Saturday, 25 November 2023

 

''SILFIDA“, DISKURSI AESTETIK PËR SARANDËN

 

 

Nga Timo Mërkuri

 

I - Poezia më e re e Fatmir Terziut “Silfida’ lexohet e përjetohet jo nëpërmjet fjalëve të shkruara në vargje, por nëpërmjet imazheve që ajo shfaq në lexim, aq sa hamendëson se je duke parë një ekspozitë pikturash moderniste, ose një mirazh që shfaq disa pamje, madje në një lëvizje të ngadalëshme me sekuenca kohore sa leximi i vargjeve të poezisë. Sigurisht që në kontekstin poetik, Silfida si një shpirt ajri, një qenie imagjinare pa shpirt, ka një qasje me mirazhin poetik në poezi. Koncepti i Silfidës si një qenie e padukshme, por që përfaqëson bukurinë e fshehur dhe një lloj misteri, mund të konsiderohet si një element që poeti e përdor për të shprehur emocione të thella të tij, një dashuri, apo mall të thellë dhe me atë krijon një atmosferë të veçantë në poezi.

Silfida, kjo krijesë mitike me origjinë nga alkimia e shekullit të 16-të është personifikimi i ajrit. Në bazë të tij, një Silfidë përkufizohet edhe si një zanë. Thuhet se silfidet marrin shumë forma, duke përfshirë format e reve dhe format e dritës. Për shkak të mitologjisë së tyre të pasur dhe formave që ndezin imagjinatën, silfidet janë shfaqur në rituale, tradita dhe objekte kulturore, që nga poemat e famshme deri tek baleti.

Përdorimi i figurës së Silfidës, në këtë rast, si një qenie pa shpirt, që në esencë është e pamatë, por e ndjeshme dhe e lidhur me bukurinë e natyrës apo mjedisit, mbetet një lloj metafore me të cilën poeti shpreh ndjenjat ndaj diskursit të fshehur në atmosin që rrethon jetën tonë. Një përdorim i tillë poetik i Silfidës në poezi natyrshëm simbolizon ndjenjat e thella të ndjeshmërisë, të lidhjes së thellë emocionale me mjedisin, apo dhe vetë natyrën, duke e shtrirë diskursin në atë që përcakton thellësisht gjeografia dhe tërësia në lidhjen e saj.

Në këtë kontekst, Silfida mund të përfaqësojë edhe mrekullinë që gjen a ndjen poeti në botën rreth tij, ndërkohë që ajo është e padukshme, e pa prekshme, e fshehur, por shumë e ndjeshme. Nëpërmjet kësaj qasjeje poetike, Silfida shfaqet si një mjet për të shprehur mirazhin e thellë poetik të autorit, ndjenjat dhe perceptimet e tij të thella për bukurinë dhe misterin e botës që e rrethon. Ndërsa konteksti, që poeti përdor Silfidën, arsyetohet me faktin, se Terziu e do qytetin e Sarndës, ka mall për miqtë e tij në këtë qytet si dhe bukuritë frymëzuese të tij, madje këtë e ka dëshmuar me një seri krijimesh, por tashmë ai ka disa vite që s’ka ardhur dhe malli e gëryen si një diçka pa shpirt, duke i shkaktuar dhimbje e pagjumësi të vazhdueshme. Saranda është një poezi, është një muzikë, që luhet mbi tastierat e valëve, ajo është një shpirt që e ndjen mes vargut se të afrohet me frymën e jugës, e ndjen por nuk e prek. Saranda është pikë referimi, Saranda është kuotë krahasimi, është një ëndërr e përjetuar në vargun e poetit. Saranda është një dashuri që të le në shpirt një brengë e një mall të pamatë. Kështu e përjeton Sarandën dhe Fatmir Terziu dhe këtë e kemi parë dhe ndjerë te një seri studimesh, shkrimesh, analizash letrare, poezish dhe tregimesh për qytetin, rrethinat dhe njerëzit e kësaj ane. Edhe vëllimi i fundit poetic i tij “Dashuri Jugu” mbetet një diskurs më vete në këtë pikë.

Një shprehje poetike e silfidës si një simbol i dashurisë së thellë për Sarandën është e këndëshme në aspektin emocional të poetit, pse silfida mund të shprehë dëshirën e poetit për të qëndruar, për të ndjekur lidhjet emocionale dhe për të rikrijuar emocionet e pashmangshme për qytetin dhe miqtë e tij.

Në këtë mënyrë, Silfida si një simbol poetik i mallit të etur poetik për Sarandën paraqet një lloj dashurie të thellë emocionale dhe lidhjen e thellë që poeti ka me këtë qytet. Etja për një vend, për një kohë të kaluar, apo për një përvojë të veçantë, shpesh shfaqet në vargje nëpërmjet figurave të tilla poetike, siç është Silfida në këtë rast, ku kjo etje poetike shfaqet si një një përvojë shpirtërore, një dëshirë e thellë për të qëndruar, ose për të rikrijuar emocionet e një kohë të kaluar të paharueshme dhe mbresëlënëse për poetin, duke i bërë ato momente jetike dhe të përjetueshme përsëri përmes poezisë. Në këtë kuptim, etja poetike dhe lidhja emocionale e poetit për Sarandën i shfaqet si një mirazh poetik përmes Silfidës mitike në vargjet e poetit, atje larg në Londër, ku ai punon, zgjeron kërkimet shkencore dhe vlerat letrare, dhe jeton familjarish prej vitesh.

E parë në këtë kontekst, Silfida, si simbol poetik, përfaqëson dritën, që vjen nga ajri, dhe që zgjon dëshirën e  thellë të Terziut për të ardhur e qëndruar dhe për të përjetuar përsëri bukurinë dhe emocionet, që qyteti i Sarandës ka lënë në shpirtin e tij, duke e bërë atë të ndiejë se është pjesë e tij edhe në distancën gjeografike, duke e shndëruar në këtë mënyrë poezinë, si një spirancë, që e mban të ankoruar poetin te qyteti ynë, te Joni dhe bukuritë e sfidat e tij. Poezia perceptohet si një përjetim i emocioneve dhe ndjenjave të autorit ndaj natyrës dhe bukurisë, duke përdorur imazhe të pasura dhe metafora për të komunikuar një lloj mrekullie që shpeshkalohet nëpërmjet perceptimit të zakonshëm. Kjo mund të konsiderohet si një poezi simbolike, po aq dhe metaforike dhe diskursive, që percepton bukurinë e fshehur tek miti, por dhe në mjediset më të thjeshta dhe ato të njohura e të panjohura, që ende syri i njeriut i kap dhe i emeton si pjesë të asaj që forcon vetë lidhjen me mitin.

II - Poezia "Silfida" e Terziut shfaq një larmi elementësh artistikë, linguistikë, poetikë, që interpretohen në mënyra të ndryshme. Le të hedhim një vështrim më të hollësishëm për të zbuluar disa prej tyre.

Në fillim, poezia është e mbushur me elementë të natyrës, ku përdor imazhe të detit, diellit, dhe pamjeve natyrore për të krijuar një atmosferë të bukur dhe të frymëzuar, përshembull, imazhi "Vinte dallga e parë e agut të mëngjesit" përshkruan fillimin e një dite të re, me një atmosferë të freskët dhe të pastër. Vargjet: "shkumëzohej balli si barku i furrës" shfaq një lloj lëvizjeje në det që ngjason me një lëvizje të vështirë për të përshkruar, si një interpretim i emocioneve të thella, madje të duket, se po dëgjon edhe aromën e thekët të ushqesës hibride natyrore duke bërë muzikën e dallgëve në breg një ushqim melosi dhe shpirti në një lidhje të pashmangshme, ndërsa vargu: "Retë mbanin veten të mbërthyer me karficë" është një imazh që shfaq një pamje të mbyllur, si një ndjenjë e kufizimit të lutjes për një qyet dhe një hapësirë bregdetare me diell, apo një perceptim i kufizimit të rënies, gravitetit dhe shtrydhjes metaforike të reve, dhe të ndonjë lloj perceptimi, që tejçon në lidhjen jetë, dashuri dhe ambient jetik. Imazhi "Mbi dallgë u zbraz një qiell i tërë, / si qumësht i bardhë" shfaq një lloj drite, ngrohtësie, paqeje dhe lirie, duke lidhur detin me një pamje që shtrihet pafundësisht dhe që mban qetësisht dhe paqësisht në gji atë që kërkon vetë jetikja.

Në këtë poezi  ka përdorim të metaforave për të shfaqur gjendjen emocionale dhe për të paraqitur një lloj bukurie të fshehur në çastet e zakonshme. Psh., "dihamës në Qafë Gjashtë - jo komod / shkumëzohej balli si barku i furrës" është një përshkrim i detajuar dhe metaforik i një pamjeje, ku përdoren elemente të përbashkëta natyrore për të krijuar një imazh poetik. Vargu: "një vajzë, / me hijen e lënë pas në Finiq, / hyri sikurse hyn vetëm një zanë, / të pikturohej mes bardhësisë lakuriq"  mund të interpretohet si një hyrje në një gjendje të re, duke lënë pas diçka të vjetër nga vetja dhe duke përjetuar një transformim emocional. Citimi i “zanës” ta bën të afërt me vetë kuptimin që mbart miti në lidhjen me vetë momentin.

