Tjetërsimi i
thelbit të një problemi.
Nga Timo
Mërkuri
Ka ca kohë që në shtyp është rindezur debati “polifoni apo iso-polifoni”, origjina e saj
nga vajtimi dhe roli i një akademiku në shpalljen e kësaj kënge si kryevepër e
njerëzimit, marrë në mbrojtje nga UNESCO. Debati mori një shtrat më të gjërë
nga botimi i librit “Tjetërsimi i
polifonisë shqiptare” i studiuesit
Fitim Çaushi, i cili në mënyrë kategorike kundërshton emërtimin iso-polifoni,
origjinën e këngës nga “gjëma”, “e qara
me botë”, ndërsa pranon origjinën e saj nga vajtimi dhe ritet mortore, si dhe anatemon në 140 faqet e
librit akademikun prof. Vaso Tole si “ prurës i të keqes” në folkloristikën
shqiptare.
Duke qënë se mendimin e mësipërm për këngën tonë popullore e mbajnë edhe shumë persona të tjerë, emrat e të cilëve i përmënd
në faqet e librit të mësipërm edhe autori, duke qënë se disa herë kam çfaqur
mendimin tim në mbrojtje të emërtimit iso-polifoni të kësaj kënge, në lidhje me
origjinën e saj nga vajtimi dhe ritet mortore, duke vlerësuar si faktor dytësor
emrin dhe rolin e akademikut të nderuar prof. Vaso Tole në njohjen e këngës
sonë si kryevepër e njerëzimit dhe marjen e saj në mbrojtje nga UNESCO, e quaj
më se normale që në debatin e lindur të ndaj me debatuesit mendimin tim, duke i
ftuar me mirësjellje në mirëkuptim. Kjo
edhe për faktin se në anën e
mbështetësve të tezave të pasqyryuara në
librin e z Fitim Çaushi bëjnë pjesë edhe personalitete të artit dhe kulturës
sonë, të cilët gëzojnë respektin tim.
Dhe mendimin
tim do ta përqëndroj pikërisht në tre
probleme dhe konkretisht:
1-Çfarë është kënga jonë popullore( shumëzërëshi), këngë
polifonike apo iso-polifonike, për të mbritur më pas te emërtimi i saj si këngë
polifonike apo iso-polifonike.. Mendoj se kështu duhet të shtrohet problemi dhe
jo të përqëndrohet debate …pse e quajti iso-polifonike prof. Vaso Tole.
Për të aritur
në një konkluzion të drejtë le ti referohemi historisë të emrit.
a-Nëpër shekuj, të parët tanë e kanë quajtur këngën popullore shumëzërëshe
me emërtimin popullor…të kënduar vën(d)çe..në kuptimin e këngës së vendit. Deri
në ditët tona mund të dëgjosh nëpër fshatra të thella të labërisë shprehjet
…hajt tja marrim një vënçe, dhe pas kësaj shprehjen kuptimplote…mbamani djemoo,
duke nënkuptuar mbajtjen e isos nga të
pranishmit. Pleqtë e moçëm të këtyre
fshatrave nuk e kanë njohur dhe as e kanë përdorur emërtimin “polifoni”, por fjalën “iso” e
kishin në majë të buzëve.
b-Emërtimi “polifoni” nuk është një emërtim popullor por ështe një
emërtim i vendosur nga intelektualët dhe
studiuesit e huaj dhe shqiptarë rreth
viteve 40-50. Mund të gabohem në datën, por sidoqoftë ky emërtim është shumë i
ri përballë moshës së këngës sonë popullore. Kënga jonë popullore ka jetuar
shekuj me emrin e saj “kënga vën(d)çe” dhe vetëm 70-80 vjet me emrin e pagëzuar
“polifoni”.. Pranimi masiv i këtij emri në kohën e “pagëzimit” ka disa arsye,
ndër të cilat mund të përmëndim respektin që gëzonin intelektualët në popull,
mbështetja institucionale e shtetit monist me organizimin efestivaleve lokale e
kombëtare, fakti që ky emër kishte një përdorim ndërkombëtar, fakti që ishte
një emër kuptimplote dhe “elegant” për tipin e këngës sonë popullore etj etj.
