LEXIMI IDENTITAR I MËRKURIT
Analizë
Nga
Fatmir Terziu
100 vitet e Pavarësisë
Timo Mërkuri i sjell në një kënd tjetër. Në një kënd që ravijëzon traumat
epokale, mes fjalës së shkruar e të folur, mes një arti që në vetvete sjell
norma të reja dhe të këndshme leximi tek “Epoka që verbon poetët”. Kjo epokë që
sjell dritë në syrin e poetëve, dhe këtë dritë më tej e linçon metafora e
verbërimit. Ajo verbëri në stilin tjetër të shkrimit që lexohet si traumë
poetike. Trauma është në vetvete një eksperiencë troshane. Një arsye që të
krijon trazira përshpirtjeje. Një dalldisje e brendshme e kërcënuar nga lotët
që dalin dhe s’dalin. Dhe në gjithë këtë lëvizje metafizike, trupi është ai që
i kapërcen të gjitha. Në një metafizikë të tillë janë vetë epokat. Po “Epoka që verbon poetët” e shkrimtarit, poetit dhe
hulumtuesit sarandiot Timo Mërkuri, a është pjesë e kësaj metafizike? Pikërisht
këtë do të sqarojmë për lexuesin e më gjerë në këtë analizë të cilën e shoh si
një fragment lidhëzor në tranzitin e kohërave, epokës, eksperiencës,
identitetit dhe teorisë kritike. Në librin më të ri të autorit trauma është një
koncept jo i drejtpërdrejtë, por një nocion që varion dhe shfaqet mes vajit në
një përsiatje rreth librit “Pse qanë kuajt e Akilit” të Vaso Toles, ose më saktë në një
këndvështrim tejet adekuat të autorit Mërkuri. Sepse jo më kot Mërkuri e gjeti
këtë perceptim të gjerë në mes dëshmisë së tij të hershme se “Përkundër
hamendjes së përgjithshme për vajtimin, unë ju them se ka dhe ai bukurinë e
tij, finesën dhe elegancën.” Pra vajtimi në letrat hulumtuese të Mërkurit, po
aq edhe në këtë libër është, një traumë e lexuar artistikisht mes tradicionales
në art-kulturën e popullit që diti të lexojë dhimbjen në art, por edhe në një
kënd të veçantë, ku vetë vajtimi lexohet si art-kulturë.
Ndoshta mendohet që
s’ka patur ndonjë këshillë apo ndonjë arsye për një fill të fijëzuar
shkencërisht në këndin e vajtimit. Si i tillë ai nuk do të thotë se nuk ka qenë
‘i organizuar’ në sensin e tij më të qartë. Për këtë mjafton të shohësh e lexosh
mendimin e Mërkurit që të plotësosh thelbin: “Kaq thellë ka hyrë në jetën tonë
vajtimi me ligje i nënave tona vajtore, ai rënkim vaji i pambarim nëpër ksodhe,
që identifikohet me gërmën “ë”, sa që jemi ndoshta i vetmi komb në botë, që e
kemi mbartur këtë rënkim edhe te alfabeti. Vini re shqiptimin e gërmave të
alfabetit të shqipes, p.sh bashkëtingëlloret b(ë)…c(ë)… t(ë),…m(ë),..n(ë) etj,
të cilat përfundojnë me atë gërmën “ë”
rënkuese të vajtoreve.”. Dhe
kështu ‘Loti
i shndërruar në …verë’ i Mërkurit mes gati njëzetë pikave na sqaron
më së miri në këtë libër se loti i traumatizuar është një lidhje me Zotin dhe
rrugën e tij, është brenda verës, brenda vetë kësaj lidhjeje në ‘një nivel të
paarritshëm artistik’.
Në këtë libër
shqetësimi artistik i Mërkurit është edhe tek memorja, tek koncepti i saj që
sjell pasqyrën e identitetit shqiptar. Ai me esenë e tij “Jan Kukuzeli nuk ka
kënduar… labçe”, i kundërvihet teorive të dala në këto kohë, u jep
përgjigjen e duhur studiuesve vendas dhe të huaj, kryesisht fqinjëve tanë, që
në sferat e studiuesve të iso-polifonisë në veçanti dhe të këngës popullore në
tërësi, ‘po qarkullon një tezë, e bukur dhe mikluese në dukje, por që për
mendimin tim, jo vetëm që nuk qëndron, por është thjesht shtrembërim i së
vërtetës, dhe si pasojë, është e dëmshme’. Sipas Mërkurit në këtë ese ‘Jan
Kukuzeli, gjeni i kombit tim, shenjtor i ortodoksisë, emër që i bën nder vendit
tim me gjeninë e tij…nuk ka kënduar …labçe.’ Arsyen ai e shpjegon në disa fakte
argumentuese dhe më tej shton se Kukuzeli nuk është autori i iso-polifonisë,
nuk është ai zhvillues i saj dhe as mbështetës i saj. Siaps tij ai është gjeni
në …liturgjinë dhe në himnografinë
kishtare, por jo në iso-polifoni. Dhe smë qartë sipas autorit “Arsyeja
që më detyroi të merresha me këtë temë, është fakti se, duke ia veshur Jan
Kukuzelit meritën e lindjes, zhvillimit dhe përparimit të iso-polifonisë, bëhen
disa shtrembërime të së vërtetës, që të çojnë në konkluzione të gabuara, dhe të
dëmshme dhe më konkretisht.”