Përdorimi i "Silfidës" si një entitet i padukshëm, por i bukurisë, është një simbol: "Thoja në Sarandë edhe sytë bëjnë magji / që të shfaqet në ato anë Silfida." simbolizon një lloj bukurie të fshehur, që mund të perceptohet në mënyra të ndryshme. Vargu "Dea, në gjirin e saj pinte cicë, / Pulëbardhat hynin e dilnin e sillnin dritë" ku drita simbolizon një lloj shprese, një kuptim të ngrohtësisë dhe forcës që vjen nga brenda. Po ashtu vargu: "Syri si sy…Të dy sytë ngrinin aty. / Shijonin këtë mrekulli që e sillte drita"  shfaq një perceptim të thellë të bukurisë që mund të kuptohet vetëm nëpërmjet kujdesit dhe vëmendjes së veçantë.

Në këtë këndvështrim arrijmë në përfundimin se poezia “Silfida” e poetit Terziu është një poezi që ka gërshetuar elementët simbolikë, metaforikë, diskursivë dhe po aq imazhistë, për perceptimin e bukurisë së fshehur, një lloj magjie që egziston në jetën dhe ambientin përreth, parë me syrin e mallit shpirtëror të poetit si dhe mund të jetë një thirrje për të qenë më të ndjeshëm ndaj bukurisë së fshehur që rrethon botën tonë dhe për të kuptuar se çdo moment mund të jetë i mahnitshëm në mënyra të ndryshme, duke sjellë një perspektivë të re dhe më të thellë për të kuptuar këtë bukuri dhe mrekulli.

III - Poezia e Terziut që ka si subjekt bukuritë e Sarandës, sigurisht që përfaqëson një lloj risie të re të lidhjes diskursive mes mitit dhe dëshirës, bukurisë dhe estetikës, formës dhe strukturës, hapësirës, kohës dhe vendit, si një shërbim për brezat, dhe për momentet ku e kaluara mund të nënkuptoj shumë gjëra edhe përmes poezisë. Pra, lexuesi i lirë në mendimin e tij, mund vetvetiu të kujtojë e të përjetojë përsëri emocionet dhe bukurinë e qytetit, edhe në perceptimin e vetë, të cilit i vjen në ndihmë vetë vargu i bardhë.

Pavarësisht distancës fizike, lidhjet emocionale dhe sentimentet, që kanë lindur gjatë vizitave të mëparshme në Sarandë janë ende të pranishme në mendjen dhe shpirtin e poetit, ndaj dhe kjo poezi është një provë e gjallë e lidhjeve shpirtërore të tij. Në këtë kontekst mund të themi lirshëm, sipas konceptimit tonë, se kjo poezi është e dedikuar për një aestetikë të Sarandës, si një risi e re me të cilën mund të sedërtohet një mënyrë për të mbajtur lidhjen me atë qytet, për të ndjekur ato emocione dhe për të shprehur përmes vargjeve ndjesitë që i ka përjetuar gjithkush, sikurse vetë poeti atje. Edhe pse i larguar fizikisht, lidhja emocionale e gjithkujt që lexon këtë poezi, mund të mbetet e fortë dhe të vazhdojë të influencojë mënyrën se si poeti dhe lexuesi e gjejnë dhe e shprehin vetveten në poezi. Sigurisht, ndryshimi i kushteve dhe largësia fizike mund të ndikojë në mënyrën se si përjetojnë emocionet dhe lidhjet me një vend të caktuar. Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e poezisë është aftësia për të evokuar emocione dhe kujtime, duke e lejuar poetin të kthehet në ato momente të këndshme dhe të vazhdojë të shprehë ndjesitë e tyre përmes vargjeve.

Pikëpamja e një poeti ndaj një qyteti të caktuar, si Saranda në këtë rast, ndryshon me kalimin e kohës dhe distancën fizike, megjithëse, ndikimi i një qyteti të tillë në krijimtarinë e një artisti nuk zhduket me tërësi. Në këtë kontekst, përshkrimi i bukurive të Sarandës në poezinë e Fatmir Terziut mund të konsiderohet si një lloj urimi apo kujtimi i një periudhe të bukur në jetën e tij. Edhe pse distanca e ka ndërprerë vizitat në qytetin e Sarandës, këto vargje dhe kujtimet nëpërmjet tyre mbeten si një lidhje me të kaluarën. Një poet mund të përdorë poezinë për të ruajtur dhe për të rikujtuar momente të rëndësishme dhe emocionet që i ka përjetuar në ato vende. Në këtë mënyrë, poezia shërben si një mënyrë për të krijuar një lidhje të vazhdueshme me një qytet, edhe pse ai mund të jetë larg fizikisht.

Nëse poeti ka pasur mardhënie të mira me shoqërinë e poetëve në Sarandë, poezia e tij mund të përfaqësojë një lloj respekti, dashurie dhe kujtesë për këtë bashkësi të rëndësishme kreative. Nëpërmjet vargjeve, ai mund të dëshirojë të përshëndesë dhe të mbajë lidhjen me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të artit, edhe në kohëra të largëta. Në fakt, disa prej nesh krijuesve të qytetit të Sarandës, miq të Terziut për një periudhë jo të vogël kohore e shumë aktive në krijimtari, emocionuese në miqësi jo vetëm këtë poezi, por disa prej krijimeve të tij i kemi parë si një lloj përshëndetjeje apo si një lloj pranie e tij në aktivitetet tona. Dihet që për poetët, shkrimi i poezisë është shpesh një mënyrë për të shprehur ndjenjat, emocionet, dhe për të rikrijuar kujtimet që kanë një rëndësi të veçantë në jetën e tyre, pavarësisht largësisë fizike apo kohës që ka kaluar. Nëpërmjet poezisë, ata mund të vazhdojnë të shprehin lidhjen e tyre me një vend të caktuar dhe me njerëzit që kanë pasur një impakt të rëndësishëm në jetën e tyre krijuese.

Përdorimi i konceptit të "silfidës" në poezinë për Sarandën mund të përfaqësojë një lloj simbolike të bukurisë së padukshme, të fshehur, që poeti e ka përjetuar në këtë qytet, por që e gjen edhe në mjediset e largëta të Londrës, ku ai jeton aktualisht. Silfida, si një shpirt ajri në kontekstin e poezisë, mund të jetë një simbol i bukurisë së fshehur, e cila mund të shfaqet në mënyra të ndryshme në mjediset e ndryshme. Poeti mund të përjetonë kujtime të bukurive të Sarandës dhe shpirtin e saj të pashmangshëm në mjedisin e qytetit të Londrës. Kjo mund të jetë një mënyrë për të transmetuar një ide se bukuria e një vëndi nuk është e kufizuar në kohë apo hapësirë, por mund të ndikojë në perceptimet dhe emocionet e një personi edhe larg atij vendi. Kështu, "Silfida" mund të jetë si një imazh i mahnitshëm dhe i përjetshëm që i shfaqet poetit, edhe në mjediset e tjera larg Sarandës, duke simbolizuar një lloj bukurie universale, që mbetet e njëjtë, pavarësisht vendndodhjes së personit. Pra, përdorimi i "silfidës" në poezinë për Sarandën mund të shprehë një lloj lidhjeje emocionale me atë qytet dhe një mbijetesë të emocioneve të bukurisë që e ka përjetuar atje, edhe në kontekstin e jetës së tij në Londër.

''Silfida“ duhet parë dhe si një simbol i dashurisë shpirtërore që autorit i frymëzon bukuria e qytetit të Sarandës, ku përmes këtij simbolizmi, poeti shpreh ndjenjat e tij për lidhjen me bukurinë dhe shpirtin e qytetit të Sarandës. Kjo lidhje emocionale është e tillë sa që edhe largësia fizike nuk e zbehë atë. "Silfida" si një simbol i kësaj dashurie shpirtërore mund të jetë një mënyrë për të kujtuar dhe për të përjetuar përsëri bukurinë dhe emocionet e atyre momenteve të këndshme në Sarandë, dhe për të mbajtur lidhjen me to, edhe pse autori mund të jetë larguar fizikisht prej tyrë, siç thamë më sipër, ndaj dhe përdorimi i një personifikimi të tillë poetik për të përshkruar një lidhje të thellë emocionale me një qytet është një mënyrë e mrekullueshme për të shprehur një lloj dashurie për një mjedis shoqëror e natyror apo për një eksperiencë të veçantë që ka lënë shenja të forta në shpirtin e autorit.

IV - Shpesh një analizë psikologjike e një poezie mund të ofrojë një përceptim të thellë në shpirtin dhe mendjen e poetit, duke u fokusuar në emocionet, përjetimet dhe lidhjet që përcillen në vargje. Poezia "Silfida" e Fatmir Terziut ka një natyrë shumë emocionale dhe është e ngarkuar me ndjenja të thella. Analiza psikologjike e kësaj poezie mund të fokusohet në disa aspekte:

Poeti transmeton një ndjenjë të fortë nostalgjie dhe një dëshirë për të kujtuar momentet e kaluara në Sarandë, ku nostalgjia është një emocion i rëndësishëm që shfaqet përmes kësaj poezie, duke sjellë në vëmendje kujtimet dhe emocionet e periudhës së kaluar.