Por ama ky emërtim nuk e zhduku emërtimin popullor…vën(d)çe… dhe ca më pak të
kishte ndonjë ndikim te emri “iso”..
c-Por nuk duhet të harojmë se fjala “polifoni” është një fjalë e huaj
dhe kuptimi i saj nuk kufizohet vetëm te kënga
jonë popullore, por ka një shtrirje e përdorim më të gjërë. Fjala
“poli-foni” do të thotë …shumë-zëra duke
nënkuptuar zëra njerëzish apo zëra muzikore. Pikërisht këtu lind edhe
problemi i këtij emërtimi.
-Duke qënë
një emër i huaj, nuk i ri komod si emër këngës sonë popullore, pavarësisht se
përkthimi në shqip i saj mbush gjithë konturet e emërtimit në shqip të tipit të
këngës sonë popullore, si këngë shumëzërëshe.
-Me këngë
shumëzërëshe, polifonike, janë edhe disa tipe këngësh që s’kanë asgjë të
përbashkët me këngën tonë popullore, veç faktit që këndohen nga shumë zëra
njerëzore dhe muzikore si ..hymnet, marshet etj..
Pra, “polifonia”,
në kuptimin e shumë zërave të këngës apo të të kënduarit, nuk është
karakteristikë vetëm e këngës popullore.
Këtë karakteristikë e paskan edhe
këngët- marsh apo këngët- hymn.
-Dhe duhet
të pranojmë se këtë karakteristikë e kanë këngët-marsh apo këngët-hymn edhe të
popujve të tjerë. Mjafton të dëgjoni
hymnet kombëtare të shteteve të tjera për tu bindur për këtë fakt.
-Duke
ndjekur emissionet televizive të tipit
“Vende dhe popuj” na ka rastisur të shohim
pjestarëve të fiseve zezake, të
këndojnë së bashku në gjuhën e tyre,
duke vallzuar në formë rrethore.. Kënga e tyre është shumëzërëshe, në kuptimin
se këndohej nga shumë zëra njerëzish me
shumë zëra muzikore, pra ajo ishte një këngë “poli-fonike”.
-Edhe fshatarët e rrethinave të Ulan Batorit në këtë
formë “polifonike” këndojnë.
-Në qoftë se
do ndjekim grupet folklorike të vendeve të ballkanit, do të konstatojmë edhe te
këto grupe praninë e “poli-fonisë”, pra të kënduarit në grup, me shumë
zëra muzikorë.
-Të
sqarojmë se, në të gjithë shëmbujt e
mësipërm të këngëve “polifonike” të popujve të ndryshëm, dallohen nga kënga
jonë popullore edhe nga fakti se tek shumëzërëshi nuk funksion sit e kënga jonë
popullore , në rolin e marësit, hedhësit, pritësit e prerësit, por
edhe tek ato këngë janë funksionalë rolet e shumëzërave muzikorë, të ndryshëm
nga roli dhe funksionet e zërave të këngës sonë. Por ama, ato zëra egzistojnë
dhe janë funksionalë në këngët e atyre popujve. Pra ato këngë janë …poli-fonike…
-Në qoftë se
do mbeteshim detyrimisht te emërtimi
“polifoni” për këngën shqiptare, atëherë do ishim të detyruar të shtonim
cilësorin kombëtar “shqiptare”, duke e quajtur “polifoni shqiptare”. Jemi
plotësisht dakort të quhet edhe kështu, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se
problemi vijon të mbetët. Cila është e veçanta e këngës sonë “polifonike
shqiptare”, ajo që dëshmon lashtësinë e kësaj kënge, ai “diamant” që i shton vlerën kurorës mbretërore të këngës sonë
popullore dhe që ka detyruar popuj,
kombe, personalitete të kohësve të kthejnë kokën nga ajo. Ajo që së fundi
tërhoqi vëmëndjen e UNESCO, e cila zgjati dorën e saj për ta marë në mbrojtje këngën.
Nuk ma mer mëndja se ndonjeri do thotë që … kjo e
veçantë…është marësi, hedhësi, pritësi apo zëri brilant i këngëtarëve të
grupit. Bota ka këngëtarë me zë më kumbues e melodioz se këngëtarët e grupeve
tona popullore, por ja që kënga jonë popullore u muar në mbrojtje nga UNESCO.
Dhe jo rastësisht.
