Unë qaj me lot fëmije…
Përsiatje rreth librit “Nëntë vjet e nëntë ditë” të
Petrit Rukës.
Nga Timo Mërkuri
1-Gjyshja ime i dinte gjithë përallat
e botës.
Për këtë jam unë dëshmitar. Të gjtha trimëritë e kësaj bote,
unë i kam mësuar në përallat që na tregonte gjyshja. Te ato përalla unë kam
gjetur vajzën e hënës, me të cilën sigurisht që kam rënë në dashuri dhe do isha
martuar me ‘të, vetëm se atëherë kur e njoha , unë isha fëmijë i vogël dhe dihet që, fëmijët nuk
martohen por rriten. (Kur u rrita unë, s’di se
ku ishte ajo, kështu që unë mora motrën e saj për nuse).
Por e kisha fjalën te gjyshja
ime. Kaqë shumë përalla dinte dhe kaqë bukur i tregonte, sa që mua m’u krijua
bindja se, gjyshja ime, jo vetëm që i dinte gjithë përallat e botës, por i dinte, sepse ajo vetë i ka “kërrier”. Kjo bindje mu përforcua më
shumë nga fakti se, që kur më vdiq gjyshja, asnjë përrallë e re nuk erdhi në
oborin e jetës sime.
Domosdo që gjithë përrallat e botës
i ka “kërrier” gjyshja ime. Aqë të bukura sa ishin ato, plot me princesha e
ylberë, me trima e me yje, me kuaj me flatra që rendnin nëpër re, asnjë tjetër
nuk mund ti “kërrente” veç asaj.
Dhe i tregonte bukur gjyshja këto përalla. Te dhëmbi i vetëm, në mes të nofullës së sipërme, gjysëm i zverdhur nga
duhani, të cilin e pinte me çibuk, rinte
gjithmon ndonjë trim i çartur, si në një
shkrep mali, që hidhej e rrëmbente të bukurën e dheut, të cilën e sillnin si
robinjë të lidhur, nëpër zgavrat e dhëmbëve të rënë të nofullës së poshtëme ca
katallanë të ligj. E rrëmbente dhe, sa hap e mbyll sytë, fluturonte mbi kalin e fjalës fushave plot dritë të syve
të saj.
Ne fëmijët fluturonim nga gëzimi
dhe nëpër ëndëra e shihnim veten në
shpinë të kalit, me të bukurën e dheut në prehërin tone, duke rendur me galop a
me revan, drejt ca vendeve ku bëheshin ca martesa, që ne si dinim mirë as si bëheshin
dhe as pse bëheshin.
Shpesh këto përralla të gjyshes i
dëgjonte edhe nëna jonë, por gjithmon duke bërë ndonjë punë shtëpie, duke
gatuar, larë apo qepur rrobat tona, të nëntë fëmijëve. Asnjëherë nuk u ul nëna
me ne, të dëgjonte përrallat e gjyshes.
Kjo për shkak të punëve të shumta që kishte, por edhe për një inat të zakonshëm
që kishte me gjyshen, për shkak të grindjeve të
përditëshme nuse-vjerë. Sa herë që grindej nëna me gjyshen, ne fëmijët
ishim rreth nënës, gati ta mbronim, si të
bukurën e dheut nga kuçedra me një dhëmbë. Ama kur vinte mbrëmja dhe gjyshja
niste të na tregonte përralla, ne linim çdo lojë apo libër dhe rrethonim
gjyshen, e cila nuk na mbante mëri për “tradhëtinë” e paradites. Le që ku
mbante mënd ajo ç’kishte ndodhur paradite. Aqë plakë qe, sa që vetëm përrallat
që kishin ndodhur para mijra vjetësh i kujtoheshin.
Por ajo që dua të theksoj, është
fakti se të gjithë trimat e përrallave ishin djem të fshatit tonë. Këta djem
niseshin të trimëronin viseve të
Venedikut apo “në të zezën Spanjë”
dhe gjithmon linin në shtëpi nuset e tyre të reja, me porosinë që ti prisnin….nëntë vjet e nëntë ditë…
Më kujtohet si tani gjyshja ime,
kur theksonte këtë shprehje afati kohor…nëntë
vjet e nëntë ditë…
Nofullat sikur shtrëngoheshin dhe dhëmbët e rrallë sikur
afroheshin me njeri tjetrin.
