Ku hardhia pikon ... vetëm vesë?!
Nga Fatmir Terziu
Abstrakt
‘Ku hardhia pikon vesë’ (Mërkuri,
2010) është një model. Model me të cilin ne rizgjohemi. Rizgjohemi nga timbri,
asosacioni me të cilin ky timbër kumton kohërave. Kohërave që vijnë pas
rrëmimeve kulturore të Manol Mërkurit, të cilat i biri Timo, poeti që vë në
shenjë çdo germë të lidhur me këngën, vajet e bejtet piluriote, ‘padashje’ i
bën dhe i qëmton me estetikën e tij, të mbesin elementë për gërmime shkencore.
Dhe si gjithmonë dyert e “Milosao”-s së Matos, hapen për vlera të tilla. Vlera
që nuk janë thjesht ‘rrëmime’, apo prurje, por vlera që na zgjojnë të thekim
kulturën tonë të begatë, kulturën e gjerë joniane. Vlera që na japin gëzim dhe
uratë nga fjala e trashëguar. Uratë që vjen nga urtia dhe transferohet në gjuhë
dhe shkencë. Shkencë e ardhur në disa raste nga zhargone, nga rrëfenja, sajesa rasti,
apo edhe krijime të thekuna ngeshëm dhe me rëndësi të shfaqjes. Gjuha jonë në
kuptimin e saj zhargon, fjalën ‘rrëmoj’ e cilëson ndryshe nga kuptimi ynë në
këtë rast. Ajo është një fjalë që ka sjellë në skenë fjalën ‘gërmoj’. Dhe dihet
kur gërmohet toka, bereqeti varet nga shërbimi ndaj saj. Kësisoj shumë fjalë që
i vardisen ‘rrëmimit’ edhe pse kanë kuptime të tjera të mirëfillta, kanë
premisa të tjera në aspektualitetin kulturor. Po aq edhe në spektrin shkencor
të gjuhës dhe semantikës. Ato, pra fjalët vetë-rrëmojnë të sjellin module të
reja, pasuri të reja. Këtë e bën edhe ‘Ku hardhia pikon vesë’. Kështu
që si mjaft fjalë që kanë kohë që janë larg zhargonizmit, si ‘shpif’, ‘mortajë
prej rëre’ etj, tani janë një arsye më shumë të kalojnë së pari në requem për
atë që i solli në jetë, e më pas të arsyetohen ashtu siç vetë këngët, vajet dhe
bejtet piluriote bëjnë thesarin kulturor më vete. Pra nga zhargonizëm kulturor
apo semantik, kemi joformalitetin e duhur të arsyetimit mbi bazë të prurjeve e
mbledhjeve adekuate të folk-traditës së këtij lloji. Prurësi gojor, ose ana
joformale e teksteve, ‘nuk ishte poet’, ose ashtu siç vetë autori, i biri i
tij, Timo Mërkuri shprehet: “nuk ishte as poet dhe as rapsod dhe ajo që është
më kryesorja, as ai vetë nuk ka pretenduar ndonjëherë, por as edhe unë nuk
pretendoj ta prezantoj të tillë” (Mërkuri, 2010: 3). Por dy fletoret me
shënime, rileximi i tyre, nuk janë arsye të thjeshta në ‘vetë-zënkën’
metaforike të autorit të ‘Ku hardhia pikon vesë’ me fatin e
njeriut që rrëmoi viteve dhe na solli vlerat kulturore, por ‘kaplime të
dyanshme’. Të tilla se ‘ato janë kujtime të shkruara në vargje’, dikur vetëm
për të birin, tashmë për një masë të gjerë, dhe së dyti se ato janë vetë
pasqyra me të cilën kultura ka rifrazuar veten, pra të njohura edhe për
autorin-bir, të ‘Ku hardhia pikon vesë’.
