Mbi tezën homerike…
Në vënd të
një përshëndetjeje,
për mikun tim Anton Nik Berisha
Leximi i studimit “Mbi rapsoditë
e botuara nga De Rada në 1866”, Prishtinë 1983, të Anton Nik Berisha, është nga ato lexime që të
shtin në mendime, si për udhët tematike që shtron, ashtu dhe dyert e dritaret që
hap, aqë sa, kur mbyll fletën e fundit të studimit, mediton mbi sa ke lexuar
dhe të duket se nuk shtjellon mendimet e tua, por vijon të lexosh edhe më, nëpër
ca fletë imagjinare.
Dhe vetiu të lind dëshira, të marësh penën, dhe meditimet e tua ti bësh pjesë të këtij studimi. Kjo dëshirë më lindi edhe
mua, por mqse studimin e lexova në email dhe jo në librin ku është botuar,
mendimet e mia për tezën homerike që
trajtohet mjeshtërisht nga autori, vendosa ti hedh në këtë shkrim, i cili,
gjithsesi, nuk është në formatin e një studimi të mirëfilltë.
1-Homeri (Omiros-gr) ka jetuar në
shekullin IX p.e.s..Si vendlindje e tij konsiderohet Smirna (Izmiri i sotëm),
një qytet koloni greke. Por kjo nuk i pengoi nëntë qytete greke që të
pretendonin më von lavdinë si vendlindja e Homerit.
Emri Homer do të thotë “peng”, dmth i marur
peng, rob, skllav (ose pasardhës i tyre).
(Unë për vehten time do pëlqeja
ta shqipëtarizoja emrin Homer në “I miri”,(sipas A.Kolës), pra ai që këndon
mirë, që thotë gjëra të mira).
Thuhet se këtë emër e kishte një shoqëri rapsodësh, të cilët kishin si
mission të mësonin përmëndësh dhe deklamonin këngë epike. Nuk është vërtetuar në
se Homeri ua dha emrin homeridëve apo ka ndodhur anasjelltas. Por ajo që ngjall
kureshtje, është fakti se homeridët nuk mireshin ushtarë në luftë, sepse
konsideroheshin të dyshimtë, për arsye se në deklamimet e tyre poetike, nuk
çfaqej ndonjë urrejtje për kundërshtarin.
Poemat homerike, Iliada e shkruar
në stilin epik dhe Odisea, e shkruar në stilin lirik, flasin për ngarje që kanë
ndodhur në shekullin XII p.e.s., respektivisht për luftën e Trojës-Iliada dhe
peripecitë e udhëtimin të kthimit për në Itakë të Odisesë. Deri në shekullin e
VIII p.e.s këngët e epeve nuk qenë të
shkruara, për arsyen e thjeshtë se nuk egzistonte shkrimi. Për këtë arsye
konkludojmë se epet këndoheshin nga bardë popullorë nëpër festa apo obore
fisnikësh. Çdo gjë ishte në fatin e kujtesës së këngëtarëve. Por kujtesa njerëzore
nuk është statike përgjithmon.
1.a-Për këtë arsye, në shekullin
e VIII p.e.s. tirani i Athinës, Hipparku, urdhëroi standartizimin e poemave, duke
i bërë në këtë mënyrë një shërbim të madh njerëzimit .
1.b-Arsyeja pse u bë
standartizimi në këtë shekull ishte e thjeshtë, ky ishte shekulli i fillimit të
shkrimit grek dhe s’mund të kishte gjetje më
dinjitoze sesa shkruarja (dhe ruajtja në këtë mënyrë) i këtyre poemave.
(Ndoshta vlen të kujtojmë se edhe shtypshkronja Gutenberg zgjodhi për të botuar Biblën, si librin e saj të parë).
1.c-Po ashtu një arsye jo e vogël
ishte edhe fakti se poemat po pësoni “firo” sasiore dhe cilësore, duke kaluar
nga një brez në tjetrin apo nga një këngëtar
te tjetri.. “Firot” që pësonin poemat, rapsodët i “kompesonin” me përsëritje vargjesh nga një këngë
në tjetrën, kryesisht aty ku fliste autori për
cilësimet e heronjve të veprës.
