Wednesday, 19 June 2024

 

 

 SHTRESIMET ARTISTIKE TE VARGU POETIK

 

Timo Mërkuri

NJë nga karakteristikat e poezisë së Natasha Lakos është shtresimi kuptimor dhe artistik në vargun e saj ose e thënë më thjeshtë: kuptimshmëria dhe figurat artistike janë të vendosura në formë shtresash mbi apo anash njera tjetrës, madje në shumë raste njera shtresë ndikon në krijimin e shtresës tjetër kuptimore apo artistike. Shtresimi poetik, është i ngjashëm me dukurinë e shtresave natyrore, psh mbi shtresën (zonën) e tokës bujqësore kemi zonën  pyjeve, mbi të cilën ndodhen kullotat malore dhe në majë fare është zona alpine me dëborë ose shkëmbinj, po ashtu dhe pllakat e gurëve  janë dukshëm  disa shtresore. Ashtu si në natyrë secila shtresë mund të shihet më vete, por vetëm kur e sheh në tërësi përjeton bukurinë e egzistencës, (në rastin e maleve) apo finesën artistike (të poezisë). Dukurinë e shtresimit në poezinë  Natasha Lakos e gjejmë në dy aspekte: në shtresime kuptimore dhe në ato artistike, sigurisht pa shmangur dhe rastet e tjera. Le ta shohim këtë fenomen te poezia e saj"Letër kontinentale", së pari në këto dy aspekte.

I-Poezia e Natasha Lako-s ka tipar stilistikor të vetin fragmentimin e vargjeve, i cili kushtëzon krijimin e shtresime kuptimore, pasi  e ndan tekstin në fragme-nte e fraza të ndryshme, që forcojnë ndjenjën e ndarjes, mospërputhjes, izolimit,  etj.Le ta shohim te vargjet e poezisë ku konsiston fragmentimi i tyre dhe si ai kontribuon në shtresimet kuptimore të poezisë:

-Fragmentarizmi në strofën e parë: "Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg, / për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra, / por më kryelarta nga fëshfërimat e tyre mbretërore." përdoret për të shtresuar kuptime të ndryshme, duke thelluar kompleksitetin emocional e intelektual të poezisë.

1.Te vargjet:“Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg” fragme-ntimi krijon një ndarje midis aromave dhe dallgëve të detit kanë mbetur larg, ndarje e cila pasqyron një ndjenjë nostalgjie për një përvojë të largët dhe të paarritshme. Aroma e dallgëve evokon kujtime dhe emocione të lidhura me detin, por fragmentarizmi e bën këtë përvojë të largët dhe të paarritëshme, duke shtresuar një ndjenjë mungese dhe nostalgjie.

2. Vargu:“Për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra” përmban një ndarje të fuqishme midis pemëve dhe detit. Fragmentimi këtu nënvizon kontrastin midis pemëve dhe detit, duke krijuar një ndjenjë izolimi dhe privimi. “Pemët që nuk do ta shohin kurrë detin” janë metaforë për mungesën e përvojës dhe të lirisë, dhe verbëria e tyre simbolizon mungesën e

njohurisë dhe të përjetimit. Kjo ndarje thekson një gjendje të pashpresë.

3. Te vargu:“Por më kryelarta nga fëshfërimat e tyre mbretërore”fragmentimi krijon një ndarje midis gjendjes së verbërisë dhe madhështisë së pemëve. Edhe pse pemët janë të verbra dhe të privuara nga pamja e detit, ato mbajnë një lloj madhështie dhe krenarie përmes fëshfërimave të tyre mbretërore. Kjo ndarje pasqyron një dualitet ku pemët dhe në mungesën e izolimin e tyre, ato ruajnë një lloj dinjiteti dhe fuqie. Fragmentarizmi këtu shtreson kuptimin e kontrastit midis pamundësisë dhe dinjitetit të brendshëm.

Pra, fragmentarizmi jo vetëm që krijon ndarje dhe kontraste të fuqishme në këto vargje, por gjithashtu lidh elementet në një rrjet kompleks kuptimesh që pasqyrojnë gjendjet emocionale dhe shpirtërore të individit. Ai ndihmon në krijimin e një poezie të pasur me shtresime kuptimore, duke thelluar ndjenjat e nostalgjisë, izolimit dhe dualitetit të përvojës njerëzore.

4.Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit:

a)-Ndarja e aromave të dallgëve nga deti sugjeron  lidhje të dobët e të largët me përvojat e së shkuarës, duke krijuar një ndjenjë humbjeje dhe nostalgjie për një kohë të pakthyeshme më.

b)-Pemët që nuk e shohin kurrë detin dhe janë të verbra krijojnë një imazh të qartë të izolimit dhe privimit nga përvoja e plotë e botës, duke nënvizuar një ndjenjë të mungesës dhe kufizimit në jetën e tyre.

c)-Edhe në gjendjen e tyre të privuar, pemët ruajnë një lloj madhështie përmes fëshfërimave të tyre mbretërore, duke reflektuar një kontrast të fuqishëm midis pamundësisë e dinjitetit të brendshëm. Kjo shtresë kuptimore thekson forcën e brendshme dhe bukurinë që mund të ekzistojë edhe në kushte të vështira.

Fragmentarizmi në këto vargje ndihmon në ndërtimin e një poezie të pasur dhe komplekse, ku çdo element i ndarë kontribuon në krijimin e një kuptimi më të thellë dhe të shumëfishtë të përvojës njerëzore.

-Fragmentarizmi në strofën e dytë:"Më vinte të këndoja, këtu shitet kripë, jo oqean, / le t’i shpallim algat përmendore." krijon dhe pasuron kuptimet e vargjeve duke shtresuar kuptime të ndryshme dhe thelluar ndjenjën e ironisë e absurditetit.

1.Te vargjet: “Më vinte të këndoja, këtu shitet kripë, jo oqean”, fragmentimi ndihmon në krijimin e një kontrasti të fuqishëm midis kripës dhe oqeanit, ku kripa simbolizon diçka të zakonshme dhe të përditshme, ndërsa oqeani përfa-qëson  madhështinë dhe pafundësinë. Fragmentimi krijon një ndarje midis këtyre dy koncepteve dhe nënvizon ndjenjën e privimit dhe mungesës së përvojës së plotë dhe lirisë. Ky kontrast thekson një botë ku madhështia dhe përjetimet e mëdha janë të paarritshme, duke krijuar një ndjenjë të izolimit dhe të fragmentimit të realitetit.

2.Te vargjet: “Le t’i shpallim algat përmendore” fragmentimi krijon një ndjenjë ironie dhe absurditeti. Algat, që janë të zakonshme dhe të rrëndomta,  ngrihen si përmendore. Ky veprim është përpjekje për të nderuar si madhështore diçka të zakonshme e të parëndësishme, duke përforcuar ndjenjën e absurdite-tit në një realitet të përditshëm të varfër. Fragmentimi këtu krijon një ndarje midis vlerës reale e vlerës së supozuar, duke shtresuar kuptime që reflektojnë një botë të pakuptimshme.

3.Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit

Fragmentarizmi këtu ndihmon në krijimin e shtresimeve të ndryshme kupti-more duke ndarë dhe kontrastuar elemente të ndryshme poetike. Këto shtresi-me kuptimore, siç shpjeguam më sipër përfshijnë:

a)-Ndarja midis kripës dhe oqeanit, si dhe shpallja e algave përmendore, krijo-jnë një ndjenjë ironie dhe absurditeti që reflekton një botë të përmbysur dhe të pakuptimshme.

b)-Kontrasti midis kripës dhe oqeanit nënvizon një ndjenjë privimi e mungese të përvojës së plotë dhe lirisë.

c)-Fragmentarizmi krijon ndjenjën e izolimit dhe fragmentimit të realitetit, duke pasqyruar një botë ku madhështia dhe përjetimet e mëdha janë të pa-arritshme.

ç)-Ngritja e algave si përmendore reflekton një vlerësim të gabuar të objekteve dhe përvojave, duke krijuar një ndjenjë absurditeti dhe izolimi (mosnjohje).

Përmes këtyre vargjeve, fragmentarizmi jo vetëm që krijon imazhe të ndara e të veçanta, por i lidh këto imazhe në një rrjet kuptimesh që pasqyrojnë komple -ksitetin e gjendjeve emocionale dhe shpirtërore të individit. Fragmentarizmi ndihmon në krijimin e një poezie që është e pasur me shtresime kuptimore, duke forcuar ndjenjat e izolimit, të kërkimit për kuptim dhe të përvojës së fragmentuar të jetës.

-Fragmentimi në strofën e tretë: “Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja, / për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona, / për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin” shfaqet si një teknikë që pasuron e shtreson kuptimet e vargjeve, duke krijuar ndjesinë e ndarjes dhe kompleksi-tetit emocional. Ai shfaqet përmes ndarjes së elementeve të ndryshme poetike dhe përdorimit të metaforave të fuqishme, të cilat janë të ndara nga njëra-tjetra por të lidhura në një kontekst më të gjerë të përvojës dhe emocioneve.

1.-Te vargu: “Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja” fragmentimi krijon një imazh të poetëve si hije që lëvizim në formën e pikave të shiut. Kjo ndarje midis poetëve dhe pikave të shiut shfaqet në formën e një metafore të dyfishtë që krijon një ndjenjë  vetmie dhe shpërndarjeje të tyre në natyrë. Këtu pasqyrohen ndjenjat e fragmentimit të identitetit të poetëve, të cilët janë të shpërndarë si pika shiu. Ky imazh krijon një shtresë kuptimore që reflekton gjendjen e izolimit dhe të përkohshmërisë së tyre.

2.–Te vargu“Për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona”fragmentimi ndihmon në krijimin e një kontrasti midis kambanës qiellore dhe veprimit të Madonës që i bie. Kambanat lidhen me tinguj të rëndë dhe ceremonialë, ndërsa përfshirja e Madonës, një figurë e shenjtë, i jep një shtresë tjetër kuptimore, që nënkupton solemnitet dhe shënjtëri. Fragmentimi mes kambanës dhe veprimit të Madonës krijon një ndjenjë shkëputjeje dhe  mistike, duke reflektuar një kërkim për kuptim dhe qetësi shpirtërore që është e rëndë dhe e vështirë për t'u arritur.

3. Po ashtu, te vargu: “Për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin”fragmentimi krijon një efekt të pasqyrimit dhe përsëritjes, ku shurdhërimi kërkon shurdhë-rimin. Kjo përsëritje dhe ndarje sugjeron një gjendje izolimi dhe mbylljeje në vetvete. Fragmentarizmi këtu thekson mungesën e komunikimit dhe të zërit, duke krijuar një shtresë kuptimore që reflekton një dëshirë për mbyllje dhe për vetizolim.

4.-Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit

Fragmentimi në këto vargje krijon imazhe të ndara dhe të veçanta, por gjithashtu lidh këto imazhe në një rrjet të ndërlikuar kuptimesh që reflektojnë kompleksitetin e gjendjeve emocionale dhe shpirtërore të individit.

a)- Ndarja e poetëve në hije dhe pika shiu, së bashku me kërkimin e shurdhë-rimit për shurdhërimin, pasqyron ndjenjat e vetmisë dhe të izolimit.

b)-Kontrasti midis kambanës dhe veprimit të Madonës krijon një ndjenjë solemniteti dhe shenjtërie, duke theksuar kërkimin për kuptim dhe për qetësi shpirtërore.

c)-Përsëritja e shurdhërimit pasqyron  mungesë  komunikimi dhe  dëshirë për vetizolim, duke krijuar një ndjenjë të mbylljes emocionale.

-Fragmentimi në strofën e katërt: “Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë,/më vinte të këndoja./Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz/dhe nuk flasim për ato që thuhen në shtëpinë tonë pa dhé,/më vinte të këndoja”. ndihmon në krijimin e shtresimeve kuptimore që pasqyrojnë kompleksitetin e ndjenjave dhe përvojave. Duke shqyrtuar këtë dukuri në vargjet e përmendu-ra,analizojmë mënyrën se si fragmentimi kontribuon në thellimin dhe zgjeri-min e kuptimit të poezisë.

1.Ndërprerja e vargjeve dhe mungesa e lidhjeve të drejtpërdrejta midis tyre krijon një ndjesi izolimi dhe ndarjeje, që reflekton mbi vetminë dhe mungesën e komunikimit ndërmjet njerëzve, duke krijuar një atmosferë të largët e të ftohtë. Përdorimi i frazave të tilla si "kapakët e tokës" dhe "shtëpinë tonë pa dhé" sugjeron një ndarje të përhershme dhe të pashmangshme nga njëri-tjetri dhe nga vetë toka, duke shprehur një ndjenjë të thellë të izolimit ekzistencial.

2.Ndarja e vargjeve "Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë" dhe "Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz" pasqyron fragmentari-zmin e kujtimeve dhe reflektimeve, duke sugjeruar një ndërprerje të rrjedhës së kohës dhe kujtimeve, duke krijuar një ndjenjë të fragmentimit të përvojave dhe të kohës. Kujtimet e kaluara janë fragmentuar dhe ndarë nga përvoja e tashme, duke treguar një mungesë të koherencës dhe kontinuitetit në jetën e individëve.

3.Ndërprerja e vargjeve "më vinte të këndoja" në fund të të dy segmenteve krijon një ndjenjë të përsëritjes dhe kërkimit të pashtershëm për kuptim. Përsëritja e frazës "më vinte të këndoja" pas çdo fragmenti sugjeron përpjekje për të kuptuar dhe për tu dhënë kuptim përvojave dhe ndjenjave të fragmentuara. Kjo tregon një dëshirë për qetësi dhe kuptim në një botë të ndarë dhe të fragmentuar.

