“Madhëria e saj: kënga
iso-polifonike”
“Asnjë atdhe nuk mund
të
ekzistojë pa poezinë
e popullit.
Poezia nuk është
asgjë më tepër
se kristali në të cilin mund të
pasqyrojë veten një komb, ajo
është burimi që nxjer në
sipërfaqe origjinalitetin e vërtetë
në shpirtin e popullit”
J.Lunqvist Gelser.
Nga Fitim
Çaushi
Sentenca e Fredeik
Shlegelit se “sa më të vjetra e më të pastra të jenë rrënjët, aq më të pastra janë doket e zakonet e tij dhe sa më të
vjetra zakonet e doket, aq më të mëdha janë rrënjët në to,
aq më i madh është kombi”, duket se e ka nxitur
poetin Timo Mërkuri të meret me traditën
kulturore të popullit, tradita të cilat shtrirë në një hapërsirë gjeografike mbarëbotërore, janë quajtur thesare të krejt qytetërimit njerëzor.
Pas hulumtimit të suksesshëm shumvjeçar nëpër nektarin e
shpirtit popullor, në fshatin e
lindjes, botuar në tre vëllime të
veçanta, Timo Mërkuri si për të na bindur
se ka mbetur një cop stëralli i vëndlindjes së tij boton librin “Madhëria e saj
Kënga – isopolifonike” . Nëpër faqet e librit
ndjehet se autori është i rrobëruar
prej këngës polifonike dhe në
shënjë nderimi të thellë për të dhe ata krijues
popullorë, që i shpëtuan anonimatit, ai ngre për ta një përmendore
artistike.
Nisur nga dukuri,
ngjarje reale e gojdhana, autori thekson solemintetin e këngës popullore,
autoritetin e madh që ka patur ajo në jetën e shqiptarit si mjeti magjik, që ka
vendosur ekuilibrin shpirtëror të shqiptarit nëpër historinë e tij të ngarkuar
me tension, sakrificë dhe qëndresë. Ky solemitet i kthyer në traditë
shumëshekullore, e ka origjinën e vet në rrugëtimin historik të vet këngës, fjala poetike e së cilës me
kohë mori një rol magjik, sepse poezia orale ka një substancë të vetën, e cila
përbën origjinalitetin historik të
popullit sikundër e ka gatuar shpirti
estetik i tij.
Një mirënjohje të
thellë autori ndjen për bartësit e kësaj kënge, veçanërisht për bilbilin e
këngës himarjote Neço Mukën, i cili jo vetëm
ka meritën, së bashku me Xhevat
Avdalloin, të na lerë të regjistruara të
parat këngë polifonike, por falë
talentit të tij edhe evoluimin e mëtejshëm artistik të zërit të tretë, hedhësit, në strukturën muzikore të polifonisë.
Këngët zakonore që
krijohen dhe interpretohen brënda
familjes, të quajtura edhe biblioteka e oralitetit, në letërsinë gojore
shqiptare kanë qënë jo vetëm të shumta, por edhe plot figuracion artistik.
Ndonse jo i kësaj fushe, autori guxon të hedhë teza dhe të parashtrojë ide e koncepte të
panjohura më parë në literaturën
folkloristike, sikundër janë formimi i
elementeve strukturorë të shumzërëshit
polifonik, pikërisht nga këto këngë, pra nga ceremoniali i këngëve mortore, si
njëri nga ritet më të lashta të njerëzimit.
Autori pohon
se kjo srukturë është rezultatante e atyre fenomeneve
muzikore dyzërëshe, të lindura qysh në
periudhat e herëshme të heterofonisë duke vepruar në kristalizimin e zërit të
tretë, -hedhësit-individualiteti i të cilit çfaqet pikërisht me tërë
madhaqshtine e tij në këngën himarjote. Ai duket se është i sigurt në tezën e
tij, duke e thelluar abstragimin edhe për vallen e burrave si produkt i po këtij ceremoniali mortor.
Përqasja që i bën autori këtij procesi disa shekullor edhe me rite e doke nga pjesa veriore e vëndit, është
jo vetëm shkallë serjoziteti i kësaj eseje, por dhe një element i unitetit
shpirtëror dhe etnokulturor mbarëkombëtar.