Analiza psikologjike mund të adresojë dëshirën e poetit për të mbajtur lidhjen me një vend apo një grup të veçantë dhe për të rikrijuar emocionet dhe lidhjet që ai ka pasur atje. Lidhjet emocionale me një vend të caktuar mund të ndikojnë thellë në mendje dhe shpirt, dhe kjo poezi është një mënyrë për të shprehur këtë lidhje.

Poezia transmeton ndjenja të forta si admirim për bukurinë, ndjesi të fshehura si nostalgjia, dhe ndjenja të lidhjes emocionale dhe kjo analizë psikolopgjike  mund të identifikojë mënyrën se si këto emocione shfaqen në vargje dhe si ato ndikojnë në mendjet dhe shpirtin e lexuesve.

Analiza e poezisë ve në dukje  dëshirën e poetit për të shprehur admirimin e tij për bukurinë dhe për të shpërndarë këtë admirim me publikun, ku admimi për bukurinë e një vendi është një emocion i fortë dhe shpesh ka një ndikim të thellë në perceptimin tonë për botën rreth nesh. Shihet se poezia "Silfida" shpreh një lloj lirizmi të thellë emocional dhe një lidhje të fortë me bukurinë, analiza psikologjike e saj mund të ofrojë një përceptim të thellë në ndjenjat, emocionet dhe perceptimet e poetit, duke ndihmuar lexuesit të kuptojnë lidhjen e thellë dhe të ndjenjave që shfaqen në vargje.

V - Poezia "Silfida" e Fatmir Terziut është një poezi moderne, si shumica e krijimeve të tij poetike të këtyre viteve të fundit, madje ajo është poezi e një kuote të lartë europiane, e cila shfaq disa element të rëndësishëm moderniteti:

Poezia është metaforike dhe simbolike me elemente imazhistë, si e tillë reflekton botës së brendëshme të autorit, ndjenjat dhe emocionet e tij.

Ajo shfaqet si një mozaik i imazheve dhe ndjenjave, ku përdorimi i elementëve të shumëllojshëm, si bukuria e natyrës, nostalgjia, dhe ndjenjat e dashurisë për qytetin, shpërndahen në vargje e skena të ndryshme, duke sjellë një kompleksitet dhe sasi të lartë të informacionit.

Përdorimi i përshkrimeve të thella dhe të detajuara e bën poezinë të shfaqë imazhe të mahnitshme si "shkumëzimi i ballit si barku i furrës" dhe "mbi det në të bardhë, pikturonte bukurinë e Sarandës" japin një vizualitet dhe impakt të fortë lexuesve.

Silfida si një shpirt ajri i përdorur në poezi është një simbol poetik që përfaqëson bukurinë e padukshme dhe emocionet e fshehura, ku përdorimi i simboleve dhe metaforave për të shprehur ndjenjat e thella është një karakteristikë e theksuar e modernitetit poetik.

Autori shfaq një vështrim të personalizuar dhe subjektiv ndaj qytetit të Sarandës. Përdorimi i përshkrimeve të ndjesive personale dhe ndjenjave të poetit e bën poezinë të reflektojë perspektivën e tij të vetë.

Poezia është e lirë nga kufizimet e rimave dhe vargjeve të rregullta dhe kështu ajo ka hapësirë të gjerë shprehjeje e kuptimshmërie.

Këto elemente të modernitetit poetik janë thelbësore në përdorimin e teknikave të ndryshme, simboleve, dhe subjektivitetit për të shprehur ndjenjat dhe për të përcjellë një përvojë poetike të pasur në mënyrë të ngjashme me praktikat moderne të poezisë.

Theksojmë se kohët e fundit poeti, Fatmir Terziu, ka sjellur në poezinë shqipe  një sërë poezish moderne, të cilat shfaqen si një shkollë bashkëkohore e poezisë, studimi i strukturës artistike të së cilave është hapja e një porte për të hyrë në botën magjike të modernitetit poetik. Vetë poezia „Silfida“ bëhet kështu një diskurs aestetik i munguar për Sarandën.

 

 

Sarandë, më 25 nëntor 2023

 

 

Silfida

Nga Fatmir Terziu

 

Vinte dallga e parë e agut të mëngjesit. Jod

tretej në platmen e zbuluar nga rrezet e diellit mbi Lëkurës

dihamës në Qafë Gjashtë - jo komod

shkumëzohej balli si barku i furrës,

deri poshtë

ngjyhej floku im me të turmës,

thinjosh,

syri im tej verandës,

mbi det në të bardhë,

pikturonte bukurinë e Sarandës.

 

Sakaq një vajzë,

me hijen e lënë pas në Finiq,

hyri sikurse hyn vetëm një zanë,

të pikturohej mes bardhësisë lakuriq.

 

Remba sytë mbi shijen e kripur mbi rërë

vetëm kaq,

mbi dallgë u zbraz një qiell i tërë,

si qumësht i bardhë.

 

Retë mbanin veten të mbërthyer me karficë

tutje vetëm fati e shihte se ç'ndodhte në Butrint

Dea, në gjirin e saj pinte cicë,

Pulëbardhat hynin e dilnin e sillnin dritë.

 

Syri si sy…Të dy sytë ngrinin aty. 

Shijonin këtë mrekulli që e sillte drita

dhe thoja në Sarandë edhe sytë bëjnë magji

që të shfaqet në ato anë Silfida.

*********

Shënim sqarues: Silfid është një shpirt ajri, një qenie imagjinare që banon në ajër dhe është e vdekshme, por pa shpirt dhe që rrjedh nga veprat e shekullit të 16-të të Paracelsus, i cili i përshkruan si qenie (të padukshme) të ajrit, elementët e tij të ajrit.

 

Monday, 20 November 2023

 

TË PIKTUROSH VJESHTËN NË POEZI

 

 

Timo Mërkuri

 

Leximi i poezisë së Peso Pemzës “mozot e m‘ke harru” e përfshirë në librin “Kuqmi flokët e thime”(LITERA Prishtinë 2022 fq.38) të mrekullon me atë të verdhën e vjeshtës së tretë në vargje, një të verdhë të theksuar që ngjyros me vjeshtërinë e saj jo vetëm fjalët, por edhe imazhin e saj poetik.

I- Qysh në leximin e parë, e verdha e vjeshtës së bashku me koloritin melodioz dialektikor të ofron mendimin për të kuptuar poezinë si një “pikturë që flet”dhe ndjen se kjo është mënyra e duhur për të shpjeguar kontekstin artistik të saj. Ky koncept është në thelb të interpretimit të poezisë si imazh vizual, e trajtuar si një pikturë me ngjyra, forma, dhe imazhe që transmetojnë një histori jetësore.

Kur thuhet se poezia është një pikture që flet, kjo përbën një krahasim mes imazhit të vizatuar në një pikturë dhe imazhit që krijohet në mendjen e lexuesit nga vargjet e poezisë, pasi poezia është e pasur me imazhe:"e kâm ngjy/ me dy gishta vjeshtë", "mozot/e s’rrudhet vjeshta","mozot/e humb/si dielli kur bjen n’ujna të thella", "m’e fshehë mallin/derisa më diktunë/e më përzunë/lisat".

Këtu, si në një pikturë që flet, detajet dhe elementet e poezisë (si vargjet, imazhet, e metaforat) janë pjesët e ndërtimit të një pamjeje të plotë e të ndjeshme në mendjen e lexuesit, veçse shtojmë se te kjo poezi-pikturë ka dominimin e ngjyrës së verdhë të  vjeshtës, e cila zotëron strukturën shpirtërore të poezisë, pavarësisht se përmendet vetëm dy herë: “dy gishta vjeshtë” dhe “s’rrudhet vjeshta”.

Kjo qasje e poezisë me një pikturë që flet ndihmon në të kuptuarin më të mirë të thellësisë së poezisë, si dhe në shprehjen e ndjenjave dhe përvojave në  mënyrë artistike, që ngjan me aftësinë e një pikture për të bërë të njëjtën gjë përmes elementëve vizualë. Sigurisht, që poezia mund të shihet si një imazh i shprehur përmes fjalëve, si një vizatim i shfaqur me ngjyrat, format, dhe emocionet nëpërmjet vargjeve dhe imazheve poetike. Në këtë drejtim, vargjet dhe fjalët në poezi krijojnë një imazh, si piktura në një tablo, duke shfaqur ngjyrat, format dhe detajet emocionale e shpirtërore të heroinës. Përmes fjalëve dhe imazheve verbale, poeti krijon një pamje të hollësishme që prek shpirtin dhe imagjinatën e lexuesit.

Poetët përdorin strukturën e poezisë si një kompozicion artistik që përfshin linjat, format dhe gjithë elementet për të bërë një vizatim të qartë. Forma e poezisë (si strofat, rima, apo struktura e lirë) është si baza e një tabloje mbi të cilën krijohen imazhet dhe emocionet poetike.

