DY IMAZHE HOMERIKE TË NIKO
KACALIDHËS
Nga Timo
Mërkuri
Qysh
në leximin e titullit të poezisë “Paridi nuk e ka puthur Helenën” dhe “Muret e
Trojës” shohim se Niko Kacalidha lundron nëpër temat homerike për të dalur në
kepin e ideve të tij të poezisë moderne. Që Kacalidha është i dashuruar me epin
homrik dhe heronjtë e tij, kjo nuk është as e re dhe as e panjohur edhe pse
kemi folur dhe te libri “Blatime poetike të Niko Kacalidhës” (Onufri 2023). Në
fakt Kacalidha nuk është i vetmi poet që fton në veprat e tij heronjtë dhe botën
homerike, këtë e ka bërë më parë Virgjili me “Eneidën”, Varnalis me “Ditari i
Penelopës”, James Joys “Iliksi” (1922), Kazanzaqis me poemën “Odisea: Një
vazhdues modern” (1938), Kristina Ëolf: “Kasandra”(1938),Derek Ëalcot “Homeri”
(1990), për të ardhur te Kadare me Laokonti, Përbindëshi etj. Arsyeja pse shumë
shkrimtarë dhe poetë marrin tema dhe heronj homerike për veprat e tyre lidhet sa
me pasurinë e materialit burimor, aq dheme ndikimin e vazhdue-shëm të Homerit
në kulturën dhe letërsinë perëndimore, që të analizuara më vete renditen në: 1.Universaliteti
dhe përhershmëria e temave, si konflikti, heroi, udhëtimi, dashuria, hakmarrja
që rezonojnë me përvojat njerëzore në gjithë kohërat pse aty gjendet pasqyrim i
vetë natyrës njerëzore, gjë që i bën ato të rëndësishme e të
përhershme.2.Kompleksiteti i karaktereve njerëzore, pse heronjtë homerikë si
Akili, Odiseu, dhe Hektori janë karaktere komplekse me motivime të ndërlikuara
dhe përvoja të ndryshme emocionale dhe ofrojnë pasuri materialesh për eksplorim
letrar dhe zhvillim të mëtejshëm, duke i lejuar autorët të krijojnë vepra sa të
thelluara aq dhe të nuancuara. 3. Struktura e njohur e miteve homerike për
shumë lexues, e cila krijon lidhje dhe bazë të përbashkët reference. Kjo njohje lejon autorët të luajnë
me pritjet e lexuesve, të riinterpreto-jnë dhe të rishkruajnë mitet në mënyra
të reja dhe interesante. 4. Pasuria simbolike e miteve homerike si kali i
Trojës, sirenat, dhe pëlhura e Penelopës etj. janë simbole që mund të përdoren
për të trajtuar tema moderne dhe për të krijuar lidhje të reja mes mitit dhe
realitetit bashkëkohor. 5. Duke përdorur mitet homerike, autorët kanë mundësinë
të eksplorojnë çështje të ndjeshme në një kornizë të njohur letrare. Kjo liri u
jep hapësirë për të eksperimentuar me forma dhe stile të reja, duke sjellë në
jetë interpretime dhe perspektiva unike. 6. Mitet homerike kanë ndikim të madh në kulturën perëndimore dhe
letërsinë botërore. Duke u angazhuar me këto mite, autorët hyjnë në një dialog
me traditën letrare dhe kulturore, duke kontribuar në zhvillimin dhe
vazhdimësinë e saj. 7.Shumë autorë përdorin mitet homerike për të krijuar
paralele me situatat historike dhe sociale bashkëkohore. Lufta e Trojës, për
shembull, mund të shërbejë si një metaforë për konflikte moderne, duke ofruar
një kornizë për të eksploruar çështje si lufta, politika, dhe morali etj. Këto
janë disa nga arsyet madhore (krahas arsyeve dhe kulturës familjare) që në poezinë e Niko Kacalidhës i gjen gati të
gjithë heronjtë homerikë, thua se ai vetë i ka ftuar në krijimtarinë e tij si rëndom
fton miqtë për darkë në shtëpi. Ky është një ndër novatorizmat e Niko Kacaklidhës
që e rendit atë ndër poetët e mëdhenj bashkëkohorë.