Diku kam lexuar një koment për këtë fakt, që thoshte se….edhe Homerin e mirë, nganjëherë e zë gjumi. Unë dua të besoj se
“nuk e ka zënë gjumi Homerin”, por kanë “fjetur” mbi vargjet e tij homeridët,
rapsodët.
1.d-Vetë stili epik i Iliadës dhe
stili lirik i Odisesë në këto poema madhore lindën edhe hipotezat antiHomer në
shekujt e mëvonshëm dhe konkretisht hipotezën se, a-Poemat nuk i ka krijuar
Homeri, (por i ka shkruar ndonjë “Homer tjetër” , Lefkovitz)..
…(Samuel Butler thotë se…Odiseja është shkruar nga një grua e re nga
Siçilia…, mendim të cilin Robert Graves e përpunoi te novela “Vajza e Homerit”.
b-Poemat janë bashkimi i disa
krijimeve gojore popullore ( këngët) me tematikë të njëjtë në dy poema të
vetme. Madje studiuesit Parry dhe Lord konkludojnë se poemat kanë qënë…formulë
e gojdhanave tradicionale…që janë bashkuar nga shkruesit e Hipparkut. Arsyeja është
se një njeri i vetëm (qoftë ky edhe një …Homer), në atë shekull, nuk mund të
krijonte vepra të tilla gjeniale.
2-Këto teza janë rrahur shumë nga
studiues të ndryshëm (madje edhe nga Anton Nik Berisha te studimi, për të cilin
flasim) dhe unë s’kam pse të zgjatem.
Por duke qënë se egzistenca e dy epeve madhështore greke, Iliada dhe
Odisea, ndezi te shumë krijues europianë ambicjen dhe dëshirën, për krijimin
ose “gjetjen” e epeve të tilla, të kombeve të tyre, këtu duhet të ndalemi pak.
Duhet të theksojmë se , siç na dëshmon Berisha, edhe vetë De Rada botimin e parë të Rapsodive
e kishte me këtë ide, madje duke hedhur edhe tezën e egzistencës së një poeme të tillë madhështore
shqiptare të kohës së Skënderbeut, poemë e cila u shkërmoq me kalimin e viteve
në disa dhjetra këngë të veçanta. (Këtë ide e
përmënd edhe Kadare te “Autobiografia e popullit në vargje”).
Këtë ide e bënë të vetën edhe
krijues të tjerë arbëresh, madje dhe u përpoqën
të dëshmonin (apo dhe të “sajonin” me botime të tyre) egzistencën e një epi të
tillë.(Z.Skiroi, Gavril Dara i Ri).
Në një kohë tjetër, më von, Naim
Frashëri do të shkrunate poemën madhore “Historia
e Skënderbeut” me synim që kjo poemë të ishte një “Iliadë shqiptare”. Po kështu edhe Gjergj Fishta me “Lahutën e Malcisë” do
pretendonte për një “Iliadë” të re.
3-Përsa i përket egzistencës së
një epi të tillë skënderbejan, të copëzuar apo unik, dëshmitë dhe dokumentat
mungojnë. Kjo mungesë nuk e vë në
diskutim faktin që, në kohën e Skënderbeut ka patur poetë dhe rapsodë që kanë shkruar për fitoret e tij, madje këta,
normalisht duhet të kenë qënë afër Skënderbeut, në shërbim civil, ushtarak apo
diplomatik të tij, afëri që u ka mundësuar njohjen e hollësishme të veprimeve
dhe ngjarjeve. Këta poetë dhe rapsodë e kanë shoqëruar Skënderbeun nëpër
beteja, në udhëtimet e tij diplomatike jashtë vendit, në takime me princat arbër
etj etj. Këta kanë shkruar dhe kanë kënduar para kryezotit dhe luftëtarëve pas
fitoreve. Kjo ka qënë traditë e fisnikërisë europiane dhe s’kishte pse të bënte
përjashtim Skënderbeu. Përkundrazi, dëshmitë historike theksojnë interesimin e
madh të Skënderbeut për shkrimet dhe historinë e Arbërisë, leximet e shumta që
ai bënte si dhe mbështetjen që u jepte
studiuesve dhe krijuesve të kohës.
