KUR POEZIA VJEN NGA BRENDA TEJE
Përsiatje mbi poezinë “Pa titull”
të Fatmir Terziut.
Nga Timo Mërkuri
Ditën e sotme Fatmir Terziu publikoi në faqen e tij të fb poezinë e titulluar “Pa titull”, poezi që më tërhoqi vëmëndjen edhe për faktin se, sipas vetë poezisë, autori e kishte marrë frymëzimin nga qyteti im, ndonëse dallga poetike kishte lagur me stërkala edhe vende të tjera. Që frymëzimin autori e kishte marrë nga qyteti i Sarandës, kjo duket qysh në strofën e parë, por ajo që më bëri përshtypje është se poeti ka një tjetër këndvështrim për qytetin, tejë të zakonëshmes poetike.
I-Zakonisht kur shkruajnë për Sarandën,
poetët e ndryshëm e personifikojnë me një vajzë bukuroshe që loz me stërkala,
madje nuk kanë munguar as cilësomet si qytet i dalur nga stërkalat e detit, si
vetë Afërdita, tempullin e së cilës gjatë antikitetit qyteti e kishte në breg të detit. Që ta
prezantosh Sarandën si një Afërditës është më se e natyrëshme për vetë bukuritë
natyrore dhe resurset urbane të saj, për
natyrën plot diell dhe motin “pa” dimër.
Poeti i është shmangur qëllimisht kësaj
tablloje afërditiane dhe na jep një Sarandë
tjetër, të trishtuar si një plakë që falet te kisha e Shën Harallambit ditën e
diel. “Saranda falet/Saranda falet” thekson autori, madje këtë e
citon dy herë. Ky citim nuk është ndonjë klithmë “zbulimi” për ndonjë devotshmëri
fetare, por në fakt është një pëshpërimë, e cila me pahir e kalon pragun e buzëve, si ato pëshpërima që
këmi dëgjuar në ato mote në shtëpitë
tona, kur gjyshet, duke sfiduar ateizmin
shtetëror ofronin veten për martirizim, duke hedhur lutjet si ura mes nesh
dhe perëndisë. Duhej heshtur gjatë këtyre
lutjeve që t’i dëgjonte perëndia, ta
kuptonte hallin tonë dhe të na ndihmonte. Duhej heshtur edhe që të mos dëgjonte
as komshia dhe as ndonjë kalimtar i rastit poshtë dritares sonë, sepse kishim dëgjuar
për kalimtarë që nuk ishin dhe aqë të rastit
Në shtëpinë tonë vetëm gjyshja lutej,
madje babai për të mos i nxjerrë telashe “shtëpisë” sonë, ikonës me portretin e Shën Gjergjit (mbi kalë dhe me
heshtë në dorë duke vrarë kuçedrën) nga ana e pasme i kishte vënë një pikturë të
Skënderbeut, dhe ai mbi kal, tek sulmonte turqit. Të dyja fotot, pasi i kishte
vënë me shpinë nga njera tjetra, i kishte vënë në mes të dy xhamave dhe në këtë
mënyrë konizma që tregontë nga njera anë Shën Gjergjin, të cilit aq shumë i
lutej gjyshja ime. mjafton ta ktheje mbrapsh dhe të tregonte Gjergj Kastriotin
që e donte babai. Gjyshja e shkretë që kishte probleme me shikimin, nuk e
dallonte dot Shën Gjergjin nga Gjergj
Kastrioti kështu që i lutej kujdo “shenjti” që të dukej, shënjti i perëndisë
apo shenjti i Shqipërisë.
Qyteti i Sarandës përbëhej nga popullsi e besimit ortodoks, po aq dhe nga popullsi e besimit mysliman, që në fakt ishte popullsi kryesisht çame, por ajo që ishte karakteristike para vitit 1967 ishte fakti se gjithë të rinjtë e të rejat çamë vinin në kishë dhe ndiznin qirinj, madje pa asnjë pengesë nga familjet e tyre, traditë që vazhdon akoma edhe sot. Vinin në shtëpitë tona për Pashkë dhe mirnin vezë të kuqe e i çukisnin me ne, ndërkohë ne fëmijët ortodoksë ngopeshim me bakllava në shtëpitë çame për Bajram.