Buzët mezi hapeshin, sa për tu zvaritur e për
të dalur nga goja fjalët. Fjala nëntë, si një buçko i shëndoshë, mezi dilte mes
buzëve. Fjalët ”vjet” dhe ”ditë” dukej sikur hidheshin nga lartësia e dhëmbëve,
si një fëmijë që hidhet nga dritarja e shtëpisë për të vrapuar te fusha e
lodrave. Po ja që nuk vraponin dot shumë, se u
duhej të tërhiqnin “buçkon” nëntë. Dhe
ne i sodisnim gojëhapur këtë stërmundim
fjalësh, pa u thelluar aqë shumë te stërmundimi jetësor që ato mbartnin. Dhe pa
e kuptuar pse gjyshja zymtohej sa herë që theksonte këtë afat. Pa e ditur se
kjo shprehje ishte pjesë e një vajtimi
dhe vetëm dhimbje kujtonte.
Këtë zymti e kuptova vite më von,
kur një bashkëfshatari ynë u dënua nëntë vjet . Ishtë një ditë e premte kur
gjyqtari komunikoi në sallën e gjyqit vendimin për nëntë vjet heqje lirie.
Heshtja ishtë ulëritëse. Befas këtë heshtje filloi, çuditërisht, ta zbusë një vajtim i nisur nga
mesi i sallës. Ishte nëna e të dënuarit që filloi të vajtojë me ligje të birin.
Fjalët që kuptova mes rënkimeve ishin pak a shumë…Ku do ma kalosh të ritë/ o biro/ nëntë vjet e nëntë ditë/ o djalo…
Por nejse, e kishim fjalën te të
treguarit e gjyshes. Pikërisht, në një nga këto ditë, gjyshja tha edhe fjalët e
saj magjike, ato fjalë që i dhanë fund luftës kushedisashekullore të saj me nënën
tonë. Duke folur për nusen e trimit që
rinte në dritare dhe priste burrin ti vinte, sipas besës së dhënë, nga e zeza
Spanjë, duke bërë portretin e nuses, bëri krahasimin e pavdekshëm…ishte
e bukur kjo nuse trimi, e bukur shumë. Ja, si nëna juaj. Me sy të kaltër e me
flokë të verdha, si deti dhe hëna bashkë….
Ne fëmijët ngrimë në vend dhe u
kthyem menjëherë nga nëna jonë. Gjithë dritat e botës sikur e ndriçuan dhe ne
pamë, se asnjë e bukur e dheut, nuk kishte qënë aqë e bukur ndonjëherë. Shtoi kësaj
edhe faktin që ajo ishte nëna jonë, asgjë tjetër nuk mund të krahasohej me të,
në këtë botë. Motra e madhe qeshi ndërsa
ne fëmijët brohoritëm dhe përplasëm doçkat.
Nëna e pa pak pjertas gjyshen,
buzëqeshi lehtaz dhe vuri xhezvenë në zjarr. I bëri gjyshes një kamomil dhe ja
solli në një gotë . Dhe për herë të parë
, nga sa mbaja mend unë, u ul bashkë me ne, për të dëgjuar përallën e gjyshes…Nëntë
vjet e nëntë ditë.. , atë përallë që flet për një trim që vjen që nga
Spanja e largët për nusen e tij sykaltër e flokëverdhe, të bukur si hëna…
2-Trimi vjen nga Spanja e largët,
ku ishte dërguar nga mbreti (prijësi) i tij bashkë me disa shokë. Madje edhe në variantet e tjera të këngës
citohet pikërisht Spanja.
…Nga po vjen o rob i xanë/ prej asaj të zezës Spanjë… thotë një
variant i kësaj kënge. Pyetjes retorike se…a nuk është pak larg Spanja nga
Himara, për tu vendosur aty ngjarja, unë do të thoshja se Spanja për Himarën
dhe për këngën popullore është shumë afër, disa ditë rrugë me kal. Madje
misteri i këtyre ditëve udhëtim e bën më
intrigues motivin.
Por edhe realisht Spanja nuk ka qënë
e largët për luftëtarët himarjotë. Nuk e kam fjalën për Petro Markon e Stefan Dumin, pjesmarës në
Luftën e Spanjës.