(Shekuj më von Ali Pasha do
mbante në oborin e tij, në funksione të rëndësishme administrative, delvinjotin
Haxhi Shehreti, i cili do ishte “hieja” e Ali Pashait dhe do të krijonte poemën
madhore “Alipashaida” dhe “Vaje për Aliun”. Prania e tij pranë vezirit ishte burimi i
informacionit të pasur që kanë këto vepra).
Por ne, nga
Moti i Madh na ka mbritur vetëm “Historia e Skënderbeut” e Marin
Barletit, dhe kjo e shkruar pas epopesë skënderbejane. Pra dokumentin me vlerë
letraro-historike e kemi, pa çka se është në prozë. Këngët, poezitë dhe poemat
e shkruara kanë humbur nën zjarrin e pushtuesit dhe hiri i tyre i shpërndarë
nëpër shekuj, na imponon heshtje.
Theksuam më sipër se poetët e
rapsodët arbër kanë shkruar e kënduar për
Skënderbeun dhe epopenë e tij vjersha e poema, kanë ngritur këngë e kanë kërcyer
valle, por ne kemi shumë pak sot, për këtë kryetrim dhe zulmën e tij.
Mungesa e këngëve të shumta për
Skënderbeun në dheun amë, ka vetëm një shpjegim, terrorin pesë shekullor mbi
popullin.
Mungesa e ndonjë epi skënderbejan
apo ndonjë poeme të gjatë për Skënderbeun te arbëreshët të shtyn në mendime.
Arbëreshët, që ishin ajka e fisnikërisë dhe e ushtrisë të kryezotit, ata që
ruajtën gjuhën, flamurin, këngët e vallet, veshjet, legjendat e balladat, ku i
kanë poemat epike skënderbejane?
-Këngët e botuara nga De Rada dëshmojnë
egzistencën e këngëve, por si shpjegohet mos ruajtja e poemave madhore për Skënderbeun, ndërsa egzistojnë baladat e
legjendat poetike kombëtare? Argumentimi se Skënderbeu konsiderohej i pa-fat, që
vërtet fitoi betejat me turkun, por jo luftën, sepse Arbëria u pushtua, përsëri
nuk qëndron. Qoftë dhe nëpër arshivat familjare do egzistonte diçka e tillë e
shkruar, e cila nuk mund të shitej, si armët e tij.
-Egzistenca e ndonjë epi skënderbejan, vlerat artistike të të cilit
mund të mos i rezistonin kohës, nuk qëndron,
sepse sidoqoftë, do egzistonte ndonjë pjesë e tij, e cila do vlerësohej, së
paku si document.
-Po
kështu, nuk qëndron as argumentimi se në dhe të huaj, nuk u respektuan verbërisht
shkallët e hierarkisë shoqërore, sepse ish shërbëtorët e fisnikërisë arbëre,
nuk dëshironin të ishin përsëri shërbëtorë. Rapsodët dhe poetët i kushtuan më
shumë vëmëndje sigurimit të jetës në vendin e ri se sa argëtimit të fisnikëve
arbër. Këngët dhe epet i këndonin më shumë në familjet e tyre. Kjo solli dobësimin
e kujtesës artistike.
-Shtoi kësaj faktin që lajmet që
vinin nga Arbëri ishin të zymta, pastaj edhe
mossuksesi i Gjon Kastriotit dhe birit të tij, Skënderbeut të Ri, ra si
një shi i ftohtë mbi shpresat e ndezura të arbërve. Arsyeja për ti ruajtur këto
këngë sa vinte e dobësohej. Por jo
deri në atë shkallë sa që të harohej përfundimisht një “pasuri” e tillë. Ata që
ruajtën legjendat e Kostandinëve, më me fanatizëm do kishin ruajtur një pasuri
të tillë të paçmueshme, si epi skënderbejan. Aqë më tepër familjarët e
Kryezotit do ti konsideronin ato si “pasuri e familjes kastriotase” dhe do ti
“inventarizonin”.
