RRUGA DREJT HESHTJES POETIKE
Nga Timo Mërkuri
Poezia “Orët e mbrëmjes” e
Ilirian Zhupës shtjellon ndjenjën e ndarjes mes dy individëve dikur të lidhur në
marrëdhënie emocionale, duke ruajtur një hije misteri mbi arsyet e ndarjes.
Heroi lirik shfaqet në një gjendje të trazuar shpirtë -rore, ndërsa përjeton vetminë dhe mallin në
mënyrë të heshtur e introspe-ktive. Përsëritja e pyetjes së tij “po ç’kohë është atje?” pasqyron
përpjekjen për të ringritur ura lidhjeje shpirtërore përmes reflektimit dhe kujtesës,
duke ruajtur gjallë dashurinë dhe mallëngjimin në botën e tij të brendshme.
Simbolet e mbrëmjes, natës dhe heshtjes shërbejnë si metafora të ndjenjave të
thella dhe komplekse, duke krijuar një atmosferë ku melankolia dhe reflektimi
ndërthuren me ndjeshmërinë poetike.
Forma e jashtme e poezisë të jep
përshtypjen e një bashkëbisedimi të heshtur, dhe çdo varg duket si një plagë që
dhemb. Ngrohtësia dhe përmallimi që derdhen në vargje krijojnë ndjesinë se ky
dialog zhvillohet “ndërmjet” dy të dashuruarve, të ndarë, por të lidhur ende në
nivel shpirtëror. Megjithatë, mungesa e dialogu të mirëfilltë tregon se kjo
është një bisedë intime e heroit me veten, një rrëfim i brendshëm ku personi i
dashuri është prani e pashlye-shme në botën shpirtërore të ij, dhe zë vend të
rëndësishëm si kujtim apo reflektim mbi një lidhje të pazgjidhshme. Poezia
përcjell fuqinë e ndjenjave që triumfojnë mbi kohën dhe distancën, duke lënë të
kuptohet se një dashuri e tillë mbijeton në kujtime, në harmoni të përhershme
të ndjenjës.
I- Pyetja e parë që mund të “bëhet”
është: pse poeti ka ruajtur anonimatin e heroit të tij në aspektin gjinor dhe
ja le lexuesit ta interpretojë? Poeti ka ruajtur anonimatin e heroit së pari: për të
ruajtur universalitetin e poezisë dhe së dyti: për t’i dhënë hapësirë lexuesit
në interpretime të shumta.
Anonimizimi gjinor i heroit krijon
një efekt abstrakt: lidhja emocionale, mallë-ngjimi dhe intimiteti nuk
kufizohen nga identitete specifike gjinore, por perce-ptohen si përvoja
universale njerëzore. Kështu anonimizim i heroit shërben që fokusi të mos jetë
te individi, por te ndjenja dhe përjetimi, duke e ngritur poezinë në nivel
simbolik dhe duke i dhënë rezonancë më të gjerë shpirtërore. Sigurisht që i jep
mundësi lexuesit për të zotëruar hapësirën, për ta bërë poezinë më personale,
pasi mund ta lexojë nga këndvështrimi i vet, duke ndjerë se ajo flet
drejtpërdrejt për të ose për ndonjë marrëdhënie të tij.
E parë në këtë këndvështrim, nuk
është gabim interpretimi (ynë) që heroi të jetë poeti, pra një djalë, por
njëkohësisht nuk përjashtohet e drejta e dikujt tjetër për ta parë heroin si
një vajzë. Pikërisht kjo hapësirë interpretimi është në vetvete një nga vlerat
artistike të poezisë, pse nuk kufizohet në një identitet, por fton lexuesin të
ndërtojë përvojën e vet të leximit. Është pikërisht kjo hapje e mundësive
interpretatative që përforcon universalitetin e ndjenjave të shfaqura, duke e
bërë poeziznë të prekshme për këdo që përjeton dashuri, mall, apo nevojën për
lidhje shpirtërore. Heroi apo heroina mund të jetë çdokush që përjeton këtë
ndarje dhe kërkon një pikë lidhjeje përtej distancës fizike dhe kohore.