Kjo poezi e Pemzës transmeton ndjenja dhe krijon një atmosferë, ku përdorimi i ngjyrave, detajeve, dhe metaforave reflekton thellësinë e ndjenjave, duke bërë që lexuesi të përjetojë ato në një mënyrë vizuale dhe emocionale. Pavarësisht se interpretimi i një poezie është subjektiv dhe varion nga lexuesi në lexues, koncepti i poezisë si një pikture që flet ofron një perspektivë të bukur për të kuptuar, perceptuar dhe ndjekur imazhet dhe emocionet e shprehura në një mënyrë poetike dhe artistike.

 

II- Poezia “Mozot e m’ke harru” është thelbësisht metaforike dhe simbolike në natyrën e saj dhe përmban imazhe që reflektojnë botën e brendëshme e përvojat duke i dhënë një dimension më të thellë tekstit. Kështu te vargjet: "Mozot (mos për atë Zot)/e s’rrudhet vjeshta/mbi shuplakë dorë/e vjen ti para bore" përdoren imazhet e  vjeshtës dhe dimrit si metafora për të shfaqur  një moment të papritur apo një situatë të vështirë që përjetohet. Vjeshta si stinë e “humbjes” dhe dimri si një periudhë e ftohtë janë simbole që sjellin një ndjenjë melankolie dhe pritjeje për diçka të dëshiruar apo të papritur. Poezia ka dhe përcjell njën trishtim vjeshte, një vjeshtërim do ta quaja unë, pavarësisht se fjala “vjeshtë” përdoret vetëm dy herë në gjithë poezinë me trishtimin e zakonshëm të stinës. Dhënien e këtij peisazhi kaqë të gjallë në poezi e ka ndihmuar dhe fakti se  vjeshta e trishtimit është stina frymëzuese e poetëve, jo ndonjë stinë tjetër.

Po ashtu dhe vargjet "Si dielli kur bjen n’ujna të thella/me u shukë/edhe unë shpesh e kam marrë malin/m’e fshehë mallin/derisa më diktunë/e më përzunë/lisat" janë të ngarkuara me simbolika dhe metafora, ku imazhi i diellit që bie në ujërat e thella shfaq një humbje të fshehur apo ndjenjat që ndikojnë në mënyrë të padukshme.  "Marrja e malit" (vrapimi në mal) dhe "përzënia e lisave" janë metafora që shfaqin përpjekjen për të fshehur ndjenjat në shpërthim si dhe momentin kur ato dalin në dritë në mënyrë të papritur, por njëkohësisht japin dhe një imazh.

Në këtë mënyrë shohim se te kjo poezi  struktura artistike shprehet me figura artistike shumëplanëshe, dukuri jo e shpeshtë në poezinë shqipe, të cilën  e analizojmë më qartësisht te vargu:"Pllambën e dorës e kam ngjy/ me dy gishta vjeshtë" ku: kjo metaforë nuk është përshkrim i drejtpërdrejtë i dorës së heroinës , por është një reflektim i veçantë që shfaq ndryshime apo përvojat e jetës së saj. Përdorimi i "dy gishta vjeshtë" si elementë që ngjyrojnë pëllëmbën e dorës ka një konotacion të thellë simbolik të përvojave vajzërore apo transformimeve të mëpasme. Pëllëmba e dorës e ngyrosur me “dy gishta vjeshtë” shfaq gjithashtu një imazh të thellë dhe ka mundësi të përshkruajë një kohë të ndryshuar, maturi ose një kthesë në jetën e heroinës. Emërtimi i ngjyrës së gishtave (vjeshtë) paraqet një imazh të pasur dhe të ndjeshëm, që mund të lidhet me një kohë, kuptim të brendshëm apo emocional të heroines. Gishtat e ngjyrosur me ngjyrën e vjeshtës mund të paraqesin një ndryshim në mënyrën e të menduarit apo të jetuarit, ku vjeshta si stinë e vitit paraqet një kohë të ndryshimeve apo të përfundimit të një cikli (vajzërisë), ndaj edhe përdorimi i saj si simbol mund të lidhet me  kuptim të proceseve të rëndësishme në jetën e heroinës

Këto vargje dhe imazhe shërbejnë për të përformuar një pamje të thellë dhe simbolike të emocioneve e përvojave të autorit dhe përdorimi i simboleve e metaforave bën që poezia të ketë një dimension më të gjerë, duke e bërë të hapur për interpretim të ndryshëm sipas përvojave dhe perceptimeve të lexuesit.

 

III- Duhet të theksojmë se në poezinë “Mozot e m’ke harru” imazhet përdoren për të forcuar tiparet metaforike dhe simbolike të poezisë. Kështu në vargje si "Mozot /e s’rrudhet vjeshta/mbi shuplakë dorë/e vjen ti para bore" dhe "Si dielli kur bjen n’ujna të thella/me u shukë/edhe unë shpesh e kam marrë malin/m’e fshehë mallin/derisa më diktunë/e më përzunë/lisat", imazhet e vjeshtës, diellit, ujrave të thella dhe marrja e malit(vrapimi nëpër mal) janë përdorur si simbole dhe metafora për të përshkruar ndjenjat dhe përvojat e fshehura.

Vjeshta duke qënë  e asociuar si një periudhë ndryshimesh, është përdorur edhe kjo si një imazh që përforcon humbjen dhe mungesën, ndërsa dielli që bie në ujërat e thella është një imazh që simbolizon një humbje të padukshme, një largim të fshehtë apo një ndarje të papritur.

Përdorimi i këtyre imazheve dhe simboleve ka për qëllim të thellojë emocionet dhe përjetimet që përshkruhen në poezi dhe të shprehë tiparin metaforik dhe simbolik të poezisë, duke  ndihmuar lexuesin të lidhet me një dimension më të thellë emocional dhe simbolik të përjetuar nga autori në mënyrë më efektive, duke krijon njëkohësisht dhe një përvojë më të thellë leximi dhe interpretimi.

 

IV-Tipar i kësaj poezie është moderniteti poetik, në një sfond poetik tradicioinal , por vlen të theksojmë se ky modernitet shfaqet jo vetëm me sfond tradicional por edhe me shndrimin e elementëve tradicionalë në pjesë  të modernitetit poetik . Kështu dialekti gegnisht, shfaq një kulturë gjuhësore lokale dhe një stad kohor të kaluar, duke rënduar identitetin kulturor të poezisë. Përdorimi i ngjyrës së verdhë për të shfaqur vjeshtën është element tradicional që lidhet me perceptimin e vjeshtës si stinë e verdhë dhe melankolike dhe dihet që përdorimi i ngjyrave për të përshkruar stinët është një element poetik i hershëm. Referencat ndaj traditave zakonore  si "vade e ndame" e "ngjyerja e pellembëve" me këna  janë detaje që paraqesin një traditë të caktuar kulturore.

Pavarësisht këtij fakti duhet të theksojmë se te poezia “Mozot e m’ke harru” elementet tradicionale kontribuojnë në thellësinë e përvojës poetike dhe në sfondin kulturor të poezisë. Kështu, përdorimi i dialektit gegnisht, referencat ndaj zakoneve dhe imazhet që përfaqësojnë një kontekst kulturor tradicional, në rastin tonë i japin thellësi dhe autenticitet poezisë. Këto elemente kontribuojnë në modernitetin poetik duke e vendosur poezinë në dialog midis traditës dhe modernes, duke e bërë atë tërheqëse për lexuesit e të dy kohërave. Ndërkohë, përdorimi i këtyre elementeve tradicionale në një mënyrë që i përshtatet kontekstit modern poetik, e bën poezinë aktuale dhe e përshtatshme për një audienca të gjerë.

Poezia vërtet përdor elemente të traditës dhe zakoneve kulturore, por i integron ato në një kontekst modern poetik. Përdorimi i dialektit dhe referencat ndaj zakoneve të caktuara tregojnë për një rrënjë tradicionale të thellë. Këto elemente në vend që të kufizojnë poezinë në një kohë të caktuar, janë përdorur në mënyrë që të krijohet një sfond që forcon modernitetin poetik të saj. Kështu  melodiciteti i gegnishtes shndrohet në një muzikë për poezinë, e verdha e vjeshtës shndrohet në ngjyrë zotëruese e ambientit poetik dhe i përcjell lexuesit ndjesitë e saj, kodet zakonore shndrohen në ambient ku ekspozohen piktura dhe luhet muzikë etj.

Në këtë poezi cilësisht dhe në gjithë krijimitarinë poetike të poetes Pemza përdorimi i dialektit dhe referencat ndaj zakoneve tregojnë për një ndërthurje të kulturës dhe traditës me botën e sotme. Poezia ruan thellësinë e identitetit kulturor, por në të njëjtën kohë e prezanton atë në një mënyrë të pranueshme për kohën moderne dhe ky bashkëveprim midis elementeve tradicionale dhe kontekstit modern krijon një frymë të re dhe aktualizon poezinë për audiencën e sotme. Dialogu midis traditës dhe modernes në poezi ndihmon në krijimin e një harmonie midis vlerave të trashëgimisë kulturore dhe nevojës për një ekspresion aktual. Kështu, poezia përmban në vetvete një sfidë poetike që përfaqëson rrugën e bashkëjetesës së traditës dhe modernes në një kontekst artistik.