Po
qe se do pranonim këto argumenta për shkërmoqjen e epit skënderbejan, deri gati
në zhdukje, atëherë si do argumentojmë faktin që eposi i kreshnikëve vijoi të
ruhej dhe madje të prodhonte ende këngë
dhe vargje fine? Argumentimi se eposi i
kreshnikëve i këndonte një luftë të
fituar (ndalja e sllavizimit të Shqipërisë) është një shpjegim jo i plotë.
4-Ndërsa aludohet që poemat
homerike janë …bashkim i këngëvë të ndryshme, për epin e Skënderbeut flitet për
“shkërmoqjen” e tij në këngë më të shkurtëra.
Le ti shohim pak më gjakftohtë këto
fakte:
a-Lufta e Trojës ishte një përleshje
e stërmadhe për kohën kur ndodhi. Vetëm
ushtarë grekë ishin mbi njëqintmijë. Fitorja e kësaj lufte nga grekët ishte si
të kapnin zenithin e jetës. Shoqëria greke u rrit me hyjnizimin e luftës së
Trojës. Gati në çdo aktivitet zyrtar e
shoqëror recitoheshin apo këndoheshin këngë për këtë luftë dhe heronjtë e saj. Të
gjithë rapsodët ngrinin e këndonin këngë për luftën e Trojës dhe trimërinë
greke, për heronjtë e saj, për vënien në vend të nderit grek të shkelur nga
trojanët. Të gjithë politikanët i fillonin fjalimet me lavdinë greke të fituar
e të kalitur në Trojë dhe i mbaronin me betimet për heronjtë e rënë aty. Fëmijët
mësoheshin të riteshin trima, të luftonin e të fitonin për Greqinë.
Në këtë klimë entusiazmi mbarëpopullor,
krahas mijra krijimeve të rapsodëve dhe poetëve minorë, u çfaq Homeri me gjeninë
e tij, dhe duke parë me sytë e mëndjes, filloi të këndojë (krijojë) për mëninë e Akil
kordhëtarit,( por dhe për mëninë e Herës dhe Athinasë ndaj Paridit, i cili
“Mollën e Bukurisë” ja dha Afërditës dhe jo gruas apo bijës së Zeuzit. Ndaj e goditën me shigjetën e Erosit që të rëmbente Helenën e bukur…dhe të derdhej
një lumë gjaku… etj etj).
Pastaj, i lodhur nga kënga e luftës,
Homeri nisi ti këndojë vuajtjeve dhe peripecive të Odisesë, etj.
Ai kishte dhe privilegjin se
kishte ardhur disa shekuj pas kësaj lufte dhe i sodiste me qartësi distance ngjarjet. Po
kështu ai jetonte e krijonte në një klimë
entusiazte, frymëzuese, poetike. Me një
fjalë, ai ecte bashkë me rrymën dhe “ecjen” e tij përpara e ndihmoi edhe rryma tjetër
e gojdhanave tradicionale. Shumë vargje të krijuesve anonimë, është normale që
të gjënden në këto poema. Por ajo që ka rëndësi është fakti se vargjet e
Homerit ishin shumë më artistike se të bardëve të tjerë dhe për pasojë më
rezistente ndaj harimit.
Kështu lindën Iliada dhe Odisea.
Këta ishin dy lisat e artit, nën hijen e të cilëve jetonin grekët. Gjenia e
Homerit shtriu degët e këtyre lisave në
gjithë Greqinë, e më tejë.
A ka mundësi që një njeri i vetëm
ti krijojë këto vepra madhore, në një jetë njeriu.
Përvoja e mëvonëshme i përgjigjet
pozitivisht kësaj pyetjeje, kur kemi të bëjmë me talente. Të njëjtën gjë bëri
Eskili dhe tragjikët antikë. Dante Aligeri dhe Virgjili pohojnë mundësinë e
krijimit vigan nga një njeri i vetëm. Po ashtu pohon dhe Shekspiri.
