Wednesday 31 July 2024

 

 

NJË ODISE SUI GENERIS KY I NIKO KACALIDHËS

 

Nga Timo Mërkuri

Poezia "Odisea" e Niko Kacalidhës është një tribut poetik për heronjtë homerikë dhe një reflektim i thellë i udhëtimit shpirtëror të individit. Kacalidha, i ndikuar qysh në fëmijëri nga rrëfimet e gjyshes për Odiseun, sjell një ndjeshmëri të veçantë dhe një lidhje personale me këtë hero. Kacalidha fëmijë te Odiseja shihte gjyshin e tij emigrant shumëvjeçar në Amerikë,Penelopa në sytë e tij ishte gjyshja që e priste të kthehej në shtëpi dhe Itaka  ishte Leshnica, ku ja vlente të kthehe-she, qoftë edhe vetëm për të vdekur aty. Prandaj është kaq e ngrohtë poezia e Kacalidhës, se burron nga shpirti “fëminor” i tij dhe nuk është një fotografim i jashtëm. Dhe dihet që poetët janë fëmijë të përjetshëm. Për Kacalidhën poet ndryshon raporti, Odiseu nuk është thjesht një figurë mitologjike, por është simbol i përjetshëm i sfidave, vuajtjeve dhe qëndrueshmërisë njerëzore.

Fakti që Kacalidha ka shkruar pesë poezi për Odisenë tregon sa i rëndësishëm është ky hero homerik për atë. Përmes këtyre poezive, ai eksploron aspekte të ndryshme të jetës dhe udhëtimit të Odiseut, duke krijuar një portret të plotë të heroit mitologjik. Në poezinë "Odisea," Kacalidha sjell në pah dhembshurinë dhe vuajtjet e Odiseut, duke e portretizuar si një njeri të lodhur nga vuajtjet dhe lufta, por të vendosur për t'u kthyer në shtëpi. Vargjet:

"Unë, Odiseu mbi një gur, përballë Itakës sime.

Edhe trapi i gdhendur, lidhur në një rrënjë ulliri.

shfaqin një moment të qetë por të tensionuar, ku Odiseu ndodhet “përballë Itakës”, por ende vazhdon të përballet me sfida dhe rreziqe, ku, siç shprehet:

Qindra Skila në mugëtirë ulërijnë të tërbuara.

Përditë duke shqyer dhe një copë prej së treturës

 klamides sime.

Gjë që tregon përvojën njerëzore të vazhdimit të luftës për të arritur qëllimin, pavarësisht pengesave që dalin përpara.

Duhet të theksojmë se poezia "Odisea" e Kacalidhës është një vepër e fuqishme që kombinon elemente të mitologjisë me ndjeshmërinë dhe perceptimet moderne ,  sa personale në të njëjtën kohë aq dhe universale. Kjo poezi, së bashku me të tjerat për Odisenë dhe heronjtë homerikë, përbën një pjesë të rëndësishme të kontributit të Kacalidhës në poezinë shqipe dhe një lidhje të veçantë me traditën poetike europiane.

I- Portretizmi i Homerit për Odisenë bëhet në dy  etapa, së pari te”Iliada” ai portretizohet si një luftëtar i mençur dhe i urtë, i cili përdor më shumë zgjuarsinë dhe diplomacinë sesa forcën fizike për të zgjidhur problemet. Ky portret i tij shfaqet në mënyrë të përsëritur në gjithë poemën epike. Kështu në Këngën II, vargjet Homeri tregojnë aftësitë e Odisesë në oratori dhe urtësinë e tij : "I mençur, i ditur, mendjeprehtë, në këshilla ishte,/aq sa asnjë për të mos gabuar s’kishte shokë./Me fjalë të ëmbla e të drejta bindi ushtarët."dhe më poshtë me vargjet :”U nis i mençuri Odise, i barabartë me Perënditë”, për të vazhduar në Këngën XIX, të shfaqë zgjuarsinë dhe mençurinë e tij gjatë mbledhjeve të këshillit:"I mençur, i urtë ishte Odiseu, që fjalë të mëdha s’thosh".

Pra shohim se, Homeri e portretizon Odisenë si një njeri që zotëron urtësi, diplomaci dhe aftësi të jashtëzakonshme oratorie e këshilluese dhe nuk shquhet për forcë fizike, si Akili apo Ajaksi. Realisht Homeri nuk e paraqet Odisenë në asnjë skenë të përgjakëshme në Trojë, ndonëse ai, si komandant sigurisht ka marrë pjesë në beteja, por e rëndësishme është se ai shfaqet në Trojë më shumë në përkujdesjen për ushtarët si te kënga XIX ku këshillon Akilin për ushqimin e ushtarëve se: “Njerëzit e ngopur luftojnë më mirë kundër armiqve”. Nga kjo tërheqim përfundimin se edhe Kalin e Trojës ai e ndërtoi jo thjeshtë për të pushtuar Trojën por më shumë për ti dhënë fund luftës, e cila kishte shkaktuar dëme të shumta ndër ushtarët e aleancës rrethuese. Pra kemi portretin e një strategu të aftë, gjakftohtë e largpamës, plot përkujdesje për ushtarët, sigurisht pse ata ishin forcë luftarake dhe siguronin fitoren me gjithë fitimet materiale që rridhnin prej saj.

Ndërsa në "Odisea", Homeri e portretizuar si një hero kompleks dhe shumëdime-nsional pasi ndriçon cilësi të shumta të karakterit përmes ngjarjeve të ndryshme që  kalon gjatë udhëtimit për t'u kthyer në Itakë.

1.Një nga cilësitë kryesore të Odiseut është mençuria dhe zgjuarsia e tij. Ai është i njohur për aftësinë për të përdorur mendjen për të dalë nga situatat e vështira psh skena kur arrin të mashtrojë Polifemin, ciklopin gjigant, (Kënga e 9-të), ku, ju prezantua si “Askushi” dhe ai i thotë se “Ty do të ha të fundit”, por ndërkohë kur pas verbimit kërkoi ndihmën e ciklopëve të tjerë dhe ata e pyetën se kush ja bëri këtë të keqe, përgjigja e tij: “Askushi” i zemëroi dhe u larguan pa e ndihmuar

2.Odiseu i Homerit nuk është vetëm një njeri i zgjuar, por dhe një luftëtar trim dhe i fuqishëm. Në shumë raste, ai duhet të përballet me rreziqe fizikisht, psh në skenën kur lufton me pretenduesit që kanë pushtuar shtëpinë e tij, Odiseu tregon forcën dhe aftësitë luftarake të tij duke dalur fitimtar mbi pretendentët (Kënga e 22-të).

3.Ai është një udhëheqës i përkushtuar e besnik ndaj luftëtarëve të tij, gjithmonë përpiqet të bëjë më e mirën për ata. Një shembull i kësaj është kur përpiqet të shpëtojë shokët nga sirenat (Kënga e 12-të) dhe urdhëroi që ata të mbyllnin veshët me dyll: “ për të mos dëgjuar këngën joshëse të sirenave”.

4.Pavarësisht se mbret Odiseu është një hero që përjeton emocione e dhembshuri për njerëzit e tij. Kjo është e dukshme në marrëdhënien me Penelopën dhe Tele-makun, të cilët dëshiron të ribashkojë në një familje pas viteve të ndarjes. Një skenë prekëse është kur më në fund takon Penelopën pas shumë vitesh larg shtëpisë (Kënga e 23-të):

5.Odiseu është simbol i qëndrueshmërisë ndaj sfidave e vështirësive me të cilat ai përballet. Qëndresa e tij nuk është vetëm fizike, por dhe mendore e shpirtëro-re. Në skenën ku përballet me Skilën dhe Karibdën (Kënga e 12-të), ai tregon aftësinë për të mbajtur mendjen të qetë dhe të përqendruar për të mbijetuar,  kur me zemër të guximshme e vendosmëri, e drejtoi anijen mes rreziqeve të dyfishta, duke shmangur goditjen nga Skilën dhe Karibdën.

II-Thamë më sipër se Homëri në “Iliadë”nuk e vendos Odisenë gjatë luftës së Trojës në asnjë skenë të përgjakëshme, por te “Odisea” ai gjendet në mes të një skene të tillë, madjeai është shkaktari i një gjakderdhjeje jo plotësisht të justifi-kueshme. Vrasja e pretenduesve të Penelopës nga Odiseu është një nga skenat më të përgjakshme dhe më të diskutueshme të epikës homerike. Kjo skenë tregon një anë tjetër të karakterit të Odiseut, ku shfaqet një ndryshim i madh nga portreti i tij i zakonshëm si një hero mendjemprehtë dhe i dhembshur. Ky ndryshim total mund të gjykohet, justifikohet dhe interpretohet në disa mënyra.