I-Poezitë"Me
siguri Paridi s’e ka puthur" dhe "Muret e Trojës" të Niko
Kacalidhës përdorin që të dy mitin homerik të Helenës së Trojës, bashkë me
figura artistike me origjinë te ky mit, veçse në aspekte të ndryshme të tij. Si
të tilla këto dy poezi kanë elemente të përbashkëta, ashtu si degët e një pemë
kanë një trung dhe rrënjë të përbashkëta, ndonëse degët e tyre shtrihën në
drejtime të ndryshme. Në këtë aspekt,
cilësojmë si elementët e përbashkët të dy poezive:
1.Të
dyja poezitë temën dhe subjektin e kanë marrë nga miti homerik i Trojës dhe Helenës
, mit që është i pranishme dhe me personazhe të tjera si Paridi, Menelau dhe
Odisea.
2.
Poeti përdor pafajësisht një tis të hollë ironie te këto poezzi për të vënë në
dukje absurditetin e situatave historike dhe mitologjike. Në poezinë: "Me
siguri Paridi s’e ka puthur", ironia qëndron te fakti se: lufta e nisur si pasojë e dashuri-së (rrëmbimit)
të Helenës dhe Paridit dhe gjaku i
derdhur kanë ndodhur pa u dhënë një puthje të vetme mes dy të dashuruarve, rrëmbimi
i të cilëve shkaktoi luftën, gjë që pohoet te vargu: “Me siguri Paridi s’e ka puthur Helenën”. Ndërkohë te poezia
"Muret e Trojës", ironia qëndron në faktin se bukuria e Helenës, e
cila ishte shkaku kryesor i luftës, mund të ishte njëkohësisht mjeti i forte
dhe ndoshta i vetmi për të shmangur luftën dhe vdekjet, me kushtin që muret e kështjellës
trojane të mos ishin të larta: “Atëherë
gjysma e danajve, ushtarë mustaqedirsur/do të flaknin në Skamandër heshtat dhe
mburojat /nga vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve.”
3.Figurat
artistike që përdor poeti, ku mbizotërojnë metafora dhe simbolika shfaqin situatat
dhe personazhet. Psh muret e Trojës simbolizojnë barrierat e padukshme të
bukurisë dhe luftës. Po ashtu, pamjet vizuale të mureve, zjarreve, dhe
vezullimi i syve të Helenës janë të pranishme në të dyja poezitë, duke krijuar
imazhe të gjalla në mendjen e lexuesit.
4.Të dy
poezitë janë shkruar në një stil të lartë modern, me gjuhë të pasur e të figurshme,
duke shfrytëzuar një ton reflektues dhe filozofik për të theksuar mesazhin e
tyre.
Si dy poezi
të ndryshme, shkruar në kohë të ndryshme ato kanë dhe elementë specifikë që i dajnë
dhe dallojnë nga njera tjetra.
1.
Së pari këto dy poezi kanë qasje dhe perspektiva të ndryshme. Poezia "Me
siguri Paridi s’e ka puthur" fokusohet në aspektin emocional e personal të
mitit dhe sugjeron se realizimi i një puthjeje të vetme mund të kishte
ndryshuar fatin e luftës: “Se po ta
kishte puthur do të zbuteshin dhe detet”. Është ky një reflektim mbi
dashurinë dhe fuqinë e saj potenciale për të zbutur konflikte.
