“Ekzotikat” si rebelim emocional dhe kërkimi i lirisë
Shënime çasti për poezinë“Ekzotikat”
e Odise Kotes
Nga Timo Mërkuri
Para se të flasim për poezinë
“Ekzotikar” të Odise Kotes duhet të sqarojmë cilat janë dhe pse poeti i quan
"Ekzotika" dhe ca më tepër pse sot realizoi këtë krijim poetik, që me
të drejtë mund ta quajmë “ekzotike”. Në thelb poeti quan “ ekzotika” dukuri,
dhe veprime jashtë formatit qytetar të jetës së përditëshme, nga ato që quhen
avagardë madje jo rrallë dhe 'rrugaçëri" nga një staf veteranësh, psh siç
quheshin dikur muzika e lehtë moderniste apo letërsia e piktura jashtë formatit të
soc.realizmit, veshjet me stil perëndimor (kauboj etj). Në thelb, poeti i quan
Ekzotika sepse ato mishërojnë një botë të pazakontë, të ndritshme e shpërthyese,
që qëndron jashtë përvojave dhe formateve rutinore. Realisht fjala
"ekzotike" zakonisht lidhet me diçka të të huaj, të magjishme apo të
jashtëzakonshme,që ka lidhje me botën latino amerikane apo Afrikën por në këtë
poezi, ajo përdoret si një metaforë për individ ë, veprime apo momente që
shpërthejnë energji dhe rebelim, shpërthim të kornizave të formateve
tradicionale të jetesës, kulturës apo edukatës qytetare..
1.Në poezinë "Ekzotikat," Odise Kote
i shfaq ekzotikat si figura artistike apo qenie që mishërojnë pasionin, lirinë
dhe energjinë shpërthyese, duke u distancuar nga normat dhe rutinat e zakonshme,
duke tejkaluar formatin e rëndomtë të jetësës dhe të të kuptuarit e përjetuarit
.Realisht ato janë simbol i ndjenjave të gjalla dhe thirrje për rigjetjen e emocioneve të lëna
pas dore apo të ngurtësuara në të “kaluarën e ndaluar”. Disa pasazhe vargjesh
që i përkufizojnë dhe ilustrojnë ekzotikat janë:
a. Ekzotikat shfaqen si mishërim i shpirtit të lirë dhe
kohës së humbur: "Ekzotikat shkulën flokët për kohën e humbur,/le të
ndërrojmë rolet." vargje që i shfaqin ekzotikat si figura që luftojnë me
të kaluarën dhe kohën e humbur, shpërdoruar, duke shprehur dëshirë për ndryshim
dhe përmbysje të roleve të zakonshme. Sigurisht që poeti këtu i personifikon si
njerëz, kryesisht si gr ate ky varg.
b.Poeti i shfaq ekzotikat si zëra
që kërkojnë rilindje emocionale shfaqen te vargjet:"A mund të ndezim një
zjarr në rrugë,/për të ngrohur ndjenjën e lënë në harresë?" duke i
personifikuar ati në rolin e tyre si bartëse të një revolte shpirtërore, që
kërkojnë të ringjallin ndjenjat e fjetura dhe të rikthejnë ngrohtësinë në një
botë të ftohtë dhe indiferente. Sigurisht ndezja e një zjarri në mes të rrugës
cilësohet si një veprim “hipish” pa lodhur mendjen për domethënien e këtyre
veprimeve.
c.Ato shfaqen si simbol i pasionit dhe energjisë shpërthyese
psh. te vargjet:"Ndihej shumë mirë kur thyheshin qelqet,/pa u shqetësuar
nëse ky quhej rebelim." Duke I personifikuar ato si figura të guximshme,
që veprojnë jashtë kufijve normal pa u shqetësuar për mendimin apo gjykimin e
të tjerëve
Pra, në thelb, “Ekzotikat”, në këtë poezi, përfaqësojnë
shpirtin njerëzor që lufton për t’u çliruar nga kufizimet dhe formatimit
standarte emocionale. Ato janë simbol i
guximit për të ndryshuar, për të rigjetur ndjesinë e humbur dhe për të
rikrijuar një jetë të pasionuar.