1.Një nga arsyet kryesore për këtë veprim ekstrem mund të jetë drejtësia dhe hakmarrja. Pretenduesit i kishin pushtuar shtëpinë, kishin shkatërruar  pasurinë dhe i kishin rrezikuar sigurinë e familjes. Në atë kontekst, Odiseu ndjen se si kryefamiljar (dhe mbret)duhet të rivendosë rendin dhe drejtësinë në shtëpi, duke ndëshkuar mtonjësit ashpërsishte. Janë legjendare vargjet e kësaj skene: "Atëherë, Odiseu i tha Telemakut: 'Mos lër asnjë të ikë, mos lër asnjë të shpëtojë.'"

2.Veprimi i Odiseut mund të interpretohet edhe si një përpjekje për të rivendosur autoritetin dhe rendin në shtëpi dhe në mbretërinë e tij. Pretenduesit përfaqëso-jnë kaosin dhe anarkinë, dhe Odiseu, si mbreti i ligjshëm, duhet të vendosë rendin dhe disiplinën.

3.Një tjetër interpretim i këtij ndryshimi në karakterin e Odiseut është se ai ka kaluar përmes vuajtjeve dhe sfidave të shumta gjatë udhëtimit dhjetëvjeçar dhe këto vuajtje si dhe humbja e shokëve kanë ndryshuar natyrën e tij, e kanë bërë më të ashpër dhe më pak të mëshirshëm ndaj armiqve. Pra pas viteve të mundimit dhe sfidave të pafundme, zemra e Odiseut është forcuar dhe ngurtë-suar.

4.Nga një perspektivë etike, veprimi i Odiseut mund të shihet si i diskutueshëm. Megjithëse ai ka arsye për të ndëshkuar pretenduesit, brutaliteti i veprimit të tij ngre pyetje për moralitetin e hakmarrjes dhe ashpërsinë e përmasën e dënimit që ai jep. Ky akt tregon kontradiktat e thella në natyrën njerëzore dhe kompleksi-tetin e drejtësisë dhe kulturën e kohës në të cilën ndodh ngjarja. Përmes kësaj skene Homeri na afron një pamje të plotë dhe të shumanëshme të portretit të Odiseut, duke e bërë atë një figure sa të pasur  aq dhe të diskutueshme në letërsi-në botërore. Megjithëatë të mos harrojmë  se si rastësisht pas hakmarrjes mbi pretendentët, në poemë përmendet fakti se Odisea e kishte krevatin të gdhendur në trungun e një ulliri qindravjeçar, që, duke  kujtuar se ulliri simbolizon paqen, edhe Odisea erdhi të jetonte në paqe në Itakë, por lufta ju imponua  në shtëpinë e tij.

III-Portreti i Odiseut është një nga më të pasurit dhe të shumëanshëme në letërsi-në botërore, ku ai  shfaqet në pozicione të ndryshme nga autorë të ndryshëm, në periudha të ndryshme. Sigurisht që duke përzgjedhur autorët japim disa nga portretizimet më të njohura të Odiseut, (veç “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit):

1.Sofokliu (497-406 p.e.s.) në tragjedinë e tij "Ajaksi" ( “Ajax”shek.V p.e.s.) e shfaq Odiseun si një diplomat dhe strateg të mençur, në kontrast me Ajaksin, i cili është impulsiv dhe i dhunshëm.

2.Virgjili (70-19 p.e.s.) në veprën e njohur "Eneida" (shek.I p.e.s.) Odiseun e paraqet me një ngjyrim negativ si rival i Eneut dhe si person mashtrues i pabesë, madje janë të famëshme vargjet: "Shikoni, prapa tij qëndron Uliksi i pabesë" (Libri 2, vargu 164).

3.Dantja Aligeri (1265-1321) te vepra madhore "Komedia Hyjnore" ( 1308-1320) e vendos Odiseun në rrethin e tetë të Ferrit për mashtruesit,i dënuar për dëshirën e pashuar për dije dhe aventurë.

4.Alfred, Lord Tennyson (1809–1892) një poet britanik shkruan poemën "Ulysses" (1833) një version të heroit të Homerit, një Odise i plakur që ndjen nevojën dhe dëshirën për aventura dhe eksplorime të reja në pleqëri, pas kthimit në Itakë, duke e shfaqur si aventurierizëm udhëtimin e famshëm të heroit homërik.

5.Kostandin Kavafis(1863-1933)poet grek. Poezia e tij “Itaka” (1911) është një reflektim filozofik mbi udhëtimin e jetës dhe rëndësinë e qëllimeve të larta. Duke përdorur metaforën, ai thekson se vetë udhëtimi është më i rëndësishëm se sa mbritja: "Kur nisesh për në Itakë/ lutu që rruga jote të jetë e gjatë,/plot aventura, plot njohuri/ Lestrogotët, Cikllopët, Poseidonët e zemëruar/ nuk do gjesh në rrugën tënde/në qoftë se mendimet e tua mbeten të larta."

5.James Joyce (1882-1941)  në veprën e tij "Ulysses" (1922) modernizon epikën e Homerit duke ndjek një ditë nga jeta e personazhit Leopold Bloom në Dublin, pikërisht ditën e 16 qershorit 1904. I njohur për përdorimin e teknikës së rrjedhjes së ndërgjegjes dhe për përshkrimet komplekse të jetës së personazheve,ai eksplo- ron mendimet dhe përvojat e Bllom dhe personazheve të tjerë në udhëtimin një ditor.

5.Nikos Kazantzakis (1883-1957) –“Odiseja: Një vijim modern” (The Odyssey: A Modern Sequel) (1938), një poemë epike më 33.333 vargje të shkruara në 24 këngë të ngjashme me strukturën dhe stilin e “Odisea” Homerit. Në këtë vepër Odisea vijon udhëtimin e tij pas kthimit në Itakë në kërkim të kuptimit të jetës së lirë nga kufizimet e egzistencës konvencionale. "Dhe kështu ai vendosi të mos qëndronte në Itakë; ai duhej të udhëtonte përtej saj, drejt horizonteve të reja" (Prologu, vargjet 22-24).

IV-Ajo që na intereson në analizën tonë është portreti i “Odisesë”  dhënë nga poeti Niko Kacalidha te poezia e tij “Odisea”. Qysh në leximin e parë duket që portreti i Odiseut është i ndërlikuar dhe shumëdimensional, pasi reflekton një udhëtim të jashtëzakonshëm fizik dhe shpirtëror. Ky portret I Odisesë përfshin aspekte vizuale, shpirtërore, poetike duke krijuar një figurë simbolike.

1.Vizualisht, Odiseu shfaqet si një udhëtar i vetmuar në bregdet, i mbështetur në një gur, përballë Itakës, gjë që nënkupton se është diku nga fundi i udhëtimit. Ky imazh është i fuqishëm dhe i ngarkuar emocionalisht, pasi tregon një njeri që ka kaluar nëpër sprova të pafundme dhe që ndjen peshën e udhëtimit. "Unë, Odiseu mbi një gur, përballë Itakës sime. Edhe trapi i gdhendur, lidhur në një rrënjë ulliri," janë vargje që e vendosin në një moment reflektimi dhe pranie fizike, të lidhur me Itakën e tij, por ende të ndarë prej saj nga një distancë më shumë shpirtërore sesa fizike.

2.Shpirtërisht, Odiseu i Kacalidhës është një njeri që përjeton vuajtje dhe sfida të mëdha, por që ruan një ndjenjë besimi të palëkundur te qëllimi dhe shpresa e tij. Ulërimat e Skilës dhe vreri i Karibdës përfaqësojnë pengesat dhe vështirësitë që ka kaluar, të cilat e kanë gërryer, por nuk e kanë shkatërruar. "Vrer derdhin Karibdat të nxijnë buzët e mia," ilustron sfidat e vazhdueshme dhe rezistencën e këmbënguljen e tij për të mbijetuar dhe për t'u rikthyer në Itakë.

3. Artistikisht portreti i Odiseut shfaqet si një hero modern dhe njeri që kërkon paqen dhe rikthimin në atdhe. Kacalidha përdor një gjuhë të pasur me simbole e metafora për të përshkruar udhëtimin e dhe dëshirën e zjarrtë për t'u kthyer në Itakë. Poeti përdor referenca të pasura mitologjike dhe simbole për të theksuar vuajtjet dhe goditjet që merr(Qindra Skila në mugëtirë ulërijnë të tërbuara.)dhe triumfet e Odiseut. “Edhe trapi i gdhendur, lidhur në një rrënjë ulliri”. janë simbole të lidhjes së fortë me shtëpinë dhe familjen, ku ulliri, simbol i paqes dhe qëndrue-shmërisë përfaqëson shpresën dhe dëshirën për rikthim pas një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë. Në aspektin modernist, Odiseu paraqitet jo vetëm si një hero i madh, por edhe si një njeri me dëshira të thjeshta dhe thelbësore - dashuria për familjen dhe dëshira për paqe:

" Të puth Penelopën time buzë me buzë, që të

 përmbyset bota. Të puth Telemakun që më

 pret nëpër ullishtet e atdheut."