II- Në këtë poezi, ekziston
mundësia që heroi të mos bashkëbisedojë drejtpë-rdrejt me një person të dashur,
qoftë dhe nëpërmjet distancës, por të jetë në bisedim me ndjenjat e tij të
brendshme, ku ai ruan kujtimin e personit, me të cilin është ndarë. Kjo qasje
përforcon dimensionin introspektiv të poezisë, duke e bërë atë një reflektim
mbi dashurinë dhe vetëdijen.
Në këtë kontekst vargjet "Dy-tri fjalë më tutje, dy-tri ëndrra më tej"
mund të lexohen si dialog i brendshëm i heroit, ku fjalët dhe ëndrrat janë
përfytyrime që mbajnë gjallë lidhjen me personin e dashur, të ndarë fizikisht,
apo juridikisht për jo shpirtërisht. Ky bashkëbisedim i brendshëm e bën atë të
pranishëm në mënyrë simbolike, dhe e shndrron në pjesë të botës së tij shpirtë rore.
Atëherë dhe përsëritja e pyetjes "po
ç’kohë është atje" interpretohet si përpjekje e heroit për të ndier
dhe krijuar afërsi me ndjenjat e tij, duke kërkuar një lidhje me atë që ka
humbur. Kjo pyetje, e cila tingëllon si thirrje e heshtur, reflekton ankthin
dhe dëshirën e tij për të mbajtur të gjallë kujtimin e një dashurie të kaluar.
Dhe vargu "Këtu po bie heshtja, po
ç’kohë është atje" tregon një moment meditativ, ku heshtja përfaqëson
më tepër vetminë e heroit se sa ndalimin
e komunikimit, dhe i jep hapësirë dialogut të brendshëm. Kjo heshtje mbart
peshën e kujtimeve, dhe e lidh heron me
një dimension emocional të përjetshëm. Përmes këtij interpretimi, poezia merr
kuptim tjetër: nuk është vetëm dialog me një të dashur të larguar fizikisht,
por edhe një reflektim mbi dashurinë që jeton brenda shpirtit të heroit,
pavarësisht rrethanave të jashtme. Pikërisht kjo ndjenjë e brendshme e bën
poezinë universale.
III-Në poezi bashkbisedimi
bëhet në mbrëmje dhe natën kohë kur
njeriu nis e mediton, bisedon me veten e tij, me botën e tij të brendëshme. Kjo
është një pikë e rëndësishme që thekson dimensionin introspektiv të poezisë.
Mbrëmja është një kohë e natyrshme për meditim dhe reflektim, dhe zgjedhja e
saj si momenti kur heroi bisedon me veten shërben të theksojë thellësisë shpirtëro -re. Mbrëmjeve dhe netëve
(të gjata të dimrit) ndodhin shpesh përballjet e brendshme me mendimet dhe
ndjenjat që janë të fshehura gjatë ditës, kur njeriu është më i angazhuar me
aktivitetet e jashtme.
Në këtë kuptim, poezia e Zhupës
fiton një natyrë introspektive. Poeti përdor mbrëmjen si kohë simbolike që i
mundëson të përballet me vetveten dhe të bëjë pyetje ekzistenciale që kanë të
bëjnë me koherencën e jetës dhe vdekjes. Kjo ndihmon në krijimin e një
atmosfere të brendshme, ku pyetjet dhe pasigu-ria që shoqërojnë jetën bëhen më
të dukshme dhe më të qarta. Në vargjet e poezisë:"Këtu po bie mbrëmja, po ç'kohë është atje" dhe"Këtu po bie nata, po ç’kohë është atje"poeti
bisedon me vetveten, përballë një kohë të brendshme, ku ai përpiqet të kuptojë
ku ndodhen realitetet e tij shpirtërore dhe ekziste-nciale, dhe ku ka hapësirë
për meditime dhe analize. Mbrëmja dhe nata si kohë simbolizojnë një periudhë që
është pa aktivitet në botën e jashtme, duke i dhënë mundësinë poetit të reflektojë
mbi atë që është "atje":
koha që është kaluar, ajo që është e humbur dhe ajo që mbetet ende pa u
kuptuar. Ky bashkë -bisedim me veten është i rëndësishëm sepse e shndron
poezinë në akt refle-ktimi dhe shprehje të brendshme që shkon përtej thjeshtësisë
së jashtme, dhe hap një dimension filozofik dhe emocional.