Leximi në kohë, hapësirë dhe vend
Shkrimtari austriak Martin Auer, autor i gati
dyzetë librave me temë paqen, shkruan më së shumti rreth asaj që ai e quan
‘kulturë të paqes’. Pra rreth asaj që ky shkrimtar e quan paqe me
shpirtin, me vetveten. Kjo pikë duket disi interesante kur lexon memon për
Manol Mërkurin. Autori i ‘Ku hardhia pikon vesë’, na vjen
në ndihmë: “ çdo të diel kur ai dilte nga shtëpia, mund të nisej për kudo, por
hapi e shpinte vetvetiu në varreza”. (fq. 4). Varrezat dhe dhimbja e lidhur me
to ishin dhe janë edhe ajo pikëlidhje me të cilën shkrimtari Auer sedërton
filozofinë e tij në tregime dhimbjeje. Tek tregimi i tij “Arobanai” ai shkruan:
“Burrat dhe gratë ndalën vajtimet e tyre në mënyrë që të mos të zgjonin nga
gjumi ... Vajet dhe të qarat nuk pushonin sepse Balekimito nuk do të zgjohej
më. ...”. një dhimbje që lidhet me
vajin. E lidhur me fatin e një ikjeje. Dhe kështu edhe ikja e djalit të Manol
Mërkurit, ikja me rroben e ushtarit, grimon me fatin e luftës në të cilën
rrëfen përshpirt-paqja filozofike e vajeve të Auer. Dhe ndërsa Auer na mëson
historinë e vdekjes apo ikjes nga kjo jetë të Balekimitos, vajet e nxehta prush
të Mërkurit na sqarojnë edhe sot siç u sqaruan ushtarëve vdekjen dhe historinë
e djalit të tij. Aty ata mësonin adresat në Delvinë e në Krujë, aty ata mësonin
edhe vendin e plagët apo edhe llojin e armës që u shkrep, apo edhe kohën dhe
orën e vdekjes.
Kështu leximi në kohë, hapësirë dhe vend është disi
funksional dhe filozofik edhe në këto tekste apo materiale të shprushta gojore.
Përshpirtja e tyre është talent. Dhe si e tillë ajo meriton vëmendje edhe në
hapësirën, vendin dhe kohën që emeton. Leximi i vajtimeve në një kohë tjetër
duket një ringjallje, jo thjesht të kujtesës, por edhe të krijimit të një
vizualiteti ndjesor për atë të cilin vaji rrëfen apo emeton. Kështu mes vargut,
mes leximit në strukturë të gjallë semantike, lexuesi skedon veshjen, ngjyrën,
sjelljen, dashurinë dhe dhimbjen. Dhe kështu hapësira, koha dhe vendi na
ndihmojmë të mbesim më të interesuar në këtë tekst të rrëndësishëm.
Rëndësia e tekstit dhe fjala
Teksa rilexoja para disa kohësh tekstin e Volterit
për Skënderbeun, Shqipërinë dhe shqiptarët, sillja ndërmend edhe rëndësinë e
tekstit dhe fjalës, në mjaft aspekte. Pyetjes në këtë rast të lidhur me tekstin
e Timo Mërkurit, po aq edhe me tekstet e materialet e të Atit, i garon vetëm
thelbi se ai “nuk ishte poet!?”, por në anën tjetër ajo që shihet në tekstin e
Fransua Mari Arue, me pseudonim Volter, përfaqësuesin më në zë të iluminizmit
francez (1789-1794) nënshkruhet me thënien e tij: “gjithshka që shoh hedh farën
e një revolucioni...”. A është ‘revolucion’ ardhja e teksteve interesante të
Mërkurit në ditët tona? A duhen ato parë si tekste të ngushta familjare,
shoqërore, fisnore apo zonale? Nëse nisemi ngushtë dhe datojmë ato ajo që vjen
është lidhja me tekstin dhe fjalën dhe pastaj me tematikën dhe njohjen. Për
shembull, për Skënderbeun, Volteri flet relativisht gjatë në veprën e tij të
vëllimshme “Skicë mbi doket dhe
frymën e kombeve”. Thelbi i këtij teksti është ky: ‘kombet e
ndryshme kanë doke të ndryshme, ato të mirat krijojnë njerëz të mirë dhe
anasjelltas’. Pra zonat e ndryshme në leximin e teksteve të Mërkurit krijojnë
kulturat e veta, dhe më tej a nuk duhet të paktën të krijojmë këtë vlerë të
mirë të njeriut modest dhe të mirë, që na la më shumë se sa duhej gërmuar apo
rrëmuar në histori? Këtë e meriton nga vetë rëndësia e tekstit dhe fjalës.
