Në
bedenat e iso-polifonisë
(Replikë e imponuar)
Nga Timo Mërkuri
Po
afrohet 10 vjetori i njohjes së Iso-Polifonisë nga UNESCO më 25 Nëntor
2005 si një kryevepër e njerëzimit. Normalisht që ky përvjetor
duhet të na bëjë krenarë, si bij të një populli, që i ka dhënë botës një
kryevepër shpirtërore. Nuk është e vetmja kryevepër njerëzimi, krijuar nga
populli im, njohur, vlerësuar dhe marë në mbrojtje nga UNESCO. Kryeveora të
njohura janë dhe Butrinti, Gjirokastra dhe
Berati. Por ndërsa këto të treja janë kryevepra të fushës materiale, Iso-Polifonia është një kryevepër e botës shpirtërore. Dhe pikërisht
për këtë ajo ka një rëndësi të jashtëzakonëshme, sepse i dëshmon botës ,
botën shpirtërore të kombit tim. Jo si një komb shpellash, jo si një popull që
di të vërtisë vetëm shpatën e jataganin dhe të ecij nëpër shpate mali me nga dy-tri krena armiqsh në vithe të
kalit.
Por si një popull artist, me një botë shpirtërore plot shije e finesë, lashtësia e
të cilit u ka dhënë, jo vetëm ADN etnike veprave të krijuara prej tij, por edhe
rezistencën ndaj pluhurit të haresës të shekujve. Pluhuri i shekujve shkundet
kollaj nga supet e kryeveprave të popullit tim dhe kjo s’përbën problem. Por ja
që vitet e fundit ka nisur hedhja e baltës nga disa baltosës pikërisht mbi
Iso-Polifoninë, duke atakuar sa thelbin
e këngës sonë shumëzërëshe, iso-n, aqë dhe akademikun V.Tole.
Një top balte hedhur mbi Iso-Polifoninë ishte
edhe artikulli “10 vjetori i “iso-Tole polifonisë” botuar në datën 17 shtator
2015 te gazeta “Telegraf” nga Fitim
Çaushi.
Shkrimi në fjalë synonte në një pikë, 1-duhet hequr me çdo
kusht emërtimi “iso” në shumëzërëshin tonë
popullor, duke u zvëndësuar emërtimi Iso-Polifoni me emërtimin Polifoni.
Kjo edhe për arsye se gjithë popujt e
Ballkanit kanë polifoni dhe asnjëri nuk ka iso-polifoni.
2-Këtë e argumenton edhe me
faktin se disa personalitete të muzikës
sonë dhe të huaj e kanë quajtur këngën tonë popullore këngë polifonike dhe jo këngë
iso-polifonike.
3-Dhe si rrugë për aritjen e kësaj ka gjetur denigrimin e figurës
së akademikut V.Tole nëpërmjet ironizimit dhe sarkazmës shoqëruar kjo me disa
bejte.
Duke mos dashur të ripërsëris
argumentat që kam paraqitur te shkrimet e mia “Shtrëmbërimi i thelbit të një
problemi” me të cilat replikoja me autorin
F.Çaushi në lidhje me argumentat anti
iso, të paraqitura prej tij në librin
“Tjetërsimi i polifonisë shqiptare”, duke qënë se këtë herë autori përdor armën
e sarkazmës dhe të ironisë, në mungesë të argumentave shkencore dhe artistike
(ndonëse vetëquhet Kritik arti), por replikoj nëpërmjet paralelizmit.
1-Problemi i tyre nuk është në se
do quhet iso-polifoni apo polifoni. Problemi
është që duhet të zhduket fare
emri “iso” nga pasaporta e shumëzërëshit shqiptar.
Duke hequr emërtimin “iso”
vetvetiu mbetet emërtimi Polifoni. Pra kënga popullore shqiptare është thjeshtë
një këngë …polifonike. Dhe siç thotë (me të drejtë, në këtë rast) F.Çaushi,
gjithë popujt e Ballkanit kanë këngë polifonike.
E vërteta është se këngë
polifonike kanë jo vetëm popujt e Ballkanit por kanë gjithë popujt e botës.
Edhe popujt afrikanë, edhe popujt e Amerikës së Jugut dhe të Veriut, edhe
australianët, arabët e turqit kanë këngë polifonike.
Atëherë ku dallohet populli ynë në
këtë konglomerat popujsh? Mos vallë kemi këngëtarët me zë më të mirë? Dhe po
të ishte kështu, ky nuk është argument veçimi e vlerësimi.
Polifoni kanë të gjithë popujt e
botës, por “iso” kanë vetëm shqiptarët.
Kjo është e veçanta, kjo është e
dallueshmja dhe mbi të gjitha kjo është thelbësorja.
Iso-ja është më e lashtë se kënga.
Në fillim ka qënë iso-ja, si “atavizmë”
e vajtimit, si rrënjë e bimës brenda në tokë, dhe pastaj, prej saj u rrit
pema e këngës. Pa iso nuk ka këngë shumëzërëshe,
ndërsa kemi provuar se pa këngë (pa tekst kënge) ka iso. Mjafton të kujtojmë
logatjen.
Por iso-ja është ADN e këngës sonë
shumëzërëshe që tregon lashtësinë e këngës sonë dhe për pasojë lashtësinë e
kombit tonë.
Në qoftë se ne do mburemi me
polifoninë, me atë polifoni që mburen edhe grekët, turqit, sllavët, arabët,
mongolët dhe …australianët, atëherë kush jemi ne dhe nga vijmë.