ç- Tek
këngët e popujve të tjerë mungon ajo që është e “veçanta shqiptare”,
elementi bazë dhe i pazvëndësueshëm dhe
i gjithmon ndodhur në këngët tona popullore, iso-ja.
-Karakteristika e këngës sonë popullore
është “iso-ja” e papërsëritëshme dhe
e patjetërsueshme, ai rënkim popullor i ardhur nga vajtimi, që në hershmëri
quhej “yso” dhe që është pikërisht “qielli” ku fluturon zogu i këngës, deti ku ecën ania e këngës sonë.
-Është më i
plotë emërtimi ‘’Këngë me iso’’ose ‘’Këngë iso-polifonike’’ sesa ‘’këngë
polifonike’’.Po ç’farë është në vetvete kjo “iso” e famëshme.
Iso-ja në
vetvete është si shtrati ku shkon lumi, herë
i ngushtë e herë i gjërë, herë i pjerët e herë i sheshtë. Iso-ja është e
pranishme vetëm te këto lloj këngësh
(iso-polifonike) dhe nuk tjetërsohet kurrsesi. As nuk mund të hiqet.
-Iso-ja është
pashaporta e identitetit kombëtar të
këngës sonë popullore. Ajo është vetë shpirti i këngës, prandaj ajo asnjëherë
nuk i ndahet këngës popullore. Të mendosh një këngë popullore pa iso, është si
të mendosh një trup të gjallë pa shpirt.
-Nuk ka këngë
pa iso në asnjë rast, ndërsa ka iso pa
këngë.
Psh logatja,
më shumë se tekst, është një iso rrënkuese, pas së cilës fluturojnë si trumba zogjsh rrokjet e fjalëve, gati të
padukëshme e të pakuptueshme.
-Shpesh herë
kur kemi një grup të mirë mbajtësisht të isos, hedhesish dhe pritësish, roli i marësist bëhet vetiu sekondar, i dorës së dytë, aqë sa
ai e shpreh vargun në mënyrë recitative
e jo duke e kënduar.. Ama një gjë e tillë nuk
ndodh te mbajtësit e isos. Kurfarë recitativi nuk ka në mbajtjen e isos.
Përkundrazi, marësi dhe zërat e tjerë bëhën sy e veshë për të mbajtur sa më
mirë e për të shijuar ison.
-Dikur jam përpjekur
të argumentoj se edhe kënga e famëshme e Tanës, nuk është
gjë tjetër veçse …një tekst i mëvonshëm, hedhur si mantel mbi trupin e një
iso-je vajtimtare, të mëherëshme. Madje,
kjo iso ka qënë shumë e herëshmë, ende
pa u shkëputur nga vajtimi.
-Iso-ja është
më e vjetër se kënga. Ajo është fara,
nga e cila mbiu lisi i këngës.
Duke i hequr
emërtimit të këngës fjalën “iso” është si ti
presësh lisit rrënjët.
Dhe unë ju them
se lisit po i preve rrënjët, ai nuk është më lis, por brenda një vere quhet
...dru zjarri…
-Iso-ja
dëshmon vjetërsinë (lashtësinë) karakteristike të këngës sonë popullore dhe
indirekt edhe stërlashtësinë e kombit
tonë. Duke e mënjanuar këtë element, biem padashur në tezën se….kënga jonë popullore është “e re” në
moshë dhe për pasojë, mund të mos jetë e jona, por …shqiptarët “hajdutë”, kur kanë ardhur në këto troje, do e kenë
vjedhur edhe këngën nga popujt e
tjerë, ashtu siç kanë të “vjedhur” edhe Heroin Kombëtar, madje dhe flamurin.
-Duke e
mënjanuar iso-n, çfarë gjëje shqiptare i
mbetet këngës sonë popullore në emërtim? Duke dëgjuar emërtimin “polifonike”, natyrshëm hamëndëson
një lidhje llogjike me diçka greke. Por asgjë jo shqiptare nuk të ndjell
emri shqiptar i stërlashtë “iso”.
