Studimi që kishte munguar….
Përsiatje mbi librin “Joni Poetik 2” të Fatmir Terziut.
Nga Timo Mërkuri
Në qoftë se do më duhej të
perifrazoja fjalët e poetes britanike Uendy Cope …Poetët e mirë lexojnë shumë…, cituar nga F.Terziu te “Liçenca
poetike” duke ja përshtatur këtë konkluzion studimeve kritike, do të thoshja pa
mëdyshjen më të vogël se…studiuesit dhe kritikët e mirë duhet të lexojnë shumë
më shumë se poetët, dhe sidomos kur analizojnë e studiojnë poezinë.
1-Shkrimi i studimeve kritike i
ngjan punës së ar-kërkuesve në perëndimin
e egër, të cilët, të paisur me një kazëm, një lopatë dhe një sitë, sitnin një
mal të tërë rëre për të nxjerrë një gram flori. Vërtet një gram flori nxirnin
nga një mal rëre këta ar-kërkues të
palodhur, por ky gram flori ishte shtysa e ndërtimit të qytezave të reja në rëzë
të malit, të cilat shumë shpejt ktheheshin në qytete që riteshin çdo ditë.
Ishte shtysa e hapjes së bankave në këtë qytet, e ndërtimit të shkollave,
spitaleve, e ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave që të çonin nëpër metropole
etj etj.
Ky gram flori ishte shtysa dhe
rruga drejt progresit.
Ky gram floriri aty, në zemër të
malit ka qënë shekuj të tërë. Puna është kush e nxjerr nga thellësia e malit,
dhe ajo që është më e rëndësishmja, ta vëjë në shërbim të bashkëkombasve të
tij.
2-Jo një gram flori, por një
thesar të tërë, “situr” me mundim nga male të tëra…literature shqipe dhe botërore,
na ka dhënë Fatmir Terziu te “Joni Poetik-2”.
Tërësia e referencave, konkluzionet
shkencore, diapazoni i shikimit të fenomeneve letrare dhe trajektorja e rrugëtimit
të tyre, karakteristika individuale e çdo krijuesi, e parë në tërësinë letrare
të kohës, shtoi këtyre edhe një krijimtari fine e të pasur poetike e proze, që
përfaqsohet nga disa vëllime poetike, novela, tregime e romane, flasin për një
puntor të palodhur e cilësor të letrave shqipe.
Një itensitet të tillë krijimi dhe nivel të lartë
krijimtarie, në letrat shqipe, vetëm Sami Frashëri e ka dëshmuar.
3-Ky libër nis me studimin shkencor mbi Artin Jonian, me temën…”Art
Jonian? Po, mbi baza shkencore”, i cili është
jo vetëm befasues por që tërheq vëmëndjen për nga thellësia e zhbirimit dhe hapërsira
që çpalos.
Në kohën kur ne, një grup relativisht i vogël krijuesisht sarandiotë
nisëm të shkruanim e të flisnim me njeri
tjetrin për “Artin Jonian”,... në fakt ne flisnim për veten tonë, për shkrimet
tona, për artin tone dhe nuk pretendonim të
themelonim teori dhe shkolla, sepse ne e konsideronim vehten tonë ende
si nxënës që mësojmë, zbulojmë dhe pasqyrojmë artistikisht ditë për ditë botën e madhe magjike të Artit
Jonian.
Nuk e krijuam ne Artin Jonian, ndonëse kemi folur me tingëllimën
joniane, e pa krahasueshme me asnjë tjetër në botë.
Ne nisëm të flisnim për Artin Jonian, si për një botë apo qytetërim arti që nuk ishte pjellë e fantazisë sonë, por llogjikisht dhe detyrimisht ka egzistuar, sepse reliket e saj rrezëllijnë aty këtu.
Pak a shumë siç fliste me vete Ugolini për egzistencën e qytetit të
Butrintit, para se ta zbulonte atë. (Citime nga libri im “Kur flasim për
Artin Jonian”).
Pra, ndërsa ne, me entusiazëm
flisnim dhe shkruanim për Artin Jonian, pati dhe mendime e reagime se…Nuk ka Art Jonian…
Ne dëshmuam me botimet tona,
egzistencën dhe finesën e Artit Jonian, por nuk hulumtuam për bazën teorike të
tij.
Dhe deri në botimin e librave “Joni Poetik” dhe “Joni Poetik 2”
askush nuk kishte folur për këtë risi
letrare.