 Pasazhi që ilustron dashurinë e thellë për Penelopën dhe Telemakun, duke treguar se, pavarësisht aventurave dhe lavdisë, ai mbetet i përkushtuar ndaj familjes. Simboli i ullirit dhe shamisë janë të fuqishëm në këtë kontekst, duke përfaqësuar paqen dhe dashurinë e ndershme:

"Unë, Odiseu në një breg, po lag shaminë time.

 Unaza ime farfurin duke praruar detet.

Tej në Itakë vetëtin dhe zgjohet agullimi."

ku shamia dhe unaza janë simbole të dashurisë dhe lidhjeve të pandashme që ka me Penelopën. Këto elemente artistike theksojnë anën njerëzore të Odiseut dhe e portretizojnë atë si një hero modern, i cili kërkon jo vetëm fitore dhe lavdi, por se pari dashuri dhe qetësi shpirtërore duke theksuar dimensionin njerëzor të heroit.

V- Poezia e Kacalidhës përmban një mesazh filozofik rreth udhëtimit shpirtëror të individit, përkushtimit ndaj vlerave të përhershme dhe qëndrueshmërisë përballë sfidave të jetës.

1.Një nga mesazhet kryesore: udhëtimi i jetës është plot me pengesa e sfida, por qëllimi dhe lidhja emocionale me vendin e origjinës dhe me ata që duam na japin forcë për të vazhduar udhëtimin drejt tyre. Këtu Odiseu përfaqëson njeriun që përballet me vështirësi të shumta, por nuk e humb kurrë qëllimin për t'u kthyer në shtëpi dhe për të rikthyer paqen shpirtërore:

"Të puth Penelopën time buzë me buzë, që të përmbyset bota.

Të puth Telemakun që më pret nëpër ullishtet e atdheut."

Këto vargje ilustrojnë dëshirën e fortë të Odiseut për t'u kthyer në familjen e tij për të rifituar paqen, jetën normale dhe lumturinë e humbur, duke shfaqur në këtë mënyrë natyrën e tij njerëzore. Për të, kthimi në Itakë nuk është udhëtim fizik, por një udhëtim shpirtëror drejt përmbushjes dhe realizimit të vlerave më të thella të jetës së njeriut.

2.Poezia nxjerr në pah idenë e qëndrueshmërisë dhe përkushtimit ndaj vlerave dhe idealeve, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballesh në jetë. Ky qëndrim është i qartë pas vargjeve: "Vrer derdhin Karibdat të nxijnë buzët e mia."  ku shprehet:

“Të puth Penelopën time buzë me buzë, që të

 përmbyset bota. Të puth Telemakun që më

 pret nëpër ullishtet e atdheut”.

pasi për familjen e vlen çdo luftë dhe sakrificë.

3.Në fund, mesazhi filozofik i poezisë është se pavarësisht nga rreziqet dhe vështirësitë në jetë, qëndrueshmëria dhe përkushtimi ndaj qëllimeve tona na ndihmojnë të arrijmë destinacionin final, shpesh më shumë emocional e shpirtë-ror se sa fizik apo material. Kjo është tepër e dukëshme te vargjet: “Dhe kaq mjafton të kthehem  mbi një dërrasë në Itakën time”, ku pohoet se edhe një dërrasë e thjeshtë është e mjaftueshme për Odisenë që të arrijë Itakën,dashurinë, lumturinë dhe paqen në jetën shpirtërore).

VI- Në poezinë "Odisea" të Niko Kacalidhës, figura e Odiseut paraqitet në një kontekst modernist, ku elementët mitologjikë ndërthuren me realitetin dhe përje-timet bashkëkohore. Kacalidha përdor një qasje moderniste për të trajtuar tema universale dhe për të krijuar një lidhje të thellë midis mitologjisë dhe ndjeshmëri-së moderne.

1.Një nga aspektet kryesore të qasjes moderniste të Kacalidhës është përdorimi i mitologjisë për të reflektuar sfidat e jetës moderne. Odiseu, si simbol i njeriut në kërkim të kuptimit dhe identitetit, përfaqëson udhëtimin e vështirë të individit përmes pengesave dhe tundimeve të shumta. Vargjet "Në mes të detit, mes sirenash që këndojnë" tregojnë se tundimet dhe sfidat që heroi përjeton janë të përjetshme dhe universale, të njëjtat që çdo njeri has në përpjekjen për të gjetur veten dhe qëllimin në jetë.

2.Elementët mitologjikë si Sirenat, Skila e Karibda janë përdorur për të simboli-zuar rreziqet dhe sfidat e kohës moderne. Kacalidha i shfaq këto figura jo vetëm si pengesa fizike, por edhe si metafora për vështirësitë shpirtërore e emocionale që individi përjeton në udhëtimin e tij jetësor. Vargjet "Ulërimat e Skilës dhe vreri i Karibdës" janë shprehje të përplasjeve dhe dhimbjeve që njeriu duhet të përballo-jë, duke i dhënë një dimension të thellë dhe kompleks udhëtimit të Odiseut.

3.Kacalidha përdor një gjuhë të pasur dhe simbolike për të krijuar një ndjenjë rrjedhshmërie dhe natyrshmërie në poezi. Struktura e vargjeve të lira dhe përdorimi i figurave të fuqishme letrare e bëjnë poezinë të gjallë dhe dinamike.  "Edhe trapi i gdhendur, lidhur në një rrënjë ulliri" është një imazh i bukur që simbolizon lidhjen e Odiseut me Itakën, një lidhje që i rreziston kohës.

4.Një tjetër aspekt modernist është introspeksioni dhe thellësia filozofike e poe-zisë. Odiseu i Kacalidhës është një njeri që mediton për përvojat dhe kërkon të kuptojë thelbin e ekzistencës së tij. Vargu "Unë, Odiseu mbi një gur, përballë Itakës sime" tregon një moment të reflektimit të thellë dhe të vetëdijes për identitetin dhe qëllimin e tij. Kacalidha përdor këtë introspeksion për të krijuar një lidhje të ngushtë midis lexuesit dhe Odiseut, duke e bërë udhëtimin e tij një udhëtim të përbashkët njerëzor.

VII- Poezia e Kacalidhës përmban elemente të rrymave moderniste, duke përfshi-rë imagizmin, ekspresionizmin, dhe simbolizmin, reflekton një ndjeshmëri të madhe,të thellë ndaj këtyre rrymave dhe i përdor ato për të trajtuar tema unive-rsale për të krijuar një dialog midis të kaluarës dhe të tashmes. Rrymat moderni-ste elementët e të cilave janë përfshirë në këtë poezi janë:

1.Imazhizmi, një lëvizje që thekson përdorimin e imazheve të qarta dhe precize për të përçuar emocionet dhe idetë, është i pranishëm në poezinë e Kacalidhës, me imazhe të fuqishme dhe të detajuara për të krijuar një atmosferë të gjallë dhe të prekshme. Vargu:"Ulërimat e Skilës dhe vreri i Karibdës" është  imazh i fuqishëm mitologjik për të përçuar ndjenjën e frikës dhe rrezikut, duke i bërë lexuesit të ndihen sikur janë pjesmarrës në mes të sfidave të Odiseut.

2.Ekspresionizmi, që thekson përjetimin emocional dhe shpirtëror mbi realitetin objektiv, është një tjetër rrymë që ndikon në poezinë e Kacalidhës, pasi është e dukshme. Poezia eksploron ndjenjat dhe përvojat e brendshme të individit, duke përdorur një gjuhë të fuqishme dhe të pasur me emocione. Vargu:"Unë, Odiseu mbi një gur, përballë Itakës sime" tregon një moment introspektiv dhe një përjetim emocional të fortë, duke reflektuar gjendjen shpirtërore të trazuar të Odiseut. Po ashtu ironia është një tjetër teknikë ekspresioniste që Kacalidha përdor për të theksuar kontradiktat dhe absurditetet. Vargu: "Mposhte panikun, Odise, se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë ngushticat"tregon qartazi absurditetin e situatës përmes ironisë.

3.Simbolizmi, është gjithashtu i dukshëm në veprën e Kacalidhës. Poeti përdor simbole mitologjike për të eksploruar tema universale dhe për të krijuar një ndjenjë lidhjeje midis të kaluarës dhe të tashmes. Të vargu: "Edhe trapi i gdhendur , lidhur në një rrënjë ulliri" përdor simbolin e ullirit, një pemë e shenjtë në kulturën antike greke, për lidhjen e Odiseut me Itakën dhe rrënjët e tij. Vargu: "Rrugëtimi i tij përmes deteve dhe tokave të huaja"mund të interpretohet si një alegori e jetës njerëzore, me sfidat dhe pengesat që duhen përballuar në kërkim të kuptimit dhe qëllimit të jetës.

Përmes përdorimit të elementëve të këtyre rrymave moderniste te “Odisea”, Kacalidha arrin të krijojë mjeshtërisht një poezi që është në të njëjtën kohë e gjallë dhe filozofike, duke e bërë atë pjesë të rëndësishme të poezisë moderniste shqipe dhe europiane.