Në këtë kontekst, moderniteti poetik shfaqet në mënyrën si poezia përdor gjuhën dhe imazhet për të reflektuar përvojën njerëzore në një mënyrë që është relevante për kontekstin aktual. Psh. përdorimi i dialektit gegnisht mund të shihet si një përpjekje për të ruajtur autenticitetin e kulturës dhe identitetit, ndërsa poezia modernizon këtë aspekt duke i sjellë atij një vlerë të përshtatshme për audienca të ndryshme. Përdorimi i elementeve të traditës në një kontekst poetik modern ndihmon në përhapjen e kuptimit të trashëgimisë kulturore në një formë që është më aksesibile për audiencën e ditës së sotme.

Lidhja mes elementeve të traditës dhe përvojave moderne, siç janë reflektimi mbi humbjen, malli, dhe ndjenjat e thella, paraqiten në  mënyrë që përfaqësojnë sfidat dhe emocionet e kohës së sotme. Ky harmonizim midis elementeve tradicionale dhe modernes krijon një dimension të veçantë dhe të thellë për poezinë. Psh. përdorimi i ngjyrës së vjeshtës si simbol i ndryshimeve, përballjes me humbjen dhe kërkimit të identitetit të humbur, paraqet një interpretim modern të një teme tradixionale. Kombinimi i elementeve të traditës me interpretimin e tyre modern dhe aktual krijon një shkëlqim poetik që reflekton një kuptim të pasur dhe të gjerë të përvojave njerëzore.

Poezia nuk ndjek një strukturë të rregullt apo tradicionale në lidhje me rimën, mënyrën e organizimit të vargjeve apo strukturën e strofave, ajo ka liri të madhe në mënyrën se si përdor gjuhën, ndërtimin e strofave dhe organizimin e mendimeve, madje dhe aspektin tradicional e përdor si një sfond (të bukur) poetik. Duhet të themi se pikërisht sfondi tradicional poetik i kësaj poeteje  dhe modernizimi i tyre është një risi më vete në poezinë moderne shqipe, tepër e nevojëshme për tu studiuar më vete.

Ndjesia e thellë e një harrese, bashkë me kujtesën  melankolike për të kaluarën,  shprehin tiparin modern të poezisë, e cila merret me botën e brendëshme shpirtërore të individit. Këto ndjenja transmetohen nëpërmjet dhimbjeve dhe kujtimeve të shprehura në mënyrë të ndjeshme. Poezia moderne reflekton realitetin e jetës moderne, duke përshkruar sfidat, çështjet dhe kontradiktat e kohës sonë, ajo ka tendencën të shprehë reflektimin e kushteve shoqërore, politike dhe kulturore të kohës së saj.

Poetja përdor figura letrare si metafora, simbolika dhe imazhe për të shfaqur botën e saj shpirtërore: kujtimet, ndjenjat dhe kërkesat e saj. Këto figura i japin poezisë një thellësi të jashtëzakonshme dhe e bëjnë atë të shprehë modernisht emocione të thella dhe komplekse dhe përdoren për të qartësuar mesazhin poetik dhe ndjenjën që transmetohet.

Heroina shfaq një dëshirë të fortë për të ruajtur kujtimet e bukura, kërkesë e cila ka një peshë të veçantë në poezi dhe që shfaq botën e saj të brendëshme. Ajo përdor detajet e vogla të kujtimeve, si ngjyrat, objektet apo imazhet, për të shfaqur një kohë të humbur, një emocion të veçantë,  detaje që rrisin thellësinë dhe intimitetin e poezisë, tipar i modernitetit poetik.

Në këtë poezi, natyra përdoret si një mjet për të paraqitur përvojat njerëzore dhe për të reflektuar mbi jetën dhe humbjen në mënyrë simbolike dhe metaforike, duke treguar një lloj moderniteti ku lidhja mes njeriut dhe natyrës shpaloset në një nivel më thelbësor.

Këto elemente moderniteti në poezi e bëjnë atë të përshtatshme për të shprehur emocione, ndjenja dhe përvoja në një mënyrë abstrakte dhe komplekse, duke e bërë tërheqëse për lexuesit që kërkojnë një përvojë poetike të thellë dhe të reflektuar. Theksojmë se jo vetëm te kjo poezi, por elementët e modernitetit poetik në sfond tradicional autorja i ka nerva në krijimet poetike të librit “Kuqmi flokët e thimë”.

Ndërsa ka shumë detaje të fshehura në këtë poezi, që përbëjnë dukurinë e misterit poetik, ajo ngjan të reflektojë përjetimet personale të heroinës, duke përdorur natyrën si  mjet për të shprehur ndjenjat, botën e saj shpirtërore. Çdo imazh e detaj dhe çdo metaforë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, duke i lënë lexuesit hapësirë për të gjetur kuptime të ndryshme në tekst. Si përfundim, theksojmë se modernitetin e poezisë e shton dhe e përforcon edhe mënyra se si është shfrytëzuar dhe përdorur elementi tradicional i sfondit poetik.

 

V- Në poezinë "Mozo e m'ke harru" të  Pemzës, zbërthimi i metaforave nuk të jep aspektin linear të një historie, një kohe apo një vendi, kjo për arsye se në disa pasazhe poetike të saj shfaqet dukuria e misterit poetik apo fshehja e ngjarjes. Poezia ka pasazhe që shfaqin misterin poetik duke përdorur imazhe të fshehta dhe metafora që nxisin reflektim dhe interpretim të thellë psh:"mozot e m’ke harru / lehtë â me m’gjetë / pllambën e dorës / e kâm ngjy / me dy gishta vjeshtë" ku përdorimi i imazheve të ngjyrave dhe stinëve për të përshkruar kujtimet dhe emocionet e fshehura krijon një atmosferë misteri poetik. Po ashtu vargu "të kujtohet / si dikurë çikat ndër vade të dame / të shejume me pika kane" shfaq një përdorim të metaforës për të përshkruar një moment të caktuar të jetës së vajzave, duke përdorur imazhin e lyerjes së gishtave me bojë "këna", ku metafora sjell një atmosferë  ndryshe, duke paraqitur një moment të veçantë, por duke ruajtur misterin e thellë të kuptimit të fshehtë. Mund të citojmë dhe pasazhet "mozot / e s’rrudhet vjeshta / mbi shuplakë dore / e vjen ti para bore"që paraqet një vjeshtë të padukshme që vjen përpara bores, duke shfaqur një periudhë të papritur apo një kthesë të fshehtë në jetë dhe krijon një atmosferë  enigmatik të ngjarjeve etj.

Këto pasazhe përdorin metafora dhe imazhe të natyrës për të shfaqur ndjenjat e fshehta, humbjen, dhe kthesat e papritura në jetë, duke krijuar një atmosferë të misterit poetik që inkurajon lexuesin të interpretojë dhe të reflektojë mbi thellësinë e kuptimeve të fshehura në poezi. Në shumë raste, poetët përdorin misterin poetik për të shtuar thellësi mendimi në poezi, për të shfaqur emocione , ndjenja, apo ide në një mënyrë të pazakontë. Pesë Pemza, në poezinë "Mozo e m'ke harru", mund të ketë përdorur këtë mister poetik për të:

-Stimuluar imagjinatën e lexuesit, pasi ka  lënë shteg të hapur për interpretim. Ajo mund të ketë pasur synimin që lexuesi të shkojë përtej fjalëve të shkruara dhe të shpërthejë me interpretime të ndryshme dhe të personifikuara.

-Krijuar emocione të thella, pse duke e lënë diçka të pazbuluar ose të fshehtë, poetja mund të ketë synuar të krijojë një atmosferë të ngarkuar emocionalisht që të rrezatojë ndjenja të forta tek lexuesi.

-Futur në vepër një dimension të pazakontë, pse përdorimi i misterit poetik mund të ndihmojë në ndërthurjen e realitetit me sfera të tjera, duke futur një dimension më të thellë apo më simbolik në poezi, duke dhënë një kuptim më të gjerë apo më simbolik të temës që trajtohet.

-Shpërndarë  mendime të thella mbi jetën, emocionet dhe eksperiencat njerëzore që mund të jenë të vështira për t'u shprehur me fjalë të thjeshta.

Dukuria e misterit poetik është një element i rëndësishëm në poezi dhe ka një lidhje të fortë me modernitetin poetik. Në poezi, moderniteti ka sjellë ndryshime në mënyrën se si përdoren gjuha, imazhet, dhe temat për të shprehur emocionet dhe mendimet. Misteri poetik është një element që shpesh përfaqësohet në poezitë moderne, që përdorin metafora, simbole dhe imazhe të ngarkuara me kuptime të fshehta për të sjellë një lloj thellësie dhe për të inkurajuar lexuesin të reflektojë mbi kuptime të ndryshme dhe të ndërlikuara. Përdorimi i strukturave të pazakonta, gjuhës së pasur dhe mënyrës së shfaqies së temave të ndryshme bëjnë që misteri poetik të jetë një element i rëndësishëm dhe të përbashkët në poezinë moderne.