IV-Duke marrë shkas nga hamendësimi
i mësipërm po shtojmë pyetjen tjetër se: si do ishte situate poetike nqse personi
i dashur, të cilit i drejtohet heroi, të jetë një person i vdekur? Në kulturën
shqiptare është i njohur rituali i bashkbi-sedimit me të vdekurin, kryesisht në
vizita në varreza,psh: “Ku ke rënë moj trëndelinë/Pse s’kujton mua të zinë/Të
kujtoj e qajme lot/Po jam thellë e nuk dal dot”. Kushdo që ka në varreza gruan, burin, të dashurën apo
fëmijën e njeh dhe e ka përjetuar këtë formë bashkbisedimi, e di peshën e madhe
shpirtërore që të ul në gjunjë pranë varrit për të nisur bisedën, e njeh
lehtësimin shpirtëror që përfiton pas tij. Ajo që dua të them është se një poet
që ndërton një poezi me temë dhe përsosmëri artistike të tillë, ai ka përjetuar
dhimbje të mëdha, të cilat i ka shndruar në art poetik të nivelit të epërm. Në
mos gaboj ju kam folur për origjinën e Zhupës nga treva e Bregdetit ku doket
zakonore rruhen edhe nëpërmjet këngëve dhe ku ritet mortore e ligjërimet
vajtimore janë një pasuri rrezëllitëse poetike, dhe që ne, bijtë e kësaj treve i kemi pjesë të zakonëshme të fjalorit
të përditshëm. Sigurisht që kjo trashëgimi i shton dhe një dimension tjetër
poetikës së Zhupës.
Por le të kthehemi te një vizitë
në varreza, fjalët e poezisë: “Këtu po
bie heshtja, po ç’kohë është atje/ Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më tej”
janë mot a mo fjalë bashkbisedimi që bëjnë, kryesisht gjyshet dhe prindërit me
bijtë e nipërit e tyre të ndjerë gjatë vizitave
në varreza, prandaj na duken të njohura e të dëgjuara. Referenca e poezisë ndaj
“jetëve” dhe “vdekjeve”, ”tutje”, “tej”
nënkupton se heroi përpiqet të komunikojë me një të dashur që nuk është e
pranishme fizikisht në këtë jetë, por që vazhdon të ekzistojë në një dimension
shpirtëror. Në këtë rast, poezia merr
përmasa më të thella dhe më universale, duke trajtuar lidhjen shpirtërore në
tejkalim të kufijve të jetës dhe vdekjes. Ky interpretim shton dimensionin
metafizik në poezi, duke e bërë atë një reflektim mbi përjetësinë e dashurisë. Janë
vargjet “Dy-tri jetë më tutje, dy-tri
vdekje më tej” ato që krijojnë një aludim të qartë për një lidhje në hapë-sirën
midis jetës dhe vdekjes.
Duke vijuar mendimin e shprehur
më sipër, themi se përsëritja e pyetjes “po
ç’kohë është atje” merr një tjetër kuptim në këtë kontekst. Kjo pyetje mund
të shihet si një përpjekje për të kuptuar dimensionin e përtejë jetës ku
ndodhet personi i dashur. Pyetja nuk është thjesht për hapësirën fizike, por
për gjendjen e një bote të padukshme dhe misterioze. Vargu “Këtu po bie heshtja, po ç’kohë është atje”
simbolizon ndjenjën e vetmisë dhe mungesës së përgjigjes nga ana e personit të
dashur, e cila është heshtje absolute. Duhet të themi se në këtë rast, heshtja
nuk shkatërron lidhjen, por e bën atë më intime, një dialog të brendshëm që
ndodh në botën shpirtërore të heroit. Nëse personi i dashur është i vdekur,
poezia kalon nga thjeshtësi e mallëngjimit në poezi meditimi mbi ekzistencën,
dashurinë dhe përjetësinë. Si tekst vargu është i ngjashëm me fjalët që nënat
dhe gjyshet pëshpërisin apo vajtojnë mbi varrin ku prehet biri apo nipi, në
formën ligjërimore: “A të dhembin plagët biro, a ke ftohtë aty, a të lag shiu.
Dil pak se do rrijë nëna aty për ty” etj.