Vajtimet e Manol Mërkurit vijnë në ardhën e tyre tektonike dhe kulturore si
arsye dhe jo si detajime, ndaj ato shihen në kontekst me zonën përreth Pilurit
dhe më tej ku thuhet se ‘Po ashtu vajet e Himarës janë të dëgjuara në tërë
Shqipërinë e Jugut’ apo edhe kur vajet krijojnë trokama jete si ato të Çamërisë
dhe detajohen si ‘Në tërë Paramithinë dëgjoheshin kujet dhe vajet rrënqethës,
të pleqve” e më tej kur sikleti vinte nga kohërat e zymta dhe “ku lindnin vajet
e nënshtrimit dhe të shkurtonte jetën shati e lopata, ..... prej Qafës së Botës
e me radhë në tërë Shqipërinë e Jugut, ku kalonte udha e lotit zihej vaji...”. Diku
Manoli do të linte shenjat e veta:
“O Enver e o Enver
O enver
Na jep buk’ e mo’ na therr
O Enver
Për një copë paranike
O Enver
Vate dhe shkolla unike
O Enver.”
Këtu sipas autorit dhe
shënimeve të tij teksti dhe fjala marrin më shumë se frymë. Paranikja, ajo copë
e bukës së misrit, e cila gatuhej në shtëpi dhe piqej e mbuluar me një saç
sipër të cilit hidhej prush e hi, ai tip kulaçi i misërt, ishte kafshata në fyt
e lidhur me një emër. Dhe emri dihej. Guximi nuk imagjinohet. Ja pra teksti i
këtyre perlave e bën atë më të shtrenjtë me fjalën më të gjallë e më të
vlefshme në kohë, hapësirë e vend.
Ishte pra kjo këngë vaj e
dhënë nga G. Kolagji, dhe e kënduar nga një grup fëmijësh nga Piluri ndërsa
ktheheshin për në fshat nga Himara, ajo që na sjell mornica në trup dhe na
dikton vëmendje ndaj këtyre prurjeve tejet të rrëndësishme dhe interesante për
identitetin tonë kombëtar dhe atë kulturor.
Fjalëformimi tipik, arsye më
vete
Semantika e këtyre teksteve
duket si ajo gdhendja domethënëse në ‘katërshore’. Mjafton të citojmë
teksvendosjen në faqen 82 të ‘Ku
hardhia pikon vesë’ ku ‘Gushtovjeshta
trembëdhjetë’ mbetet një fakt dhe më tej fjala e përbërë dhe e
sedërtuar logjikshëm dhe me asonacion e timbër na bën të kuptojmë talentin dhe
mjeshtërinë e Mërkurit. Fjala është e thjeshtë dhe e bukur: ‘Gushtovjeshta’ dhe
‘trembëdhjetë’ është një qepje tipike, pra edhe fjalëformimi tipik, është një
arsye tjetër më vete në ndërrmarjen e një studimi të detajuar. Morali i fabulës
në këtë tekst është se një vajzë e bukur duhej nga një djalë, por i ati
këmbëngulte që ta martonte aty ku e kishte lidhur fjalën që në fëmini. Atëherë
ajo nga dëshpërimi vari veten. Pra një dhimbje që lexon mes dhimbjes dhe
bukurisë së fjalëformimit. Edhe në rastin e tekstit ‘Pleqërinë s’ma rrëfeve’ është
ashtu si vetë Timo citon: “katër rreshta që thonë më shumë edhe se një poemë”.
Të tilla janë edhe tekste të tjera si “Shejtan e turispinaq”; “O moj gushëbardhë”
etj.
Tematika e teksteve,
tipologjia e tyre, edhe pse ndonjë rast jashtë fjalëformimit tipik, si tek
teksti “Halim Xhelo Tërbaçi”
na jep forcë në arsyetimin tonë, pasi aspektualiteti mbetet parësor. Edhe më
shënimet e tjera nga fletorja e Manol Mërkurit si “Kur të zë gripi në pleqëri” apo “Syri të hapi qederë” kuptohet
qartë se nga ‘hardhia’ nuk del vetëm loti, as vetëm vesa, por edhe ai lëngu
jetik që përjeton edhe vdekjen.
Në vend të mbylljes
Si i tillë ky lëng i
hardhisë, ky lëng i ADN-së kulturore të Mërkurit, na jep arsyen të themi me
plot gojën se duhet të vendoset në këndin e tij kulturor. Studiuesit e sotëm,
më së shumti të rrinjtë duhet të kenë konsideratë dhe të formëzojnë arsyen me
vlerën e prurjeve të tilla në ditët tona. Sakaq a nuk do të meritonte të paktën
një emër rruge në Sarandë për këtë figurë të përkujdesjes kulturore, apo edhe
dhënia e një nderi qytetar? Ndoshta nuk e teprojmë kur duhet të rekomandojmë
edhe Institucionet kulturore të drejtojnë vëmendjen e duhur dhe imediate.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512