Kjo mungesë, ndoshta e ka burimin
te kufizimet e socartit, apo gjethkë, por fakti është që …mungonte një studim
për Artin Jonian…
Kritika letrare shqiptare nuk u muar me këtë risi letrare,
duke e dënuar me heshtje, në kohën që ajo ka shekuj që jeton e krijon. Duke “refuzuar” Artin Jonian, kritika letrare
shqiptare i mohoi lexuesit shqiptar shijimin e një prej risive letrare më
brilante dhe më të herëshme të kulturës shqiptare. Ndërkohë krijuesit jonianë vijonin të krijonin perla artistike të disa
gjinive, të cilat studiuesit dhe kritika i “birësonin” në familjen e
socrealizmit, ndonëse ata, vetëm me socrealizmin s’kishin përqasje.
Poezia Joniane nuk ka poezi entusiazte, të tipit të
socrealizmit. Aty mbizotëron poezia e dhimbjes shpirtërore. Kjo jo si antitezë
e bukurisë natyrore por si rrjedhim llogjik i origjinës së saj.
Poezia joniane është nga më të lashtat në brigjet tona.
Ajo, ashtu si ullinjtë shekullorë, me trungun zgërbonjë (hekzametrike), bërë nga
shekujt, me gjelbërimin e saj gjithëvjetor, inspiron paqen në brigjet e
furtunave.
Në Manifestimet tona poetike, aty ku shekujt flasin nën ndikimin e të
shkuarës në Triremën Joniane, Agim Mato hedh spirancën ideore kur thotë se
…Emërtimi i këtij manifestimi është një
qasje ndaj poezisë antike që është lëvruar dhe deklamuar midis këtyre brigjeve (fq xxi).
4-Qysh në fillim të studimit
autori të befason me gjetjet reale të
egzistencës së Artit Jonian. Namik Resuli në vitet 1940 flet për shkrimtarët e vjetër të jugës …që i kanë
gjithmon sytë nga perëndimi … dhe tregon se…ajo që i lidhte me perëndimin këta
“jugas” …ishte tek komunikimet gojore apo
oratoria e trasmetimit kulturor a ndërkulturor...duke na dhënë në këtë mënyrë
fillesat e poezisë joniane te këngët popullore. Ne ende theksojmë se kënga
iso-polifonike himarjote (e bregut himarjot) është pjesë e çmuar e poezisë
joniane.
Format heksametrike të krijimeve poetike antike, konkludon autori janë dhe arsyet që pikëtakojnë Artin Jonian të trashëguar gojarisht në
forma të ndryshme…ardhur deri në ditët tona.
Autori argumenton se në tërësinë e konceptit të trashëgimisë
poetike joniane, mes kulturave që e mbartën atë në ditët tona është edhe thelbi
i gjetjes të bazuar shkencërisht…dhe duke cituar Jacques thekson se…tërë bregdeti i Jonit ishte i banuar nga
pelazgët dhe se ata kishin stilin e tyre
poetik…duke dëshmuar në këtë mënyrë se Arti Jonian nuk është …product i
importuar. Jo vetëm kaqë, por ajo edhe frymëzon…si fakti që sjell autori nga Robert D. Denham në studimin e tij
“Poezia e herëshme e Charles Ëright”.
Analiza e ndryshimit fonetik është analiza e një karakteristike të Artit
Jonian e konstatuar edhe në takimet tona vjetore të Triremës Joniane, por të
pazbërthyer deri më sot, analizë që shoqërohet më pas me pasqyrimin e
Arkitekturës joniane dhe mjedisit dhe ndikimi I tyre në krijimtari.
Analiza e Mitit, si pjesë e
arkitekturës letrare joniane është një nga pjesët më elegante të këtij studimi
ndërsa …muzikaliteti në artin jonian dhe studimi i tij, është vërtet një
gjetje thelbësore në këtë art, gjetje
dhe analizë që dëshmon aftësinë vëzhguese dhe konkluduese të autorit. Poezitë
Joniane janë lehtësisht të këndueshmë. Ato skanë nevojë …tu vëshë muzikë…, ato e kanë muzikën brenda tyre. Kompozitori
mjafton të “afrojë veshin” që të dëgjojë muzikën brenda vargjeve dhe pastaj
këtë muzikë të dëgjuar ta hedhë në pentagram.
