, “përmes së cilës krijohet e bukura” (f. 11).
I-Poema
“Prushi i bukurisë” (një përsiatje poetike për artin e fjalës) e Anton Nikë Berishës
është një krijim i menduar si perceptim, si formë dhe sistem shprehës. Poema ka
një shtrat filozofik dhe një dritësim e ngrohtësi poetike, duke thelluar në
këtë mënyrë veçantinë e saj, i pa hasur gjer më sot në letërsinë tonë shqipe.
Në tekstin e kësaj poeme, “flakët e fjalës” hapen në vargje si petale të kuqe
lulesh, thuajse synojnë të na tregojnë në zemrën e saj “Prushin e bukurisë”.
Konceptimi
poetik i prushit nuk është i huaj për botën shqiptare pasi në vatrat tona,
zjarri “fle” në prushin e mbuluar me hi e mjafton një fill fryme të fryjë
përmbi të dhe zjarri të ndizet në prush e flakët të fillojnë e të vallëzojnë si
vajza të dashuruara. Kjo qëndresë e prushit në vatër nënkupton edhe qëndresën e
njeriut në tallazet e jetës, pasi prushi krijohet nga zjarri dhe zjarri paraqet
djegien e lis-jetës. E megjithatë, te “prushi” që krijohet nga djegia e drurit
qëndron “flaka” duke ruajtur cilësitë e saj të mëparshme, e gatshme për të
shpërthyer me vrull e flakërimë nën flladin më të lehtë që mund të fryjë mbi
të. Është pikërisht kjo flakë që fle te prushi, ajo bukuri ndriçuese që jep
jetë e dritë, që i jep hov jetës.
II-
Poema e veçantë e Anton Nikë Berishës “Prushi i bukurisë[1]” është
një tekst me mbi pesëqind vargje, të thurur në katërmbëdhjetë pamje pamje
poetike, ku përdoret folja “je” rreth njëqind e pesëdhjetë herë si identifikues
i “fjalës” dhe vargjet që vijojnë shfaqen si shpalosje e “flakëve” të saj, duke
krijuar në këtë mënyrë vizionin e një zjarri të madh, diku në një ambient të
hapur natyror dhe ku soneti i pesëmbëdhjetë bën akrostikun (vargu i parë i
secilës përsiatje-pamje) si një përba-shkim e njësim poetik.
Pra, vepra
“Prushi i bukurisë” është një krijim i mëvetë-sishëm, me një mendim të thellë
filozofik dhe qëndisje poetike, i derdhur në vargje të shndritshme, si argjendi
i shkrirë kur derdhet në forma lulesh e zemrash për gjerdane nusesh.
Në poemë flitet për “fjalën”, jo si “njësia
me e vogël e gjuhës, tërësi e pandashme e tingëllimit dhe e kuptimit e
formësuar që pasqyron sende e fenomene” apo si forcë që “thyen kockat”, por për “fjalën poetike”:
“që është perëndi”, e cila, si e
tillë ka altarin e saj, altarin poetik.
Ekzistencën
e altarit të “fjalës” në letërsinë shqipe na e ka sjellë së pari Azem Shkreli te poezia “Porosia”me vargjet: “Mos e ndyj fjalën biro se pastaj/ Është e
kotë të falesh para lterit të saj”. Në këtë rrjedhë sqarojmë shkarazi se:
ndërkohë që të krishterët kanë për altar kryqin e kryqëzimit, në botën
shqiptare “fjala” ka për altar “besën”, që përfaqësohen nga Krishti dhe
Kostandini, të dy të ringjallur nga forca e “fjalës”.
Duke
kujtuar Ungjillin sipas Gjonit, sipas të cilit “Në fillim ishte fjala...dhe Fjala ishte Perëndi” vijojmë mendimin
te “fjala”-perëndi, e cila: duke qenë perëndi, ka forcën e krijimit. Është
“fjala” ajo që formuloi konceptin e bukurisë, është “fjala” ajo që formatoi
shijet tona, që formësoi dijet tona, që barti dijet tona nga një brez tek
tjetri. “…I zunë yjet nëpër qiell dhe i
shpërndanë/ kah dëshiruan” thotë poeti dhe unë jam i sigurt se askush nuk e
interpreton këtë “zënie” dhe këtë shpërndarje si një kapje me dorë dhe lëvizje fizike të tyre. Në këtë mënyrë, pasi
njeh dhe kupton “fjalën”, ndjen se është shumë e “thjeshtë” për t’u kuptuar kjo
poemë e “vështirë”, të cilën vetëm pasi e kupton, sheh dhe ndjen sa e bukur është.