VIII- Poezia "Odisea" e Kacalidhës i kushton më tepër rëndësi natyrës njerëzore të Odiseut, duke e paraqitur jo si një mbret, prijës dhe luftëtar, por së pari si një bashkshort dhe baba të përkushtuar.Një portret të ndjeshëm të Odiseut, që na lejon të shohim si nëpërmjet një xhami të pastër ndjenjat dhe përjetimet intime.

Në vargun"Unë, Odiseu mbi një gur, përballë Itakës sime" shfaqet lodhja dhe përma- llimi për vendlindjen, një moment i thellë reflektimi ky që na tregon dëshirën e tij të thellë për t'u kthyer në shtëpi, tek ata që i do më shumë.

Vargjet "Të puth Penelopën time buzë me buzë, që të përmbyset bota. Të puth Telemakun që më pret nëpër ullishtet e atdheut," na sjellin përballë dashurinë për familjen, si synim i udhëtimit të Odiseut se për atë, kthimi në Itakë nuk është një çështje lavdie ose detyre dhe ca më pak materiale, por një çështje shpirtërore.

Në vargun "Unë, Odiseu në një breg, po lag shaminë time. Unaza ime farfurin duke praruar detet," ndjehet vuajtja shpirtërore dhe mallëngjimi. Lotët janë një shprehje e qartë e dhembjes së tij për kohën e humbur dhe distancën nga ata që i do.

"Dhe Penelopa ime e mirë endet në anëdete. Laerti, Telemaku im dhe tymi i shtëpisë sime," tregon qartë rëndësinë e familjes. Penelopa, që e pret me besnikëri, Laerti dhe Telemaku që mbajnë shpresën gjallë dhe tymi i shtëpisë, simbol i ngrohtësisë dhe stabilitetit të shtëpisë, përbëjnë thelbin e jetës së tij.

Si një hymn tingëllon në fund, vargu "Dhe kaq mjafton, të kthehem mbi një dërrasë në Itakën time," varg I cili përmbledh gjithë dëshirën e tij të thellë dhe vendosmërinë për t'u ribashkuar me familjen. Mjafton një dërrasë e thjeshtë për të hyrë në portat e lumturisë familjare, asgjë tjetër nuk kërkon ky heroi zulmëmadh që mundësoi mposhtjen e Trojës së pamposhtëshme.  Prandaj themi se poezia "Odisea" e Niko Kacalidhës na paraqet Odiseun në dritën e një njeriu që përjeton dashuri, vuajtje dhe mallëngjim. Është pikërisht kjo anë njerëzore që e bën Odiseun një figure të përjetshme dhe të prekshme, duke e lidhur me përvojat dhe ndjenjat universale të njerëzimit.

IX- Vargu i fundit i poezisë "Odisea" të Niko Kacalidhës, "Dhe një dërrasë më mbeti. Dhe kaq mjafton, të kthehem mbi një dërrasë në Itakën time," përmban një thellësi filozofike dhe një bukuri artistike që meriton një analizë të hollësishme më vete.

1.Filozofikisht, ky varg përfaqëson triumfin e shpirtit njerëzor dhe qëndrueshmë-rinë e tij përballë sfidave të jetës. Kacalidha përdor imazhin e thjeshtë të një dërrase për të simbolizuar mbijetesën dhe vendosmërinë. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe humbjet, mbetet vetëm një dërrasë, por dhe kjo është e mjaftueshme për të arritur qëllimin.

2.Në këndvështrimin ekzistencialist, ky varg reflekton idenë se jeta është e mbushur me sfida dhe rreziqe, por ajo që ka rëndësi është qëllimi përfundimtar dhe përpjekja për të arritur atë. Odiseu nuk kërkon luks ose komoditet në kthimin e tij; ai pranon realitetin dhe përqendrohet në esencën e asaj që është e nevojshme për të arritur destinacionin e tij:"Dhe një dërrasë më mbeti. Dhe kaq mjafton ..."Ky pranim i një minimumi të nevojshëm për të arritur një qëllim është thelbësor për filozofinë ekzistencialiste, ku kuptimi dhe qëllimi i jetës janë krijuar nga përpjekjet individuale dhe përvojat personale.

3.Nga një perspektivë stoike, ky varg sigurisht nënvizon qëndrueshmërinë dhe paqen e brendshme përballë fatkeqësive. Odiseu mbetet i fokusuar dhe i qetë, pavarësisht nga humbjet materiale dhe sfidat që ka përballuar. Për një stoik, është thelbësore të mbash një qëndrim të fortë dhe të paepur: "Dhe kaq mjafton, të kthehem mbi një dërrasë në Itakën time." duke treguar se suksesi dhe lumturia nuk varen nga rrethanat e jashtme, por nga qëndrimi dhe përkushtimi i brendshëm ndaj qëllimeve dhe vlerave personale.

4.Artistikisht, ky është një varg i thjeshtë, por i fuqishëm në ndërtimin e tij. Poeti përdor gjuhën e thjeshtë dhe të qartë për të krijuar një imazh të fortë vizual dhe emocional. Thjeshtësia e vargut pasqyron esencën e përvojës njerëzore dhe rëndësinë e kthimit në origjinë.

5.Vargu përmban një simbolizëm të pasur. Dërrasa është një simbol i mbijetesës dhe shpresës, ajo përfaqëson minimumin e nevojshëm për të vazhduar përpara dhe për të arritur qëllimin. Pavarësisht nga të gjitha sfidat dhe pengesat, kjo dërrasë mbetet si një simbol i forcës dhe vendosmërisë së Odiseut: "Dhe një dërrasë më mbeti." Tingëllon shumë më shumë se sa të thotë luftëtari në betejë: “Dhe një fishek më mbeti” Ky simbolizëm përforcon idenë se forca dhe suksesi nuk varen nga sasia e burimeve, por nga qëndrimi dhe përpjekja për të përdorur ato që kemi në dispozicion për të arritur qëllimet tona.

6.Sigurisht që ky varg mbart elemente të ekspresionizmit në mënyrën se si shpreh emocione të forta dhe ndjenja përmes një imazhi të fuqishëm dhe të thjeshtë . Përdorimi i një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe të qartë krijon një efekt të fuqishëm emocional, duke i lejuar lexuesit të ndjejnë peshën e përvojave të Odiseut dhe triumfin e tij të brendshëm: "Dhe kaq mjafton, të kthehem mbi një dërrasë në Itakën time." Pra, ky varg i fundit i poezisë "Odisea" të Kacalidhës është një shembull i fuqishëm i një filozofie të qëndrueshme dhe një arti të thjeshtë por të ndjeshëm. Përmes këtij vargu, Kacalidha sjell në jetë përvojat dhe ndjenjat e Odiseut në një mënyrë që rezonon me lexuesin dhe që përçon mesazhe filozofike dhe emocionale.

Poezia “Odisea” e Kacalidhës shquhet për kontributin e saj të çmuar si një arritje moderniste në poezinë bashkëkohore shqipe. Duke përdorur një ndërthurrje të sofistikuar të mitologjisë dhe elementeve moderniste Kacalidha krijon një vepër që rezonon thellësisht me lexuesin, ku portretizmi i ndjeshëm dhe njerëzor i Odiseut, i shprehur me një gjuhë të pasur dhe simbolike thekson përjetimet universal të kërkimit të paqes dhe rikthimin në familje. Kjo poezi me ndjenjën e saj shpirtërore dhe stilin e saj artistic të avancuar, pasuron traditën poetike shqiptare dhe e vendos atë një kontekst më të gjerë kulturor dhe letrar, duke qenë një testament i fuqisë artistike dhe filozofike të Kacalidhës, që e vendos atë në radhët e poetëve më të rëndësishëm të kohës sonë.

 

Sarandë, më korrik 2024

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Odiseu

Unë, Odiseu mbi një gur, përballë Itakës sime.

Edhe trapi i gdhendur, lidhur në një rrënjë ulliri.

Qindra Skila në mugëtirë ulërijnë të tërbuara.

Përditë duke shqyer dhe një copë prej së treturës

 klamides sime.

Unë, Odiseu mbi një gur, përballë Itakës sime.

Vrer derdhin Karibdat të nxijnë buzët e mia.

Të puth Penelopën time buzë me buzë, që të

 përmbyset bota. Të puth Telemakun që më

 pret nëpër ullishtet e atdheut.

Unë, Odiseu në një breg, po lag shaminë time.

 Unaza ime farfurin duke praruar detet.

Tej në Itakë vetëtin dhe zgjohet agullimi.

Dhe Penelopa ime e mirë endet në anëdete.

Laerti, Telemaku im dhe tymi i shtëpisë sime.

Unë Odiseu mbi një gurë. Dhe një dërrasë më

 mbeti.