Në kontekstin e modernitetit poetik, përdorimi i misterit shpesh ka qëllimin të përforcojë ndjenja, të nxjerrë në pah konflikte emocionale, dhe të sjellë një perspektivë të re mbi temat e trajtuara. Kjo dukuri shpesh lë hapësirë për reflektim të thellë mbi jetën, shoqërinë dhe përvojat njerëzore në mënyra që ndoshta nuk janë të qarta dhe të drejtpërdrejta. Kështu, në kontekstin modern, misteri poetik ka lidhje të thella me qëllimin për të shprehur emocione dhe mendime në një mënyrë të përzier dhe të reflektuar.

Efektet e këtij misteri i ndjen kur në përfundim të poezisë (dhe librit poetik   “Kuqmi flokët e thime”) qëndron i hutuar dhe pyet veten se: ku ke qënë në atë lexim, në ç’vend, në ç’planet, në ç’kohë që të paska “zënë” poezia dhe pyet veten se: çfarë ka hedhur kjo vajzë në poezi që na trullos e mrekullon njëkohësisht?

 

Sarandë, më nëntor 2023

 

mozot e m‘ke harru

lehtë â me m‘gjetë

pllambën e dorës 

e kâm ngjy

me dy gishta vjeshtë

 

të kujtohet

si dikurë çikat ndër vade të dame

të shejume me pika kane

 

mozot

e s’rrudhet vjeshta

mbi shuplakë dore

e vjen ti para bore

 

mozot

e humb

si dielli kur bjen n’ujna të thella

me u shukë

edhe unë shpesh e kam marrë malin

m’e fshehë mallin

derisa më diktunë

e më përzunë

lisat.

 

2022

Friday, 3 November 2023

 

Timo Mërkuri

NJË POEZI HYMN PËR DASHURINË E NËNËS

 

I-Leximi i poezisë "Jam nënë" e Albina Idrizit më mahniti qysh në vargjet e para me diapazonin e gjerë e të thellë shpirtëror të tyre ku emocionet shfaqen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Idrizi ka zgjedhur të përdorë vargje të thjeshta për të shprehur ndjenjat e nënës ndaj të birit pa kërkuar ndihmën e fjalëve të komplikuara apo metaforave të ngarkuara, duke i dhënë në këtë mënyrë një ndjenjë sinqeriteti e natyrëshmërie poezisë.

Dashuria, dhimshuria, përkujdesi e sakrifica e nënës për fëmijën e saj janë tiparet kryesore të portretit shpirtëror të nënës, vijëzuar nga Idrizi në këtë poezi, ku heroina shpreh me pasion dashurinë e saj të thellë për birin dhe përgjegjësinë që ka ndaj tij, portret  ndjenjash që  përfshin të gjitha aspektet dhe elementët poetikë, duke  treguar se marrëdhënia nëne-fëmijë është një lidhje e pazgjidhëshme dhe e pazëvendësueshme, e farkëtuar me dashuri.

Kjo poezi na tregon se emocionet e thella dhe pasionante janë të komunikueshme me fjalë të thjeshta dhe se thellësia e ndjenjave shpirtërore mund të përjetohet më mirë kur ato shprehen në një mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe fine. Poetja përdor fjalë që burojnë lirshëm nga shpirti dhe rrjedhin të qarta në vargje për të shprehur ndjenjat e një nëne të përkushtuar ndaj fëmijës së saj. Shikoni me sa elegancë dhe finesë shkruan autorja, shikoni sa shkurt dhe qartë i shpreh  këto ndjenja, të cilat për ti analizuar na duhen faqe të tëra. Poezia është të shprehurit lakonik dhe me art të filozofisë së ndjenjave, dhe në rastin e shprehjes nga nënat për bijtë e tyre: edhe lakonizmi është i tepërt, pasi mjafton imazhi i një shikimi të nënës. E parë në këtë këndvështrim themi se kjo poezi është një portret fin i ndjenjave të një nëne që shfaq  dashurinë e thellë dhe përgjegjësinë  ndaj fëmijës së saj në situata të tensionuara dhe bën që poezia të jetë e ndjeshme dhe e fuqishme për lexuesin.

Kështu, ngarkesa shpirtërore e poezisë është më e dukshme në mënyrën se si nëna shpreh lidhjen e saj me të birin: si një lidhje thellësisht emocionale, e krahasuar me fuqinë e një perëndie, me dashurinë e një hyjnie, “…kam fuqi / perëndie,/kam etje, kam dashuri/ hyjnie” dhe me vetmohimin e saj të patundur. Emocionet janë të pranishme në çdo varg, duke përfshirë gëzimin, dhembjen dhe dëshirën e thellë për të kujdesur për fëmijën e saj.

Qysh në leximin e parë të këtyre vargjeve, më vetiu ndër mend se diku e kisha lexuar frazën: “Kam etje” dhe befas me një tronditje shpirtërore u kujtova se: këto janë fjalët e fundit të shqiptuara nga Jezu Krishti në kryq, pas të cilave ai dha frymën e fundit. Kjo është përmendur dhe në Bibël, në Ungjillin e Gjonit, kapitulli 19/v. 28. Nuk e di pse, por mes vargjeve te Idrizit dhe fjalës së fundit të Krishtit në kryqëzim shoh një qasje për një etje dashurie, pasi si Idrizi ashtu dhe Krishti nuk shprehen për etje për ujë. Artistikisht themi se në vargjet e Idrizit dhe fjalën e Jezu Krishtit në kryq, ka një përshtatje poetike që mund të shihet në nivelin e ndjenjave dhe simboleve.

Vargjet e Idrizit shprehin një etje të thellë për dashurinë dhe përjetësinë e lidhjes ndërmjet nënës dhe biri të saj, madje përdorin fjalë të forta për të shfaqur ndjenjat e një nëne për fëmijën e saj dhe fuqinë e ndjenjave të saj. Kështu, nëna nuk ngopet së përqafuari , puthuri dhe ledhatuari fëmijën e saj, ajo ka një etje të vazhdueshme për ta puthur atë nga droja se(do) e humbë këtë mundësi më vonë, qoftë dhe kur të rritet fëmija ,Përdorimi i termave si "dashuri hyjnie", "fuqi perëndie" thekson se këto ndjenja janë mbi njerëzore, të pazakonshme, janë hyjnore, të perëndishme.

Në këtë kontekst, duhet shohim momentin e Krishtit në kryq dhe fjalinë "Kam etje", që të mund të kuptojmë  përshtatjen poetike. Jezusi ishte Bir i Perëndisë në krishtërim dhe kjo lidhje mes tij e Perëndisë është e jashtëzakonshme, jo vetëm një lidhje mes Atit dhe Birit.Kujtojmë se Krishti vuajti tre orë në kryq, kohë që interpretohet (ose Krishti hamendësoi) se Ati i tij, Perëndia e kishte braktisur në vuajtjen e tij për shlyerjen e mëkatëve njerëzore.  Pikërisht pas tre orëve dhimbje e torturim ai, duke ju drejtuar Atit thirri: Pse më braktise? dhe pastaj tha fjalët “Kam etje”. Këto fjalë duhen të interpretohen si etja për marrjen e mëshirës dhe dashurisë hyjnore, si etja për lidhjen me Atin e tij: Perëndinë.  Ndërkohë Idrizin, si një nënë e shohim nëpërmjet proverbit hebraik, ku thuhet se: “Perëndia nga që nuk mund të ndodhej  kudo njëherësh, dërgoi nënat në botë”, prej n ga nxjerrim përfundimin se: në një mënyrë janë të dy të dërguar të Zotit: nëna dhe Krishti. Nuk është e rastësishëm që në lutjet tona  të krishtera, më së shumti kërkojmë ndihmën e mbrojtjen e Shën Mërisë, bashkë me të Krishtit, birin e saj. Prandaj, mund të shprehemi se shihet një përshtatje midis vargjeve të Idrizit dhe momentit të Jezu Krishtit në kryq në mënyrën se si shprehin ndjenjat e fuqishme dhe etjen për një lidhje të pazakonshme dhe të thellë: Krishti me Atin -Perëndi dhe nëna me fëmijën.  Qasjen e përforcon edhe përfundimi pas fjalës “kam etje”, ku Jezu Krishti u ngjit në qiell, pranë Atit të tij Perëndi, ndërsa Albina Idrizi i shpëtoi dhe i rriti fëmijët e saj në furtunën e luftës në Kosovë. Sigurisht që Idrizi mund të mos e ketë lexuar Ungjillin sipas Gjonit, ose ta ketë lexuar, por duke mos u kushtuar rëndësi këtyre fjalëve të Krishtit në kryq apo ti ketë interpretuar ato si një etje për ujë, siç i kanë interpretuar dhe shumë jerarkë të kishës dhe të pranishmit në kryqëzim, por me gjithë atë ajo i ka shprehur në poezinë e saj dhe mendoj se kjo është bërë instiktivisht, si një poete-nënë, e cila gjithmon është e etur për dashurinë e fëmijës. Kjo qasje shpreh shenjtërinë e nënës dhe të dashurisë së saj ndaj fëmijës, ndaj jo më kot poetja përmend : "kam fuqi/perëndie,/kam etje, kam dashuri/ hyjnie". Sinqerisht është vështirë të krijosh vargje të tilla poetike,me një qasje shenjtërie,  duhet të jesh një talent i lindur më shumë se i arsimuar.