II- Qyteti i Sarandës e ka ritualin
e “faljes” qysh në origjinën e emrit të tij. Qyteti quhet thjeshtë Sarandë që do të thotë “Dyzetë”, greqisht shqiptohet
“Ajo Saranda”, emër që lidhet me 40 ushtarë kristianë, të cilët i përkisnin
Legjionit 12-të “Rrufeja” dhe u martiri-zuan në ujrat e
ngrira të liqenit nga përndjekësi Agrikola sepse
refuzuan urdhërin për të mohuar besimin kristian. Kjo ndodhi në 9
mars të vitit 320.
Duke qënë se Manastiri i Dyzet Shënjtorëve në
kodrën Qafë Gjashtë (ndërtuar ne shek.
VI) është pikë zotëruese e qytetit dhe duket së largu nga deti, qyteti mori
emrin e njëjtë me Manastirin. Madje dhe në italisht emri i qytetit quhet Santa Quaranta (Dyzet shëntorët),
përkundër Ajo Saranda që shqiptohet greqisht.
Vetkuptohet që manastiret janë vende
lutjesh dhe përkushtimi dhe gjatë
ritualit të lutjes ortodoksët bëjnë kryqin me tre gishta të bashkuar. Simbolika
e kryqit ka qënë dhe është e dukëshme në qytetin dhe jetën tonë, ndaj dhe poeti,
duke ju ftuar për heshtje në respekt të ritualit thotë: “Saranda bën
kryq/ Saranda bën kryq”, për të vazhduar më pas; “Lëkurrësi lutet / Lëkurrësi lutet”.
Tre
pikat kryesore [Saranda (Qyteti),
Manastiri dhe Lëkurësi] janë në një unitet shpirtëror: ”luten”, “falen” dhe “bëjnë kryq” duke dëshmuar shpirtin paqësor
të banorëve të këtij “trekëndëshi”urban,
ndonëse në këmbët e tyre “Joni dehet/
Joni pi sa s’bëhet” se : “Dallga e
tij ka tërhequr zvarë anijen/ dallga ka humbur vetëdijen” dhe: “Stërkala godet guralecët/stërkala tretet …
nuk ecën”. Fatmir Terziu, si poet që është e njeh dhe e kupton më së miri
qytetin, banorët dhe jetën e tyre.
III-Në Sarandë “Joni pi e dehet” me legjendat e shumta të
qytetit, me Poseidonin, diku mes qytetit dhe Korfuzit, me Kodrat e Hermesit mbi
qytetin e Sarandës, me Enea Trojanin dhe babain e tij, Ankizmin vdekur e
varosur diku këtu, me tempullin e Afërditës dhe tempullin e Diellit, ku është
ngritur kështjella e Lëkurësit, me Panin e dehur ne Butrint dhe Amazonat (moniviset)
në fushën e Kestrinës (Vrinës). A mnois doni tju them se Zeusi ka lindur në
Palavli (avllinë e vjetër) dhe Kroni qëndronte te mali i Kronjit, prej nga e
shihte Bistrica me Syrin e saj të Kaltër. Nuk do ndonjë qytet tjetër në vend që
të ketë një dendësi kaq të madhe legjendash e mitesh, ndaj dhe “Joni pi e dehet/ ndonjeherë ai godet brigjet”
se “dallga e tij ka humbur vetëdijen” dhe
“Stërkala godet guralecët/stërkala tretet
… nuk ecën” se është e pafuqishme ti bëjë keq kësaj butësie shënjtërie shpirtërore ku “Vurgu lutet për
shpirtin që thahet/se Bistrica ka djegur trupin” jo vetëm nga
vapa.
Poeti është diku këtu : “Dhe ne shënojmë të mbushim Historinë përmes
kësaj stuhie” shpalos synimin apo objektivin e tij qytetar dhe intelektual,
por gjithsesi : ”dhe ne lutemi të jemi të
mbështjellë në krahët e strukur/dhe ne lutemi/dhe ne lutemi”, “gjëmojnë” këto
vargje me një pëshpërimë .
“Jam
me Shenjtorët dhe jam në gjunjë/pena dhe letra janë pranë meje/dhe ne
lutemi/dhe ne shkruajmë” deklamon poeti qetësisht, por kjo qetësi ka diçka ëngjëllore,
sepse ka praninë e shenjtorëve të cilët shkruanin e luteshin dhe ata, si poeti.