…Hyrja në këtë studim na sjell hapësirën kilometrike mes poezisë…shënon
autori, duke evidentuar një nga karakteristikat e këtij arti dhe pikërisht
..hapësirën që ai ka nëpër vargje, qoftë kjo hapësirë qiellore, detare, ëndëre
apo mendimi. Hapësirë, ndoshta e trashëguar nga artfolklori jonian nëpër shekuj.
Ndalesa te roli i detit në kulturën
njerëzore, gjatë analizës së librit
“Lundrime” të A.Matos e çon autorin, si një Odise modern, nga një zbulim në
tjetrin në arqipelagun e Artit Jonian.
…aty ai gjën arsyen pse vargu
jonian…thith dhe jep ajër mes lundrimit
detar…( sepse vargu jonian nuk është varg static por në…lundrim).
…deti, në poezinë joniane ka edhe
një funksion tjetër. Ajo bashkon dhe ribashkon filozofikisht kulturat (e
popujve dhe kohërave të ndryshme).
…gjeografikja rrjedhe e nxehtë në
hapërsirën që krijohet si tipologji midis formës dhe strukturës…
Dhe konkluzioni befasues dhe i
saktë se…Tek Agim Mato, ashtu si dhe në rastin e poetëve të mëdhenj, talenti ka
ardhur nga mirësia e tij, përkujdesja e ndjeshme shpirtërore dhe ndjesia e
organizuar në mënyrë të ndjeshme,gjithashtu, luhatëse...
5-Analiza e krijimtarisë së
poetëve dhe prozatorëve të ndryshëm të ky libër, është specifike për secilin
prej tyre, por e parë në mënyrë të pazgjidhëshme me tërësinë bashkëkohore të
krijimtarisë letrare, me klimën letrare të kohës kur u shkrua, të kohës për të
cilën shkruan dhe më kryesorja, duke analizuar
burimet lëndore dhe teorike
europiane dhe botrore të cilat kanë qënë
pjesë e “ylberit” krijues të secilit autor.
Shkrimi i këtyre analizave, është
si të shoqërosh me shikimin tënd një vale deti, duke e specifikuar atë në
morinë e valëve të shkaktuara nga era dhe tjua adresosh pulëbardhave për tu
ulur mbi të, duke ju garantuar siguri.
Është si të ndjekësh një dallgë deti në rrugëtimin e saj, që nga momenti i krijimit deri në
momentin e përplasjes së saj në breg , duke na dhënë kurbën e ulje-ngritjeve të
saj, konfiguracionin e krijuar gjatë rrugëtimit, flurudhën e stërkalave madje dhe
fuqinë e saj në momentin e përplasjes.
Është si të ndjesh te një tërmet nënujor, diku në mes të
oqeanit dhe të dallosh tek ai cunamin e
frikshëm, që do rafshojë brigjet.
Dhe studiuesi, qoftë valëve,
qoftë dallgëve tu tregojë edhe shkëmbinjtë nënujor që do hasin përpara.
Këto shkrime dhe analiza lexuesi
i ka lexuar, veç librit, edhe te portali “Fjala e Lirë” dhe unë nuk kam
ndërmënd ti riprodhoj. Por ajo që dua të theksoj është fakti se, portreti i
secilit krijues është ravijëzuar me
ngjyra të ngrohta, plot dashuri. Si i tillë është jo vetëm mbështetës, por edhe
nxitës për krijuesin. Dhe sidomos rekomandues për lexuesin, për vlerat pozitive
që ai mbart.
Theksoja faktin, se Fatmir
Terziu, analizën e secilit autor e bën në tërësinë bashkëkohore të krijimtarisë
letrare. Është si të pasqyrosh thellësinë dhe brendësinë e detit në vende të
ndryshme. Këtu deti, në thellësi ka shumë korale, aty më tejë ka alga ushqyese.
Ja ku janë pinat detare, mbërthyer në shkëmbinjtë nënujore. Këtu deti ka rryma
detare, aty ka valëzime të ëmblë, më tejë dallgët ngrihen zemërake duke trëmbur
pulëbardhat paqedashëse.
Të gjitha këto analiza, të mara
veç e veç, janë pjesë apo valë e dallgë
deti. Por këto janë gjithashtu edhe pjesë të së tërës, të detit, të
studimit Terzian për Artin Jonian.
6-Me këtë studim, mund të themi
se tani, Arti Jonian ka Manifestin e tij poetik.
Sarandë, më 17 Nëntor 2015
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512