-Poezia:"Muret e Trojës" fokusohet
më shumë në aspektin vizual dhe strukturor të luftës, duke imagjinuar një
skenar ku muret e Trojës do të ishin më
të ulëta dhe bukuria e Helenës do të ishte e dukshme për të gjithë, duke çuar
në një paqe të mënjëherëshme në vend të luftës. “Duhej, patjetër që të
shihej prej të gjithëve Helena /Dhe
kishit për ta parë s’do të vriste bukuria”. Pra shihet se kjo poezi ka një ton më shumë
strategjik dhe spekulativ. Poeti përdor simbolikën e mureve të larta të Trojës
për të komunikuar mesazhe mbi ndarjen midis njerëzve. Poezia sugjeron se ndërtimi
i mundshsëm i mureve të Trojës më të ulëta (ndoshta mos ndërtimi fare i mureve)
dhe shfaqja (nëpër ato) e bukurisë së Helenës do kishte bërë që lufta të mos
niste fare e jo më të vazhdonte aq shumë vjet. Në këtë kontekst, muret nuk janë
thjeshtë struktura fizike, por janë barrierat sociale, kulturore dhe emocionale
që ndajnë njerëzit. Kjo ide mbështetet nga imazhet e poetit, si ushtarët që
hedhin armët e tyre në lumë nga "vezullimi i syve dhe verbimi i
gjinjve" të Helenës, dhe ideja se Skamandri do të kishte më pak kufoma,
duke sugjeruar që bukuria dhe përmbajtja
njerëzore e Helenës mund të kishte ndalur luftën dhe do shpëtonte jetë njerëzisht,
duke sjellë paqe dhe harmoni, sugjerim që
na sjell ndërmend frazën e famëshme se: “… bukuria do ta shpëtojë botën”
(F. Dostojevski “Idioti”). Poeti as që e pranon variantin mitolo-gjike sipas së
cilës Helena rrinte e fshehur në një ishull larg Trojës, ai e përdor atë për të
treguar forcën e bukurisë.
2.
Helena te poezia:"Me siguri Paridi s’e ka puthur" është një figurë
pasive, një subjekt i dëshiruar që ndoshta nuk ka përjetuar kurrë një moment të
vërtetë dashurie me Paridin, hamendësim që shprehet qysh te vargu i parë i
poezisë “Me siguri Paridi s’e ka puthur…”, ndërsa te poezia: "Muret e
Trojës", ajo është një figurë aktive, bukuria e së cilës mund të kishte
një ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjet e luftës, qoftë dhe vetëm nëse do të kishte qenë e
dukshme në bedena.
3.Ka
një varg poezia “Me siguri Paridi s’e ka puthur” që kërkon vëmëndje dhe është pikërisht
vargu: “E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve
detare?”. Duke
njohur historinë e luftërave të herëshme dhe mesjetare kemi parë se shpesh këto
përfundonin edhe me një krushqi mes prijësve të palëve ndërluftuese ose
fëmijëve të tyre. Kjo na sjell ndërmend edhte traditën zakonore të shuarjes së
hasmërive me martesë mes fëmijëve të familjeve në gjak, por në këtë rast kemi
një veçori: Paridi nuk dashuroi dhe rrëmbeu vajzën e Menelaut që ata të
pajtoheshin me martesën e të rinjve të rrëmbyer, Paridi rrëmbeu gruan e
Menelaut, duke i dhënë me këtë veprim një shpullë publike turpërimi të përjetshëm
që ai i dha mbretit të Spartës. Edhe vdekja është pak për tu pajtuar. Ndërkohë
vargu tjetër: “E ku të linte Odiseu që me
vite priste brenda kalit?” na tregon indirect se nuk ishte fare fjala për
një grua të rrëmbyer, lufta kishte të tjera arsye përderisa ishin përfshirë
edhe perënditë:” E Poseidoni që me fushnjë i tërbonte
detet?”.
4.Koha
e krijimit të dy poezive është e ndryshëm, poezia: "Me siguri Paridi s’e ka puthur"
është shkruar më Sarandë, më 2. 4. 2003, ndërsa "Muret e Trojës", më
2006, distancë kohore që ka ndikuar në perceptimin poetik të saj.