Duke e zgjeruar këndvështrimin tonë te tonaliteti i ulët i vargjeve, melodioz, plot ëmbëlsi e ngrohtësi , poezia të krijon imazhin se ajo është një  ninullë që nëna ja këndon birit të saj, madje kjo ndodh në prag apo gjatë një situate tronditëse. Është pikërisht melodiciteti i poezisë që të forcon ndjesinë e një ninulle. Qasja për të parë këtë poezi si një ninull është shumë normale, pasi poezia ka elementë të ngrohtësisë, të përkushtimit dhe të sakrificës mëmësore, të cilat janë thelbësore në një ninull dhe pikërisht të shprehurit plot ndjenjë, dashuri e dhimshuri në një formë përkëdhelie, e cila e shndron tonalitetin e ulët poetik në melodicitet të ëmbël na qas me ninullat. Përgjithësisht ninullat janë një rrëfim i melodizuar i nënave mbi djepin e fëmijës dhe shpreh ndjenjat e saj ndaj tij, gatishmërinë e saj për rritjen dhe mbrojtjen e tij, dëshirën e nënës që fëmia të rritet si një njeri i shquar dhe për të mundësuar këtë rritje ajo shprehet e gatëshme edhe për vetsakrifikimin më  të skajshëm. Kjo qasje është shumë e përshtatshme duke parë se poezia shpreh përkushtimin thelbësor të një nëne ndaj fëmijës së saj. Konceptimi i qasjes së poezisë me ninullën na ndihmon të shohim me imtësi dashurinë, ngrohtësinë dhe përkushtimin që  nëna ndjen e shpreh ndaj fëmijës së saj, sidomos në prag apo gjatë situatave të tensionuara.

Fëmija e ndjen dashurinë e nënës dhe sigurinë e tij në krahët e saj,por ka raste që ai ka nevojë ta dëgjojë të shprehur nga nëna me zërin e saj atë dashuri e siguri, sidomos gjatë situatave tronditëse të përjetuara, ku, pavarësisht se ai nuk e kupton tekstin,  ai  e  ndjen te vibracioni i zërit të nënës dashurinë dhe gatishmërinë e saj për ta mbrojtur, ndaj krijon besimin e tij. Këto ndjenja te poezia janë shprehur aq bukur e ngrohtë në vargjet e Idrizit sa që ne mendojmë se kjo është një poezi e krijuar (apo e konceptuar) gjatë periudhës së luftës së Kosovës dhe se heroina që flet është vetë poetja. Jemi njohur me këtë stil të saj, ku në vargje është ajo vetë heroina që flet, mendon e ndjen, dhe në këtë rast mund të shprehemi bindshëm se: delikatesa e vargjeve është delikatesa femërore e Idrizit, mendimi psikologjik në vargje është psikologjia e saj në jetë, e saj është fjala e qartë si e prerë derdhur në vargjet e shkurtëra, si dhe ajo buzëqeshja që regëtin herë mes dy vargjeve e herë midis dy fjalëve është po e saj, ndaj themi se Albina Idrizi është vetë poezia që ajo krijon. Kjo është arsyeja që duke lexuar këtë poezi përfytyrojmë poeten Idrizi në një situate tronditëse duke i kënduar të birit mbi djep si ninullë poezinë e mësipërme. Njohja e disa situatave jetësore të saj gjatë luftës na e përforcon këtë mendim. Megjithë atë duhet të themi se ka një ndryshim midis tekstit të kësaj poezie dhe ninullës, ninullat janë këngë me tekste  shumë të thjeshta, ndërkohë që poezia e Idrizit është një poezi moderne, por fakti që moderniteti i saj qëndron pikërisht te thjeshtësia e vargjeve dhe kuptimshmëria e tejdukëshme e tyre, e afron qasjen më tepër.

 

II-Thamë se poezia “Jam nënë” përcjell dashuri të jashtëzakonëshme e përkushtim të një nëne ndaj fëmijës së saj, dashuri thellësisht shpirtërore, që përkufizohet nga sakrificat dhe guximi për të mbrojtur dhe kujdesur për fëmijën, dhe për këtë sjellim pasazhin poetik: “kam durim, kam fuqi/perëndie/ kam etje, kam dashuri/hyjnie”.

Nëna është e gatshme të sakrifikojë veten dhe të përballojë të gjitha dhimbjet për të ndihmuar fëmijën në çdo mënyrë. “Jam nënë, dhe/ Mund ta ha veten,/ Mund ta vjellë,/Mund ta përpijë prapë” shkruan poetja natyrshëm, por ne kujtohemi se e shprehur  në këto përmasa, vetësakrifikimi i nënës në mbrojtje të fëmijës së saj është hera e parë që e shohim. Ky aspekt i poezisë përcjell ndjenjat shpirtërore të sakrificës dhe përkushtimit  të nënës dhe ne na krijohet përshtypja se: nuk e kemi lexuar por e kemi dëgjuar si një betim nëne.

Nëna është burimi i ngrohtësisë dhe mbështetjes emocionale për fëmijën. Kjo përcjell një lidhje të thellë shpirterore mes tyre. “Më qeshet kur gëzohesh ti,/Më qahet kur dëshpërohesh ti,/Më dhemb atje ku lëndohesh ti” lexojmë dhe menjëherë na lind dëshira që tjua këndojmë  si ninull fëmijëve mbi krye këtë tekst për tu thënë se ne jetojmë për ata dhe nëpërmjet atyre.

Te mesazhi: "Se jam nënë, Vetëm se jam nënë" shohim të shprehur me art se lidhja më e fortë në këtë botë është ajo mes nënës dhe fëmijës. Vargu i fundit “Biri im” është adresim i përkushtimit, por njëkohësisht edhe një rikujtesë fëmijës por edhe një dëshmi e fuqisë, dashurisë dhe sakrificës së nënës për mbrojtjen e tij. Lexojeni këtë poezi dhe thuajuani fëmijëve tuaj, do ti bëni më të sigurtë në jetë.

 

III- Poezia e Idrizit shpreh faktin psikologjik se një nënë është e gatishme për të sakrifikuar edhe veten në mbrojtje të fëmijës së saj. Kjo është e rëndësishme në kontekstin e psikologjisë dhe rolit emocional të saj dhe këtë e shohim te elementet  poetikë që tregojnë për këtë:

Poezia fillon dhe përfundon me fjalën "Biri im!" duke theksuar faktin se tërë veprimet dhe ndjenjat e nënës janë të përqëndruara në kujdesin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës (birit). Ky përqëndrim thekson lidhjen shpirtërore që një nënë ka me fëmijën dhe gatishmërinë e saj për të bërë çdo gjë për atë. Të kuptojmë një gjë,  gatishmërinë  dhe përkushtimin shpirtëror poetja nuk e lidh me konceptin tradicional të “djalit” të shtëpisë , ajo e mbështet te koncepti  “fëmija im”. Cilësimi “Biri im” është një element personal që ka lidhje me kohën dhe rrethanat e konceptimit të poezisë.

Fraza "Mund ta ha veten, /Mund ta vjellë,/ Mund ta përpijë prapë", një metaforë simbolike e hiperbolizuar shpreh gatishmërinë e nënës për të përdorur çdo mjet e burim të mundshëm për të mbrojtur dhe shpëtuar fëmijën, pavarësisht nga vuajtjet që mund të përjetojë ajo vetë. Këto vargje përcjellin një imazh të fuqishëm emocional të një nëne që është e gatshme të sakrifikojë gjithçka për të mbrojtur dhe kujdesur për fëmijën e saj, duke shprehur një nivel të skajshëm të përkushtimit dhe dashurisë të  nënës ndaj fëmijës së saj,.

Vargjet  "Mund të falë atë /Që nuk falet, /Mund të marrë atë /Që nuk merret, /Për ty" shfaqin dëshirën e një nëne për tu kujdesur për fëmijën në çdo rrethanë, madje edhe kur situata është e pamundur, duke reflektuar edhe faktin psikologjik se një nënë për sigurinë e fëmijës është gati të falë çdo gjë, madje dhe veten e saj. Për të kuptuar diapazonin e këtij vargu kujtoni faktin se poetja ka ecur në kufijtë e jetës, nëpër zjarrin e luftës me fëmijën në djep dhe përsëri është gati të falë ” atë që nuk falet”, vetëm që fëmijët të jenë të sigurtë. Artistikisht vargjet shprehin një imazh të thellë emocional të dashurisë shpirtërore të një nëne ndaj fëmijës së saj dhe dëshirën e saj për të siguruar që fëmija të ketë një jetë të lumtur dhe të sigurt.

 

IV-Poezia "Jam nënë" e Albina Idrizit ka një strukturë të thjeshtë dhe moderne, ajo përdor elementë të poezisë së lirë e shprehje të thjeshta për të komunikuar emocionet dhe ndjenjat e thella të një nëne për  fëmijën e saj. Struktura e thjeshtë dhe moderne e kësaj poezie ndihmon në të ndjerit e thellësisë së ndjenjave të saj, duke e bërë më të qartë dhe më të prekshme për lexuesin. Kjo poezi shpreh thellësinë e rolit të nënës dhe emocionet që lidhen me atë rol në një mënyrë të fuqishme dhe të ndjeshme. Disa elementë të strukturë së kësaj poezie përfshijnë:

Kjo poezi përdor fraza të shkurtra dhe fjalë të thjeshta për të shfaqur ndjenjat dhe përkushtimin e një nëne ndaj fëmijës, duke krijuar një strukturë të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë, e cila fokusohet te emocionet në poezinë moderne.