4.Ndërprerja midis vargjeve që shprehin marrëdhëniet e kaluara dhe realitetin e tanishëm krijon një ndjenjë të nostalgjisë dhe humbjeje. Ky fragmentarizim reflekton mbi ndryshimin dhe largimin e njerëzve nga njëri-tjetri, madje  dhe nga vetvetja. Ndjenja e nostalgjisë për kohërat kur "kemi qenë shokë" është e ndërprerë nga realiteti i tanishëm i "ikur në njerëz," (ishim shokë u bëmë njerëz) duke sugjeruar një ndarje të pandreqshme dhe një humbje të përhershme të lidhjeve të ngushta.

Krijimi i shtresimeve kuptimore përmes fragmentarizmit

Përmes këtyre vargjeve, fragmentarizmi jo vetëm që krijon imazhe të ndara dhe të veçanta, por gjithashtu lidh këto imazhe në rrjet kompleks kuptimesh që reflektojnë gjendjet emocionale dhe shpirtërore të individit. Fragmentari-zmi ndihmon në krijimin e një poezie të pasur me shtresime kuptimore, duke forcuar ndjenjat e izolimit, kërkimin për kuptim dhe përvojën e fragmentuar të jetës. Ndarja dhe ndërthurja e elementeve përmes fragmentarizmit krijojnë një ndjenjë të humbjes dhe të ndryshimit, duke pasqyruar kompleksitetin e ndjenjave njerëzore dhe të përvojave ekzistenciale.

II-Poezia "Letër kontinentale" e Natasha Lako-s interpretohet si një letër drejtuar gjithë kontinenteve, pra një mesazh universal që tejkalon kufijtë e një kontinenti të vetëm dhe i drejtohet mbarë botës. Poetja ka të drejtë tu drejtojë mesazh kontinenteve, pse si poete ka përgjegjësi dhe të drejtë për gjithçka ndodh (Poradeci). Termi "kontinentale", që në këtë kontekst nënkupton diçka që i përket gjithë kontinenteve ose që lidhet me të gjithë botën, e shndron poezinë në thirrje ose reflektim global mbi përvojat, emocionet dhe ndjenjat që autorja dëshiron të shprehë, por mendoj se ky term e ka burimin te frymëzimi i poetes në pyjet e Vllahisë (siç më pohoi Lako) gjatë një vizite, ndoshta ky është shkaku që poezia ka një “klimë kontinentale” të cilësuar jo vetëm në titull. Këtu duhet kërkuar dhe burimi i figurës “mbretërore” të pyjeve apo cilësimi i kupës qiellore si një kambanë.

Ka diçka të veçantë kjo poezi e Lakos, që bie në sy menjëherë porsa mendon për mesazhin e saj poetik, jo vetëm pse titulli sugjeron një mesazh universal që ka për qëllim të komunikojë me njerëz nga gjithë pjesët e botës, jo vetëm se ky mesazh nuk është linear i drejtpërdrejtë, por kur vjen puna për zbërthimin e tij, shohim se ai është shumëdimensional, i shumëfishtë dhe i pasur me ndjenja, që mund të interpretohet në disa nivele e mënyra dhe konkretisht: a)-Ndjenja e mungesës dhe nostalgjisë e shprehur me vargjet: “Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg,/për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra,", b)- Izolimi dhe ndjenja e mospërputhjes shprehur me vargjet:”Këtu shitet kripë, jo oqean,/le t’i shpallim algat përmendore." c)-Kërkimi për kuptimshmë-ri dhe qetësi shpirtërore shprehur me vargjet: "Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja /për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona, /për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin.", ç)- Kujtimet dhe reflektimet mbi kohën e kaluar shprehur me vargjet: "Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz/dhe nuk flasim për ato që thuhen në shtëpinë tonë pa dhé,/më vinte të këndoja."  dhe së fundi: Ndërgjegjësimi për kufijtë dhe ndryshimet në/e jetë-s, po ashtu shprehur te vargjet: "Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë/ më vinte të këndoja", por e parë në aspektin e poezisë ekspresioniste, secili nga mesazhet e mësipërme zgjerohet dhe transformohet në disa  shtresime kupti-more të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore. Kështu mesazhet marrin shtresime kuptimore në kontekstin ekspresionist, duke reflektuar tensionet dhe emocionet e individit në një botë të trazuar. Ja se si mesazhi i poezisë merr shtresime kuptimore më të thella më të zgjeruara përmes lenteve ekspresio-niste:

a)- Mesazhi i shprehur te pika "a" – “Ndjenja e mungesës dhe nostalgjisë” merr shtresime kuptimore dhe transformohet në shprehje të fuqishme të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore të individit. Në ekspresionizëm, ndjenja e mungesës dhe nostalgjisë thellohet për të pasqyruar një gjendje izolimi dhe privimi emocional. "Aromat e dallgëve të mbetura larg" dhe "pemët që nuk do ta shohin kurrë detin" nuk janë vetëm simbole të largësisë fizike, por dhe të një izolimi emocional dhe ekzistencial. Pemët e verbra, që nuk mund të shohin detin,simbolizojnë, siç thamë më lart një gjendje të pashpresë dhe mungesën e përvojës dhe të lirisë.

Ekspresionizmi shpesh shfaq realitetin si të përçudnuar dhe të fragmentuar, për të reflektuar gjendjen shpirtërore të individit. Në këtë kontekst, dallgët dhe pemët bëhen më shumë se thjesht simbole nostalgjie; ato përfaqësojnë një realitet të copëtuar dhe një përvojë të fragmentuar të jetës. Kjo pasqyron një perceptim subjektiv të botës si vend ku gjërat e dëshiruara e të rëndësishme janë të paarritshme.

Në vargjet “Më vinte të këndoja”, ka një dëshirë për të shprehur emocionet e mbytura dhe për të liruar ndjenjat e brendshme. Kjo është thelbësore për ekspresionizmin, i cili përqendrohet në shprehjen e papërmbajtur të emocionit dhe në shpërthimin e brendshëm të ndjenjave. Akti i të kënduarit bëhet një mënyrë për të liruar dhe për të shprehur dhimbjen dhe nostalgjinë që ndien poeti.

Gjithashtu, ekspresionizmi shpesh kërkon të lidhë përvojat personale me ato universale. Nostalgjia e shprehur nuk është vetëm përvoja individuale , por reflekton ndjenja universale të humbjes dhe dëshirës që të gjithë njerëzit përjetojnë. Kjo e shndërron poezinë në një reflektim mbi gjendjen njerëzore, duke përdorur ndjenjat personale të poetit për të pasqyruar një të vërtetë më të gjerë dhe më universale.

Në këtë mënyrë, mesazhi i shprehur në kuptimshmërinë e ekspresionizmit shndërrohet në një eksplorim të izolimit, privimit emocional dhe përvojës së fragmentuar të jetës. Duke përdorur gjuhën dhe simbolet e fuqishme, Lako arrin të kapë dhe të shprehë tensionet dhe emocionet e brendshme të individit në një botë komplekse dhe të paqartë.

b)- Mesazhi i shprehur në gërmën “b” – “Izolimi dhe ndjenja e mospërpu-thjes” merr disa shtresime kuptimore dhe transformohet në një shprehje të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore.

Në vargun“Këtu shitet kripë, jo oqean”kontrasti midis kripës e oqeanit nënvizon ndjenjën e mungesës së lirisë. Kripa simbolizon diçka të zakonshme, ndërsa oqeani përfaqëson madhështinë dhe pafundësinë. Ky kontrast reflekton një botë ku madhështia dhe përjetimet e mëdha janë të paarritshme, duke krijuar një ndjenjë të thellë të izolimit dhe të fragmentimit të realitetit.

Ironia në këtë varg qëndron në mospërputhjen midis asaj që është e dëshiruar dhe asaj që është e disponueshme. Në kontekstin ekspresionist, mospërputhja është shprehje e tensionit shpirtërior dhe e frustrimit të individit që ndien një hendek të madh midis ëndrrave dhe realitetit.

Shpallja e algave përmendore - “le t’i shpallim algat përmendore” - sugjeron një përpjekje për të lartësuar diçka të rrëndomtë, duke shfaqur ndjenjën e absurdit në një realitet të përditshëm të varfëruar. Algat, të cilat janë të parëndësishme, bëhen simbol i përpjekjeve absurde për të gjetur kuptim dhe për të nderuar diçka në një botë që është e zbrazur nga madhështia e vërtetë.

Në këtë mënyrë, mesazhi i poezisë në kuptimshmërinë e ekspresionizmit transformohet në një eksplorim të izolimit, privimit emocional dhe absurdit të jetës së përditshme. Duke përdorur kontraste të fuqishme dhe ironi, Lako kap dhe shpreh tensionet dhe emocionet e brendshme të individit në një botë të fragmentuar dhe të pakuptimtë.

c)- Mesazhi i shprehur më sipër në gërmën “c” “Kërkimi për kuptimshmëri dhe qetësi shpirtërore”, në kontekstin ekspresionist merr shtresime kuptimore dhe transformohet në një shprehje të fuqishme të ndjenjave.

Metafora e "hijeve të poetëve që qarkullojnë pika shiu" paraqet poetët si figura të vetmuara, të cilat ndjehen larg nga bota e tyre. Në kontekstin ekspresionist, kjo metaforë thekson gjendjen e poetit si një qenie që ndjen, por që është e ndarë nga të tjerët. Poetët, si hije që përhapen në pika shiu, janë simbol i ekzistencës të mjegulluar dhe të fragmentuar, duke pasqyruar tensionet e brendshme dhe ndjenjën e përhershme të vetmisë.

Shfaqja e kambanës së rëndë qiellore, të cilës i binte vetë Madona simbolizon një prani të shenjtë, që mund të perceptohet si kontrast mes qetësisë shpirtëro-re dhe zhurmës së jashtme. Kjo forcon ndjenjën e mospërputhjes dhe kërkimit për harmoni dhe qetësi të shpirtërore. Në kontekstin ekspresionist, kjo simbolikë thekson përpjekjet e individit për të gjetur kuptim dhe paqe shpirtë-rore në një botë kaotike dhe shpesh të pakuptimtë.

Shprehja "shurdhërimi që kërkon shurdhërimin" paraqet një mungesë komunikimi dhe njohjeje të vërtetësisë, duke forcuar ndjenjën e izolimit e të vetmisë, kara-kteristikë e ekspresionizmit. Ky varg shpreh dëshirën për qetësi dhe tërheqje bota e zhurmshme, duke pasqyruar gjendjen e individit që kërkon hapësirë të pastër për reflektim dhe largim nga zhurmnaja.

ç)-Mesazhi i shprehur te vargjet “Kujtimeve dhe reflektimeve mbi kohën e shkuar”, duke e trajtuar atë në kontekstin e ekspresionizmit formon disa shtresime kuptimore dhe transformohet në shprehje të fuqishme të ndjenjave dhe përjetimeve shpirtërore.

Ekspresionizmi përforcon ndjenjën e ndarjes dhe mospërputhjes me botën dhe me vetveten, ndaj vargjet "Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz" tregojnë një ndarje apo largim nga miqtë dhe bashkësia, duke shfaqur mungesë lidhjesh të ngushta. Kjo ndarje pasqyron një krizë ekzistenciale, ku individi e ndjen veten të humbur dhe të shkëputur nga të tjerët dhe nga vetë identiteti i tij.

Vargu shpreh një nostalgji për kohërat e shkuara dhe shanset e humbura. Përdorimi i dëshirës për të kënduar për ato kohëra tregon një përpjekje për të ruajtur dhe për të rikthyer kujtimet e kaluara, një karakteristikë kryesore e ekspresionizmit. Ky akt i të kënduarit bëhet një shprehje e fuqishme e dëshirës për rikthimin e një ndjenje të humbur të komunitetit e të përkatësisë.

Kërkimi për të kënduar për kohërat e kaluara pasqyron një qëndrim reflektues mbi përvojat. Ekspresionizmi përqendrohet në një analizë të jetës e përvojave njerëzore, duke trajtuar tema të tilla si humbja, kujtesa dhe transformimi në mënyrë intensive. Në këtë kontekst , këto vargje nuk janë thjesht një kujtesë e së kaluarës, por një eksplorim i ndikimit të përvojave mbi identitetin dhe gjendjen shpirtërore të individit.

Në këtë mënyrë, mesazhi i poezisë në kuptimshmërinë e ekspresionizmit shndërrohet në një eksplorim të ndarjes, nostalgjisë dhe reflektimit të thellë mbi jetën dhe përvojat njerëzore. Përmes përdorimit të gjuhës dhe simboleve të fuqishme, Natasha Lako arrin të kapë dhe të shprehë tensionet dhe emocionet e brendshme të individit në një botë komplekse dhe të paqartë.

d)-Mesazhi i shprehur në vargjet "Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë/ më vinte të këndoja" trajtuar atë në kontekstin e ekspresionizmit merr disa shtresime kuptimore dhe transformohet.

Kapakët e tokës që mbyllen sugjerojnë një proces të ngadalshëm mbylljeje madhore, simbolizojë fundin e diçkaje, qoftë kjo një periudhë e jetës, një marrëdhënie, ose vetë jeta. Ky imazh krijon një ndjenjë të përfundimit dhe të transformimit, duke shfaqur kalimin e pashmangshëm të kohës dhe ndryshi-min e jetës.

Imazhi mund të përcjellë një reflektim mbi jetën dhe vdekjen, ku ndjenja e mbylljes së kapakëve të tokës ngadalë sugjeron një vetëdije të thellë për fundin dhe përkohësinë e jetës.

Fraza "më vinte të këndoja" përcjell si mesazh dëshirën për të shprehur ndjenjat e brendshme nëpërmjet këngës, e cila simbolizon një mënyrë për të përballuar e për të shprehur emocionet e ndërlikuara.