Shkallët e ndryshme të
leximit të faktorëve traumatikë mes ikjes dhe ardhjes metafizike të gjerave në
këmbim të miteve dhe identiteve autori i qartëson edhe tek një kritikë të
detajuar në një ndalesë rreth librit “ Guri i rëndë në vend të vet”, të Kristo
Çipës dhe grupit himarjot të drejtuar prej tij, “Në Himarë, ku dhe Zoti vjen i ftuar…”.
Këto shkallë leximi ndihen edhe në trokamën e lehtë të penës së Mërkurit në
gdhendjen e personazheve të lidhur me faktorë të identitetit, ku ai gjen Golik
Jaupin, të cilin e cilëson ‘Gjenerali të Këngës Labe’. Është i tillë për
Mërkurin në mjaft fakte, por me një arsye të fortë si kjo ‘I lindur në Bënçë,
një fshat i vogël, ose më saktë, një
fshat sa një lagje …fshati, por që
talenti i Golik Jaupit, ia rriti
famën sa …shtatë vilajete’ e bën këtë një vatër të ngrohtë të memorjes që
saktëson mjaft: “Nga të paktët artistë që i kthen me dinjitet borxhin ardheut
të tij, duke prezantuar nëpër botë pranverën magjike të shpirtit të popullit.
Dhe qetësisht vazhdon të jetojë në Bënçë, duke kullotur një tufë bagëtish, kur mijëra të tjerë, që e kanë
hijen e mëngjesit pak më të …vogël se një gërmë e emrit të tij, jetojnë luksin e vilave. Të harruar,
gjithsesi, ndërkohë që gjeneralin e kërkojnë çdo ditë e në çdo vend.”
Ndërsa pjesës së parë
autori Mërkuri i ngjiz edhe një bisedë filozofike të lënë në mes më autorin e
kësaj analize, ai kapërcen shkallën e parë dhe ia jep së dytës në një kapitull
që nis me “Sa e
bukur është gjuha jonë!” në një këndvështrim tejet të veçantë për librin poetik
“Hojëza
fryme” të Zimo Krutaj. Këtu shkalla lexuese e Timos largon padashje
qëllimin dhe qëllimi mbin apriori në vetvete: “Që gjuha shqipe është një ndër
gjuhët më të vjetra të botës, për t’u bindur, mjafton të klikoni në Google, në
andresën “Ëorld
languages tree”, ku do t’ju shfaqet menjëherë e ashtuquajtura “Pema
e gjuhëve”. Për të gjetur gjuhën shqipe, ju siguroj se nuk do të lodheni fare.
Është një degë e vetme, ku gjelbërojnë dy gjethe, fare pranë rrënjëve
indoevropiane të kësaj peme. Mbi të, kulpërohen plot degë e degëzime, shumica e
tyre plot filiza në rritje e plot gjethe, që bëjnë hije me kurorën e tyre mbi
të shkretën degë, me vetëm dy gjethe dialektesh të shqipes. Ama duke e parë
aty, degë e parë, shumë afër rrënjëve në raport me të tjerat, befas kuptova se
kjo “degë dygjethëshe”, shërben për t’u ngjitur lart, në kurorën e gjelbër dhe
për të parë si janë “frutat e pemës” dhe si janë “foletë e zogjve” në këtë
pemë...” Këtu në këtë hyrje të detajuar autori vërteton shkallët e tij
përlexuese dhe na jep arysen e leximit mes Benjaminit të imazheve që kishin
mbresë mes shkallëve përlexuese të Marcel Proust tek “A la recherche du
temps perdu”.
Dhe jo më kot imazhet e
Proust në leximin ndryshe të Mërkurit vijnë si një arsye mes çështjes, si një
rend mes rendit të parendëzuar, ku trupi, objekti dhe shtëpia janë një me
poetin. A nuk është i tillë edhe leximi i esesë “Shenjtërimi i shtëpive
tona…dhe Niko Kacalidha?” Padyshim në një rjedhë të qartë dhe në një fushë të
argumentuar, s’ka si të kuptohet ndryshe: “Dhe të vjen të thuash pas kësaj,
natyrshëm e zëplotë; Mos vdeksh kurrë o Niko Kacalidha, se s’duroj dot të mbajë
zi mullizeza/ në krye të kortezhit të përmortshëm të zogjve. Vërtet Niko,
s’duroj dot të çmenden zogjtë e lulet.