Në qoftë se ne heqim ison është
si të presim rrënjët e lashtësisë sonë,
atëherë ne nuk jemi …autoktonë në këto vënde, atëherë ne nuk jemi një nga
popujt më të lashtë në botë, por jemi thjeshtë….endacakë që s’dihet se cila erë
na pruri këtu. Këtu është thelbi i luftës anti-iso.
Në mos gabohem, për teza të tilla
janë harxhuar fonde financiare të majme nga disa shtete nëpër shekuj, janë
ngritur në këmbë shkolla dhe akademi, janë botuar libra shumëvëllimëshe me
kosto të lartë dhe nuk ishte nevoja që…me punë vullnetare… të ngrihej një kinse teori ant-iso, që ka tjetër thelb.
Nuk e di pse thirjet…hiqni iso-n
…më ngjajnë me thirjet …hiqeni sorrën nga flamuri…, thirje mjerane e
disa “dum babistave”, qysh në dyvjetorin
e shtetit shqiptar. .
Sepse populli ynë, si rrallë
popull në botë është vrarë e është prerë për një gërmë e për një tingull, për
një libër e për një zog në flamur. Jo dho një ditë e një vit, por gjatë gjithë
egzistencës së tij.
Të kërkosh të heqësh iso-n, është
si të kërkosh të heqësh gurët e themelit të kalasë.
Atëherë kalaja nuk do jetë kala, por do jetë thjeshtë një
…muranë.
Nuk e di pse kjo çaushofoni
anti-iso më ngjan me tam tam-et e daulleve të jeniçerëve para sulmit mbi kalatë
tona.
Për fat të mirë, ky popull, nëpër
bedena kalash, ka nxjerrë gjithmon bijtë dhe bijat tij. Që dinë të luftojnë dhe
të fitojnë me spahinj e akixhinj, me çaushë e jeniçerë.
.
2-Argumenti se shumëzërëshin tonë
e kanë quajtur polifoni edhe shumë
personalitete të muzikës shqiptare dhe të huaj, përsëri nuk qëndron. Kemi
sqaruar se termi polifoni, vjen nga greqishtja dhe në gjuhën shqipe, në emërtimin
e këngës popullore ka hyrë von. Më përpara
kënga jonë popullore quhej thjeshtë …këngë ven(d)çe, këngë me iso etj etj. Emërtimi
Polifoni ju “imponua” popullit nga personalitetet e kulturës dhe të artit, pa
patur ndonjë prapamendim. Madje R.Sokoli
e quajti këngën tonë popullore …Këngë polifonike me iso…
Populli e pranoi edhe në shënjë
respekti për këta njerëz të artit të cilët i respektonte dhe i nderonte.
Pra, ka disa dhjetvjeçarë që kënga
jonë popullore quhet këngë polifonike dhe vetëm një dhjetvjeçar që u zyrtarizua,
fatmirësisht dhe nga UNESCO, me emërtimin ….Iso-Polifonike.
Nuk është e ndershme që të sillen
si argumenta fakti se një personalitet arti dhe kulture, në vitin 2006 (apo dhe
më von) ka thënë…polifonia jonë.
Shqiptarët për 500 vjet u quajtën
…arnautë nga turqit, …(ndonëse jo të
gjithë shqiptarët ishin në rradhët e ushtrisë së Gjergj Arianitit). Europa na
quan Albanezë, grekët na quajnë Alvanosë etj.
Por pavarësisht se si na quajtën dhe na quajnë turqit dhe të tjerët, ne vijojmë të jemi shqiptarë, pasardhës të
ilirëve dhe pellazgëve më në thellësi.
Pavarësisht si do ta quajnë këngën
tonë popullore …vullnetarët e ndryshëm… ajo është këngë me iso, këngë
iso-polifonike, e ka origjinën nga vajtimi dhe është pasaporta e identitetit dhe e lashtësisë të
kombit tim.
3-Për sa i përket denigrimit të
figurës së akademikut V.Tole nëpërmjet ironizimit dhe sarkazmës shoqëruar kjo
me disa bejte, nuk kam ndërmënd të zgjatem shumë. Akademiku i nderuar i ka bërë
vendit dhe popullit të tij një shërbim si rrallëkush.
Balta sarkastike e hedhur mbi emrin e tij nga doçkëzat e vogëla të Çaushit
nuk ka aritur te personi i tij.
Por unë mund t’ju kujtoj një ngjarje identike të shumë kohëve më parë. Kur
Darvini publikoi zbulimin e tij mbi
origjinën e llojeve, një prift anglez filloi botimin në seri të pamfleteve sarkastike, ku vinte në lojë Darvinin dhe
teorinë darviniane. Pamfletet qenë shumë të goditura, tirazhi dhe fitimi
i gazetave u shumfishua. Gjithë Londra u shkri së qeshuri me ‘to dhe autori i tyre
shëtiste rrugëve të qytetit i admiruar
nga të gjithë.Madje dikush edhe propozoi që ti jipej titulli lord.
Por koha rodhi shumë shpejt.
Kush
vallë e mban mend emrin e këtij prifti,
se përmbajtjen e pamfleteve ju siguroj unë që
askush s’e ka në kujtesë.
Tani, mos doni që t’ju flas unë
për Darvinin dhe darvinizmin, po qe se kini haruar ndonjë gjë të vogël?
Se për Vaso Tolen dhe iso-polifoninë do flasim me admirim gjithë jetën .
Sarandë, më 19.09.2015
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512