Poezia nuk ndjek një strukturë të rregullt rime, ajo i lejon poetes të shprehet lirshëm dhe të fokusohet te ndjenjat dhe mendimet që do të komunikojë. Kjo është karakteristikë e poezisë së lirë moderne.

Krijimi poetik fokusohet thelbësisht në emocionet e nënës, ku përfshin dashurinë, sakrificën, dhimbjen e gëzimin, duke theksuar qëllimin kryesor të saj për të komunikuar një ndjenjë të thellë dhe për të përcjellë një mesazh emocional, tipar i poezisë moderne.

Autorja përdor imazhe dhe përsiatje të thjeshta për të përshkruar rolin dhe ndjenjat e një nëne, kjo krijon një ndërthurje të thellë midis imazheve të thella emocionale dhe fjalëve të thjeshta.

Poezia ndahet në strofa që fokusohen në aspekte të ndryshme të rolit të nënës dhe ndjenjave të saj,  ky qëndrim ndihmon lexuesin të ndjekë dhe të kuptojë thellësinë e emocioneve të shprehura në poezi, por së pari kjo strukturë e bën më të dukëshme idenë e poetes në portretizimin e vlerave shpirtërore të një nëne për birin e saj, duke na dhënë poetikisht një portret të realizuar si rrallë herë.

 

V-Figurat artistike të kësaj poezie i shërbejnë modernitetit poetik të poezisë dhe shfaqjes dukshëm të portretit shpirtëror të një nëne. Kjo poezi e Idrizit përdor figura artistike që përcjellin ndjenjat dhe emocionet e thella të një nëne, si:Metafora:"Mund ta ha veten, Mund ta vjellë, Mund ta përpijë prapë." (Figurë e sakrificës së thellë). Ky pasazh përdor metaforën e ngrënies, vjelljes dhe të pirjes së vetvetes , metaforë që tejkalon edhe vizionet e herëshme të legjendave e miteve për të paraqitur gatishmërinë e saj për të bërë sakrifica të mëdha për tu kujdesur për fëmijën e saj.

Vargu "Më qeshet kur gëzohesh ti, Më qahet kur dëshpërohesh ti." është  një personifikim i emocioneve që tregon se ajo, nëna ndjek reagimet e fëmijës ndaj jetës. Kontrasti midis mundësive"Mund të falë atë Që nuk falet, Mund të marrë atë Që nuk merret." paraqet fuqinë dhe vendosmërinë e nënës për të arritur atë që duket e pamundur, si për të falur dhe për  të marrë atë që nuk është e lehtë. Interesant është përdorimi i anadiplozës:"Jam nënë, dhe / kam durim, kam fuqi/ perëndie  / kam etje, kam dashuri / hyjnie." (ku fillon dhe përfundon me të njëjtat fjalë "Jam nënë" dhe duke përdorur fjalë të ngjashme në rreshtat e mesit) me të cilën përcjell përsosmërinë dhe thellësinë e ndjenjave të një nëne për fëmijën e saj.

Ndërsa imazhet vizuale:"Mund ta ha veten, Mund ta vjellë, Mund ta përpijë prapë" shfaqin tërësinë e përpjekjeve të  nënës për tu kujdesur për fëmijën, duke krijuar një tablo të forcës dhe sakrificës së saj.

Pra, përdorimi i suksesshëm i këtyre figurave artistike i ndihmon poezisë të përcjellë emocionet dhe mendimet e saj në një mënyrë e ndjeshme, fine dhe tërheqëse për lexuesin dhe figurat artistike ndihmojnë në krijimin e një imazhi të thellë të ndjenjave të një nëneje në kohëra të vështira dhe kontribuojnë në ndikimin emocional të poezisë.

 

VI-Poezia "Jam nënë" e Albina Idrizit mund të përshkruhet si një

poezi simbolike, metaforike, dhe psikologjike, pasi përdor elementë të shumta simbolike dhe metaforike për të shprehur ndjenjat, emocionet dhe sakrificën e një nëne në kontekst të luftës dhe vuajtjeve për të mbrojtur fëmijën e saj.

Poezia përdor simbolin e nënës për të shfaqur figurën e sakrificës, dashurisë dhe përkushtimit të një nëne ndaj fëmijës së saj, ku nëna simbolizon forcën dhe guximin për të bërë sakrifica të mëdha për fëmijën.

Disa vargje përdorin metafora të fuqishme për të paraqitur sakrificën dhe gatishmërinë e nënës për të mbrojtur fëmijën,psh. "Mund ta ha veten, Mund ta vjellë, Mund ta përpijë prapë" janë metafora që përshkruajnë sakrificën e thellë.

Poezia shpreh ndjenjat dhe emocionet e një nëne, duke përdorur personifikime të emocioneve si gëzimi dhe dëshpërimi, duke treguar kështu një qasje psikologjike ndaj roli të nënës në kontekst të vuajtjeve dhe emocioneve të thella.

Për shkak të përdorimit të shumë simboleve, metaforave dhe fokusit të thellë psikologjik në ndjenjat dhe emocionet e një nëneje, poezia "Jam nënë" është një poezi më shumë simbolike, metaforike dhe psikologjike sesa realiste. Ky stil i poetes ndihmon në thellësinë dhe ndikimin emocional të poezisë dhe e bën atë të përshtatshme për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e një subjekti të tillë (nënë) të ndjeshëm dhe të thellë.

 

VI- Vargu poetik i Idrizit është i pasur me imazhe emocionale dhe metafora që theksojnë thellësinë e ndjenjave të një nëneje ndaj fëmijës së saj. Kjo poezi përdor vargun poetik për të shprehur një portret thellësisht emocional të një nëne dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në jetën e fëmijës.

Thanë në sipër se vargu poetik i Idrizit në poezinë "Jam nënë" është i tonalitetit të ulet dhe shpreh emocionet e ndjenjat me një ton të butë, të thellë, dhe të ndjeshëm, ku poetja përdor një gjuhë të pastër dhe të thjeshtë për të paraqitur ndjenjat e një nëne ndaj fëmijës së saj, dhe ky tonalitet i butë është i përshtatshëm për të shprehur përkushtimin dhe dashurinë e nënës. Ky tonalitet i butë i vargut, i melodizuar dhe i ndjeshëm ndihmon në ndikimin emocional të poezisë, duke e bërë atë më të prekshme dhe të përshtatshme për të shprehur thellësinë e ndjenjave të një nëneje në një mënyrë të fuqishme, por të respektueshme.

Kemi thënë dhe e ripërsëritim se Albina Idrizi përdor një gjuhë të thjeshtë dhe fjalë të zakonshme në poezi, por arrin të krijojë një poezi të fuqishme emocionalisht. Gjuha e poezisë është e pastër dhe e thjeshtë,  ku përdorimi i fjalëve të thjeshta dhe të njohura bën që poezia të jetë e lehtë për të kuptuar dhe për të ndjekur emocionet. Mungesa e fjalëve të komplikuara ose abstrakte lejon lexuesin të lidhet më lehtë me poezinë dhe të kapë emocionet e shprehura. Ky faktor (fjalët e thjeshta dhe gjuha e qartë) e bën poezinë shumë të përshtatshme për një audiencë të gjerë si dhe që lexuesi të ndjehet i afërt ndaj temës dhe të identifikohet më lehtë me emocionet dhe detyrat e një nëne.

Megjithë se fjala e është e thjeshtë, poezia përcjell emocione të thella, ku vetë përdorimi i fjalëve të njohura e të thjeshta e lejon poeten të përqëndrohet në shfaqien e emocioneve. Pra, përdorimi i një gjuhe të thjeshtë dhe fjalëve të zakonshme nuk pengon poezinë për të shprehur fuqinë emocionale, përkundrazi, bën që poezia të jetë më e prekshme dhe më e përshtatshme për të shfaqur ndjenjat e thella dhe të kompleksa të një nëne në mënyrë të fuqishme, të prekshme dhe  artistike.

E parë në këto aspekte kjo poezi moderne e Albina Idrizit është në vetvete një hymn për dashurinë e nënës ndaj fëmijës.

 

Sarandë, më Tetor 2023.

 

JAM NËNË

Jam nënë, dhe

kam durim, kam fuqi

perëndie,

kam etje, kam dashuri

hyjnie.

Biri im!

Jam nënë, dhe

Mund ta ha veten,

Mund ta vjellë,

Mund ta përpijë prapë.

Biri im!

Jam nënë, dhe

Më qeshet kur gëzohesh ti,

Më qahet kur dëshpërohesh ti,

Më dhemb atje ku lëndohesh ti.

Biri im!

Jam nënë, dhe

Mund të falë atë

Që nuk falet,

Mund të marrë atë

Që nuk merret,

Për ty.

Se jam nënë,

Vetëm se jam nënë.

Biri im!

“Dashuruar me diell” (f. 27).