Përkundrazi, hamendëson për diçka të stërlashtë shqiptare, pellazgjike. Akuza
që i bëhet Vaso Toles si progrek sepse e ka quajtur këngën tonë popullore me
emrin shqiptar “iso”, unë e quaj një lapsus dhe i ftoj autorët në një korigjim
teksti. Të flasësh e të shkruash shqip, të emërtosh shqip vlerat e kombit tënd,
të evidentosh në nivele botrore vlerat
shpirtërore të kombit tënd dhe tu “imponosh” institucioneve botërore njohjen e
këtyre vlerave të kombit shqiptar, të emërtuara me emër shqiptar, kjo do të
thotë që të jesh një shqiptar i madh.
-Iso-ja është
vetëm shqiptare dhe asnjë komb tjetër
nuk e këndon dot si ne.
Janë bërë
përpjekje nga këngëtarë të vendeve fqinje për të krijuar grupe folklorike të
vendeve të tyre, për të kënduar këngët tona iso-polifonike. Kanë marrë nëpër ato grupe edhe këngëtarë emigrantë nga vendi ynë, i kanë përkthyer mjeshtërisht
tekstet e këngëve në gjuhën e tyre, por kanë dështuar pikërisht te “përkthimi”
i iso-s dhe te të kënduarit të iso-s.
-Iso-ja
shpesh herë ka një funksion më të gjërë edhe në vetë
familjen e këngëve “iso-polifonike”. Psh, “iso-ja” e këngës himarjote, shpesh
herë luan edhe rolin e refrenit (veç rolit të saj). Kjo duket më së miri të
kënga “Vajzë’ e valeve”,”Kush është lule vilajeti”,”Nëntëqint e dhjetë viti”
etj, këngë të cilat nuk kanë vargje që
të kryejnë rolin e refrenit. Këtë rol e
kryen vetë iso-ja, duke dëshmuar në këtë mënyrë edhe vjetërsinë e saj dhe të
këngës sonë popullore.
-Iso nuk
është e kushtëzuar nga marrësi. Marësi
është sinjali i nisjes së…anies nga porti, por iso-ja është deti nëpër
të cilin lundron flota e këngës. Ania mund të nisë lundrimin edhe …jashtë
portit, por gjithsesi nëpër det do të lundrojë.
-Po të
shohim këngët e vjetra himarjote, marësi vetëm sa këndonte ( ose recitonte)
gjysëm vargu, e shumta një varg të tërë. Gjithçka e mbulonte iso-ja, nëpër të cilën ecnin marësi dhe
pritësi, hedhësi e prerësi. Vajz e valëve….këndon marësi dhe vetëm
kaq. Këtu mbaron “mbretërimi” i tij. Më tejë,
kudo është mbretëria e iso-s. Dhe bukuria e këngës nuk është te teksti,
as te zëri brilant i marësit. Bukuria e këngës është te iso-ja.
Ne që
jemi ritur me këto këngë ju themi se
tekstet e tyre edhe i harojmë, por asnjëherë iso-n e këngëve himarjote.
Është
iso-ja ajo që i ka bashkuar bashkë në
një grup marësin e hedhësin, pritësin e prerësin dhe nuk ka ndodhur e kundërta.
-Atëherë
pyesim: në qoftë se këngës sonë i heqim
“iso-n”, ç’farë mbetet nga kënga popullore shqiptare. Nuk është teksti apo
“polifonia” (shumëzërrëshi) magjia dhe pavdekshmëria e këngës sonë popullore,
por është pikërisht ajo, me e lashta, më e pavdekëshmia, nëna e këngës,
“iso-ja”. “Iso-ja” është lumi i lotëve që buroi nga sytë e nënave dhe krijoi
detin e këngës.
-Prandaj
kënga jonë popullore (shumëzërëshe) është në radhë të parë këngë me iso, sepse
është këngë thjeshtë dhe vetëm
shqiptare, sepse është këngë e lashtë shqiptare, sepse ka lindur vetëm nga
ritet mortore të vajtimit, duke patur si fillesë iso-n, sepse nuk është prodhim
i shkollave apo laboratorëve intelektualë, sepse ajo iso-ja, i mblodhi bashkë
të gjithë zërat e tjerë të këngës, ashtu
si nëna që mbledh në prehërin e saj fëmijët. Kënga jonë popullore është së pari
këngë me iso dhe pastaj është polifonike.
-Prandaj dhe kënga jonë popullore detyrimisht duhet të
ketë në emërtimin e saj, emrin dhe
karakteristikën e origjinës. Atë të “iso-s”.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512