2.Cilat janë karakteristikat e këtyre “Ekzotikave” të
shprehura në poezinë e Kotës. Me një densitet të jashtëzakonshëm dhe art
poetik, në poezi ato shfaqin:
a. Ndjesinë e jashtëzakonshme dhe kontrasti me rutinën, psh
te vargjet:"Qyteti ekzotikave po shndrin këtë natë,/s'ka shndritur kurrë
kaq fort." ku, ekzotikat simbolizojnë një gjendje unike që ka ndryshuar
monotoninë e zakonshme, duke sjellë jetë dhe dritë.
b. Ekzotikat nuk ndjekin normat apo formatin qytetar, por
përfaqësojnë shpërthimin emocional dhe thyerjen e këtij formati të ngurtë, siç
shihet tek vargjet:"Ndihej shumë mirë kur thyheshin qelqet,/pa u shqetësuar
nëse ky quhej rebelim." A nuk ju ka lindur ndonjëherë dëshira të thyeni
diçka, të opërplasni një portë apo një enë? Kështu janë ekzotikat, forca që nuk
u binden konvencioneve, duke krijuar një ndjesi të freskët dhe shpirtërore.
c. Ato përfaqsojnë nevojën për të rigjallëruar emocionet e
shtypura apo të lëna pas dore, të braktisura nën tezën e “kulturalizmit” apo
“qytetarizmit”:"A mund të ndezim një zjarr në rrugë,/për të ngrohur
ndjenjën e lënë në harresë?", pra ekzotikat janë figura të fuqishme që kërkojnë
të ngrohin ndjenjat dhe shpirtin në një botë të ftohtë.
ç. Poeti i quan ekzotika, sepse ato mishërojnë një energji
të pastër dhe një dëshirë për të kapërcyer kohën e humbur:"Ekzotikat shkulën
flokët për kohën e humbur,/le të ndërrojmë rolet."ku akti simbolik i shkuljes së flokëve tregon
rebelimin kundër të kaluarës dhe dëshirën për një jetë të re dhe të gjallë.
3. Le të bëjmë një analizë të shkurtër të poezisë, ku të veçojmë
disa elemente dhe vlera kryesore:
a. Atmosfera ekzotike dhe dinamizmi emocional në të cilën
shfaqet qyteti, e ndriçuar fuqishëm dhe përfshirë nga një heshtje misterioze,
të krijon përshtypjen se pret një shpërthim sepse atmosfera është e tillë që të
krijon një ndjesi pritshmërie dhe tensioni, madje duke theksuar dualitetin
midis qetësisë së jashtme dhe zhurmës shpirtërore. Kote përdor imazhe si
"pret vështrimin në sytë e dikujt, për të ndezur qiejt," I cili të
krijon përshtypjen e një kryqëzimi vetëtimash.
b. Ritmit i poezisë luan një rol thelbësor në poezi, si
forcë që çon emocionet "në qiell." Thyerja e qelqeve dhe paqartësia
nëse ky veprim është rebelim apo jo, simbolizon një shkëputje nga normat dhee
formati i zakonshëm qytetar dhe shfaq
një kërkim për liri. Ky moment krijon ndjenjën e guximit dhe shpërthimit
emocional që sfidon strukturat dhe dogmat
e shoqërisë.
c.Ekzotikat përfaqësojnë një figurë të gjallë e dinamike,
mishërim të ndjenjave të shtypura dhe kohës së humbur. Veprimi i "shkuljes së flokëve" dhe dëshira
për të ndezur një zjarr në rrugë për të ngrohur ndjenjat sugjerojnë një nevojë
për rilindje shpirtërore ( siç e quan Robert Martiko). Këtu, zjarri i ndezur në
rrugë sado që duket si një akt jo qytetarie, bëhet simbol i pasionit
shpërthyes.