II-Thamë
më sipër që në poezitë "Me siguri Paridi s’e ka puthur" dhe
"Muret e Trojës" të Kacalidhës, ka disa figura artistike që shfaqin afërinë
dhe distancimin mes poezive duke lozur herë rolin e cimave që tërheqin dy anie
mes tyre dhe herë rolin e shtyllave të drunjta që, të vendosura horizontalisht
mes tyre, i mbanë aniet larg njera tjetrës. Lë ti shohim konkretisht këta
shembuj figurash artistike që shfaqin afërinë dhe distancimin e dy poezive. Te figurat
artistike që shfaqin afërinë theksojmë:
1.
Ironinë, ku te të dy poezitë përdoret për të venë në pah absurditetin e luftës
dhe konkretisht, te poezia:"Me siguri Paridi s’e ka puthur", te
vargu:” Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa
asnjë puthje!”, ndërsa te poezia "Muret e Trojës" te vargjet :”Atëherë gjysma e danajve, ushtarë mustaqedirsur/do
të flaknin në Skamandër heshtat dhe mburojat / nga vezullimi i syve dhe verbimi
i gjinjve”.
2.
Përshkrimet vizuale janë të pranishme në të dy poezitë për të krijuar imazhe të
gjalla në mendjen e lexuesit. Kështu, te poezia:"Me siguri Paridi s’e ka
puthur", te vargjet: “E ku të linte
Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare?”, “E
ku të linte Odiseu që me vite priste brenda kalit? /E Poseidoni që me fushnjë i
tërbonte detet?”
jepen imazhe në lëvizje të personave historikë, ndërsa te poezia: "Muret e
Trojës", vargjet:”Atëherë do të shihnit
zjarret e vegimeve në muret/brezin e trëndafiltë të Helenës, kurorat e ushtrive”,
ku "Zjarret e vegimeve"
është një metaforë që lidh konceptin e zjarreve me vegimet, duke krijuar një
imazh të fuqishëm dhe të gjallë. Zjarret këtu simbolizojnë intensitetin dhe
pasionin e vegimeve, ndoshta edhe përjetimet e fuqishme emocionale dhe vizionet
që ndodhin brenda mendjes apo kujtesës. Zjarret
në këtë kontekst mund të simbolizojnë ndjenjat dhe kujtimet që digjen brenda
individit. Muret simbolizojnë barrierat fizike ose emocionale që ndajnë
njerëzit nga përvojat e tyre të brendshmeapo nga njeri tjetri. Vegimet që shfaqen si zjarre mund të
interpretohen si një personifikim i mendimeve apo kujtimeve që marrin formë dhe
energji të gjallë, duke u bërë të prekshme dhe të dukshme. Pra shohim se densiteti artistik, ndonëse i lartë në
të dy poezitë, është i ndryshëm nga njëra poezi të tjetra.
3.Po
kështu përdorimi i metaforës dhe simbolikës për të shpjeguar ngjarjet dhe
personazhet në një mënyrë më të thellë, psh. te poezia:"Me siguri Paridi
s’e ka puthur" përdoret vargu: ” Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe
detet”, në kohën që te: "Muret e Trojës" përdoret vargu: “E në të kundërtin drejtim Skamandri do të
rridhte me më pak kufoma” ku të dy vargjet shpjegojnë ngjarjet e mundëshme
po të ishte realizuar synimi, puthja dhe ndërtimi i mureve më të ulëta.
Për
rastin kur figurat artistike shfaqin distancimin e poezive në aspekte të
ndryshme, shohim konkretisht:
1.
Perspektiva e përdorur në secilën poezi është e ndryshme; te poezia "Me
siguri Paridi s’e ka puthur" perspektiva është më emocionale:” Se po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe
detet” ndërkohë që te poezia "Muret
e Trojës" është strategjike, gjë që shprehet te vargu: “Po t’i ndërtoja unë, me doemos që s’do t’i
bëja kaq të lartë”.