Dhe kaq mjafton, të kthehem mbi një dërrasë

 në Itakën time.

f.308,

Friday 26 July 2024

 

ITAKA E ZEMRËS SË NIKO KACALIDHËS

 

Nga Timo Mërkuri

Gjatë leximit të krijimtarisë poetike të Niko Kacalidhës të bie në sy fakti se ai u referohet shpesh miteve homerike, veçanërisht Odiseut dhe Itakës, për disa arsye të thella artistike dhe filozofike që përfshijnë vlerën universale të miteve, lidhjen e tij personale me ato dhe përdorimin e tyre si mjete për të shprehur tema bashkëkohore e të përjetshme. Mitet homerike përmbajnë tema universale që janë relevante për çdo kohë dhe kulture, psh temat si udhëtimi, kërkimi për identitet, kthimi në shtëpi dhe përballja me sfidat janë të përjetshme dhe i flasin çdo njeriu, sigurisht veç temave të luftës e dashurisë. Kështu figura si Odiseu dhe Itaka janë të ngarkuara me një simbolizëm të fuqishëm, ku Odiseu përfaqë-son udhëtarin, njeriun që përballet me sfida dhe kërkon kuptimin e jetës, ndërsa Itaka simbolizon destinacionin e dëshiruar, shtëpinë, dhe paqen e brendshme.

Veç aspektit të përgjithshëm filozofik kemi treguar se Kacalidha është rritur me tregimet homerike të cilat ja recitonte gjyshja dhe babai i tij, duke ndikuar thellë në formimin e tij shpirtëror dhe artistik, duke krijuar lidhje të fortë e personale me mitet. Heronjtë homerikë ishin “miqtë” e tij të parë në fëmini (“Eja të flesh në vatrën tonë,mbështetur në / një trung ulliri. Pa eja dhe harroje Odiseun”,” Ti e di mirë se jam nga raca e Odiseut” shkruan poeti në “Lutje Poseidonit” f 309). të cilët nuk e braktisën asnjëherë atë. Sigurisht që përdorimi i miteve homerike lidhet edhe me kontekstin kulturor dhe historik të jetës së Kacalidhës. Në një periudhë të trazuar nga ndryshimet politike dhe shoqërore, rikthimi te këto mite mund të ketë shërbyer si një mënyrë për të eksploruar dhe shprehur çështje komplekse të identitetit dhe kulturës.

Duhët të pranojmë se rikthimi i tij te mitet dhe përdorimi i tyre  prej tij  bëhet në mënyrën më moderniste, duke i risjellë dhe ri-interpretuar ato për të shprehur tema bashkëkohore. Kjo i lejon atij të eksplorojë çështje si izolimi, kërkimi për kuptim dhe përballja me sfidat moderne, duke përdorur një gjuhë dhe strukturë që janë të njohura për lexuesit. Në krijimtarinë e tij, Kacalidha përdor mitet për të pasqyruar gjendjen njerëzore dhe përjetimet e përbashkëta.

I-E parë në këtë këndvështrim , fraza "Itaka e zemrës" është një metaforë që përmban kuptim të thellë dhe simbolik, duke vendosur Itakën – destinacionin përfundimtar të udhëtimit të gjatë të Odiseut  brenda zemrës së njeriut, në vend që ta trajtojë atë thjesht si një vend fizik. Kjo metaforë në vetvete shpreh disa ide dhe ndjenja të rëndësishme që shfaqin:

1. Destinacionin emocional dhe hhpirtëror, pasi Itaka nuk trajtohet në poezi si një ishull në detin Jon, por si një destinacion emocional dhe shpirtëror. Itaka është vendi ku individi gjen paqe, dashuri, dhe përmbushje dhe jo vendi ku do mbrijë përfundimisht individi. Metafora sugjeron se vendi i vërtetë i kthimit është brenda zemrës së njeriut, ku ai ndjen ngrohtësi dhe siguri. Kështu duhet lexuar vargu:"Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake,", ngrohtësia dhe paqja që ofron Itaka ndihen thellësisht në zemër.

2.Itaka përfaqëson qëllimet, ëndrrat dhe dëshirat më të thella të individit, është vendi ku realizohen këto synime dhe ku individi ndjen përmbushje të plotë. Metafora thekson se këto synime dhe dëshira janë të rrënjosura thellë në zemrën e njeriut, dhe kjo duket te vargjet:"Thuaju të të shtrëngojnë shumë me ballamar, rreth direkut detarëve, vështro në sy sirenat," që simbolizojnë sfidat që duhet të përballohen për të arritur këto synime të brendshme.

3. Metafora sugjeron se udhëtimi për të arritur Itakën është një udhëtim i brendshëm, emocional dhe shpirtëror. Përballimi i sfidave të jashtme është një reflektim i sfidave të brendshme që individi duhet të kapërcejë për të arritur paqen dhe përmbushjen e tij të brendshme gjë që duket hapur te vargjet: "Mposhte panikun. Stivat e eshtrave atje mbi lëndinë prej shtegtarësh janë," të cilat flasin për përballimin e frikës dhe sfidave të brendshme për të arritur vendin e dëshiruar të paqes.

4. Duhet të kuptojmë se fraza“ Itaka në zemër” është gjithashtu një metaforë për përjetësinë e kujtimeve dhe dëshirave të individit. Është një vend që nuk mund të shkatërrohet ose të humbasë, sepse ekziston në një nivel emocional dhe shpirtëror, thellësisht të rrënjosur brenda zemrës së njeriut. Vargjet: Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë bie erë Itake” tregon se ngrohtësia dhe paqja që ofron Itaka ndihen në zemër dhe janë të përjetëshme se: edhe kur udhëtimi i tij fizik është në përfundim, lidhja emocionale dhe shpirtërore me Itakën mbetet e fortë dhe e pandryshuar.

5. Metafora gjithashtu thekson se arritja e Itakës kërkon sakrifica të mëdha për përballimin e vështirësive dhe vuajtjeve që ato shkaktojnë, që shprehet te vargjet: “ Deti është i jargavantë dhe ti ecë përtej detit”. Eh ky det i jargavantë sa dhimbje të sjell në shpirt, por ja që duhet kaluar. 

E parë në këtë kontekst mendojmë se vendosja te  titulli “Itaka në zemër”  të frazës “zemër” është bërë me synim që lexuesi të orientohet për te zemra për të gjetur Itakën dhe jo te hartat gjeografike të ishujve jonianë. Ajo shërben si drejtues për vëmëndjen gjatë leximit, si orientues.

II-"Itaka e zemrës" e Kacalidhës mund të interpretohet si një poezi që përshkru-an Itakën jo vetëm si një vend të paqes dhe realizimit të ëndrrave, por edhe si një plagë e thellë dhe e dhimbshme në zemër. Vërtet Itaka është një dhimbje dhe mua më vetëtiu në mendje thënia e Dostojevskit: “Më jepni një dhimbje t'ju jap një kryevepër”. Po ta lexosh me vëmëndje këtë poezi ndjen se dhimbja pikon në çdo zanore të saj, dhimbje që buron shpirti i poetit për pengesat dhe sfidat që Odiseu (dhe njeriu) përballon për të arritur në Itakën e tij. Në vargun "Mposhte panikun. Stivat e eshtrave atje mbi lëndinë prej shtegtarësh janë," Kacalidha thekson humbjet dhe sakrificat në këtë udhëtim, pasi Itaka nuk është një destinacion i lehtë për t'u arritur; ajo është një vend që arrihet vetëm pas shumë vuajtjeve dhe sfidave. Këtu, lëndina e mbushur me eshtra simbolizon të gjitha sfidat dhe pengesat që duhet të përballohen për të arritur te Itaka, duke treguar se kjo është një rrugë e mbushur me vuajtje dhe dhimbje.

Simbolika e Skilës dhe Haribdës gjithashtu thekson këtë aspekt të dhimbjes dhe vuajtjes. Vargjet :

“Nuk e dëgjon që leh me dymbëdhjetë gjymtyrë,

tetë qafa të frikshme dhe tetë koka të tmerrshme.

E me dhëmbë të llahtarshëm, nxjerr kokën prej

 shpellash të peshkojë peshkaqenë dhe njerëz”.

paraqesin rreziqet e tmerrshme që duhet të përba-llohen. Skila dhe Haribda janë metafora për rreziqet dhe vështirësitë që njeriu duhet të kapërcejë, duke treguar se udhëtimi drejt Itakës është plot me dhimbje dhe sfida.

Në vargun "Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake," ka një ndjenjë nostalgjie dhe dëshire plot dhimbje për kthimin në shtëpi. Kjo dëshirë është aq e fuqishme dhe e thellë sa bëhet plagë në zemër. Odiseu ndjen dhimbje për shkak të largësisë nga shtëpia dhe familja e tij, dhimbje që është pjesë e përhershme e udhëtimit të tij.

Poezia përmban një ndjenjë të fuqishme të sfidës dhe triumfit mbi vështirësitë, por edhe një ndjenjë të dhimbjes dhe sakrificës. Vargu "Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë ngushticat" tregon se edhe pse sfidat janë të mëdha, ka një besim të patundur në aftësinë për të përballuar dhe kapërcyer çdo pengesë. Kjo dhimbje dhe sfidë është e lidhur ngushtë me Itakën, duke treguar se arritja e këtij vendi shpirtëror kërkon përballimin e shumë vuajtjeve dhe dhimbjeve.