Djemtë e Himarës gjithnjë kanë mbushur radhët e ushtrive europiane,
venedikase dhe të Napolit, duke nisur si ushtarë të thjeshtë, me rrogë, e duke
përfunduar graduantë të ushtrive.
Thotë një këngë popullore…Këta
thopajtë e parë/… shtatë ishin gjeneralë/ ndë krajli napolitanë…
Në qoftë se do numërohen ushtarakët e lartë të ushtrisë venedikase dhe
napolitane, rezulton se mbi 80 gjeneralë
dhe kolonelë të këtyre ushtrive ishin
nga Himara.
Por në se këta ishin në ushtrinë e Venedikut dhe
Napolit, një tjetër himarjot bridhte sheshbetejave të Europës, fitonte nam e
famë dhe tituj fisnikërie në saj të fitoreve të aritura me 500 kalorësit e tij.
Është fjala për Mërkur Bue, tre herë kont në tre shtete të ndryshme. Mbreti i Francës, Luigji XII e quan “Kont
Aquinos i Rocasessccas”, Ludovigu i jep titullin Kont dhe Venediku i jep
titullin “Kont i Trevizos”, si dhe kalanë
e Trevizos, ku ka edhe varin. Dhimitër Pilika e vendos origjinën e tij në Dhërmi,
bazuar te një dokument i firmosur prej
një Pjetër Bues, si përfaqsues i Dhërmiut. Në fakt mbiemri Bue
vjen nga fjala buis (jo nga fjala buall)
dhe do të thotë …buron, rrjedh (ujë). Vendit ku buis
apo buron uji i thonë “buna”. Realisht në një tjetër fshat të Himarës ka një emërvendi
që quhet Buna’, ku jo vetëm ka burim
uji, por aty gjënden edhe themelet me
gur të gdhëndur të një ndërtese të stërlashtë, me përmasa aristokratike.
Si për të vërtetuar tezën tonë të
sotme, një tjetër himarjot do degdisej sheshbetejave të Spanjës, mote e mote të
shkuara dhe ndoshta, është pikërisht ai, që i ka dhënë jetë legjëndës të
trimave himarjotë që …vinin…nga e zeza Spanjë. Eshtë fjala për Feldmarshallin
Zhonopullo (Gjonpulo) me origjinë, jo nga Qeparoi siç është thënë por nga një tjetër fshat, pranë Qeparoit, por gjithësesi
në zonën e Himarës. Fillimisht është dalluar në luftën e Kazalisë në Lombardi në vitin 1634 dhe në kryengritjen e
Napolit në vitin 1647.Ai iku në Spanjë
por nuk u harua. Madje një këngë për ‘të, (e përshatur në shqipen e sotme) thotë…More
Zhonopulli burrë/ I fortë si shkëmbi gurrë/Ndë Spanjë të doli nami/ Mor
Zhonopull kapedani …(Robert Kasneci, “Kapetanata e Bregdetit)
Të gjithë këta ushtarakë
triumfues kanë patur ushtrinë ose formacionin kryesor të ushtrisë, të përbërë nga djem himarjotë, kryesisht. Duke lëvizur,
luftuar e triumfuar me këto formacione, është e natyrëshme që të tërhiqnin vëmëndjen
e gjithë fisnikërisë për mënyrën e luftimit dhe të jetës. Dhe si të tillë të kërkoheshin
kudo, qoftë si roje, qoftë si luftëtarë. Dhe, vetëkuptohet që edhe zonjat e
zonjushat e oboreve jetonin histori romantike me këta djem të rinj.
(Nuk po e përmëndim rastin e
himarjotit Bartolomeo Mitre, Presidenti i Parë i Argjentinës për arsye se ai
veproi vetëm, pa shpurë himarjotësh me vete).
3-Pra Spanja nuk ishte larg për
himarjotin dhe këngën e tij. Variantet e
këngës ku diku është rob (Kënga e Ago Ymerit) dhe diku është roje obori, në të
dy rastet i dashuruar nga vajza e mbretit, nuk kanë asnjë rëndësi për këngën.