ç. Figura femërore shfaqet si një figurë që kap dhe përjeton
ndjesinë me një ecje të shkujdesur, duke e çliruar veten nga dramat e
zakonshme. Ky portret përcjell një ndjenjë force shpirtërore dhe aftësi për të
krijuar një jetë vetiake, larg dramave të "budallenjve të plakur."
Realisht dudhet të pranojmë se femrat janë ato që e ndjejnë më shumë ardhjen e
kohës së “pranverës” së ekzotikave dhe shpesh nxitin edhe djemtë e rinj për
veprime konkrete. Një situatë të tillë e kemi përjettuar në vitet 70
4. Kjo poezi e Kotes shfaqet me disa veçanti stilistike, që
tërheqin vëmëndjen e lexxuesit dhe konkretisht:
a. Poezia ndërtohet mbi një sërë imazhesh të gjalla e
metaforash, si “të ndezim qiejt,” “të thyhen qelqet,” dhe “të ndezim një zjarr
në rrugë.” duke krijuar një ndjesi dinamike dhe të gjallë.
b.Fragmentimi në fraza të shkurtra si "Ai...",
"Zjarr...", "Ajo..." krijojnë një ritëm të fragmentuar, I
cili shton dramacitetin poetik, gati si
ritmike, por pa e arritur këtë të fundit, jo pse s'mund por pse nuk e synon t'a
realizojë.
c. Zjarri, ndriçimi dhe ritmi simbolizojnë shpirtin e
rebelimit dhe nevojën për të rigjetur emocionet apo dhe kohën e humbur.
ç.Poezia nuk është një përshkrim i një nate ekzotike; ajo ka
një mesazh universal të nevojës për të
rigjetur vetveten, për të thyer normat dhe për të rilindur ndjenjat e humbura.
"Ekzotikat" përfaqësojnë jo vetëm individë, por edhe ide të reja, që
sfidojnë kohën dhe ngurtësinë e jetës moderne te të ashtuquajturat "etika
qytetare".
Në thelb duhet të pranojmë se: si shumë krijime të kohëve të
fundit, por dhe veçanërisht poezia "Ekzotikat" e Odise Kote- s është
një krijim që, dudke ju qasur modernizmit nëpërmjet rrymave të ekspresionizmit,
surrealizmit dhe ekzistencializmit krijon një atmosferë të bollëshme artistike
dhe filozofike , duke sjellë një
atmosferë të zjarrtë e dinamike, ndërthurur me një reflektim emocional mbi kohën,
ndjesitë dhe rebelimin.
Sarandë, më 08.01.2025
EKZOTIKAT
Qyteti
ekzotikave po shndrin këtë natë,
s'ka
shndritur kurrë kaq fort.
Ka shumë
heshtje të tij që nuk i tregon.
Pret
vështrimin në sytë e dikujt,
për të ndezur qiejt.
Ai...
Nuk e dinte
nëse ishte ritmi i duhur,
diçka kishte
ndodhur.
Kërcyen dhe
e çuan ritmin në qiell.
Ndihej shumë
mirë kur thyheshin qelqet,
pa u
shqetësuar nëse ky
quhej rrebelim.
Zjarr ...
Ekzotikat
shkulën flokët për kohën e humbur,
le të
ndërrojmë rolet.
A mund të
ndezim një zjarr në rrugë,
për të
ngrohur ndjenjën
e lënë në harresë?
Ajo ...
Ajo kishte
kapur një ndjesi,
hodhi hapin
e shkujdesur.
Sekretet
fshehin shumë çmenduri,
s'do ta
harronte asnjëherë flakën.
Dramat janë
për budallenjtë e plakur ...
No comments:
Post a Comment