III- Dukuria e shtresimeve artistike në krijimtarinë poetike të Lakos është pjesë organike e vargut dhe kjo duket te poezia "Letër kontinentale" e cila është e pasur me figura artistike që krijojnë shtresime të ndërlikuar të kupti-meve dhe ndjenjave. Le të analizojmë figurat artistike kryesore dhe mënyrën se si ato kontribuojnë në shtresimin kuptimor të poezisë:

1. Metaforat janë të pranishme kudo në poezi, duke krijuar një rrjet të dendur kuptimor që shpreh ndjenja të thella dhe komplekse.

Metafora"Aromat e dallgëve të mbetura larg" ku, dallgët nuk kanë aroma në kuptimin e zakonshëm, por poeti përdor këtë metaforë për të shprehur ndjenja dhe përjetime që lidhen me kujtimet e kaluara. Ky varg përmban një shembull të sinestezisë, ku përzierja e shqisave të ndryshme përdoret për të krijuar një efekt të veçantë poetik. Në këtë rast, aroma (shqisa e nuhatjes) lidhet me dallgët (shqisa e shikimit dhe dëgjimit), duke krijuar një përvojë të përbashkët shqisore që është e thellë dhe evokuese. Ndërsa dallgët janë një fenomen natyror, t'u jepet atyre "aromë" është një lloj personifikimi. Ky përdorim sugjeron që dallgët kanë cilësi të ngjashme me qeniet njerëzore, duke i bërë ato më të afërta dhe më të gjalla në përfytyrimin e lexuesit. Aromat e dallgëve mund të simbolizojnë kujtimet apo nostalgjinë për diçka që është e pakthyeshme. Ky varg krijon një imazh të fuqishëm në mendjen e lexuesit. Përdorimi i fjalëve si "aromat" dhe "dallgët" ngjall ndjenja dhe imazhe të qarta që përshkruajnë një skenë të gjallë dhe evokuese.

-Te vargu:"Pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra" pemët janë të pajisura me cilësi njerëzore, pasi u jepet aftësia për të parë dhe për të qenë të verbra. Ky përdorim i personifikimit bën që pemët të duken më të gjalla dhe më të ndjeshme, duke krijuar një lidhje emocionale më të thellë me lexuesin. Verbëria e pemëve është një metaforë për mungesën e përvojës ose të lirisë. Pemët që nuk e shohin kurrë detin përfaqësojnë njerëz ose qenie që janë të kufizuara ose të privuara nga përvoja të caktuara të jetës. Deti simbolizon diçka të madhe, të pakufizuar dhe të lartë, dhe mungesa e tij për pemët thekson ndjenjën e humbjes dhe të kufizimit. Ekziston një ironi e thellë në faktin që pemët, të cilat janë një pjesë integrale e natyrës dhe të lidhura ngushtë me tokën, janë të përjashtuara nga përvoja e shikimit të detit. Kjo ironi thekson kontrastin mes potencialit të tyre të madh natyror dhe kufizimit të tyre të dukshëm. Vargu krijon një imazh të fuqishëm të pemëve të izoluara dhe të privuara nga një përvojë e caktuar. Ky imazh evokon një ndjenjë të thellë të vetmisë dhe të privimit, Pemët dhe deti janë simbole të përdorura për të përfaqësuar tema më të mëdha. Pemët simbolizojnë qeniet e rrënjosura në vendin e tyre, ndërsa deti simbolizon lirinë. Mungesa e detit për pemët përfa-qëson një mungesë të lirisë dhe të përvojës së plotë.

-Gjithashtu te vargu:"Kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona"-Kambana është personifikuar pasi i jepet aftësia për të rënë, dhe kjo veprimtari është e lidhur drejtpërdrejt me një entitet hyjnor, Madona. Ky përdorim i personifiki-mit i jep objektit të pajetë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në poezi.  Kambana dhe akti i rënies së saj nga vetë Madona janë metafora që sugjerojnë rëndësinë dhe solemnitetin e ngjarjes, duke krijuar lidhje mes botës shpirtërore dhe asaj tokësore.Kambana qiellore simbolizon një thirrje shpirtërore, një prani hyjno-re dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me të shenjtën. Kupa qiellore shfaqet si kambanë kishe, në një transformim poetik që krijon një lidhje shpirtërore ndërmjet qiellit dhe elementit të shenjtë të kambanës. Metafora e kambanës thekson solemnitetin e kësaj lidhjeje shpirtërore, duke i dhënë poezisë  ndjenjë  madhështie dhe përjetësie. Vargu krijon një imazh të gjallë të një kambane të madhe qiellore që i bie vetë Madona. Pra shohim se figurat artistike janë renditur njeri mbi tjetrin, dhe ndonjeri anash si yjet në qiell, përfshi dhe hënën, e cila e merr dritën nga dielli.

2. Simbolizmi përdoren për të shprehur ide dhe ndjenja që shkojnë përtej kuptimit të drejtpërdrejtë të fjalëve.

Simbolet:"Kripë" dhe "oqean", ku kripa simbolizon diçka të zakonshme dhe të përditshme, ndërsa oqeani përfaqëson madhështinë dhe pafundësinë. Pra kemi dyshtresimibn kontrast simbolik.

Simboli "Algat"  dhe “ Shpallja e algave përmendore” kemi shtresimin  simbol (algat) dhe absurditet  e izolim..

Te vargu:"Hijete poetëve që qarkullojnë pika shiu" –Hija e poetëve simbolizon trashëgiminë dhe ndikimin e tyre të vazhdueshëm. Qarkullimi i pikave të shiut simbolizon përsëritjen dhe ciklin e pandërprerë të ndikimit të tyre në botën poetike dhe emocionale. "Hijete poetëve" është një metaforë që përfaqëson ndikimin dhe praninë e poetëve në botën e ndjenjave dhe mendimeve. "Hijete" nuk janë vetëm silueta të errëta, por janë kujtime dhe ndikime të lëna nga poetët, që janë të pranishme dhe të ndjeshme edhe pas largimit të tyre fizik. Ky varg krijon një imazh të hijeve që lëvizin me pikat e shiut,  dhe ndihmon lexuesin të imagjinojë atmosferën melankolike dhe poetike të paraqitur, duke shtuar një ndjenjë të trishtimit dhe reflektimit. Duke i dhënë hijeve aftësinë për të "qarkulluar pika shiu," vargu përdor antropomo-rfizmin duke i dhënë karakter më njerëzor dhe të prekshëm elementit të padukshëm dhe të pakapshëm të hijes. Kjo shton një element emocional dhe ndjenjësor në përshkrimin poetik. Poetët janë personifikuar si hije që lëvizin në formën e pikave të shiut, duke theksuar natyrën e tyre të eterike dhe të pakapshme.

3. Ironia në poezinë e Lakos krijon një shtresim kuptimor dhe emocional. Te vargu:"Le t’i shpallim algat përmendore" – Ironia qëndron në mospërputhjen midis asaj që është e dëshiruar dhe asaj që është e disponueshme. Kjo forcon ndjenjën e absurditetit dhe të izolimit. Algat mund të shihen si metafora për diçka që është e pavlerë ose e parëndësishme në sytë e shumicës së njerëzve. Edhe pse nuk është një personifikim klasik (që i jep tipare njerëzore një objekti jete), ideja e "shpalljes së algave përmendore" personifikon algat duke i dhënë atyre një lloj rëndësie ose statusi që zakonisht i jepet vetëm qenieve njerëzore ose ngjarjeve të rëndësishme. Algat mund të simbolizojnë diçka të rëndomtë, të thjeshtë ose të përjashtuar nga shoqëria. Vargu krijon kontrast të fortë midis algave dhe përmendoreve.

4. Imazheria e përdorur në poezi krijon pamje të gjalla dhe të fuqishme që mbushin mendjen e lexuesit me ndjenja dhe përvoja të caktuara.

Vargu"Qielli i mbushur me copëra mermeri, alabastër, lajthi të vogla që pëshpëritin acar" Ky varg krijon një imazh vizual të fuqishëm të qiellit të mbushur me elemente të ndryshme dhe kontrastuese. Copëzat e mermerit, alabastrit dhe lajthive të vogla ndihmojnë lexuesin të imagjinojë një skenë të detajuar dhe të pasur në ngjyra dhe forma. Përdorimi i copëzave të mermerit, alabastrit dhe lajthive të vogla si elemente të qiellit është një metaforësimbolizon ndjenjën e fragmentimit dhe diversitetit. Qielli nuk është një sipërfaqe homo-gjene, por një përzierje e elementeve të ndryshme që simbolizojnë kompleksi-tetin dhe ndryshueshmërinë e gjendjeve emocionale dhe mendore. Fraza "që pëshpëritin acar" është një personifikim që i jep një veprim njerëzor elemente-ve jo-njerëzore. Kjo shton një dimension emocional dhe të gjallë, duke sugjeru-ar që këto copëza kanë një jetë dhe energji, dhe janë në gjendje të komunikojnë dhe të krijojnë një atmosferë të ftohtë dhe të ashpër. Copëzat e mermerit dhe alabastrit simbolizojnë diçka të çmuar, të fortë e të përjetshme, ndërsa lajthitë e vogla diçka të përkohshme dhe të thyeshme. Ky kontrast nënvizon dualitetin e përvojave njerëzore, duke pasqyruar kontrastet midis forcës dhe delikatesës, qëndrueshmërisë dhe kalueshmërisë. Fakti që mermeri dhe alabastrit janë të fortë dhe të ftohtë, ndërsa lajthitë e vogla janë të brishta krijojnë një antitezë, e cila shton një shtresë kompleksiteti në shfaqjen poetike. Ky varg përdor gjithashtu sinestezinë një ndjesi të kombinuar, duke lidhur ndjenjat vizuale (pamja e copëzave të mermerit, alabastrit dhe lajthive) me ndjenjat auditive (pëshpëritja) dhe ndjesinë fizike të të ftohtit (acar). Pra, këto figura artistike punojnë së bashku për të krijuar një imazh të fuqishëm dhe emocional të qiellit, duke shprehur ndjenjat e fragmentimit, ndryshueshmërisë dhe izolimit në një mënyrë të pasur dhe komplekse

Këto analiza tregojnë se poezia "Letër kontinentale" e Natasha Lakos përdor një gamë të gjerë figurash artistike për të krijuar një shtresëzim të pasur kuptimor dhe emocional. Përmes metaforave, personifikimeve, antitezave dhe imagjerisë , Lako arrin të pasqyrojë ndjenjat komplekse të mungesës, izolimit, nostalgjisë dhe kërkimit për kuptim në një botë të fragmentuar dhe të përmbysur. Duke medituar për dukurinë e shtresimeve që krijohen në vargjet e poetes Lako, ndjejmë se në procesin e krijimit ajo e përjeton shpirtërisht vargun, fragmentimin e përjeton si një rrymë drite që depërton në një ambient të mbyllur dhe krijon hapësira të ndritëshme, gjysëm të ndritëshme apo le disa qoshe të errëta. Është gati e njëjta si me ngjyrat që krijojnë pikturën, njësojë si me tingujt që krijojnë muzikën. Këto lloj vargjesh shkruhen vetëm me një mënyrë, me dashur.Ndaj janë kaq të bukura, ndaj kanë kaq shumë dritë.

 

Sarandë, më qershor 2024

 

LETËR KONTINENTALE

 

Më vinte të këndoja, për aromat e dallgëve të mbetura larg,

për pemët që nuk do ta shohin kurrë detin, prandaj janë të verbra,

por më kryelarta nga fëshfërimat e tyre mbretërore.

 

Më vinte të këndoja, këtu shitet kripë, jo oqean,

le t’i shpallim algat përmendore.

 

Më vinte të këndoja për ca gra me një komçë në shaminë e tyre pa qafë

dhe qiellin e mbushur me copëra mermeri, alabastër, lajthi të vogla që pëshpëritin

acar.

 

Për hijet e poetëve, që qarkullojnë pika shiu, më vinte të këndoja,

për kambanën e rëndë qiellore që i binte vetë Madona,

për shurdhërimin që kërkon shurdhërimin.

 

Atje ku ndieja si mbylleshin kapakët e tokës ngadalë, ngadalë,

më vinte të këndoja.

Miq, kemi qenë shokë dhe pastaj kemi ikur në njerëz

dhe nuk flasim për ato që thuhen në shtëpinë tonë pa dhé,

më vinte të këndoja.

 

Saturday, 15 June 2024

 

HAMENDËSIMET POETIKE TË FATMIR TERZIUT

 

Nga Timo Mërkuri

Poezia "Sikur" e Fatmir Terziut shfaq një densitet të fortë mendimi dhe vlerash artistike përmes hamendësimeve metaforike dhe simbolike të lidhura ngushtë me natyrën e jetës, dashurisë dhe përvojës njerëzore. Kjo poezi e shkurtër ngrihet mbi një shtresë të thellë kuptimore dhe emocionuese, duke ekspozuar kompleksitetin e përjetimit njerëzor, duke pasqyruar aftësinë e autorit për të shprehur ide dhe ndjenja nëpërmjet imazheve dhe simboleve të zgjedhura me kujdes. Përveç kësaj, figurat artistike janë befasuese e tronditëse dhe tërheqin vëmendjen e lexuesit mbi thelbin e shprehjes së autorit. Në vetvete këto figura shërbejnë si ngjarje emocionale dhe vizuale që shtojnë intensitetin në mesazhin poetik, duke e bërë atë një përvojë letrare që prek dhe reflekton përvojën njerëzore në mënyrë të thellë e të padiskutueshme.

I-Kështu, vargu "Sikur të zgjohej Bota" shpreh dëshirën për një ndryshim të thellë dhe zgjim të ndërgjegjes kolektive, duke sugjeruar një botë më të vetëdijshme dhe të ndërgjegjshme ku njerëzit janë të përkushtuar ndaj bukurisë dhe vlerave. Zgjimi në këtë kontekst interpretohet si një metaforë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe vetëdijes globale.