Ky është një parfum romantik i zakonshëm për këngën himarjote, e cila shikon gjithmon drejt Europës. Është më i mbështetur shqiptarisht varianti i këngës “Nëntë vjet e nëntë ditë” në
krahasim me variantin e Ymer Agos, për
vetë faktin që, garant dalin shokët e tij për besëmbajtjen e Kostandinit para
mbretit, garanci që mbështetet te besa
dhe institucioni i saj në jetën shqiptare, në rraport me garancinë me burim dashurie të princeshës
spanjolle, te kënga e Ymer Agos. Pra, kjo balladë është thjeshtë një balladë
për besën. Madje këtu ka dy besë që duhen mbajtur. E para besa e dhënë te
gruaja që ta presë …nëntë vjet e nëntë ditë…(besë e dyfishte kjo, sepse
besatohet buri te gruaja, që do të kthehet
brënda nëntë vjet e nëntë ditëve, por besatohet edhe gruaja te burri,
sepse ajo do ta presë burrin nëntë vjet e nëntë ditë) dhe besa e dhënë mbretit
spanjoll që do rikthehet në oborin e tij. Në këtë konteks, varianti i Ago
Ymerit për rikthimin e tij në robëri, në burgjet e mbretit spanjoll është më dramatik
se varianti i Kostandinit, i cili rikthehet në Spanjë, por gjithsesi si roje
obori mbretëror, pa llogaritur privilegjet e mundëshme që do ti bënte mbreti
pas kalimit të kësaj sprove. Kujtojmë se
në variantin e Ago Ymerit mbreti spanjoll i jep lirinë në fund. Por e rëndësishme
është se qoftë Ymer Ago qoftë Kostandini
i vogëlth” i mbajtën të dy besët e dhëna, duke dëshmuar kështu një nga cilësitë
elitare dhe thelbësore të kombit shqiptar, cilësi që u bë proverbiale në botë.
Dhe kjo është më kryesorja.
Prandaj theksojmë se rrënja e kësaj ballade është thjeshtë shqiptare. Nga sa
thamë më sipër konkludojmë edhe se nuk janë dy ballada të ndryshme, njëra e
Kostandinit dhe tjetra e Ymer Agos, me subjekt të përafërt, por është ballada e “Kostandinit të vogëlth” e quajtur
ndryshe “Nëntë vjet e nëntë ditë”, e
cila, e kënduar më von, në ambiente të myslimanizuara të trevave veriore, vesh
një kostum mysliman (emri Ymer Ago) pa
ndryshuar thelbin e saj.
Madje mendoj se kjo këngë ka
egzistuar paralelisht , në zonat jugore dhe
në zonat veriore të vendit, në variantin e “Kostandinit të vogëlth”,( po të kemi parasysh unitetin shpirtëror të kombit shqiptar, me dallime jo thelbësore
jug-veri), dhe se më von, pas epokës skënderbejane,
në zonat e veriut kjo balladë u vesh me petk mysliman.
4-...nëna u ul bashkë me ne, për të
dëgjuar përallën e gjyshes…Nëntë vjet e nëntë ditë..., atë përallë që flet për një trim që vjen që
nga Spanja e largët, për nusen e tij, të
bukur si hëna…
Dhe gjyshja ime e tregonte bukur
përrallën. Dhe unë rrija i mbërthyer pas buzëve të saj, si tani, pas reshtave të
librit të Petrit Rukës.
…Kur hyn kali në avlli/ Derdhet orizi si shi/ Bie nga qielli si dëborë/Mos
e hedh zoti me dorë…Mbi patkoin hënëprerë/Thyeje
qelqen me verë…
Këtu Petrit Ruka gabohet dhe është
i vetmi rast ku ai gabon
në këtë balladë. Në Pilur nuk prodhohej dhe as prodhohet orizi, thjeshtë për
mungesë të ujit të shumtë që duhet. Ku do ta gjenin pilurjotët asokohe kaqë
shumë oriz, sa që ta derdhnim si shi mbi kryet e dhëndërit e mbi vellon e
nuses. Po të kishim kaqë shumë oriz, do e
kishim bërë pilaf dhe ja çonim edhe dhëndërit e nuses që të hanin, pse ta linim të vente dëm.
Po
në s’kishim oriz, kishim yjet aty pranë. Gjyshja mua më ka treguar se nëpër
dasma, pilurjotët zgjatnin dorën drejt qiellit, mbushnin grushtet me …yje… dhe i hidhnin mbi kryet e çiftit. Vetkuptohet që i
zgjidhnim ca yje të vegjël e të bukur që kishe lezet ti mblidhje në pëllëmbë të
dorës. Se, ruajna zot, po të mirje Arushën
e Madhe dhe t’ja hidhje nuses mbi krye, më e pakta do e rrëzoje nga kali mu në
portë të kishës, le që do e lemerisje për tërë jetën vajzën e botës. Këto mi ka
spjeguar hollë-hollë gjyshja ime në ato mote përrallash dhe ska ç’të më dëftojë Petriti.