Më me elegancë, më me finesë nuk mund ta shënjtëroje misonin e poetit Fatmir
Terziu, veçse dije se dhe unë shkruaj për ty e lutem dhe për ty.
IV-Lind një pyetje në këtë poezi të
Fatmir Terziut, ai nuk ndodhet në Sarandë këto ditë që ka derdhur shpirtërisht
këtë poezi: si i erdhi frymëzimi për ‘të, madje një frymëzim i adresuar dhe jo
i përgjithshëm. Kjo pyetje bëhet më interesante kur sheh stilin e poezisë si një
shpërthim i beftë, i menjëhershëm dashurie e malli.
Që Fatmir Terziu është i lidhur
me Sarandën shpirtërisht, kjo është një gjë që dihet nga shumë veta. Ai ka qënë
i pranishëm për disa vite rresht në Manifestimet tona Poetike të “Triremës
Joniane”, madje tepër aktiv aq sa Shoqata jonë e ka vlerësuar me “Pendën e Artë”
në vitin 2015 dhe me “Kurorën e Artë” me gjethe dafine në vitin 2016, Bashkia
Sarandë i ka dhënë dy herë “Çertifikatën e Mirënjohjes”, poetët e shkrimtarët e
Sarandës kanë shkruar për veprat e tij dhe për atë vetë ashtu si dhe ai ka
shkruar për krijuesit saranditë me dhjetra artikuj. Për qytetin e Sarandës
Fatmir Terziu shpesh herë ka botuar cikle poetike te fjalaelire dhe Albania
Post, të cilat i ka përfshirë në librat e tij, por vërejtur prej meje, këto
krijime e kanë patur gjithmon një shtysë apo frymëzim gjatë një vizite të afërt
me qytetin apo takim me ne krijuesit e Klubit të Krijuesve Jonianë apo një
ndjesi marrë me vete.
Këtë
herë kemi një dallim të dukshëm, vizita e tij e fundit shënon disa vite, kohë e
mjaftueshme për t’u “ftohur” frymëzimi i momentit. Ajo që duhet vënë në dukje është
këndvështrimi i tij në këtë poezi, një këndvështrim
i një tjetër lloji, tepër shpirtëror, tepër “ortodoks”, si një mall, si një
brengë, si një dashuri e “humbur”, diku në kohë dhe hapësirë.
Frymëzimi i poetit nuk është
statik, i çastit, nuk është si “barut” i thatë që ndizet menjëherë ndaj dhe
poeti mer në dorë penën. Ka dhe një lloj tjetër frymëzimi që hyn në shpirtin e
poetit dhe “fle” aty, madje mund të “flejë” për një kohë të gjatë, aq të gjatë
sa dhe vetë poeti ta ketë haruar. Ndërkohë që “fle” ai jeton, pra rritet dhe
duke u rritur kërkon më shumë hapësirë, kërkon ajër dhe dritë dhe kur nuk i gjen aty ku është duke
“fjetur”, shpërthen në një moment kur
arrin pikun. Është si procesi i lindjes së fëmijës, është si procesi i shpërthimit
të vullkaneve, veçse këtu kemi të bëjmë me një tip “vullkani nënujor” që krijon
dallgë dhe “godet brigjet” si një i
dehur.
Është malli dhe dashuria e
mbajtur nga poeti në shpirt për vite me rradhë, e shtypur nën trysninë e vetë,
e shndruar në diamant poezie brenda
shpirtit, e nxjerrë sot në dritë për ne, thjeshtë që ta dimë.
Ja që ne e kemi ditur gjithmon, se
zemra e ndjen zemrën dhe në distancë, sidomos kur është zemër poeti. Ajo që
vlen ta themi është se dhe Fatmiri e di që dhe Saranda e do, por ajo që ka më
shumë rëndësi është fakti se Sarandës i duhet më së shumti Fatmiri se sa
anasjelltas. Sarandës i duhet Fatmir Terziu me atë dijen e tij, me talentin e
tij krijues, me atë rrezatimin e tij filozofik ku si një pasqyrë reflektohen jo
vetëm bukuritë, por edhe dashuritë e tyre të ndërsjellta.
Sarandë, më 17 gusht 2022
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512