KIÇO PAPA
E KAM ZILI TIMO MËRKURIN
Reagim për shkrimin e Timo Mërkurit
për librin “Fundo” të Agim Matos
Atje ku isha qetesuar disi mbas takimit që
pata në Sarande para ca ditësh dhe mbas disa vitesh me Agim Maton, vjen Timo
Mërkuri, të cilin e njoh pak dhe jam pothuaj i sigurt që, ose nuk më njeh fare
ose nuk më mban mënd dhe më krijon nje situatë të
mrekullueshme, nje ngacmim cerebral që e dëshiron aq sa ujin në shkretëtirë.
Eshtë poet Timo Merkuri. Po
është dhe hokatar, i sertë por i drejtë. I jep Cezarit atë që i takon Cezarit.
Burri i botës, Timo Mërkuri, me merak dhe kujdes të veçantë nis e shtjellon poezinë e Agim Matos me
vetinë e një kirurgu të ndërhyrjeve të imta, si tek enët e gjakut, psh. E në
rregull, jonian është, jonianit do t’i shërbejë. Por jo! Timoja është piluriot
dhe piluriotët bëjnë shaka po nuk tregtojnë lajka.
Kam disa vese por kam dhe nje vyrtyt:dua të vërtetën.
Dua ta shpreh por e kërkoj dhe tek të tjerët. Po
e them pra, e kam pak zili Timo Merkurin. Nga distanca dhe mosnjohja lexoi
mendimet e mia.Dhe vetëm që konkludon tek unifikimi i poezisë së A. Matos me
njeriun Agim Mato, do te thote qe njeh mirë si poezinë, ashtu dhe poetin. Nuk është
e rastit qe Timo sjell pasazhe reale nga rinia e tyre. Ato janë fotografi
bardhezi, ku mbi letër nuk eshte stampuar profili i një poeti po jeta dhe
aspiratat e tij.
Agim Mato nuk shtiret, nuk poetizon. Nuk e ngriti
kurrë flamurin meskin të përfitimit material apo të fronësimit social, nuk është
thjeshtë nje poet. Eshte poet qe do t’u jipte më tepër prestigj
antologjive të ndryshme se sa do përfitonte prej tyre. Nejse! Unë nuk jam as
estet, as kritik. Këto janë punë të të tjerëve. Madje e shoh pak të
diskutueshme këmbënguljen e disa miqve të mi për të më grupuar afër tyre si
poet.
Une jam mik. Dhe mikut po i fole një fjalë të
mirë për mikun, të ve në krye të shtëpisë. Nuk jam i sigurt nëse do shkruaj
ndonjëherë për Agim Maton. Nuk ndihem akoma i aftë. Këto fjalë janë një falënderim
për Timo Mërkurin që është poet dhe më krijoi, shpresoj se dhe te shumë të tjerë,
një mrekullim.Unë krenohem, thjesht, që jam mik i Agim Matos.
DR DAWN ËSHTË NJË SHPËTUES I JETËS DHE MUND TË JU SIGUROJ.
ReplyDeleteEmri im është loana conga dhe jam këtu për t'u bashkuar me shumë njerëz këtu për të falënderuar Dr DAWN për ndihmën dhe gjestet e tij të mira ndaj meje. Kam pasur një përvojë të tmerrshme të thyerjes së zemrës me burrin tim. Ai më la dhe unë isha i shkatërruar dhe nuk gjeta asnjë ndihmë për ta kthyer atë. Në një moment isha në depresion derisa hasa në faqe ku njerëzit dëshmonin se si i ndihmoi Dr. DAWN. E kontaktova dhe ai nuk hezitoi asnjë moment të më ndihmonte edhe mua. Jo vetëm që e ktheva burrin tim pas 48 orësh, por dashuria dhe lumturia janë rikuperuar më mirë se kurrë. dr. Agimi është një personalitet i mrekullueshëm dhe nuk mund ta falënderoj sa duhet për shërbimin e tij vetëmohues ndaj njerëzimit. kontaktoni atë tani me email: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159
*Për magji dashurie.
*Për të ndaluar abortin.
*Për të mbetur shtatzënë.
*Për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve.
*Për të rivendosur paqen dhe lumturinë në martesën ose marrëdhënien tuaj.
*Për të fituar biletën e lotarisë.
Dhe të tjerët.