2.
Roli i Helenës është i ndryshëm në dy poezitë, kështu te poezia e parë ajo është
një figurë pasive, ndërsa shfaqet si një figurë aktive në poezinë "Muret e
Trojës" .
3.Si
pasojë e këtij roli edhe shqyrtimi i pasojave është i ndryshëm, te poezia: "Me
siguri Paridi s’e ka puthur", shqyrtimi i pasojave është kryesisht mbi
emocionet njerëzore:“Gjithë ai gjak i
derdhur kot, pa asnjë puthje!” ndërkohë që në poezinë e dytë është mbi rezultatet praktike të
luftës: “E në të kundërtin drejtim Skamandri do të rridhte me më pak kufoma”.
III-
Poeti Niko Kacalidha ja ka
arritur qëllimit për të zgjeruar në hapësirë
e kohë frymëmarrjen e poezive duke shfrytëzuar eposin Homerik. Ai i përdor mjeshtë-risht
elementët dhe personazhet e epikës homerike për të krijuar një ndjenjë
universaliteti dhe ndërlidhur mitin e lashtë me përjetimet e reflektimet bashkë-kohore.
Ja se si ai e arrin këtë në poezitë "Me siguri Paridi s’e ka puthur"
dhe "Muret e Trojës" nëpërmjet përdorimit të elementëve Homerikë.
1.
Personazhet mitologjikë janë përdorur nga Kacalidha në të dyja poezitë si
Paridi, Menelau, Odiseu dhe Helena, për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë
me epikën dhe për të sjellë personazhet në një kontekst të ri dhe reflektues.
Kështu psh te poezia e parë këtë e shohim te vargu: “E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare?/ E ku të linte Odiseu që me vite
priste brenda kalit? /E Poseidoni që me fushnjë i tërbonte detet?”, ndërsa te poezia "Muret e
Trojës" shihet te vargu:” Medoemos
që Odiseu më të pakët do t’i kishte ushtarët për barkun e kalit”.
2.
Motivet dhe temat e përjetshme si temat e dashurisë, luftës, dhe fatit janë të
pranishme në të dyja poezitë, duke sjellë përpara motivet universale të epikave
homerike. Kjo ndihmon në krijimin e një ndjenje të përhershme e të përgjithshme
që kalon kufijtë e kohës dhe hapësirës. Kështu te poezia "Me siguri Paridi
s’e ka puthur" këto shfaqen te vargu: “Gjithë
ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje!“, ndërsa te "Muret e Trojës”
te vargu:” E në të kundërtin drejtim
Skamandri do të rridhte me më pak kufoma.”
3. Këtij synimi të poetit i shërben edhe
përdorimi i ironisë për të reflektuar mbi absurditetin e luftës dhe pasojat e
veprimeve të njeriut, një tjetër element që lidh këto poezi moderne me epikën
homerike. Kacalidha përdor këtë stil për të krijuar një dialog midis të
kaluarës dhe të tashmes, psh te vargu:”Se
po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet”shfaqet ironia e poetit, ndërkohë
që vargu i poezisë "Muret e
Trojës":”Po t’i ndërtoja unë, me
doemos që s’do t’i bëja kaq të lartë”, veçse ironisë dhe tonit personal, që
e bën të qartë dhe të prekshëm për lexuesin,
në krijimin e një lidhjeje emocionale dhe intelektuale me atë. Megjithatë
duke përdorur frazën: "po
t’i ndërtoja unë" ai krijon një skenar hipotetik, që bën lexuesin të
mendojë për mundësinë e ndryshimit të historisë dhe fatit nëse vendimet do të
ishin marrë ndryshe. Ai përdor
kontrastin midis ndërtimit të mureve "kaq
të lartë" dhe idesë që ato nuk duhej të ishin ndërtuar kështu, kontrast
që thekson dallimin midis asaj që është bërë dhe asaj që duhej të ishte bërë.