Prandaj ulu e shkruaj akoma dhe lere vdekjen të presë te gardhi i poezisë. Të
presë sa të thinjet. Me siguri do të mërzitet dhe do ikij për fare. Udhë e
mbarë i qoftë! Se ne kemi shumë Fjalë të thëna në pranverë për të shkruar.”
Janë këto imazhe pranverore që lidhin qetësinë shpirtërore mes shkalimit të
traumës së brendshme dhe ikjes në zanafillë për të gjetur qetësinë, aty tek
natyra me të cilën poeti kapërcen fate, kapërcen edhe trazimin në epokë.
Trazimin që poeti e sheh artistikisht tek poeti, dhe me metaforën e tymin sjell
vlerën artistike të poetit që gatuan me frymë. Është kjo frymë që i ngjizet
poetit Tosku, për të cilin mërkuri shkruan “Xhelal Tosku ecën nëpër …tym” Dhe
këtë imazhëri të tymtë artistikisht të qashtër e gjen në ndalesën rreth
vëllimit poetik “Tani për tani’’
të poetit Xhelal Tosku.
Teksa imazhet janë
arsye në identitet, janë edhe ura lidhjeje në kultura dhe në qasje. Qasje që
shpeshherë sjellin kënde gjykimi dhe ‘falsitete’ jete, që shfaqen qoshkave të
errëta të artit por që ndriçojnë arsyen. Arsyen me të cilën “Të flasësh për
betimin e rremë” që është një veçori e leximit të Timos rreth librit ‘’Betimi i Rremë’’ të
shkrimtarit Odise Kote. Më tej është kjo ndalesë ndryshe edhe në poezinë
e një romani, ku Mërkuri i përkushtohet romanit “Çudia e ujqërve’’ të
Kostandin Voglit. Identiteti dhe hulumtimi i tij është një grep i shtrenjtë i
Mërkurit që lëviz në tërë hapësirën kombëtare dhe ku pikëtakon edhe metafora që
flasin ndjeshëm si tëk “Drenusha që lëpin plagët” të cilën autori e sheh të
dashuruar në diell, në një diell të plotë artistik. Këtë këndvështrim ai e
zgjeron për poeten nga Gjilani, Albina Idrizi. Është ky leximi mes tekstit të Mërkurit për
Albinën, por edhe arsyeja e traumës së kthyer në identitet: “Kështu, ndërsa
lexoja vëllimin e saj ‘’Dashuruar në diell’’ (Botim Faik Konica, Prishtinë, 2010), para meje
shfaqej një portret tejet njerëzor, me dhimbje
për plagët e saj dhe të njerëzve, të shkaktuara nga jeta e nga njerëzit.
Një portret i plotë njerëzor.
Vajzë, grua, nënë e
para së gjithash, njeri. Njeri që sheh gjithmon përpara, për të jetuar jetën,
për të shpëtuar jetën dhe gjithë thesarin e saj njerëzor.” Këto fakte që
Mërkuri i plotëson edhe me romanin “Hijet e kullave’’ të Albina Idrizit,
apo edhe me shënimet rreth librit “Pergamenë e gjallë” të kësaj autoreje.
Memorja dhe po aq edhe
historia si në art ashtu edhe në jetë radhit fate dhe trauma në detaje të
ndryshme. Ndonjëherë jo adekuate në këtë lëmi trazimesh shpirtërore, jeta sjell
edhe metafora ngjasie. Mërkuri i lexon ato tek “Bohem” ku gjen arsyen e
dashurisë së një poeti me emër në trevën e Elbasanit, dhe këtë e bën mes vëllimit “Bohem’’ të poetit Millianov Kallupit. Sakaq në memorje
është vetë jeta. Vetë dialektika qytetëse që trazohet nën fatin e qytetërimeve.
Mes këtyre detajeve pena e mërkurit ndalet tek “Qytetaria e një poezie” që
është një përsiatje rreth poezisë së Beatriçe Balliçit, përmbledhur në vëllimin
“… ajo
melodi e ne të dyve’’. Dionis Kola dhe dilemma midis prozës dhe
poezisë është një përshëndetje e Mërkurit për librin “Një dolli për
xhindët’’, ashtu siç është edhe një ndalesë kritike për “Fryjnë erëra”
të Have Halitaj-Elezaj me esenë “Trëndafila dashurie mbi akull”.