Pra te poezia, "Itaka e zemrës"  Kacalidha e  përshkruan Itakën si një plagë që dhemb në zemër, dukuri që nuk është vënë në dukje nga kritika jonë, dhimbje që është rezultat i sfidave dhe pengesave që duhet të përballohen për të arritur këtë vend të dëshiruar.

III-Kacalidha te poezia"Itaka e zemrës" përdor referenca mitologjike për të sjellë një pasqyrim të udhëtimit shpirtëror dhe sfidave të heroit. Përmes një stili modernist të mbushur me simbolizëm, ai krijon një paralelizëm midis udhëtimit të Odisesë dhe përpjekjeve të njeriut për të gjetur paqen shpirtërore në jetën e  tij. Në qoftë se do kërkojmë veçoritë artistike të kësaj poezie, do të hënonim:

1. Poezia përmend personazhe dhe ngjarje të njohura nga mitologjia, si Çirçja, sirenat, Skila dhe Haribda. Këto figura përbëjnë sfidat dhe rreziqet që duhet të përballojë Odisea në kthimin e tij në Itakë, të cilat simbolizojnë pengesat dhe tundimet që njeriu has në jetën e tij.Kjo duket te vargjet:

"Mos i beso Circes, Odise, le të thotë për sirena

magjepse. Mposhte panikun. Stivat e eshtrave

atje mbi lëndinë prej shtegtarësh janë."

2. Kacalidha përdor simbolizmin për të shprehur idenë e udhëtimit të jetës dhe të sfidave të tij. Sirenat përfaqësojnë tundimet dhe iluzionet, ndërsa Skila dhe Haribda janë metafora për rreziqet dhe vështirësitë që duhen përballuar. Itaka, në fund, simbolizon qëllimin përfundimtar ose vendin e paqes, ku realizohen ëndrrat e tij, gjë që shfaqet te vargjet:

"Thuaju të të shtrëngojnë shumë me ballamar,

rreth direkut detarëve, vështro në sy sirenat.

Deti është i jargavantë dhe ti ec përtej detit."

3. Poezia ka një ndjenjë të fuqishme sfide dhe triumfi mbi vështirësitë,pse pavarësisht rreziqeve dhe vështirësive të paraqitura nga Skila dhe Haribda, ajo mbart një optimizëm që gjithë këto pengesa tejkalohen, kjo shprehur te vargjet:

"Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve

do t’i kalojmë ngushticat."

4. Kjo poezi është e mbushur me polisemantizëm dhe qasje komplekse moderni-ste ndaj ndjenjave dhe përjetimeve njerëzore, pse poeti, veç figurave mitologji-ke, përdor një gjuhë të figurshme dhe imagjinare për të krijuar lidhje midis përvojave mitologjike dhe atyre njerëzore. Kjo është e dukëshsme te vargu: "Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake."

5. - Poezia "Itaka e zemrës" është e ndërtuar me vargje të lira, që i japin një ndjenjë rrjedhshmërie dhe natyrshmërie. Struktura e saj reflekton paqartësinë dhe kompleksitetin e udhëtimit shpirtëror të individit, gjë që shfaqet te vargjet:

"Thuaju të të shtrëngojnë shumë me ballamar,

rreth direkut detarëve, vështro në sy sirenat.

Deti është i jargavantë dhe ti ec përtej detit."

Kështu, Niko Kacalidha, duke përdorur referenca mitologjike, simbolizëm të fuqishëm dhe qasje moderniste, trajton tema universale të udhëtimit në jetë dhe sfidave të saj, duke krijuar lidhje midis përvojave mitologjike dhe njerëzore. Ai përdor një strukturë të lirë dhe gjuhë të figurshme për të shprehur ndjenjat dhe përjetimet e individit në kërkimin e tij për paqe.

IV-"Itaka" është një motiv i fuqishëm e simbolik në letërsi, që ka interpretime të ndryshme nga poetë në epoka të ndryshme. Le të shohim kuptimin e Itakës  disa shkrimtarë e poetë duke mbritur te Kacalidha.

1. Itaka e Homerit, trajtuar te poema epike "Odisea", është shtëpia e Odisesë dhe simbolizon vendin e tij të përhershëm dhe qëllimin përfundimtar të udhëtimit të tij të gjatë dhe të vështirë, por Itaka për Homerin është më shumë se një vend fizik;  është përfaqësimi i stabilitetit, paqes, dhe përhershmërisë. Sipas Homerit, Odisea duke u kthyer në Itakë arrin kthimi në normalitet, në jetën e zakonshme pas një periudhe të gjatë lufte dhe vështirësitë.

2. Poetë të tjerë botërorë psh. Kavafi e përdor Itakën si një metaforë për qëllimet dhe aspiratat jetësore. Ai thekson rëndësinë e udhëtimit dhe mësimeve të marra gjatë rrugës, më shumë sesa arritjen e destinacionit përfundimtar. Kjo është e dukëshme kur  shkruan: "Mbaje gjithmonë Itakën në mendjen tënde. / Arritja atje është ajo për të cilën je i destinuar. / Por mos e nxito udhëtimin fare."

 Seamus Heaney e trajton Itakën si simbol të kujtimeve të humbura dhe kohës së ikur, kur përmes imazheve, ai sjell ndjenjën e përjetimeve të humbura të vendit që nuk mund të rikthehet, shprehur me vargjet:"Sapo mblodhëm dru të shpërndarë, elshë, ferra, / Dhe ndezëm zjarrin tonë aty dhe atëherë", ndërkohë që Derek Ëalcott (poezia "Plangprishësi") e përdor Itakën si një simbol të vetë-reflektimit dhe të kthimit në veten e tij, ku trajton ndjenjën e mërgimit dhe gjetjes së paqes shpirtërore përmes kthimit në vendin e tij: "Ku mëson përsëri se je mërgimtari / i vetvetes."

3. Përkundër këtyre, në poezinë "Itaka e zemrës," Niko Kacalidha trajton Itakën si një simbol të udhëtimit dhe të sfidave shpirtërore. Itaka për Kacalidha është një vend “në zemër”,”në shpirt” që përfaqëson paqen shpirtërore, realizimin e saj pas përballjes me tundimet dhe rreziqet. Ai përdor figura mitologjike që simbolizo-në sfidat, për të krijuar një atmosferë dramatike dhe të fuqishme shprehur me vargje po aq të fuqishme artistikisht: "Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake." Kacalidha përqendrohet në triumfin mbi frikën dhe vështirësitë, dhe në kthimin në gjendje  paqeje dhe stabilitetit të brendshëm shpirtëror shprehur përmes vargjeve : "Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë ngushticat."

Pra, ndërsa Itaka për Homerin është një destinacion fizik dhe simbol i paqes dhe qëndrueshmërisë; për poetët e tjerë botërorë, ajo merr kuptime të ndryshme si udhëtimi i jetës, kujtimet e humbura dhe vetë-reflektimi; ndërsa për Niko Kacalidhën, Itaka është vetë simboli i udhëtimit shpirtëror, realizimi i aspiratave të tij shpirtërore pas përballjes me sfidat dhe tundimet e jetës.

V-Niko Kacalidha jo vetëm që ka marrë simbolin e Itakës nga Homeri, por e ka transformuar dhe pasuruar atë me një interpretim modernist, përdor simbolin e Itakës për të eksploruar tema universale dhe të ndërlikuara si udhëtimi shpirtë-ror , përballja me tundimet dhe sfidat e brendshme. Ky interpretim modernist e bën poezinë e tij të veçantë dhe unike në krahasim me trajtimet e mëparshme të Itakës.Le ta shohim krahasimisht me mitologjinë homerike.

1.Te Homeri, Itaka është një vend konkret dhe qëllimi përfundimtar i udhëtimit  epik dhe të gjatë të Odisesë, ajo përfaqëson shtëpinë, stabilitetin dhe paqen pas një periudhe të gjatë lufte dhe aventurash. Për Kacalidhën, Itaka është shumë më tepër se një vend fizik, ajo është simbol i paqes shpirtërore që arrihet pas përballjes me sfidat shpirtërore e të jashtme. Poezia e zhvendos fokusin nga një udhëtim i jashtëm në një udhëtim të shpirtëror, duke e bërë Itakën një metaforë për udhëtimin personal e shpirtëror të çdo individi. Pra, ai e shpirtëron vendin fizik të Homerit.

2. Kacalidha e modernizon Itakën pse e lidh atë me sfidat dhe tundimet e jetës moderne. Përmes përdorimit të figurave mitologjike si Circa, sirenat, Skila dhe Haribda, ai krijon  paralelizëm midis sfidave të Odisesë dhe sfidave shpirtërore të njeriut modern. Ai thekson rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë për të kapërcyer këto sfida, temë që është shumë e rëndësishme në kontekstin modernist ku individi shpesh përballet me dilema të brendshme dhe presione të jashtme. Vargu: "Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë ngushticat." flet një gjuhë artistike moderniste, pse kjo ndjenjë e triumfit mbi frikën dhe vështirësitë është një reflektim i optimizmit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.