Veç këtyre, duke
përdorur termin "unë",
poeti e personifikon veten si ndërtues të mureve, duke marrë përgjegjësinë dhe
duke e shndërruar veten në një subjekt të aftë për të ndikuar në fatin e
Trojës. Kjo i jep një ndjenjë të fuqishme të vetëdijes dhe reflektimit
personal.
4-Poezia
është zgjeruar në kohë dhe hapësirë, duke reflektuar historinë nëpërmjet përdorimit
të mitologjisë. Kacalidha arrin të krijojë një ndjenjë vazhdimësie historike
dhe të lidhë ngjarjet e lashta me shqetësimet dhe ndjenjat moderne, duke u
dhënë poezive një ndjenjë të përjetëshme dhe universale, gjë që shfaqet te
vargu: “ Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa
asnjë puthje!” te poezia e parë, ndërsa te poezia "Muret e
Trojës" e shohim te vargu:”Duhej,
patjetër që të gjithë ta shihnin Helenën”. Po ashtu poezitë e Kacalidhës
nuk janë thjesht përshkrime të ngjarjeve të kaluara, por janë reflektime mbi
natyrën njerëzore, emocionet dhe konfliktet, të cilat janë të përhershme dhe
universale, duke u dhënë poezive një dimension të zgjeruar në kohë dhe
hapësirë. Qoftë vargu: “Me siguri Helenën
s’e ka puthur” qoftë dhe vargu tjetër:”
Dhe kishit për ta parë s’do të vriste bukuria.” tingëllojnë tepër aktualë,
në kohë dhe hapësirë.
IV-
Në eposin Homerik si dhe në
poezinë "Me siguri Paridi s’e ka puthur", roli i pleqve të Trojës
është i shumëfishtë dhe simbolik, duke pasqyruar aspekte pozitive dhe negative
në kontekstin e poemës. Është i njohur pohimi i kritikës botrore se gjetja e
pleqve nga Homeri për të dëshmuar bukurinë e Helenës është një gjetje brilante,
por ata nuk janë aq “paqësorë” dhe “të urtë” në vrojtimin e bukurisë dhe
dashurisë së Helenës me Paridin pasi, si “pleq”, jo thjeshtë në kuptimin e moshës
ata përfaqësojnë mbikëqyrjen, moralin kolektiv dhe ndikimin e traditës në
ngjarjet dhe veprimet individuale. Kështu që portreti i tyre kolektiv duhet parë
në dy asspekte dhe konkretisht:
1.Në
aspektin pozitiv, portretin e tyre e shohim te roli i tyre si: a) dëshmues i
bukurisë së Helenës, por edhe mbikqyrës dhe mbrojtës i moralit të qytetit, duke
u shfaqur si simbol i
urtësisë dhe përvojës së një jete, gjë që shprehet te vargu: “E ku të linin pleqtë e Trojës”. b)- Te
roli i tyre si ruajtës të traditës dhe cultures, duke përgjuar bukurinë e Helenës, ata tregojnë respekt për bukurinë dhe ndikimin që ajo ka në
kulturën e tyre. Në fakt ky rol i tyre shihet si i rëndësishëm për të ruajtur ndjenjën e identitetit
kolektiv dhe vlerave tradicionale në qytet.
2.
Ky portret kolektiv ka dhe aspektin negativ
1.
Pleqtë e Trojës ushtrojnë rolin e kontrollit në mbrojtje të nderit dhe moralit ,
simbolizojnë kontrollin e tepërt në përgjimin e bukurisë dhe ndërhyrjen në
jetën personale të dy dashnorëve:”… pleqtë e Trojës që përgjonin
bukurinë /nga muret?” Pra
ata“përgjonin” nuk sodisnin paqësisht
bukurinë e Helenës dhe ky “përgjim” i tyre është
një veprim kufizues ndaj lirisë personale dhe zhvillimit të marrëdhënieve
të natyrshme të çiftit, por poeti, ashtu si Homeri e le të nënkupto-het
llogjikisht kjo, ndërkohë që vargjet mbartin edhe një dozë humori, që vetë tema
ja imponon kur shkruan: “E ku të linin
pleqtë e Trojës që përgjonin bukurinë nga muret?”.