Ky aspekt gjen mbështetje dhe te
tonaliteti i ulët i poezisë dhe melodiciteti i dhimbshëm i saj, por më shumë vlen
të themi se kjo përmasë i jep poezisë rezonancë më të gjerë, duke i lejuar
lexuesit të përjetojnë ndjenjën e humbjes në mënyrë personale dhe emocionale,
përmes fjalëve të thjeshta, por të ngarkuara simbolikisht. Sigurisht që dëshirojmë
që ky hamendësim i yni të jetë i gabuar, por dhimbja e madhe që përmban poezia
nuk na le ta përjashtojmë si mundësi, ndonëse do vijojmë analizën në
interpretimin e idilit në distancë të heroit poetik dhe të dashurës së tij të
larguar.
V- Kjo poezi introspektive e
Ilirian Zhupës ka një strukturë tepër interesante që nuk haset në poezinë
shqipe, si dhe ndihmon në forcimin e mesazhit që poeti dëshiron të përcjellë.
Poezia ka një ndërtim të qartë e të përsëritur sikur këmbngul në idenë e pritjes
së përgjigjeje, duke krijuar një atmosferë meditimi dhe introspektive. Le të
shohim disa aspekte të ndërtimit të vargut dhe strukturës së poezisë:
Poezia ka tre strofa dhe çdo
strofë ka një strukturë të përsëritur trevargore, ku vargu i parë dhe i tretë
janë të njëjtët, dhe përsëritja krijon një ritëm të fortë dhe lidhje me kohën e hapësirën, që është tema
kryesore e poezisë. Përsëritja vargjeve shërben për të theksuar idenë e kohës
që është atje, ku ndodhet e dashura që mungon, pra në një realitet të paqartë
dhe të largët: "Këtu po bie mbrëmja,
po ç’kohë është atje". Ky varg, i përsëritur nënkupton një dyshim apo
merak që ka heroi për situatën ku ndodhet personi tjetër, duke sjellur ndjesinë e padurimit dhe meraku të
madh. Vargu i dytë i secilës strofë është struktura-lisht i njëjtë, por me një
ndryshim në një ose dy fjalë:, psh: "Dy-tri
rrugë më tutje, dy-tri sheshe më tej" te strofa e parë, "Dy-tri fjalë më tutje, dy-tri ëndrra
më tej" te strofa e dytë dhe “Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më
tej” te strofa e tretë. Kjo mënyrë shërben jo vetëm për të ruajtur një
ritëm dhe harmoni ndërmjet vargjeve, por edhe për të theksuar ndryshimin që
ndodh në çdo moment të poezisë. Kështu, poeti krijon përputhje të strukturës
ndërkohë që sjell variacione në përmbajtjen, pse u jep vargjeve efekt të
përsëritur, të freskët dhe me kuptime të ndryshme madje dhe me vlerën e një njësie
matjeje, kur shprehet: “Dy-tri rrugë më
tutje, dy-tri sheshe më tej".
VI-Pyetja:"Po ç'kohë është atje?" është pikë e
rëndësishme që thekson dimensi-onin filozofik dhe emocional të poezisë. Ky pyetje nuk është e lidhur me
motin apo kohën në sensin e zakonshëm, por ka kuptim më të thellë e më të brendë-shëm,
pasqyron përpjekjen e heroit poetik për të kuptuar kohën shpirtërore dhe
distancën emocionuese nga personi i dashur. Gjithashtu duhet të themi në lidhje
me këtë pyetje se: për heroin, poezia flet për një kohë që nuk matet me orë apo
minuta, pse është kohë shpirtërore e lidhur me përjetimet personale, dhe
distancën shpirtërore. Poeti po përpiqet të kuptojë se si të përjetojë kohën që
ndan atë nga e dashura, duke u fokusuar në atë se çfarë ndodh atje, dhe si
ndryshon jeta dhe shpirtërimi i saj në mungesën e tij, e shprehur më thjeshtë
ai do të dijë si funksionon bota “atje tej”.
Te vargjet:"Këtu po bie nata, po ç’kohë është
atje,/Dy-tri fjalë më tutje, dy-tri ëndrra më tej."poeti kryen një
reflektim të brendshëm mbi kohezionin shpirtë-ror me të dashurën, ku ëndrrat
dhe fjalët ndodhen po ashtu në një distancë të paqartë. Përsëritja e pyetjes
"po ç'kohë është atje?" na
ndihmon të kuptojmë që kjo kohë është ndjesi. E rëndësishme është të ndjehet se
pyetja “po ç’kohë është atje?” nuk kërkon
përgjigje për kohën natyrore, por është shprehje e pasigurisë shpirtërore, një kërkim
për të kuptuar se si është ndërtuar koha pa praninë e tij te e dashura. Në
kuptimin literal kjo pyetje ka qasje me
një varg vajtimor të viseve të mia që thotë:
“Qysh do ma kalosh beharë/Pa motër e vëlla pranë/ Xhan o shpirt e shpirt
o djalë”.