3.Kacalidha pasuron simbolikën e Itakës duke e lidhur  me elemente të natyrës dhe peizazhit, që përfaqësojnë elemente të ndryshme të përvojave dhe sfidave njerëzore, psh., vargu: "Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake."tregon se Itaka është një vend shpirtëror, një ndjenjë  ngrohtësie e sigurie që njeriu kërkon në jetën e tij, krahas vlerave artistike të tij.

Pra Kacalidha jo vetëm që ka marrë simbolin e Itakës nga Homeri , por e ka modernizuar dhe transformuar  në një simbol të fuqishëm  udhëtimi shpirtëror. Përmes një qasjeje moderniste e ka bërë Itakën të rëndësishme dhe të lidhshme për lexuesin modern, duke e pasuruar me një kuptim të thellë dhe kompleks.

VI-Qasja moderniste e Kacalidhës në poezinë "Itaka e zemrës" shfaqet përmes transformimit të simbolit të Itakës dhe përdorimit të elementeve moderniste në strukturë, gjuhë dhe tematikë. Le ta shohim shkurtimisht këtë dukuri:

1.Në poezinë e tij, Kacalidha e përdor Itakën jo si një vend fizik, por si destinaci - on shpirtëror dhe emocional. Ndryshe nga interpretimi i Homerit, ku Itaka është shtëpia dhe fundi i udhëtimit fizik të Odisesë, Kacalidha e shndërron Itakën në një simbol të arritjes të paqes shpirtërore dhe ku figurat mitologjike si Circa, sirenat, Skila dhe Haribda përdoren për të krijuar një paralelizëm midis sfidave të Odisesë dhe sfidave të njeriut modern. Kjo ndihmon në theksimin e temave moderniste të ndërlikimit të përjetimeve njerëzore dhe të brishtësisë së ekzistencës: "Mos i beso Circes, Odise, le të thotë për sirena magjepse. Mposhte panikun"

2. Përdorimi i elementeve moderniste si: a)- Fragamentarizimi ku poezia përdor një strukturë fragmentare, duke kaluar nga një imazh në tjetrin pa ndonjë lidhje të qartë lineare, teknikë e cila është një shenjë e stilit modernist, që reflekton natyrën komplekse dhe të ndarë të përvojës modern si te vargjet: "Te shkëmbi tjetër Haribda thith detin ulërimash. / Tre herë thith e tre herë vjell përbindëshi i dreqit. b)- Përdorimi i një  gjuhë të figurshme dhe simbolike, për të krijuar imazhe të fuqishme dhe për të shprehur ndjenja komplekse, duke  e bërë poezinë të fuqishme dhe evokative, duke i dhënë lexuesit një përjetim estetik dhe emocional si psh: "Deti është i jargavantë dhe ti ec përtej detit. / Dije këtu nuk kalon as zogu, as pëllumbi i egër." c)-Poezia përshkohet nga një ndjenjë e fortë ankthi dhe pasigurie, që është një temë qendrore në letërsinë moderniste. Kështu, përballja me sirenat, Skilën dhe Haribdën simbolizon sfidat e rreziqet e jetës moderne, dhe nevojën për të mposhtur frikën dhe ankthin për të arritur plotësimin shpirtëror, psh:"E me dhëmbë të llahtarshëm, nxjerr kokën prej shpellash të peshkojë peshkaqenë dhe njerëz." Kjo ndjeshmëri e bën poezinë të fuqishme e të rëndësishme për lexuesin modern, duke lidhur përvojat e lashta me ndjenjat dhe sfidat e jetës bashkëkohore.

VII-Poezia "Itaka e zemrës" shfaq qasje ndaj disa rrymave kryesore moderniste, si simbolizmin, imazhizmin dhe ekzistencializmin, qasje që lidhet me secilën prej këtyre rrymave:

1. Në qasjen me simbolizmin modernist shohim se poezia e Kacalidha është e pasur me simbole, veçanërisht në përdorimin e figurave mitologjike si Circa, sirenat, Skila dhe Haribda. Simbolizmi është një rrymë moderniste që kërkon të shprehë realitetet shpirtëror dhe ndjenjat përmes simboleve dhe imazheve të ndërlikuara dhe simbolet e mësipërme përfaqësojnë sfidat dhe tundimet që njeriu duhet të përballojë në jetën e tij, psh:"Mos i beso Circes, Odise, le të thotë për sirena magjepse. Mposhte panikun." Apo:"Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake."

2. Në qasjen me imazhizmin modernist, poezia përdor imazhe të forta dhe të qarta për të krijuar efekt të gjallë dhe emocional. Dimë se  imazhizmi është një lëvizje moderniste që theksonte rëndësinë e përdorimit të gjuhës së saktë dhe imazheve të qarta, elemente të dukshme në stilin e Kacalidhës, psh: "E me dhëmbë të llahtarshëm, nxjerr kokën prej shpellash të peshkojë peshkaqenë dhe njerëz."

3.Ekzistencializmi përqendrohet në përvojën individuale, lirinë dhe ankthin e ekzistencës njerëzore, ku poezia e Kacalidha shpreh këto tema përmes përballjes së Odisesë me rreziqet dhe tundimet, dhe triumfin mbi frikën dhe pasigurinë. Vargu:"Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve do t’i kalojmë ngushticat."ka vlerën e një thirrjeje inkurajuese dhe mobilizuese.  Poezia pasqy-ron një udhëtim shpirtëror dhe introspektiv, thelbësor për ekzistencializmin, duke theksuar përpjekjet e individit për të gjetur kuptimin dhe përmbushjen e brendshme.

4. Është befasues përballja te kjo poezi me rrymën e modernizmit të lartë, i cili karakterizohet nga struktura komplekse, temat e ndërlikuara dhe shpesh eksperimentale. Poezia e Kacalidha përmban këto elemente përmes ndarjes së tekstit në fragmente dhe kalimit të papritur midis imazheve dhe temave. Kjo duket te vargjet:"Te shkëmbi tjetër Haribda thith detin ulërimash. / Tre herë thith e tre herë vjell përbindëshi i dreqit." sepse këtu gjejmë karakteristikat kryesore të modernizmit të lartë si: përqëndrimi më ndjenja dhe përjetime individuale, fragmentarizmi dhe përdorimi i njëhershmë i simbolizmit dhe mitologjisë.

Ndërlidhja e rrymave e bën poezinë të rezonojë me shumë aspekte të moderni-zmit, duke e bërë atë një vepër të pasur dhe të larmishme në kontekstin e poezisë bashkëkohore.

VIII-"Itaka e zemrës" e Kacalidhës është një kontribut i rëndësishëm në poezinë bashkëkohore shqiptare, që pasqyron ndikimin e traditave klasike e moderni-ste . Përmes kësaj poezie, poeti ruan një lidhje të fuqishme me mitologjinë dhe historinë, të cilat i modernizon dhe i pasuron me ndjeshmëri dhe perspektiva të reja.

Në veprën e tij, gjejmë një qasje të thellë shpirtërore dhe filozofike, që e bën atë një zë të veçantë dhe të rëndësishëm në letërsinë shqipe, pse ai përdor mitet homerike jo vetëm si referenca historike, por edhe si mjete për të eksploruar dhe shprehur përvojat dhe ndjenjat njerëzore. Përmes vargjeve të tij, ai krijon një dialog midis së kaluarës dhe së tashmes, duke sjellë një kuptim të ri dhe të freskët për lexuesit e sotëm.

Në krahasim me poezinë europiane, Kacalidha përdor një qasje që është njëkohësisht unike dhe e njohur. Si shumë poetë modernistë europianë, ai shfrytëzon simbolet dhe mitet për të eksploruar thellësitë e përvojës njerëzore, duke sjellë një perspektivë unike shqiptare që pasuron dhe zgjeron traditën poetike të kontinentit. Poezia e tij harmonizohet në mënyrë të shkëlqyer me rrjedhat bashkëkohore të poezisë europiane, duke ndihmuar në krijimin e një dialogu kulturor që tejkalon kufijtë kombëtarë.

"Itaka e zemrës" dhe gjithë veprat e Kacalidhës janë dëshmi e fuqisë së poezisë për të lidhur të kaluarën me të tashmen dhe për të eksploruar ndjenjat dhe përjetimet njerëzore në mënyrë universale dhe të përjetshme. Aftësia e tij për të përzier mitologjinë me ndjeshmërinë moderne e bën atë një poet të rëndësi-shëm jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për traditën më të gjerë europi-ane. Kacalidha është një urë lidhëse mes epokave dhe kulturave, duke sjellë një thellësi dhe një pasuri unike në poezinë bashkëkohore.

 

Sarandë, më korrik 2024

 

Itaka e zemrës

Hija e Homerit

 

Mos i beso Circes, Odise, le të thotë për sirena

magjepse. Mposhte panikun. Stivat e eshtrave

atje mbi lëndinë prej shtegtarësh janë. Po tani,

 mbylli veshët me dyllë.