Mesazhi i poezisë është një thirrje për ndërgjegjësim dhe zgjim kolektiv, duke nxitur individët dhe shoqërinë të përballen me sfidat e vështirësitë me durim, shpresë dhe fuqi krijuese. Kështi poezia nxit një qasje aktive ndaj jetës, duke përdorur fuqinë e fjalës dhe të komunikimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, pavarësisht vështirësive, por ajo që na bën përshtypje është fakti se: ndonëse poezia është e rrymës simboliste të modernizmit poeti fton figurën e Penelopës  me vargun "Sikur ... të ngrihej Penelopa", ku Penelopa përfaqëson simbolin e durimit dhe besnikërisë, dhe në këtë rast shfaqet duke u ngritur në  nivelin metaforik. Kjo shfaqje e Penelopës shpreh dëshirën për ringjalljen e këtyre cilësive në botën moderne, duke e paraqitur atë si simbol të pritjes dhe qëndrueshmërisë në kohë sfidash. Metafora flet për nevojën për të ruajtur besimin dhe për të qëndruar fort përballë sfidave të jetës së sotme.

Poeti shfrytëzon edhe veprimet e Penelopës  nëpërmjet vargut metaforik "Të endnim pëlhurën e saj me gjarpërinjtë" në të cilin endja simbolizon procesin e krijimit ose ndërtimit të diçkaje të vlefshme, të bukur dhe të qëndrueshme, por çuditërisht ai shton  ndërsa gjarpërinjtë përfaqësojnë sfidat dhe rreziqet që janë të pashmangshme gjatë këtij procesi. Kjo metaforë krijon një imazh të fuqishëm që tregon se bukuria dhe vlera e vërtetë shpesh vijnë përmes përpjekjes dhe përballjes me vështirësitë. përshkruan një përzierje të bukurisë dhe rrezikut në jetën dhe dashurinë njerëzore.

Në vargun "në teh të dashurive Fjala/do të endte papushim", fjala "Fjala" simbolizon komunikimin dhe shprehjen në kontekstin e dashurisë dhe jetës. Në këtë kontekst, "Fjala" simbolizon komunikimin dhe shprehjen e ndjenjave, duke theksuar se si veprimet dhe fjalët tona mund të ndërtojnë dhe të mbajnë gjallë marrëdhëniet e dashurisë. Në mënyrë të ngjashme me endjen e pëlhurës nga Penelopa, fjala e ndershme dhe e sinqertë është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri. Kjo metaforë reflekton nevojën për komunikim të vazhdueshëm dhe të ndjeshëm për të mbajtur gjallë dhe për të forcuar lidhjet tona emocionale dhe njerëzore.

 Ndërsa vargu "që të mbajmë medalion pandashëm/gjarpërinjtë" sugjeron se sfidat dhe vështirësitë janë pjesë e pashmangshme e jetës sonë dhe duhet t'i pranojmë ato si pjesë të rëndësishme të përvojës tonë. Medalioni, si simbol i diçkaje të çmuar, lidhet me gjarpërinjtë për të theksuar vlerën dhe rëndësinë e mbajtjes së sfidave si pjesë të rëndësishme të identitetit dhe rrugës sonë drejt suksesit dhe qëndrueshmërisë.

II-Këto figura artistike të poezisë "Sikur" pasurojnë kompleksitetin e saj, shfaqin aftësinë e Terziut për të shprehur emocione dhe ide në një mënyrë që prek lexuesit në nivele të ndryshme kuptimore dhe emocionale. Stili i veçantë poetik i Terziut shquhet për një kombinim të hollësishëm të detajit me një përdorim të sofistikuar të simbolizmit dhe metaforës. Ai shfaq botën dhe emocionet njerëzore në një mënyrë shpirtërore dhe reflektuese, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe introspektive. Gjuha e tij është e pastër dhe e përpiktë, me një lirshmëri të dukshme për të eksploruar tema komplekse dhe për të ndërtuar kuptime të thella që reflektojnë mbi jetën, dashurinë dhe kërkimin e kuptimit të ekzistencës njerëzore.

II-Pyetja e parë që lind është pse poeti Terziu përdor figurën e gjarpërinjve në endjen e pëlhures së Penelopës nga në (të endnim, ne)?

Terziu përdor figurën e gjarpërinjve në endjen e pëlhurës së Penelopës për të krijuar një metaforë të fuqishme që reflekton sfidat dhe kompleksitetet e jetës dhe dashurisë. Duke shtuar gjarpërinjtë në aktin e endjes së pëlhurës së famëshme që nuk përfundonte kurrë, poeti përçon idenë se çdo përpjekje për të krijuar diçka të bukur dhe të vlefshme përballet me sfida dhe rreziqe të vazhdueshme. Pra, endja e pëlhurës me gjarpërinjtë përfaqëson kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore, duke nënkuptuar se dashuria dhe jeta nuk janë të thjeshta dhe lineare, por të mbushura me sfida dhe përballje që na kërkojnë të jemi të duruar dhe të qëndrueshëm. Gjarpërinjtë në këtë kontekst nënvizojnë dhe dualitetin e bukurisë e rrezikut që  shoqërojnë njera tjetrën.

Përdorimi i formës "ne" (ne endim) sugjeron një akt kolektiv dhe të përbashkët. Kjo tregon se për të përballuar sfidat dhe rreziqet e jetës, është e nevojshme që njerëzit të bashkëpunojnë dhe të mbështeten tek njëri-tjetri. Duke endur (ne) së bashku pëlhurën me gjarpërinjtë, poeti sugjeron se forca jonë qëndron në unitetin dhe solidaritetin tonë. Në këtë poezi, endja e pëlhurës me gjarpërinjtë mund të shihet si një metaforë për ndryshimin personal dhe evoluimin që ndodh përmes përballjes me sfidat dhe vështirësitë. Kjo ide pasqyron natyrën dinamike dhe të pandalshme të jetës dhe zhvillimit personal.

Po ashtu, shpesh gjarpërinjtë  lidhen me frikën dhe rrezikun. Duke i përfshirë ata në aktin e endjes së pëlhurës, poeti sugjeron se për të arritur diçka të vlefshme, ne duhet të përballemi me frikën dhe rreziqet, të cilat janë pjesë e procesit të krijimit dhe ndërtimit të diçkaje që ka rëndësi dhe vlerë.

III-Poezia "Sikur" e Terziut ka qasje të dukshme ndaj disa rrymave të modernizmit, veçanërisht simbolizmit dhe ekzistencializmit. Këto rryma janë të njohura për përdorimin e simboleve të pasura dhe përqendrimin në përvojën e brendshme të individit dhe sfidat ekzistenciale.

a)-Simbolizmi

Poezia përdor një sërë simbolesh të fuqishme, si Penelopa dhe gjarpërinjtë, për të krijuar kuptime të shumta dhe të ndërlikuara. Penelopa simbolizon durimin dhe besnikërinë, ndërsa gjarpërinjtë përfaqësojnë sfidat dhe rreziqet e përjetshme. Ajo përdor gjithashtu dhe simbolin e pëlhurës , fjalës, medalioni, etj. Përdorimi i këtyre simboleve për të shprehur ide dhe emocione komplekse është një tipar i rëndësishëm i simbolizmit. Këto simbole nuk janë të kufizuara në një kuptim të vetëm, por ofrojnë hapësirë për interpretime të shumta, duke reflektuar natyrën komplekse dhe të shumëfishtë të përvojës njerëzore. Simbolizmi në këtë poezi shfaqet përmes metaforave të ndërlikuara që kërkojnë një interpretim të thellë dhe introspektiv për të kuptuar plotësisht mesazhin e poetit.

b)-Ekzistencializmi

Ekzistencializmi është një rrymë që merret me pyetje thelbësore mbi ekzistencën, kuptimin e jetës dhe sfidat personale që përjeton individi. Në poezinë "Sikur", hamendësimet dhe ngarkesat metaforike të përjetuara nga individi reflektojnë natyrën ekzistenciale të përpjekjes njerëzore për të gjetur kuptim dhe përballuar sfidat. Akti i endjes së pëlhurës me gjarpërinj mund të interpretohet si një përpjekje për të krijuar kuptim dhe rend në një botë që shpesh duket kaotike dhe e paparashikueshme. Kjo tregon një përballje të individit me vështirësitë dhe frikërat, duke kërkuar të krijojë diçka të qëndrueshme dhe të vlefshme në mes të pasigurisë ekzistenciale.

c)-Ndikimet e Tjera Moderniste

Poezia gjithashtu tregon ndikime të tjera të modernizmit, duke përfshirë një qasje introspektive dhe përdorim të stilit të lirë dhe eksperimental. Ndërthurja e simboleve kulturore dhe personazheve mitologjike me temat bashkëkohore është një qasje tipike e modernizmit, që synon të krijojë një lidhje midis të kaluarës dhe të tashmes, duke eksploruar dimensionet e ndryshme të përvojës njerëzore.

Pra, kjo poezi ka qasje të dukshme ndaj simbolizmit dhe ekzistencializmit brenda modernizmit. Përdorimi i simboleve të fuqishme dhe përqendrimi në përvojat ekzistenciale dhe sfidat personale e bëjnë këtë poezi një shembull të pasur dhe të ndërlikuar të modernizmit letrar.

IV-Poezia "Sikur" e Fatmir Terziut, përveç simboleve të fuqishme, përdor gjithashtu metafora, imazhe dhe personifikime për të pasuruar më tej kuptimin dhe ndërlikimin e saj.

a)-Metaforat në poezi shërbejnë për të krijuar lidhje të thella dhe abstrakte midis koncepteve të ndryshme. Psh: metafora “Endnim pëlhurën e saj me gjarpërinjtë”: përfaqëson kompleksitetin dhe sfidat që përballemi në përpjekjet tona të përditshme. Metafora e fjalës  te vargu: “Në teh të dashurive Fjala” ilustron forcën dhe rëndësinë e komunikimit në marrëdhëniet tona. Fjala është ajo që mban në ekuilibër dhe ndërthur dashurinë dhe ndjenjat, është instrumenti kyç në krijimin dhe ruajtjen e lidhjeve të forta.

b)-Imazhet vizuale në poezi krijojnë një pasqyrë të gjallë të përvojës njerëzore. Pamja e gjallë:“Të endnim pëlhurën e saj me gjarpërinjtë” na sjell ndërmend një akt përpjekjeje dhe krijimi të vazhdueshëm, duke ilustruar bukurinë dhe rrezikun që shoqëron çdo akt krijues, imazhet:“Do të endte papushim edhe gratë, edhe vajzat, edhe bukuritë, edhe të larat e të palarat” përshkruajnë një panoramë të gjallë të jetës së përditshme dhe përfshirjes në procesin krijues, duke treguar se çdo aspekt i jetës, nga më i thjeshti deri te më i ndërlikuari, është pjesë e këtij procesi.

c)-Personifikimet u japin elementëve të ndryshëm një cilësi njerëzore, duke i bërë ata më të afërt dhe të ndjeshëm. Psh“Fjala do të endte papushim”, ku fjala është personifikuar duke i dhënë asaj aftësinë për të endur. Kjo sugjeron se fjala ka  fuqi krijuese dhe është një forcë e gjallë dhe dinamike që ndërthur dhe lidh elementët e jetës dhe dashurisë, vargu:“Do të endte papushim edhe gratë, edhe vajzat, edhe bukuritë, edhe të larat e të palarat”i jep jetës së përditshme një cilësi aktive dhe krijuese, duke personifikuar aktin e endjes dhe duke sugjeruar se çdo aspekt i jetës është në një proces të vazhdueshëm krijimi dhe rindërtimi.

V-Analiza e Figuratave të Ndryshme

Kombinimi i metaforave, imazheve dhe personifikimeve e bën poezinë "Sikur" një vepër të ndërlikuar dhe të pasur me kuptime të shumta. Këto figura stilistike ndihmojnë në krijimin e një përvoje letrare të thellë dhe të ndjeshme, duke ofruar një pasqyrë të plotë dhe të gjallë të përvojës njerëzore, ku:

-Metaforat theksojnë lidhjet abstrakte dhe konceptuale midis ideve dhe ndjenjave të ndryshme, duke thelluar kuptimin e poezisë.

-Imazhet krijojnë një pasqyrë të gjallë dhe konkrete të jetës dhe përpjekjeve të përditshme, duke i bërë ndjenjat dhe përvojat më të prekshme dhe të afërta.

-Personifikimet japin një cilësi njerëzore elementëve abstrakte të paprekshëm, duke e bërë poezinë më të ndjeshme dhe të lidhur me përvojën e përditshme të lexuesit.

Natyrisht që duhet të shtojmë se:Megjithëse metaforat, imazhet e personifiki-met janë figura artistike të ndryshme, ato i shërbejnë forcimit dhe evidentimit të tiparit simbolik të modernizmit të poezisë "Sikur" të Terziut. Këto elemente stilistike thellojnë dimensionin simbolik të veprës, duke krijuar shtresa të pasura kuptimore dhe emocionale.

a)-Metaforat si simbole të përbashkëta

Metaforat e përdorura në poezi kanë një ngarkesë të fuqishme simbolike që i shërben qasjes moderniste. Për shembull, metafora e "endjes së pëlhurës me gjarpërinjtë" shpreh idenë e ndërlikimit të përpjekjeve njerëzore. Kjo metaforë e bën të qartë se çdo përpjekje për të krijuar dhe ndërtuar diçka të vlefshme do të përballet me sfida dhe rreziqe të pashmangshme, duke forcuar kështu karakterin simbolik të poezisë.

b)-Imazhet vizuale dhe simbolizmi

Imazhet vizuale krijojnë një pasqyrë konkrete që ndihmon në kuptimin e simboleve të përdorura. Imazhi i "pëlhurës që endet papushim" nga fjala përforcon simbolikën e vazhdimësisë dhe përpjekjes së palodhur njerëzore. Kjo pamje vizuale bën të prekshme idenë abstrakte të qëndrueshmërisë dhe krijimit të vazhdueshëm, duke e bërë simbolin më të kuptueshëm dhe më të fuqishëm.

c)-Personifikimi si mjet simbolik

Personifikimi i fjalës, që "endet papushim" dhe vepron si një forcë krijuese, i jep një dimension njerëzor dhe të gjallë simbolit të komunikimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve. Ky personifikim ndihmon në thellimin e kuptimit të simbolit, duke e bërë atë më të afërt dhe më të ndjeshëm për lexuesin.