Dhe kështu ngadalë
trauma e kthyer në identitet në librin më të ri të Timos vjen si një ngjizje
nga përkushtimi ndaj Sabit Idrizit. Autori në mesin e esesë së tij shkruan
qartë si një lidhje për të tërën dhe ngjizjen artistike me faktorët
determinues: “Pak kush e kupton shpirtin e poetit me atë oqean ëndrrash e
shpresash të trazuara brenda tij. Ndoshta, ndoshta sepse poetët janë si
profetët. Njerëzit e vegjël, preferojnë “Barabanë” hajdut e vrasës në vend të
Krishtit profet. Prandaj e kryqëzuan në Golgota. Më pas e besuan dhe e kërkuan,
por gjëma ishte bërë. Kam ca kohë që mendoj, se edhe Homerin, me siguri, ndonjë
mbret do t’a ketë verbuar. Nga zilia për artin e tij, se ndonjë qese floriri
për t’ia vjedhur, mos mendo se ka patur bardi i verbër. Ashtu si Sokratin e
lashtë, që e dënuan të vetëhelmohej, vetëm se qe më i dituri i Athinës. Por cili
fat i zi t’a verboi dhe ty gëzimin, duke të bërë shok fati me të pavdekshmit?”
Fati?! Ky fakt apo
ndoshta një tjetër i ngjashëm në një identitet tejet kryeneç në memorjen e tij
dhe në historinë e tij gjendet edhe teksa autori shprehet: “Tronditëse. Është
si të pish një kupë me helm dhe të të
dridhet trupi nën efektin e tij...” në një ndalesë të detajuar rreth
librit
“Intervista me vajza të
mira” të Daniel Gazullit. Dhe në pjesën e tretë të këtij libri
autori nis të
rrëmojë thellë në traumë, duke i shkruar një ‘Letër mikut tim Daniel Gazulli në
Lezhë’. Më tej në vend të një replike është sërrish kumti mes identitetit, duke
shtuar edhe retorikën e kërkimit të njohjes me emrin e ministrit, që plotësohet
në vazhdim me ‘Aty ku s’jam…dërgoj zemrën time’ apo edhe me ‘Kadaresë: Një urim
për ditëlindjen… nga Gjirokastra’ ku autori ka qenë i ftuar nga Shoqata
‘’Miqësia’’, Qendra e Medias ‘’Obelisk’’, me partner Shkollën e Mesme të
Përgjithshme ‘’Asim Zeneli’’ Gjirokastër, të cilët organizuan në mjediset e Hotel ‘’Çajupi’’, veprimtarinë–kokteil: -“Një
urim për ditëlindjen’’, në kuadrin e 75 vjetorit të gjeniut të letrave shqipe,
Ismail Kadare, në emër të shoqatës ‘’Krijuesit Jonianë’’ të qytetit të Sarandës,
përshëndeta veprimtarinë me fjalën e mësipërme.
Ndërsa libri i Mërkurin
merr retushimin e tij final në pasyrën e identetit shqiptar, 100 vjetori i
Pavarësisë duket se i bën një kënd të veçantë llojit të vet, tipologjisë me të
cilën mblidhen tre kapitujt, arsyes dhe logjikës me të cilën lexohet perceptimi
i krijuesit, sidomos poetit shqiptar në anualin epokal. Në këtë lexim drejtimi
identitar i Mërkurit është jo thjesht vlerë, por një çimentim idesh dhe
faktorësh që ndriçojnë edhe në errësirën më të zullumtë të fateve që trazohen
kripshëm mejhaneve të historisë dhe memorjes.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512
DR DAWN ËSHTË NJË SHPËTUES I JETËS DHE MUND TË JU SIGUROJ.
ReplyDeleteEmri im është loana conga dhe jam këtu për t'u bashkuar me shumë njerëz këtu për të falënderuar Dr DAWN për ndihmën dhe gjestet e tij të mira ndaj meje. Kam pasur një përvojë të tmerrshme të thyerjes së zemrës me burrin tim. Ai më la dhe unë isha i shkatërruar dhe nuk gjeta asnjë ndihmë për ta kthyer atë. Në një moment isha në depresion derisa hasa në faqe ku njerëzit dëshmonin se si i ndihmoi Dr. DAWN. E kontaktova dhe ai nuk hezitoi asnjë moment të më ndihmonte edhe mua. Jo vetëm që e ktheva burrin tim pas 48 orësh, por dashuria dhe lumturia janë rikuperuar më mirë se kurrë. dr. Agimi është një personalitet i mrekullueshëm dhe nuk mund ta falënderoj sa duhet për shërbimin e tij vetëmohues ndaj njerëzimit. kontaktoni atë tani me email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
*Për magji dashurie.
*Për të ndaluar abortin.
*Për të mbetur shtatzënë.
*Për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve.
*Për të rivendosur paqen dhe lumturinë në martesën ose marrëdhënien tuaj.
*Për të fituar biletën e lotarisë.
Dhe të tjerët.