KUR IKËN NJË MIK
Timo Mërkuri
Qysh në
orët e para të mëngjezit, Agim Mato më dha lajmin e hidhur , mësuar në fb, të
ikjes së Daniel Gazulit!
Nuk e di
pse, por e besova menjëherë këtë . Jo aqë nga toni serioz me të cilin mu tha,
por nuk di pse, vetë qënia ime e
përthithi këtë lajm dhe u vu në alarm
nga helmi i tij, duke dëshmuar kështu vërtetësinë.
Unë do jem
shumë i lumtur sikur të jem gabuar, sikur lajmi të jetë i rremë dhe do ju ftoja
dhe juve në këtë lumturi timen, pa më shkuar ndërmënd tju kërkoj ndjesë për lajthitjen.
Por lajmi
është konfirmuar dhe mua më rrëndon
gjithnjë e më shumë fakti, që me këtë mik të
njohur në botën e letrave, nuk pata mundësi të takohem fizikisht. Sa
herë unë udhëtoja drejt veriut, ai ishte jashtë shtetit, në shumicën e herëve,
për vizita mjekësore.
Dhe nuk haronte që edhe prej andej të na
dërgonte thesaret e kombit tonë apo të kulturës botërore, të zbuluara prej tij nëpër arkivat europiane.
Nuk haronte
të mirte me vete thesaret e botës zadrimore, nxjerrë na pellgu i harimit, ti
lëmonte e ti pastronte nga myshku i kohës dhe i keqkuptimit dhe të na i
dhuronte neve, nëpërmjet portaleve, për të parë si thyheshin dhe rezet e
diellit në prizmet e tyre.
Ishte
vërtet një minierë diturie, ky pinjoll i Gazullëve të famshëm. Ishte vërtet një
det dashurie dhe humanizmi, ky bir i Zadrimës.
Ishte
dhe miku im, ky mik që më iku dhe unë
sot ndjehem i vetmuar, gjer në atë shkallë, sa që skam dëshirë të bisedoj me
asnjë. Më mjafton, sot për sot, bashkëbisedimi i mrekullueshëm që kam te
“Letërkembimi” me Daniel Gazulin. Prandaj nisa ta rilexoj atë. Prandaj nisa të
rilexoj “Intervistë me Vajza të mira” të Danielit. Nisa të rilexoj email-et e
shkëmbyera nëpër portalet në internet dhe mu bë sikur, pas tyre, Danieli më
thoshte: Hajde pra, kjo ishte një shaka zadrime.
Por kripa e
lengëshme që prodhoi poshte qepallave reaksioni i helmit të lajmit më thotë të
vërtetën e ikjes fizike të mikut tim nga kjo botë, duke na lënë pas yllësinë e
kujtimeve të ndritëshme të tij.
Ashtu siç
ikën dielli në det, duke u lënë vendin yjeve, në qiell.
Një grusht
yje të tillë, bashkë me dheun zadrimor, që aqë shumë e deshi, hedh dhe unë me
këtë shkrim mbi vendprehjen e tij.
Lamtumirë
miku im, që gjithsesi, nuk ikën nga zemra ime.
DR DAWN ËSHTË NJË SHPËTUES I JETËS DHE MUND TË JU SIGUROJ.
ReplyDeleteEmri im është loana conga dhe jam këtu për t'u bashkuar me shumë njerëz këtu për të falënderuar Dr DAWN për ndihmën dhe gjestet e tij të mira ndaj meje. Kam pasur një përvojë të tmerrshme të thyerjes së zemrës me burrin tim. Ai më la dhe unë isha i shkatërruar dhe nuk gjeta asnjë ndihmë për ta kthyer atë. Në një moment isha në depresion derisa hasa në faqe ku njerëzit dëshmonin se si i ndihmoi Dr. DAWN. E kontaktova dhe ai nuk hezitoi asnjë moment të më ndihmonte edhe mua. Jo vetëm që e ktheva burrin tim pas 48 orësh, por dashuria dhe lumturia janë rikuperuar më mirë se kurrë. dr. Agimi është një personalitet i mrekullueshëm dhe nuk mund ta falënderoj sa duhet për shërbimin e tij vetëmohues ndaj njerëzimit. kontaktoni atë tani me email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
*Për magji dashurie.
*Për të ndaluar abortin.
*Për të mbetur shtatzënë.
*Për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve.
*Për të rivendosur paqen dhe lumturinë në martesën ose marrëdhënien tuaj.
*Për të fituar biletën e lotarisë.
Dhe të tjerët.