-Pleqtë
gjithashtu përfaqësojnë një frymë gjykimi dhe mosbesimi ndaj të rinjve dhe
marrëdhënieve të tyre pse duke përgjuar dhe kontrolluar, ata demonstrojnë
mungesë besimi në aftësinë e individëve për të marrë vendime të drejta për
veten e tyre, veeprim që realisht krijon një atmosferë të tensionuar, ku të
rinjtë ndihen të mbikqyrur dhe të kufizuar.
E
rëndësishme është të kuptojmë se ky dualitet i portretit kolektiv të pleqve trojanë
i dhënë me finesë nga poeti ndihmon në thellimin e temave të poezisë dhe shton
një dimension të pasur në interpretimin e veprimeve dhe pasojave të tyre.
V-
Kemi theksuar se këto dy poezi
të Niko Kacalidhës janë poezi moderniste dhe kanë qasje me rryma të caktuara të
poezisë moderne, bazuar në stilet dhe teknikat e përdorura në secilën prej tyre.
Kështu poezia "Me siguri Paridi s’e ka puthur" ka qasje me rrymën e ekspresionizmit, i cili shpesh përqendrohet
në shprehjen e ndjenjave dhe përvojave subjektive, në mënyrë dramatike dhe të
fuqishme. Në qoftë se do shohim vargun: Se
po ta kishte puthur do të zbuteshin dhe detet”, ai pasqyron ndjenja të
fuqishme dhe dramatike, një karakteristikë kyçe e ekspresionizmit, duke treguar
fuqinë e madhe të një veprimi të thjeshtë si psh.një puthje dhe ndikimin e tij
në natyrën dhe ngjarjet e mëdha.
Poezia
"Muret e Trojës" lidhet më shumë me nënrrymën moderne të imazhizmit, i cili përqendrohet në
përdorimin e imazheve të qarta e të gjalla për të shprehur mendime dhe ndjenja.
Kjo poezi përdor përshkrime vizuale për të sjellë te ne skenat e Trojës dhe
bukurinë e Helenës, gjë që është e dukëshme te vargjet: “Atëherë do të shihnit zjarret e vegimeve në mure, / brezin e
trëndafiltë të Helenës, kurorat e ushtrive” ku dallohen imazhet e qarta dhe
të gjalla, një teknikë tipike e imazhizmit, i cili në vetvete synon të përdorë gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpër-drejtë që
shmang zbukurimet dhe stilizimet e tepruara, gjë që duket te vargu: “Po t’i ndërtoja unë, me doemos që s’do t’i
bëja kaq të lartë”.
VI-
Nga vetë qasja me mitologjinë këto dy poezi të Kacalidhës "Me siguri
Paridi s’e ka puthur" dhe "Muret e Trojës"mbartin aspektin
filozofik, i cili shfaqet në mendimet e thella mbi natyrën njerëzore, fatin,
luftën dhe bukurinë, të cilat janë përjetuar përmes prizmit të mitologjisë
homerike. Të dyja poezitë trajtojnë temat universale në një mënyrë që ngre
pyetje filozofike mbi kuptimin e jetës dhe ndikimin e veprimeve individuale në
historinë e përbashkët.
Poezia
"Me siguri Paridi s’e ka puthur" eksploron një moment hipotetik në
mito-logjinë homerike dhe reflekton mbi pasojat e mundshme të tij. Duke
imagjinuar se Paridi nuk e ka puthur Helenën, poeti ngre pyetje mbi ndikimin e
dashurisë dhe veprimeve personale në ngjarjet e mëdha historike. Te vargjet:
“E ku të linin pleqtë e Trojës që
përgjonin bukurinë nga muret?