Sigurisht që mund të hamendësojmë
se pyetja ka të bëjë psh. me konceptin “kohë vdekjesh” psh nga epidemia, nga
lufta, apo kohë dasmash, kohë lindjesh etj. Ky mund të jetë interpretim i mundshëm dhe shumë
i vlefshëm i pyetjes “po ç’kohë është
atje?”. Në këtë kuadër, poezia mund të bëjë një ndarje të dy kohrave të
ndryshme, kohë të jetës dhe kohë të vdekjes.
Në vend që të kërko-jë një informacion të zakonshëm mbi kohën e një vendi të
caktuar, poeti mund të jetë duke pyetur për një kohë të ndryshuar nga ndodhitë
historike, shoqëro-re apo ekzistenciale si lufta, epidemitë, ose periudhat e
gëzimit si dasmat dhe lindjet etj.. Janë pikërisht vargjet: "Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më tej"
në të cilat poeti sjell në kujtesë dy dimensione të kohës: njëra që është e
lidhur me jetën, siç janë momente të bukura si dasmat dhe lindjet, dhe tjetra
që përmban vdekjet, të shkaktuara nga luftërat, epidemitë ose tragjeditë shoqë-rore.
Kjo ndarje mes dy kohrave (jeta dhe vdekja) tregon një kontrast mes periudhave
të jetës dhe periudhave të krizave ekzistenciale, ku jetët dhe vdekjet nuk janë
thjesht ngjarje të natyrshme, por janë të lidhura me një kohë që ka ndryshuar për
shkak të ngjarjeve të rënda. Në këtë kontekst, poeti, duke e bërë këtë pyetje,
mund të shprehë frikën, dyshimin dhe shqetësimin për çfarë ka mbetur nga koha e
tij pas përjetimit të tragjedive..
VII-Është interesante fakti se poezia
“Orëve të mbrëmjes” e Zhupës shfaq me një thjeshtësi madhështore relativitetin
e kohës dhe largësitë që ekzistojnë mes individëve njerëzorë. Në vargjet e saj
të përsëritura, poeti ngre pyetjen universale mbi mënyrën se si koha përjetohet
ndryshe nga heroi dhe e dashura e tij, të cilët, ndonëse fizikisht (mund të jenë)
pranë, ndodhen në hapësira të largëta shpirtërore. Koha këtu nuk është njësi e
matshme, por një enigmë që merr formë nga ndjenja dhe vetmia.
a. Në poezi, autori sugjeron se
koha perceptohet ndryshe nga dy individët, që fizikisht mund të ndodhen afër (“dy-tri rrugë më tutje”), por realisht
janë shumë larg në përjetime dhe ndjeshmëri. Pyetja e përsëritur “Po ç’kohë është atje?” shfaq dyshimin
mbi egzistencën e një kohe të përbashkët. Në këtë aspekt shpaloset ideja se
koha është përvojë personale, që ndriçon ose errëson shpirtin në mënyrë të
pavarur nga realiteti fizik. Në një kontekst filozofik, kjo ide përputhet me
relativitetin kohor të Einsteinit, ku koha nuk është absolute, por varet nga
pozicioni dhe përvoja e vëzhguesit. Në përrallat dhe mitet tona (“Një ditë atje tejë ishte sa një vit këtu te
ne”), koha zgjerohet apo tkurret në varësi të hapësirës e përjetimit
individual, duke krijuar një metaforë për vetminë dhe lidhjet mes njerëzve.