VI-Thellimi i Tiparit Simbolik Modernist

Këto figura stilistike i shërbejnë simbolizmit modernist duke krijuar një ndërlikim dhe thellësi të veçantë në poezi. Modernizmi shpesh karakterizohet nga një qasje komplekse dhe shumëdimensionale ndaj realitetit, dhe përdorimi i metaforave, imazheve dhe personifikimeve ndihmon në krijimin e kësaj qasjeje, ku:

-Ndërthurja e metaforave ndihmon në krijimin e një rrjeti kuptimor të ndërlikuar që përfaqëson realitetin kompleks të jetës dhe përvojës njerëzore.

-Krijimi i imazheve të qarta ndihmon në konkretizimin e ideve abstrakte, duke bërë simbolet më të prekshme dhe më të kuptueshme.

-Dhënia e cilësive njerëzore elementeve abstrakte ndihmon në lidhjen e lexuesit me simbolet në një nivel më emocional dhe të afërt.

Pra, përdorimi i metaforave, imazheve dhe personifikimeve në poezinë "Sikur" jo vetëm që pasuron tekstin, por edhe thellon dhe forcon karakterin simbolik të veprës. Këto figura stilistike i shërbejnë qasjes moderniste të poezisë duke krijuar një përvojë të ndërlikuar dhe shumëdimensionale që reflekton natyrën komplekse dhe të ndërlikuar të realitetit njerëzor.

VII-Nuk mund të rrimë pa thënë se me këtë poezi, Fatmir Terziu ka treguar se është një poet modern shqiptar që ka shfaqur një rritje të konsiderueshme në krijimtarinë e tij poetike, duke sjellë një përfaqësim të denjë të Shqipërisë në Evropë. Duke jetuar në Londër, ai ndodhet në zemrën e artit modern, por një nga vlerat e tij më të spikatura është fakti se ai vazhdon të shkruajë dhe të krijojë poezi shqipe, duke ruajtur dhe promovuar identitetin dhe kulturën shqiptare.

Vlerat e tij mund të evidentohen në disa aspekte:

Fatmir Terziu ka sjellë një frymë të re dhe inovative në poezinë moderne shqiptare. Poezitë e tij shpesh përmbajnë elemente të simbolizmit dhe ekzistencializmit, duke përdorur simbole të fuqishme dhe metafora të ndërlikuara për të shprehur ide dhe emocione komplekse. Kjo risi dhe thellësi artistike e bën atë një zë të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore dhe kjo është e dukëshme  dhe në poezinë “Sikur” që analizojmë.

Duke jetuar dhe krijuar në Londër, ai luan një rol në përfaqësimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në Evropë. Ai kontribuon në ndërlidhjen e kulturave dhe ndihmon në promovimin e vlerave shqiptare në kontekst ndërkombëtar. Poezitë e tij shërbejnë si një urë midis kulturës shqiptare dhe asaj evropiane, duke pasuruar dialogun kulturor.

Një aspekt i veçantë i krijimtarisë së Fatmir Terziut është përkushtimi i tij ndaj poezisë shqipe, jo vetëm që mban gjallë aspektin linguistik të trashëgimisë shqiptare, por përçon një psikologji të moderuar shqiptare që reflekton përvojat , ndjenjat dhe mendësinë e popullit të tij. Kjo karakteristikë e krijimtarisë së tij ( jo vetëm në poezi) është një vlerë e shtuar që i jep thellësi dhe autenticitet krijimtarisë së tij poetike.

Terziu shkruan me një mendësi që reflekton ndjeshmërinë dhe psikologjinë e moderuar shqiptare. Kjo psikologji përfshin një kombinim të traditës dhe modernitetit, duke integruar vlera të thella kulturore me përvoja të reja dhe ndërkombëtare. Poezitë e tij tregojnë një vetëdije të thellë për identitetin dhe kulturën shqiptare, ndërsa njëkohësisht përqafojnë ndikimet e modernitetit dhe diversitetit kulturor të Londrës. Në poezitë e tij, Terziu përçon emocione dhe ndjeshmëri që janë karakteristike për kulturën shqiptare, duke përdorur simbole dhe metafora që janë të kuptueshme dhe të rëndësishme për lexuesit shqiptarë, por të formuluara me një stil modern. Ai përdor simbole dhe referenca që kanë një kuptim të veçantë brenda kulturës shqiptare, duke krijuar një poezi që është e ngulitur thellë në traditat dhe mendësinë shqiptare. Kjo qasje e bën poezinë e tij të pasur dhe të ndërlikuar, duke ofruar një pasqyrim të thellë të kulturës dhe identitetit të tij. Pra, edhe pse jeton në Londër, ai vazhdon të shkruajë në shqip, duke ruajtur dhe forcuar identitetin shqiptar. Kjo tregon një lidhje të thellë me rrënjët e tij dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e letërsisë shqiptare.

Poezitë e Fatmir Terziut (si poezia "Sikur"), janë të mbushura me simbolikë dhe mesazhe universale që rezonojnë me lexuesit jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Ai trajton tema të përjetshme si dashuria, sfidat e jetës, durimi dhe përballja me rreziqet, duke krijuar vepra të pranueshme në çdo kulturë.

Terziu arrin të integrojë elemente të traditës shqiptare dhe kulturës moderne evropiane në poezitë e tij, integrim që reflekton përvojën e tij si një poet shqiptar që jeton në Londër, duke krijuar poezi të pasur me influenca të ndryshme dhe që pasqyron kompleksitetin e identitetit të tij të dyfishtë.Kjo është arritja më e madhe në letërsi e Fatmir Terziut, arritje që i ka të shtrira elementët e saj edhe te poezia e bukur “Sikur”.

 

Sarandë, më qershor 2024

 

SIKUR

Nga Fatmir Terziu

Sikur të zgjohej Bota.

Sikur … të ngrihej Penelopa …

…. sikur?!

 

Të endnim pëlhurën e saj me gjarpërinjtë

në teh të dashurive Fjala

do të endte papushim edhe gratë,

edhe vajzat,

edhe bukuritë,

edhe të larat e të palarat,

dhe ne bashkë do të ngjyenim larushitë,

ditë për ditë,

që të mbajmë medalion pandashëm

                                                 gjarpërinjtë.

 

 

 

 

 

 

Wednesday, 12 June 2024

 

KËRKOHET URGJENTISHT NJË UNIVERS

 

Timo Mërkuri

Qysh në leximin e titullit të poezisë "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër" lexuesi mund të nisë  hamendësimet për problemin e ngrohjes globale, vrimat e ozonit dhe ndotjen e atmosferës, probleme që lindën idenë e kërkimit të një planeti tjetër për vazhdimësinë e jetës njerëzore, por me thellimin në  vargjet e para ndjen dhe kupton se poezia adreson çështje të thella ekzistenciale dhe sociale, duke reflektuar mbi “ndotjen” e shoqërisë, ku me këtë shprehje nënkuptojmë tërësinë e problemeve  shoqërore që krijojnë një ambient të pashëndetshëm dhe të paqëndrueshëm për njeriun, duke krijuar domosdo-shmërinë për ndryshim rrënjësor në strukturat shoqërore, madje me përdorimin e termit “univers”  nënkuptohen aspekte, që interpretohen në kontekste të ndryshme filozofike dhe ekzistenciale. Kështu, termi "univers" në poezi është një metaforë që përfaqëson tërësinë komplekse të marrëdhënieve shoqërore, vlerave dhe strukturave që formojnë jetën e përditshme, madje nuk i referohet vetëm situatës në Shqipëri, por gjendjes së marrëdhënieve shoqëro-re në mbarë botën, duke  e bërë kërkesën e poetes  universale e të rëndësishme për të gjitha vendet. Edhe kjo poezi e Lakos, si shumë të  tjera të saj ka elemente të një poezie të mendimit, krahas elementëve të frymëzimit (për të cilat do flasim më vonë), madje në dukjen e parë krijon një imazh të mjegullt (dhe të lëvizshëm) që të “vështirëson” leximin poetik, por duke patur parasysh se është poezi moderne që ka qasje me rrymën e ekzistencializmit, nqse ne e lexojmë nën prizmin (jo lupën) e kësaj rryme, së bashku me tiparin social që ka, poezia shfaqet me gjithë bukurinë e saj. Për këtë arsye ju ftoj që ta lexojmë bashkërisht :

I- Vargu "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër," në poezinë e Lakos i lexuar në prizmin e ekzistencializmit, cek disa prej temave kryesore të kësaj rryme, si:

a)-Në ekzistencializëm, individët shpesh kërkojnë kuptim në një botë që duket absurde, pa një kuptim të paracaktuar. Kështu vargu "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër," shpreh dëshirën për gjetjen e një realiteti që ofron më shumë kuptim dhe qëllim, duke treguar në këto shpreje përpjekjet e individit për të kapërcyer ndjenjat e absurditetit dhe për të gjetur një vend ku ai mund të ndihet më i plotë dhe më i vlerësuar.

-Ekzistencializmi përqendrohet në idenë e absurditetit të jetës dhe ndjenjën e alienimit të individit, ndaj kërkesa për një "univers tjetër" nënkupton një ndjenjë të fortë pakënaqësie që ata përjetojnë në botën aktuale. Individi ndjen se bota ku jeton nuk është e përshtatshme për të përmbushur nevojat e tij ekzistenciale, ndaj kërkon një realitet tjetër.

-Temë qendrore e ekzistencializmit është ideja e lirisë së individit për të zgjedhur dhe krijuar  kuptimshmërinë e jetës së tyre Vargu sugjeron një akt  vullneti tëë lirë në  kërkimin e një "univers tjetër," duke nënkuptuar se ai ka fuqinë dhe lirinë për të kërkuar ndryshimin e mënyrës dhe rrethanave të jetës së tij.

-Përdorimi i fjalës "urgjentisht" shton një ndjenjë të fortë dhe të menjëherëshme  për ndryshim. Kjo sugjeron se situata aktuale është bërë e padurueshme dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme.Kjo ndjenjë presioni dhe nevoje për veprim është një aspekt i rëndësishëm i ekzistencializmit, ku individët ndihen të detyruar të përballen dhe të reagojnë ndaj situatave të tyre jetësore. Pra, siç po shohim vargu "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër" përfshin në mënyrë të ndjeshme disa elemente thelbësore të ekzistencializmit, duke shprehur një kërkim të dëshpëruar për kuptim dhe ndryshim në një botë të perceptuar si absurde. Ndoshta kjo është arsyeja përse poetja e ka zgjedhur këtë frazë të fuqishme si titull të poezisë së saj, duke e vendosur kështu si thelb dhe udhërrëfyes të mesazhit të saj artistik.

b)-Kjo interpretohet si poezi sociale dhe e parë si e tillë reflekton gjendjen e shoqërisë dhe nevojën për ndryshime që të përmirësojnë jetën e individëve brenda saj. Në këtë kontekst vargu "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër" shihet si një thirrje për transformim social, ku  fjala "urgjentisht" shpreh një ndjenjë të fortë nevoje për ndryshim të menjëhershëm, duke sugjeruar se gjendja aktuale është e papranueshme dhe e paqëndrueshme. Kjo mund të interpretohet si një kritikë ndaj kushteve ekzistuese sociale, politike ose ekonomike që individët ndiejnë se i kufizojnë ose i shtypin ata.

c)-Në aspektin artistik vargu: "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër," ka një strukturë të thjeshtë por të fuqishme që krijon një efekt emocional dhe intele-ktual. Përdorimi i fjalës "urgjentisht" shton tensionimin  dhe nxit ndjenjat e shqetësimit, duke bërë që lexuesi të ndjejë presionin dhe peshën e kërkesës për një ndryshim të menjëhershëm.

Struktura e vargut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, gjë që e bën atë të lehtë për t'u kuptuar dhe për të pasur një impakt të menjëhershëm. Thjeshtësia e strukturës forcon mesazhin dhe e bën më të fuqishëm. Fjala "univers" krijon një imazh të gjerë dhe të pakufishëm që sugjeron kërkim për një realitet të ri dhe të ndryshëm. Ky simbolizëm rrit ndjenjat e dëshirës për ikje dhe kërkimin e një hapësire tjetër që mund të ofrojë atë, që bota aktuale nuk mund të ofrojë.

Kërkesa për "një univers tjetër" nënkupton një kontrast të fuqishëm me botën aktuale, duke sugjeruar se bota është e papërshtatshme për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e individit, duke theksuar ndjenjat e zhgënjimit dhe rritur dëshirën për ndryshim. Toni i vargut është serioz dhe i ngarkuar emocionalisht, dhe krijon një ndjenjë shqetësimi për kërkimin e diçkaje më të mirë. Ky ton rezonon me lexuesin dhe e bën atë të ndjejë dhe të reflektojë mbi nevojën për një ndryshim të madh dhe rrënjësor.