E
ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare?”
poeti
shqyrton ndërhyrjen e forcave të jashtme (pleqtë e Trojës, Menelau, Odiseu) në
çështjet personale, duke sugjeruar se liria personale shpesh është e kufizuar
nga rrethanat dhe aktorët e tjerë në lojë.
Gjithë ai gjak i
derdhur kot, pa asnjë puthje!
Se po ta kishte puthur
do të zbuteshin dhe detet.
janë vargje që ngrejnë pyetje mbi
absurditetin e luftës dhe ndikimin e veprimeve të vogla njerëzore (si një
puthje) në kursin e historisë, duke sugjeruar se dashuria dhe ndjenjat
personale mund të kenë një fuqi të madhe në përballjen me fatin dhe konfliktet.
Te
poezia "Muret e Trojës" autori përdor një qasje reflektuese për të
shqyrtuar se si mund të kishin ndryshuar gjërat nëse muret e Trojës do të ishin
ndërtuar ndryshe, duke sjellë një analizë mbi rolin e zgjedhjeve dhe veprimeve
njerëzore në formimin e histories, që shprehet te vargjet:
Po t’i ndërtoja unë, me doemos që
s’do t’i bëja kaq të lartë.
Duhej,
patjetër që të gjithë ta shihnin Helenën.
ku
poeti në dukje sugjeron se vendimet e veçanta dhe arkitektura e ndërtimit mund
të kenë ndikim të madh në fatin e një qyteti dhe të njerëzve që e banojnë atë,
ku në thelb Kacalidha shprehet që (akejtë sulmues) duhej ta shihnin patjetër
bukurinë, ndoshta jo vetëm bukurinë e Helenës por dhe bukurinë e Trojës, pse:
Atëherë gjysma e danajve, ushtarë
mustaqedirsur
do të flaknin në Skamandër heshtat
dhe mburojat
nga
vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve.
Këto
aspekte filozofike e bëjnë poezinë e Niko Kacalidhës medituese, duke ngritur
pyetje universale mbi natyrën njerëzore dhe ndikimin e veprimeve tona në fatin
dhe historinë e përbashkët.
Sarandë, më korrik 2024
Me siguri Paridi s’e ka puthur
Me siguri Paridi s’e ka puthur…
E ku të linin pleqtë e Trojës që
përgjonin bukurinë
nga muret?
E ku të linte Menelau që e ndoqi pas
mes zjarreve
detare?
E ku të linte Odiseu që me vite
priste brenda kalit?
E Poseidoni që me fushnjë i tërbonte
detet?
Po ku të gjente një minutë Paridi
për ta puthur?
Gjithë gjullurdia e Trojës, pa një
puthje!
Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa
asnjë puthje!
Se po ta kishte puthur do të
zbuteshin dhe detet.
Me siguri Helenën s’e ka puthur…
Sarandë, më
2. 4. 2003
“Heraldiket
e bores” Onufri 2022 Tirane. f.361
Muret e Trojës
Po t’i ndërtoja unë, me doemos që
s’do t’i bëja
kaq të lartë.
Duhej, patjetër që të gjithë ta
shihnin Helenën.
Atëherë gjysma e danajve, ushtarë
mustaqedirsur
do të flaknin në Skamandër heshtat
dhe mburojat
nga vezullimi i syve dhe verbimi i gjinjve.
E në të kundërtin drejtim Skamandri
do të rridhte
me më pak kufoma.
Atëherë do të shihnit zjarret e
vegimeve në mure,
brezin e trëndafiltë të Helenës,
kurorat e ushtrive.
Medoemos që Odiseu më të pakët do
t’i kishte
ushtarët për barkun e kalit.
Këto mure, po t’i bëja unë medoemos
që s’do të qenë
kaq të lartë.
Duhej, patjetër që të shihej prej të
gjithëve Helena.
Dhe kishit për ta parë s’do të
vriste bukuria
“Heraldiket
e bores” Onufri 2022 Tirane f.332
No comments:
Post a Comment