Përshëndetje në promovimin e librit “Thesari” të Vasil
Gjivoglit
Nga
Timo Mërkuri
Leximi
i librit “Thesari” i Vasil Gjivoglit, një libër me rrëfenja plot humor e urtësi
nga vendlindja e tij , Piqerasi, i ngjan gërmimeve arkeologjike mbi rrënojat
e një qytetërimi antik. Të duket se diku
zbulohet një fragment kështjelle, pak më
tejë një statujë burrështeti a
ushtaraku, ja një bazoreliev nimfash e pak më tejë një mozaik pelikanësh,
dëshmi këto të një qytetërimi të avancuar, në raport me vendbaniet e tjera. Të
duket se, duke çfletuar faqet e librit, po heq
prej tyre dheun e haresës
hedhur nga koha e modernitetit.
Dhe
duke menduar mbi këto rrëfenja, me atë buzëqeshjen që të çel në fytyrë gjatë leximit, shikon se
nuk ke “gërmuar” diku në periferi të
“qytetit”, por bash mu në qëndër të tij. Aty te rrapi i fshatit, ku
ishte ngritur “Akademia” , aty ku të rinjtë
mbrujteshin me dijet e kohës, për tu paraprirë furtunave të jetës me dije e urtësi.
Aty,
te rrapi i fshatit, ku mblidheshin burrat e pleqtë e bisedonin për probleme të
përditëshme, që nga rradha e vijës së ujit e deri te radha e “punëve të
perëndisë”.
Aty
qe akademia e edukimit të brezave të tërrë. Aty të rinjtë njiheshin me dijet e
përvojës jetësore, me rrugëzgjidhjet e konflikteve dhe kurtheve që jeta u sillte përpara. Aty edukoheshin me finesën e fjalës, të mendimit dhe të
veprimit.
Aty
mësohej që humori ishte ura e ngritur mbi
lumin e provokimeve, ishte shkalla që të lartësonte nëpër bedenat e
kalave, ishte kali që të çonte me galop tek e nesërmia.
Fakti
që shumë situata provokuese zgjidheshin me humor e jo me kobure apo shpata,
tregon shkallën e lartë të qytetarisë
dhe civilizimit të debatuesve. Pa çka se
autorët dhe aktorët qenë fshatarë të thjeshtë, barinj e bujq që rropateshin
gjithë ditën për të nxjerrë bukën e gojës. Dhe “profesorët” po barinj e bujq
ishin, por vetëm se kishin shumë…thinja e rrudha në kokë e në ballë.
Fshatrat
tona kishin më shumë qytetari se çkanë sot disa …qytetarë. Kishin më shumë
diplomaci se disa dipllomatë të sotëm. Dhe qysh dje shikonin më larg se e
sotmja jonë, shikonin tek e nesërmja që do vijë dhe për ne.
Fakti
që ky humor vjen i gjallë dhe sot tek ne dhe madje na bën të buzëqeshim e të
mendojmë mbi të, dëshmon vitalitetin e
tij, vlerën e tij të patjetërsueshme, më të çmuar se çdo pasuri. Sepse përvoja
jetësore, mënçuria dhe humori popullor, mësuar në “akademinë e popullit” janë
në vetvete një thesar, zbulimi dhe përdorimi me “nikoqirllëk” i tij do bëjë të
“pasur” çdo brez njerëzor, çdo vend e
komb.
Këtë thesar ka zbuluar Vasil Gjivogli në Piqeras, thesar të cilin ai nuk e fsheh
nëpër sënduqet e shtëpisë së tij, por na
e vë në dispozicion, qëndisur nëpër
faqet e librit “Thesari”.
Sarandë,
më 26.7.2014
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512