Ritmi i vargut është i qëndrueshëm dhe i qartë, duke krijuar një ndjenjë të qëndrueshme në kërkesën e shprehur. Kadenca e vargut bën që mesazhi të tingëllojë si një thirrje e fuqishme dhe e vendosur, duke forcuar urgjencën dhe rëndësinë e kërkesës. Vargu evokon ndjenja të fuqishme ekzistencialiste të absurditetit dhe dëshpërimit përballë një bote që duket e pakuptimtë ose e papërshtatshme. Kërkesa për një "univers tjetër" pasqyron dëshirën ekzistenci-aliste për të gjetur një realitet tjetër.

II-Vargjet "thoshin shirat, ndërrohen edhe çadrat një nga një,/ njerëzit ngrohin frymën me fatin e tyre" mund të analizohen duke eksploruar temat e absurdit në ekzistencializëm, përkohshmërisë dhe kërkimit të kuptimit në botën që ndryshon vazhdimisht.

a)-Ato pasqyrojnë natyrën kalimtare të jetës. Shirat që flasin dhe çadrat që ndërrohen një nga një simbolizojnë ndryshimet dhe mungesën e stabilitetit në ekzistencën njerëzore, ku shirat përfaqësojnë forcat natyrore që ndikojnë në jetën tonë, ndërsa çadrat që ndërrohen simbolizojnë përpjekjet tona të kota për të gjetur mbrojtje dhe siguri.

Te ky varg lexojmë se: përballë absurditetit e paqëndrueshmërisë, njerëzit përpiqen të gjejnë ngushëllim në fatin e tyre personal. “Ngrohja e frymës me fatin e tyre” sugjeron  përpjekjen për të gjetur ngrohtësi dhe stabilitet shpirtëror në një botë të pasigurt. Kjo është ide thelbësore në ekzistencializëm, ku individët kërkojnë e krijojnë kuptim personal në një botë që duket pa kuptim e shpresë.

b)-Në kontekstin e një poezie sociale vargjet:"thoshin shirat, ndërrohen edhe çadrat një nga një, / njerëzit ngrohin frymën me fatin e tyre." pasqyrojnë veprimet e njerëzve që përballen me ndryshime të përditshme dhe përpiqen të mbijetojnë në rrethana të vështira. Shirat dhe çadrat simbolizojnë sfidat dhe mbrojtjen e përkohshme ndaj tyre, duke nënkuptuar vështirësitë e një jete të pasigurt. "Njerëzit ngrohin frymën me fatin e tyre" sugjeron se individët, përpiqen të gjejnë ngushëllim dhe shpresë në fatin e tyre, duke shfaqur një qëndresë dhe përshtatje ndaj kushteve të vështira.

c)- Në aspektin artistik, personifikimi i shirave që flasin shton një element poetik dhe misterioz, duke i dhënë natyrës një botë njerëzore, duke krijuar një atmosferë ku natyra dhe ndjenjat janë të ndërlidhura. Metafora e çadrave pasqyron përpjekjet e vazhdueshme dhe ndonjëherë të kota të njerëzve për të gjetur mbrojtje dhe siguri, duke theksuar përkohshmërinë e jetës.

Vargjet krijojnë një imazh të fuqishëm vizual dhe emocional, shirat dhe çadrat  evokojnë një skenë dinamike të ngarkuar me ndjenja pasigurie dhe ndryshimi të shpeshtë. Përdorimi i fjalës "ngrohin" sjell një ndjenjë të butë intimiteti, duke theksuar përpjekjen njerëzore për ngushëllim dhe qetësi në një botë të trazuar.

Ritmi i tyre është i qetë dhe meditativ, duke pasqyruar natyrën reflektive të poezisë, një natyrë që nxit mendimin e thellë dhe introspektiv. Kjo do të thotë se poezia inkurajon lexuesin të meditojë dhe të reflektojë mbi përvojat e jetës, ndjenjat dhe kuptimin e ekzistencës. Në këtë kontekst, natyra e poezisë ndihmon në eksplorimin e temave ekzistencialiste, duke ofruar hapësirë për të medituar mbi absurditetin. Kjo strukturë ndihmon në krijimin e një ndjenje  qetësie të brendshme përballë një bote kaotike, të paqëndrueshme.

III- Vargjet "Edhe një çadër e vogël, m’i ngatërron mendimet, / dhe lejlekët e vegjël, që këmbehen gjithnjë" mund të analizohen duke eksploruar tematikën e absurdit, përkohshmërisë dhe ndikimin e përvojave të përditshme në mendimet dhe ndjenjat e individit..

a)-Në ekzistencializëm, absurdi është  temë që shpreh ndjenjën e mungesës së kuptimit dhe rendit në jetën e përditshme. Vargu "Edhe një çadër e vogël, m’i ngatërron mendimet" shfaq ndjesinë se gjërat më të vogla mund të shkaktojnë konfuzion dhe shqetësim në mendjen e individit, gjë të cilën e kemi përjetuar pothuaj të gjithë. Kjo pasqyron mënyrën se si ekzistencialistët ndjejnë se jeta e përditshme është e mbushur me situata që nuk kanë një kuptim të qartë dhe që sfidojnë racionalitetin tonë.

Përkohshmëria dhe ndryshimi i vazhdueshëm janë gjithashtu elemente të ekzistencializmit. Vargu "dhe lejlekët e vegjël, që këmbehen gjithnjë" sugjeron një ndjenjë ndryshimi dhe lëvizjeje. Lejlekët, që janë simbol i udhëtimit dhe ciklit të jetës, përfaqësojnë ndryshimin e pandalshëm dhe natyrën e përkohshme të ekzistencës. Imazhi i lejlekëve që “këmbehen gjithnjë” simbolizon përkohshmë-rinë e jetës njerëzore.

b)-Në kontekstin social vargjet"Edhe një çadër e vogël, m’i ngatërron mendimet, / dhe lejlekët e vegjël, që këmbehen gjithnjë." shprehin përzierje  përjetimesh perso-nale në mendimet dhe jetën e individit.“Çadra e vogël” dhe “lejlekët që këmbehen” simbolizojnë ndryshimet dhe shqetësimet që përballen njerëzit në jetën e përditshme, duke treguar gjendjen e pasigurisë dhe munge-sës së stabilitetit në shoqëri.

c)-Artistikisht, te këto vargje personifikimi i “çadrës së vogël” si një element që ngatërron mendimet shton një dimension poetik dhe emocional, duke bërë që lexuesi të ndjejë ndikimin e gjërave të vogla në përjetimet e përditshme, çka krijon një atmosferë intime dhe introspektive.

Simbolizmi i lejlekëve sjell  ndjenjën e ciklit të jetës dhe përkohshmërisë. Ata, duke qenë simbol universal i migrimit dhe ndryshimit, në poezi nënvizojnë idenë e lëvizjes së vazhdueshme dhe transformimit të jetës.

Imazheria është e fuqishme dhe evokuese, pse përdorimi i “çadrës së vogël” dhe lejlekëve krijon një skenë vizuale që është e lehtë për t'u përfytyruar dhe mbi të gjitha ngjall ndjenja të forta te lexuesi, duke ndihmuar në thellimin e lidhjes emocionale dhe intelektuale me poezinë.

Po ashtu, ritmi  poetik është i qetë dhe i qartë dhe forcon ndjenjën e reflektimit e meditimit, duke e bërë lexuesin të ndalet dhe të mendojë mbi kuptimin dhe ndjenjat që nxisin këto imazhe poetike.

IV)-Vargjet "Si t’ia bëj unë me diamantet e syve, / në këtë botë që po vjen?" shprehin dimensionet e ndjenjave të individit përballë botës që ndryshon vazhdimisht , duke ofruar një reflektim të fuqishëm mbi sfidat e ruajtjes së identitetit dhe vlerave personale në një mjedis të pasigurt dhe të pa parashikueshëm.

a)-Pyetja "Si t’ia bëj unë" shpreh ankth e pasiguri, që janë primare në ekziste-ncializëm, ku individët ndjejnë se janë të vetmuar e të brishtë përballë një bote pa siguri a garanci. Pyetja nënkupton një shqetësim për mënyrën se si individi mund të përballojë sfidat e ardhshme të jetës dhe të ruajë vlerat dhe identitetin e tij në këtë botë.

"Diamantet e syve" simbolizojnë thesaret shpirtërore që ne përfitojmë nga jeta. Diamantet, janë metaforë për shpirtin dhe ndërgjegjen njerëzore. Pyetja ngre shqetësimin për ruajtjen e këtyre aseteve shpirtërore në një botë që mund të jetë armiqësore ose indiferente ndaj vlerave tona. Pikërisht kjo pasqyron dilemën ekzistencialiste të mbrojtjes së identitetit përballë presioneve dhe ndryshimeve të jashtme.

Vargu "në këtë botë që po vjen" sugjeron pasiguri dhe frikë për të ardhmen. Ky aspekt i pyetjes përforcon temën ekzistencialiste të ankthit për të ardhmen, ku individët përballen me frikën e panjohurës dhe ndryshimit.

b)-Si një poezi sociale vargjet:"Si t’ia bëj unë me diamantet e syve, / në këtë botë që po vjen." pyetja interpretohet si një kritikë ndaj një shoqërie që nuk i vlerëson ose mbështet individët dhe aspiratat e tyre.

c)-Artistikisht, këto vargje janë të pasura pse: përdorimi i "diamantet e syve" është një metaforë e fuqishme që simbolizon pasuritë shpirtërore dhe vlerat e individit. Ky simbolizëm e bën pyetjen më të ndjeshme dhe evokuese, duke theksuar rëndësinë e asaj që përfaqësojnë sytë dhe shikimi në kontekstin e jetës dhe identitetit personal. Struktura e pyetjes retorike krijon një ndjenjë të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë shqetësimi dhe pasigurie, duke bërë që lexuesi të ndalet dhe reflektojë mbi kuptimin e saj dhe sfidat që ngre, duke thelluar lidhjen emocionale dhe intelektuale me poezinë.

"diamanteve të syve" shfaq një imazh vizual dhe emocional, që është në kontrast me ndjenjën e pasigurisë për botën e ardhshme, element i theksimit të tensionit ekzistencial midis vlerave personale dhe sfidave të jashtme.

Ritmi dhe struktura e vargut janë gjithashtu të rëndësishme për efektin e tyre artistik. Ritmi dhe struktura e qetë dhe reflektive e bën pyetjen më të fuqishme dhe më ndikuese, duke e ftuar lexuesin të mendojë dhe të reflektojë mbi temat e ngritura.

Në këtë mënyrë, poezia ndërthur mjeshtërisht elementet e ekzistencializmit (poetike e filozofike) me një kritikë të qartë sociale, duke krijuar një pasqyrim të ndjeshëm dhe të fuqishëm të realitetit njerëzor, gjë që na shtyn të pohojmë se krahas tiparit simbolik dhe metaforik, poezia ka dhe elemente realistë. Kombinimi i këtyre elementëve bën që poezia të jetë jo vetëm e bukur estetikisht, por edhe e pasur në kuptim dhe e frymëzuar filozofikisht.

V-Poezia "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër" nga Natasha Lako përmban dy elementë të rëndësishëm në krijim: mendimin filozofik dhe frymëzimin artistik, të cilat ndërthuren për të krijuar një poezi të pasur artistikisht dhe plot ndjenja, që fton lexuesin të reflektojë dhe të ndjejë thellësisht. E quajmë të nevojëshme ta shohim dhe këtë dukuri për arsye se Natasha Lako shpesh është  cilësuar si një poete e mendimit të mbyllur, gati të errët, gjë që kjo poezi me shkëlqimin dhe qartësinë e saj e rrëzon. Le ti shohim këto dy element, të pranishëm gati në gjithë krijimtarinë e saj.

a)-Elementi i nendimit:

Poezia shpreh mendime të thella filozofike që lidhen me ekzistencën dhe kuptimin e jetës, aspekt filozofik ky që shprehet qartë qysh në vargun e parë, "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër," ku autorja sugjeron nevojën për një ndryshim rrënjësor dhe për të gjetur një realitet të ri, kërkesë kjo që pasqyron ndjenjën e pakënaqësisë me botën aktuale dhe dëshirën për një ekzistencë më të drejtë dhe më të përmbushur.

Vargjet "thoshin shirat, ndërrohen edhe çadrat një nga një, / njerëzit ngrohin frymën me fatin e tyre," reflektojnë përkohshmërinë dhe ndryshueshmërinë e jetës dhe ilustrojnë se si individët përballen me sfidat e përditshme dhe përpiqen të gjejnë ngushëllim në një botë të paparashikueshme, duke shfaqur reflektim mbi natyrën e përkohëshme të jetës dhe përpjekjet e individëve për stabilitet dhe kuptim në atë, tema këto të mendimit filozofik, të cilat në analizën tonë i paraqitëm për çdo varg, por ajo që duam të shtojmë është fakti se thellësia e mendimit filozofik të poetes është shtegu ku ecën drejt suksesit poezia e saj.Çuditërisht, përkundër idesë së  hedhur se  poezia e saj ‘mërmërit” në errësirë, e parë në këndvështrimin e duhur filozofik, kjo poezi e vogël komunikon shumë pasi përmban një pohim jete. Një mendim të tillë filozofik në shërbim të poezisë e gjejmë te poetë të nivelit botror dhe sinqerisht duhet të gëzohemi që e kemi te shtrati (lumor) ku rrjedh vargu i saj.

b)-Elementi i frymëzimit:

Poezia përmban elemente të forta të frymëzimit, duke përdorur gjuhë poetike dhe simbole që ndezin imagjinatën dhe ndjenjat e lexuesit. Vargu "Edhe një çadër e vogël, m’i ngatërron mendimet, / dhe lejlekët e vegjël, që këmbehen gjithnjë," krijon një imazh të qartë, të gjallë dhe fin, që është një produkt frymëzimi i poetes.

