Një shkrim i dëshpëruar…
Nga Timo Mërkuri
Artikulli “Respektojmë
krijimtarinë popullore dhe jo “Iso-polifoninë” me autor Fitim Çaushin, botuar
te Gazeta Telegraf e datës 21 Nëntor 2015, , ngjason më shumë me një
klithmë dëshpërimi se sa me një analizë kritike vizionare. Ky shkrim , po ta shohësh hollësisht është thjeshtë ripërsëritje
e tezave të hedhura në shumë shkrime të
tjera të këtij autori si dhe të
trajtuara gjërësisht në librin e
tij “Tjetërsimi i polifonisë shqiptare”, ku
në çdo rast ka marë dhe përgjigjen e duhur.
Por ajo që është e re në këtë shkrim, është
doza e madhe e dëshpërimit me të cilën është shkruar, dëshpërim që e ka çuar
autorin në ripërsëritje akuzash, ngatërim tezash si dhe epitete jashtë çdo
etike qytetare.
Ky dëshpërim e ka burimin te
afrimi dhe organizimi festiv i 10 vjetorit të njohjes nga UNESCO të
Iso-polifonisë, si kryevepër e njerëzimit dhe çertifikimin të Akademikut Vaso Tole si “Qytetar Nderi” i
qytetit të Gjirokastrës në datën 25 Nëntor 2015.
Të dya këto evendimente janë burim frymëzimi dhe angazhimi për njerëzit e
fushës së artit popullor dhe miq të Vaso Toles dhe si të tilla priten me gëzim.
Artikullshkruesi, dukë mos qënë
dakort me asnjë nga këto evente, dhe duke parë
te këto festime për 10 vjetorin e
njohjes nga UNESCO të Iso-polifonisë si Kryevepër e njerëzimit dhe te
vlerësimi i Vaso Toles me titull
qytetar, pikërisht nga një qytet elitar në sferën intelektuale, në përgjithësi
dhe të artit popullor, në veçanti, pra
duke parë te këto dy evente një përgjigje për sulmet e vazhdueshme të tij ndaj
Iso_polifonisë dhe Akademikut Vaso Tole, në vënd që të respektojë, duke
heshtur, gëzimin kombëtar për 10 vjetorin e Iso-polifonisë dhe gëzimin e një
pjese të madhe artdashësish e lëvruesisht të folkartit popullor shqiptar, i dëshpëruar
kalon në deklarime jo etike, kur
shkruan….Futja në UNESCO e këtij tjetërsimi
(Iso-polifoni në vënd të polifoni) fetishizohet nga disa …laro të Toles .
E pyesim artikullshkruesin se kush është…laro…?
a-UNESCO…., që e shpalli
Iso-Polifoninsë si Kryevepër të njerëzimit, duke fetishizuar (në fakt vlerësuar) krijimtarinë popullore shqiptare
b-Këshilli Bashkiak i Qytetit të
Gjirokastrës…., që i akordon Akademikut titullin e lartë “Qytetar Nderi”, duke
fetishizuar (në fakt vlerësuar objektivisht) kontributin e tij.
c-Populli shqiptar…., që me të
drejtë krenohet se ka katër kryevepra të
njerëzimit, një nga të cilat është Iso-polifonia dhe me birin e tij Vaso Tolen.
ç-Ata dhjetra mijra artdashës e artlëvrues…., që u gëzohen të dy
këtyre eventeve dhe e festojnë 25 Nëntorin
si datë të shënjtë.
Mjafton ta shikojë në këtë këndvështrim
problemin artikullshkruesi dhe ja jep vetë vetes përgjigjen, duke u kërkuar edhe një ndjesë
publike lexuesve.
Ndërsa unë do ta ftoja të bëhej
pjesë e këtij gëzimi mbarëpopullor, në jubileun e Iso-polifonisë, dhe
qytetarisht të uronte Akademikun e nderuar për titullin e lartë të akorduar
nga qyteti i Gjirokastrës.
Dhe unë e siguroj, se qyteti i
Gjirokastrës, të peshon e të mat mirë para se të të japë edhe një…fjalë
lavdërimi, e jo më një titull Qytetar Nderi.
Këtë titull Vaso Tole e ka
merituar.
Duke e marë nga qyteti i
Gjirokastrës ai është i nderuar dhe vlerësuar dhe bashkë me të, ndjehen të
vlerësuar e të nderuar edhe ata dhjetra mijra artdashës e artlëvrues të artit
gojor popullor.
Qyteti i Gjirokastrës tregoi
edhe njëherë se është vërtet
Kryeqyteti (I pashpallur) I kulturës, dijes dhe qytetarisë.
Sarandë, më 22 Nëntor 2015
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512