Pastaj, ku Petriti e ku gjyshja
ime.
Edhe vargjet e tjera…Nusja me dhëndërin do flerë/ Vajzëria do ti
bjerë/ Ishte vajzë do bëhet grua/ Qe rrëkezë do bëhet krua…janë tëpkë filozofia
e gjyshes sime. Se si i ka marë autori nga gjyshja ime, është tjetër punë, por
unë nuk do ta kallzoj. E dini pse? Jo pse gjyshja ime ka vdekur me kohë e me vakt, por për arsyen se e tregon
përrallën tamam si gjyshja ime dhe dua
ta dëgjoj edhe pak.
Qasuni dhe ju të dëgjoni…Se kthen kokën se ka frikë/Mos i çahet zemra krrak/Tek i sheh të dy në
prag.
Kështu rinim dhe ne fëmijët dhe e
shihnim gjyshen drejt e në dritë të syrit. Ne prisnim që trimi i porsamartuar
ta griste letrën e mbretit dhe të kthehej te
gruaja e tij e bukur, që i ngjante nënës sonë. Pse, pak fermane sulltanorë kanë grisur himarjotët? Pse
mos ta griste edhe ky dhëndër këtë? Do
thuash ti që ndryshonte puna se letra nuk vinte nga Sulltani i zi i Turqisë por
vinte nga strategu i Himarës (himarjotët skanë patur mbret por udhëhiqeshin nga dy strategë që zgjidheshin
nga populli dhe që nderoheshin më shumë se çdo mbret ). Por këtu është puna,
fermani i sulltanë grisej e digjej por urdhëri i strategëve vetëm zbatohej. Dhe
zbatohej me këngë në gojë e me valle…valle
me gjëmime/.
…Katërmijë ushtarë rresht/ I ka prerë zemra në besë/U ka rënë mbi sy një
vesë/…Sjanë ushtarë po janë fëmijë/Luten që një po të vijë…
Këtu fillon legjenda e himarjotëve
të bardhë si ëngjëlli, me Fjalë të dhënë,
me Besë.
Këtë Besë që mbreti Spanjoll e
quan…fjalë/E mer era more djalë…dhe që,
sipas zakonit mbretëror, kërkon peng një …kokë burri. Po kjo është gjëja më e
thjeshtë për himarjotët, një kokë do mbreti, dyzetë burra me kokën si shkëmb mali i
dalin garant. Sepse ata qenë djem të rritur me besë dhe nuk e koncepronin dot të
shkelej besa. As vdekja nuk kishte aqë fuqi sa
ta pengonte mbajtjen e besës. Po ku marin vesh mbretërit e botës nga besa e pilurjotëve,
nga besa e shqiptarëve. Po tu kërkonte mbreti flori apo argjënd si garant për lejen, pilurjotët
do gjëndeshin ngushtë. Se ishin thjeshtë
luftëtarë, nuk qenë pasunarë. Po ky budalla
mbret kërkon garant një kokë trimi? O burra kush është më trim të dalë përpara.
Një do ti o mbret? Ja ku na ke të dyzetëve.
Madje, tja marim dhe një kënge me valle, se ja hodhëm këtij mbreti spanje.
Çështë ai që shkon kaluar/zhduket si rrufe/ dhe lë mbrapa në të
shkuar/pluhur gjer në re…çështë ai hipur mbi kalë/xhind apo njeri/zoti im të
qofsha falë/ vetëm ti e di...
Në fakt e di dhe unë o Petrit Ruka, se ma ka treguar
gjyshja në femijëri. Por ty të lumtë për
këto që ke shkruar, se jo vetëm që më kujtove gjyshen time, të mirën gjyshe,
por më gozhdove me sytë mbi libër, si dikur, me sytë e hapur tejë mase, mbërthyer
në gojën me dhëmbë të rallë të gjyshes, duke pritur të dilte trimi Kostandin hipur
mbi kalë, tek rendte nëpër yje e nëpër re, për të aritur te porta e kishës të
bukurën e tij, që donin tja mirnin. Që ai mbriti në kohë në kishe, edhe unë kam
pakëz meritë sepse gjatë gjithë rrugës, në mëndjen time bërtisja …yja
bardho…jepi,…vrapo …bardho …dhe zemra ime ja bëntë tak a tak. Po
ku ta dije ti këtë o Petrit, që ta shkruaje. Por nejse, ska gjë, kujdes për
balladën tjetër.