Por çvlerë ka fakti në se këto
poema i ka krijuar Homeri, një burrë tjetër që quhej gjithashtu Homer apo
homeridët. Rëndësi ka fakti që njerëzimi ka sot në dorë dy perla poetike, shkëlqimi
i të cilave është maramendës. Rëndësi ka Iliada dhe Odisea.
b- Në lidhje me epin skënderbejan
( të supozuar dhe pse jo, të dëshiruar prej nesh) duhet të pranojmë se poetët
dhe rapsodët arbër kanë krijuar dhe kënduar për Skënderbeun, zulmën e tij dhe
bashkëluftëtarët e tij vetëm vepra artistike të shkurtëra, këngë që këndoheshin
me çifteli apo lahutë mbrëmjeve, apo me grupe iso-polifonike pas betejave. Kjo
ka argumentimin e thjeshtë se, poetët dhe rapsodët ishin edhe luftëtarë të
ushtrisë së Skënderbeut, dhe në këtë mënyrë, nuk kishin kohën për të qëndruar
duke medituar e krijuar vepra të gjata. Ata ishin, në radhë të parë luftëtarë të
ushtrisë të Skënderbeut dhe kishin n jë detyrë luftarake për të kryer. Ndër ata
mijra heronj të betejave skënderbejane,
me qindra do kenë qënë dhe poetët e rapsodët e rënë në luftë.
Kështu pra, si krijime të këtyre
qindra poetëve e rapsodëve për Skënderbeun dhe luftën e tij, kemi me qindra apo
mijra krijime të shkurtëra (nqse të shkurtëra do kuptojmë krijimet
si këngën “Skënderbeu dhe
Ballabani” apo “Skënderbeu dhe vdekja”).
c-Pyjet nuk kanë vetëm lisa,
madje nëpër bjeshkë lisat mungojnë. Por nuk mungojnë asnjëherë lulet dhe
filizat e pemëve, që në një stinë të mbarë, mund të rriten e të bëhen lisa.
Vetkuptohet në qoftë se nuk i
djeg zjarri apo ti presë ndonjë druvar.
ç-Që në letrat shqipe të çfaqej
ndonjë Homer më von, gjasat ishin të pakta. Shqipëria ishte e përfshirë nga
hakmarja turke. Vrasje, zjarre, rrëmbime, përdhunime- këto afronte tabloja e përditëshme
e jetës shqiptare në pesë shekuj. Dhe në këto kushte, askush nuk mund të ulej e
të krijonte poemë epike për një luftë që...nuk
u fitua përfundimisht.
Po
kështu edhe arbëreshët nuk e kishin atë klimë poetike të krijimit, sepse ata ikën…të mundur, duke lënë pas vendin, në flakë e zjarr dhe duke filluar
të krijonin një…Arbëri të re, në dhe të huaj…
5- Unë mendoj se ne s’kemi pse kërkojmë
( e ca më pak të sajojmë) ndonjë ep skënderbejan në vargje.
Epopeja skënderbejane u shkrua
ndryshe, ashtu siç e kërkonte koha, me shpatë. Bota e ka lexuar ashtu siç është
shkruar, Shqipëria nuk e la qenin turk
…të rrëmbente …Europën e bukur, dhe për këtë u vetësakrifikua për njëzetëepesë
vjet rresht. (Disa nga ne kanë nevojë ta
lexojnë drejt historinë).
Qëndresa e mëvonëshme e popullit
shqiptar me… treqint kryengritje në katërqint
vjet…është më vete, një epope e pashëmbullt në historinë europiane.
Ne vërtet s’kemi patur ndonjë
Homer, por ne kemi patur me mijëra
“homeridë, madje këta ishin edhe luftëtarë, madje edhe prijësa, sepse ishin
shumë të besueshëm nga bashkëluftëtarët e tyre, si bij besnikë të atdheut.
Sarandë, më 09 Nëntor 2015.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512