b. Tri momentet kryesore të
poezisë: “mbrëmja”, “nata” dhe “heshtja”, nuk janë thjesht ndarje të
ditës, por stade emocionale e ekzistenciale që shfaqin largësinë njerëzore. Në
këtë aspekt,mbrëmja simbolizon fillimin e një ndarje. Ndërsa bie mbi heroin,
ajo paralajmëron heshtjen që do pasojë dhe ngritjen e distancave të padukshme. “Nata” është një hapësirë e fshehur
midis ëndrrës dhe realitetit, ku koha përthyhet e tkurret. Për atë që është “dy-tri fjalë më tej,” nata mund të jetë një
harrim. Dhe “heshtja”, që mbyll
ciklin, është kulmi i ndarjes ekzistenciale. Kjo heshtje nuk është thjeshstë
mungesë zëri, por e mundësisë për të ndarë një botë të përbashkët. Në të, edhe
jeta dhe vdekja duken si dy rrugë të paarsyeshme që ndodhin paralelisht, por
nuk bashkohen kurrë.
c. Në poezi Zhupa e trajton kohën
jo si kronologji të ngurtë, por si përvojë rela-tive, ku hapësirat dhe ndjenjat
e shndërrojnë atë në diçka të ndryshme për çdo qenie. Pyetja “Po ç’kohë është atje?” ngre një dyshimin
filozofik mbi mundësinë e një kohe universale: nëse për heroin është mbrëmje,
për tjetrin mund të jetë mëngjes, apo edhe një vit i largët në të shkuarën a të
ardhmen. Kjo përplasje kujton relativitetin filozofik të përrallave, ku një
ditë në një botë tjetër përjeto-het si një vit në tonën, një botë e tërhequr midis
realitetit dhe iluzionit.
ç. Dukuria e kohës si përvojë
subjektive lidhet me ndarjen që ekziston mes dy individëve: njëri përjeton
mbrëmjen, ndërsa tjetri ndodhet jashtë këtij rrethimi kohor. Kjo ide përmban
një melankoli të thellë dhe një kritikë ekzistenciale ndaj paaftësisë së
njerëzve për të ndarë përvojën e njëjtë. Relativiteti i përjetimit kohor
shërben si metaforë për ndarjet e mëdha që ekzistojnë midis njerëzve: ndarje
emocionale, shpirtërore, apo kulturore. Dy-tre rrugë, fjalë, ëndrra apo jetë nuk
janë thjesht masa të vogla largësie,ato janë
simbole të kësaj distance të pakapshme. Poezia na thotë se afërsia fizike nuk
tregon përbashkësinë shpirtërore.
E lexuar në këtë kontekst ndjejmë
se poezia “Orëve të mbrëmjes” është një poezi e heshtur në fjalë, por e
zhurmshme në filozofinë e saj. Relativiteti i kohës shndërrohet në metaforë për
vetminë dhe ndarjen , duke na kujtuar se koha dhe hapësira nuk janë njësi
matëse, por dimensione ndjenjash të thella. Në këtë aspekt ndjejmë se Zhupa na
lë me pyetjen e pakapshme: a mundet koha e dy qenieve të bashkohet ndonjëherë,
apo secili prej nesh mbetet në mbrëmjen e vet të pashpallur?
VIII-Në krijimin "Orët e
mbrëmjes" të Zhupës, tensioni poetik rritet në mënyrë graduale nga strofa
në strofë,si pasojë e përdorimit të përsëritjeve, ritmit dhe zgjerimit të
kuptimit vargor. Për pasojë ky progres
rrit intensitetin emocional e filozofik të poezisë, duke çuar lexuesin nga një
përjetim i përditshëm drejt reflektimit të thellë mbi kohën dhe ekzistencën. Le
ti shohim konkretisht sipas strofave:
a.Në strofën e parë, vargjet
shfaqin një situatë të zakonshme, momentin e rënies së mbrëmjes, një fenomen i zakonshëm natyror.
Përsëritja e vargut "Këtu po bie
mbrëmja, po ç’kohë është atje" krijon një ritëm të qetë, por shfaq dhe
një dyshim fillestar mbi ndryshueshmërinë e kohës dhe hapësirës. Pyetja "ç’kohë është atje" të ndez një ndjenjë distance dhe misteri më
shumë se një kurozitet. Formulimi i pyetjes u ngjan shumë pyetjeve të prindërve
që i kanë fëmijët psh mnë një eskursion në një qytet tjetër, interesimi i tyre
nuk ka të bëjë literalisht më kohën shi apo diell, por me situatën që
përjetojnë fëmijët aty dmth kanë ftohtë, janë lagur apo jo.
b.Në strofën e dytë, intensiteti
poetik rritet me kalimin nga "mbrëmja"
në "nata." Termi “mbrëmja” lidhet shpesh me diçka të
bukur, një shëtitje në bulevradin e qytetit në mbrëmje etj, por termi “nata” ka
tjetër konotacion, ai lidhet me diçka të errët dhe me rreziqe të mundëshme
etj.Vargu"Dy-tri fjalë më tutje,
dy-tri ëndrra më tej" shton një shtresë emocionale dhe simbolike.