Vargjet "Si t’ia bëj unë me diamantet e syve, / në këtë botë që po vjen" përmbajnë një metaforë të fuqishme, ku "diamantet e syve" janë një figurë e bukur artistike, ardhur në penën e poetes si pasojë e shpërthimit momental të frymëzimit poetik. Kjo pyetje thekson tensionin midis vlerave të brendshme dhe një bote që është vazhdimisht në ndryshim, dhe është shprehur artistikisht në një kontrast të fuqishëm që rezonon thellë me lexuesin.

Pra, poezia "Kërkohet urgjentisht një univers tjetër" e Natasha Lako-s ndërthur mendimin filozofik dhe frymëzimin artistik për të krijuar një vepër të pasur dhe të thellë poetike, ku mendimi filozofik trajton temat e ekzistencës, përkohshmërisë dhe kërkimit për kuptim, ndërsa frymëzimi artistik përdor gjuhë poetike dhe simbole të fuqishme për të zgjuar ndjenjat dhe imagjinatën e lexuesit. Kjo ndërthurje e bën poezinë një reflektim të thellë dhe një përvojë estetike të pasur dhe të admirueshme.

 

Sarandë, më qershor 2024

 

KËRKOHET URGJENTISHT NJË UNIVERS TJETËR

Kërkohet urgjentisht një univers tjetër,

thoshin shirat, ndërrohen edhe çadrat një nga një,

njerëzit ngrohin frymën me fatin e tyre.

 

Edhe një çadër e vogël, m’i ngatërron mendimet,

dhe lejlekët e vegjël, që këmbehen gjithnjë.

 

Si t’ia bëj unë me diamantet e syve,

në këtë botë që po vjen.

 

Nga vëllimi me poezi “Kundërpërfytyrimi”, Toena 2016

 

 

 

 

 

Thursday, 6 June 2024

 

HARRESA E URAVE

 

Nga Timo Mërkuri

Qysh në leximin e titullit të poezisë së Odise Kotes "Ura e Zonjës"çuditërisht m’u  faneps në mendje kështjella e Gjirokastrës, emrin e të cilës legjenda e lidh me princeshën Argjiro,jo aq me pretendimin e realitetit se sa si dëshmi e një nderimi të lartë që qyteti i jep femrës, përkundër dokeve kanunore shtypëse për atë. Kështjella si simbol i pushtetit vertikal autokratik, flet për histori luftërash të gjata dhe të ashpra, sundime , dhunë e burgje, por pavarësisht kësaj ngjyre gri, ajo ka hyrë në këngë, fotografi e piktura bashkë me legjendën e "Argjiros", princesha që hidhet nga shkëmbi bashkë me foshnjën për të mos rënë robinjë e turqve, prania e së cilës e zbut pak grinë  e kështjellës, ashtu si prania e një femre në një ambient burrash e zbut vrazhdësinë e gjuhës së tyre. Fakti që Argjiroja është thjeshtë një legjendë jo vetëm që nuk ja ul vlerën, por e legjendarizon  ndjenjën e nderimit dhe të vlerësimit të femrës në kombin tonë. Këtë e përforcon edhe emri  “Rozafa” i kështjellës tjetër në veri e cila, po sipas legjendës, vetë sakrifikohet për ndërtimin e saj, duke nënkuptuar se vetësakrifi-kohet për formimin e identitetit të kombit tonë. Duket sikur femrën shqiptare Zoti e ka krijuar jo nga brinja e burrit por nga legjendat, për t'u dhënë jetë e kuptim atyre, sepse nuk është e rastësishme që ato (legjendat) janë për femra që vetë sakrifikohen në themele urash dhe kështjellash. Odise Kote duket sikur e shmang me ndërgjegje kështjellën, prandaj te romani “Funerali i hijes” ve në gojën e personazhit Petro mendimin që të lëvizet kështjella nga vendi sepse pengon shikimin në horizonte, pra duhet të zhvendoset kështjella në një vend diku tjetër që qyteti të ketë hapësirë drite. Mendimi është tepër i qartë, të shtohen urat që lidhin qytetin me krahinat e më tutje.

I-Odise Kote nuk merret me kështjellën, thua kjo anije-kështjellë që dikur, në kohëra që s’mbahen mend, përjetoi një ngecje  në majë të shkrepit shkëmbor  si pasojë e tërheqjes së beftë të ujërave mbi të cilat lundronte nga ndonjë tronditje sizmike Poetit sikur  nuk i intereson kështjella dhe ajo që përfaqson, prandaj e le aty dhe qysh në vëllimin e parë poetik, shkruan poezinë për "Urën e Zerzebilit", mbi motivin e njohur që pikon lotë: "Mu tek ura e Zerzebilit/ Hanushe bil e Bakirit/Të vrau plumb i qafirit/Pse hoqe perçen e sirit". Si për ta plotësuar këtë synim, shkruan romanin fin "Ura e Margaritës" dhe më tejë mediton mbi baladën e murrimit të nuses së vogël te Ura e Kordhocës me atë mbylljen tronditëse: "... Unë s’qaj se mbeçë pa grua / Po qaj për vëllezërinë / Që më bënë pabesinë". Është e natyrshme të merresh me 36 urat që ka Gjirokastra, njera më e bukur se tjetra edhe pse kështjellat tona nuk e kanë atë bukurinë e kështjellave europiane, si pasojë e gjyleve që kanë hedhur mbi ato luftërat e shpeshta, por për urat, aha, këtu ndalemi pak. Urat tona të vogla, me atë ngjyrë guri, që duken për së largu si lule të mbira në plasaritjet e shkëmbinjve, janë të bukura si ëndërra në prag mëngjesi, janë të gjalla si vajza në adoleshencën e parë që të robërojnë me sytë e tyre të rëmbushur me pak lagështirë vese. Të mbetet në kujtesë Ura e Gjakone që lidh Dunavatin me Lazaratin nga sipër, Urat e Mëdha (akuadukti ajror) mbi të cilën kalon ujësjellësi që furnizonte kështjellën,unike jo vetëm në Ballkan Ura e Ficove pranë shtëpisë së Kadaresë, Ura e Dervish Beut në Cfakën e poshtme, sa për të përmendur disa nga 36 që janë gjithsej

Te poezia “Ura e Zonjës” e Kotes, ndonëse ka një atmosferë legjende, nuk kemi të bëjmë me murime nusesh në themele kështjellash dhe urash, as me vrasje vajzash që heqin “perçen e sirit”, këtu kemi të bëjmë me një Zonjë (me “Z” të madhe) që ecën mbi një urë si një “ëndërr”, e cila është emërtuar nga populli  “Ura e Zonjës”, sigurisht në respekt të saj. (Ky emërtim na kujton se ne vitin 1924, Këshilli i Bashkisë Gjirokastër miratoi "Dekretin e Zonjërisë, ligj qe detyronte burrat të respektonin gratë dhe ato kishin të drejta njësoj si parizienet). Për titullin “Ura e Zonjës” nuk arritëm ta pyesim poetin, madje as për identitetin e kësaj “Zonje” se menjëherë na ndihmon gazetarja Aida Shtino, një tjetër gjirokastrite e nderuar, e cila sqaron se: "Është quajtur 'Ura e Zonjës' për shkak se u ndërtua nga një zonjë dhe kjo ishte kontesha daneze, gruaja e Mufit Bej Libohovës, Zonja Olga Schëeitzer Libohova, e cila mbas vdekjes së Mufit Bej Libohovës u quajt Zonja e Libohovës. Ajo kontriboi shumë për Libohovën". Një konteshë suedeze e martuar me një bej libohovit, këtu fantasia merr krahë e fluturon nëpër ëndrrat rozë, që sigurisht kalojnë nga kjo urë, e cila domosdo do ketë ndonjë sekret dashurie, nga ato që lenë pa gjumë vajzat. Sa shumë ura-asete simbolike ka Gjirokastra?. Tu tregosh turistëve këtë urë të një konteshe suedeze, ju siguroj unë se do hutohen dhe më pas do kërkojnë historinë e dashurisë së saj me beun libohovit. Le më po t’u flasësh për historinë e dashurisë së vrarë të ura e Zerzebilit, lotët do t’u rrjedhin poshtë urës dhe do jenë gati të financojnë ndërtimin e një statuje të “Hanushe-s bil e Bakirit” në mos edhe restaurimin e Urës së Zerzebilit, jo si një Urë të Psherëtimave, por si një urë të dashurisë së vrarë. Dëgjoni ju djem  gjirokastritë, mos i harroni kurrë Hanushet e vrara apo të qortuara pse ju dashuruan juve, ato mbartin përjetësinë dhe universalitetin e dashurisë ku është gdhendur emri juaj.

II- Poezia "Ura e Zonjes" nga Odise Kote përdor dy simbole kryesore: urën dhe Zonjën. Këto simbole janë thelbësore për të shprehur tematikat e lidhjeve ndërmjet njerëzve, kohëve, sakrificës, vuajtjes, dashurisë dhe mikpritjes. Në vijim, le të analizojmë secilin simbol veçmas, duke u fokusuar në elementet dhe ndikimet e tyre.

a-Simboli i Urës

Ura simbolizon lidhjet ndërmjet njerëzve dhe kohëve,mënyrën se si njerëzit dhe brezat lidhen me njëri-tjetrin. Ajo përfaqëson një strukturë që mundëson kalimin nga një gjendje në tjetrën, duke krijuar një lidhje mes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes. Në vargjet: "Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë,/ sa shekujt të thirrën - ura e zonjës?", ura shfaqet si një vend ku koha dhe hapësira bashkohen, duke u bërë një pikë takimi për përvojat njerëzore.

Ura është gjithashtu një simbol i transformimit dhe kalimit nga një fazë e jetës në tjetrën. Kjo mund të interpretohet si një proces i rritjes personale, përvojës dhe zhvillimit. Në poezinë e Kotes, ura përfaqëson mundësinë e ndryshimit dhe të evolucionit të ndjenjave njerëzore, duke i lejuar individët të lëvizin përpara dhe të kapërcejnë sfidat e tyre. Vargjet:"Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë,/sa shekujt të thirrën - ura e zonjës?"theksojnë kalimin përmbi urë, që përfaqëson kalimin përmes kohës dhe përvojave të ndryshme. Akti i kalimit përmbi urë simbolizon procesin e rritjes dhe zhvillimit personal, ku individi përballet dhe kapërcen sfidat e jetës. Ura, në këtë kontekst, është një mjet për të shfaqur rrugën e transformimit dhe për të kaluar nga një fazë e jetës në tjetrën.

b)-Simboli i Zonjës

Zonja në poezi është një simbol i sakrificës dhe vuajtjes. Vargjet "Në ç'prita e zjarre shkoi këmbë e vogël,/ në ç'tehe prese, përgjuar me plumb" tregojnë se ajo ka kaluar nëpër shumë sfida dhe sprova dhe kjo është e natyrëshme. Të vijë një konteshë nga Suedia dhe të bëhet nuse në një skaj të humbur të Perandorisë Turke, kjo është më shumë se sakrificë. Kjo është Dashuri. Kjo Dashuri e konteshës  që hyri në kujtesën e popullit tonë sin ë legjenda si Zonjë është një pasqyrë e forcës dhe qëndrueshmërisë së saj, duke treguar se për të ndërtuar dhe mbajtur lidhjet ndërmjet njerëzve, shpesh kërkohet përballje me vuajtje dhe sakrifica të mëdha.

Zonja gjithashtu simbolizon dashurinë dhe mikpritjen. Vargjet "Mos vallë trupi yt u zgjat nêpër lumë,/ për të ftuar dashnorët e botes...?" sugjerojnë që ajo është një figurë që fton dhe mirëpret njerëzit nga kultura dhe vende të ndryshme. Ajo përfaqëson një hapje dhe një dëshirë për të ndërtuar ura mes njerëzve, duke krijuar një mjedis ku dashuria dhe mirëkuptimi mund të zhvillohen. Sigurisht që fjala “dashnorët” ( e botës) nuk duhet lexuar në kontekstin literal.

Zonja është edhe një simbol i ndjenjave dhe përvojave njerëzore, ajo përfaqë-son dashurinë, dhimbjen dhe përjetimet që ndikojnë dhe formojnë jetën e individëve. Vargjet "Ku u dha dhe u tret ajo puthja fatale,/ që si gjarper pickon ende në brinjë?" tregojnë për një dashuri të humbur dhe dhimbje të papërmbushura që ende ndihen, duke e bërë Zonjën një simbol të përvojave të përjetshme që ndikojnë në thellësinë e shpirtit njerëzor. Sa vajza vallë do kenë ëndërruar

përjetimet e saj?

Ndikimet e simboleve

a1)-Lidhjet ndërmjet njerëzve dhe kohëve janë thelbësore në këtë poezi. Ura simbolizon mënyrën se si brezat dhe individët lidhen me njëri-tjetrin përmes përvojave dhe ndjenjave të përbashkëta. Kjo lidhje kalon përtej kohës dhe hapësirës, duke bërë që çdo përvojë njerëzore të jetë e ndërlidhur dhe e ndikuar nga e kaluara dhe e ardhmja. Ura shfaqet si një vend ku koha dhe hapësira bashkohen, duke krijuar një pikë takimi për përvojat njerëzore. Kjo simbolikë tregon se njerëzit janë të ndërlidhur në mënyra të padukshme, por të thella dhe domethënëse,. Psh vargjet: "Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë,/sa shekujt të thirrën - ura e zonjës?" na bëjnë të reflektojmë mbi rëndësinë e urës si një simbol i lidhjeve ndërmjet njerëzve, duke paraqitur atë si një vend ku koha dhe hapësira bashkohen. Në këtë mënyrë, ura përfaqëson një pikë takimi për përvojat njerëzore, një vend ku brezat dhe individët lidhen me njëri-tjetrin përmes përvojave dhe ndjenjave të përbashkëta. Me këtë simbolikë, poeti shpreh idenë se lidhjet njerëzore janë të ndërlidhura në mënyra të thella dhe domethënëse, duke kaluar përtej kohës dhe hapësirës.