Thuaju të të shtrëngojnë shumë me ballamar,

 rreth direkut detarëve, vështro në sy sirenat.

 Deti është i jargavantë dhe ti ec përtej detit.

Dije këtu nuk kalon as zogu, as pëllumbi i egër,

 dhe në kaloftë, është më tej terri i Skiles.

Nuk e dëgjon që leh me dymbëdhjetë gjymtyrë,

tetë qafa të frikshme dhe tetë koka të tmerrshme.

E me dhëmbë të llahtarshëm, nxjerr kokën prej

 shpellash të peshkojë peshkaqenë dhe njerëz.

Te shkëmbi tjetër Haribda thith detin ulërimash.

Tre herë thith e tre herë vjell përbindëshi i dreqit

i zymtësisë e trazirave poshtë funddeteve boshe

 me zemberek të prishur.

Me anije të mbytura nën serinë e bardhë majuce

 të dhëmbëve të Skiles dhe të Haribdes.

Mposhte panikun Odise se edhe pa dyllë veshëve

 do t’i kalojmë ngushticat.

Tymi i magjishëm i oxhakut të shtëpisë, bie erë Itake.

 

N. Kacalidha Heraldiket e borës, Onufri Tiranë 2023. f,141,

Saturday 20 July 2024

 

QASJA MODERNISTE E NJË TREGIMI

 

Nga Timo Mërkuri

Tregimi i Fatmir Terziut, "Uji i syve është më i bukur se lumi," spikat për disa veçori që e bëjnë të veçantë dhe të paharrueshëm. Këto veçori janë të ilustruara përmes pasazheve të tregimit, duke dhënë një ndjenjë të thellë dhe prekëse për lexuesin.

Së pari, tregimi shqyrton thellësisht temën e vetmisë dhe të kujtimeve. Protagonisti përballet me kujtimet e fëmijërisë ndërsa përjeton vetminë në të tashmen. Pasazhi "Kam lexuar shumë tekste prekëse për vetminë. Vetminë e fatit si mënyrë jetese. Tekstet më kanë çuar gjatë leximit, ose në depresion, ose në dëshirën shtazarake për të vrapuar dhe për t'u fshehur nga një fat i tillë" tregon qartë këtë ndërlidhje mes së kaluarës dhe së tashmes dhe se si kujtimet e fëmijërisë ndikojnë në përvojat aktuale të protagonistit.

Së dyti, tregimi krijon një kontrast të fuqishëm kulturor mes jetës në Ballkan dhe asaj në Angli. Në pasazhin "Ngaqë u shfaqa në këtë shoqëri të sofistikuar si një elektron i lirë i fryrë nga Ballkani në këtë ishull të rregullt, në dy muajt e para të ardhjes sime në South Yorkshire... nuk e kuptova kush ishin këta njerëz dhe pse i përkisnin Ianit," ky krahasim thekson ndryshimet në stilin e jetesës dhe pritshmëritë shoqërore, duke ofruar një perspektivë të re dhe shpeshherë humoristike mbi këto dallime.

Simbolika dhe metaforat janë gjithashtu elementë të rëndësishëm në tregimin e Terziut. Krahasimi mes lotëve dhe lumit, siç shihet në frazën "Uji i syve është më i bukur se lumi," nxjerr në pah bukurinë dhe rëndësinë e ndjenjave personale, duke theksuar se emocionet e brendshme janë më të vlefshme se përjetimet e jashtme. Kjo frazë përdoret nga protagonist në një moment të vetë-reflektimit, duke treguar përpjekjen e tij për të kuptuar dhe për të përballuar emocionet e tij.

Paraqitja e personazheve dhe ndërveprimeve shoqërore është një tjetër aspekt që e bën tregimin të veçantë. Personazhi i Ianit dhe rrethi i tij social përshkruhen me detaje të hollësishme, si në pasazhin "Ian, një shok anglez i saponjohur... mësues në një shkollë me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe menaxhues i aftë diadaktiko-pedagogjik, ishte i shkalthët për festat e tij spektakolare." Ky përshkrim tregon një botë të sofistikuar dhe shpesh të çuditshme për protagonistin, duke nënvizuar absurditetin dhe sipërfaqësinë e marrëdhënieve moderne.

Stili i narracionit është i rrjedhshëm dhe introspektiv. Mendimet dhe ndjenjat e protagonistit ndërthuren me përshkrimet e mjedisit përreth, duke krijuar një ndjesi intime dhe personale që e lidh lexuesin me tregimin. Kjo përshkruhet në pasazhin "Sapo kisha filluar të qetësohesha me uiski nga trauma intelektuale që më kishte shkaktuar biseda, kur më përfundoi një surprizë tjetër," ku narratori kalon nga përshkrimi i ndjenjave personale te ndërveprimet shoqërore.

Në fund, kthimi i protagonistit në kujtimet e fëmijërisë dhe urtësinë e gjyshes së tij sugjeron se ndonjëherë paqja dhe kuptimi mund të gjenden duke u kthyer te rrënjët tona dhe te urtësia e thjeshtë e së kaluarës. Fraza "Kështu, fillova të përsëris: - Uji i syve është më i bukur se lumi! Dhe përsëri: - Uji i syve është më i bukur se lumi!" thekson këtë ide, duke treguar se kthimi te kujtimet e fëmijërisë mund të ofrojë qetësi dhe kuptim.

Pra, tregimi i Fatmir Terziut është një eksplorim i ndjeshëm i vetmisë dhe marrë-dhënieve shoqërore, që kombinon simbolikën e pasur, humorin dhe introspeksio-nin për të krijuar një vepër letrare të paharrueshme.

II- Kemi thënë se Fatmir Terziu si krijues përdor një stil modern sin ë poezi ashtu dhe në prozë dhe jemi shprehur për nivelin e krijimtarisë së tij. Por menduam të ndalemi te qasja modern që shfaq te ky tregim Terziu përmes disa karakteristikave të veçanta. Është io njohur fakti se modernizmi në letërsi shquhet për thyerjen e formave tradicionale dhe eksperimentimin me strukturën, stilin dhe temat. Ja si pasqyrohet kjo qasje në tregimin e Terziut:

1.Tregimi ka një strukturë jo-lineare, ku rrëfimi kalon nga kujtimet e fëmijërisë te përjetimet aktuale dhe reflektimet e protagonistit, duke krijuar një ndjesi fragmenti - mi dhe introspektive, karakteristikë tipike e modernizmit. - Filimi i tregimit përqendrohet në kujtimet e fëmijërisë dhe mjaurrimat e maceve, duke kaluar më vonë te përjetimet aktuale në Angli dhe ndërveprimet shoqërore.

2.Modernizmi shpesh përqendrohet te ndjenjat e alienimit dhe vetmisë. Protagoni-sti i këtij tregimi përjeton një ndjenjë të thellë vetmie dhe izolimi në mjedis të huaj. Vetmia përshkruhet si një përvojë ekzistenciale dhe një temë qendrore e jetës së tij. – Paraqitja e leximit të librave për vetminë dhe reflektimet mbi fatin e tij tregon një introspeksion të thellë dhe një ndjenjë të alienimit shoqëror.

3.Tregimi ofron një kritikë të nënkuptuar të shoqërisë moderne dhe marrëdhënieve sipërfaqësore të saj. Ndërveprimet e protagonistit me njerëzit në Angli shpesh janë të mbushura me absurditet dhe sipërfaqësi, duke reflektuar një kritikë moderniste ndaj shoqërisë bashkëkohore. Vetë përshkrimi i festave të Ianit, me ushqime dhe pije të bollshme, por pa thellësi emocionale, pasqyron këtë kritikë.

4. Tregimi përdor simbolika të thella, si krahasimi i lotëve me lumin, për të shprehur ndjenja dhe përjetime shpirtërore. Kjo thellësi simbolike është tipike për modernizmin, ku shprehjet metaforike përdoren për të eksploruar ndjenja të ndërlikuara dhe abstrakte. Fraza "Uji i syve është më i bukur se lumi" sugjeron se ndjenjat personale dhe emocionale kanë një bukuri dhe rëndësi të veçantë që tejkalon përvojat e jashtme.

5.Stili i tregimit është i rrjedhshëm dhe shpesh i fragmentuar, me kalime të papritura mes përshkrimeve dhe refleksioneve. Kjo teknikë narrative krijon një ndjesi të çrregullt (të fragmentuar)dhe të ndërlikuar, duke reflektuar gjendjen e brendshme të protagonistit.Kështu psh,  kalimi nga përshkrimi i një mjedisi social në reflektime të thella mbi vetminë dhe kujtimet e fëmijërisë krijon një stil të ndërlikuar dhe introspektiv.

Në përmbledhje, qasja moderniste e tregimit të Fatmir Terziut pasqyrohet përmes një narrative fragmentare, introspeksionit të thellë, kritikës sociale, përdorimit të simbolikës komplekse dhe eksperimentimit me gjuhën dhe stilin. Këto elemente e bëjnë tregimin një shembull të shquar të modernizmit në letërsi.

 

Sarandë, më korrik 2024