Duke u çliruar nga refrenet dhe elementet e tjera elegjiakë, sikundër kanë
theksuar studjues të ndryshëm, këngët e vajtimit janë kthyer në këngë
elegjiake, e mandej në këngë të epikës historike. Ndonse wshtw e pabesueshme
por nga kjo magmë artistike kanë dale edhe
këngë dasme dhe këngë lirike, për vet funksionin e tyre artistik.
Një meritë tjetër e
veçantë, e autorit të librit, Timo
Mërkurit, është se për herë të parë ai na bën të njohur rapsodin e këngëve për Kryetarin e parë të
Qeverisë Shqiptare, Plakun e Vlorës Ismail Qemalin. Duke e përshëndetur këtë
hulumtim serjoz, çka do të ishte një zbulim edhe për etnofolkloristikën
shqiptare, ne shprehim rezervën se jo të gjitha këngët e prezantuara prej
aurotit janë të rapsodit Kostë Gërdhuqi nga Piluri. Mundet që ndonjë prej tyre
të jetë prej rapsodëve të tjerë që kanë mbetur anonim. Gjithsesi ky pretendim i autorit ka nevojë për
hulumtime më të thelluara duke përdorur metodën krahasuese me fondin e këngëve
të kënduara edhe nga fshatra të tjera.
Ështe jo vetëm e
diskutueshme, por edhe e dyshimtë autorësia e këngës “Shqipe katër
Vilajete”, pasi kënga i përket periudhës
së Lidhjes së Prizerenit të vitit 1878, kur shtetet fqinje, pas traktatit të
Shën Stefanit, u bindën se e ”sëmura e Bosforit”, perandoria otomane, kishte
marrë tatëpjetën dhe u vërsulën pranë fuqive të mëdha për ta coptuar
Shqipërinë. Në këtë kohë nuk kishte linduar akoma rapsodi në fjalë. Nuk mjafton vetëm pathosi
patriotik, por duhen hulumtime serjoze, pasi qarkullimi i dëndur folklorik që
ka patur kjo kategori këngësh, pikërisht për përmasat kombëtare të tyre, ato
kane fituar me kohë anonimatin dhe është shumë e vështirë t’u gjendet
autorësia.
Mendojmë se mbetet e
diskutueshme edhe teza tjetër e autorit
për gjenezën e valleve lirike dhe humoristike
prej valles së rëndë të burrave. Ne mendojmë se edhe këto valle e kanë
origjinën e tyre po prej asaj magme artistike, sikundër ishte ceremoniali i
vajtimit, brënda të cilit poetika popullore dhe shpirti estetik i këtij
populli, krijonte një larmi të pafundme formash dhe brendish
artistike me lëvizje arkaike. Theksojmë se këtë tezë mund ta vërtetojnë shkencërisht vetëm etnokoreologët dhe
etnomuzikologët. Por me tezat e tij autori e bën edhe më interesat librin, e
bën atë tërheqës dhe një objekt ku nxitet debati shkencor.
Preokupimi i poetit
Timo Mërkuri për këngën popullore dhe
veçanërisht për etnogjenezën e saj, pas vlerësimit prej UNESKO-s, është një shqetësim
qytetar, shqetësim i një intelektuali të kompletuar, që nuk mund
të hesht para firove që po bën tradita jonë folklorike në kushtet e reja
ekonomkiko-shoqërore. Me librin e tij studimor ai bën apel që kjo traditë të
vlerësohet, sikundër e kanë vlerësuar organizmat ndërkombëtare, si “Vlerë e
Trashëgimisë Shpirtërore, që bën pjesë në KRYEVEPRAT e Trashëgimisë Orale të
Njerëzimit”, përkrah Sambos në Brazil,
Teatrit “Kaoboki” Japoni, etj.
Në studimin “Madhëria
e saj Kënga-isopolifonike”, Timo Mërkuri na sjell jo vetëm një informacion interesant për etnokulturën tonë, por na
dhuron edhe një kënaqësi estetike. Libri përshkohet nga një ndjenjë poetike plot
frymëzim, si dhe një stil i veçantë plot elemente humori.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512