Kalimi dhe transformimi janë gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i simbolit të urës. Ajo përfaqëson një strukturë që mundëson kalimin nga një gjendje në tjetrën, duke krijuar mundësinë e ndryshimit dhe evoluimit të përvojave dhe ndjenjave njerëzore. Në këtë poezi, ura përfaqëson mundësinë e transformimit personal dhe të rritjes. Ajo na kujton se procesi i kalimit përmes sfidave dhe përvojave të ndryshme është thelbësor për zhvillimin tonë si individë dhe si shoqëri. Kjo simbolikë nënvizon rëndësinë e të qënit të hapur ndaj ndryshimit dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja për të arritur një zhvillim të plotë personal. Psh vargjet: “"Në ç'prita e zjarre shkoi këmbë e vogël, / në ç'tehe prese, përgjuar me plumb./Qorr qorrimi, lëngatë e tejngopur,/ djegur, përzhitur, i gjithi shkrumb."na bëjnë të reflektojmë mbi procesin e kalimit dhe transformimit në jetën njerëzore. Ura është paraqitur si vendi ku koha dhe hapësira bashkohen, duke lejuar përvojat njerëzore të përshfaqen në një kontekst më të gjerë dhe të thellë. Duke përballuar sfidat dhe përvojat e ndryshme, individi kalon nga një gjendje në tjetrën, duke përjetuar transformimin personal dhe zhvillimin shoqëror. Kjo simbolikë thekson rëndësinë e të qenit të hapur ndaj ndryshimeve dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja, për të arritur një zhvillim të plotë personal dhe shoqëror.

b1)-Zonja si simbol ndikon në thellimin e kuptimit të sakrificës, vuajtjes dhe dashurisë në jetën njerëzore. Ajo na kujton për rëndësinë e mikpritjes dhe të hapjes ndaj të tjerëve, duke krijuar një mjedis ku lidhjet mund të zhvillohen dhe forcohen. Përmes përvojave dhe ndjenjave të saj, Zonja na nxit të reflektojmë mbi përvojat tona dhe të vlerësojmë sakrificat që bëhen për të ndërtuar një jetë të përbashkët dhe të plotë.Psh vargjet: "Ku u dha dhe u tret ajo puthja fatale,/që si gjarper pickon ende në brinjë?"shfaqin në mënyrë të qartë ndjenjat e sakrificës, vuajtjes dhe dashurisë që përjeton Zonja në poezinë e Kotes. Përmes këtyre vargjeve, ne shohim se Zonja është një simbol i një dashurie të humbur dhe një vuajtjeje të papërmbushur, por që ende vazhdon të ndiejë dhimbje në brinjë. Ky pasazh përforcon idenë e sakrificës dhe vuajtjes që shpesh shoqërojnë dashurinë dhe lidhjet njerëzore. Në të njëjtën kohë, ai na inkurajon të reflektojmë mbi rëndësinë e mikpritjes dhe të hapjes ndaj të tjerëve, duke krijuar një mjedis ku lidhjet mund të zhvillohen dhe forcohen. Përmes përvojave dhe ndjenjave të saj, Zonja na inkurajon të vlerësojmë sakrificat që bëhen për të ndërtuar një jetë të përbashkët dhe të plotë.

Pra, poezia "Ura e Zonjës" nga Odise Kote përdor simbolet e urës dhe Zonjës për të eksploruar dhe theksuar temat e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe kohëve, sakrificës, vuajtjes, dashurisë dhe mikpritjes. Këto simbole krijojnë një poezi të pasur dhe të ndërlikuar, e cila na fton të reflektojmë mbi përvojat dhe ndjenjat tona, dhe mbi mënyrat se si ne ndërtojmë dhe mbajmë lidhjet me të tjerët.

III- Poezia "Ura e Zonjes" nga Odise Kote është një poezi simbolike e metaforike, që përdor  imazhe e simbole të fuqishme për të shprehur ndjenja dhe mendime të thella.

Simbolika e urës dhe Zonjës është thelbësore në këtë poezi. Siç shpjeguam më sipër Ura përdoret si simbol për lidhjet ndërmjet njerëzve dhe kohëve, si një mjet për të kaluar nga një gjendje në tjetrën, ndërsa Zonja është një simbol për sakrificën, vuajtjen, dashurinë dhe mikpritjen, duke lidhur përvojat dhe ndjenjat njerëzore me kuptime më të thella dhe universale.

Metaforat e sakrificës dhe vuajtjes janë të pranishme në vargje të tilla si "Në ç'prita e zjarre shkoi këmbë e vogël,/ në ç'tehe prese, përgjuar me plumb." shfaqin sakrificat dhe vuajtjet e Zonjës, duke e bërë atë simbol të qëndrueshmërisë dhe forcës përballë sfidave.Pra edhe metafora është në funksion të simbolikës.

Elementet imazhiste janë të dukshme në poezinë "Ura e Zonjes." Përshkrimet e gjalla dhe të detajuara të vuajtjeve dhe ndjenjave, si p.sh. "djegur, përzhitur, i gjithi shkrumb" dhe "që si gjarper pickon ende në brinjë," ndihmojnë lexuesin të vizualizojë dhe ndjejë intensitetin e përvojave, duke i shërbyer simbolikës së poezisë.

Ndërsa ka përshkrime të sakrificave dhe vuajtjeve që mund të kenë një bazë realiste, poezia në tërësi nuk fokusohet në përshkrime të realitetit pasi ajo i shpreh idetë dhe ndjenjat duke përdorur simbole dhe metafora. Ndaj themi se kjo poezi është simbolike dhe metaforike me elemente imazhiste dhe realiste.

IV-Poezia "Ura e Zonjës" nga Odise Kote, për nga koloriti duket sikur është një fragment legjende, ndaj themi se mbështetet në bazë të fortë tradicionaliteti poetik, duke evokuar motive dhe figura të njohura nga tradita dhe kultura shqiptare, si:

a)-Përdorimi i figurës së gruas si një simbol i nderimit dhe sakrificës shihet te vargjet: “Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë,/sa shekujt të thirrën - ura e zonjës?” pasi gruaja është shpesh një figurë qendrore në traditën poetike shqiptare, këngë, mite e balada duke simbolizuar virtyte të larta si nderi, sakrifica dhe qëndrueshmëria. Te kjo poezi, ajo është e përjetësuar në kujtesën historike dhe nderohet për rolin e saj. Kjo thirret “Ura e Zonjës” Kështjella thirret “ e Rozafës”.

b)-Motivet e klithmave dhe tmerrit, të lidhura me vuajtjet (si në balada): “Ç’klithma, tmerre, mbytur në lumë,/të shkulin egërsisht mend’t e kokës”duke evokuar vuajtjet dhe tragjeditë që janë pjesë e histories, baladave ( e murrimit) e legjendave shqiptare, të cilat theksojnë përvojat e dhimbshme të popullit nëpër shekuj.

c)-Sakrificat dhe sfidat e përjetuara nga gruaja shfaqen te vargjet:”Në ç'prita e zjarre shkoi këmbë e vogël,/në ç'tehe prese, përgjuar me plumb./Qorr qorrimi, lëngatë e tejngopur, /djegur, përzhitur, i gjithi shkrumb”. Jo më kot i përmendëm baladat dhe legjendat në krye të shkrimit, te kjo poezi përshkrimi i sakrificave dhe sfidave të përjetuara nga gruaja reflekton një motiv tradicional të qëndresës dhe vuajtjes, i cili është i pranishëm në shumë vepra poetike dhe folklorike shqiptare.

ç)-Kudo ku ka një femër ka një dashuri dhe puthje fatale, e cila “pickon ende në brinjë”, si te vargjet: “Ku u dha dhe u tret ajo puthja fatale, /që si gjarper pickon ende në brinjë?/S’gjetën shpëtim në balada, në vaje,/çfarë s’dinë të gjorët, ose dinë gabim…?” pse dashuria “fatale” dhe pasojat e saj janë tema të njohura në baladat dhe legjendat shqiptare. Këtu, poeti përfshin këtë motiv për të lidhur poezinë me traditën e pasur të tregimeve romantike dhe tragjike.Kujtoni “Rapsodi e një poeme arbëreshë” të De Radës.

d)-Lidhja e gruas me urën si simbol i ndërlidhjes dhe bashkimit, shprehur në sa e sa balada, shihet te vargjet:”Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë,/sa shekujt të thirrën - ura e Zonjës?” ku kjo lidhje midis gruas dhe urës reflekton një simbolikë tradicionale të ndërlidhjes dhe bashkimit mes njerëzve dhe brezave, një motiv i pranishëm në kulturën shqiptare. Këto vargje dhe motive tregojnë se poezia "Ura e Zonjës" është e rrënjosur në traditën poetike shqiptare, duke përdorur figura dhe tema të njohura për të nderuar historinë, kulturën dhe përvojat e popullit shqiptar dhe duke ndërtuar mbi këtë tradicionalitet një modernitet të ri shkëmbimesh  e bashkëpunimesh mes njerëzve e kombeve. Urat gjithmon bashkojnë, muret ndajnë.

IV- Poezia "Ura e Zonjës" e Odise Kotes, ndonëse me një motiv disi tradicional dhe me vargje gati tradicionale, është një poezi moderne që përfshin elemente të modernizmit, veçanërisht ato të postmodernizmit. Kjo vepër ndërthur motive tradicionale si ura dhe figura e gruas, të cilat janë të rëndësishme në kulturën dhe historinë shqiptare, duke i sjellë në një kontekst të ri përmes një stili dhe strukture moderne. Kjo ndërthurje e tradicionales me modernen është një nga karakteristikat kryesore të postmodernizmit.

Një nga elementet e rëndësishëm të postmodernizmit që shfaqet në poezi është dekonstruksioni i mitit dhe historisë. Kote luan me mitet dhe legjendat tradicionale duke i dekonstruktuar dhe rikontekstualizuar ato për të reflektuar mbi gjendjen bashkëkohore. Për shembull, figura e gruas në vargjet "Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë, /sa shekujt të thirrën - ura e zonjës?" është njëkohësisht një simbol historik dhe një figurë që pasqyron sfidat dhe vuajtjet moderne. Kjo prirje për të dekonstruktuar dhe rikonceptuar mitet dhe legjendat është tipike për postmodernizmin.

Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e postmodernizmit që gjejmë në poezinë e Kotes është përdorimi i ironisë dhe ambiguitetit. Vargjet "Ç’klithma, tmerre, mbytur në lumë, /të shkulin egërsisht mend’t e kokës." kanë një ndjenjë dykuptimësie dhe ambiguiteti që kërkojnë lexuesin të interpretojë dhe të reflektojë më thellë. Kjo ndihmon në krijimin e një shtresimi të kuptimit që është tipik për poezinë postmoderne.

Struktura e vargjeve në "Ura e Zonjës" nuk ndjek domosdoshmërisht format tradicionale të rimës dhe ritmit, duke i dhënë një ndjesi të lirisë dhe inovacionit. Psh, në vargjet "Në ç'prita e zjarre shkoi këmbë e vogël,/ në ç'tehe prese, përgjuar me plumb." nuk ndihet një strukturë e rregullt ritmike, duke krijuar një ndjesi të lirisë shprehëse. Kjo thyerje e formave tradicionale dhe eksplorimi i mënyrave të reja të shprehjes është një tjetër aspekt i rëndësishëm i modernizmit dhe postmodernizmit.

Poezia trajton tema të thella të identitetit kulturor dhe historik, duke reflektuar mbi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare dhe historinë e saj. Ky reflektim mbi identitetin është një karakteristikë kyçe e letërsisë moderne dhe postmoderne, ku autorët shpesh eksplorojnë dhe sfidojnë konceptet tradicionale të identitetit dhe kulturës. Kjo shihet në vargjet "Ku u dha dhe u tret ajo puthja fatale,/ që si gjarpër pickon ende në brinjë?/ S’gjetën shpëtim në balada, në vaje,/ çfarë s’dinë të gjorët, ose dinë gabim…?"

Në përmbledhje, "Ura e Zonjës" e Odise Kotes i qaset rrymës postmoderniste përmes ndërthurjes së tradicionales dhe modernes, dekonstruksionit të miteve, përdorimit të ironisë dhe ambiguitetit, thyerjes së formave tradicionale dhe reflektimit të thellë mbi identitetin dhe kulturën. Këto elemente e bëjnë poezinë një shembull të shkëlqyer të modernizmit bashkëkohor në letërsinë shqiptare dhe Odise Koten një poet të dëshiruar dhe të mirëpritur me krijimet e tij.Dhe mos harroni urat e Gjirokastrës, të cilat, ju fton poeti ti vizitoni.

 

Sarandë, më  qershsor 2024

 

Odise Kote

Ura e Zonjës ...

Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë,

sa shekujt të thirrën - ura e zonjës?

Ç’klithma, tmerre, mbytur në lumë,

të shkulin egërsisht mend’t e kokës.

 

Në ç'prita e zjarre shkoi këmbë e vogël,

në ç'tehe prese, përgjuar me plumb.

Qorr qorrimi, lëngatë e tejngopur,,

djegur, përzhitur, i gjithi shkrumb.

 

Ku u dha dhe u tret ajo puthja fatale,

që si gjarper pickon ende në brinjë?

S’gjetën shpêtim në balada, në vaje,  

çfarë s’dinë të gjorët, ose dinë gabim…?

 

Je grua a ëndërr që shkel përmbi urë,

sa shekujt të thirrën - ura e zonjës?

Mos vallë trupi yt u zgjat nêpër lumë,

për të ftuar dashnorët e botes...?

 

V. O - Ura e Zonjës, udhës për në Labovën e Kryqit.