"Fjalët" dhe "ëndrrat" përfaqësojnë intimitet,
dëshira dhe komunikim të paplo-të, rrit
ndjesinë e mungesës dhe të ndarjes, (nata është koha e gjumit jo e bisedave). Përsëritja
e vargut pyetës thellon shqetësimin mbi atë që ndodh "atje" duke e shfaqur dukshëm pasigurinë dhe dyshimin.
c. Poezia arrin kulmin në strofën
e tretë, ku "heshtja" dhe
"nata" marrin kupti-me
ekzistenciale, tyë cilat nuk na qetësojnë. Vargu: "Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më tej" zgjeron kuptimin e poezisë drejt reflektimit
mbi jetën dhe vdekjen, dhe e vendos lexuesin përballë pyetjeve të ekzistencës. Është
heshtja ajo që shndrohet në simbol i përfundimit të bashkbisedimit dhe i
mungesës absolute dhe përsëritja e pyetjes tashmë nuk është vetëm një
kuriozitet, por shndrohet në një thirrje për të kuptuar kohën dhe përtej saj.
Pra, në thelb përmes përsëritjeve
dhe përshkallëzimit nga “mbrëmja”, në
“natë” dhe më pas në “heshtje”, Zhupa krijon një tension mbi
kontrastin mes të njohurës dhe të panjohurës, mes afërsisë dhe largësisë. Është
një strukturë poetike që rrit jo vetëm ritmin emocional të poezisë, por edhe
reflektimin filozofik, duke e bërë lexuesin të ndiejë peshën e kohës dhe
misterin e saj në çdo strofë.
IX- Në poezinë e Zhupës, figurat
artistike janë të pakta në numër, por të janë nga ato figura që u ngjajnë
gurëve të themelit në fillimin e një ndërtese, këtu për ndërtimin e strukturës
poetike dhe shprehjen e thellësive emocionale e filozofike. Le ti analizojmë
figurat artistike dhe ndikimin e tyre në efektin poetik.
1. Në poezinë e Zhupës, “koha” dhe “heshtja” janë dy simbole që lidhen me realitetin shpirtëror dhe
ekzistencial të poetit. Mbrëmja dhe nata janë jo vetëm kohë ditore, por
kryesisht janë simbole të reflektimit, të meditimit dhe kalimit të kohës. Kjo
kohë natyrore i jep mundësinë poetit të meditojë për jetën dhe vdekjen sit e
vargjet"Këtu po bie mbrëmja, po ç’kohë është atje". "Këtu po bie
nata, po ç’kohë është atje" “Mbrëmja”
dhe “nata” simbolizojnë një kohë të
brendshme, një periudhë introspektive, ku koha nuk matet me orë dhe minuta, por
me pasiguri dhe meditime. Koha "atje"
bëhet një simbol i misterit dhe distancës shpirtërore që poetët shpesh e
eksplorojnë.
2.Metaforat përdoren në poezi për
të ndërlidhur konceptet e jetës dhe vde-kjes , gjithashtu për të shfaqur
pasigurinë dhe ndjeshmërinë shpirtërore të poetit si te vargu:"Dy-tri jetë më tutje, dy-tri vdekje më
tej." ku , "jetë"
dhe "vdekje" janë përdorur
si metafora që përfaqësojnë të kundërta ekzistenciale: kalimi nga një jetë plot
bukuri dhe shpresë në një vdekje që përfaqëson fundin e mundësive dhe sfidave.
Ky përdorim i jetës dhe vdekjes si njësi krahasuese bën që lexuesi të
reflektojë për kalimin e kohës dhe ndikimin e saj në qenien njerëzore.
3. Një tjetër figurë e dukshme
janë imazhet që krijohen përmes përdorimit të fjalëve që e zbulojnë gjendjen
shpirtërore të poetit. Fjalët "dy-tri"
përdoren për të përshkruar distancat shpirtërore e fizike që ndodhen mes poetit
e personit të dashur."Dy-tri rrugë më
tutje, dy-tri sheshe më tej." Ky është një imazh shumë i fuqishëm dhe
estetik, na tregon se: edhe pse ka një distancë fizike, ajo nuk është pengesë.
