Albina Idrizi për shkrimin tim “Borxhi i pashlyer” kushtuar
krijimtarisë së Ali Podrimes
Kam menduar se ishte dhunti e disa
njerëzve të shihnin, të nxirrnin e të vinin në pah më të mirën tek tjetri. Më
vonë u binda se mrekullia, se e mira, qëndronte tek vetë ata dhe ishte gjuha e
saj që fliste nga brendia e tyre dhe ajo vetëm sa përshkruan reflektimin e vet,
aty ku gjen ngjashmëritë...
Persiatja yte mbi kryeveprën e Podrimjes është më shumë se persiatje,,më shumë se analizë,,më shumë se ,,,thua je bërë njësh me dhimbjen e poetit,,
Sigurisht se e kam lexuar disa herë 'Lum Lumin..shumë herë e kam komentuar me nxënësit e mij,, e megjithatë, në shkrimin tënd hasa shprehje të fuqishme që derdhnin, jo dhimbjen e Podrimjes, po dhimbjen tënde për dhimbjen e tij... dhe prapë ndjehesh borxhli? Ja pra, ku puqen shpirtrat e njejtë :)
Të përgëzoj mik i çmuar dhe të falenderoj që më dhe mundësinë të ndjej dhembjen e dhembjes së dhembjes..
No comments:
Post a Comment