….Tregon për një grua/që qan buzë detit/nëntë vjet me rradhë/qan e vetëm
prêt…(qan e zeza qan/ mbi një gur anës së detit
)dhe nga ata lotë/deti qënka bërë/dy herë më i kripur/Ah, i gjori det… Ore,
mos ja mora këngës Vajz’ e valeve? Çdo gjë bën vaki me këtë Petrit Rukën. Dëgjoni sa bukur e thotë…Ndryshon bari,
ndryshoi era/ derdh parfum në rrugë dhe
fera/ndryshoi uji në burime/se këndon me ligjërime/bujarin e e tokës sime/gjuhë
e fisit pellazgjik/s’ësht e folur, është muzik/ndaj në djep të historive/u dha
emrat perëndive…
Ah që si kam këtu nja tre –katër
shokë, që tua thoshja me këngë pilurjotëshe këto mrekullira. Se kur na i
tregonte gjyshja, i shkëlqenin sytë dhe fjalët i ridhnin si melodi. Ajo po, që
dinte të tregonte përralla. Ose kur dëftonte
vujatjet e nuses e cila….reth e rrotull këngët/I
dëgjon si kujë/pamjet i sheh trubull/sikur janë nën ujë/, ose…qirinjtë/ qajnë kokë
më kokë/… dhe sidomos kur thoshte fjalët…ti moj kallogre…i dridhej buza e poshtëme dhe nga qepallat, ku qe
fshehur zgjaste kokën e sulej turavrap një pikë
loti.
Po skishte shumë rëndësi ai lot
vetmitar, sepse shumë shpejt vinte thirja triumfuese…O ju krushq…/ndaleni këtë kurorë/jam në besë dhe një orë/… e cila
na bënte të duartrokisnim dhe, më pas të thërsinim gati në korr fjalët “njihe,
njihe” kur gjyshja thoshte fjalët e nuses…nga
ta njoh o trim i tretur/ unë një natë me të kam fjetur. Ne na vinte pakëz
inat….Çbudallaçkë kjo nuse, pse për të fjetur vajti në gjerdhek? Po qe për të fjetur, le të flinte në fshatin e saj, jo të
vinte në Pilur. Nuset prandaj janë nuse, ti mbane hapur edhe sytë.
…Tridhjet vjet më parë, si ty/ unë kam qarë nën batanie… i thotë
Petriti të birit.(Në fakt donte ti thoshte nja
pesëdhjetë e ca vjet më parë, por i ka bërë llogaritë me gishta dhe
gishtat i kishte të zënë me cigare). Po ç’taksirat
të pata unë more Petrit Ruka, që pasi kam qarë para pesëdhjet vjetëve, të lotoj
edhe njëherë tani mbi vargjet e tua. Do thuash ti që është fëmijëria e largët
ajo që më ka lënë ca lotë nën qepallë, për ti derdhur tani. Dhe që i derdha
tani mbi vargjet e tua, se erdhi koha ti derdhja e skisha ku ti derdhja më mirë
se te kjo balladë.
Mirë pra, mos u mbur shumë. Unë
besoj se lotova, pse ti me këtë balladë më kujtove gjyshen. Ajo po, që dinte të
“kërrente” e të tregonte përralla. Asaj i takon “Çmimi i parë”,”Penda e Artë” a
ku ta di unë se çfarë jipet në këto
raste.
Sa për ty o Petrit Ruka, ty të
takon një bodile me raki Piluri, që ta pishë me shëndet e të na shkruash
përrallën tjetër.
Domosdo nga ato të gjyshes sime.
Se bota s’ka përralla të tjera.
Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
ReplyDelete*nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
*nëse doni të mbeteni shtatzënë.
*nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*nëse doni një fuqi shpirtërore.
*nëse doni të ndaloni abortin.
Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}
Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
*Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
Email: { dawnacuna314@gmail.com }
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512