Poema “Prushi
i bukurisë” është një hymn për “fjalën”, hymn lartësimi dhe shenjtërimi
njëkohësisht. Shenjtërimin e “fjalës” e ka bërë vetë Gjoni te Ungjilli (1:1-3.),
siç u përmend, prandaj Anton Nikë Berisha e ri përsërit në vargjet e poemës: “Je bukuri vetë-dhuratë e Hyjit/Në fillim
ishte fjala, e Fjala ishte në Hyjin/e Fjala ishte Hyj… Prej saj u bë çdo gjë”
(f. 20), për të shtjelluar se: “Je drita
e Hyjit që pareshtur lind/ nga hiri dhe forca e besimit/ dhe dalëngadalë bie në
zemrën e secilit /me lehtësinë e buzëqeshjes së foshnjës” (f. 18); “Je prush i heshtur që i ngroh/pejzat e
shpirtit …” (f. 19).
Për nga
muzikaliteti që kanë vargjet në qenien e tyre, po ashtu, poema përafrohet me
muzikalitetin e hymneve dhe të lavdeve kishtare. Pathosi i krijimit, vargu
shpirtëror i hymnit, ngrohtësia që kanë cilësorët e “fjalës”, muzika e llojit
“hymn” që ka vargjet e poemës na “flasin” se poeti e krijoi poemën me synimin
që të jetë një “hymn” i vërtetë që lartëson “fjalën”. Synimi i lartësimit të
“fjalës” në qiellin e të plotfuqishmit krijues (i mbështetur dhe te postulati
ungjillor) e barazon “fjalën” me Hyjin, prej nga lind domosdoshmëria e një
hymni.
III- Ky
hymn, natyrisht, ndryshon nga hymnet kishtare për arsyen e thjeshtë se është së
pari një vepër poetike, madje një vepër poetike e rrafshit të epërm. Është një
krijim që të huton me thellësinë e gjerësinë e mendimit, ku në kthjelltësinë e
shprehjes sheh hapësira dhe yllësi tej vargjeve; sheh e ndjen një mozaik
imazhesh dhe ndjenjash që të ndihmojnë të formësosh ide të tjera të bukura. Poema
të krijon përshtypjen se është shkruar “me një frymë” si një shpërthim i beftë
frymëzimi, i ngjashëm me me një shpërthim lulimi një mëngjez pranvere. Të njëjtën
ngjyrë, aromë e freski kanë të gjitha vargjet, si
petalet e porsaçelura të një luleje, duke dëshmuar në këtë mënyrë unitetin e
poemës. Duhet të pranojmë: për shkak të vetë temës dhe stilit të veçantë të
shtjellimit të saj, leximi dhe përjetimi i kësaj poeme kërkon një lexues me
njohuri, dije dhe kulturë leximi. Kjo është e kuptueshme; poezia e tillë nuk
shkruhet për masat e gjera, ndonëse lexohet dhe prej tyre. E rëndësishme është
që dhe këtu: “qëllimi i poetit është e mrekullueshmja” (Marino).
Thamë
pak më sipër që Anton Nikë Berisha është një poet i veçantë në letërsinë shqipe.
Të jesh poet i veçantë do të thotë të jesh poet origjinal, që gjithmonë sjell
diçka të re për mënyrën e asaj që thua poetikisht, pra nuk qëndron “roje
besnike” e një stili apo e një forme si ushtari te flamuri. Poezia e Anton Nikë
Berishës është valë drite, dritë dhe dashuri; ka një dritë të veçantë në këtë
poemë që buron nga vetë vargjet, një dritë e ngrohtë që shkëlqen në “errësirën”
dhe shumësinë e kuptimore të vargjeve. Ka diçka ungjillore të kjo dritë e
vargjeve, që të fton t’i lexosh përsëri, gjersa ta ndjesh të bukurën, atë të
bukur që: ”Përtej harrimit e pati djepin…”(f.
17), sepse, sipas Biblës, “fjala” ekzistonte para krijimit (e para ishte
fjala), ajo (“fjala”) ishte cilësi e Hyjit dhe ai ua dërgoi njerëzve. Në këtë
rrjedhë logjike kupton se njerëzit: “[...] me
shtjellime fjalësh/u dhanë jetë lumenjve të përfytyrimit/…i zunë yjet në qiell
dhe i shpërndanë/kah dëshiruan” (f. 17).
I
lexojmë këto vargje dhe padashje mendojmë: “Janë të shumtë autorët që shkruajnë
vargje, por ndryshe nga ata Anton Nikë Berisha shkruan poezi, madje një poezi
ku dhe vizionet kozmike janë të prekshme, ku edhe vetë Zoti është i pranishëm,
madhështor si Ai në thjeshtësinë e tij.
Thënë
ndryshe, poeti shkruan me dritë, ai njësoj si apostujt na tregon dritën që
buron nga “fjala”. Na takon neve ta shohim dhe ta “lexojmë” këtë dritë dhe ta
bëjmë tonën.