Poezia luan me ndjeshmërinë, përfytyrimin dhe përdorimin e numrave që nuk janë
absolutë, por përçojnë një ide të distancës shpirtërore.
4. Personifikimi i kohës është një tjetër figurë interesante. Në
poezi, koha ka një veprim të qartë dhe natyrë që është shumë më tepër se
thjesht një kalim orësh. Ajo shndrohet në një entitet që poeti mund ta ndiejë
dhe me të cilin mund të bisedojë. "Po ç’kohë është atje?" Këtu ky
personifikim e bën kohën të duket si person i gjallë që mund të kuptohet dhe që ka
një formë për të komu-nikuar me poetin. Pyetja "po ç’kohë është atje" është një mënyrë që poeti përdor
për të dhënë peshë dhe agjencë një koncepti të përditshëm, siç është koha.
X-Nuk mund të rrija pa përmendur
faktin se kjo poezi shquhet për minima-lizmin e fjalëve, dukuri që shfaqet si
mjet i fuqishëm artistik për të përqendru-ar thelbin emocional e filozofik të
vargjeve. Struktura e thjeshtë dhe përsëritja e pyetjes "po ç’kohë është atje?" krijojnë një
ritëm të qëndrueshëm, duke e kthyer poezinë në një reflektim të ngjeshur mbi
ndarjen, kohën dhe lidhjen njerëzore. Poezia nuk përdor përshkrime të gjata apo
të detajuara, ajo mbë-shtetet në simbolika të përmbledhura si “mbrëmja”, “nata” dhe “heshtja”, qësi një urë e ngritur mbi tri këmbë. Këto elemente të
thjeshta përçojnë një gamë ndjenjash,shmangin teprinë e fjalëve, dhe lënë
hapësirë interpretimi subjektiv të lexuesit.
Minimalizmi vihet re dhe me përdorimin
e një gjuhe të thjeshtë e të drejtpër-drejtë, ku çdo fjalë ka peshë dhe qëllim.
Kjo thjeshtësi shërben për të theksuar ndjenjat e heroit lirik, duke mos e
mbingarkuar mesazhin me detaje të panevo-jshme, por duke e mbajtur të pastër
dhe emocionalisht të fuqishëm. Në këtë mënyrë, Zhupa arrin të krijojë një poezi
që është njëkohësisht e thjeshtë në formë dhe e pasur në përmbajtje.
Në thelb, poezia "Orët e
mbrëmjes" shquhet për ndërtimin e saj të thjeshtë në formë,me një përdorim
minimalist të fjalëve, duke krijuar dialog mes kohës, hapësirës dhe
ekzistencës.Me gurë të thjeshtë ai ka ndërtuar një kështjellë poetike sa të bukur
aq dhe të fortë. Mjeshtërisht përmes përsëritjeve ritmike të pyetjeve që nuk
(presin) marrin përgjigje dhe zhvillimit gradual të tensionit poetik, Zhupa na
fton të reflektojmë mbi relativitetin e përjetimit dhe misterit njerëzor që
qëndron përtej së njohurës. Kjo poezia me thjeshtësinë e saj kapërcen përditshmërinë dhe shndrrohet në
meditim filozofik dhe ekzistencial. Vlera e kësaj poezie qëndron në
universalitetin e saj, ndërsa vetë Zhupa shfaqet si një poet i aftë të shpreh
përjetime të thella me finesë artistike që e bën poezinë e tij të paharrueshme
dhe konkuruese në poezinë europiane..
Sarandë, më Janar 2025
ORËVE TË MBREMJES
Këtu po bie
mbrëmja, po ç’kohë është atje,
Dy-tri rrugë
më tutje, dy-tri sheshe më tej.
Këtu po bie
mbrëmja, po ç’kohë është atje?
Këtu po bie
nata, po ç’kohë është atje,
Dy-tri fjalë
më tutje, dy-tri ëndrra më tej.
Këtu po bie
nata, po ç’kohë është atje?
Këtu po bie
heshtja, po ç’kohë është atje,
Dy-tri jetë
më tutje, dy-tri vdekje më tej.
Këtu po bie
heshtja, po ç’kohë është atje
f.16
No comments:
Post a Comment