Në
konceptimin e kësaj poeme “fjala” nuk është vetëm flakë dhe dritë. “Fjala”
është vetë jeta dhe përparimi shpirtëror e shkencor i jetës njerëzore. Vetëm
duke e parë në këtë këndvështrim lexuesi do ta kuptojë pse poeti i jep kaq
shumë pushtet “fjalës”, të cilës jo vetëm i atribuon një sërë arritjesh
njerëzore, por e ngre përsëri poetikisht në nivelin sipëror, nismëtare në
zanafillën e jetës, madje duke poetizuar postulatin ungjillor.
IV-Në
rrafshin metrik vepra nuk është shkruar në ndonjë varg të përcaktuar metrik;
vargjet kanë ritëm të brendshëm dhe muzikalitet, por s’kanë rimë. Vepra është
shkruar në formën e sonetit, po shmangiet nga rregulli i rëndomtë janë të
dukshme. Meqenëse te kjo vepër vështrohet arti i fjalës, autori ka përqë-ndruar
vëmendjen sidomos në sistemin gjuhësor shprehës; mbizotëron gjuha poetike në
gjithë krijimin; bëhet ballafaqimi dhe përplasja e figurave, sidomos e
metaforave; synohet që teksti të rrezatojë sa më shumë kuptime, herë - herë
deri në pafundësi.
Anton
Nikë Berisha është një poet që nuk shkruan me një fjalor të ngushtë apo mendësi
krahinore, figurat letrare të tij nuk janë zogj apo lule të një treve a të një
stine; ato dëshmojnë të kundërtën.
V- Le
të lexojmë bashkë vargjet: “Je prush i
heshtur që i ngroh/pejzat e shpirtit.. …/ Je rrjedhë e ngrohtësisë së diellit/
Hijeshi nusërore e Hënës.”(f. 19), “Je
pengu i zjarrit të dashuri-së / Që dëshmon thelbin e jetës”, “Je zjarr zemre që
gjithnjë përhapet/ përbrenda vetes por dhe tek tjetri” (f. 29), “Je shpirti mistik i secilës lindje” (f.
35), ku ndjejmë lehtësisht se autori jeton me poezinë, madje e përjeton poezinë
qysh nga fillesat e saj të artit e gjer te arritjet e tij bashkëkohore. Të jetuarit
me poezinë veçse është një mënyrë jetese, është më së pari poezi më vete. Pse
jeton me poezinë Anton Nikë Berisha nuk druhet nga “tema” e “fjalës”, e cila
është një “lule në zgrip të greminës[2]”, pasi
ai është si zogu, këndon e s’ka frikë se mund të gremiset nëpër “hone”; ka
“krahë të fortë”: talentin dhe dashurinë.
Vargjet:
“Je heshtja që flet vijimisht” (f.
26), “Je rrëfimi që rrëfimin nxit/të
kaluarën e afron dhe e bën të sotme/../je e sotmja e veshur me të nesërme”
(f. 27), “je palca e ashtit ku rrënjësohet
etja/e thelbit të bukurisë..”, “Je prapësimi i ferrit në tundimet e trishta”,
“Ti mallkimin e shndërron në urim”
(f. 32) etj. na krijojnë një ndjenjë hutimi përpara “vërtetësive” që shpalosen
në vargje, që i keni ndjerë, por nuk keni gjetur fjalët dhe mënyrën për t’i
shprehur.
Do të
ishte normale që autori këto të vërteta t’i shprehte në një traktat filozofik,
por ai është së pari poet dhe shprehet nëpërmjet vargjeve, përmes gjuhës
poetike. Në qoftë se ai do hartonte një traktat filozofik, do të na mungonte
një vepër e tillë letrare poetike, të cilën sa herë që e lexojmë na shpalosen
para syve imazhe të reja e shumëngjyrëshe të bukurisë.
Anton
Nikë Berisha është së pari një poet, krijimtarinë poetike të së cilit duhet të
dish ta lexosh për ta ndjerë dhe për të
vënë komunikim me të, sepse vargjet e tij janë të përpjeta arti për t’u
ngjitur dhe jo stola lulishteje për të dremitur.
Me këtë
vepër Anton Nikë Berisha na tregon si mund të shkruhet poezia e mirëfilltë edhe
sot.
Sarandë, korrik 2022
[1] Anton Nikë Berisha “Prushi i bukurisë”, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”
Gjilan 2015. Shih dhe botimin e parë dugjuhësorë Anton Nikë Berisha, Prushi i bukurisë. Përsiatje poetike për
artin e fjalës. Il fulgore della
bellezza. Riflessioni poetiche sull’arte della parola. Luigi Pellegrini
Editore, Cosenza 2014.
[2] …pse “fjala është perëndi” Gjoni1:1-3.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512